Për “Presidentin sipas Kushtetutës”, duhet të flasë Kushtetuesja

4 Janar 2012, 23:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet të shprehet para zgjedhjes së presidentit të ri në qershor të këtij viti, për të qartësuar dy pika të dyshimta, që mund të manipulojnë procesin e zgjedhjes së presidentit nga Parlamenti “sipas Kushtetutës” .  Bëhet fjalë për faktin se kush do të quhet “Kuorum” në dy votimet e para që kërkojnë 84 vota, dhe a do të konsiderohet e ligjshme ndërprerja e seancës para votimit të tretë, ku kërkohen vetëm 71 vota. Arsyeja përse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet të shprehet para qershorit, ka të bëj me precedentin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila rrëzoi nga posti Behxhet Pahcollin, pasi ky u zgjodh në mënyrën që Berisha po e quan përditë “sipas Kushtetutës”.

Për t’ua bërë më të qartë lexuesve, Presidenti ynë pas ndryshimeve kushtetuese zgjidhet në dy votimet e para me 84 vota, dhe në votimin e tretë, nëse dështojnë dy të parat, me 71 vota. Por, në Kosovë Gjykata Kushtetuese e quajti të paligjshëm zgjedhjen, pasi në seancën e 22 shkurtit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Parlamentit, në kohën kur u mbajt raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjes së presidentit. Në atë kohë, në sallë do të duhet të ishin të paktën 80 deputetë, por në fakt ishin diçka më pak se 70.

Precedenti i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka sens në mënyrën se si ne duhet të zgjedhim presidentin. Meqë votimi për presidentin fillon duke kërkuar 84 vota në dy raundet e para dhe 71 në të tretin, dhe meqë këto raunde janë të pandërprera, atëherë ky votim duhet të fillojë kur të  ketë në sallë një kuorum së paku sa votat e nevojshëm për president, ndryshe votimi nuk mund të çelet. Kjo është logjika që rrëzoi presidentin e Kosovës sipas zgjedhjes dhe është qartazi një logjikë e shëndoshë ligjore, që përputh procesin e zgjedhjes me pjesmarrjen dhe kontributin e gjithë palëve në Kuvend.

E kam ngritur disa herë këtë problem për Gjykatën Kushtetuese, por në vend të tyre më është përgjigjur Sali Berisha, duke theksuar se “duhet ta harrojmë” precedentin e Kosovës. Biles, ai ka shkuar dhe më tej. Në ditët që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, rrëzoi Presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës lidhur me dy detyrat e tij politike dhe shtetërore, Berisha u ka telefonuar liderëve politik në Kosovë, duke u sugjeruar mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra mos-dorëheqjen e Sejdiut dhe më pas mos-dorëheqjen as të Pacollit, pasi sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi të rrëzojnë atë që ka ndodhur, por atë që do të vijë më pas.

Por, liderët e Kosovës treguan respekt ndaj Kushtetutës dhe ndaj vendit të tyre. Ata pranuan pasojat e vendimeve të Gjykatës së tyre Kushtetuese dhe dorëzuan postet. Kjo ka qenë në të vërtetë ngjarja e vitit në Kosovë, pasi një shtet i ri, me institucione ende të dobëta, dëshmoi një pjekuri të thellë në respektimin e Kushtetutës, si dokumenti themelor i shtetit. Berisha nuk u pajtua kurrsesi me vendimin e tyre, aq sa është bërë anektodik në qarqet e politikanëve të Prishtinës, të cilët ta tregojnë të gjithë njësoj dhe me të qeshur hakërrimin e tij në telefon, pse ata pranuan të zbatojnë një vendim që nuk i prekte.

Në të vërtetë, hakërrimi i Berishës për “presidentin sipas Kushtetutës” ka të bëjë me makthin që ai ka nga precedenti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Shqipëri. Ndryshe nga politikanët e Kosovës, ai as që ka ndërmend të zbatojë një vendim gjykate, po u zgjodh ai, ose Topalli, president. Edhe sikur Gjykata Kushtetuese këtu të shprehet njësoj si e Kosovës, Presidenti që mund të jetë “sipas Kushtetutës”, Berisha apo Topalli, nuk kanë ndërmend të dorëhiqen, duke na rrezikuar të na fusin në një kolaps të ri shteteror, si në vitin 1997.

