Një vit me 21 ditë

28 Dhjetor 2011, 23:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ishte i dënuar të fliste dje për 21 Janarin. Në bilancin e tij vjetor, ai u përpoq të gjente një përkufizim për 21 Janarin si një datë, e cila nuk ndan në dy pjesë vetëm vitin 2011, por tashmë gjithë fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik të Sali Berishës, Lulëzim Bashës dhe pushtetit të tij.

Nuk vlejnë shumë ato që Sali Berisha tha për atë çfarë ndodhi para apo pas 21 Janarit. Në gjithë variantet që ta shikosh, viti që po lëmë pas ishte një nga vitet më të shkurtër politik të historisë së demokracisë, pasi koha ngeli më 21 Janar. Ajo çfarë ka bërë qeverisja dhe pushteti pas 21 Janarit janë një kalvar i gjatë për të mbuluar krimin e 21 Janarit dhe jo për të qeverisur shqiptarët. Ashtu si historia e Gërdecit ndryshoi historinë politike të Berishës dhe e zhyti atë në spiralen e krimit dhe e bëri peng të mafies kombëtare dhe rajonale vetëm për të shpëtuar të birin nga një krim i përgatitur me qetësi, ashtu dhe 21 Janari e ka futur atë në spiralen pa kthim të mbulimit të një krimi që tashmë e ka kryer vetë. Nëse historia e Gërdecit i bëri peshqesh Shqipërisë gjithë matrapazët dhe trafikantët në qeverisje, kapjen e sistemit gjyqësor, shkatërrimin e institucioneve dhe raportet mes tyre, 21 Janari hodhi në erë gjithçka. Pas 21 Janarit pushteti në Shqipëri nuk njohu më presidentin, kryeprokuroren, SHISH-in, medien e lirë dhe asnjë faktor tjetër politik apo civil në vend, që ishte i lirë nga krimi. Bilanci i asaj tragjedie nuk ishin vetëm katër të vrarët. Ata janë gjaku i pamarrë për Sali Berishën. 21 Janari pushkatoi institucionet e shtetit shqiptar, i humbi kuptimin drejtësisë, i humbi kuptimin presidentit dhe shërbimit sekret, i bëri qesharakë diplomatët e huaj dhe mbi të gjitha la vendin të qeveriset nga makthet e një njeriu që ka vrarë dhe që po vazhdon të gërmojë të nxjerrë baltë për të mbuluar krimin.

Kështu, nën makthin e njeriut që vrau me dëshmitarë, Sali Berisha diktoi gjithë zhvillimet pas 21 Janarit në funksion të mbulimit të krimit. Ai mori bashkautorin në vrasje, Lulëzim Basha dhe e ktheu nga vrasës në ofertë për qeverisje të Tiranës. Mobilizoi për këtë një makineri të tërë shtetërore. Ministria e Brendshme u kthye në shtab elektoral dhe të dhënat personale të shqiptarëve përfunduan në kompjuterët e njeriut që donte të lante gjakun me vota. Votues të identifikuar dhe anonimë, nga Shqipëria apo nga Kosova, transferime të brendshme votuesish dhe blerje me pare, banditë të nxjerrë nga burgu që hidhnin në erë zyra elektorale dhe miliona në shërbim të fushatës, nëpunës të tredhur të universiteteve private, që u vunë në shërbim si dikur në kohën e Rrapush Xhaferit dhe një medie e tërë mercenare, dhe prapë nuk ia doli. Kutia e fundit u numërua para miliona shqiptarëve dhe Projekti Berisha rezultoi humbës. Bashkë me Tiranën humbën thuajse gjithë qytetet e Shqipërisë, zona më e ndriçuar e vendit. Sali Berisha nuk ishte i shqetësuar për to. I duhej me çdo çmim Tirana, jo aq për leje ndërtimi apo bizneset e Kunatit që po shohim përditë, por për t’i dhënë një alibi të madhe vrasjeve të 21 Janarit, për t’i amnistuar ato në emër të popullit. Dhe meqë populli nuk e amnistoi. ai gjeti Tomën dhe Sashenkën dhe e mbylli këtë histori. Mandati i grabitur publikisht nuk iu njoh as nga raporti i ODIHR, as nga media dhe as nga diplomatët, të cilëve u doli pak pija me vonesë. Kjo duket se ia thelloi boshllëkun që ndjen brenda vetes për një krim që i ka mbetur zbuluar.

Pasi mendoi se suksesi i dhunës politike mund të eliminonte kundërshtarin, ai mobilizoi një tufë lakenjsh të tij brenda opozitës me shpresë se në vend të ODIHR, grabitja e mandatit do të certifikohej nga Kastriot Islami apo Arben Malaj. Nuk u funksionoi as kjo, edhe pse disa emra të opozitës në mënyrë të turpshme flasin njësoj si Berisha kur i referohen 8 Majit pa e përmendur grabitjen e mandatit.

Ndërkohë kriza ekonomike botërore dhe ajo shqiptare, të binjakëzuara prej kohësh, po bënin kërdinë. Sali Berisha në vend të merrej me një qasje realiste ndaj situatës dhe të kërkonte një zgjidhje racionale për të lehtësuar barrën e kësaj krize, filloi të bëjë dhe Don Kishotin. Filloi të flasë për një ekonomi që i ka rezistuar krizës, ndërkohë që në vend po bie zija, dhe mbi të gjitha flet për rritje ekonomike dhe investime, ndërkohë që ai ka mbytur buxhetin në borxhe dhe nëse nuk shet digat dhe hekurishtet dhe ç’ka mbetur ende nga koha e Enver Hoxhës, nuk ka as çfarë të ndajë për rroga. Shumë vetë nuk e kuptojnë pse ngazëllehet kaq shumë ky njeri me krizën. Ka vetëm një arsye. 21 Janari. Me logjikën e tij të mbrapshtë ai mendon se duke folur për suksese, duke folur për arritje dhe mirëqenie, duke folur për fitore në zgjedhje, dhe mbi të gjitha për sukses ndërkombëtar, ka arsye t’i harrohet 21 Janari. Por ne jemi të pafuqishëm për këtë gjë. Ky vit që po mbyllet ka pasur normale vetëm 21 ditë. Ato para se te ndodhte krimi. Gjithçka që ndodhi më pas e ka diktuar ai. Ai ka diktuar vjedhjen e mandatit të Tiranës, kurorëzimin e bashkautorit në vrasje për kryetar bashkie, entuziazmin qesharak për krizën ekonomike, panikun nga pakti me dhjetë pika  i ofruar nga opozita vetëm pse ajo në një pikë të mallkuar përmbante 21 Janarin, dhe në fund vendosmërinë e tij të flasë për një president të Partisë Demokratike, si e vetmja garanci që ai ka për të pastruar gjakun që ka derdhur më 21 janar.

Ky është bilanci më i lodhshëm dhe më deprimues që një ditë e vetme e një viti i dikton një lideri në pushtet. Ky vit ka qenë i gjithi një periudhë kohore që nuk punoi për shqiptarët, por për të shpëtuar Sali Berishën nga krimi që ka bërë. Nuk e shpëtoi dot. Ka ngelur ende varr i hapur. Janë 8 fëmijë jetimë që shikojnë çdo ditë Sali Berishën në televizor dhe të rriturit u tregojnë se këta i kanë lënë pa prindër. Janë institucionet e dhunuara nga Berisha, që kanë dokumentuar krimin. Është vetë Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, që përveçse kanë vrarë, kanë konsumuar dhe krimin e zhdukjes me vetëdije të provave, duke fshirë serverin e kryeministrisë ku janë të regjistruara pamjet filmike dhe urdhrat në radiot e Gardës që kanë përcjellë sulmin vrastar mbi qytetarët. Ka vetëm një rrethanë lehtësuese për Sali Berishën. Ta lërë drejtësinë të pastrojë këtë histori kriminale duke iu dorëzuar asaj. Do të jetë më mirë për të në këtë moshë me këto pak probleme shëndetësore që ka. Në moshë më të thyer është dhe më keq. Dhe në vdektë nga Zoti pa u dënuar, do të jetë më keq ata që lë pas. Askush nuk ia fal atë gjak, as atij, as Lulëzim Bashës. Rreziku i vetëm është se duke mos e pranuar këtë realitet, ata do të bëjnë krime të tjera për të mbuluar këtë krim. Është e vetmja fushë ku ata do kenë arritje të reja çdo vit që vjen, nëse i lejojmë në pushtet!

40 komente në “Një vit me 21 ditë”

  1. reformer says:

    Une do ta titulloja kete shkrim: ” Mbreti lakuriq!” Te lumte, Mero eshte nje proze shekspiriane!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Berisha vrau me 21 janar,vodhi perseri me 8 Maj dhe vazhdon te genjej e mashtroj ne kete fund viti,ne cdo fjale qe thote.Per kete njeri vetem nje gje ka rendesi,te qendroje sa me gjate,me cdo mjet dhe me cdo kusht ne pushtet.Cdo dite e tija ne pozite,si Kryeminister i kushton rende Demokracise dhe te ardhmes se vendit.Viti 2013 do te jete vone per te riparuar demet e medha si ekonomike ashtu dhe politike qe ai do tu ler shqiptarve si trashegim.Kur do ta kuptojne antaret e Partise Demokratike se me Berishen ne krye,po e dergojne Shqiperine ne humnere dhe po rrezikojne nje 97 te dyte e cila do te jete katasrofale per te gjithe ne????A kane ndopak burreri dhe atdhedashuri ato deputet,a kane ndopak karakter njerzor dhe mencuri ato qe sot i bejen lepe-peqe ketij te cmenduri???Jo zoterinje demokrate,akoma nuk eshte vone dhe ju keni mundesi te ndryshoni drejtimin e vendit qe po shkon drejt nje viti te mbrapasht.Ju deputete dhe antaret e kryesise se PD,neser do te gjykoheni nga shqiptaret,sepse jeni po aq fajtor sa dhe Berisha juaj i cmendur qe po na turperon si komb.Ju sot po beni sehir dhe po perfitoni ne kete situat per te rrjepur popullin dhe per te zhvatur pasurine kombetare.Urrejtja dhe revolta popullore do t’ju perpij te gjithve,me soj e sorollop.

      1. xhoni says:

        O Fredo,HARROVE TE SHKRUASH,se FAJTOR PER TE GJITHA KETO,QE KA BERE BERISHA ESHTE VETEM EDI RAMA,QE E LE ATE NE PUSHTET!!!Haaaaa!!!Thuaje,thuaje,se kete taktike te poshter ben per dite,o kelysh i maskuar i SHPELLARIT!!!Te ka dale boja perfundimisht!!!

        1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

          Te semuret si puna jote o Xhon,un vetem i meshiroj.Perendia te sherofte o Xhon dhe familjes dhe shoqerise tende ua shtofte durimin per te te sjell ty ne rruge te mbare.Femijve te hardallosur si puna jote do ju keshilloja te mos harxhojne kohen me sharrje dhe fyerje por te investojne pe formim profesional dhe komunikin ne baze respekti dhe argumentash.Ti mor xhon Voglushi,je vetem per tu meshiruar.Un sa per dijenin tende s’kam nevoje me qene as puthadore i Edit dhe as i Sales.Un jetoj me djersen e ballit ne nje vend te huaj dhe e vetmja arsye qe komunikoj dhe kometoj ne kete forum o Xhon,eshte se kam dhimbje dhe mall per vendlindjen dhe atdheun tim,ne dallim nga ty qe e shikon ardhjen e Edi Rames ne pushtet si shperblim per besnikrin tende te verbuar.

        2. USAMEN says:

          O XHON FREDI KA 100% TE DREJTE.NUK KA KOMPROMIS ME VRASES..PO NUK JA MBAJTI BEITHA EDI RAMES HAP KRAHUN..UNE KAM RESPEKT PER RAMEN DHE KAM SAKRIFIKUAR POR AI ESHTE I KAPITULLUAR.ASNJE KETU NUK MBRON KRIMENELIN BERISHE
          POR AI DO PLUMB EDHE NJE HERE PLUMB,PLUMB….

    2. O milet derr i Shqiperise (shumica absolute e popullit qe dukshem nuk e voton dhe nuk e don koalicionin-qeverises aktual), ku pa dyshim hyje edhe une ne shumicen absolute te popullit, akoma se ke kuptuar se; edhe vete Amerikanet dhe Europianet nuk duan te dalin hapur ne shporrjen me ¨”HIRE apo me PAHIRE” te rregjimit aktual ne Shqiperi, totalisht rregjim DIKTATORIAL-MAFIOZ, duke bere asgje me pak e asgje me shume se ate qe beri populli Libian kete vit 2011.
      Prandaj mjafton ti referohemi politologut gjenial Skocez Harold D. Hamilton (1903-1979), qe ne vepren e tij madhor prej 12-librash perkthyer ne pothuaj gjithe gjuhet kryesore te Botes, i cili ka cituar disa here:
      –Perpara Demokracise nuk ka vlere Stabiliteti, sepse kjo e fundit eshte nje nga derivatet e Demokracise. Demokracia ka si baze Voten e Lire dhe nga kjo realizohen te gjitha kerkesat e shoqerise se lire e liberale, ku nje nder to eshte dhe Stabiliteti. Nese nje formacion Politik kerkon e propagandon Stabilitetin perpara Demokracise, kemi te bejme me Diktaturen dhe kjo Diktature e cfardo ngjyre qofte crrenjoset vetem me mosbindje masive popullore, pa u frikesuar nga kostoja, sepse fitorja nuk vonon asnjehere mbi Diktaturen kur mosbindja masive popullore mireorjentohet nga bijte e mencur e trima te popullit–. (Libri 4 mbi “Stabilitetin dhe Demokracine”).

  2. tourkofagos says:

    Mero,si gjithmone rreal ne shkrimet e tua,bravo.

    1. Edi Detroit says:

      Haha,Tf, kur ti i thua Meros bravo, une e lexoj perseri Meron, se dyshoj pse thua ti bravo, kuptohet nje shqiptar eshte gjithmone dyshues ndaj nje greku. Po je ti me PS, do e ndryshojne partin gjysma, prandaj,,,mos u merr me politiken shqiptare, shiko ndonje gje per fene.

      1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

        Edi Detroit, je nje gafe dhe fatal qe nuk ndryshon.

  3. sikur says:

    @reformer, fatkeqsisht shakespeare (nese vertet ka egzistuar) nuk shkruajti asnje veper ne proze.

  4. sa keq e njejta histori me shqiperin e keqtrajtuat me shekuj. says:

    njelloj e me shume komente.

  5. fule says:

    Cfare te thuash, komentet jane te teperta…

  6. 21janari says:

    Ka rrezik qe Berishes ti bjere damllaja ne se lexon kete shkrim.

  7. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Mero, c’far te them une tani, ti je fantastik!

  8. Bashkimi says:

    TemA e kishte publikuar dje nje variant akoma me te bukur te asaj qe do te thoshte sot Berisha. Ja ku e keni:
    http://www.gazetatema.net/web/2011/12/27/shqiperia-vijon-te-jete-fener-ndricues-ne-brigjet-e-adriatikut/

  9. Hallall Mero Baze,vetem mbyllja e shkrimit i mer te gjitha piket kur citohet se ne qoftese sali shkon tani ne gjyq eshte gjysma e te keqes per familjen e tij se me von kur ai te ket keputur qafen gjakun qe ka mar ne 21 janar do ta laj me gjakun e femijve te tij edhe me gjakun e lules,vdekshin nji ore e me pare o Zot I Madh

  10. tomori beratit says:

    GJyqi Popullit z.MERO do te bjere se shpejti jo vetem mbi salbanditin e lul vrasesin por edhe mbi te gjith ata qe kane lyer duar me gjak dhe me keto duar kane vjedhur e vjedhin pronen e djersen e popullit.PA MESHIRE GRUSHTI I POPULLIT

  11. shqiperija ime says:

    jam nje lexuse e rregullt e gazetes tema,dua tju uroj vetem suksese ne punen tuaj,sa arrij ta hap kompjuterin gjithmon e coj te gazeta juaj me pelqejne shum shkrimet e te madhit gazetar MERO BAZE,ini me te vertet nje gazetar shum i talentuar,ku e gjini gjith kete guxim ZOTI MERO qe dilni hapur kundra nje diktatori si sali berisha me vjen per te vjell kur i kujtoj emrin ketij monstre te keq qe po i pin gjakun ketij populli kur do vij ajo dite qe ky njeri te zhduket nga faqja e dheut se po e shkaterron vendin nga dita ne dit dhe do zoti 2012 i shfaqet ndonje kancer qe te zhduket se me sa po shofim kudo qe vete abulancat nga mbrapa po e ndjekin dhe te shpetoj popullli dhe te ngrejme krye dhe te jetojme te lire…

  12. homeri says:

    Bravo mero ,shkruaj vazhdimisht per krimet e ketij regjimi —Edhe se p.r.sh. ka ndonje ngjarje ne HONOLULU fute 21 janarin, Gerdecin dhe vjedhjen e mandatit ne tirane dhe shpresoj qe edhe z. ambasador te ndryshoje qendrim per burrin e krimit

  13. arvanitas says:

    21 janari pervec se ja corri masken perfundimisht ketij pushteti hajdutesh vuri dhe nje vije ndarese midis gjithe atyre qe e quajne veten intelektuale ne lakej te pushtetit dhe njerez te vertete.

  14. k.gjoka.nyc says:

    Plotesisht e vertete.
    Ky vit per shqiptaret ishte me 21 dite.Pas kesaj vendi quhet i pushtuar
    nga fashisti i pa qyteteruar mender sali berisha.Por absolutisht nuk eshte faji i tij.Qe ne vitin e larget 1991 rajersoni i ardhur rishtas nga beogradi (atehere miq per koke me ameriken) i beri berishes
    nje operacjon transeksual duke e kthyer nga nje ish zagar te ramiz alise ne nje “hundlesh fuqiplote”.Nuk munguan ne keto zhvillime dhe njerez teper hakmarres si arshipipat,elezbiberat,mulosmanet qe jo rastesisht ishin tropojane serbishtfoles qe rekrutuan shume tropojane nga sistemi i atehershem i kishte mbajtur shume afer dhe ishin ne pozita te favoreshme per planet e tyre.
    Muzikes se shkruar ne 1991-1994 po i ndegjohen sot notat funebre te varrosjes per se gjalli te shtetit shqiptar qe mbahet ne kembe vetem
    nga gjigandet e energjitikes dhe nga parate e mbi nje miljon shqiptareve qe punojne ne perendim dhe nuk harrojne atdheun e tyre.
    Sot opozita,presidenti,prokuroria,sherbimi informativ jane 100% te neutralizuar dhe te terrorizuar nga mobsteri berishe.
    Gabimet kozmike te ambasadorit arvizu qe zgerdhihet kur nje k/minister
    poshteron horr dhe lavire koleget e tij dhe e quan burre shteti kete fashist do te vonojne shume clirimin e shqiperise nga kjo monster.
    Nuk kam me besim se dipllomacia amerikane do te ndryshoje qendrim duke korigjuar gabimet e saj te kaluara.Urojme qe ne planetin tone te cfaqen “ufo-t” se amerika tashme e ka vene salen pergjithmone si nje hundelesh qe i ben zap shqiptaret duke prere keshtu ne bese popullin me proamerikan ne bote. 21 janar = 7 prill.

    1. Agimli says:

      Shkrimet e Meros me kujtojne “oret e Kremlinit”inxhinjerin:Shkrepse te pa rezikeshme te paraluftes se fabrikes Llapshin……

      1. kole geci says:

        ato shkrepset e rrezikeshme ju o aqimli ja dhate tom ridges dhe fazllicit
        qe ndezen bomben atomike ne gerdec.e dogjet ate vend o ju qite zoti fare.
        nuk kane cfare duhen mo shkreset llapshin sa te keni fabrikat e djegjes se plehrave te serbise qe do djegin plehrat e italise s’kane nevoje per shkrese sa te kene ty o aqimli.

  15. Dike Mullai thote- says:

    KRYE Opozitari Mero ! Botoje kete shkrim ne nje TRAKT dhe shperndaje Falas ne gjithe bashkite e komunat e ketij vendi. Vec mijera hallexhijve, do t’a lexojne edhe ata qe jane verbuar e i shkojne pas Berishes, vec ne se u kane plasur syte ! Do te kontribuoje vullnetarisht ne llogarine Tuaj.

  16. sabo says:

    GEzuar vitin e ri ,te uroj shendet dhe gjithe te mirat e dheut , u shtofshin trimat si ti ne Shqiperin e sunduar nga shpellari ,nuk e kuptoj si munde te votosh te till kriminel si Sali shpellari dhe Spijunniqe ne jeten studenteske ne hollande ,tashti dhe hajdut dhe vrases Lule Basha

  17. SKENDER BEU I VJETER says:

    PERFUNDIMISHT MERO E VULOSE KRIMINELIN DHE KRIMIN ME KETE PAMFLET POLITIK TE SHKELQYER .ANALIZE ME TE KETHJELLET DHE ME TE PASTER SE KJO PER GJENDJEN E VENDIT TONE ZOR SE ME KANE ZENE SYTE .CDO FJALE ESHTE BOMBE DHE FLAMUR.MENDOJ SE DHE SIKUR VETEM KETE SHKRIM TE KISHE MBETETESH NE HISTORINE E GAZETARISE POLITIKE DEMASKUSE SHQIPTARE MONUMENT I GJALLE PER TU ADMIRUAR.TE LUMTE O TRIM.

  18. Arditi says:

    Faleminderit Mero.Shyqyr qe te pakten ti ke guxim dhe perballesh me kafsherine dhe talebanet e pushtetit te sotem,sepse opozita fle gjume.Nje shkrim shume real rreth nje te vertete shume te hidhur.

  19. Xhozi Plehra says:

    Kjo qeveri “de fakto” u ka shpallur lufte qytetareve dhe njerezve te ndershem qe duan te jetone te lire e me djersen e ballit.
    Ajo mbahet vetem banditet, hajdutet, vrasesit, maloket (alias cecenet).
    Qytetaret e ndershem jane te persekutuar, te dhunuar dhe te poshteruar nga kjo qeveri.

    Ekzistojne precedente ne boten demokratike ku ligjet kane fuqi prapavepruese. Si shembull po marr gjyqin e Nurenbergut. Ata qe u denuan – u denuan me ligje me fuqi prapavepruese. Ky koncept ne boten demokratike perdoret rralle, por ne raste ekstreme eshte i justifikuar.

    Mjaft kemi duaruar, kete duhet te bejme edhe ketu ne Shqiperi. Te rivendosim denimin me vdekje dhe te veme para litarit Berishen me gjithe banden e tij, qe nga Meta, Basha, Topalli, Mediu e gjithe kelyshat e pusht-tetit

    Gjithcka me ligje e me gjykate (ajo me Sashenken e Tomen – ata do jene vete para gjyqit), eshte plotesisht e rregullt nga ana ligjore.
    Akuza:

    1. Konspiracion ndaj qytetareve shqiptare.
    2. Vrasje te organizuar te qytetareve shqiptare.
    3. Demtim i qellimshem dhe tradhti ndaj interesave kombetare.
    4. Vjedhje masive e organizuar e pasurive te kombit.
    …………………………….

    Edhe nje here e theksoj qe kjo menyre veprimi ka baza te plota ligjore dhe precedente juridike ne boten demokratike.
    Ne fakt keta mostra e meritojne te lincohen nga turma si Gedafi por ne nuk duhet te biem ne nivelin e tyre dhe duhet te veprojme me ligje.

    Po nuk u be kjo pune kultura e pandeshkueshmerise se korrupsionit, vrasjes dhe grabitjes do te cimentohet perfundimisht dhe qytetaret e ndershem do mbeten gjithe jeten skllever te banditeve, vrasesve e malokeve.

    Ne litar !!!

    1. MJAFTOJNE VETEM RRESHTAT E MEPOSHTEM O POPULL:
      Harold D. Hamilton (1903-1979), ne vepren e tij madhor prej 12-librash perkthyer ne pothuaj gjithe gjuhet kryesore te Botes, ka cituar:
      –Perpara Demokracise nuk ka vlere Stabiliteti, sepse kjo e fundit eshte nje nga derivatet e Demokracise. Demokracia ka si baze Voten e Lire dhe nga kjo realizohen te gjitha kerkesat e shoqerise se lire e liberale, ku nje nder to eshte dhe Stabiliteti. Nese nje formacion Politik kerkon e propagandon Stabilitetin perpara Demokracise, kemi te bejme me Diktaturen dhe kjo Diktature e cfardo ngjyre qofte crrenjoset vetem me mosbindje masive popullore, pa u frikesuar nga kostoja, sepse fitorja nuk vonon asnjehere mbi Diktaturen kur mosbindja masive popullore mireorjentohet nga bijte e mencur e trima te popullit–. (Libri 4 mbi “Stabilitetin dhe Demokracine”).

  20. zamira says:

    Ju lumte z. Mero per kurajon qytetare qe kini ne kreto kohe vertet te frikeshme. Ate qe shkruani ju e dine plot por preferojne te heshtin. Hesht “FANTOMASI ” shqiptar dhe i eshte kthyer librave te rreme. Eshte bere krahu i djathte i Berishes po dhe ai ka pjesen e vet te fait; Nuik e kuptoj se çfare e lidh kaq shume kete plak matuf me Bashen? Pjesa juaj ne mbyllje e kishte te shkruar qarte. Ai kurre sdo i shpetoje denimit te popullit; por kur? pse po vonon !!!!!!

  21. Spiro kurti says:

    Bravo mero,je nje shqipetar i vertet,komentet e tjera qe munde te bejme jane pa vlere.BRAVO.

  22. zimi says:

    Te sakta, te verteta.Cfar e ka gjet kete popull. Na eshte perseritur Dulla. Na kaloi jeta me Dulle dhe me Sale. Ndryshimi eshte se me Dullen ashtu si ishte kohe nuk na e mbante, tani i japim dajak ne gazeta dhe na diket se kemi bere ndonje gje te madhe.
    Merr vesh derri nga dajaku? Derri do plumb.

  23. turi says:

    ky eshte shkrimi nga me te bukurit qe ke bere mero. vetem ti po e semure berishen,dhe je i vetmi qe po ja çjere ate maske te peshtire ati lule bashes hoxhes.fikse babaqafori eshte nuk i ka lene gje

  24. linda says:

    Artikull i vertete dhe i shkruar me profesionalizem. Te lumte, Z. Baze. Kam kenaqesi kur lexoj shkrimet tuaja, pasi aty zbulohet fyryra e vertete e kriminelit Sali, te cilit pak e nga pak po i vjen fundi. Dhe fundi i tij do te jete i ngjashem me ate te Sadamit, Ben Alise, Kadafit, Mubarakut, Al Asadit dhe gjithe talebaneve, pasi edhe Berisha nuk eshte vecse nje taleban qe ka zene peng popullin e vet. Si shume te verteta qe rrefehen ne artikull, ajo per te cilen me vjen keq ta kujtoj eshte shpura e pseudointelektualeve – pedagoge universitare, me ne krye hajdutin Dhori Kule, te shoqeruar nga koculasi Shezai Rrokaj dhe te tjere mjerane, qe i lepine bythen Bashes gjate fushates duke dhunuar dhe perdhosur auditoret e dijes dhe duke i kthyer ato ne celulat e Pd-se dhe te LSI-se. Nuk behet hajer me keta pseudointelektuale, te lidhur kaq fort me politiken per te fshehur vjedhjet qe kane bere, njeri si ish-rektor dhe tjetri si rektor. Se shpejti do te filloje fushata per zgjedhjet ne universitet dhe do te shikoni sesei Basha do ti ktheje viziten Z.Kulo, coban jevgjit nga Berati, pasi ky i fundit do perseri te behet rektor qe te vazhdoje te genjeje pedagoget dhe studentet me pallavrat e tij, duke i sherbyer vicidolasit Berisha. Sa keq dhe sa trishtim me keta horra intelektuale

    1. Anila says:

      Linda,
      Je shume e sakte ne shkrimin tuaj. Une jetoj ketu ne USA, prej shume vitesh. E njoh shume mire Dhori Kulen ( e kam pasur ne klase ne shkollen e mesme). Kur kam lexuar ne shtyp qe eshte Rektor i Universitetit te Tirannes jam shtangur. Si ka mundesi qe nje njeri si Kule te drejtoje qendren e dijese se Shqiperise.Turp dhe vetem turp.
      Sa i perket Shkrimit te Z. Baze si gjithmone brilant.
      Anila

  25. elinor bahiti says:

    Artikull shume i goditur! Me pelqen fjalia e fundit “….nese i lejojme te qendrojne ne pushtet”. Fatkeqsisht, eshte pikerisht ajo gje qe Rama po e ben me se miri me pavendosshmerine dhe pasivitetin e tij – po i lejon keta perbindsha te qendrojne ne pushtet. Gjynah!

  26. inf says:

    Nga dita ne dite e ç’do dite e me shume populli po shton dozat e urrejtjes pe limit per ket shkerrdhate e bir druvari ,i duket vetja i pa prekshem dhe fluturon me presh ne bythe ky njeri mediokerr dhe analfabet,ky bandit dhe çakall qe han mut me gojen e tij prej verremi
    i duket se eshte vetem ky ne ket dynja dhe nuk ka tjeter vetem ky,i duket vetja pasha dhe mbret ketij zagari te bllokut komunist,
    kujton se po iku nga kolltuku do vdesi kujton se po nuk ka Ofiqe do shkatrrohet per jete.
    Jo shoku berrisha ti je i shkatrruar kshu si je ti je i mbaruar kshu si je ti je i Falimentuar me soj e sorrollop me oborrin tend prej nji hajdutarrie qe vetem perpin Finacat e shtetit ,ti je dhe do ngelesh nji perbindsh i poshterr nji kriminel e vrases i perjetshem nji karagjoz dhe nji Pleraxhi.
    Kjo eshte histaria jote kjo eshte CV JOTE o qelbesira e kombit Albania je ti .
    Nuk shpeton dot pa ndeshkim mire ta ke then Publicisti Mero Baze se me mire shko pastro veten tani sa te ka mbet dhe pak takat dhe jo kur te behesh si Zhaku i Frances qe po e marrin me karroce neper gjygje ku u denua per vjedhje te bujshme.
    I ke bere SHQIPERISE nji mije e nji te ZEZA i ke bo njerzve nji mije e nji poshterrsira ,kush ti fal ty kto qamete askush !!!!!!!!!!!!! askush se ti po vazhdon akima me te njejti avaz ,prandaj ti duhet te paralizohesh me Hir a me Pahir ,,KOMPROMIS ME SOJIN TEND NUK KA DHE NUK MUND TE KETE KURREN E KURRES !!!VDEKJA PO TE THERRET O ZAGARI KOMBIT.

  27. vlora 1 says:

    Mero si thua sikur mos te merremi nja dy dite me halete e Shqiperise.
    Une uroj gjithe forumsat Gezuar Vitin e Ri dhe te na gjeje Viti tjeter me nje ndyresire me pak

  28. ALBAN DEGA says:

    ME GJENI NJE KUSHTETUTE QOFTE EDHE DIKTATORIALE QE LEJON EKZEKUTIMIN E PROTESTUESVE PAQESORE NE SHESHE PUBLIKE APO KUDO QOFTE SIC VEPROI KRYEKZEKUTORI SALI BERISHA DHE USHTARI I TIJ SHVEJK LULEZIM BASHA !!!
    TA SHPETOJME SHQIPERINE NGA KUSAREET DHE NGA VRASTARET KRYEKZEKUTORI BERISHA !

    “DESHMORET E KOMBIT” DHE EKZEKUTORET E KOMBIT !

    Shqiptaret e nenes dhe “shiftaret” e njerkes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Degjuam kryeministrin e kryeparlamentaren, hajnat qeveritare e telallet e paguar te tyre te quajne heronj ekzekutoret e popullit te revoltuar me ose pa uniforme.

    Nuk pame asnjerin prej tyre bile as ministrin e Shendetesise te krye- hajnit te kapur ne flagrance Ilir Meta te vizitonte as protestuesit e as ekzekutuesit e tyre ne spital.

    Degjuam e pame me syte tane ngazellim, tone triumfatore, “ nga fitorja ne fitorje” kunder armikut te kllases” ne zerat e kryeministrit e bandes se tij vrastare.

    Nuk pame e as nuk degjuam per asnje cast trishtim apo pendim per ekzekutimin e qyetereve te vet me urdherat e tyre vrastare. Pse!?

    Pame kryeparlamentaren Jozefina Topalli te veshur me te zeza tamam si ish “Pantera e Zeze” e ish- diktatures Nexhmije Hoxha.

    E degjuam edhe tu jepte keshilla nenave shqiptare te mbronin femijet e tyre nga Edi Rama.

    Nuk degjuam asnje fjale ngushellimi per mbi kater nena te lena veja e mbi dhjete femije shqiptare , perfshi nje bebe disamuajshe te lene jetim nga urdherat per ekzekutimin e prinderve te pafajshem te tyre nga bosi i saj e i Mafias shqiptare te korrupsionit.

    Pame kater vellezer shqiptare te nje gjkau e te nje gjuhe te keputen, te shuhen, te fiken nga plumbat e leshuar me urdherin e atij qe ka per detyre paresore mbrojtjen e lirive e te drejtave te tyre njerezore. U mori kryelirine dhe krye te drejten njerezore te tyre , ate te jetes ne emer te karrikes se tij qe e ripergjaku ne syte e mbare Botes.

    Degjuam pallavrat e rrenat e tij express se do te zbatonte vetem ligjin me cdo cmim e me cdo kusht.

    Pame ashiqare qe zbatoi ligjin e denimit me vdekje dhe te ekzekutimit flagrant pa gjyq e ne syte e gjithe Botes, te ndaluar me ligj ne Shqiperi e krejt Evropen demokratike . Kryeministri ekzekuton qytetaret e lire shqiptare ne rrugen e lirise e demokracise me thirjjet “liri demorkaci” ne goje.

    Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per here tye pare ne historine e Shqiperise shkruhen me gjak emrat e kater deshmoreve te rinj te kombit. U vrane nga bunkeret e selise se qeverise me urdherin e kryetarit te Qevezise! U ekzekutuan nga faqja e zeze e Shqiperise!

    ” Deshmoreve te Kombit ” do tu shtohet nje lapidar, nje monument i deshmoreve te kombit te vrare nga ekzekutoret e kombit, nga turpi i kombit !

    Shkruar e botuar per here te pare me 24 janar 2011

  29. qytetar says:

    Në një situatë ushtarake zinxhiri komandues funksjonon në mënyrë vertikale, pra çdo veprim i raportohet drejtuesit më të lartë present. Në 210janar drejtuesit më të lartë present kanë qënë zotëritë Sali Berisha dhe Lulëzim Basha. Pengesën e parë ndaj drejtësisë e konsumojë Sali Berisha, me bllokimin e mandat arresteve. Pengesa e dytë ishte mos dorzimi i armatimit të përdorur ne vendngjarje. Pengesa e tretë ishte mos dorzimi i dokumentacionit shkresor e viziv. Pengesa e katërt ishte perdorimi i civilwve tw dhunshen menjwherw pas demostrimit. Pengesa e pestë ishte hedhja e pistave të gabuara për të penguar drejtesinë. Përse ti ketë bërë.
    Të zgjidhet shpejt, se gjaku rrit rrënjët e hakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje