E lexova librin e Blendi Fevziut dhe nuk mora dot inat as Enver Hoxhën, as Fevziun. Të parin e kam pasur më inat para se të lexoja këtë libër, ndërsa autorin më shumë zili për guximin që ka për të mos pasur frikë nga e vërteta.
Libri i Fevziut nuk sjell as gjëra të reja dhe as përsërit gjërat e vjetra të komunistëve për Hoxhën. Ai shkruan gjërat e njohura tashmë nga publiku për të, por me një gjuhë me neutrale se komunistët dhe antikomunistët. Megjithëse ka mbetur në sipërfaqe të problemeve dhe nuk mund të pretendojmë se ka ndriçuar ndonjë gjë të re, ka rishpjeguar nga pozitat jokomuniste një histori të njohur. Kjo vlen për ata që komunizmin shqiptar tashmë e kanë kuriozitet, por jo pasion për ta njohur.
Ka plot autorë të tjerë që kanë shkruar para tij për Hoxhën, por një pjesë kanë gënjyer duke glorifikuar jetën e tij e të tjerë kanë ndriçuar anë të panjohura, ndoshta me një gjuhë me spekulative siç është libri i Kastriot Myftarajt. Ka dhe historianë që kanë dhënë vetëm fakte, por ato janë injoruar për shkak të kontekstit politik. Disa historianë shqiptarë, sidomos Luan Malltezi dhe Ndreci Plasari kanë botuar qysh në mes të viteve ’90-të dokumente të rëndësishme për periudhën komuniste që kanë pasur të bëjnë me raportet e Enver Hoxhës me Beogradin, Moskën dhe qëndrimet e tij ndaj kundërshtarëve. Falë faktit aksidental që Luan Malltezi është krushk i Sali Berishës, libri i tij është anatemuar padrejtësisht edhe pse është i ftohtë dhe tërësisht dokumentar.
Një libër pozitiv për Enver Hoxhën
Libri në thelb është një vështrim pozitiv për Enver Hoxhën. Në tërësi ai të jep portretin e një revolucionari të vendosur në rrugën drejt pushtetit, që ka përdorur të gjitha metodat që komunistët e aftë kanë përdorur për të sunduar. Ai shfaqet i aftë, me një jetë plot larmi njerëzore, dhe revolucionar tipik që vret në emër të parimeve të tij. Nuk di çfarë do te kërkonte një komunist më shumë nga lideri i vet se sa ka përshkruar Fevziu për Enver Hoxhën. Po ashtu nuk jam i sigurt se antikomunistët apo viktimat e Enver Hoxhës binden lehtë se ky ishte xhelati i tyre. Në fund të librit një komunist mund të ndihet krenar për Enver Hoxhën, një antikomunist fatkeq, ndërsa një lexues neutral, kurioz. Është një libër që i bën nder personazhit që ka në qendër të tij dhe autorit nder për ndonjë lek më shumë të marrë nga reklama e shitjes së një historie që e dimë të gjithë, por e kemi përjetuar ndryshe.
Ky është libri më pozitiv i shkruar në liri, për Enver Hoxhën si diktator. Në këtë vend ku komunizmi ka bërë gjëma, askush nuk mund ta rehabilitonte Enver Hoxhën në këtë mënyre. Dokumentet që Fevziu ka botuar janë thuajse të botuara të gjitha në shtypin shqiptar apo në libra të autorëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët Fevziu nuk i citon për dy arsye. E para se mund të mos i ketë lexuar, e dyta se dhe vetë dokumentet nuk është lodhur t’i gjejë vetë, por ka mobilizuar nëpunësit e shtetit në hartimin e një vepre kolektive të ngjashme me romanet kineze të revolucionit kulturor.
Enver Hoxha del një personazh pozitiv pasi Fevziu duke e treguar historinë e tij nga pozita të depolitizuara si komunist tregon çdo dokument që Enver Hoxha e ka ruajtur vetë në arkiva për të treguar vlerat e revolucionit të tij në Shqipëri. Në gazetën Tema të vitit 2006- 2007, ku Fevziu ka qenë gazetar, janë botuar të gjitha ato që Fevziu i quan dokumente për herë të parë siç janë urdhrat për vrasje apo qërim hesapesh për kundërshtarët e tij. Janë botuar se ishin në arkiva dhe të luteshin të gjithë për t’i botuar. Po ashtu Malltezi dhe Plasari kanë botuar dokumentet e Plenumit të Beratit apo raporteve me jugosllavët. Po të ishte gjallë sot Enver Hoxha dhe të jetonte me gruan e tij në Laprakë, me siguri nga inati dhe mllefi ndaj atyre që e kishin çuar atje, do t’i botonte vetë këto gjëra për të treguar me sa mundim dhe sa gjak ia kish arritur të merrte pushtetin. Ai kishte nevojë për një biografi të vërtetë revolucionari dhe Fevziu e ka ndihmuar në këtë pikë. Edhe vetë familja e Hoxhës nuk ka kundërshtuar asgjë themelore në libër përveç thashethemeve që dhe Fevziu i citon si të tilla mbi vese private të Hoxhës apo mbi skena private në familje, për të cilat ai as nuk është dëshmitar dhe as ka dëshmi me të besueshme se ato që mund të kenë familjarët. Askush më shumë se Nexhmija s’mund të flasë për huqet seksuale të tij dhe askush më shumë se nuset dhe djemtë e tij s’mund të flasin për sjelljet në familje të tij.
Por ata nuk kanë hedhur poshtë asgjë historike nga ato që janë botuar për arsyen e thjeshtë se të gjitha janë të botuara dhe ata ndihen krenarë me ato që ka bërë Enveri. Fevziu thjesht ndihet i çuditur kur i ka lexuar vetë në librin e tij.
Një libër pa gjini dhe pa strukturë
Libri fillon mirë. Bile duket se nga mënyra si fillon, sipas stilit të gazetarëve perëndimorë që shkruajnë biografi, të krijohet ideja se do kemi një libër publicistikë për biografinë e Hoxhës. Ka investigime bindëse për mënyrën si Hoxha i mbijetoi luftërave të brendshme në vitet 1943- 1944, megjithëse disa flluska ajri që s’takojnë herë pas here rrjedhën e ngjarjeve, të cilën unë si nxënës i mirë që kam qenë në histori e kam të fiksuar dhe ngelem pa përgjigje. Por thuajse pas kapitujve të parë dhe kthimeve të herëpashershme tek vitet ‘43- ‘44 libri e humbet karakterin publicistik dhe matet të bëhet historik duke ngelur në klasë të dy gjinitë. Vetë Enver Hoxha ka qenë një farë shkrimtari, bile një shkrimtar mesatar siç e ka konsideruar dhe Ismail Kadare. Në librat e tij të detajuar për historinë e vet dhe komunizmin shqiptar ai na ka sjellë shumë më tepër të dhëna se sa sjell libri i Fevziut. Fevziu ka stërmunduar kot ekipin që i ka mbledhur dokumentet, pa sjellë ndonjë gjë të re, as historike dhe as publicistike. Ai mund të fokusohej si publicist tek veprat e shkruara të Enver Hoxhës nga vetë autori dhe të ndriçonte pjesët e errëta të tyre, ato që ai nuk kishte treguar apo deformuar. Ky do ishte një kontribut real dhe një libër i vërtetë publicistik. Në formën që është ai, nuk është as publicistik dhe as historik, pasi tenton të nisë si një libër historie dhe përfundon si një libër perceptimi mbi Enver Hoxhën.
Po ashtu flagrante është mungesa e një kriteri mbi të cilën ka ndërtuar biografinë që ai pretendon për Hoxhën. E ka nisur mirë me rininë e tij dhe mbijetesën në krye të PKSH deri në vitin 1944 dhe pastaj libri është hapur si një dyllë që shkrihet mbi zjarr pa formë, pa përmbajtje dhe pa kriter vlerësimi. Nëse do t’i mbetej besnik historisë, ai duhet të analizonte gjithë zhvillimet e Partisë së Punës që ka diktuar Enver Hoxha siç ishin prishjet me jugosllavët, rusët, Konferencën e Tiranës, Letrën e Hapur, luftën ndaj klerit, betejën kundër liberalizmit, izolimin, afrimin me Greqinë, afrimin me vendet myslimane dhe në fund dorëzimin e tij ne izolacion. Libri pas vitit 1944 është një amalgamë faktesh rastësore dhe parciale dhe mbushur me detaje interesante, por të parëndësishme për të shpjeguar historinë. Janë gjëra që mund të çudisin ata që nuk e njohin historinë e komunizmit në Shqipëri, por kurrsesi nuk janë serioze jo më për historianët, por as për amatorët e historisë së komunizmit.
Si publicist ai mund të kapte plot tema interesante për biografinë e Enver Hoxhës, mund të prekte në një strukturë libri shkollën e eliminimit politik në komunizëm, mund të përshkruante mbijetesën ekonomike të komunizmit dhe ritmet e zhvillimit të një vendi gjysmëfeudal nga komunizmi, mund të ilustronte, ndoshta më mirë se kushdo tjetër nga ne gazetarët, dhe me historinë e familjes së tij, e cila është dashtë të kalojë në ilegalitet duke ndërruar emra e mbiemra, duke bërë adoptime dhe lojëra politike për t’i mbijetuar persekutimit. Vetë biografia e autorit është dëshmi shumë me e rëndë se çfarë u ka bërë komunizmi shqiptarëve, se sa libri që ai ka shkruar për Enver Hoxhën. I lindur nga një baba me origjine nga Starova e Pogradecit me mbiemrin Starova, kushërinjtë e tij të parë e kanë bërë mbiemrin Hysenbegasi, babi i tij e ka bërë Bregasi, nëna e tij ka qenë Toptani, vetë autori e ka bërë Fevziu duke u adoptuar nga daja i nënës që ka pasur nënën e tij nga dera e Refik Bej Toptanit. Vetë autorit i është dashur të ndërrojë jo vetëm mbiemrin, por dhe vendlindjen për tu shkëputur nga historia e persekutimit të komunizmit. Dhe një njeri që ka drojë të pranojë persekutimin e tij në komunizëm, ose është një adhurues i fshehtë i komunizmit dhe mallkon fatin e vet, ose ka sëmundjen e adhurimit të çdo njeriu të pushtetshëm dhe do që të mos ketë me të raportet mes xhelatit dhe viktimës, por mes gjykatësit dhe të gjykuarit që adhuron. Nga ana publicistike kjo është një histori shumë më e bukur dhe me ilustruese për të shpjeguar komunizmin e Enver Hoxhës se kjo masë amorfe, me një kopertinë të inspiruar nga një libër për Stalinin, i cili në të vërtetë ka botuar faktet e panjohura për Stalinin dhe jo ribotim faktesh pa asnjë strukturë dhe stil.
Një libër ku autori nuk “dëgjon” as vetveten
Unë e njoh autorin prej më shumë se 20 vitesh dhe kjo është një lehtësi e madhe për të kuptuar se ai në këtë libër është vetvetja. Të gjithë ata që e njohin sa unë, ose me pak se unë autorin e këtij libri, kanë vërejtur tek ai një cilësi të rrallë që pak kush e ka, cilësinë që ky njeri nuk të dëgjon kur bisedon me të. Nuk të dëgjon as në tavolinë, as në emision, as në bisedë dhe kam frikë se nuk dëgjon as në jetën e tij private askënd. Ai është një njeri i fiksuar pas ideve të çastit dhe gjithkënd rreth vetes nga ai moment e kthen në sfond të idesë së vet. Ai i ka emisionet një sfond për të përcjellë një porosi, i ka librat një arsye për të bërë promovim dhe darka protokollare ashtu siç ka jetën e vet një sfond, të cilës i ndërron vazhdimisht historinë sipas rrethanave që i nevojiten. Në këtë libër ai ka arritur kulmin, pasi nuk dëgjon as vetveten. Ka dhjetëra fakte në këtë libër për të cilat nuk dua të lodh lexuesin që s’e ka lexuar, ku autori Blendi Fevziu nuk e dëgjon Blendi Fevziun që citon. Fjala vjen ai ka marrë një citim apo një dokument që ia ka ofruar ekipi i tij, bën sikur e citon atë, dhe pasi e citon, thotë me fjalët e tij krejt të kundërtën e asaj që ka cituar. Ky është rasti më ekstrem i mosdëgjimit të vetvetes dhe i falsitetit dhe ndjenjës sipërfaqësore që përshkruan librin. Po u sjell vetëm disa detaje. Flet për mjekun e shquar francez Pol Miliez si mjek personal të Enver Hoxhës. Më lart citon mjekun realisht personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalo, që thotë se Miliezi asnjëherë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën. “Ai asnjëherë nuk ka vënë stetoskopin për ta vizituar. Ai asnjëherë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën. E ka takuar sigurisht, por nuk e ka vizituar.” (Faqe 277). Më poshtë vazhdon Fevziu: “Profesor Miliezi ishte jo vetëm mjeku personal i Hoxhës dhe i disa….”
Qartazi Fevziu nuk ka “dëgjuar” dhe as ka parë çfarë ka thënë dëshmitari Isuf Kalo. E kam parasysh sjelljen e tij me dokumentet si me pjesët filmike kur monton dokumentar që thotë tekstin e tij shpejt e shpejt dhe u thotë asistenteve ‘tani ilustrojini’. Ashtu duket se ka bërë dhe me këtë libër. Ka hedhur në tekst idenë e vet dhe është përpjekur ta ilustrojë me gjëra nuk kanë lidhje me ato që thotë se citon.
Më së shumti këto mangësi në fakt i vërejta në citimet që i ka bërë Hëna Këlcyrës, vajzës së Ali Këlcyrës, një mike e imja, të cilën e kam shoqëruar vetë në studio të Fevziut në fund të dhjetorit 2007, kur ajo shkeli për herë të parë në Shqipëri pas 63 vitesh. Së pari Fevziu e citon intervistën në nëntor 2007, nga lehtësia për të mos e shfletuar as muajin kur ia ka marrë. Në fakt ajo ka shkelur për herë të parë në Shqipëri në dhjetor të vitit 2007. Citon intervistën e saj në një vend ku argumenton pse Enver Hoxha si komunist ishte më i aftë se nacionalistët për të marrë pushtetin në Shqipëri dhe si e nxorën nga loja nacionalistët e Ballit Kombëtar, që nuk u përzien me pushtuesit siç ishte Këlcyra.
Ja se çfarë thotë Fevziu për këtë: “Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Protagonistë të një politike ndryshe, të vjetër, shumë kaotike dhe pa disiplinën e duhur, “ballistët” dhe nacionalistët në përgjithësi kanë qenë të destinuar të humbisnin, siç pranon dhe Hëna Këlcyra, vajza e Ali Këlcyrës, njërit…”.
Ja se çfarë citon nga Hëna Këlcyra: “Unë jam e bindur që babi kishte ide shumë të mira, por nuk do kishte sukses, sepse nuk kishte kurajë të merrte këto vendime që mori Enver Hoxha. Deri aty sa vrau dhe kunatin” (Faqe 112.)
A di kush të më thotë se ku bashkohet ajo që thotë Fevziu dhe ajo që thotë zonja Këlcyra? Zonja Këlcyra ka thënë me takt dhe moderacion se nacionalistet e tipit si babai i saj ishin idealistë dhe nuk e bazonin karrierën tek vrasjet, ndërsa tipa si Hoxha ishin të qartë se duhej vrarë për të marrë pushtetin. Kaq. Fevziu paaftësinë këtij tipi nacionalisti të papërzier me gjermanët dhe italianët siç ishin Këlcyra, Kupi, Kryeziu, Bajraktari etj, për të vrarë e quan sipas asaj që ka shkruar “një politikë ndryshe, të vjetër, shumë kaotike, dhe pa disiplinën e duhur”.
Edhe më e rëndë bëhet lehtësia me të cilën Fevziu nuk lexon dokumentet që citon, në një rast tjetër të po këtij personazhi, kur ajo shpjegon takimin e Ali Këlcyrës në Paris me Enver Hoxhën.
Fevziu shkruan se “zonja Këlcyra tregon se ishte Ali Këlcyra që me lutje të Bari Omarit, i gjeti Enver Hoxhës një punë me kohë të pjesshme në periferi të Parisit…” (Faqe 44). Pak më poshtë citohet Hëna Këlcyra të ketë thënë se “përfundimisht Eqrem Libohova që ishte ministër në atë kohë i gjeti një punë në Bruksel, në Konsullatën e nderit shqiptar”. Përveçse këto dy gjëra nuk lidhen fare me njëra- tjetrën, e vërteta është se në intervistën e saj Hëna Këlcyra ka treguar se Enver Hoxha ka takuar Ali Këlcyrën në Paris, dy herë. Një herë ai u ka shkuar në shtëpi për ngushëllime kur vdiq Faik Këlcyra dhe herën e dytë me një kërkesë private. Ja intervista e Hëna Këlcyrës për Fevziun:
“Si e kujtonte babai juaj Enver Hoxhën më pas, në emigracion?
Nuk i ka bërë për një përshtypje të mirë, pasi besoj jo herën e parë, por herën e dytë, zoti Hoxha kërkoi që të futesh në Bashkimin Demokratik dhe babai nuk e pranoi, pasi tha se kjo ishte sepse zoti Hoxha humbiste bursën që i kishte dhënë Eqrem Libohova. Familja e Hoxhajve vijnë nga Gjirokastra dhe bejlerët e Libohovës kanë pasur një farë mbrojtje për disa familje nga ato anët. Kështu ishte Shqipëria atëherë, duhet të kishe këto lidhjet për të pasur një bursë. Me qartësi nuk e di, po ky nuk i kishte kaluar provimet, një vit ta falnin, vitin e dytë ta përjashtonin bursën. Kaq ishte e vërtetë sa vajtja tek babai, nuk ishte se Hoxha ishte kundër regjimit të mbretit Zog, por po humbiste bursën edhe për këtë babai nuk e pranoi. Atëherë shkoi përsëri tek Eqrem bej Libohova, i cili më ka treguar një ditë që, i gjetëm një punë dhe në fjali më ka thënë me shumë detaje, i gjetëm një punë në rrethet e Parisit…” (Intervista e regjistruar më 24 dhjetor 2007 në studio të Opinion, Tiranë).
Pra shihet qartë nga intervista që Hoxha ka mbijetuar pas ndërprerjes së studimeve në Paris, por atë e kanë ndihmuar Libohovët, të cilët kishin një lloj afërsie me familjen e tij, dhe që Hoxha ua keqshpërbleu pas komunizmit me cinizëm duke kalbur në burg Elmaz Libohovën, djalin e Myfit Bej Libohovës, po
ashtu i shkolluar në Francë dhe duke persekutuar gjithë pinjollët e tyre në Shqipëri, por kurrsesi nuk ka thënë askush që i ka gjetur punë Ali Këlcyra.
Nuk dua të citoj gjëra të tilla të pafundme në libër, gati pas çdo citimi, që ilustrojnë qartazi faktin se autori dhe dokumentet në libër janë dy gjëra të ndryshme. Ai nuk i respekton ato, por i ka vendosur aty thjesht si stoli për tu dukur libër me dokumente të cilat kanë zërin dhe vlerën e tyre, të cilat të gjithë lexuesit janë të lutur t’i lexojnë dhe kuptojnë pasi autori as i ka parë, as i ka lexuar dhe as i ka dëgjuar.
Disa rekomandime miqësore
Libri i Blendi Fevziut nuk është për tu djegur siç bëjnë disa enveristë në Ferizaj, nuk është për tu konsideruar i rëndësishëm siç thotë Sali Berisha, që ka mobilizuar shtetin të shkruajë kolektivisht një libër që i duhet për momentin, dhe nuk është për tu promovuar nga një protokoll tribal shtetëror, të cilët me injorancën e tyre i kanë bërë ceremoninë më shembullore Enver Hoxhës 20 vjet pasi shqiptarët rrëzuan regjimin e tij. Libri i Fevziut vlen si një përpjekje për të depolitizuar pjesërisht historinë e komunizmit në Shqipëri, që lidhet me Enver Hoxhën. Ai ka rishkruar disa fakte neutrale për komunizmin. Kjo vlen dhe si gjë e mangët.
Vetë Fevziu ka mbajtur një qëndrim fyes ndaj kritikave për librin. Është ngutur të fyejë ata që ia kritikojnë librin, pasi mendon se ata që nuk flasin, ia vlerësojnë. Është mirë ta lërë mënjanë këtë gjë, por të dëgjojë kritika dhe të plotësojë dhe saktësojë librin që ashtu e ka gjysmak.
Autori ka botuar disa libra, shumicën përmbledhje intervistash, dhe ndoshta nuk është mësuar me reaksionin real ndaj një libri. Ai është po ashtu autor i një libri thuajse serioz dhe publicistik, që është “Piedestalet pa statuja” që flet për Lëvizjen e Dhjetorit dhe pak vite më vonë. Ai është një libër i mirë i tij, një libër ku autori dëgjon vetveten dhe faktet që ka jetuar. Është libri i tij që ka për t’i mbetur dhe nëse nuk i shkon në pritje Berisha, Thaçi, Topalli dhe Haxhinastoja apo Aldo Bumçi. Të njëjtin kriter ai duhet të përdorë dhe për këtë libër. Në të vërtetë libri është një akt që mbetet dhe Fevziu e ka bërë tashmë këtë akt. Është mirë që ai të dëgjojë ata që ia kritikojnë librin, ta plotësojë, të qetësohet, të saktësojë gabimet dhe mbi të gjitha të lexojë dokumentet që ka botuar se janë të ndryshme me ato
që ai mendon për librin dhe Enver Hoxhën. Ai ka një raport të keq me të vërtetën në tërësi në jetën e tij si gazetar pro-qeveritar, por nuk është kurrë vonë që të ulet qoftë dhe një herë në jetë dhe të dëgjojë çfarë i thonë ata që ka përballë. Të ulet dhe të lexojë librin e tij, jo atë që ka shkruar vetë, por atë që ka shkruar Enver Hoxha dhe dëshmitarët e tjerë që vetë i citon dhe nuk i dëgjon.
Mero je i pa artshem ne menyren e analizes te fakteve ,dhe une sa po e lexova librin ate mendova:Eshte reklama me e fuqishme qe i eshte bere veprimtarise te Enverit si komunist revolucionar,prandaj kane heshtur te mencurit dhe po e levdojne librin injorantet dhe hileqaret “vllezerit e Fejziut”.
Faleminderit Mero! Ne fakt as kisha ndermend as kam ndermend ta lexoj librin, por me pelqen te lexoj kritika te tilla, mendoj mjaftueshem asnjeanese dhe pike se pari profesionale! Kam pershtypjen se nga ana profesionale ai shkruan liber per historine sikur po shkruan nje scoop publicistik!
Megjithate nuk besoj se ka shkruar ne menyre neutrale. Ai i ka pare ngjarjet me syte e nje europiane qe nuk ka provuar gje ne kurrizin e tij, por kjo e ben efektin edhe me te thelle!
Kush nga ju qe uron vazhdimisht Meron dhe kenaqet qe Shqiperia nuk ka vdekur akoma, por ka njerez qe nuk kane frike nga regjimi ju lutem qe te mos harroni qe cdo makine qe te eci perpara ka nevoje per karburant (qofte ky i piset apo ekologjik). Nuk duhet te harroni qe donacionet e vogla here pas here e bere nga ne lexiesit e Temes jane karburanti i kesaj gazete ne kohen kur gjithe qeveria e i ka dale kunder.
Mero duhet ti besh me shume propagande donacioneve e kam shkruar edhe here te tjera. Nje model qe mund te eksperimentohet eshte ai qe ndjek Wikipedia.
Dicka tjeter e rendesishme. Nga bisedat e shumta qe pata me miqte e mi neper bote me rastin e Vitit i Ri, vura re qe asnje prej tyre nuk e dinin Gazeten Tema. Ata lexonin perdite Panorama, Balkanweb dhe Shekulli. Nese e doni fjalen e lire, bejini marketing Temes. Jam i sigurt qe ne radhet e emigranteve qe do e lexojne do dalin donatore te rinj.
Tani Fevziu nuk mund ta shkruaje dotndryshe per veprimtarine e Enverit
sepse Veprimtaria politke e Enver Hoxhes ka qene Dinjitoze,Heroike dhe Patriotike —
Kete fakt e thote edhe Enciklopedia Britanike kur i ben analizen sundimit te Enverit ne krye te Shqiperise ,po ashtu flet edhe Edvin Jacuqe
ne librin e tij Historia e Shqiperise
–dhe per Enverin flet mire edhe nje Historian Amerikan qe ka bere historine e Stalinit
–Tani nuk ke ci ben or vella –Urreje sa te duash Enverin ai i tille ka qene : Heroik,Dinjitoz,me personalitet dhe nje _Ardent nationalist _
thote Enciklopedia Britanike
-Ndaj edhe Fevziiu nuk ka si te shkruaje ndryshe,por Fevzua shton ato karagjozlleqet e mendjes se tij te piste duke menduar se ashtu do e fyeje Enverin –
-Por ai fyen veten,se del si ato grate e rugeve qe shajne kot kedo qe ju del perpara
M ero si gjithmone perfekt por mendoj se shqiptareve shume shume pak i intereson me historia komuniste jam i bindur se as 1% e popullit shqiptar nuk do e marri mundimin ta lexoj sepse thjesht eshte pa interes ne qe jemi ne moshe mesatare e dime historine komuniste ndersa te rinjte as e kane idene dhe as duan tia dine,dhe ata te pd qe e blene thjesht per ti bere qejfin fefzoberishes si ne kohen e enverit qe i blinin librat e enverit pothuajse me detyrim
Mero!
Me pak fjale pune kopilash dhe sahanlepirsash.Se ketyre kopilave po u ra dicka ne dore keta e vrasin edhe babain…..
Shume je zgjatur ne kete shkrim or Mero. Nuk ja vlen, pasi, siç thua edhe vete, Fevzo nuk di te degjoje, ndersa ne te tjeret e dime se ai di te beje vetem “shume zhurme per asgje”…
Nuk kam asnje lloj kurioziteti te lexoj libra per enver hoxhen aq me teper kur njoh surrogatot qe e kane shkruar.Jam pothuaj 60 vjec dhe i kam provuar mbi kurrizin te gjitha oshilacjonet e asaj kohe .As e kam pare ndonjehere enverin dhe as kam qene ne asnje parti politike por dhe asnje here nuk kam patur problem me te.Per mua ishte me i rrezikshem ai enveri i fakultetit sal berisha ai enveri i lagjes tritan shehu apo ai spiuni i ramizit blendi fevziu.Keta te fiknin deren dje dhe te marrin jeten sot.
Bravo Verria, per mua ishte me i rrezikshem nje kusheri i babait, pensionist, qe vinte çdo dite e me prishte antenen e televizorit pse isha lidhur me antenen qendrore te Dajtit per te pare RAI UNO…
Gjithe kjo fushate merramendese kunder figures enver hoxhes tani pas 21 vjetesh qe u shemb sistemi socialist ka disa qellime te caktura:
1-kjo histori pikerisht ne kohe do te mbuloje me mjergull krimin
e perbindshem te berishes te 21 janarit qe po troket 1 vjetori
dhe pak dite.
2-do te corientoje opinioni ne shqiperi per tradhetite,vjedhjet
dhe gjithe poshtersite.Nuk eshte e rastit qe dhe pjestare te tjere
nga banda me kollare e tropojaneve si b.mustafaj dhe se fundi gaztori
i kqppsh mehmet elezi leshuan shashkat e para tymuese kunder ish
xhaxhit te tyre enver.
Kurse promovimi i librit te galeria ku mori pjese dhe arvizuja i shkrete dukej si nje darke vampirash ku konsumohej mishi i nje te vdekuri.Eshte kaluar cdo lloj limiti njerzor.
mero, je i madh, kto enverin e kan ne gjak u shofte si fare,fara e berishajve.
Pergezimet me te mira z. Mero Baze per kete autopsi teper realiste qe i ben Blendi Fevziut ne misionin e tij dhe shpures qe e shoqeron ngado drejt rivleresimin e Enverit…. Kjo tregon me se miri se Blendi Fevziu mbetet me shume se 100 shkalle me poshte se Mero Baze ne hirarkine e letrave shqipe.
Me duhet ta pranoj se e kam paragjykuar librin e shkruar nga Fevziu dhe, se pa e lexuar, kam menduar se ishte nje ‘ringjallje’ per Enver Hoxhen dhe admiruesit e tij. Mero ka nje inteligjence te pa diskutueshme dhe arrin te shprehe ato mendime qe, ne (une) njerez jo te letrave, i mendojme, por nuk arrijme ti shprehim… edhe gjykimi mbi Fevziun si njeri siperfaqesor qe rend pas “scoop”-eve por nuk merr mundimin ti shkoje ne thellesi ceshtjes, nuk eshte zbulim i ri…thone bile qe ka qene (Fevziu) edhe sipun(!)
a ka ndonje bamires te na tregoje nje biografi te shkurter te blendi fejziut se ky se bashku me saliun dhe arvizune jane bere si tre muskutjeret dhe po tregohen pak si te cartun me popullin fisnik shqiptar.
NUK ESHTE PUNE ENVERI OSE KOMUNIZMI POR ESHTE SHKELJE E DINJITETIT
PRA ESHTE POSHTRIM.
Eshte kenaqesi te lexosh cdo artikull te Meros; tjeter se une nuk e kuptoj pse Mero mundohet te keshilloje nje arrogant si Fevziu! Meroja, si gazetar, eshte i denuar t’i lexoje libra te tille ngaqe ia kerkon zanati. Ne te tjereve nuk na hyn fort ne pune. Flas per vehte te pakten. As qe me shkon mendja (leqe nuk kam kohe) per te lexu librat e Fevziut ne nje kohe qe ai nuk eshte as prozator i azhornuar dhe as historian. Them se mbas nja 30 vitesh, kur nje grup historianesh te mirefillte te perpilojne nje liber biografik te enverit, atehere do ia vlente ta lexoja nje liber te tille. Njerez si Fevziu jane per mendimin tim disa ZERO me xhufke, lavdia e te cileve eshte si nje fllucke sapuni.
Mero gelet njeri prej gazetarve me te kompletuar, per mendimin tim!!
Nje analize fantastike Mero! Pergezime. Me teper se personin Blendi Fevziu ju fshikulloni dukurine Blendi Fevziu qe per fat te keqe nuk eshte i vetmi. As i vetmi dhe as i pari dhe as i fundit.
Ka edhe me keq. I vetmi parim i kesaj kategorie eshte ai i
Gebelsit: genje e genje se dicka do te mbetet.
Shembulli me tipik i kesaj kategorie eshte ai i librit ” Une Nuk Ishja Student i Dhjetorit” i Mehmet Elezit, pjese te te cilit jane votuar nga “Gazeta Shqiptare” , te cilin gazeta e juaj si asnje tjeter e ka fshikulluar…
MEHMET ELEZI “ANTIKOMUNIST” DENONCON MEHMET ELEZIN 24 KARAT KOMUNIST
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dukuria Mehmet Elezi
… Asnjehere ne jeten time nuk kam pasur as nje perplasje ose konflikt as personal as familjar me Mehmet Elezin. Nuk kemi qene miq. Nuk kemi qene as armiq. Kemi qene thjeshte bashkevendas.
Pra nuk kam asnje aresye personale per te shkruar kunder tij. Komentet e mia nuk kane te bejne me personin Mehmet Elezi…. Kane te bejne me fenomenin, me dukurine e neveritshme Mehmet Elezi qe eshte bere nje mode demode, nje moral imoral, nje dekadence, nje shfytyrim qe po merr permasa te rrezikshme.
Jane me qindra shkrimtaret e realsocit ( realizmit socialist ), politikanet e ish- diktatures barbare komuniste, historiane, doktore, quasi – politikane… “intelektuale“ , jo vetem telalle, por edhe opinion – beres dhe opinion – krijues te saj 24 karat komunist qe sot na bejne antikomunistin e perbetuar.
Po rishkruhen e korrigjiohen deri ne thelb romane, novela, poema, kryeartikuj, fjalime… , jo vetem historia por edhe veprimtaria e tyre e mirenjohur nga te gjithe per te na nxjerre persekutorin si te persekutuar, anti- disidentin si disident, tradhetarin si atdhetar, kriminelin nazist apo komunist si prokuror antinazist apo antikommunist, terroristin si antiterrorist.
Nje dukuri teper e shemtuar. Nje plage shoqerore teper e rrezikshme. Nje virus vdekjeprures per lirine e shprehjes dhe mendimit… per vete demokracine.
Une ishja ai qe nuk ishja… Maratonomaku i demokracise!
“ Une Nuk Ishja Student i Dhjetorit” eshte titulli sa djallezor aq edhe vetvrases i librit te fundit te Mhmet Elezin. Nenteksti dhe konteksi eshte fare i qarte.
Une nuk ishja thjesht nje Student i Dhjetorit… Studentet ishin teper te vonuar… Une isha pararendesi, frymezuesi, Maratonomaku i Dhjetorit historik. Une isha komandari qe solli Dhjetorin.
Une nuk ishja nje student. Une ishja profesori i Dhjetorit.
Une nuk ishja ushtari as Gavroshi Shinasi Rama, Azem Hajdari… e qindra studente heronj te dhjetorit 1990. Une ishja gjenerali, strategu i dhjetorit qysh kur beja kryeredaktorin e “Zerit te Popullit” .
Une qe atehere mbolla faren e demokracise. Vete diktatori me kritikoi dhe ndeshkoi ashper…
Hajde persekutim hajde…
Nga gazetar i thjeshte me syrgjynosi ne postin e kryerektatorit te “Zerit te Popullit”…
Nuk u mjaftua me kaq. Vazhdoi persekutimin dhe goditjen e tij barbare duke me degdisur ne kolltukun e Sekretarit te Pare te BRPSH-se, lexo rinise komuniste- gjakut te ri te partise se tij dhe atij vet !!!
E prej aty ne karriken e Drejtorit te Drejtorise se Shtypit te KQ te PPSH-se, kryecensorit te cdo fjale te shkruar apo folur ne mas-median shqiptare. Jo vetem te gazetave e RTSH, por edhe te cdo poezie apo novele, poeme apo romani, kenge apo valleje deri n fshatin me te humbur te Shqiperise…
A ka ku te shkoje me lart persekutimi dhe barbaria e diktatorit ndaj tij …
Urimet e sekretarit të parë të KQ të BRPSH-së dhe kandidat për anëtar i KQ të PPSH Mehmet Elezi në 75-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës.
. E vetmja gje qe nuk beri ai kunder tij , nuk ia leshoi karriken dhe shpaten e tij atij por Ramiz Alise! Hajde Persekutim hajde… Oi… Oi… Oi.
E cfare eshte Haveli apo Mandela, Pjeter Arbnori apo Kazazet… Asgje para meje…. Aq shume u trondit Haveli nga libri im sa dha shpirt vec dy jave pasi ai u botua. E kuptoi se me kishte zene hisen e Diellit dhe me ksihte lene ne erresire mua te ster- persekuturin par excellence.
Shyqyr qe akoma nuk i ka rene ne dore edhe Nelson Mandeles ky liber se edhe ai do te kishte bere te njejten gje…
Hajde persekutim… hajde!
Nje gabim foshnjarak
Aq shume genjen e shtremberon jetshkrimin e tij Mehmet Elezi ne kete liber sa fillon tu besoje genjeshtrave te veta. Kalon cdo mase mashtrimi sa shkon deri ne vetdenoncim.
Ky eshte edhe nje nder gabimet me trashanike, nje nga qendrimet me baritore, nje nga mendesite me tipike enveriste te disidentit 24 karat enverist, te Gebelsit te Enverit, Mehmet Elezi .
Ky percaktor nuk eshte nje shpikje as e mendjes dhe as nje lajthitje e pendes sime. Ate e pohon me doren e mendjen e vet, e shkruan te zeze mbi te bardhe me doren e vet ne librin e vet me titull “ Nuk Ishja Student i Dhjetorit” Mehmet Elezi dora vete.
Me nje guxim prej te marri, me nje naivitet prej vetvrasesi Mehmet Elezi i drejtohet Lenka Cukos me fjalet jo vetem vet- demaskuese por edhe krejt vetrrenuese qe bejne pluhur e hi keshtjellen e tij prej disidenti prej rrenash me titull “ Nuk Ishja Student i Dhjetorit“
“… Na ke mbajtur fjalim atje. Fjalimin që do të mbaje për të na mësuar si duhej të punonim ne, ta përgatisnim e ta dërgonim të gatshëm ne. Ti vetëm e lexoje para nesh atë që kishim shkruar ne për të na e lexuar ti neve. Dhe veprimtarët e rinisë duhej me mbajtë shënime… “
“Disidence” deri ne trishtim !
Kur i ka bere fjalimet Lenka Cukos, Rita Markos, Pali Miskes …. merreni me mend se cfare ka bere ai per Zeusin shqiptar Enver Hoxhen.
Si duket ai eshte edhe perpiluesi i “Tablos sinoptike per poliagjentin Mehmet Shehu” Shihni kete fotografi te diktatorit Hoxha dhe “disidentit” Elezi fill pasi i pari e detyroi ish- kryminsitrin e krahun e djathte te tij, te beje vetvrasje, forma me barbare e vrasjes. A e gjeni dot se cili duket me i trishtuar per kete vrasje te paralajmeruar diktatori apo “disidenti” . Tamam nje imitim prej majmuni deri edhe ne mimike, ne shprehjen e fytyres
Ne krahun e djathte te ish- diktatorit. Hajde persekutim hajde. Ose… ose… Trishtim makbethian per vetvrasjen e imponuar te ish- kryeministrit Mehmet Sheshu 30 vjet me pare.
Eshte e njejta linje gjykimi dhe argumentim si per agjentet e KGB-se sovjetike Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri. I vetmi ndryshim eshte se atje kemi te bejme me nje poliagjent kurse ketu kemi te bejme me dopjo agjent te nje agjenture, qe nuk e lexon Enveri pasi ka vdekur por e shkruan e lexon Mehmet Elezi dora vete!
Historia mund te…. por nuk mund te ribehet kurre !
E hajde mos i besoni po deshet Mehmet Elezit dhe persekutimit te tij barbar nga ish- diktatura dhe ish – diktatorit Enverit , te cileve u pergatiste deri edhe fjalimet , njesoj si dikur Gebelsi Hitlerit !
Kete nuk e shkruaj as them une. E thote e shkruan me mendjen e doren e vet tek “ Une Nuk Ishja Student i Dhjetorit” Mehmet Elezi!
A ka denoncim me te hapur te Mehmet Elezit nga vete Mehmet Elezi , dora vete!
Historia e ciltido mund te shkruhet sipas qejfit te cilitdo. Mund te sajohet. Mund te shtremberohet. Mund te mashtrohet… Gjithcka mund te behet me historine.
E vetmja gje qe nuk mund te behet me historine: ajo kurre ne asnje kohe e ne asnje sistem nuk mund te ribehet.
Historine e ben vetem historia. Gjithcka tjeter eshte genjeshter, mashtrim. Eshte nje perdhunim i se vertetes dhe i vete historise.
E kam bashkevendas Mehmet Elezin por kam me mik te verteten !
zoti Baze, ky Fevzo ishte dhe eshte nje nga spiune me te rezikshem….Zoti Baze ju lutem Pyeteni Fevzon: ” Te 27 marsit 1991 nga Tirane, dy persona, me pashaport diplomate njeri QUHEJ! Blendi Fevziu dhe i dytI Armand Shkullaku,NISEN nga Tirana per ne Rome….1 Pril 1991 ne Rome ora 8.34 minute ne mengjeze,agjenti Blendi Fevziu Telefonon njeri qe priste telefonaten (quhej Mentor Coku) prej aty “Rome” nisen ne Triest baza e spiunazhit serbo-tirana “Takimin ne Hotel JOLLY qendra e spiunazhit serb-tiran,Coku-Fevzo-Shkullaku 3 dit”….Te 15 shkurtit 1992 Blendi Fevziu niset nga Tirana ne Triest patjeter e priste miku dhe shoku i Enverit – Mentor Coku, sa per djeni Enveri dhe Coku ne kohen e Mbretit Zog “Mentor Coku dhe Enver punonin sebashku ne Bruksel ne konsullaten…, ( Blendi Fevziu kethehet ne Tiran 19 shkurt 1992”. Ne daten 21 shkurt 1992 nisen nga Tirana per ne Trieste, Fatos Nano, Sali Berish, Aleksander Meksi, ne Tieste i Priste Mentor Cuku dhe nje fare Ylli Jasa, ja pra keta jane palo-agjentet………….
Kete blendin o mero e ke bo per gazep kete rradhe. Nuk e di do ta botosh
ket koment por a ke pare ndonje mace kur kap ndonje nje mi dhe luan me te para se ta haje..Por ti me kete artikull i tregon blendi boleziut qe dhe ne hijearkine e medias ka kapterre,kapitene,majore gjenerale dhe kur nje kapurral si puna blendi bregasit kerkon te kaloje rradhen dhe te behet gjeneral (part time) vetem me bekimin e berishes dhe arvizuse
e pret fati i miut…
Ashtu si i madhi Mero Baze edhe une jam i detyruar ta lexoj librin e Fevzo Çelebiut, por ketu ne Vatikan ka radhe; po e lexon Papa, i cili do t’i telefonoje vete Fevzos. Une e shkrova “Historine e bemave te Skenderbeut”, pa arritur 50 vjet nga vdekja e tij dhe u deshen afro 400 vjet qe ai Burre i Madh te ringrihej nga varri i harreses per t’i frymezuar shqiptaret (aq sa mund te frymezoheshin pasardhesit e osmanizuar te albaneve heroike). Ky Fevzo i shkroi bemat e Enver Hoxhes rreth 25 vjet pas vdekjes se atij Diktatori Benevolent(lat.Vullnetmire) dhe, me hapin modern te teknologjise se informacionit te sotem, mesa duket nga dalja e ketij libri, nuk do t’i me shume se nja 25 vjet te tjera qe te ringjallet per t’u dhene zemer te varferve, te semureve, analfabeteve, te papuneve, te perdhunuarve, te mashtruarve, te depresuarve, te pashpreseve, te terrorizuarve, te zemeruarve, te irrituarve, te merziturve, te lodhurve, te pashpreseve e te gjithe gegeve e toskeve te hedhur ne rruge te madhe nga reformat asgjesuese te Salih Pashe Berishollit.
sigurisht,qe eshte thene e sterthene,,te shkruash per enverin duhet te jesh e para punes shkrimtar profesionist,,i paanshem politikisht,,dhe ta kesh njohur cik enverin..na dashka te dali i pari ky(njeriu pa qafe) ka kush shkruan per enverin,,te gjitheve na ka shkateruar,por la te pakten nje shqiperi me natyre te bukur qe e kishim ne ne dore per ta rregulluar..mero je njish,i vertete dhe me vlera…
“LANI”
C’ti besh fatit te keq te Fevziut qe libri u shit mbi 30 000 kopje! C’ti besh fatit te mire te Meros qe vetem me kritike merret…
Blendi apo Instat ta dha kete shifer?
Shkrim shume i bukur dhe analize e sakte e nje libri medioker.Me kot perpiqet Fevzo ta promovoje fshat me fshat, per te shitur edhe dy kopje me shume, ai nuk vlen. Vete personalisht e lexova deri ne gjysmen e tij dhe me tej nuk e shtyva dot. Histori te njohura, perseritje pafund,sajesa dhe hamendje, qe nje liber historik nuk mund ti pranoje. Me nje fjale nje deshtim total.
O Mero mjaft me Enverin,ai beri gabime po pati nje merite te madhe qe nuk ja mohon as Blendi,as Saliu e as ti,llogarisni pake cfar kane bere keta ne 20 vjete mos haroni( qe eshte gjysma e viteve te Enverit)e cfar ka bere Enveri dhe si e mori pushtetin e si ishte Shqiperia mbas luftes.Keta vetem kane menduar per tu pasuruar per vete dhe e kane plackitur kete vend sipas interesave
me analizen qe i ben i jep vlere te kote librit dhe shkronjest te tij,thjeshte fefziu u tregua i zgjuar qe shet libra kjo, eshte e gjtha cdo gje behet per para dhe nuk ja vlen te merresh…
te lumte mero baze ke bere nje kritike shume te mire sepse enver hoxha eshte nje burr me dinjitet kombetar dhe jo nje tradhtar si liderat e sotem
Ju ne Shqiperi e keni Blendi Fevziun, ndersa ne, ne Kosove, e kemi Baton Haxhiun. Ne kete shkrim vlen vetem te ndryshohet emri Blendi me Baton, dhe ja ku i keni, te dyte, gazetare qe kurr ne jeten e tyre, duke qene gjithmone pro-qeveritar, me secilen qeveri, te perceptojne dhe dallojne realitetin nga xhepi i tyre. Shkrim fenomenal.
Si njeri qe vdes per pak buje Fevzo s’ka dashur dhe s’ka tru per te shkruar histori tamam. Do kalojne edhe ca muaj, Fevzo do merzitet dhe do shihni te qarkullojne ne Internet, gjoja mesazhet qe shkemben me dashnoret dhe qe ja kane kapur te tjeret. Ne fakt i nxjerr vete, siç beri para pak kohesh. Kaq koqe eshte.
Analize e persosur!Nuk ia vlen te lexohet, pas kesaj analize, libri i Fevziut.Sidomos pershkrimi i “tipit” Blendi Fevziu, eshte nje perle me vete:
“Unë e njoh autorin prej më shumë se 20 vitesh dhe kjo është një lehtësi e madhe për të kuptuar se ai në këtë libër është vetvetja. Të gjithë ata që e njohin sa unë, ose me pak se unë autorin e këtij libri, kanë vërejtur tek ai një cilësi të rrallë që pak kush e ka, cilësinë që ky njeri nuk të dëgjon kur bisedon me të. Nuk të dëgjon as në tavolinë, as në emision, as në bisedë dhe kam frikë se nuk dëgjon as në jetën e tij private askënd. Ai është një njeri i fiksuar pas ideve të çastit dhe gjithkënd rreth vetes nga ai moment e kthen në sfond të idesë së vet. Ai i ka emisionet një sfond për të përcjellë një porosi, i ka librat një arsye për të bërë promovim dhe darka protokollare ashtu siç ka jetën e vet një sfond, të cilës i ndërron vazhdimisht historinë sipas rrethanave që i nevojiten”
Jam dakord Mero Baze kur veren sakte se ky liber eshte pastrimi me I Mundshem qe I behet diktatorit pervers dhe diktatures shqiptare, eshte hyzmeti I radhes. Pse u perdor kete here pacavurja, per porosi a per impotence, s’e di, a di gjo ti Mero (shejtani)? Se Korani Myzeqese dhe Katovices/ fevzo keto I ben edhe per hakmarrje te pandergjegjeshme thuajse, pse e Kane shkerdhy, pervec per arsyen qe eshte shkerdhy(sistematikisht); keta Dizenjatoret Kane mllef- ambicje delirante- vetegenjehen si struci te mjeret; Nuk bohen, kjo eshte me e mundeshmja, sepse Jane coptu gnats, qe te vegjel dhe endrrat I Kane pasur percude besoj, I meshiroj. Eh, ky Koran- gazetar-toptan kujton se mind te fshihet pas B…s se eho (kujton se rren dot te dy palet xhahili), interesante ka jetted e tij te shkerdh…e (ndjese shume per fjalen, po s’kam tjeter), jete qe ja ka perdredhur personalitetin (store e tregues jane shume mbiemrat e vendlindjet e datelindjet e tij,) qe hedhin drite edhe keto mbi b-dredhjen, ambicjet e impotencat e koranit. Intresant jete, aq sa ka rezultuar te ‘dale ne fis’ (tamam te rremba e xhahil esat pashe kercunit, qe per hir te s’e vertetes e kish nje cope kombetarie, kurse fevzoZiu eshte ShkerdhoKoran demagog impotent, kopjac qehaja qe deliron si pashe e pulitikanHolle, se doemos qe nuk e degjon veten, aq me teper kur (Vehtja) I thote: je nje gelbazeLepires I Mjere I gjithe Haleve…), te vjen keq po aq sa te intereson kjo ‘perdredhje’ kaq interesante…S s’po e zgjas mo, dakord me ty Mero edhe qe QelbKorani Mjere mund te bente emer duke shkruar historine e tij, po sinqerisht, cdo rrene dallon, e sigurte kjo, dhe duhet te ta marre miqesisht keshillen, po dyshoj qe mundet te degjoje (jo vetem se eshte impotent i krimbur). Ddo e bente Pastrimin, me ne fund, se njerzit gabojne, te mencurit korregjohen, dhe falen, po e presim edhe fevzon), po mos i kerko shume nje te tilli Mero, pershendetje, shqiptari
Fevziu, eshte nje adhurues i fshehte i komunizmit, dhe mallkon fatin e vet, ose ka semundjen e adhurimit te cdo njeriu te pushtetshem, dhe do qe te mos kete me te raporte mes xhelatit dhe viktimes por mes gjykatesit dhe te gjykuarit qe adhuron…..ky eshte ne thelb B.Fevziu…percaktimi me i sakte gazetaresk qe kam degjuar per te….
Pse nuk shkruan per tokat e fshatit Hamallaj ky Blendi. Per ato toka qe Riza Bregasi ngriti komision partiak me emrin KRT nje dite para zgjedhjeve te 2009 ne bashkine e Sukthit! Te tregoje dhe per privatizimin e ish repartit ushtarak ne kete fshat dhe per konfliktin qe kishte Riza Bregasi me perfaqesuesin e pales tjeter, juristin e bashkise deri para tre muajesh qe nderroi jete pas nje infarkti qe pesoi ne moshen 50 vjec, pasi e kishte therritur tek nje lokal ne autostrade Armand Teliti dhe qe dy jave pasi kishte fituar kandidati i PD-se e shkarkuan nga puna! Keto gjera Blendi i di mire…Sa per librin eshte mire tua ndalojme ta lexojne femijet se Enverin na e ka nxjerre personazh pozitiv! Populli kishte qene fajtori pervec Riza Bregasit qe pronat e tij ne koder te Mallkucit i ka zhvendosur ne bregdetin e Hamallajt!Libri i Fevziut eshte si ato kenget e festivalit qe marrin cmimin e pare po qe nuk i kendon dhe kujton askush pas tre javesh…
Ne shume paraqitje tuaja ne TV-et shqiptare,z.Mero,keni dhene mendime dhe ide me vlere te kosiderueshme.Mirpo,kete cka thuani tani per librin e z.Fevziu,gaboni sa jeni i rende.Se pari tregoheni teper xheloz per publikimin e fakteve te verteta per xhaxhin Enver.Si shkrimtare dhe publicist i shquar,duhet te theni edhe te verteten e vrasjes dhe masakrimit te mbi 4000 kosovareve te paarmatosur,ne vitin l945.Keta udhetuan permes Shqiperise dhe Tivarit te pergjakur.Ne kete kohe komandant i partizanve shqiptare ishte xhaxhi yt i cmuar.Kemi edhe mia tjere shqiptare te vrare dhe te masakruar ne te dy anet e kufirit.Xhaxhi,edhe ne kosove xhaxhi kishte nje vella,kriminelin dhe trathatarin Fadil Hoxha.Ju lutem,behuni realist dhe cdo here kritikojeni te demshmen dhe te zezen e popullit tone.
C’prisnit ju nga gazetari servil? Zvarranike ka cdo kohe!
aq pak mjeki i Hoxhes ishte profesor Milliez-i sa qe enveri i kishte fale nje statu te Skenderbegut me filigram argenti gati nje metre e madhe,si falenderim per kujdesin qe kishte treguar per shendeti e Enverit¨.Edhe kjo statu percjellte cdo njeri ne hymje te apartamentit te Milliezit ne Paris!Kot thote mjeku shqiptar se Enveri nuk kishe pasoje neurpsychologjike nga aksidendet vaskular qe ka pesuar qysh ne 1970,e per te cilet u thirr Milliezi!
Nuk e kam lexuar librin e Fevziut. Pas kesaj analize kaq te gjate po tundohem ta blej… Ah nuk kam lexuar as ate te Edi Rames. Kam humbur ndonje gje te madhe ?
analize e sakte, ftohte, objektive dhe shume profesioniste.
Bravo Mero, je pene e arte.
Shkruan Baze :
“Të gjithë ata që e njohin sa unë, ose me pak se unë autorin e këtij libri, kanë vërejtur tek ai një cilësi të rrallë që pak kush e ka, cilësinë që ky njeri nuk të dëgjon kur bisedon me të”.
Më fal ? Si the ?? Fevziu nuk te degjon kur bisedon me të ?
PO CILI SHQIPTAR TE DEGJON KUR BISEDON ME TË ???
ARSEN me mire ik kullot lopet se sa te harxhosh paret per FYTYRZIUN -FEJZON- me fal IK bli ndonje simite me mire me ato lek
E konsideroj nje analize te ftohte te librit ne nje sittuate te nxehte politike.Pas kesaj kushdo eshte i lire ta bleje ose jo,ta lexoje ose jo dhe me pas ta djeg ose jo,ose ta perdor si leter higjenike.
Ke plotesisht te drejte o MERO.Mbasi e lexova librin kuptova se kush ishte Enveri .Nder te madh i ka bere figures se enverit Fevziu,dhe meriton nje teser nga z Hysni Milloshi.
TRI VEPRAT ME MADHORE TE ENVER HOXHES
“Vepra 19”
MESAZHI MAKABER JO VETEM I ENVER HOXHES
– Jo vetem per se gjalli … Edhe per se vdekuri.. Jo vetem te kaluaren … Edhe te sotmen dhe te ardhmen…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
” Enver Hoxha” i Blendi Fevziut dora vete per Enver Hoxhen dora vete mbas vdekjes ka pushtuar tash nje muaj krejt mas-median e djathte qe kontrollon politika zyrtare shqiptare
… Kjo e fundit merr vlere te vecante pasi eshte shkruar ne kushtet e ekonomise se tregut. E thelbi i tregut eshte reklama. Reklama eshte shpirti i tregtise.
Aq e madhe eshte kjo reklame sa entusiazmoi edhe Doktor Berishen qe e cilesoi ” Enver Hoxhen” e Blendi Fevziut si nje “veper e shkelqyer”, sic i cilesonte dikur veprat e Enverit per Enverin para studenteve te vet.
Rezultati… Qysh kur u botua kjo “veper e shkelqyer” eshte folur aq shume e eshte bere aq reklame per ish- diktatorin komunist me te eger ne Evrope sa nuk eshte bere per njezet vjet demokraci!
As per nje cerek- shekulli mbas vdekjes se tij kur te gjithe keta qe e shajne me shume sot kishin ne ate prill te 1985-es konkurente vetem koreanet e Kim Jong Ilit keto javet e fundit.
Kush harron historine ka rrezik ta perserise ate, thote sovrani!
Paska pase te drejte Qoftelargu kur deklaronte ” komunistet marrin cdo kala” !
Qenkemi gabuar rende kur kemi menduar se ate e bejne vetem per se gjalli.
Ka nje muaj plot qe po shohim me syte tane se e bekan te njejten gje edhe per se vdekuri… Lanet !
Jo vetem ai, por edhe pasardhesi i tij, ndjese paste Ramiz Alia kur e percolli babain shpirteror dhe ideologjik te tij dhe te Berishes me fjalet e tij ” Ti ke vetem ditelindje… ”
Po te dyshoni ne kete profeci te tij merrni e lexoni faqet pa fund te gazetave te djathta, te majta, te qendres , te periferise…, kronikat televizive lume, sidomos te se djathtes …. kushtuar pikerisht atij Enver Hoxhes dora vete.
E kur !? Pikerisht ne hyrjen e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise!
Nuk thote kote sovrani: dita e mire duket qe ne te gdhire!
Jo vetem Enver Hoxha por edhe diktatura barbare e tij do te mbeten gjalle, do te kene vetem ditelindje persa kohe do te mbijetoje mendesia e tij ne krye te politikes shteterore shqiptare!
Pse!?
Po a nuk ishim ne dje qe me barkun bosh ose te ushqyer keq… ngopeshim me fjalimet e veprat e tij dhe ngopeshim me hipokrizine e imponuar ose dyfyteresine e diktuar ” A e pate sa mire ishte me shendet dje shoku Enver !?”
Po a nuk ishim ne dje me 11 – 15 prill 1985 qe ua kaluam edhe koreaneve te Phenianit duke qare e qyrravitur, duke konkuruar kush ishte me i trishtuar per te fituar nje karte hipokrite besimi tek njeri- tjetri e me shume tek “syshqiponjat e Partise”.
E mos te genjejme se na detyroi Enveri… Jo! Kurrsesi jo. Ai kishte vdekur. Jo mendesia e tij! Jo mesazhi i tij makaber!
Po a nuk jemi perseri ne ata qe ishim dje e qe sot perseri e lejojme veten te genjehemi e te harrojme barkun bosh ose listat veresie te urise dhe varferise reale ne kete krize qe na e shesin si “mrekulli ekonomike jo vetem Evropiane por edhe Boterore” me barkun bosh ata qe akoma kane ne koke, ne shpirt, ne zemer veprat madhore te Enver Hoxhes!
A nuk ishim me te varferit, me te izoluarit, me te mbramit e Evropes dje !
Me gjeni qofte edhe nje popull ose shtet ne Evrope, qofte edhe Mali i Zi pesevjecar, qe ne e leme mbrapa ne cilindo fushe edhe sot njezet vjet pas “fillimit te epokes se ndritur te demokracise” pas daljes ne skene te Sali Berishes – ” Njeriut te Shpreses se Madhe” te Mehmet Elezit apo “Njeri apo Shqiponje” te nje fare “magazinieri peshku” sic e quante Teodor Keko nje fare Ilir Zhilla…
Te fundit dje!
Te mbramit sot!
Te mbramit dje!
Te fundit sot … Ne cdo fushe , e ne cdo hap… Pale… pale po i qajme hallin Greqise qe ka nje nivel jetese 5- 10 here me te larte se tonin e u japim mesime edhe kinezeve e gjermaneve se si drejtohet ekonomia e tregut me teorite ekonomike Reganit qe i mesonim duke konspektuar e diskutuar veprat madhore te shokut Enver ” Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” e duke urdheruar studentet ne zbore ushtarake te merrnin shenje e qellonin mbi silueten e tij !!!???
Po dyshuat pyesni studentet dhe mjeket zboriste te asaj kohe… Hajde dashuri Reganiane hajde ! Hajde dashuri per Ameriken hajde! Nje dashuri tipike Orewelliane ne fakt !
“Fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut” dje…
” Mrekulli ekonomike ne brigjet e Mesdheut sot
Edhe mot… edhe motmot…
Edhe… edhe derisa ta leme vehten te ngopemi me genjeshtrat monarkiste- enveristo- saliiste,… te mendesise se ” sundimit sa te na jape ymer ai lart” qe eshte thelbi i ideologjise monarkiste, komuniste, enveriste, Kim Jong Iliste.
E ka thene i madhi Abraham Linkoln ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”. As Washingtoni, as Linkolni, as Willsoni, as Kenedi, as Regani, as Klintoni … asnje President amerikan me perjashtim te Rusveltit nuk ka qeverisur per me shume se tete vjet ne Shtepine e Bardhe te demokracise gati cerek- mijevjecare amerikane.
Si rregull, “ymri” qe jep sovrani poshte eshte vetem kater vjet ne Nenen e demokracise!
Prandaj Amerika eshte ku eshte e ne jemi ku jemi!
Jo vetem jemi, por edhe do te jemi perderisa do te vazhdojme te ngopemi me mendesine e Enverit dhe pasardhesve te tij ideologjike e shpirterore!
” Ai qe ka ne dore te tashmen, ka ne dore edhe te kaluaren. Ai qe ka ne dore te kaluaren , ka ne dore edhe te ardhmen” ka shkruar Xhorxh Orwell ne vitin 1949″ ”
E hajde mos beso se “komunistet marrin cdo kala” . Jo vetem per se gjalli! Edhe per se vdekuri !
Jo vetem te sotmen por edhe te kaluaren. Jo vetem te kaluaren, por edhe te ardhmen… Lanet !
Kush e ka fajin!?
Persekutimi me skajor eshte persekutimi deri ne vet- persekutim.
Skllaveria me eger eshte skllaveria deri ne vet- skllaveri…
Roberia me shtazarake eshte roberia deri ne vet- roberi
Vrasja me barbare eshte detyrimi qe te con deri ne vetvrasje…
Cilen prej ketyre nuk e provuam ne shqiptaret jo vetem te asaj kohe…
Kjo eshte esenca Orwelliane e mesazhit makaber te Enver Hoxhes dhe trashegimtareve te tij ideo- politike dhe shpirto- mendore ne krye te politikes shqiptare dje, sot…
Uroj qe jo neser…! ….Aty do te nise e ardhmja e Shqiperise qe “jep ymer aq sa do sovrani” dhe jo “ai lart” qe eshte ne fakt vetvetja e atij qe i sheh si Zot karriken, privilegjet, sundimin e tij e te klanit te tij te pangopur, prapanicen e vet prej despoti “24 karat demokratik” apo “demokrati’ 24 karat despotik!