Për të shmangur këtë precedent të egër të shkatërrimit të shtetit për hir të pushtetit, duhet të gjendet mekanizmi që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjes së Presidentit, si dhe t’i kërkohet Komisionit të Venecias interesim i qartë i çështjes së fillimit të procesit të votimit për president. Ky debat duhet të shtrihet dhe tek ekspertët kushtetues të Shqipërisë dhe Kosovës, tek krahasimi i rastit të ngjashëm dhe mentaliteti antikushtetues i kreut të qeverisë shqiptare. Berisha ka nisur të flasë përditë, duke shkruar një Kushtetutë të re orale, si Eposi i Kreshnikëve, që përcillet gojë më gojë, por që nuk ekziston askund, që nuk ka autor apo bazë ligjore. Ai po shkruan “Kushtetutën sipas tij”, për të dalë tek “presidenti sipas Kushtetutës”, i cili i nevojitet aq shumë.

Duke menduar që ky njeri, sa herë e rrëmben presidentin, fut vendin në luftë, dhe sa herë flet për Kushtetutën, ka ndërmend mosrespektimin e saj, duhet që ky manipulim  i tij me Kushtetutën të qartësohet ligjërisht para qershorit. Kështu do të jemi më të qartë kur ai ta rrëmbejë presidentin, në sallën ku duhet të zgjidhej sipas Kushtetutës. Dhe duhet ta trajtojmë si pushtues.

31 komente në “Për “Presidentin sipas Kushtetutës”, duhet të flasë Kushtetuesja”

  1. Bledari says:

    ajo qe tingellon ironike eshte se ai qe duhej te merrej me kete dilem se ç’duhet bere , nuk eshte Meroja ,por personi qe e ka per detyre kete profil, Kreshnik Spahiu.Kerkohen veprime dhe nderhyrje konkrete te tij per te na treguar vec te tjerave me vepra se periodia e perditeshme neper viset shqiptare me flamurin kuqezi eshte nje periodi serioze dhe pa sfond te zymte faqezi sic thote saliu

  2. Rezi says:

    “Te gjitha rruget te cojne ne Rome”……… Une e kam shprehur me kohe mendimin tim se …..te gjitha rruget do te na cojne ne revolucion…….,mendoj se vetem po humbasim ne kohe,por kjo ngjarje eshte e pashmangshme,pasi sa me shpejt te ndodhe me pak e dhimbshme do jete……….

    1. Vlora says:

      o rezi si perfundim atje do te “shkojme ne ROME”

      sepse berisha vetem ate rruge njef………dhe ka 20 vjet qe e kemi mare “detim me kembe”per te aritur atje.

  3. arber says:

    po kujt i thua or mero,edvin rames, qe e kemi fatkeqesi ta kemi ne krye te opozites?? .MJERE KY POPULL

  4. fule says:

    Sali BERISHA. Je me shpirt zi se katrani. Je me fatkeq se vet mortja.

    Mbajeni mend parashikimin e ketij burri (M.Baze) ne paragrafin e fundit te ketij artikulli.

  5. Fiqiri Xibri says:

    I dashur Mero,
    Nuk eshte hera e pare qe ti o lum miku i bie drejt e ne koke disa gjerave, rendesia e te cilave eshte percaktuese ne zhvillimet e pritshme, si ne rastin e saliut qe nuk i respekton ligjet, ashtu edhe ne rastin kur ai, per efekt te konjukturave, eshte i detyruar ti respektoje.
    Rendesi ka fakti, qe saliu duhet te vihet para alternatives. Ku cilado alternative qe do zgjedhe, madje edhe alternativa e trete e abstenimit, e vene ate ne nje pozicion te fiksuar, pozicion i cili kerkon doemos levizje te caktuara ne avance dhe rezultati i te cilave duhet doemos te respektohet sepse si respektimi i produktit, si mosrespektimi, do jene njelloj asgjesuese per saliun.
    Por karta qe ti me te drejte analizon ka vlere vetem kur hidhet ne tavoline. Jashte tavoline do perfundoje si shume e shume karta te tjera te djegura me kot.
    Por ne tavoline jo çdokush legjitimohet ta hedhe…

  6. kunder Saliut says:

    Kete artikull o zoti Baze duhet tja dergosh nje kopje Ambasadoreve kryesor ne Shqiperi, nje kopje kryetarit te opozites, nje kopje Bamir Topit dhe nje kopje KLD-se qe ti marri masat qe tani per budallallikun e radhes qe pritet nga dita ne dit te bej Saliu.

  7. Luan Kavaja says:

    “Sot ne Shqiperi kakarisen spiunet dhe agjentet O Mero lodhesh-kotDERI DO PLUMP”
    Po te shohesh me me kujdes median e kryetar-partish do te shohesh ata te njejtat fytyra te njerezve qi ishin deri 1990, spiunet, bashkepuntort aop drejtuesit e gazetave te Enverit e te Ramizit….COHUNI SHQIPTARE TI MBERTHEJME ME GOZHDE..

  8. i love albania & amerika says:

    Nga ana llogjike , interpretimi i varianteve te mundeshme per presidentin eshte ne nje nivelte tille qe do kete shume pak vete qe mund te replikojne me sukses.Nuk jame dakort me fjaline e fundit qe pas “rrembimit te presidentit” duhet ta trajtojme si pushtues berishen.
    Ne fakt per shume emigrante ketu ne SHBA pushtimi i shqiperise fillon ne daten 21 janar 2011 dhe vazhdoi deri ne votimet e 8 majit ku u pushtua dhe kalaja e fundit TIRANA qe sulltan berisha e rrethoj tre here si kruja dhe qe ra ne dore te selxhukeve te rinj veren qe shkoi.
    Deri tani shqiptaret e kane pranuar pushtimin perkohesisht por clirimi do te varet nga rrethanat dhe do pak kohe qe te ndodhi.
    Vetem nje gje dihet sakte:Fundi i berishes do jete i shpejte se ne rradhe te pare ai eshte bere teper i bezdishmen ,i dyshuar dhe diskretitues per amerikanet dhe tifozlliku apo lobimi i firmave qe ka paguar berisha nuk kane me fuqi.Do jete e njejta linje qe u ndoq me mubarakun por “rebelet”do jene dipllomatet amerikane.Nuk mund te poshtrojne nje komb te tere per nje plakush te rrjedhur qe masterbohet me sukseset qe i prodhon vete.

    1. homeri says:

      Keni te drejte ne komentin tuaj,Berisha e ka pushtuar totalisht vendin,Presidencene kerkon qe te ndihet me i qete ne pushtetin e tije.—Por un nuk kuptoj z. mero SE ne cdo artikull qe shkruan duhet ta filloje me 21 janarin

  9. landi says:

