facebook.com/bledi.mane
Nuk ngeli gazetë apo televizion blu,rozë, çiklamin pa shkruar e transmetuar dje lajmin e dytë më të rëndësishëm të këtij fillimjanari.
Lajmi i parë: “Ekspertiza e provave dhe hetimi mbi masakrën gardiste të 21 janarit, mbërritur pa shumë vonesë në kutinë postare të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Ekspertizë&hetim profesionistësh nga FBI përtej oqeanit”.
Lajmi i dytë: “Tre ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në vendin tonë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth, pas një takimi të zhvilluar pa praninë e mediave, kanë publikuar edhe një komunikatë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ambasadorët theksuan nevojën e një hetimi të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e 21 janarit. Sipas ambasadorëve, 21 janari 2011 ishte një ditë e dhimbshme në historinë e afërt të Shqipërisë, me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar. Në atë ditë tragjike, katër protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë protestues, kalimtarë dhe oficerë policie, u lënduan. Sërish, duam të shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave të kësaj dhune të pakuptimtë dhe të pafalshme”– theksohet në deklaratën e ambasadorëve. Trojka e ambasadorëve thekson se sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE dhe kjo është gjithashtu pjesë e aspiratave të popullit shqiptar.
“21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Duhet të jetë gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun e tyre politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave”, thuhet në deklaratë.
Për këto arsye, theksojnë ambasadorët, “ne nxisim udhëheqësit politikë të Shqipërisë t’i japin përparësi interesave të vendit dhe atyre të qytetarëve të tij para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkrete që në mënyrë vendimtare ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012″.
Ambasadorët shprehen mbështetje dhe besim të plotë për Prokurorinë shqiptare për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
“Ne besojmë që zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë. Sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE.”- thuhet në deklaratë.
Deri këtu shumë normal. Çështja e nxehtë e përfolur e 21 janarit, pavarësisht presioneve politike nga të dyja kahet, pavarësisht pengesave arbitrare kanunore sa nga garda e gjeneral Nrea Prendit e sa nga kryeministria e monarkut Berishë, tashmë me apo pa hir do të shinëzohet në traversat e duhura. Hetimet e nisura prej kohësh plotësohen me ekspertizat amerikane, thirren dëshmitarët, kopsiten faktet edhe me prova filmike, mbyllet dosja dhe sipas Kodit të Procedurës Penale të kësaj Republike çështja shkon për gjykim në shkallë të parë.
Për të evituar zhurmën dhe presionin mediatiko-politik, gjykatësit e nivelit bazë mbyllin kapitullin e parë duke firmosur vendimet e dënimit të burgosjes së vrasësve gardistë.
Dua të di nëse më garanton njeri mua, ty i dashur lexues taksapagues,f amiljarët e viktimave, opinionin publik se ata kodoshët e Apelit dhe Kasacionit nuk do t’i lirojnë vrasësit në gjykimet e shkallëve 2 e 3?
Ishin të njëjtat fytyra dhe mendje të shëmtuara që Lul Bashën s’e dënuan për procedurë për vjedhjen e 230 milionë eurove të rrugës nordike-patriotike!
Ishin të njëjtat fytyra dhe mendje të korruptuara që Lul Bashës i dhanë fitoren me votat e vjedhura të 8 majit!
Të njëjtët surretër që vdekjet e Gërdecit ia anashkaluan për procedurë e imunitet Fatmirit të ndotur të mjedisit apo të birit të kryeministrit!
Të njëjtat sashenka e sashenkër që ekspertiza amerikano-angleze e videos së Ilir Metës nuk u hyri në punë dhe pasi tallën kod civil e penal, Kushtetutë e shkollë jurisprudence lokale,opinion publik e sedër humane, ligje e nene ndëshkueshmërie… pra të njëjtat fytyra që dëmtojnë trefish buxhetin e shtetit, të njëjtët gjykatës dhjaksa prej krimit e politikës që zmbrapsin progresin e vendit me fitoret 5-0 në favor të Ilir Metës sikur luan futboll Çepani me Viçidolin duke qenë ende në qarkullim jo vetëm më ndjellin neveri, por nuk më mbushin mendje se edhe gjyqi publik i 21 janarit nuk do të bjerë në dorë të tyre.
Del trojka mban fjalime, qëndron krah Ina Ramës, por harrojnë se organi i prokurorisë është thjesht organ akuze dhe pretencat e tij nuk pinë ujë nda ingranazhet e ndryshkura të gjykatave.
Ndaj të dashur miq amerikanë, gjermanë e italianë të trojkës herën tjetër që të dukeni më të besueshëm e më të kapërdisshëm në deklaratat tuaja shkoni e vizitoni titullarët e gjykatave apo KLD-në sepse po ua them hapur e qartë ky vend nuk ka nevojë për prokurori të fortë.
Në këtë vend organi i akuzës është inekzistent. Nuk ka nevojë Shqipëria për hetuesë a ekspertë sepse këtu vidhet e vritet 24 orë në ditë para syve, veshëve dhe kamerave. Ne i shikojmë, ndjejmë dhe përjetojmë poshtërsitë e regjimit dhe oligarkëve të tij dhe puna e prokurorisë thjesht del jashtë loje në këtë mes. Ne duam ndëshkues të rreptë të pakompromis, duam gjykata që i japin hakun edhe Baftjar Qorrit, xhepistit që vjedh pensionistët e urbanëve të Unazës edhe Ilirit të metë të Lësëisë partia e të cilit pa turp e pa cipë vidhte edhe gramët e cunguar të bukës së shqiptarëve.
2./ Shënim i rëndësishëm
Sot po u tregoj kurbën e kërcënimeve ndaj meje kur shkruaj te TemA.
-vend të parë kërcënimet e paprecedenta për shkrimit “Aishja jonë/Argita Berisha”, shtator 2011
-vend të dytë kërcënimet bajate për shkrimit “Shpresë te Shpresa Beçaj për pak shpresë drejtësie”, janar 2012
-vend të tretë kërcënimet e freskëta për shkrimit “Monika mos u hidh nga ballkoni”, janar 2012
Qendro fort!
Drejtuar juve i nderuari z.B.Mane.
…nuk e di,por se c’shof tek Ju edhe
revolten time,per Ata te peshtire,qe
Urejtjen po mbjellin cdo dite…
sigurisht jo vetem per Ne,por per
gjithkend qe ka vesh dhe sy…
I paket por trim je,mu si Strralli me Unur
qe kur ngacmojne njeri tjetrin leshojne ckendja.
E dime se ky Takem perdoret per te ndezur Eshken…
kurse ckendiat e tua ndezin zemrat e thara te vegjelise…
Blendi! -Do te mbaj me vehte,dhe do llafosem sa here te me duhet.
Dhe ne ndonje rast;-
Do te ndizem vertete,per te Djegur te Urryerit.
ju faleminderit…labi
vazhdo te shkruash por tregohu i kujdeshem,,,, se keta te vrasin te djegin,,,,, dhe pastaj policia del konference shtypi dhe thote ishte vetvrasje
Ke mbeshtetje në popull, se ti je Marati shqiptar (politikan e gazetar revoluionar francez, 1743-1793).
As mos e rruaj shume o Mane se s’kane c’te bejne, vec te ta rruajne.
Blendi me perpara thoshin qe qeni qe lehe nuk te kafshon ,por ne ditet e demokrasice kjo shprehje nuk egziston ,prandajm ki kujdes se keta jo te kafshojne po te zhdukin fare qe mos te dihet nam e nishane,ju uroj sukses per kete vite te ri
Nuk do ket kurre Drejtesi Zoti Mane sa te jete SALI Muti
jeni nga penat me te mira shqiptare dhe eshte kenaqesi te lexohen shkrimet tuaja.Por shkrimi juaj top eshte per moniken o bled permetari
o gazeta TemA…,perse komentet tona i (fshini)dijet se ju punuat per Sali-agjenti deri dje….(nuk mbulohet muti me shure).
“TRE MUSKULARET, TRE HALABAKET, TRE HAJDUTET, keta me parat e shqiptarve qefo qefe…edini cfare duane keta ne bythet te njejti (preshe si te Tritan Shehut”
Ne Kavajsit kishem deshir qe (Salen) te lithmime me LITAR nga kembet Salen dhe te hiqmime zverre nga Tirana ne Kavaje….Po udashka te heqeme ZVARRE nga Lushnja me preshe ne bythe zvarre zvarre nga Lushnja ne Kavaje…,po te kini propozim tjeter thuheni?
O Mane, po ku pjerdh ti per kercenime. Te te rruajne ate mikun.Vetem aman Mane mos dil per gjah, ku i dihet te mirin e ze plumbi edhe gropave.
Pershendetje Mane trimi.
Bledi di je futur ne lume dhe uji te ka ardhur deri ne bel. Tani mos ki me frike se do lagesh. Futju me pash e dil ne krahun tjeter.
BLEDI; mos dil vetëm, mos udhëto natën e mos shko për gjah pasi monstra e Viçidolit ka shumë zagarë skejër e kuliçër.
mos u frikeso . kush fiton mbi friken fiton dhe mbi vdekjen.
te pergezoj per shkrimet jane informues dhe argetues nje kombinim i shkelqyer
Nuk e kuptoj ku e gjen kurajen Shpresa Beçi dhe gjithe HAJDUTERIT E QUAJTUR GJYKAT E LART per ate qe po bejn sot por do u bej nje pyetje PO NESER???????
Bledi. Fatkeqesisht Shqiperia eshte ne duart e ketyre langaraqeve qe me ndyrresirat e tyre i kan kthyer instuticionet shteterore te ketij vendi ne nje nevojtore gjigande korupsioni me ere te keqe. Keta mutra (surrete) jan si ato mizat qe shkojne pikerisht atje tek ajo nevojtore qe tashme eshte mbushur aq shume saqe ka filluar te derdhet si lume ane e mbane. Keto miza shkojne kudo duke u bere qendra infeksionesh te semundjeve me te rezikshme te nje shoqerie sic eshte krimi, vjedhjet, vrasjet, kercenimet, zhdukja e lirive dhe te drejtave dhe ku metastazat e tyre jan shperndare kaq shume sa ka marre pamjen perfundimtare te nje diktature te vertete. Dy rruge kan ngelur:
– O prisni koke ulur vdekjen duke ju ngrene mizat trupin e plagosur.
– O ngrihuni dhe zhdukeni kete nevojtore berishiane nga faqja e dheut.
Blendi ti je patriot…tre te quajtur ambasador te ruajne (bithen)se ata to ti lene koskat ne burgjet e Shqiperise….Bravo dhe Muci, PO ASHTU DHE Merua, po mirmo ku jane gazetaret e tjere??
Po u vjen fundi hijenave dhe prandaj behen me te eger!!!!1
Thjesht mos dil vetem dhe mos ha ne restorante publike. Kjo do te siguroj nga banda e Sali Serbit dhe nga kelyshet e diplomacise euro amerikane.
TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME.
Shqiptaret e vertete i ke me vete, ashtu si Xhufi, dhe Baze etj.
Ka ardhur momenti per ta ndezur barutin mor djal.Eshka eshte thare dhe stralli djek nga klima e nxehte. Vetem duhen shkepur.
Qofte per hajer…..
Si gjithmon bledi je fantastik eshte tamam sic e pershkruan ti qe ketu kemi nevoje per gjukat te ndershme sepse ketu si ne asnje vend tjeter behen gjerat e pista ne mes te dites dhe perpara njerezve dhe kamerave,por keta te huajt te mos e thon verdall verdall po ta kapin berishen prej zhelesh dhe ta zhdukin nga faqja e dheut,ndersa saper kercenimet e tyre mos e rruaj shum se i kemi provuar njeher ne 97 sa trima jan(vetem ne cerrik andej nga jam une kur erdhen lan kockat 10 bashibozuk te berishes)por nganjeher i mbyturi te mbyt prandaj po dole i shoqeruar dhe mos te vesh per gjah ata ty te han ka,,,in,pershendetje
Derisa keta maskarenj qe I sherbejne regjimit (me hir apo pahir), qe nga Sashenkat e deri tek bizneset e pseudo-intelektualet e shitur tek Berisha/Meta te mos e ndiejne ne kurriz urrejtjen popullore asgje ska per te ndryshuar ne vendin tone. Berisha do te sundoje me cinisizem dhe me grusht te hekurt. Opozita, rinia shqiptare dhe populli I grabitur e terrorizuar nga regjimi I Bishes nuk kan cfare te humbasin “vec prangave”. Ka Ardhur koha per te mos I vare shpresat tek Rama dhe socialistet.
Blendi! Keshtu kane bere gjithmone te tille ndyresira. Koha ka ndryshuar. Sadami edhe javen e fundit kete bente por e pame ku vajti. Te lumte dhe ke respektin e te gjithe anti hajduteve, anti krimineleve, anti rrugaceve, anti njerezoreve e cmund ti quash tjeter keto ndyresira.
o bled manja mos e rruaj fare nga plehrat qe i njeh dhe i ka pare gjithe shqiperia qe i kane hipur popullit ne qafe dhe po i pijne gjakun si shushunja
TE LUMTE BLED.FOCA SE NUK JE I VETEM SE KE ME VETE z.M.NANO;S,BALLA;A.BASHA,M,BAZE…E SHUM TE TJERE.KAM PERSHTYPJEN SE JENI JU QE PO BENI OPOZITEN,NE KETE VEND KU NJE (DOKTOR) ME PROBLEME MENDORE KERKON TA HELMOJE SHQIPERINE.DREJTESIA VONON POR KURRE NUK HARRON.
Z.Mane!
Me respekt dhe deshire i lexoj shkrimet e tua.Jane me te vertet me tema shume interesante.Une do te shkruaja ne kete pergjigje duke te dhene kurajo se edhe pak pune keni Ti,Merua e pak te tjere se ja treguat vendin ketij malokut te konvertuar ne lugat.Une nuk do te jap ndonje argument tjeter,vecse do te citoj vetem programin e “Gestapos se kishes Rimokatolike”i quajturi ADAM VAJSHOP,i cili ka hartuar kete program
1.Shkaterrimin e te gjitha qeverive paqedashese
2.Heqja e trashegimise
3.Zhdukja e prones private
4.Zhdukja e patriotizmit
5.Zhdukja e familjes
6.Heqja e religjionit
7.Krijimi i nje qeverie boterore.Tani me gjej nje pike qe nuk realizoi Salihu keto 21 vjet? Pra detyrat e dhena i mbaroi nga punedhenesi i tij,tani ai do te katandiset si mos me keq o zot.Do te mallkoje gopin e asaj qe e dhjeu,prandaj une jam me Ty e shume te tjere,duhet edhe te ruhesh se ujku i plagosur te shqyen.Nuk e pe Ti qe Trebicken e kishte vrare nje lepur i plagosur?Ky e mbaroi misionin e tij,ndaj ka ardhur koha te hapi krahun.Se mbrojne me dote sahanlepiresit e Sulo Gradecit nepermjet pederave qe mbajne rreth e rrotull.Nuk eshte rastesi i dashur qe Fasllicin e mbron ai pedoja “Gjokut”edhe Ilirin po ky pede,dhe te gjithe ata qe do Saliu i mbron avokat “gjokutaj”sepse ky eshte nipi i shefit te hetusise speciale te Enverit,ku edhe sot e paguan Sala si avokat i shtetit.Kemi shum per te thene z.Mane,por do te lidhemi here tjeter.
Ruju prej ati qe asht tuj u mbyte sepse te mbyte,……por besoj se nuk ju del ma koha sepse ju ka ardhe fundi.Ndersa ti aleks RRUSHI jepja keto keshilla Sali Rame Berishes…..