Sali Berisha, i terrorizuar nga Presidenti Berisha

11 Janar 2012, 23:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është hera e parë që Sali Berisha pranon publikisht se është njeriu më i padenjë për President të Republikës. Në një intervistë në një televizion të tij dje në mbrëmje, pranoi se kërkesa e shumë miqve të tij që ai të ribëhej president, nuk do të realizohej. Arsyeja është se këtë gjë më shumë se miqtë e tij- e duan armiqtë e tij. “Miqtë e mi nuk e kanë të qartë se kundërshtarët e tyre mezi po presin Berishën President, por nuk do ta shohin…”.

Deklarata është e qartë. Makthi i rizgjedhjes jashtë vullnetit kombëtar dhe ndërkombëtar në vitin 1997, kur iu desh ta dorëzonte një javë më pas pushtetin që mori mes plumbave, duket se funksionon ende. Por kjo nuk është shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe as për komunitetin ndërkombëtar. Të gjithë ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri po shprehen radhazi se për emrin e presidentit duhet të respektohet një traditë konsensusi, çka nënkupton se nuk duhet të jetë as Berishë dhe as ndonjë “berishë” tjetër. Dhe këtu pas kësaj deklarate të Berishës, problemi bëhet dhe më i ndjeshëm. Berisha, i cili e ndjen ende se emri i tij mund t’i rivërë zjarrin Shqipërisë si një president i padenjë, pretendon të bëjë diçka më të keqe se kaq, ta gjejë ai emrin që do të bëhet president. Pra, në vend të origjinalit që ne kemi para sysh, me gjithë veset dhe virtytet politike që ka, ai pretendon të na diktojë një kopje të tij që t’i kemi të dy para syve, njërin në kryeministri dhe tjetrin në presidencë. Kjo është më fyese se sa Berisha të bëhej vetë president.

Por mbi të gjitha pranimi prej tij se rizgjedhja president do të ndihmonte kundërshtarët e vet, është një fyerje për standardet e politikës në Shqipëri. Ky njeri guxon të na thotë se është i padenjë për president dhe mund të destabilizojë vendin po të zgjidhet, por është i denjë si zgjedhës dhe diktues i presidentit, pasi ashtu e ka vendin më shumë nën kontroll. Alogjizmi i tij shtrihej në gjithë deklaratat e tij, dhe kur fliste për presidentin aktual, dhe kur fliste për kundërshtarin politik, dhe kur fliste për qeverinë e tij. Por kryealogjizmi i tij mbetet fakti që është i vetëdijshëm sa rrezik përbën për vendin nëse bëhet president, por kërkon të na diktojë presidentin, duke bërë dhe interpretime sipas dëshirës si për Kushtetutën, ashtu dhe për marrëveshjet politike në Shqipëri.

Shqetësimi i tij dhe fokusimi tek një president që do ta zgjedhë vetë ai, po rritet dita- ditës në kah të kundërt me shqetësimin ndërkombëtar për zgjedhjen e një presidenti me frymën e konsensusit që t’i shpëtojë spirales së kapjes së gjithë hallkave të shtetit nga Sali Berisha. Duke e ndjerë këtë frymë kundër tij nga komuniteti ndërkombëtar, ai duket se po nis një fushatë publike për të ngulitur faktin që ky është viti i tij, dhe ai do të marrë presidentin, prokurorin, SHISH dhe gjithçka tjetër që nuk ka mundur deri më sot. Ai ruan ende frikën dhe makthin nga hyrja me zor për herë të tretë në zyrën e Presidentit, por ruan po ashtu dhe ëndrrën që tashmë të ketë një president nga zyra e kryeministrit, duke komanduar prej andej presidentin, prokurorinë, gjyqësorin, SHISH, zgjedhjet, ekonominë dhe liritë tona politike dhe njerëzore. Ai është i vetëdijshëm se është rrezik të shpallet president, por nuk do të heqë dorë nga fakti se presidenti do të jetë i tij.

I terrorizuar nga fakti që Sali Berisha president do të ngrinte në këmbë Shqipërinë dhe botën, ai duket se do të hakmerret si një plak i rrëgjuar në ditët e fundit të pushtetit të tij ndaj këtij fakti. Ai nuk e duron dot që askush nuk e pranon më president, nuk e duron dot që ka një kufi për të që ka të bëjë me godinën e presidencës. Dhe kërkon të hakmerret ndaj kësaj mungese të madhe të tij që e adhuron aq shumë, duke na bërë karshillëk të gjithëve se ai do ta caktojë presidentin, ç’ka nënkupton se do të jetë më zi se të jetë vetë Sali Berisha.

Në të vërtetë e ka gabim. Nëse bëhet vetë president, është e vërtetë që do ta bëjë më të lehtë luftën politike të opozitës dhe do rrisë alergjinë ndaj tij në Perëndim, por disa gjëma që ka bërë familja e tij mund t’i zbusë dhe t’i shpëtojë duke mbajtur nën kontroll drejtësinë. Nuk është se do të shpëtojë përgjithmonë, por mund ta bëjë më të lehtë ikjen, duke lëshuar një herë ekzekutivin. Përpjekja e tij për t’i mbajtur gjithë kockat në një gojë, mund ta bëjë t’i humbasë të gjitha. Kur Perëndimi thotë se presidenti duhet me konsensus, nuk ka parasysh që opozita t’i japë konsensus Berishës për një Berishë tjetër, çfarë ai po ëndërron. Aq shumë e do këtë Berishën tjetër Sali Berisha, sa është gati të pranojë se Sali Berisha origjinal urrehet dhe përçmohet në këtë vend si president, ndaj dhe nuk do të bëhet. E thotë këtë me shpresë se do të na prekë duke i pranuar atë tjetrin, kopjen e shëmtuar të tij. Është hakmarrja e tij ndaj izolimit që bota dhe shqiptarët kërkojnë t’i bëjnë, tani kur ai ka prekur fundin e karrierës së tij. Që si gjithmonë mbyllet duke tentuar t’i marrë të gjitha.

 

42 komente në “Sali Berisha, i terrorizuar nga Presidenti Berisha”

  1. gimi says:

    Nje menyre per ta vene akoma me shume ne siklet Sali Berishen per zgjedhjen e Presidentit mund te gjendet nga Edi Rama. Konkretisht, Sali Berisha nuk ka shans te votoje per President nje anetar te PS-se qe nuk eshte Fatos Nano (me kete edhe e gjen ndonje menyre bashkepunimi). Nuk ka shans qe Sali Berisha (dhe PD bashke me te, nenkuptohet) te zgjedhin per President dike nga rruga (ne sensin jashte partive PD-PS) qe nuk i garanton atij ta mbaje jashte burgut. Kete opsion PS s’duhet ta votoje se do te ishte gabim i madh (dmth. genjimi nga ndonje emer i botes civile, ta kene te sigurte qe do te jete vegla e Sales). Nga ana e PD-se nuk ka shume emra qe vlejne per President (ne sensin e vleres se figures se tyre sot, jo a i pelqejme ne si popull). Ata qe me vijne nder mend jane Sali Berisha vete, Jozi, Fatos Beja dhe Astrit Patozi (ky i fundit mban sot te njejtin pozicion qe kishte Bamiri ne 2007). Te tre keta emra jane zarat e Sales. PS-se nuk i leverdis te votohet asnje prej tyre dhe normalisht s’duhet te jape konsensusin asnje prej tyre. Por ama PS dhe Edi mund te bejne nje levizje te zgjuar: mund te propozojne ata tre emra nga rangjet e PD-se por jo zara te Sales. Ka me shume se nje persona qe i plotesojne kushtet e te qenit PD-ista te vjeter dhe qe nuk kane marredhenie te mira ose fare me Salen. Nqs. PS propozon tre emra te PD-se ajo e ka plotesuar kerkesen per konsensus qe deshiron BE. Gjithashtu e ve Salen ne pozite te veshtire qe te hedhe poshte tre kandidatura nga rradhet e PD-se. Ne kete menyre i ngelet atij veshtiresia per t’u zene edhe njehere prape me boten si me 1997. Le ta provoje. Jemi ketu dhe do ta shohim si do te vete. Por ai nuk do te kete ama pretekst nga ana e PS-se qe nuk pranuan konsensusin.

    1. Jorgaq Kocani says:

      Une, propozoj per president zotin Lutfi Dervishi ose zotin Henri Cili.

      1. shpati says:

        Bravo,sahan lepiresi dhe langaraqi Jorgaq Kocani!!!Te dy keto propozime qe ben ti ,jane NJEREZ TE SHITUR NJE HERE TEK Berisha dhe jane LOLOT E TIJ TE OBORRIT!!!E kane hequr veten si ANAL-iste,por vetem te tille nuk kane qene kurre!!!Ata kane qene SOFISTE per te mbrojtur KRIMET E Sali Berishes sa here ka patur nevoje!!!PRA ATA TE DY JANE NJEREZ PA INTEGRITET MORAL,se per ate profesional,jane KARIKATURE E Sali Berishes!!!Per keta te dy lolot eshte TURP edhe per TELEVIZIONET ,qe i therrasin ne studiot e tyre!!!

      2. Vlora says:

        une po te shtoj edhe artan hoxhen………..

        po jo ate Artan te 21 jenarit……..

        artan pederastin .

        1. V.F.L.P says:

          Lisen Bashkurti do te ishte nje president i denje per popullin Shqipetar!

  2. beso says:

    sepse kam nje ndjesi qe berisha do kandidoje kot ne 2013 per kryeminister.Atij,mendoj se i jane bere gati dokumentat e pensionit,dhe me siguri Arvizu do rrije deri ne 2013,qe berisha te mos dale nga fjala.S’ka si behet president,pasi,bedsoj se do kete firmosur pensionin,dhe me amerikanet s’behet shaka.Politike anadollake kjo e jona,po i ra llastiku i shallvareve del lakuriq.Por berisha do shfrytezoje kete vit gjithe mundesite(pasi Zoti mund te na beje ndonje dhurate,dhe amerikanet s’do kene arritur aq larg ti luten zotit te mos beje ate qe vetem ai e di)qe te çimentoje pazaret dhe tu lere femijeve nje pasuri legalisht te pranueshme.Ne shqiptaret ngaterrojme pa dashje moralen me legalen,por nuk jane e njejta gje.Eshte e pamoralshme te besh pasuri duke ua zhvatur te tjereve,por gjersa nuk ka vendim gjykate qe te denon,legalisht nuk je hajdut.Megjithese e mbeshtes,Edi Rama nuk do beje drejtesi,e para sepse kryeministri i ardhshem nuk ben dot prokurorin(dhe qe aty premtimi humb shpejtesi),e dyta,sepse te huajt qe do e mbeshtesin Ramen nuk duan qe ardhja e ketij ne pushtet te pasohet me hakmarrje.Keshtu kane ardhur gjithnje socialistet ne pushtet,me kete kondicion,qe te mos fusin ne burg hajdutet me çizme.Analiza e z.Mero eshte e sakte pare ne planin moral,por berisha ne kete fushe ka treguar se eshte lojtar qe luan fallin.As qe e çan koken berisha se eshte e moralshme apo jo te ribehet president,problemi eshte sipas meje qe i kane thene ne vesh”boll”,”Mjaft”,si i thone ne anglisht,”enough”?.Nuk besoj qe berisha ben me koken e tij,sidomos pas 21 janarit,ndoshta edhe me pare,pas Gerdecit.Ky do fshije shenjat e gishtave ne maskaralleqet qe ka bere dhe do filloje pastaj te shkruaje libra haluçinante per beteja demokratike me skuadren libraberese te fevziut,dhe nese nuk do duam ne,berisha do jete gati ta paguaje nga xhepi i vet nje permendore me te madhe se Ataturku,qe t’ia veme mu ne qender te Tiranes,ne sheshin”sali berisha”,ate shesh qe ky njeri e perdori si legen per te thirrur ne sherr shqiptaret.Nuk duam qe te ngjase keshtu,se nuk e meritojme,po ka te ngjare,se u mesuam dhe s’kemi gje ne dore.Wikiliks na mesoi qe ne ambasaden e rruges se Elbasanit shkonin deputete dhe ministra dhe qaheshin se kush u binte me qafe.Sa ti çaheshin veshet arvizuse nga kori i qaramaneve qe e kishte bere ambasaden si te djelen e meshes,ky shkoi tek berisha,dhe pasi i vari ne qafe kemboren e burrit te shtetit,u tha deleve qe per qarjet te shkonin tek sala,kurse ne ambasade te sillnin vetem blegerimat.Jemi shtet kaqolash,po i fuqishem ama!Me aq arra sa do behen pas dhjete vjetesh do arrijme ta prodhojme bakllavane ne vend..

    1. odiseu says:

      LOl Beso, mbas zorreve qe na ishin ngritur ne fyt me keto lajme te peshtira, na solle embelsiren ne goje me ket bakllavane.. kam qesh me te madhe LOl..

  3. loni says:

    Mero,,e ke shkruajtur bukur artikullin,,por me shume urretje ndaj Sali Berishes,,mos ke hall se kush i ka marre te gjitha istucionet e shtetit bie vete ne grope,,prandaj thjeshte ai flet per te thene se une komandoj akoma ne kete vend,,dhe ne vitin 1992 deri ne 1997 ai i kishte nen kontroll te gjitha,,dhe prandaj ra nga pushtetit,,po te shikoshe gjerat rreth botes te gjithe ata presidenta qe kontrollojne te gjithe zyrat e shtetit kan rene jo vetem nga qeveria por edhe kan humbur fizikisht si njerez,,prandaj SAli Berisha ne vitin 2013 do largohet vete nga skema e politikes me garancine e Edi RAMES,,duke i kerkuar qe mos preket nga partia qe do vije ne pushtet,,ne shqiperi ligjin e bejne americanet,,nje mesazh i tyre per largimin e Sali Berishes do jete perfundimtare,,ai nuk eshte aq budalla ta refuzoje americen,se merr veten ne qafe dhe familjen e vete,,keshtu qe Sali Berisha ka zgjedhur parisin per te jetuar,,larg edhe nga Fatos Nano,,keshtu qe ne si popull do te vazhdojme te kritikojme pasarshmin e Berishes,,si gjithmone te deshtuar ne perpjekjet qe nje dite mund te denojme ndonjehere ndonje politikan qe ben keq ndaj popullit te tij,,ne si popull zoti Mero e kemi tradite mos denojme politikanet tane,,,sic thote dhe historiani POL historia perseritet,,dhe kjo do ndodhi perseri tek ne mbas Sali Berishes,,respekt Mero

    1. Sheqerja e Vucidolit says:

      Saliu do vere president nje kukull, nje KUKULL qe do beje si do Berisha. Ai u dogj nga TOPI dhe tani i fryn edhe kosit. Tani e shikon se nuk mjafton te jesh PD-ist per te qene president i bindur. Tani duhet te jesh PD-ist i nenshtruar dhe me inteligjence ZERO, per te qene president konsensual i Saliut. Por, ne fakt si Saliu, edhe Edi, qe synojne per kryeminister, preferojne nje president me inteligjence ZERO dhe prandaj mos u habisni kur ndonje Dashamir Sula apo Raimonda Bulku te na behen me nder president ne Shqiperi. Por ajo qe eshte e sigurte, do jete presidnet me inteligjence ZERO, keshtu ju duhet te gjitheve.

  4. V.F.L.P says:

    Ore Mero, po mundohem pafundesisht te gjej ndonje gabim drejtshkrimor ne Editorjalet e Tua qe i lexoj gati c’do dite nga diaspora me dashurine e deshiren me te madhe, por nuk e gjej dot ate gabim, e ky fakt me ben lumtur ok?! Por pyes veten,si eshte e mundur qe gazetaret qe Ti puneson poshte “hundes” tende bejne gabime nga me trashaniket si: nderim konteksti dhe gabime drejteshkrimore, qe per lexuesin e thjeshte thot shume (ne menyren me negative) ju lutem mereni ne konsiderate.. Me fal qe jam jashte TemeS tek TemA:)

  5. Arber says:

    Deklaratat e tij jane thjesht perpjekje te mjera per te mbajtur emrin e tij ne loje dhe per tu mbushur mendjen asaj injorance qe vazhdon verberisht ta degjojne. Ky njeri medioker vuan nga deliri i madheshtise duke mos ditur aspak te perllogarise se sa nivel ka audienca te ciles i drejtohet. Harron Saliu qe mbi bazen kushtetutes nje president mund te zgjidhet deri ne dy here ndersa ai vete i ka permbushur keto mundesi. atehere kujt i drejtohet me keto deklarata??? U rizgjodh nga parlamenti ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme jashte cdo lloj morali dhe perseri ti del e flet per tu mbushur mendjen injorances qe nuk dahke te behesh perseri president.

  6. tekniku says:

    Oketa mund te jete nje ze konsensual per President.

  7. ROZA PARK says:

    1-kujt i kujtohet qe pas daljes librit ramiz alise ku tregonte se berisha ishte i derguar i tij ne qytetin studenti si zagar i kqppsh ne 90′ ??????
    Pas pak diteve ngrihet ne parlament komisioni i tivarit deri sa u harrua tivari dhe ZAGARI BERISHE
    2-Pas 21 janarit per te hedhur mjergull krijoi si hitleri gjyqin ne rajshtagun e pederave per te ndeshkuar pucistet.Hipokritet perendimore
    me ne krye arvizune “iu luten” berishes per t’i falur dhe pak nga pak
    berisha si Dimitrovi NGA I AKUZUAR U KTHYE AKUZUES.
    3-Pas votimeve per te mbuluar vjedhjen me spektakulare ne bote te votave futi gjithe faktoret e vendit dhe ato nderkombetare ne nje labirinth TE VOTAVE TE GABUARA deri sa “step by step” VENDOSI QETE devilin junior ne bashkine e tiranes.
    4-Dhe hapja e debateve per president bash pak dite para 21 janarit dhe futja ne kete valle gjithe mediat shqiptare dhe trupin dipllomatik
    tregon aftesi kozmike te ketij SATANAI per t’i shpetuar hakmarrjes popullit.
    5-NE 1 VJETORIN E VRASJES NGA BERISHA DUHET TE KERKOHET NGA SHOQERIA CIVILE DOREHEQJA E BERISHES DUKE E AKUZUAR :
    ….FAJTOR PER VRASJEN DHE PER PENGIMIN E HETIMEVE…..
    KAM SHPRESE SE SHQIPTARE TE NDERSHEM & FISNIKE NUK DO TE IKIN NGA SHESHI DERI NE LARGIMIN DHE DENIMIN E BERISHES.
    NUK KA ARVIZU TA SHPETOJE KETE MONSTER..

    1. odiseu says:

      Nik i shtoj dhe nuk i heq asnje presje komentit tend…

  8. dashamires usa says:

    Mesazh zotit av.Mark Nikaj.
    Duke pare zvarritjen dhe poshterimin nga ana e qeverise per 4 te vraret
    e 21 janarit eshte koha i nderuar Mark Nikaj te kerkoni me vendosmeri sipas rregullave organizimin e nje greve pa afat para ambasades amerikane
    si institucjoni me i pushtetshem ne shqiperi deri ne denimin e vrasesve
    sipas drejtesise.
    Eshte rasti i fundit qe ju jepet per te nderuar gjakun e tyre.
    Jemi disa miq e dashamires ketu ne Amerike qe kemi mbeshtetur heronjte e 21 janarit megjithese ambjenti ketu nuk eshte inkurajues.Ne rast se ju
    organizoheni fuqishem ne shqiperi ne ketu do ju mbeshtesim pa rezerva
    aq sa lejojne ligjet e shtetit amerikan.

  9. god bless tema press on line!! says:

    -dhe pak dite na ndajne nga perkujtimi i nje vjetorit i pushkatimit ne bulevard te 4 protestuesve nga xhaferr devat e rinj.
    i lutemi stafit gazetes “tema” qe te mbaje hapur portalet e saj keto 10 dite non stop duke pare qe komentuesit e saj on line jane emigrante
    ose me sakte shtetas amerikane dhe europjane me origjine shqiptare.
    -ne emigrantet qe punuam vite te tera ne sistemin e kaluar me gjithe ato sakrifica shohim me pikellim se si po shitet ai vend duke marre dhe pjesen e tyre dipllomatet qe arrijne deri atje sa shkojne ne shqiperi “me sherbim” se rroga ne amerike iu duket e vogel.
    -jane mbi nje miljom emigrante qe mbajne gjalle ate shtet fantazem qe drejtohet nga “GJENERALI I QEVERISE VDEKUR” QELBESIA E TIJ BEBISHA.
    -I bej thirje shume komentuesve sidomos emigranteve te nderuar te gazetes tema qe ti mbeshtesim keto njerez fisnike ne perpjekjet e tyre
    per largimin dhe denimin e qiklopit te viqidolit.thanks !!!!!!!!!!!!!!!

  10. Agimi, says:

    …nuk dij se cfare te them me pare.
    Admiroj dhe respektoj fuqishem Top-Channel, Emisionin “Fiks-Fare” sebashku me
    Filip Cakulin dhe Saimirin & Doctorin dhe stafin e fiksit.
    Admiroj dhe respektoj Andrea Stefanin.
    Admiroj dhe respektoj Mustafa Nanon.
    Admirioj dhe respektoj edhe shume-e-shume analiste dhe personalitete te tjere te medias te cilet jane fuqishem opozitare me qeverine.
    Dhe mbi te gjithe keta respektoj dhe admiroj zotin Mero Baze qe po ben nje opozite-titanike dhe heroike kunder shpellarit Berisha. Nuk e kam idene e motivit te zotit Mero Baze kunder Sales. Por fakti qe une personalisht kam nxjerre konkluzionin e analizes time 20-vjecare se :
    ” Sali Berisha eshte qelbi i qelbit shqiptar.”, per kete aresye kushdo qe e kundershton shpellarin Berisha …eshte per mua nje patriot shqiptar . Ne kete kend veshtrim Zoti Mero Baze eshte, patriot mbi patriota, analist mbi analista, hero mbi heroj.

    1. geri lame says:

      O “Agim”! Kam mendimin se duhet patjetër të bësh një vizitë tek neurologu, pastaj edhe mund të diskutohet me ty. Përfundimisht keni marrë fund nga sistemi nervor. Më vjen keq dhe mirë, po ç’kusur kemi ne o derëzi që t’ju kemi nëpër këmbë. Të lutem shko vizitohu

  11. centauri i fierzes says:

    i nderuar kolegu mero
    Nuk po te drejtohem si gazetar por si profesion pune.Po te kisha qene
    skuth dhe “peshkop” si berisha,tritan shehu,mehmet elzi,beqnik mustafaj
    ndoshta do te kisha dhene leksine kur ishe ne fakultet por si te dedisen ty andej nga batra une e pata fatin nga fierza dhe me tej por jam krenar qe i kam dhene atij vendi dhe nuk u qyrravita tiranes..
    Atje ne fierze dhe bc kam shume miq dhe ja kam kaluar mire vetem se kishin nje “defekt” te vogel qe e thonin dhe vete me “konge”:
    “””””karaduzi i bajram currit,
    “””””nuk po i lshon rruge centaurit.
    Por nje shprehje tjeter qe lidhet me situaten sot eshte dhe me e goditur:
    “””””””””Une aga ..ti aga
    “””””””””po gomarin kushe mban ?
    Qe do te thote se sot jemi bere aq shume analista,gazetare,komentues etj etj dhe duhet dikush ta kape salen prej litari ose bishti dhe me e hedh ne hale te gomarit kete karaduz prej letre…

  12. sherifi says:

    Une mendoi se me kte popull po luhet keq.berisha u provua ne v.1992-1997 si president dhe at’here i mori te gjitha pushtetet prokurori,gjykata,shish,polici,ushtri dhe kryetar partie.mos harroni neper mitingjet elekorale edhe president edhe kryetar partie.ndryshe nga te gjith pasardhesit e tjere perfshi ketu edhe z.topi.Berisha e dogji njeher shqiperine,vrau nje popull,shkaterroi te gjith institucionet dhe kur erdhi momenti e dorezoi shqiperin si te dale nga nje lufte berthamore.
    Cbehet keshtu ne kte vend?i teket saliut dhe mund te bei cte doi me kte milet,i teket nanos dhe del neper studiot e europes dhe thote qe dua dhe une te behem president,harron nanua qe ai e solli perseri berishen ne pushtet,solli ne pushtet njeriun me te zi te shqiptareve per te vazhduar perseri me vjedhje,grabitje votash,pasurim te paligjshem te femije te tij dhe na del dhe na kerkon te behet president,sa turp.d.m.th.keta thone qe ne me kte popull mund te tallemi,ti vjedhim,ti vrasim,ti poshteroim dhe nuk na hyn asnje gjembe ne kembe.

  13. ALBAN DEGA says:

    EDHE NJE ARESYE MADHORE MERO… PRESIDENTI SOT NUK I KA KOMPETENCAT
    QE I DUHEN BERISHES

    Per ti rivendosur ato atij i duhet te ndryshoje Kushtetuten dhe te ktheje kompetencat qe do ti kishte dhene Referendumi Kushtetutes i deshtuar i nentorit 1994. Nje diktator tipik enverist. Vecse me hipokrit, pasi Enveri e kishte ne nenin 1 te Kushtetutes se Shqiperise si “shtet i diktatures se proletariatit”! Pra shkrute bukur: diktature!
    Ku ti marre votat!? Referendumi do ta nxirrte nokaut kete trazovac te politikes shqiptare qe perdor konfliktin si Leve Arkimedi per te ruajtur pushtetin.
    Nuk thone kot spanjollet do te matesh me metrin qe perdor per te te matur tjeret. Cdo gje mund ta pranoje Berisha pervec kesaj. Metri i tij eshte metri i despoteve tipike ala Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf, Saleh, Asad… Kim Jon Il…

  14. aleksandri i madh says:

    Ju thoni cfare te doni por Vucidolovici e do edhe mandatin e trete si president sepse e di qe perfundon te 7 penxheret. keto deklarata jane vetem demagogji.

  15. luis says:

    Berisha eshte i konsumuar fizikisht dhe politikisht keshtu qe nuk besoj se do e kap vitin si kryeminister,perkundrazi eshte ne agjende qe bashke me zgjedhjen e presidentit te behen dhe zgjedhjet parlamentare te parakohshme.
    Nga disa informata qe kam eshte menduar qe perpara se te zgjidhet presidenti te ndrhyhet ne kushtetute ku presidenti te zgjidhet nga populli dhe ne kohezion per ti dhene me shume kompetenca se cka tani per te realizur nje barazpeshim te institucioneve te shtetit.
    Jo me kot Edi Rama qe nga mesi i ketij muaj do filloj dhe ne vazhdim do projektoj qe brenda vitit te behet e realizueshme zgjedhjet e parakohshme duke sensibilizuar popullin se nuk mund te vazhdohet me ne kete pacavure.
    Berisha e di fort mire kete dhe ai po mendon se se cila rruge do jete me e leverdisshme per te.
    Ka mundesi qe te provoje vehten me kandidaturen si president per tu zgjedhur direkt nga populli.
    Mesa di ky eshte sugjerimi qe i kane dhene nderkombetaret.

  16. misionari says:

    Mero, nuk i ke rene ne te kur thua: “I terrorizuar nga fakti që Sali Berisha president do të ngrinte në këmbë Shqipërinë dhe botën, ai duket se do të hakmerret si një plak i rrëgjuar në ditët e fundit të pushtetit të tij ndaj këtij fakti.”
    Sali Berisha arriti ne 21 prill 2008, ta zhveshe Presidentin nga rrobat e tij dhe i veshi fustanin e kukulles…Ai kurre nuk do te prenoje nje rol kukull. Ai do Kryetarin e Partise dhe Kryeministrin; edhe gurin edhe arren. Eshte e vertete se strukjen e tij ne Presidencen e sotme e duan armiqte e tij, qe perbejne 60% te popullit shqiptar.

  17. keni says:

    po pse po e duroni o shqiptare kete malok te marre

  18. TRADITA says:

    Po beheni qesharakë e njerez.

  19. gimi says:

    Ju lutem Tema a mundeni te ma spjegoni se cka do thote VUCIDOL ne sa ma shume kuptime .ju faleminderit

    1. arbri nga mitrovica says:

      Gimi o serb i ndyre, komentoni komentoni, grini sallate grini, BERISHA eshte deri ne 2017, ha ha ha ha ha

  20. elinor bahiti says:

    Une propozoj B. Fevziun per preshi-dent….tani qe ka shkruajtur edhe librin per Hoxhen, e ka hak nje post te tille. Vetem se karrigja e preshidentit duhet te kete nje hu te trashe ne mes!

  21. Albert says:

    I vetmi merak i Berishes eshte mbajtja nen kontroll e armes efikase qe garanton pushtet,banda politike me emrin PD! Kjo ka qene dhe eshte jetike per familjen mafioze “Berisha”. Te tjerat jane te dores se dyte.Dava zyrash! Zyre kryeministri,zyre presidenti…etj. Ne pushtet apo opozite,partia(lexo oraganizata kriminale,banda) ka rendesi! E ne funksion te kesaj, jagoja Berishe kurdisi edhe konfliktin mes Topit dhe Topallit! Kjo kukudhja,ngaqe ndihet inferiore si kapacitet,por mundohet ta kompensoje duke u kapur pas hurit te bajrakut katoliko-antikumunist(edhe pse spiune e Sig.Shtetit!) e etur dhe e verbuar per karriere,si kamikaze qe eshte, do gremiset ne humnere,duke u perpjekur te terheqe edhe Topin, duke i hapur rruge kelysheve te rinj te bandes nen hyqmin e Gites. Keshtu banda rikompozohet ne funksion te Famijles duke mbajtur si dekor,butafori, SheqetPecet e rinj,HaxhiLleshet e rinj,Xha Pilot e rinj te tipit Gjana,Beja,Bode…d.m.th ajken e spiuneve te sprovuar se Sigurimit te Shtetit!….

  22. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    BERISHA MORI MESIM NGA TOPI, KU KING JONG RAMA ME 300 KRIMINEL TE PAGUAR U HODH NE PROTESTE TE DHUNSHME;DHE KJO PROTESTE NUK DO BEHEJ PA MIRATIMIN E TOPIT.PRANDAJ ME CDO KUSHT NJE PRESIDENT I BESUESHEM.

    1. psiqiatri says:

      ti komentuesi “EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE” a je psikopat a po bon rolin e budallait? sepse edi rama eshte fshehur prapa ekranit te kompjutrit dhe as konfernce shtypi nuk jep dot, pra ai jo vetem qe eshte
      i larguar por dhe i friksuar se mos shkoni ju naziskinet e dhe udbashet
      e birishis me i ra m’leva hekuri si ne 97′.
      po qe se ke crregullime mendore hajde ne bathore se kam hap nje klinike per handikapate atje ku kryqzohet ajo rruga
      e xhorxh bushit me lady gaga perballe pallatit te a. kuliqit..vizita e pare eshte free..pa leke

  23. sherifi says:

    Ky “EDI RAMA LARGOU SE SHKATRROVE SHQIPERINE” mos eshte djali i berishes dhe ka vene kete pseudonim? se tashme te pakten mbi 70-75 perqind e shiptareve e dine mire se kush e dogji shqiperine dhe vrau me mijera shqiptare kur ishte president dhe po vret,po vjedh dhe tani qe eshte kryeminister.le te shpresoim qe ne shqiperi te jene sa me pak ne mendjen e ketij pseudonimi te mos e kaloin max 5 perqind.

  24. bwterfly says:

    Zoti Mero nje analize konchize do te thosha.Une doja te shtoja dicka me shume qe asnje gazetare se permend.VOTIMIN ME DY DUAR, ku te gjithe e konsiderojne te mbyllur.Ai nuk eshte i mbyllur se diaspora ka bere kerkesen ne HAge.Dhe cdo ligj i miratuar pas kesaj kerkese eshte antikushtetuese.Ju duhet ta propogandoni se perendimi po shkele kusjhtetuten nuk toleron.Mbase ju nmendoni se atje jane bere shume shkelje por kur diaspora nuk toleron ju duhet ta permendni, ju dhe te gjithe gazetaret.Historia e votimit me dy duar ne parlament ska mbaruar akoma , ajo sapo ka filluar.Te mos harrojme se jane shpenzuar 20milion euro per traininh kur ligji seshte i miratuar.Prandaj sot per sot duhet te gjithe te diskutojne largimin e tij nga politika, te Jozefina Topallit dhe te deputeqe shkelen ligjin si dhe te atyre qe i bene sehir ligjit pra ndenjen ne heshtje nuk u ankuan.Ju faleminderit.

  25. Ai Po thote says:

    O milet, si harroni or juni qe vucidolsin e mbajne, e tallin po e mbajne, se kur ja do B….a e heqim me 97, e Krishna nga Arratisja e Lemerishme dhe e fusin prape ne Presidence , e merrpresidencë ky ne 98 me arkivolin e az. I thone ik pirdhu se te erdhem!!!, e di ti!!, e vune prape ne karrike ne 2005(Jo se fitoi me vota) , I Dhane edhe te Tjerat deri SOT (qas ketu si e nxorren fup! nga greva Palloshramen e si ja lane ne dore ne maj 2011 ate….. 10 me gjith Yll*…… , e si e bojn qole E kane ul flet me vete e shkrun si puna jone , s’ja vershellen njeri) etj etj etj….. Tani, ju hala. Ke Ura: pse rri e pse Nuk ngordh etj. Pyetja eshte: pse e mbajne? Me mire: pse I mbajne? Pergjigja a osht e thjeshte: se kete qe bejne ja do Puna e tyre ?! Mos e lodhni trunin ku e ka forcen Ky e Keta Plehra … E Kane te Kupola MODhE fare qe I mban o milet!!!!! NEeeeee , Vetja na shpeton !!!!! Sakrifica dhe Pergjegjshmeria JONe!!! A jeni gati?!… Haj’ se Folim!!!

  26. SADIU says:

    ME MIRE PRESIDENT NJE KRIMINEL BURGU SE SA KRYEKRIMINELIN E KRIMINELEVE.

  27. countdown..9 days says:

    Nuk eshte pune zgjedhje presidenti,avokat populli apo shiku etj etj..
    Perpara ne shqiptareve shtrohet pyetja?
    A do te pranojme nje pseudo shtet qe vrau njerez ,vodhi votat,dhe shakterroi shtetit dhe dinitetin e shqiptareve????
    A do te pranojme talljen nga ambasadore medioker qe drejtojne shtetin shqiptar prapa perdeve te ambasadave???
    A do te pranojme tradhetine e opozites qe shkeli mbi gjakun e 4 heronjeve
    dhe mjaftohet me lule si ne funeral home ????
    21 janari 2012 eshte shansi i fundit..nuk do pijne me uje hartimet,editorialet,komentet por pas kesaj date nqs berisha do te vazhdoje
    ne karriken e tij te pergjakur te k/m do ta shpallim zyrtarisht
    MAKBETHIN E TROPOJES dhe le te mbyllim gojen pergjithmone..eshte faji 100%
    i joni..

  28. Ramy says:

    SIDO QE TE VEJE BERISHA NUK LARGOHET PA E SHKATERUAR SHQIPERINE.

  29. ing. says:

    z.ramy
    po cfare ka ngelur pa u shkaterruar nga shal berisha..vetem tre hidrocentralet ne lumin drin dhe ato jane gjysem te shitur..
    Me mire nje fund i tmershem se sa nje tmerr i pafund duke ndegjuar
    perrallat e ambasadoreve dhe lepurit dy metrosh..

  30. reformer says:

    Me vjen keq Mero, po kesaj rradhe ke gabuar diagnoze! Berisha nuk po lufton as me kundershtaret e tij politike dhe as me nderkombetaret! Keta ai aktualisht i ka mundur! Ai po lufton kunder natyres, kunder plakjes natyrale, kunder daljes ne pension per shkak te moshes!
    Sigurisht kjo eshte nje cmenduri akoma me e madhe, por keshtu eshte gatuar ai! Do te qendroje ne fushen e lojes deri sa ti pushoje zemra aty, se breket i kane rene dhe ai prape vazhdon te luaje…

    1. tom ridge says:

      per ke e ke fjalen i nderuari “reformer” per kryeministrin alejandros arvizu apo per xhandarin e tij berishe..
      per berishen ka vetem nje rruge; qe te vdese me breke neper kembe se sa prapa hekurave te burgut qe eshte dhe urdhri i te plotpushteteshmit
      A.A.A..U
      Ku ka beithe berisha te luftoje me nderkombetaret?? berisha eshte pale
      me nderkombetaret or mik..

  31. shkodrani says:

    Un propozoi z.Agim Fagu per president…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje