Tatimet shqiptare, ndër më të vështirat në botë

25 Dhjetor 2011, 22:26Politika TEMA
Tatimet shqiptare, ndër më të vështirat në botë

Ministri i Financave me biznesmen te afert me te

Sipas raportit, “Paying Taxes 2012”, një botim përvitshëm i Bankës Botërore, bizneset shqiptare duhet të harxhojnë 371 orë kohë në vit nga 277 orë që është mesatarja botërore për të mbyllur bilancet me administratën e taksave. Po kështu numri i pagesave që sipërmarrjet duhet të kryjnë në Shqipëri është 44 pagesa në vit kur mesatarja botërore e këtij treguesi është 28.5.

Sipas raportit, sistemi tatimor në Shqipëri, sipas Bankës Botërore, jo vetëm që nuk është i thjeshtë, por përkundrazi mbetet një nga më pak tërheqësit në botë duke rritur presionet për evazion fiskal.

Raporti  e rendit Shqipërinë në vendin 152 nga 183 ekonomi në botë për nga thjeshtësia dhe barra e ulët e sistemit tatimor. Raporti, që kryhet nga kompania prestigjoze “Price Waterhouse Cooper”  bën një analizë të hollësishme të sistemeve tatimore në mbarë botën nga këndvështrimi i biznesit.

Sipas raportit, në Shqipëri barra totale e taksave, që përfshin tatimin mbi fitimin, kontributet për sigurime, dhe të gjithë taksat e tjera direkte është mesatarisht sa 38.5 për qind e fitimit vjetor të një biznesi. Edhe pse kjo shifër është më e ulët se sa mesatarja botërore, barra finale e biznesit në Shqipëri rritet nga kostot e fshehura, të cilat lindin nga koha e zgjatur që ndërmarrjet harxhojnë për të mbyllur llogarite më administratën tatimore si dhe numri i pagesave që ato duhet të kryejnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje