Kanë bërë dasma deri në 100 mijë euro, kanë blerë vila 1 milion eurosh, por kanë fituar gjithashtu disa miliona.
Në listën e më të shtrenjtëve futen Elvana, Adelina Ismajli, Ermali, Tuna, Genta, Nora, Flori, Çiljeta, Zanfina, Dafina, Zajmina, Gjyste Vulaj etj. Por, ato bëjnë vetëm një make-up 100 deri në 500 euro, videoklipet nga 1000 deri në 10.000 euro, fustanet jo më lirë se 1000 euro, dasmat deri në 100.000 euro, kurse vilat maksimumi 1 milion euro.
Videoklipe të shumta, këngë me bollëk, fotosesione të nxehta, koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, në të njëjtën kohë fytyrat publike shqiptare janë modernizuar shumë dhe mundohen të jenë në trend me muzikën botërore, kështu që edhe jeta e tyre ka filluar të jetë një jetë luksi. Shpenzimet e tyre kanë kapur shuma marramendëse, por edhe fitimet kanë qenë po ashtu në atë nivel.
Çmimi i videoklipeve varion nga 1 mijë euro deri në 10 mijë euro më i shtrenjti dhe më i realizuari, ndërsa të tillë kanë realizuar këngëtaret Elvana Gjata, Zanfina Ismajli, Tuna Sejdiu, Zajmina Vasjari, si dhe pop diva shqiptare Adelina Ismajli, klipin e realizuar në Paris, që kap një shifër me shumë zero. Regjisorë të ndryshëm për shkak të konkurrencës kanë nisur të ulin çmimet për klipe, madje një pakt ku në kontratat e nënshkruara futen disa klipe me një çmim shumë të volitshëm. Pak më lirë se klipet kushtojnë fustanet, të cilat këngëtaret tona i veshin nëpër mbrëmje muzikore, paraqitje skenike dhe televizive.
Shumica prej tyre tashmë kanë angazhuar edhe stilistë personalë, siç është Leonora Jakupi, Jehona Sopi, Vesa Luma, Nora Istrefi e Kaltrina Selimi, të cilat shfaqen gjithmonë me kreacione të stilistëve kosovarë. Akuza të tilla janë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtohen në adresë të Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit, duke i akuzuar se kopjonë stilin e Rihanës dhe Beyonces. Fustanet e këngëtareve tona variojnë me çmime jo më të lira se 1 mijë euro. Disa make up artiste shumë të njohura në Kosovë shërbimet e tyre për këngëtaret i bëjnë nga 100 euro deri në 500 euro, sipas kërkesave të tyre.
Disa nga vilat e këngëtarëve tanë i kemi treguar edhe më herët në shkrimet e publikuara te gazeta “Panorama”, përfshirë këtu 4 shtëpitë e Sabri Fejzullahut, që kapin vlerën 500 mijë euro, pastaj vila e djalit të tij, Ermalit, në vlerë 500 mijë euro në një lagje periferike të Prishtinë; Ndërsa një vilë prej 600 mijë eurosh ka paralajmëruar edhe këngëtarja tjetër, Nora Istrefi dhe një tjetër Genta Ismajli, e cila akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë lidhur me ndërtimin e saj.
Shumë këngëtare të njohura ende banojnë nëpër apartamente në Prishtinë, përfshirë këtu Kaltrina Selimin, Zanfina Ismajlin, Shota Baraliun, Leonora Jakupin, Jehona Sopin e disa të tjera, të cilat nuk kanë rrezikuar që të investojnë në pasuri të patundshme. Makinat që përdorin, variojnë në shuma deri në 30 mijë ose 50 mijë euro, të ngjashme kanë Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi nga një BMW X3, kurse Zanfina Ismajli një Freelander 2. Vitin që kaloi, u realizuan edhe disa dasma shumë luksoze, të cilat kaluan shifra marramendëse, përfshirë këtu dasmën e Bleros dhe Teuta Krasniqit me 400 të ftuar, e paguar diku rreth 100 mijë euro, dasmën e Tuna Sejdiut me 300 të ftuar që kapi shifrën plot 100 mijë euro, dasma e fshehtë e Arta Bajramit dhe Edona Llalloshit, shifra e të cilave ende nuk është bërë publike, si dhe e Jehona Sopit me shumë pak të ftuar në një restorant të vogël në Prishtinë.
Tuna Sejdiu për një koncert paguhet nga 1 500 deri në 2 000 euro, kurse në një tour koncertesh paguhet deri në 6 000 euro. Një çmim paksa të ngjashëm e ka edhe Nora Istrefi, e cila kap shifrën prej 2 000 eurosh, kurse Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata paguhen deri në 2 500 euro, njësoj sa edhe Zanfina Ismajli, e cila për një koncert arrin shifrën 3 000 euro. Ndryshe nga vitet e kaluara kur për një koncert ka kërkuar 4 000 euro, Genta Ismajli tashmë ka ulur dukshëm çmimin dhe në koncerte shfaqet për shumën prej 2 500 eurosh.
Kurse burime tonat pohojnë se ajo në disa koncerte është paguar edhe me 1 500 euro. Një shumë pak më të lartë për momentin e ka këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj, e cila ka një axhendë shumë të ngjeshur koncertesh, mbrëmje muzikore e dasma, ku paguhet hiç më pak se 4 000 euro dhe, për këtë shkak, disponon një pasuri të patundshme në Mal të Zi e Gjermani.
Për një çmim prej 1 000 deri në 1 500 euro në koncerte shfaqen Zajmina Vasjari, Kaltrina Selimi, Leonora Jakupi, Çiljeta Xhilaga, Big Mama, Ermal Fejzullahu, Seldi Qalliu, Vesa Luma, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, ndërsa me më pak para, nën 1 000 euro ose më saktë 500 euro për mbrëmje, paraqiten këngëtaret e njohura të cilat gjithmonë shfaqen live, përfshirë këtu Flaka Krelanin, Linda Halimin, Hana Cakulin, Teuta Kurtin, Rona Nishliun, Olta Bokën, Kejsi Tolën, Samanta Karavellën etj. panorama plus
hapu dhe te futem me kete mall scarco e te degjeneruar…mjere turma qe i shkon mbrapa
do ket pir hashash gazetari qe ka shkruajtur kete artikull…i beri milionat euro si 1 mij leksha, Lajm barbon dhe i shkruajtur shum dobet si niveli i ketyre “kengtarve”
Adi dhe futja kot
Lajmi mund te jete shkruar keq e keto kengetare jane pa nivel por fakti mbetet qe keto lloj rectusesh kane bere miliona.ne valute jo por ne leke eshte mesee vertete.
pershendetje
Kane bere miliona si jo duke gjetur ndonje kollovar si puna e bleones dhe duke dale gjysem lakuriq ne skene ue habitem kush i quan keto YJE TE MUZIKES SHQIPTARE keto dhe per filma porno sbejne kengetaret qe kane qene nuk kthehen me
Lola e ke gabim, nuk krahasohet Bleona me keto, Bleona nuk po ben lek tani,por si kengetare nuk krahasohet me to.Sa per kollovar,,, nuk po flas.Keto gjejne kollovar cdo jave, ndersa Gani nuk eshte kollovar, por ,,,Amerikan,,,,i pasur dhe shqiptar.
po ti me e uruar ngele duke share dynjane ziliqare e madhe paske qene.
ik o kozel bej çiçin te jem ziliqare une per keto me mire ja fus vetes
Shife shife Lolen,menjiher pas T.L ,….ti mre goce,hahaaaa i rrin si cekic mbi koke cunit,ja more frymen.Haj bofshi qef….un me duket se kam me perfundu ne Detroit……Me duket se kom lind me fast…..desha me thane me fat.hahaaa,jo fast food
hahahahahahhahahahha o aishe rastesisht mi zemra rastesisht pse do ti rri une si çekiç apo eshte bebe ai dhe do biberon mos u merizt ti figure se ti e di qe ai vdes per ty e ka thene me kohe kete gje
Mjere muzika e arti i te kenduarit ne çdore ka rene…
Histori hiçerish…
Po kur gjejne budallenj e mitomane me lopate, natyrisht qe “jeten artistike” do ta kene te gjate.
Majmune klasi…
Tung
kto miljona mos vall i kan bere ne burdello se me vidjo klipe vallahi……
Vërtetë është për të vënë kujën…përjashto një Elvana, Olta të tjerat merri me lëng. Shkuan vjet në verë ca të rinj në Santropes…dicka e tillë quhet në Vlorë një disko dhe do kërcenin, kur shohin ishte Genta Ismajli që ishte ftuar…ca të dëgjoje thanë, përpiqej të bindte publikun se ishte vip, por kënga s’po i ngjiste kujt, atëherë pa c’pa iku me bisht ndër shalë…por thuaj atyre që paguan për të, nëse ajo ka marrë 1000 euro p.sh. kanë lajthitur ata të diskos që ja japin. e për ca as 5 minuta thanë të rinjtë, fare pa nivel. Se si janë bërë të pasur me 4-5 shtëpi…kjo vlen për tu diskutuar, ky Sabri Fejzullahu ka qënë në Shqipëri edhe në 1974.
paskeni qene keq me u hap bythsh.
leket i pascin e here tjeter ti zgjasin me kandar; po eshte e vertete qe bejne leke duke kenduar neper perendim neper mbremje kurbetcinjsh; ashtu si edhe udheheqesit qe ka edhe keto cingije tregojne vleren e popullit (apo me mire asaj pjese te popullit) qe i prodhoi e i mban me leke