    Qeveria tashme i ka kryer tere krimet e mundshme, vjedhje, vrasje, kercenime, pergjime, blerje deputetesh, gjyqtaresh, hetuesish, abuzime me pronat publike duke i shitur per gjysmen e vleres, pse jo edhe per nji euro ose me pak, karaburunin italia, detin greqia, kush te doje le te marri cfare te doje, po qe se i jep nje dore te rrije qeveria.
    Prandaj opozita nuk ka nevoje te presi nje skandal me shume te qeverise per ta trajtuar si pushtuese. Tashme opozita eshte teper e vonuar, dhe pritja vetem forcon saliun. Koha per ta trajtuar qeverine si pushtuese eshte sot, neser do jete vone, pra dhe pergjegjesi per Edin.
    Precedenti i Kosoves sigurisht do ishte ideali per tu ndjekur. Fatkeqsisht jo vetem qe saliu nuk i zbaton vendimet e gjykatave, por s’eshte cudi qe gjykata kushtetuese ketu te vendosi te kunderten e gjykates ne kosoves, duke ndjekur keshtu gjurmet e sashenkes qe ligjeroi krimet e qeverise.
    Sot saliu po zbaton te njejtin skenar qe ndoqi kur opozita kerkoi hetimin e zgjedhjeve te 2009-es. Fatkeqsisht, edhe opozita po zbaton te njejtat gabime si atehere.
    Muajt e ardhshem do degjojme “figura” brenda dhe jashte vendit qe s’do kerkojne konsensus per presidentin, por do flasin per kushtetuten e shqiperise si zgjidhje per presidentin. Keshtu, pas disa muajsh do perfundojme me president te saliut, kryeprokuror te saliut, dhe Ramen qe do jete i kenaqur se e lau gojen dhe me kete e kreu detyren si lider (se keshtu e ka kuptuar Rama liderin nga sa duket).
    Po vazhduam te merremi me genjeshtren e rradhes, do humbasim kete shans te fundit qe ofron ky vit per te rivendosur drejtesine e demokracine ne Shqiperi.
    Kryeprokuri i ri i saliut do zhduki cdo dosje te qeverise, kurse ekonomia do marri tatepjeten njehere e mire duke e cuar Ramen ne gjurmet e papandreut qe u largua nga qeverisja me nje trajektore te shkurter pa lavdi, e mbahet mend me shume per nje dekade ne opozite sesa per qeverisjen.
    Sic i tha saliu edit, rama do kete fatin e plakut te Hemingway qe ndoqi peshkaqenin, dhe kur arriti ta kapte peshkun i ngelen vetem kockat.
    Ja ky eshte koncepti qe ka saliu per shqiperine, ti leje kockat, e atehere le ta marri Edi.
    Mjafton fakti qe saliu ia thote kaq hapur Edit, per te kuptuar sa i paperfillshem eshte bere Rama ne opozite.
    Po nuk ndali zgjedhjen e presidentit nga saliu, Rama duhet te mbaje pergjegjesine e tij pasi eshte kursi i tij i ri qe vetem po forcon saliun.

  10. Un kam mendimin qe vicidoli yne nuk do te jetoje deri ate dite,kete e them me bindje te plote se dy her mbasi i ra damllaja nuk e mori ndersa tani eshte e treta e verteta,do ti lutem zotit dit per dit per kete gje,mbajeni shenim kete koment dhe do te me jepni te drejte

  11. BERISHA LARGOHU SEPSE SHQIPTARET NUK E MERITOJNE TE FESTOHET 100 VJTORI ME JU!! says:

    Une jam opozitar, por me duhet te them qe Edi Rama pranoj te behet vegel i Berishes per ndryshimin e disa neneve te kushtetutes. Berisha ka te drejte qe thot sipas kushtetutes sepse ishte opozita qe i dha ok Berishes per te zgjedhur presidentin me 71 vota. Rama pranoj te ndryshoje disa nene duke pretendur marrjen e pushtetit. Kurse gjykata kushtetuese eshte per te mbrojte kushtetuten, presidenti mund te zgjidhet sipas kushtetutes duke mos i hyre as edhe nje therre ne kemben e Berishes. Une i vej faj Lideshipit opozitar, sepse u be vegel e kafshes Berishjane duke menduar se, ne 2009 opozita do te merrte pushtetin, por qe deshtoj me misionin opozitar. Tani opozita na kerkon nje president konsensual meqense nuk arriten te merrshim pushtetin ne 2009. Kurse Edi Rama na komenton neper Twitter duke menduar se do ta hedhe Berishen nga pushteti pa perdorur mjetin demokratik sic eshte protesta.!! Rames i duhet te ndryshoje mentalitetin e se berjes opozite, pa protesta opozita eshte e vdekur, kurse Berisha, dote vazhdoje te qeverise per gabimet e Rames. Edi Rama, me kujton Ibrahim Rugoven pra, ish presidentin e Kosoves kur thonte me paqe do te zgjidhte qeshtjen e Kosoves. Pra, ky eshte Edi Rama qe po e mbane Berishen ne pushtet.

  12. aleksandri i madh says:

    Mero! Analiza jote eshte shume e sakte por eshte shume e gjate. Vucidolovici do zbrese nga kali me 21 janar sepse koha nuk pret………….

  13. tezja ny says:

    Vazhdoni ju me hamendje.Gomarin vetem i zoti e nxerr nga balta.Rrevolta e disa popujve i rrezuan DIKTATORET.Po juve ku jeni?????????Merruni me shikimin e filxhanave se dote hyni ne EURUPE.Zhohuni nga gjumi diktatorial o????????????????????????????

  14. sherifi says:

    Z.Mero urime por po shkon perseri te shkrimi juai i fundit per vitin 2011 qe “viti 2012 do te jete viti i berishes” dhe arsyet ju i shtjelloni shume mire se perse.por nje gje nuk kuptoi me ju z.Baze qe ju e dini shume mire ne mendjen tuaj se kush eshte berisha dhe ai te gjitha institucionet do i mari si presidentin,prokurorin e pergjithshem,shikun dhe cfar i ka mbetur me pa mare.”nuk ka kala qe se marin komunistet”berisha nuk e ka fare per galje qe te krijoi nje vit si 1997 apo me keqe,berishes nuk i dhimset gjaku i shqiptareve perpara karieres se tij,berisha kur te vij momenti nuk do pyesi me as per te huajit perendimore,as per ata amerikane se me ato qe kerkon te beje i ka rruget te hapura drejt vendeve islamike.

  15. rroku says:

    Dy pyetje per Z.Mero Baze
    1. Me qe Berisha e ka shprehur qarte dhe pa ekuivok qe nuk eshte per nje president konsensual (apo te pakten pa konsensus me opoziten)dhe meqe kushtetuta e ka percaktuar qe ne fazen e trete (supozuar qe dy te parat nuk arrijne 84 votat)zgjedhjen e presidentit me 71 vota, a mendon Baze qe te ndryshohet kushtetuta per kete rast?
    2. Ne konceptin ” e pa qarte” sipas Bazes per Kuorumin, a nuk mendon apo nenkupton ai qe ky kuorum mund te “sabotohet” sa here qe deshiron kryetari i opozites apo dhe i vete pozites??? Sa per ilustrim, ne patem bllokim per mese dy vjet te ligjeve me 2/3 ne parlament. Pra Kuorumi i famshem ka provuar qe nuk punon dhe nuk ka garanci te punoje edhe sikur neser Berisha te jete ne opozite dhe Rama ne pozite. Thene ndryshe, Berisha nuk mund te ndalohet te bllokoje e prishe cdo kuorum qe ai nuk do te pelqente dhe askush nuk mund ta akuzoje pasi ai ka precedentin e Rames.
    Dhe se fundi, kete kushtetute nuk e ka bere Berisha, por ai se shumti ka rene dakort me palen tjeter opozitare. Perse duhet te akuzohet e glorifikohet me cdo kusht Berisha. A nuk ju duket qe shume atribute i vihen ketij njeriu me te bera e te pa bera.

    1. elinor bahiti says:

      @rroku; ti nuk je aq i trashe sa dukesh, por me teper po luan rolin. Me qarte se e ka sqaru Meroja nuk ka se si behet. T’i jap une pergjigjet e pyetjeve tuaja boshe (duke e ditur se Mero nuk do te te pergjigjet).
      Presidenti i Republikes i perket te gjithe shqiptareve (fatkeqsisht edhe ty) pa perkatesi partie. Si i tille, ai duhet te jete konsensual. Vete sabotimi qe opozita mund t’i beje votimit te presidentit tregon qe ai nuk ka perkrahjen e saj. Pra nuk eshte konsensual. Dhe me deshtimin e dy seancave te para per mospjesemarrje, nuk duhet te kete nje seance te trete ku kerkohen vetem 71 vota dhe, ne kete menyre, zgjedhja e presidentit do te duhej te deshtonte duke i hapur rruge zgjedhjeve te reja brenda 60 diteve.
      Keshtu qe, pse u dashka te ndryshohet kushtetuta ne menyre qe te behet e mundur zgjedhja e nje presidenti jokonsensual?? Ne menyre qe berisha apo kushdo tjeter te kete nje president i cili vepron ne interesat e partise se tij dhe jo te shqiptareve ne teresi?!
      Tani, mos me bej ate argumentin e nje gjimnazisti naiv qe ne kete menyre do te kishim zgjedhje te reja ne pafundesi per mos pajtim pozite-opozite per presidentin se kjo nuk ndodh. Ne fakt, ajo force politike e cila saboton me te padrejte zgjedhjen e presidentit duhet te matet mire para se ta beje nje gje te tille; ndryshe ajo parti do te ndeshkohej rende nga votuesit ne zgjedhjet e reja. Pra, Berisha nuk do te kishte mundesi te prishte cdo kuorum per arsye se ai mund te humbiste edhe me rende ne zgjedhjet e ardhshme duke i dhene mundesi partive te majta te kene me shume se 84 vende ne parlament gje e cila do t’i mundesonte ato qe ta zgjidhnin presidentin edhe pa pjesemarrjen e opozites ne votim. Leqe, cfare te ben ty te mendosh se berisha do te jete perseri ne postin e kryetarit te PD-se, dhe jo ne nje salle gjyqi??

  16. Agimi says:

    “Duke menduar që ky njeri,( Sali Berisha) sa herë e rrëmben presidentin, fut vendin në luftë, dhe sa herë flet për Kushtetutën, ka ndërmend mosrespektimin e saj, duhet që ky manipulim i tij me Kushtetutën të qartësohet ligjërisht para qershorit. Kështu do të jemi më të qartë kur ai ta rrëmbejë presidentin, në sallën ku duhet të zgjidhej sipas Kushtetutës. Dhe duhet ta trajtojmë si pushtues.”

  17. dimeri says:

    Lodheni kote Berisha nuk e dorzone pa revolucione, ai e mori me dinakeri dhe nuk largohet pa e vrare ose pa revolucione . E ka krijuar ushtrine qe te vret, prandaj e ardhmja e shqipetarve eshte gjaku per tu çliruar nga Sali Berisha mbas 20 vjet demokraci te munguar.

  18. pika mbi i:) says:

    Mero, nje korigjim:
    neni 87 i Kushtetutes thote “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

    Pra, jo pas votimit te dyte, por pas te tretit (per te qene korrekte, pasi po diskutohet pikerisht korrektesa ndaj procedures kushtetuese).

    Akoma me tej, neni 78 i saj parashikon se “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.”

    Pra, “përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”! Ky perjashtim eshte (nder te tjere) pikerisht ai i nenit 87 te shpalosur me lart.

    Precedenti i Kosoves nuk ehste detyrues per Gjykaten Kushtetuese te RSH, ndonese i rri asaj si shpate Demokleu mbi koke, per ta nderuar ose turperuar, varet nga zgjedhja qe kjo e jona do beje. Teksti i Kushtetutes sone eshte fare i qarte dhe s’ka nevoje fare per ta “mbeshtetur” me precedente te huaj. Qartazi: nese opozita bojkoton qe ne seancen e pare, s’ka kuorum dhe votimi nuk quhet.
    Nese Topalli e ben, Kushtetuta percakton te neni 78, pika 2 se “Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë”. Automatikisht Presidenti i zgjedhur me votimin e katert kur nuk jane realizuar 3 te paret eshte i pavlefshem. Cdo dekret i leshuar prej tij eshte njesoj si ta kete leshuar nje njeri i zakonshem, fjala vjen Afrimi nga Belgjika.

    Se fundi, shqiptaret duhet te behen me te ndjeshem ne lidhje me respektimin e Kushtetutes se tyre. Eshte e tyreja, jo e Saliut apo e Edit.

    1. analist says:

      Te gjitha jane ceshtje interpretimesh dhe Rama i PS nuk ka zene mend nga interpretimet e gjykatave perkatese dhe le gjithmone shtigje hapur nga budallalleku ose dinakeria qe ne kete rast i kthehet kunder.
      Edhe ne rastin e famshem te hapjes se kutive kishte nje percaktim evaziv dhe jo saktesisht te formuluar qe nqs dy nga antaret e KQZ kerkojne,duhen hapur kutite (formulimi qe qe nqs te pakten dy antare kane “prova”… dhe provat ju hodhen poshte nga shumica e KQZ!
      Keshtu dhe kete here me Presidentin do te interpretohet si te duash,jo dy te tretat,jo gjysma+1,ne fund do zgjidhet ai qe do Berisha me shumice te thjeshte,edhe sepse keshtu deshi Rama,ose se keshtu ja hodhen ne formulime Rames.
      Nuk ka baze logjike bllokimi i zgjedhjes se Presidentit,sepse keshtu nuk do te arrihej praktikisht kurre te delet nga kriza po ju tek kryetarit te radhes te Opozites.
      Perfundimisht:Presidenti do te jete ose vegel e Berishes,ne mos ai vete!

  19. pika mbi i says:

    Vetkorigjim:):
    Pra, jo pas votimit te 3-te, por pas te 4-tit (per te qene korrekte, pasi po diskutohet pikerisht korrektesa ndaj procedures kushtetuese).

  20. saimir says:

    Kush eshte ky kuceder, qe i rri te gjitheve dhe gjitheckaje mbi koke!

  21. ivani i madh says:

    O Mero ty te lumte pena po ne ky na eshte bere si gogoli qe kur ishim femije kishim frike deri sa u ritem e kuptuam se cishte ai dhe ky keshtu na eshte bere deri sa te ndergjegjesohet opozita ,kryetari i saj e populli yne

  22. ORIZIOTI VLORE says:

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE.DO TE DOJA QE TJU KUJTOJA SE PROBLEMI YNE NUK ESHTE ZBATIMI I (LIGJEVE) POR PERSONAT QE NA DREJTOJNE.JU KUJTOHET SE NE CFARE MENYRE U ZGODH PRESIDENTI QE DUHET TE RUAJ KUSHTETUTEN SOT,ME VJEN PESHTIRE QE TI PERMEND EDHE EMRIN PER ZOTESINE QE KA.ESHTE E DHIMBESHME QE TA PRANOJE POR NE NUK KEMI ZGJIDHJE,JEMI TE PA AFTE SEPSE KURRE NUK E MBAROJME ATE QE NISIM,NA MJAFTON NJE KOCKE DHE NDRYSHOJME FAQEN.

  23. tepelenasi says:

    Per zgjedhjen e Presidentit qofte dhe “sipas kushtetutes se Saliut” fajtor i vetem eshte E.Rama,dhe jo Saliu.Ky i fundit,sipas meje,e ka gjetur Presidentin e ardheshem dhe do ta zgjedhe sipas gjithe makinacioneve te parapergatitura qysh ne momentin e zemerimit me B.Topin.Kohe me pare se te ndodhte ndryshimi i kushtetutes.Gracka qe zuri poshte saj jo Berishen por Ramen ishte e miremenduar jo nga Rama por nga Saliu…Ne nje takim me drejtuesit e arsimit te rretheve Tepelene,Permet,Sarande e Gjirokaster,ne Gjirokaster,ish zv.Kryeministri i qeverise komuniste,Manush Myftiu,ne vitin 1979,tha mes te tjerash ne ate takim:”kur del nje ligj i ri,dalin dhe 7 hile te reja!!!” Sali Berisha mendon jo 7,por 700 hile ne te gjitha rastet,qofte dhe per Kushtetuten qe,kur u miratua,e quajti “paçavure”.Me gjithe respektin per Z.Baze dhe argumentet e sjella ne kete shkrim,nuk ka per te ndodhur asgje ndryshe nga çfare ka menduar e parashikuar Saliu.Kete alarm duhej ta jepte opozita,permes juristeve te saj.Mjafton argumenti per çfare ndodhi ne Kosove,qysh nga ai moment,opozita te jepte alarmin,pse Saliu po u hakerrehet politikaneve atje,me ç’status dhe me ç’qellim?!

  24. selami says:

    Problemi i presidentit do dhe 6 muaj qe te zgjidhet kurse dhe dy jave
    eshte njevjetori i masakres berishes mbi 4 shqiptare te pafajshem.
    I propozoj gazetes tema qe kete kohe te flase per 21 janarin dhe artikuj qe lidhen me kete date..Le te flasim per gjera te tjera pas kesaj date.
    Dihet qe nga berisha,arvizu,volfarth 4 protestuesit jane trajtuar si terrorista dhe kete problem e quajne te mbyllur pergjithmone.
    E trishtueshme eshte impotenca dhe harresa qe po i ben dyshja rama-ruci
    kesaj tragjedie me paramendim.Qe tani shoqeria civile,intelektuale dhe gazetare duhet te organizohen dhe te kerkohet doreheqja e berishes si
    fajtori kryesor per keto vrasje.Dhe neqofte se amerikanet e nxjerrin
    “te paster” berishen per 21 janarin le te kerkojme arrestimin e berishes per shkaterrimin e shtetit shqiptar ne shtator 1998 .
    Nqs keto nuk realizohen ka rruge te tjera me paqsore e te sinqerta:
    1-te vendosin monumentin e berishes dhe arvizuse te kapur per qafe
    tek piedestali i enver hoxhes.
    2-presidenti i shqiperise te caktohet arvizuja.

  25. drini says:

    Jemi bere te gjithe si puna e atij lushnjarit qe shante arbitrin ne ndeshje me nene e me babe,e kur i afrohej polici fillonte dhe bertiste “nenen time,nenen time”!Edhe ne ne kete faqe shajme e shjame per dite e kur na del perpara ajo fytyre te gjithe o e shmangim o i buzeqeshim!Ndaj kush nuk eshte nga Lushnja le te vije me 21 Janar ne shesh ne oren 11.30.

  26. LILOLABJA says:

    Jam shume dakort me Selamin ,ka rradhe puna zoti Mero !Perpara kemi 21 Janarin dhe gjaku i kater te reneve per te vene demokracine ne vend kete here duhet te veje ne vend.21 janari duhet te jete mosbindja popullore kundrejt mosvenies para liggjit te atyre krimineleve qe dhane urdher te behen keto vrasje ne mes te boulevardit per te na thene, qe po kerkuat demokraci une ju marr jeten.Problemi qe ngrini ju kerkon komoditet demokratik ,kurse ne jetojme ne nje vend ku nuk funksionon demokracia.Te bejme njehere te funksionoje demokracia dhe ketu jemi pastaj per te vendosur si te zgjedhim dhe presidentin.Prandaj na vene punet çorap se i fillojme ato per se prapthi.Sali Berishen ne 21 Janar duhet ta ngreme me hir ose me pa hir nga karikja ku eshte ulur pa vullnetin e sovranit ,para drejtesise shqiptare per gjithe krimet qe ka bere gjate gjithe karieres se tij politike.Kete ben nje shtet dhe nje popull serioz.21 Janari duhet te jete dita e daljes ne rruge dhe e kthimit te njerezve ne shtepite e tyre vetem ne qoftese kane bere kete detyre .Mos prisni qe punet tona ti bejne te tjeret se asnjehere nuk do e bejne dot me mire se ne .Amerikes do i themi qe demokracia ka vetem nje shpejtesi dhe jo shpejtesine qe do çdo sali te ece demokracia .Duhet te flakim tej friken çdo thone per ne nderkombetaret ,por te bejme ate qe kerkon sot atdheu yne dhe gjaku i 4 te reneve ne 21 JANAR.Do deshiroja qe çdo editorial kete muaj te kete vetem kete teme .

  27. toptani says:

    Berisha eshte bere nje vampir teper i sofistikuar keto 21 vjet per te realizur si egomaniak qendrimin ne pushtet deri sa te vdese.Pervec
    manise paranojake si semundje ajo qe e detyron me teper te veproje ne kete menyre eshte te shpetoje nga hakmarrja e popullit per krimet shume planeshe qe ka kryer.
    Ai me karten e presidentit po luan “kapucash”(loje popullore ne tropoje) me shqiptaret,me gazetaret dhe me ambasadoret.
    Cilido te jete emri i presidentit te ardhshem ai do te masakrohet qe heren e pare qe do devijoje nga “urdherat” e berishes.
    Kujt i kujtohet perdhosja e bamir topit nga k/m kur e ofendoi “horr bulevardi” ? Apo kur e terrorizonte presidentin per voten qe e ka
    hedhur per edi ramen.Deri ketu eshte pune shqiptaresh por kur shikon
    ngerdheshjet cinike te arvizuse dhe te eugen volfardhit ato te vrasin me teper se plumbat e 21 janari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje