Ne nuk ishim katër. Po të mos ishte Skënder Minxhozi që të na mblidhte për një foto të katërt bashkë, ndoshta s’do ishim bërë kurrë bashkë. Nuk ishim bashkë më 21 Janar. Filip Çakuli nuk ishte fare në Tiranë, pasi i kishte vdekur vjehrra në Divjakë. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat për llogari të vet, ndërsa Andi Bushati u ul në tavolinën time pak pasi në bulevard filluan krismat. Artan Hoxha, kamera dhe instinktet e tij gazetareske i bënë gjëmën Berishës, ishte me mua qysh në minutën e parë të protestës, në ballkonin e dy kullave binjake në katin e katërt, përballë zyrës së Berishës, por ai nuk është në listën e puçit. Rudina Xhunga, së bashku me Dudajn, iu bashkua tavolinës kur plumbat u bënë më të frikshëm, ndërsa dhjetëra reporterë të rinj, të thuajse gjithë gazetave, ishin po aty në këmbë duke ndjekur atë çfarë ndodhte. Filmuam snajperat pa filluar të gjuajnë, dhe pastaj u mbështetëm tek kolona e betonit, që mund të priste plumbat, duke ndjekur TV. Telefonat na u bllokuan dhe për fatin tonë të keq nuk kishim as kë të njoftonim dhe as kush të na njoftonte. I vetmi personazh misterioz u shfaq në tavolinën tonë diku nga ora 3 mbasdite, një burrë i vjetër rreth të gjashtëdhjetave, devolli, i punësuar në polici tatimore, i angazhuar atë ditë nga Agim Shehu si roje për tavolinën e gazetarëve. Ishte i veshur keq, me bukë me vete dhe i paqartë për punën që i kishin dhënë. E shikonte i çuditur Rudina Xhungën që e kish aq afër, ose Bushatin dhe qeshte me vete. Pastaj bënte prova fonetike të na shqiptonte emrat. E qetësuam se ne nuk i mbanim mëri dhe e ulëm mes nesh. Xhunga herë pas here ndikohej prej tij kur matej të ndërsehej me fjalë kundër plumbave, por nuk shkaktonte asnjë bezdi tek ne të tjerët. Po të rrinte dhe pak aty, ishim të sigurt se mund të kthehej në demonstrues.
Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. Mu duk sikur u rrëzua se e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëlluar. Hodha sytë nga TV Klani. Për shkak se redaksia e TV Klanit ishte boshatisur dhe aty kishte mbetur vetëm Desada, që komentonte duke u përpjekur të kuptonte çfarë ndodhte, ai ishte ekrani nga i cili informoheshe më shumë. Shto dhe faktin që kamerat e tij ishin fokusuar tek dera e kryeministrisë, duke i mëshuar idesë se po sulmohej dhe po dhunohej policia, aty ngjarjet ndiqeshin më mirë, Top Channel e teproi në ekstrem duke mbajtur në studio komentatorë që ishin shumë herë më pak të dëgjueshëm se sa brutoja e ngjarjeve që po ndodhte. TV e tjera ishin me shkëputje nga sheshi.
Sapo pashë rrëzimin e Hekuran Dedës, ngrita sytë nga TV Klani dhe aty pashë një njeri që ishte rrëzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Diçka më lart afër derës. Desada as e kuptoi fare dhe vazhdoi të komentonte e qetë. Ishte e pabesueshme për të gjithë se ato që po shikonim ishin vrasje. Kur i ripamë më vonë në mbrëmje, dukej që vrasja tek dera kish ndodhur disa sekonda më parë se vrasja tek tavolina e gazetarëve, por gjithsesi nga e njëjta batare.
Nuk dija kë të pyesja nëse ishin vrasje apo plagosje. Me sytë nga rruga shiheshin pak çaste më vonë persona që transportonin të plagosur të tjerë. Një koleg i Vizion Plusit më tregoi si i rrëmbyen furgonin e transmetimit për të çuar në spital një nga viktimat, ndërsa shiheshin njerëz të plagosur dhe të trembur që po shpërndaheshin. Tentova t’i telefonoj disa herë Preç Zogajt, por nuk funksiononte telefoni. I nisa një SMS ku i thosha afërsisht se dikush mund të jetë vrarë. Ishim krejt të paqartë. Telefoni funksionoi me sms, por me thirrje jo. Pak më vonë Edi Rama doli në konferencë për shtyp. Bëri thirrje të qetësoheshin dhe të ktheheshin në shtëpi. Nuk përmendi të vrarë, edhe pse vrasjet kishin ndodhur. As ai nuk dinte gjë. Ja përsërita thirrjen Zogajt, por pa sukses. Mu bë fiksim që kishin qëlluar njerëzit sipër kryeministrisë. Aty u shfaq dhe komandanti i Gardës dhe një bodigard i familjes Berisha, dhe disa tipa që mu fiksua se mund të kishin qëlluar. Disa orë më vonë rreth orës 20:00, Tom Doshi u kthye nga Spitali Ushtarak me një CD në dorë. Kishte marrë skanerin e Aleks Nikajt, të vrarit ende të pavdekur. Ishte qëlluar me një plumb që i hynte nga sipër poshtë. Ata tipat sipër tarracës mu kujtuan përsëri. Më vonë mësova se aty kish qenë dhe dikush nga Lezha, dhe kjo e komplikonte historinë duke menduar se mund të ishte dhe qitje selektive. Kështu ishte vrarë dhe Faik Myrtaj.
Në mbrëmje, kur Artanit i kërkova të më nxirrte prej kameras qitësin anash kryeministrisë, ata sipër tarracës dhe ata që ishin tek shkallët, ndryshoi gjithë historia. Artani, pasi më nisi fotot e para, mori i lumtur për zbulimin që kish bërë. Duke riparë gjithë filmimet e kameras, në të vërtetë kishte zbuluar kush kish vrarë. Fotot nuk bënin më punë. Instikti i tij prej gazetari kishte bërë histori.
Kjo ishte dinamika e ditës sime më parazitare të mundshme si gazetar. Në mbrëmje versioni i parë i Berishës ishte ai që kishte përgatitur kur kishte marrë vendimin për të vrarë. Kishte vendosur që të vriste dhe t’ia linte të vdekurit në kurriz opozitës. Dy mjekë të Spitalit Ushtarak u përfshinë të parët në një spirale manipulimi. Edhe pse janë mjekë që përgjigjen për jetën e njerëzve, folën para kamerave si ekspertë kriminalistike, duke folur për qitje nga afër, dhe plumba të çuditshëm. Më pas foli Sokol Olldashi, i cili kishte informacionin e “sigurt” se një makinë e çoroditur që turma e lëshoi drejt derës, që rrinte vazhdimisht e hapur, kishte 40 kg dinamit. Pastaj doli Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, dhe simboli i trazirave të vitit 1997 në Jug të Shqipërisë. Foli për armë të sofistikuara të përdorura nga demonstruesit dhe vrasjet brenda llojit. Po plotësohej skenari i vrasjeve të bëra nga vetë opozita. Kur Artani më tha në telefon se duket qartë kush ka qëlluar dhe vrarë, e kisha të pamundur të mendoja se skenari B ishte “puçi”.
Sali Berisha e nisi zbatimin e tij qysh në datën 22 janar. Foli për pistoleta stilolaps, për çadra pistoletë, për thika me helm nga gjarpërinjtë e jugut, për plan të përbashkët president, kryeprokurore, lider opozite, SHISH… Një përrua psikik i neveritshëm dhe i padëgjueshëm deri në fund. Ishte i qartë në atë marrëzi që bënte. Prokuroria kishte mbërritur në oborr të kryeministrisë ku ishin 2800 gëzhoja armësh dhe plumbat kishin grirë kangjellat nga brenda, çka tregon se është qëlluar në lartësi të kokës së njerëzve dhe në drejtim të tyre. Serveri i kryeministrisë ishte fshirë, serveri i Gardës po ashtu, ndërsa oficerët e plagosur të Gardës u mbajtën në oborr të kryeministrisë. Sali Berisha kishte një frikë të fshehtë prej daljes së tyre jashtë gardhit. Jo se do të arrestoheshin, por se mund të flisnin. Mund tu tregonin grave, vëllezërve, miqve të tyre. Ata u izoluan thuajse në gjendje pengu brenda mureve të ndërtesës, e cila u kthye në një super-ambulancë ku mjekohen të lënduarit që nuk duhet të dorëzoheshin. Thashethemet për episodet nga brenda ishin nga më të ndryshmet. Shquante një fabul mbi rezistencën e Ndre Prendit për të qëlluar dhe një njeri i afërt i Berishës që e kishte qëlluar me grusht tek syri, që dukej qartazi i nxirë nga një goditje. Prendi ishte mbi ndërtesë të kryeministrisë dhe zor se gurët arritën atje.
Sali Berisha kishte konsumuar ndërkohë bisedat me ambasadorin amerikan, të cilin e kishte kapur krejt në befasi kjo situatë. Për çdo kërkesë të ligjshme të tij si përfaqësues i një shteti të madh mik me Shqipërinë, Berisha kishte një kusht të vetin. Dhe mungesa e përvojës për të punuar me Sali Berishën, e shtyu ambasadorin të përfshihej në një histori të rëndë. Pranoi të negociohej arrestimi i gjashtë zyrtarëve të Gardës. Berisha kundërshtoi ndalimin e tyre, në një gjest flagrant që po të kishim një prokurori të pavarur duhet ta arrestonte. Unë e përjetova me gëzim informacionin, pasi mendova se këtë nuk do t’ia falte askush. As shqiptarët, as ndërkombëtarët. Në fakt ia falën të gjithë, dhe ai vazhdon të krenohet që ka kundërshtuar për shkak të shpikjeve të tij, një urdhër prokurorie, duke shkelur rëndë Kushtetutën për autoritetin e prokurorisë.
Të dielën në mbrëmje ai mblodhi parlamentin në një seancë urgjente tragjikomike. Deputetët e frustruar nga ideja se mund tu kishte ikur pushteti, filluan të flasin me zë të lartë dhe duarbosh për grusht shteti. Ilir Meta shkoi më tutje dhe i quajti kokëpalarë. U ngrit një Komision dhe në krye të tij u emërua Eduard Halimi. Detyra ishte e qartë: Të terrorizonte prokurorinë dhe të baltoste sa të mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berishën.
I njihja thuajse gjithë deputetët e Komisionit. Dy prej tyre pak më shumë se të tjerët. Genc Strazimiri, të cilit tashmë i ka mbetur në dorë ky Komision, dukej i frustruar, por dhe i gatshëm të binte në sy. Atë e njihja më mirë se të tjerët. Njihja raportet e mosbesimit të Berishës me të dhe telashet që i ishin krijuar si zëvendësministër i Brendshëm ngaqë kish denoncuar Kuliçin tek Berisha si njeri që lidhej me kriminelë në Fier dhe Durrës. Prej atëherë Berisha i kishte prerë vështrimin, dhe ky ndoshta i dukej një rast i artë për tu riafruar me të. E kuptova që e kish marrë kështu këtë shans kur dëgjova që emrin tim si gazetar puçist e lexoi ai. Qesha për herë të parë kur mendova sa do ishte kënaqur Berisha duke e parë ta lexonte emrin tim. Perversiteti i tij në këto raste shkon larg. I shijon shumë përdorimi i atyre tek të cilët nuk beson. I shijon kur i shikon duke dhënë prova besimi.
Shkova në Rogner për një kafe për tu takuar me Andi Bushatin. Vendosëm ta merrnim me humor. Balla dhe Çakuli po ashtu. Vizion Plus kërkoi një koment, dhe i thashë pak a shumë se nuk kam tabulate, por atë që nuk ia tregoj gruas sime, nuk jam i gatshëm t’ia tregoj gruas së Berishës. Ishte pak e tepruar si deklaratë, por fakti që ai po e bënte këtë gjest ndaj meje në emër të sulmeve që unë i kisha bërë korrupsionit të familjes së tij, ishte logjike t’i tregoja kujt i duhej përbaltja ime. Gazetari qeshi dhe iku. Çakuli bëri një gjë më me humor. Një letër të hapur ku shpjegonte pse dështoi puçi, dhe si e kishim organizuar. Balla dhe Bushati e injoruan tërësisht.
Por ndërsa ne qeshnim, Perëndimi e kishte marr seriozisht. Në Bruksel u dukej skandal i madh që të na kërkoheshin tabulatet. I dërguari për krizën, Lajçak, ia kish kërkuar këtë nga Brukseli Berishës dhe ky ia kishte bërë të vështirë. Ne po na dërgonin sinjale se kjo punë do zgjidhej. Më vinte të plasja, pasi e dija që tabulatet tona nuk kishin asnjë rëndësi. Maksimumi i duheshin Berishës tablatet e Çakulit për të parë me kë kish folur ditët para transmetimit të videos së Ilir Metës. Ne të tjerët ishim për arsye krejt të tjera. Unë për hakmarrjet e tij primitive, Sokol Balla ngase quhej njeri i afërt i Ramës dhe gazetari kryesor i Top Channel-it, dhe Andi Bushati si një gazetar i pakompromentueshëm që stërmundohej dhe vazhdon akoma të jetë i paanshëm, një pozicion që Berisha e urren më shumë se sa atë të gazetarit armik.
Vendosëm të mos bëjmë asnjë kundërshtim për të shkuar në Komision. U konsultuam dhe për ato që do tu thoshim deputetëve. Nuk jam i sigurt nëse na e përgjuan atë bisedë, por të nesërmen e “të vetmit plan” që bëmë kundër pushtetit, na çliruan nga akuza dhe nuk pranuan të shkonim në Komision. Ishte dështimi ynë real. Deri atë ditë nuk kishim bërë asgjë. Atë ditë që vendosëm të bëjmë diçka, na e hoqëm mundësinë.
E keqja ishte më e madhe se kaq. Mosthirrja jonë, që ne e quanim dështim, po quhej si fitore e Perëndimit që na kishte shpëtuar nga Berisha. Në fakt Berisha kishte shpëtuar nga ne. Isha i vendosur që pak me humor dhe pak me cinizëm, të dëshmoja çfarë dija për aferat korruptive të Familjes dhe të “justifikoja” me to arsyen pse kjo qeveri duhej përmbysur qoftë dhe me dhunë, duke justifikuar kështu veten si “puçist”. Ishte një rast i artë që na u hoq nga duart falë miopisë së disa zyrtarëve perëndimorë, që u dukej sikur po na shpëtonin. Në fakt po shpëtonin Berishën. Kishin shkëmbyer nxjerrjen tona nga skema e puçit me tolerimin e vrasjeve, kishin barazuar tabulatet e katër gazetarëve me jetët e katër të vrarëve nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, kishin zëvendësuar kuriozitetin e dy djemve të mi për lakimin e emrit në ekrane, me vajin e 8 fëmijëve jetimë që s’do t’i shikonin kurrë baballarët në shtëpi. Kishin falur dy herë Sali Berishën, një herë që po i toleronin vrasjet dhe sulmin ndaj institucioneve dhe herën e dytë që po na e hiqnin nga duart ne katër puçistëve, që së paku mund t’ia bënim “fytyrën si këpuca” siç ka qejf të thotë ai. Kishim dështuar të ushtronim të drejtën tonë si puçistë, përballë atyre që sapo shihnin kamerat, na fyenin dhe sapo iknin, na dërgonin sms se nuk kishin çfarë të bënin, kishin urdhër… Nuk kishte dështuar asnjë grusht shteti, kishim dështuar të ndalnim grushtin që Berisha po i jepte shtetit duke e marrë peng nga makthi i njeriut që kish vrarë.
…Vijon në numrin e nesërm.
Respekte Z. Baze. Ju mund ti keni shkurtuar te pakten 5 vjet jete krye-horrit te Kryeministrise me penen tuaj. Nuk eshte pak, sido qe te veje puna kete do ja u dine per nder shumica e Shqiptarve ne vazhdim.
eshte shum e drejte une do te shtoja se z. baze eshte faktor jo vetem ne jeten e berishes por edhe renimin e qeverise se tij.
faleminderit z. baze ju po i beni opozite te vertete berishes
Prokuroria e Pergjithshe Ina Rama perseri mori nje goditje te rende dhe presjon te papare nga Berisha ne deklaraten dhene gazetarit A.Peza gjithashtu dhe Presidentit Bamir Topit si nje nga organizatoret kryesore te “grushtit te shtetit” te 21 Janarit. Nese ky President dhe kjo Kryeprokurore nuk do te hapin nje proces ndaj Berishes ky do te ishte fundi i tyre dhe i gjithe shoqerise Shqiptare.
Eshte e qarte se ekspertet e FBI-se kane zbuluar se kush dha urdherat per te qelluar mbi turmen,por dyshohet se perseri Gjykata nuk do ti mari parasysh keto prova. Le te shohim dhe shpresojme! Por ky do te ishte fundi i historise se Sali Berishes ne kete 100 vjetor te Pavarsise dhe fitorja e gjithe Shqiptareve.
Fundi qe zoti i madh i ka rezervuar ketij bastardi te kriminalizuar,te degraduar dhe degjeneruar deri ne banalitet,do cudise te madh e te vogel,te urte e te marre ne kete vend. Do jete nje fund special.Ky njeri do katandiset ne ate fare derexheje,qe do i dhimbset edhe gurit e drurit,si thote nje fjale e vjeter. Shpirti i tij ka per te hequr gazep deri kur zoti tia cliroje nga kthetrat e demonit qe e ka kapluar!!! Nipat e mbesat e tij kete llahtar te gjyshit te tyre do kene trashegimine me mbreselenese perjete!…
Nuk do dreqi ti bjere nje ishemi cerebrale ketij haleje po vete i bie te Din Zheges se shkrete.
Nuk bie rrufeja në hale ! Martë hak Zoti ke ky plerë me gjith soj e sorollop !
Albert,(kam nje shok te ngushte me kete emer) ty te lumte goja dhe fjala jote ne vesh te perendise.
Tani po te pyes seriozisht o Albert, kur thua qe : ” Fundi qe zoti i madh i ka rezervuar ketij bastardi te kriminalizuar…do cudise te madh e te vogel, te urte e te marre.”
Pra, kur thua keshtu (qe une te thashe ty “te lumte goja”), ke ndonje informacion te sigurte nga i madherishmi Zot, apo ja ke fut pordhes kot ?
ik ore ateist i ndyre, atehere nese ke byth largoje ti pra berishen
Shkruar bukur, plot stil e humor.
Sa keq qe nuk ka aq material, sa per te bere nje liber…
Opozita në vendë që të vazhdonte protestat, bëri gabimin më të madhë, duke u térhequr mbrapa, e sot Luli, Meta, Sala e kompani, bëjnë ç’farë tu ketë qejfi. Llafet tona, poshtë e lartë, nuk kanë vlerë.Kudo protestojnë, ne na ka zënë gjumi si popullë.
Pushteti i Berishes , pushtet i neveritshem , pushtet horrash dhe bandash .
Me ben pershtypje nje fakt , qe keta qe i shkojne prapa ketij pushteti , gjithmone kur kane probleme dhe kur duan qe te jene te besueshem , c’fare nuk sajojne per kundershtarin , e bejne te semur mendor kuptohet me ndihmen e ca monsrave si Pango , Tupe apo Ypi etj , por duke mos dale nga tema , me gjithe kete triller per film horror , vazhdojne ti bejn fresk Saliut dhe nuk kuptojne qe jane duke ndjekur prapa nje skizofren qe eshte bere per t’u meshiruar , por asnjehere per t’u kuptuar .
E dime te verteten si per vrasjet e 21 janarit , si per hajdutin Meta , si per vrasesin dhe hajdutin L Basha , dime gjithashtu se c’fare sheti ka instaluar dhe deri ku synon mendja e nje skizofreni si Berisha qe kerkon te jete i pavdekshem ne pushtet.
I them vetem nje gje : Skizofren Sali te hengert nje kancer .
Dhe horrave te tij u them : se nuk do jeni te perjetshem , po ju jeni aq miop dhe pa tru sa nuk e mendoni kete o fatkeq .
21 janari nuk do te kaloje pa u vene drejtesi.
Albert amin,ishalla fjala jote ne veshe te perendise
Jam 34 vjec tani besova se ska zote,se po te kishte ber dicka,per ne shqiptaret ti vij pak keq,po nje ifrakte ne zemer Berishes.Dhe do shpetojne 3000000 shqiptare shume kerkoj po ka zote ta vertetoje,vete me shpres se do degjoj ne dit nje lajm te mir,se per ndryshe na mori lumi ska per te ike diktatori.
Z.Baze,kam nje koment per nje pasaktesi ne analizen tuaj te cilen e degjojme dhe e lexojme edhe nga shume analiste te tjere.Qeverite dhe ambasadoret e Amerikes dhe Europes ketu tek ne as i befason,as i mashtron,as i kushtezon dhe as i verdallos dot Berisha ne menyre te perseritur dhe sidomos pas nje ngjarje aq kriminale si 21 janari.Ata thjesht nuk donin ardhjen e Rames ne pushtet dhe kete e realizuan me zgjedhjet lokale.Ata edhe tani perdorin te njejten gjuhe per mitingun e Rames ne nje kohe qe me provat e FBI i bejne presion Berishes dhe gjithashtu po perkrahin forcat e reja politike qe po dalin ne skene.
Pershkrim shume i sakte i atyre diteve. Eshte shume e vertete qe ne ato dite u be nje tolerim i paprecedente ndaj vrasesve, por nuk ishe aq shume nga mosdija.
Problemi me i madh eshte qe ne ditet qe vijne, do behet nje tolerim po aq i madh ndaj vrasesve, per here te dyte, ne mos edhe me keq se me pare.
Deri sot, justifikimi per mbajtjen e vrasesve ne pushtet ka qene se fjalen e fundit duhet ta thote drejtesia.
Drejtesia e 21 janarit do katandiset ne disa arrestime zyrtaresh te nivelit te ulet (qofte dhe te mesem), e as nuk do ngrihet ceshtja qe te gjithe keta zyrtare kane vepruar nen urdhra minimalisht nga ministri.
Si rrjedhoje, procesi do filloje gjykimin mbi ekzekutuesit e jo urdheruesit, teksa urdheruesit vazhdojne te trajtohen nga komuniteti si figura legjitime qe na paskan bere dhe fushata te shkelqyera, apo qe ngjakan me burra shteti qe e teprojne paksa ne fjalor!
Mjafton kaq per ta quajtur kete proces nje farse therrese per demokracine, por ky eshte vetem fillimi sepse procesi do reduktohet rruges ne akuzen e vrasjes aksidentale, qe tashme eshte paralajmeruar nga urdheruesit e gjykatave.
E mos te harrojme kryeprokurorin e ri. Nga sa duket, komuniteti do kerkoje konsensus si ne 2009-en, por po si ne 2009-en do pranoje faktin e kryer te zgjedhjes se nje presidenti te njeanshem.
Si gjithmone, opozita eshte ulur ne rradhet e spektatoreve, dhe me nji konference shtypi ne jave e ka te mbarume detyren e vete. Pa harruar ketu parlamentin, ku opozita merr pjese cdo jave, pershire dhe aktivitetet me femije dhe lule me jozefinen.
Deshtimi i ketij kursi te ri te nenshtrimit pa kushte, do behet evident ne “homazhin” e neserm, ku pjesmarrja s’do jete as gjysma e protestes se para nje viti, apo e mitingjeve te 8 majit.
Lidreshipi i opozites i ka kthyer mitingjet ne qoka, e kauzat e opozites i ka kthyer ne perkujtimore.
Nuk e ka fajin populli opozitar, qe eshte i njejti qe largoi saliun ne 97-en dhe ne 8 maj votoi PS-ne me shume sec e votoi ne 97-en. Fajin e ka lidershipi qe po rri duarlidhur e u thote njerezve s’kam cbej, dhe paktin me saliun po e bej per ju.
Mbeshtetja e ketij kursi do kete pasoja te pakthyeshme kete vit. Per tu falenderuar jane patjeter i rralli John Withers, amb Britanike e Danez qe jane te denje per vlerat e shteteve nga vijne, e gazetare si Hoxha Baze Cakuli e Tozaj qe kane ngritur figuren e gazetarit ne nje lartesi te papare me pare ne shqiperi.
Sa per liderin e opozites, ai ka perfunduar ne bisht te puneve, duke pritur qe punen e tij ta bejne te tjeret, duke bere veshin e shurdher ndaj tere opozitareve qe refuzojne kursin e tij te nenshtrimit. Opozita duhet te shpetohet nga ky kurs i turpit.
meqe saliu neser eshte jashte Tirane ta rrethojme qytetin e mos ta lejojme te hyje me i gjalle le ta bejme Vloren e 97 ne tirane neser
Fillimisht falenderoj zotin mero dhe stafin e palodhur te gazetes tema
per sensibilizimin e opinionit shqiptar kunder monstres SERBERISHA.
Historia e 21 janarit ka nisur qysh ne vitin 1990-1991 kur berisha
u “cvirgjerua” dhe u gradua shefi i kryqzates kunder socialisteve
dhe per rrafshimin e ekonomise shqiptare te ndertuar ne sistemin e kaluar.Eshte fakt qe kjo ishte strategjia e rajersoneve te cilet kishin nje alergji te jashtzakoneshme per socializmin .Per realizimin e
saj u vune ne perdorim segmente te udb jugosllave qe ne ate kohe ishin
aleate te ngushte.Kjo periudhe eshte pjesa me erret e berishes dhe eshte shkaku kryesor perse amerika nuk e dorzon filoserbin berishe
qe dhe sot e kesaj dite kur ai me ato qe ka bere e ka injoruar totalisht besimin dhe sinqeritetin e shqiptareve per ameriken.
RAJERSONI E SHENDROI AMBASADEN AMERIKANE NE NJE QEVERI PARALELE NE SHQIPERI.ESHTE NE NDERIN E DIPLLOMACISE AMERIKANE TE NDRYSHOJE KETE KURS QE VAZHDON DHE SOT.NUK DUHET SAKRIFIKOHET NJE KOMB I TERE
PER NJE PSIKOPAT DELIRANT QE EKSITOHET ME VETVETEN.
DO JAP VETEM NJE SHEMBULL QE VRET:
PER TE DESHMUAR BERISHA PARA DREJTESISE SHQIPTARE PER VRASJEN E HAJDARIT SHKON E DEPONON NE AMBASADEN AMERIKANE??????????
Deponimi i Sali Berishës është bërë përpara ish -ambasadorit të SHBA në Tiranë Robert Frouik. Në fakt, ky ka qenë dhe misioni kyesor i ish- ambasadorit amerikan në Tiranë duke qënë se aso kohe Partia Demokratike kishtë kushtëzuar futjen e saj në Parlament me zbulimin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Dhe ish- ambasadori e ka filluar prej këtej punën e tij. Pas shumë përpjekjesh ai ka arritur të bindë Berishën të deponojë. Në këmbim ai ka ofruar se qeveria amerikane do të ushtrojë presion pranë autoriteteve shqiptare për zbardhjen e enigmës. E kështu palët kanë rënë dakord. Më 19 korrik të vitit 1999 ish- ambasadori amerikan dhe kreu i PD kanë nënshkruar dokumentin që ne po e ribotojmë. Është i njejti tekst për të cilin konsullja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Susan p. Lively, shkruan: \”Unë vërtetoj se dokumenti i bashkangjitur është kopje e vërtetë dhe besnike e origjinalit dhe se është shqyrtuar me kujdes nga ana ime, i krahasuar me origjinalin dhe është konstatuar se përputhet fjalë për fjalë dhe shifër për shifër.
KUSHDO QE E LEXON KETE DOKUMENT BINDET QE NUK ESHTE FAJI I SHQIPTAREVE
POR ESHTE VETEM TOLERIMI TRAGJIK QE I BEJNE AMERIKANET BERISHES..
PRANDAJ KEMI 21 JANARIN DHE DEKORIM TE PATURPSHEM “BURRE LESHI SHTETI”
KA ARDHUR KOHA QE 2 MIQTE AMERIKA DHE SHQIPERIA TE FLASIN PA DORASHKA
KETE E KERKON GJAKU I DERDHUR NE BULEVARD.
POSHTE PERBINDESHI SALIH RAM BERISHA
LAVDI VEPRES SE PA VDEKESHME TE 4 HERONJEVE TE BULEVARDIT!!!!!!
o usa men, po ku e ke ket dokument qe nuk po e shofim? … a ke mundesi me na e tregue….?
Fakiret e 21 Janarit u pushkatuan disa here per muaj me rradhe; Meta i quante kokpalare ne foltore, Imami kercenonte opoziten ne parlament se do i bente Zivera… Paloka thoshte qe do dalin fakte se kane vrare njeri tjetrin, shume komentues ja vene fajin Edi Rames qe nxorri njerez ne trajektoren goditese te Kryeministrise kur te gjithe e dine qe Salija te qellon me arme si i mete nga kulla….
Turpi me i madh ishte qe ne si komb nuk heshtem e te reflektonim per vrasjet e kryera nga nje rregjim barbar qe te gjithe e kane frike e ose i perulen ose i fshijne kepucet.
Eh sa fatkeq e te humbur ne shkretetire duhet te jene ndjere gazetaret e mesiperm ne ajrin e qelbur Berishist te Tiranes. I ka bo ndonje Berishist a Metist vetes pyetjen pse u zbrazen 2700 plumba luftarake ne shetitore? Apo thone me vete, gjynof Sala qe u kap me presh ne dore se Shqiptaret e shkrete plumbin meritojme? Eshte shume e veshtire te behesh njeri.
O Mero, te lutem harto nje plan se kur e kemi radhen ne te tjeret per te komentuar shkrimet e tua brilante, se nuk po na lene radhen disa komentues te paduruar…
Si gjithmon Mero gjigandi. Po me vjene keq qe perkushtimi juaj ndaj popullit tuaj “bie ne vesh te shurdhit”, perndryshe nuk ka si spjegohet qe ky popull votone akoma per qeverine e krimit, dhe kete e votoi ne 8 maj 2012. Dikush mund te thotr u manipulua, u vodhen votat….Po eshte e vertete qe te gjithe i kemi ndjekur ekranet e TV, por eshte i pamohueshem fafti qe edhe shume shqiptare dhane voten per roberimin dhe vdeklen e tyre. Tani le ta vuajne se vete e kerkuan. NDOSHTA DUKE VUAJTUR DO TE MESOJNE TE MOS BEJNE ME KRIM NDAJ VETES DHE BREZAVE QE VIJNE.
Berisha thote qe do te jape doreheqjen nga politika nese humb zgjedhjet dhe gjoja nuk e ka ofenduar Ramen si me pare sic e ka ofenduar bne parlament. nuk e ka quajtur europian. por ai tani ka nje plan me Ramen QE TE MBAJE NE KEMBE KODIN ZGJEDHOR AKTUAL SE ME KETE KOD AI JO VETENM QE DREJTON PARTINE DHE PA QENE KRYETAR PARTIE POR DHE QEVERINE PA QENE FARE KRYEMINISTER. PRANDAJ DUHET NDRYSHUAR ME CDO KUSH KODI AKTUAL ZGJEDHOR OSE E PAKTA TE BEHET KORRREKTIMI KOMBETAR I KETIJ.
VETEM ELEFANTETE E VJETER TE POLITIKES TE LENE JASHTOE LOJE QELLIMISHT NGA BERISHA I GARANTYOJNE ATIJ P[USHTET TE PAKUFI. AI LUAN ARUSHE ME DEPUTETET QE KA SJELLE EDI RAMA NE PARLAMENT POR JO ME SKENDERE GJINUSHIN E PASKAL MILON, BAMIR TOPIN ALEKSANDER MEKSIN, SPARTAK NGJELEN, E SHUME E SHUME KUADRO E POLITIKANE TE TJERE TE RRAFINUAR . SHIKOJNI PARLAMENTIN VETEM BERISHA KA NGELUR NGA TE VJETERRIT LUAN ME TE GJITHE. DHE KETE QELLI KA DHE TANI ZBUT RELATAT ME EDI RAMAEN PER TA NGRENE DHE NJE HERE SI NE 2009 KUR JA HODHI ME KODIN ZGJEDHOR.
KODI ZGJEDHOR AKTUAL DUHET NDRYSHUAR E NUK DUIHET TE PYETET AS PD JA E AS PS JA SE KJO QEVERI TENTOI TI SHESE DETIN GREKUT.
dante alighieri me siguri do ti kishte personazhet e tij kryesore tek ”FERRI”keta demone sidomos salen…
z.Mero,ju deshtoi puçi se Filip Cakuli kishte harruar llastiqet ne shtepi.Celulari jot nuk leshoi raketa Tomahowk,se ta bllokoi kodin aldo bumçi,prandaj e beri minister kulture saliu.Andi Bushati s’merr vesh nga lufta,ai edhe ne zbor çonte gjithmone raport mjekesor.Sokol Balla leshoi dy granata te maskuara si berthacka kumbullash,po i priti ai devolliu me buken me vete dhe i çarmatosi me gune si ai çetaxhiu i çerçiz topullit.olldashit iu duk se pa ca thase me nitrat qe i duheshin jozefines ne parlament per te prashitur deputetet e saliut,dhe i gjeti edhe makinen per ta quajtur eksploziv te rrezikshem.Fjala me e qelbur qe ka nxjerre fisi i Metajve te Skraparit eshte kokepalare.Qe te gjitha keto u bene nen hunden cikllopike te saliut,qe pasi pa se protesta po mbaronte dhe njerezit po shkonin ne shtepi,si malok i pabese qe eshte nxorri nga ferri i tij variantin e puçit dhe te viktimave te pafajshme te puçit.Kam frike se keta diplomatet qe e kane shpetuar disa here po i rrine afer ta zbusin kete krijese infernale,qe edhe sketerra nuk do te felliqet qe ta marre.
Zoti Baze!
Nqs ju ka rreshqitur,duhet perfshire ne analizen tende te shkelqyer fakti rrenqethes qe ne orgazmen vrasese te klanit Berisha,te entuziazmuar nga vrasjet makabre kryer me gjakftohtesi ne qender te Tiranes,ministra horra dhe lavire parlamenti shkonin ne Zall Herr dhe benin qitje me armet aq te dashura qe kishin vrare demonstruesit shqiptare te pafajshem!
Makabre!Makabre! Nuk donte ti shpetonte pa provuar kjo orgji e ndyre as Jozefines se Parlamentit,dhe shkoi dhe ajo te shijonte automatiket aq besnike qe u kishin shpetuar pusht-etin nga kokepalaret e varfer shqiptare! Keta jane pushta dhe kodoshe dhe jo shqiptare.
Ju mendoni se nuk i keni dhene grushtin qeverise kriminele te Berishes, jo, ju i kini dhene grushtin me te forte, fale jush Sali Berisha eshte ne pikpyetje, fale jush ne dime se cfare ndodh, kush vjedh dhe kush mashtron.
Fale jush ne dime tani se cfare gabimi kemi bere ne fillim viteve 90-te kur vertet kerkuam demokraci, por harrua se ish sigurimi i shtetit famekeq, ishte nje hap perpara nesh.
Ish PPSH-ja kishte futur ne axhenden e saj plani e R. Alise, per te kontrolluar partite qe po pergatiteshin te krijoheshin dhe si perfundim, ne kaluam nga nje diktature te proletariatit, ku te qethte me modelin alla Mao Ce Dun dhe eliminim e pantallonave kauboj, ne diktaturen amerikano latine te viteve 70-80, ku pushteti kriminal te vret mbas kraheve dhe qe te nesermen te kerkon qe ta pranosh per krye te shendosh, se i ka ardhur keq.
Fale shtypit dhe mediave opozitare me cdo qeveri, si kjo gazete e nderuar TEMA, SHEKULLI, TOP-CANNEL me emisjonin e paperseritshem FIKS-FARE dhe me gazetaret qe perfaqesojne shtypin opozitar, jo vetem ne, por dhe bota demokratike, sheh te verteten e realitetit shqiptar, qe nga pushteti i E.H. ndryshon vetem nga forma, por jo nga permbatja.
Respekte per gazetaret e mesiperm dhe per ata kameramane te guximshem, qe shperfillin friken saliniane, per te na informuar ne me fakte te pakundershtueshme.
ME KA MBETUR NE MENDJE NJE SHPREHJE E NJE PUBLICISTI TE NJOHUR (PER FAT TE KEQ ESHTE NDARE NGA JETA PARA DY VJETESH ),I CILI QYSH ME 1997,NE TE PERDITSHMEN “KOHA JONE ” E ASAJ KOHE DHE ME VONE NE NJE TE PERDITSHME TJETER ESHTE SHPREHUR : ” JU ,SALI BERISHA DO TE KENI NJE FUND TE TURPSHEM ,PSE JO DHE TE PERGJAKSHEM .” TE JETE VALLE KJO NJE PROFECI E TIJ !? UNE KAM BERE NJE ANALIZE NE NJE TE PERDITSHME SHQIPTARE ,VITE ME VONE TE KESAJ SHPREHJEJE TE KETIJ PUBLICISTI DHE PERSERI JAM NE NJE MENDJE ME ‘TE SE “FUNDI I SALI BERISHES DO TE JETE I TURPSHEM,PSE JO DHE I PERGJAKSHEM ” .
Bravo per guximin Z.Baze,por…….
dhe ti e di fare mire qe 2 jane antimiqte e shqiperise jane,USA dhe Anglia!
Dhe per kete flet vete historia,mbeshtetja e E.Hoxhes nga keto shtete,te dokumentuara ne librin e Agim Hamitit “Odiseja e nje Dedektivi”pjesa 1 dhe 2,dhe riciklimi i ushtareve te Hoxhes,Nano,Berisha,Rama,ect.
E di mire zoti baze,qe kjo pune nuk ka fund ne qofte se Usa nuk pendohet per ato cka ka bere kunder ketij populli,shqiptar te shqiperise dhe Kosoves.
e di mire z.Baze,qe Rama derisa pret zgjedhjet e 2013 duhet te iki i pari nga Politika,para Agjentit Berisha.
E di mire z.Baze qe ne kete vend behet nje loje e fuqishme”POKER SPIUNESH” ku agjenturat e huaja kane blere gjithe GLASEN politike Shqiptare.
Pra Z.Baze……………….eshte nje loje shume e veshtire per tu fituar nga Shqiptaret,kjo duhet thene FUQIMISHT,dhe jo t’ju krijohen endrra,sikur po iku Filo Serbi Berisha,ky vend do behet si Zvicera,u duhet thene Shqiptareve te zgjohen nga GJUMI letargjik 90 vjecar zoti BAZE!
Realist,
Pershedetje dhe respekte per komentin! Megjithate; desha te shtoj se pjese e kesaj politike eshte edhe EU, dhe nje pjese e mire e mediave, analisteve dhe disa te ashtequajtur “gazetare”.
Deni,
Europa,Usa,Anglia ka qene gjithmone kunder nesh,nuk dua qe te hyj ne Teori Konspirative dhe ne Fenomene Paranormale,sepse futemi shume thelle dhe humbim lidhjen e gjerave,por le ti themi gjerat sic jane nje nga nje,dhe ashtu nuk u humbet kuptimi dhe lidhja midis tyre.
Ne ate vend qe quhet Shqiperi,vetem populli eshte SHQIPETAR dhe vendi ose DHEu SHQPERI,sepse pjesa tjeter 95%,ku hyne,Politike,Qeveri,Gazetari,Polici…etj,jane te gjithe te huaj,pra vetem nje 5% ne ato vende mund te quhen Shqipetare.
Por kupto nje gje,Nqs USA,na do neve per te na kthyer ne Polic te Ballkanit do ta beje,por prape ata qe do te udheheqin Shqiperine do te jene te huaj,fatekesisht keshtu ka qene e do te jete…..por me mire te Huaj Pro Shqiperise,se te huaj Anti-Shqiptarise.
Te gjithe Pd-Ps,jane NJE.
ju lumte .vetem per ate qe i afroni atij qe do shqiperin nje vend te lire,jeni te vetmit qe po beni opoziten,dhe po riskoni jeten tuaj. jeni heronj.
llogje vetem llogje,20-vjet,mizerabilitet dhe me e bukura thone se fjala vret me teper se plumbi,historia jone eshte e mbushur me vrasje brenda llojit,nuk eshte ndonje cudi e madhe per ne,e keqja eshte ke negativiteti qe mbartim ne si race e nuk na lejon te ndertojme nje shoqeri brenda konteksit human,me dhimbje vella me dhimbje edhe 100-vjet te tjera