Muri u shty deri tek pretenca!

7 Janar 2012, 00:42Editorial TEMA
Muri u shty deri tek pretenca!

Nga Mero Baze

Lexova me vëmendje pretencën e Prokurorisë për Ilir Metën. Shumë njerëz ,sidomos ata që nuk durojnë dot më Ilir Metën, janë të dëshpëruar pse akuza ka kërkuar dy vjet burg për të. Të tjerë janë të dëshpëruar se e dinë që Gjykata e Lartë do ta hedhë poshtë kërkesën e akuzës.  Të gjitha këto janë emocione që prodhohen jo nga rasti konkret, por nga historia e rasteve të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. E vërteta që unë lexova në pretencë, është një punë e lavdërueshme. Prokurorët Bujar Sheshi dhe Anila Leka kanë provuar se Ilir Meta është hajdut. Kjo ka shumë rëndësi për autoritetin e institucionit të akuzës në Shqipëri.

Duke qenë se ai është një krim i mbetur në tentativë, për shkak të denoncimit të Dritan Priftit, nuk ja vlen të gjykojmë për masën e dënimit, sasinë e viteve të burgut, cilësinë e qelisë apo sasinë e lekëve të gjobës. Duhet të gjykojmë për një cilësi që po zhdukej nga drejtësia shqiptare, aftësinë për të gjykuar dhe kërkuar dënim për një politikan të lartë. Prokuroria e ka bërë këtë akt. Dhe kjo nuk është pak. Është e vetmja rreze shprese në errësirën që kanë prodhuar paragjykimet për drejtësinë shqiptare, e cila nuk na ka zhgënjyer kurrë për të qenë pro pushtetit të korruptuar.

Pretenca ndaj Ilir Metës është një vendim i qartë për ta ndëshkuar korrupsionin. Në pretencë ka disa elementë të rëndësishëm të dala nga hetimi, që nuk kanë lidhje me kasetën dhe zhurmën rreth saj, ku e përqendroi Berisha dhe Meta mbrojtjen e tyre.

Elementi i parë që të ngjall respekt për hetimin është se ata kanë provuar gjithçka pa pasur nevojë për kasetën. Gjithçka çfarë shihet dhe dëgjohet në kasetë, prokuroria e ka provuar me elemente jashtë kasete. Fjala vjen, biseda e Ilir Metës për 700 mijë eurot dhe telefonata e tij gjatë bisedës me Priftin, mbështetet jo më nga ajo që shikomë e dëgjojmë, por nga tabulatet telefonike të Metës, Priftit, Agim Rrapajt, vëllezërve Tola, Halilit dhe gjithë personazheve të asaj afere korruptive. Ndërtimi i skenës përmes tabulateve, apo dëshmive të personazheve të thirrur nën hetim, provojnë atë që ne kemi parë dhe dëgjuar në kasetë. Edhe sikur të mos ekzistonte ajo kasetë, me aq fakte sa ka grumbulluar prokuroria, ajo mund të xhirohej si një film dhe të ishte prapë reale.

Elementi i dytë i rëndësishëm i hetimit është qëndrimi ndaj denoncuesit. Organi i akuzës ka përligjur faktin pse Dritan Prifti duhet ta regjistronte Ilir Metën, pas provave që ai ka dhënë dhe që janë provuar të besueshme se ai po i bënte presion për një kohë të gjatë për disa afera korruptive kundrejt pareve, shpërblimeve në aksione ose formave të tjera. Kjo ka rëndësi, pasi mbrojtja e Ilir Metës u fokusua tek zhvlerësimi i denoncuesit dhe zhvlerësimi i kasetës. Të dyja i kanë dështuar, pasi hetimi ka provuar me elementë të tjerë kasetën, dhe i ka dhënë arsyetim jo vetëm logjik, por dhe ligjor regjistrimit të Priftit dhe denoncimit të tij.

Një element tjetër i rëndësishëm në pretencë duket se është dhe zhvlerësimi i dëshmitarëve të mbrojtjes, të cilët kanë ndryshuar dëshmitë e tyre nga prokuroria në gjykatë. Prokuroria lë të kuptojë se ka fakte për të shkuarën e tyre të inkriminuar, por nuk ka dashur t’i përfshijë në këtë hetim, duke lënë të hapur mundësinë që ata të rihetohen për deklaratat e tyre. Kjo nuk ka shumë rëndësi për procesin, por ka rëndësi për cilësinë e njerëzve që dalin në krah të zëvendëskryeministrit të akuzuar për korrupsion. Eleganca me të cilën organi i akuzës i ka portretizuar këta tipa, është një aftësi e admirueshme profesionale, e cila tregon qartësinë që kanë pasur prokurorët e kësaj çështje rreth rastit në fjalë.

Interesant është dhe qëndrimi që prokuroria ka mbajtur ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zhvlerësuar si provë kasetën e regjistruar. Organi i akuzës thekson faktin se prokuroria ka pranuar si provë të vlefshme rrugën në të cilën është servirur si provë kaseta dhe qëndrimin e ekspertëve të emëruar prej Ilir Metës në atë çështje e konsideron si dyshues, por të pambështetur në prova shkencore. Ky element me punën që ka bërë organi i akuzës nuk ka më rëndësi pasi ata e kanë provuar skenën e krimit me elementë të tjerë, por ka rëndësi për të zhvlerësuar furtunën politike që Berisha ngriti ndaj gazetarëve të Fiks Fare dhe medies në përgjithësi, që u bazua në sulmet e saj pikërisht tek kjo kasetë.

Por siç e theksova në krye të këtij shkrimi, gjëja më e rëndësishme që sjell kjo pretencë nuk janë detajet profesionale që unë u përpoqa të riprodhoj, por fakti që për herë të parë, një akuzë e mirëpunuar për një zyrtar të lartë, përfundon në formën e një pretence në gjykatë.

Unë kam lexuar dhe dosjen penale të Lulëzim Bashës për segmentin Rrëshen- Kalimash ku ai është nën akuzë për 220 milionë euro. Prokurori i Tiranës ka bërë një punë të shkëlqyer dhe për moskompetencë e ka kaluar çështjen në Prokurori të Përgjithshme. Sikur të mos ishin bërë lojërat me afate dhe blerja e Gjykatës së Lartë, nëse ajo akuzë përfundonte në pretencë në Gjykatë, siç mund të përfundojë ndonjë herë, ai i akuzuar nuk del më nga burgu. Por guximi për ta dorëzuar atë në Gjykatë fatkeqësisht mungoi, dhe për më tepër mungoi guximi për ta rihapur çështjen. Po ashtu Fatmir Mediu, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 26 qytetarëve në biznesin që loboi i biri i kryeministrit, nuk përfundoi në Gjykatë për shkak të imunitetit. Ky është rasti i parë në historinë e drejtësisë shqiptare pas vitit 2005 që një akuzë penale arrin të formulohet në sallën e gjyqit në formën e pretencës nga prokuroria shqiptare. Është një hap i rëndësishëm. Mos gjykoni masën e dënimit që është kërkuar dhe as atë që do të japë Gjykata e Lartë. Pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë shansin të jenë më gjyqtarë të kësaj çështje, ata do jenë thjesht të gjykuar. Më 16 janar gjykohet Gjykata e Lartë, jo Ilir Meta. Ai është tashmë i gjykuar. E paragjykuar ka mbetur Gjykata e Shpresa Becajt, për shkakun e vetëm se nuk na ka zhgënjyer kurrë për të zgjedhur mes pazareve me pushtetin dhe drejtësisë, nga ana e drejtësisë. Prokuroria shqiptare ka anuar nga e drejta përballë pushtetit dhe ky është jo vetëm një lajm i mirë, por dhe një standard që i jep fund epokës së pandëshkueshmërisë. Të paktën muri mbërriti tek pretenca. Kujtohuni qe Lulëzim Basha e ka lënë dosjen tek shkallët e Gjykatës.

52 komente në “Muri u shty deri tek pretenca!”

  1. si gjithmone i zhgenjyer! says:

    Zoti. Baze, me te vertete ky eshte nje hap shume i vogel pozitiv i drejtesisie shqiptare por kjo nuk duhet t’i jape te drejten askujt te shkruaj se cfare duhet te ndjejne lexuesit dhe populli mbar nga vendimi i marre, as juve.

    Ne si shqiptare ndjehemi edhe njehere tjeter te zhgenjyer tellesisht nga institucionet e drejtesise ne vendin tone sepse ky vendim eshte nje tregues i qarte se ne shqiperi mund te thyhesh ligjin te abuzosh detyren te vjedhesh sa te mundesh dhe nuk te gjen gje.

    Vendimi i gjykates me shume se shprese te zhgenjen dhe dekurajon te kesh besim se ka ndonje ndryshim pozitiv dhe me e keqja dergon ne popull mesazhin se eshte e kote te perpiqesh te gjesh apo te vendosesh drejtesi gjithashtu mbron mendimin e pergjithshem se po te vjedhesh miliona, me e keqja qe do te gjeje eshte 2 vjet burg.

    Jam i sigurt se ka miliona shqiptare ne shqiperi ne keto momente qe te shpetojne nga maskaralleku ku i ka katandisur kjo qeveri jane te gatshem te bejne 2 vjet burg per te vjedhur si Meta.

    Ky ishte nje hap tjeter nga klani Berisha per t’u hedhur hi syve popullit dhe opinionit…

    me shume respekt per shkrimet tuaja.

    1. elinor bahiti says:

      Mero ka te drejte! Vec t’i beje 2 vite burg ai palaco se na dalin e teprojne. Me rendesi do te kishte fakti qe ai u denua dhe ketej e tutje do te cilesohej si nje hajdut me jake te bardhe. Pastaj, po te rrjedhin ngjarjet normalisht, me rregull te treshit edhe saliu duhet te bjere dhe kjo eshte me se e mjaftueshme per cdo shqiptar racional. Verej shpesh qe shume njerez nguten dhe kerkojne menjehere denime me vdekje apo burgime te perjetshme. Sic duket ne shqipot nuk besojme shume ne nje mundesi te dyte por i hedhim fajtoret tek gropa e peshkaqeneve. Sikur te kishim pak me shume arsye dhe me pak emocion si popull nuk do te ishim akoma duke u zvarrite per 20 vite me radhe ne gjurme te demokracise.
      Por rri i qete se nuk ben vaki qe Meta te denohet. Me keq per ate do te jete kur t’i vije radha te perballet me drejtesine e vertete. Une do t’i kisha sugjeru atij ta pranonte kete denim se keshtu e kalon lumin gati si pa u lage; perndryshe, ka per ta marre rrjedha sa te fuse kembet.

    2. raimondi says:

      Mero ketu ja fut kot –se Drejtesia nuk ka bere as edhe nje hap perpara

      –Por sipas gjuhes se jurisprudences prokuroria me ate denim aq te vogel ka para pregatitur pafajsine e Metes

      Sepse ne drejtesi ka 3 drejtesi –E para eshte e Drejta e prokurorit ,qe eshte e Drejta e Akuzuesit ,
      e dyta eshte e drejta e avokatit qe eshte e drejta e te akuzuarit

      ….dhe e 3-ta eshte Vendmi i gjykates qe eshte ..Drejtesia perfundimtare

      –Tani duke pasur parasysh kete ligjesi ne fushen e ligjeve ,del se prokuroria me ate denim te lehte qe i ka dhene Metes ka para-pergatitur PA-FAJSINE E Metes

      Tani do degjohet edhe avkoati i Metes i cili do kerkoje pafajsine

      —–Dhe kur te vije ceshtja tek trupi gjykues ata patjeter do i japin pafajsine .
      Se nqs Meta do ishte fajtor per ate lloj korupsioni nuk mund te kerkohej nga prokuroria nje denim aq i lehte sikur kishte vjedhur kaposhin e gjitonit
      –duke pasur parasysh edhe poziten e tij organi i akuzes duhej t e kerkonte mbi 10 vjet denim per te

      Pasi dihet qe Proukroria kerkon gjithmone denimin maximal per te akuzuarin dhe gjykata shkon shume me poshte sec kekrojne kekresat extreme te Prokurorise —-

      —Mirpo ne kete rast kerkesa e Prokurorise eshte 2 vjet–Cka automatikisht
      tregon se Meta nuk ka vjedhur ,sipas denimit qe kerkon prokuroria,se ne fakt Meta ka vjedhur qe i ka fik deren–dhe duhej patjeter te rrasej ne burg

      –Nqs ,Prokuroria do kishte kerkuar ,te pakten 10 vjet denim per Meten,
      atehere Gjykata do i kishte dhene nja 2 vjet burg , se nuk mund ta shfajesosh dot kur akuza kerkon 10 vjet –Dhe Meta do dilte fajtor…

      Ai denimi qe kerkon Prokuroria per Meten eshte si puna e asaj qe ngeli me barr
      dhe doktoret i thane te jemes : Cupa eshte njecike me barre looooool

      Pra,Prokuroria ketu beri nje loje hileqare , qe edhe me opoziten ta kete mire
      ,por edhe Meten ta nxjerri pa lagur

      –Ky gjyq tregon se jo vetem gjykatat, por mbi te gjitha organi i akuzes eshte difekti
      me i madh i gjyqesorit ne Shqiperi –sepse me denimet e lehta qe kekron
      per Kriminelet e cdo lloji prokuroria u jep mundesi gjykatave te maskoojne korupsionin e tyre ne gjykim

      1. Shefqet Cela says:

        Une e kuptoj fillin llogjik te komentit tuaj, por anashkaloni ligjin.
        Eshte provuar “korrupsioni pasiv”. Denimi eshte 2 % 5 vjet. Si mund ti jepej pretenca per 10 vjet?
        Gjella me kripe por dhe kripa me karar.
        Sa per mua, edhe ato dhjete vjet, qe mendoni ju jane pake per ate surrat pa pike intelekti, qe po telendis nje popull te tere. Zullumet e tija nuk kane fund, deri tek floriri ne thesar shteti.
        E rendesishme eshte qe ai te shpallet fajtor, si delenxhi i korruptuar, qe derdellis per integrimin dhe u be shkaku kryesor qe na la jashte integrimit. Pa kete nuk do kishim Sali ne politikedhe do ishim ne Evrope.
        Duke u shpallur fajtor per korrupsion, do tu hapen syte shune sylesheve qe aderojne qorrazi ne ate parti.
        Do ti vije koha ti paguaje nje per nje, ti vjelle te gjitha.

        1. elinor says:

          E sakte Shefqet! Edhe per mua po t’i jepej nje denim prej 15 vitesh dhe prape nuk do isha i kenaqur, por kryesorja eshte qe te shpallet fajtor.

        2. raimondi says:

          Shefqet aty kame thene 10 vjet me hamendje se une nuke di sa duhet te jete denimi

          —Por problemi eshte ketu –Ne praktiken e prokurorise eshte mentaliteti
          qe gjithmone Prokuroria jep denimin maksimal dhe ky denim maksimal
          kundershtohet po maksimalisht nga avokatet

          …….Ne fund gjykata jep denimin e …merituar

          –Tani ne rastin ne fjale kur prokuroria jep 2 vjet ,do te thote qe denimi i merituar te jete …..pafajsi

          –Ndaj ju kopetntet e PS-se mos ja ngarkoni fajin Gjykates ,por prokurorise
          qe ben nje loje hileqare….

          Po nejse varja ju socialistat e Edushkes jeni kopje te vogla te Edit :
          qenie qe mendoni se bota rotullohet rreth jush kur ne fakt ju bashke me Edin
          jeni …fundi i botes ,sepse juve ju mungon edhe vetia me e thjeshte qe ka nje qenie njerezore :…..common sensi

  2. Mallakastrioti says:

    ..Mero Baze, uroje Zotin qe te Shtoje Forcen e krahut dhe mendjes…te tjerat nuk kane rendesi…i ke thene te gjitha vete…rrofshe…

    1. Epirioti II says:

      Te gjithe ju qe uroni Meron nga zemra dhe kenaqeni qe Shqiperia nuk ka vdekur akoma, por ka njerez qe nuk kane frike nga regjimi ju lutem qe te mos harroni qe cdo makine qe te eci perpara ka nevoje per karburant (qofte ky i piset apo ekologjik). Nuk duhet te harroni qe donacionet e vogla here pas here e bere nga ne lexiesit e Temes jane karburanti i kesaj gazete ne kohen kur gjithe qeveria e i ka dale kunder.

      Mero duhet ti besh me shume propagande donacioneve e kam shkruar edhe here te tjera. Nje model qe mund te eksperimentohet eshte ai qe ndjek Wikipedia.

      Dicka tjeter e rendesishme. Nga bisedat e shumta qe pata me miqte e mi neper bote me rastin e Vitit i Ri, vura re qe asnje prej tyre nuk e dinin Gazeten Tema. Ata lexonin perdite Panorama, Balkanweb dhe Shekulli. Nese e doni fjalen e lire, bejini marketing Temes. Jam i sigurt qe ne radhet e emigranteve qe do e lexojne do dalin donatore te rinj.

  3. LORA says:

    Pershendetje e mbaresi per 2012-en per ju z.Baze!
    Une nuk e kam shtene ne dore qe ta lexoj vete pretencen e Prokurorise per kusaro-kriminelin i.meta.Duke e pranuar logjiken e vleresimin tuaj per cilesine e kesaj pune,une do t’a verifikoja ate ne pamundesine e Gjykates se Larte per te shkelur mbi nje pune te kopsitur mire e pa asnje shteg per sperdredhimet e beces fullanit apo bec-fullaneve te tjere.Vetem ne daten 16 janar mund ta marr pergjigjen e ketij verifikimi per shqetesimin qe kam.

  4. Shtegtari says:

    Qe para 97 qe te kam njohur (si prokurore ne punen e perditshme) e deri tani, kujtoja se do te kishe ndryshuar, po fatmiresisht paskam gabuar o Anila Leka; ke mbetur po ajo qe ke qene; FLORI.
    Ta befte zoti hallall!

  5. usa men says:

    Kam pambarimisht respekt per zotin mero baze(pas 21 janarit 2011) por do te doja te jem dhe ne rolin e oponentit.
    Pas vitit te ri ju z.mero keni bere 3 artikuj:
    -per zgjedhjen e presidentit ne qershor 2012
    -per librin e enverit te skuthit blend
    -dhe kjo e treta per ilir meten.
    Me thene te drejten nuk e shoh me vend “kenaqsine” tuaj qe dosja arriti te shkoje nga prokuroria ne gjykate.Gjithe kjo eshte nje skenar i parapregatitur ne menyre teper inteligjente dhe kushdo le te mendoje se kush jane keto skenariste … ato dihen.
    z.Arvizu ja ka bere te qarte shqiptareve qe do kete zgjedhje vetem ne 2013 dhe deri atehere ka urdherur edi ramen me gramoz rucin qe te mos
    bejne me protesta dhe te mbajne qetesi sipas parimit”statukuo me cdo kusht duke pranuar dhe perdhosjen nga devili berishe”.
    Ndodhi 21 janari pikerisht nga “video e monstres meta” ne nje mjedis
    shume shperthyes nga veprimtaria tradhetare e berishes dhe ishin
    3 dipllomatet perendimore qe mbajten hapur krahun e kriminelit berishe
    naten, kurse diten “tallnin lesht” ne mbrojtje te drejtesise .
    Po keshtu dhe ne votimet e 8 majit ishte kjo treshe ambasadoresh
    qe menaxhoi me kujdes nje “fitore teper te ngushte ” me 10 vota per te shpelare trurin e opozites dhe te opininit shqiptar.
    Jam i bindur 1 miljon% se problemi i metes po konsumohet tani ne vigjilje te 1 vjetorit te masakres se berishes ne 21 janar.
    Nqs se META do te futet ne burg do te bjere automatisht qeveria berisha
    dhe kjo do te coje se shpejti dhe berishen & bashen para drejtesise.
    Dhe nqs kjo ndodh atehere do jem nje nga njerzit me te lumtur ne bote
    qe dipllomacia amerikane po korigjon me nefund gafat e saj ne kohen e rajersonit kur amerikanet ishin me teper miq me jugosllavet..
    LAVDI HERONJEVE TE 21 JANARIT
    POSHTE VRASESIT,TRADHETARET,FRIKACAKET DHE GENJESHTARET !!!!!!!!

    1. Albann says:

      E ke nisur mire me Arvizun por ke devijuar me pas duke dale dhe ne konkluzionin qe qeveria do bjere.Kjo s ka per te ndodhur

      1.E para.Arritja ne kete faze gjyqi s eshteARRITJE kemi rastin e Nanos kur nje i denuar mund te futet ne politike pa i hyre gjembi ne kembe duke u bere kryeminister apo dhe kandidat per deputet.
      2.

      1. landi lezhe says:

        Ne nje shoqeri te lire,vetem korrupsioni i shkel te drejtat e njeriu. Dje Prokuroria tregoj se ka edhe ne shqiperi Falcone e Borsselino. Shpresoj qe ky eshte vetem fillimi…per ‘peshqit’ e medhenj te korrupsionit si Ilir Meta me shoke

  6. peci luku says:

    SHQIPERISE PO I SHFAQEN TRIMAT E DO TA NDIMOJNE TE DALE NGA KJO SITUAT QE E KATANDISEN KRIMINELET E HAJDUTET ME SALI BERISHEN KU ISTORIA MIJRA VJECARE TREGON SE FUKARAJA RREZON GJITHCKA JO NJE SALI NJE ILIR A NJE BASHE POR GJITHCKA A E KA MENDUAR SALIU QE NJE DITE DO E SULMOJNE NJERZIT NE SHPI A KU TE FSHIHET E TA TERHEQIN ZVARRE SI QEN PSE NUK LARGOHET TE JAPIN DOREQIEN E TI PARAQITEN GJYKATES TE THONE NE KEMI VRARE KEMI VJEDHUR KEMI GYNJYER TE PAKTEN NA DENONI ME BURG TE PERJETSHEM JO ME VDEKJE

  7. Albann says:

    1.Nuk eshte gje e re qe nje zyrtar i larte te perfundoje ne kete faze gjyqi:Kemi rastin e Pangos,por edhe rastin Nano i cili dhe eshte denuar.Ne rastin konkret s eshte dhene ndeshkim akoma…Dhe kemi proven qe pasi denohesh behesh e kryeminister….

    2.Nuk eshte merite ekskluzive e prokurorise qe u arrit ne kete pike
    Z Baze haron qe prokuroria eshte mbeshtetur nga Arvizu.Ka nje eksponent partie (LSI)qe eshte ekstraduar ne SHBA i akuzuar per droge dhe vrasje.Kuptohet qe eshte shqetesuese per Shba perfshirja ne krim e LSI.Kushedi c ka prockollitur ai ne Shba.Arvizu si rallehere “ka nderhyre”(per zgjedhjet e 8 majit se bente dot) dhe jemi ne kete pike.
    Arsye tjeter qe Arvizu eshte perfshire eshte sepse si i jashtem e sheh qarte qe perfshirja e LSI ne qeveri ka cuar ne gare vjedhjesh.Per ta ndalur kete gje duhet ndeshkuar LSI.Me kete gjyq Arvizu e “ve ne binare” qeverine Berisha,permireson imazhin e saj ne luften ndaj korrupsionit,dhe imazhin e Shba-se duke mbeshtetur prokurorine.Imazh qe u demtua rende pas 21 janarit dhe 8 Majit.Arvizu i ka kerkuar Meten ,Berishes ne shkembim te mbeshtetjes se dhene.Berisha ka pranuar duke u siguruar qe denimi tejete i tille qe te siguroje vazhdimesine e qeverise.

    Neser i dshur Mero Baze :
    Arvizu do dale te thote qe shteti fuksionon (sic e pohon dhe ti arritem ne pretence,biles mund te jepet dhe denim dhe pse qesharak)
    Meta do shpetoje pa lagur,mbase me nje gjobe qesharake.Do hiqet mundesia e nje ndeshkimi serioz.
    Qeveria do vazhdoje e pashqetesuar rrugen e saj.Biles mund te mburet qe vuri para derejtesise nje antar qeverie,dhe ka rritue performancen ne luften kunder korrupsionit.Pastaj se c denim kerkojne prokuroret dhe c denim japin gjykatesit ,sua ka fajin qeveria.
    Per kete te gezohemi?Te pakten te kerkohej nje denim serioz qe Berisha,Arvizu dhe Meta te mburen me te drejte.

  8. sabo says:

    i MADHI mERO bAZE PERSHENDETJE NGA sh.b.a GEZUAR VITIN E RI SHENDET DHE GJITHE TE MIRAT E KESAJ BOTE PER TY HEROIN GAZETAR ,NUK MUNDET TE GJEJE AS NJI GABIM NE ARTIKUJT E TU .tE TILLE I DUHEN DEMOKRACIS NE sHQIPERIN E ZAPTUAR NGA SHPELLARET DHE HAJDUTET sALI-META

  9. Koz says:

    Do te ishte fantastike sikur Berisha ta linte ne balte kete maskara te felliqur e te pangopur. Meta tashme nuk i hyn kerkujt me ne pune dhe sa me pare partia e tij hajdute te zhduket nga faqja e dheut aq me mire I behet te ardhmes se vendit. Nese Berisha do te kishte qofte edhe nje intelekt minimal do ta urdherinte Gjykaten e Larte qe ti jepnin nje denim te mire ketij ndyresire te peshtire, perndryshe ne zgjedhjet e ardhshme do ti duhet ta mbaj ne kurriz gjithe zorzopet e LSI-se. Ne te kundert gjyqtaret e Shpresa Becit ne te ardhmen e afert duhet te gjejne nje vrime se ku mund te fshihen…. Korruptimi I tyre dhe pisllekku qe ata perfaqesojne eshte tejet evident por kjo do te tregoje sesa e qelbur eshte drejtesia Shqiptare ne cdo nivel te saj duke filluar nga koka.

  10. ALBAN DEGA says:

    NJE PRETENCE PROFESIONALE… NJE ANALIZE SHEMBULLOR

    – … Zagari i keq… dhe mendja e arte e kinezeve te mencur

    Model per cdo prokuror shqiptar dhe me gjere… U lumte per kopsitjen e shkelqyer te ceshtjes.
    Pergezime Zoti Baze per analizen shembullore!
    Nje analize e jotja Mero vlen sa njeqint “Vepra 19″ te Blendi Fevziut, ” Une nuk ishja Student i Dhjetorit” te Mehmet Elezit, fjalime te pergatitura nga Artur Zheji per Bashen, ” Klan” te Aleksander Frangajt, “Gazeta 55” te Fahri Balliut, komente te Henri Cilit, tazibao ala Tao- Tao te Frrok Cupit … dhe korit te kukuvajkave te Sales ne katror plus gjithe fjalimet mashtruese te pergatitura nga ky kor e te lexuara apo recituara nga Berisha!
    Genje e genje se dicka do te mbetet eshte motoja e tyre. Nje moto ala Gebelsiane qe le mbrapa faqen e zeze te zagareve te Berishes!
    Kinezet e lashte kane nje shprehje te arte: zagari i keq leh per te zone per aq kohe sa nuk ka nuhatur nje tjeter qe i shton qofte edhe nje kocke pa mish ne menune e tij!

  11. Horri i bulevardit says:

    Ne emer te popullit, e ngrinte zerin gjykatesi dhe jepte denimin, per armikun e partise.
    Fjalet e arta te te madhit Sander Prosi, kur thoshte, eh mor popull, sa gjera thuhen ne emrin tend.
    Cdo gje, behet ne emer te popullit dhe partise, se per kete kane punuar qeverrrite tona, vertet e denoi Nexhmijen Saliu yne i madh, por ama e denoi per 50-kafe, imagjinojeni tani sa do te denohet Iliri, qe vetem bakshishin e ka sa per me i dhon kafe gjithe banoreve te Ballkanit, per nji jave rrjesht.
    Ma merr menja se gjykatat tona te rrepta, kur shikojne qe vidhet pasuria e popullit, kane per ti dhon Ilirit, jo me pak se 700-vjet burg, por kur te dali nga burgu, besoj se LSI do te kete ardhur ne pushtet dhe keshtu qe Iliri do te marri pafajsine, sic e mori Tosi i Nanos, ishalla se kopjo Tosin, se i bie qe ta nderroje ne grun me nji ma te re dhe po nervozohet Monika masnej.
    Ato paret e rruges se kombit, ja u them me bindje, se per tmir te kombit kan shku prap, por smund tja u kallzojm se jane sekrete qeverrrie.
    Se ne Doris Pack, apo dhe ai bukuroshi austriak, kan dhon kontribut te modh, ne konsolidimin e qeverrrise dhe badjahava spuno tjetri.
    Esht turp per ne qe ti denojm kokat e mdhoja, pranej mblidheni menjen, kokat e mdhoja bota i pagu me flori, kurse ne dum me i rras mrena, pse? se i teket turmes popull, qe sdi kalidhet gamori me i denu.
    Qeverria akoma se ka maru misionin e saj, sa ti japim ne grekofonve ca det, ca hektare trull me ndertu vorrre, ku ne si shqiptare do na hapen vene pune si vorraxhi, sa ta mushim ne bregdetin tone te varfen me ca biznesmena qe jan me vica mrapa, sa tmjellim dhe nja 250-miljon arrore dhe ja ku e bom salistanin mrekulli e nonte e globit.
    Masnej i durumi i fitumi, kan pas thon pleqt, ca disidenta nkohen e atij burri, dojshin me e heq prej partije, dojshin me ja morr fronin, ai i kuptoj dhe i coj per lesh, se sme nigjun mu kur u thosha,, prisni sa ti vi sahati, une durova dhe e pashe xhenozen me syt e mi, kur hyni ndhe.
    Pranej ju them prap, duroni se ki per tfitu, se ne ky i sotmi, ka me vdek, sidos kto kohet e funit ka fillu me u krrus dhe o tu u zvoglu, te presim sa te shkoje ne ky ke ustai vet i idealit, masnej kemi gjith te drejten e zotit ta shajm dhe mos ti lejm llaf pa thon, i bojm ftese ne Fevziut, tja filloj biografine se ka eksperience.
    Vetem mos boni sherr, se po na ik Saliu dhe na gje gafil, sdo tjena mgjendje me i bo dhe xhenozen persmari dhe turpromi para botes, se ata e dine qe jena tparet me mrekulli.
    Hajt zoti ju dhont durim.

  12. luis says:

    Cdo gje do vendoset sipas nje plani te detajuar mire nga diplomacia perendimore dhe nga puna e shkelqyer e Edi Rames.
    Berisha tashme eshte nje person non grata per europen dhe ameriken.
    Sipas idese sime atij po i mblidhen hesapet ne formen kushtetuese ku pushtetet duhet te jene te ndara dhe te funksionueshme gje e cila ai vete ka kerkuar qe gjykatat te bejne punen e tyre ne baze te ligjit ku ne kete rast duke pasur besoj dhe nje mbeshtetje te drejtperdrejt nga keta dipllomate ata jane te detyruar te vendosin drejtesi pa mundur dot qe Berisha te nderhyje.
    Vete llogjika te lejon te kuptosh se pas asaj qe ndodhi me 8 maj ku u permbys rezultati ne tavoline dhe me deshmitare te mirefillte zotin Arvizu ku ceshtja shkoj ne gjykate dhe gjykata pavaresisht se vendosi ne menyre te padrejte u cilesua si nje veprim qe nuk mund te atakohet duke lene keshtu nje mundesi sic eshte kjo e Metes per mos te ushqyer iluzione se atij po i behet padrejtesi.
    Me kete rast fillon ajo qe eshte planifikuar heqja e gureve te themelit sepse raste te tjera jane akoma pa marre ne shqyrtim ndaj te korruptuareve qeveritare qe me ben te besoj se eshte vertet nje plan i mire menduar ne bashkpunim me Ramen te krijohet ndoshta renja e pushtetit dhe zgjedhjet e parakohshme.
    Jo me kot kane dale ne skene disa grupime qe se shpejti do jene parti politike me synimin qe ne zgjedhje te mos i jepet mundesi Berishes jo vetem te mos manipuloje por te dale nje opozite e dobet qe mos te krijoje probleme ne te ardhmen.
    Shume kush ka menduar pse Rama eshte terhequr dhe nuk po vepron me force ose me protesta.Kam mendimin se ai eshte udhezuar nga te huajt qe te veproje ne kete menyre sepse duke qene ne nato duhet te krijohet pershtypja se jane organet ligjvenese dhe kushtetuta qe veprojne sepse ne jemi tani nje vend demokratik dhe si te tille duhet ti nenshtrohemi ligjit,por ligji ka dhe marifetet e veta kur ky neperkembet nga ata qe duhet ta ushtrojne.E per kete pune perendimoret ia dijne mire anen kesaj pune prandaj jam besimplote se Berisha i ka ditet e numeruara.

  13. misionari says:

    Shpreh respekt per penes mjeshtrore te Mero Bazes. Ka shume mundesi qe “muri u shty deri te pretenca” nga kembengulja e diplomacise amerikane, sipas porosise se Zonjes Clinton: “Shqiperia meriton nje qeveri me te mire.” Padyshim edhe afrimi i 21 janarit ka luajtur rolin e vet ne manovrat e Ilir Berishes per te mos i dhene shkak Opozites te protestoje. Pergjithesisht diplomacia amerikane i respekton afatet e zgjedhjeve te pergjithshme edhe per faktin se Opozita Shqiptare pa partite e Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit ka shume pak shanse t’i fitoje zgjedhjet qe do te manipulohen egersisht nga Sali Berisha. Sinjalin e dha ambasadori amerikan kur e hodhi idene se “do te ishte mire qe zgjedhjet e vitit 2013 t’i fitonte Opozita…” Me hapur nuk mund te flase asnje diplomat karriere…

  14. kirurgu says:

    Ka mundesi te denohet vertet Meta? Mero thote jo dhe ai di dicka.Pragmatist dhe realist sic e njohim, Mero eshte i ftohte ne analize dhe gjykim, e di se perballe murit te pakalueshem e te padepertueshem deri tani te mosndeshkueshmerise se pushtetareve-politikane, nuk mund te priten hapa gjigante. Te mos ngopemi para kohe me luge te zbrazet, thote Mero dhe une kesaj i besoj. Por kam dhe nje shprese te vaket, nje alternative qe mund te vije jo nga gjykata, por … nga vete Berisha.E keni pare si po proklamon “modelin e tij te suksesshem ekonomik” neper Evrope dhe kryefjale ka bere hic me pak por.. luften kunder korrupsionit. A thua i duhet nje “koke turku” (dhe goxha koke!…) pikerisht ne kete moment, kur po i japin ca fonde evropiane per perballimin e krizes? Tani qe e ka arken bosh, s’paguan dot as administraten e shtetit, atij s’i duhet Meta. As per numrat ne parlament, se u thote LSI-steve, vini nje tjeter nga lista ne vend te Metes (se Meta s’mund te jete deputet po u fut ne burg). Kenaq keshtu edhe Pd-istet qe meta ua ka zene ca vende zyrash me skrapallinj… Hë, si thoni? Ç’thua ti zoti Mero?

  15. Odiseu says:

    Z. Mero, pak Optimizem ne tere kete Shi pesimizmi nga gjithcka ne Shqiperi, eshte nje ilac i forte per shpirtrat e shqiptareve… por Semundja Kanceroze ku Kanceri Berisha e ka futur kete popull, Nuk mund te sherohet kurrsesi vetem nga ky Optimizem i Vockel… Une me teper bie dakort me komentuesin, ” Usa Men”.. Ajo pretence eshte Hi Syve, per te na errur veshtrimin ne prag te nje vjetorit te vrasjes tone, prej Nazistit Berishe e Compani…. dhe Asgje ska per te ndodh… Berisha, Meta e Kompani hedhin Valle dore per dore me ata amabsadore jo dipllomate qe po na peshtirosen me keq se Kancerozi Berishe…dhe ne do vazhdojme ti bjem daulleve se ja dicka do ndryshoje…

  16. kirurgu says:

    A do ta denojne Meten, eshte pyetja. Mero thote jo dhe ai di dicka. Pragmatist dhe realist sic e njohim, ai thote te mos ngopemi me luge bosh; si zakonisht analizon e vlereson ftohte e objektivisht mundesite reale, jo deshirat subjektive. Si dhe nuk le pa i dhene vleren e duhur hapit te bere, nga fakti i ndodhur. Mgj.ate, une kam nje arsyetim tjeter qe mund te coje ne te kundert te pritshmerise se Meros dhe shume te tjereve: Meta mund te denohet. Dhe jo nga gjykata, se u be papritur e “besueshme” (masa e ndeshkimit eshte treguesi i besueshmerise se saj). Them se as deri ketu nuk do te “shtyhej muri” i pandeshkueshmerise dhe padepertueshmerise se pushtetareve politikane, jo per merite te gjykates, por per merite te…. vete Berishes. Lejen per t’u artikuluar pretenca deri ne sallen e gjyqit e ka dhene vete Berisha, me keshillat e Arvizuse dhe Evropit… Kujtoj se pikerisht keto dite Berisha po shpall “modelin e vet ekonomik te suksesshem” dhe kryefjala e tij eshte … liria dhe lufta kunder korrupsionit…. Gjithashtu po keto dite ai siguroi nje shume te mire nga fondi i ndihmes per perballimin e krizes ne Ballkan dhe keto fonde i kishte si ajrin te domosdoshme, se s’paguan dot as rrogat e administrates se shtetit, mendoje. Tani, kushti i Evropit ka qene: “fute ne burg ate Metë zullumqarin, se vjedhim te gjithe ne, po ai qenka gomar fare, qe te te japim ndihmat”. Thjesht nuk i duhet me. LSI-ja si parti pragmatistesh, do ta shese Meten, ketu do te jemi, dhe do ta zevendesoje si deputet nga emrat e listes, qe mos i prishen numrat ne parlament Berishes. LSI-ja do ta beje, se Prifti ka gati video te tjera… Pastaj, me mire vetem Meta ne burg sesa Iliri dhe Monika bashke, e te lene kalamaqërit rrugeve…
    Edhe aktivistet e PD kenaqen, se ua ka mbushur zyrat me skraparllinj, do lirohen ca vende pellumbash… Keshtu, une them se levizjet me te medha duhet t’i presim ne LSI tani.

  17. Eri says:

    Z. Mero edhe kete here ke kapur nje kendveshtrim teper te vecante te ngjarjes, megjithese nje qelbersire si Ilir Meta meriton minimumi 5 vjet burg vetem per deklaratat qe leshoi pas 21 Janarit per demonstruesit dhe te vraret.

  18. Domenik says:

    Eshte nga shkrimet me te arrira tuajat. Ju komplimentoj! Ne 6 Janar gjykohet GJYKATA E LARTE! JO ILIR META !

  19. dritani says:

    Mua me mjafton vetem NJE dite denim pasi ai nuk zgjidhet me, do te rrije ne hije sigurisht, dhe shpresoj tek efekti domino i cili besoj se do te jete i pashmangshem ne ate parti qe eshte si Shoqate Xhepistesh.

    Te me falin xhepistet profesioniste per kete krahasim qe neperkemb pasionin por edhe buken e tyre te perditshme!

  20. DEBATIKU says:

    LLogjikisht i bie te komentohet drejt sic e beni ju shkrimin z.Mero…
    Por populli tashma qe eshte duke pare drejtesine nen kembet,veshur me cizmen e zeze fashiste,hitleriane berishjane…zor,zor te denohet…se po u denua Iliri,fillojne dalin vidiot per argiten,shkelzen e CO….
    Ahere qenka e vertete se 2012 do jete viti i zi…a thue per pushtetin e obortare,familjare te korruptuar…dhe nderkombetaret kane urdheruar drejtesine te veproje….apo genjejne e maskohen..apo se ku do na cojne nje zot i madh e di….Jo ma per vlersim shkrimeve te z.Mero,se sgjej fjale ,boll per kurajo,por ju e dini z.Mero se neve .. DE FAKTO jemi te pushtuar nga fashizmi berishjane,i bredshem armike i popullit shqiptare,me ndihmen e agjenturave kriminale boterore…dhe populli te ngrihet te luftoje kete armik fashist …i bie te bejme lufte civile te vrasi shqiptari -shqiptarin dhe bota te beje sehir se si iken shqiptaret….si Mubarak,Kadafa ,Ben Ali etj me rradhe.. Pyetja shtrohet si do te luftohet te cfaroset ky fashizem…
    a- Me arme ska..sepse i shiten dhe ska asnje strategji shpetimit popullit..
    b-me dekumenta,e fakte kriminale e korrupsionit qeveritar,qe duhet te behen padite penale ne drejtesi e cila eshte e falimentuar…dhe kerkon perseri te mbrohet kjo drejtesi duke sjellur se sben ne karriken e presidentit -ATE NJERI- qe jep garanci ne mos denimin e fashizmit salianeberishjane me familje e obortare…apo jo moj agjenturavatikane Topalle…..ke me u pergjegj per parat e vajzes e dhendrit ne ambasade
    c-A do te cperbehet drejtesia .,..apo do shkoje ajo ne banken e te akuzuarve…cili president do ta marre kete arme strategjike clirimtare
    d-A do heqin dore OSBE ,USA ETJ me rradhe se boll kane cvatur ,rjepur e grabitur,turbulluar,kete popull te pa shprese…edhe pse kane nje rrefen me urdher e tituj si ai i Burrit shtetitme 21 janar- e me rradhe e sot dridhet LIKJA E BEHET KKKKK….uv e thuhet se zgjedhjet e ardhshme eshte mire te fitohen nga opozita….kuj ja hedhe o agjent se diplomat sje e ske per te qene…Kujt ja thua more z.Arvizu….shko tallo me analfabetet e agjenturoret qe te rrijne gatitu.,se te ketill jane..por ketij populli JO,JO mos u gabo rende,populli ju ka njohur qe 1939 e tani ai,populli, ju njeh mire juve e te gjithe te tjeret -njeh e po perjeton zgjedhjen e roberise,varferise fashiste berishjane,qe ju mbroni se eshte demokrat,jo ,jo ai eshte vetem fashist,hiotlerjan qe USA E ANGLIA etj-I LUFTOJ….Thoni hapur se cila duhet denuar e para qe ti hapet rruga drejtesise prej te tjereve…..kush do denoje Fatmir Mediun per Gerdecin….oh po ajo…ajo gjyqtarja e ketyre ceshtjeve qe ka falimentuar me gjithe to nen emrin e Azem Hajdarit,ajoznj.Fatmira Hajdari…se domosdo asaj i bien shortet per Mediun,Bashen ,Meten pse jo edhe RAKETEN…..MOS U GENJENI-O POPULL,O POPULL,NEVE, JEMI AKOMA TE PA CLIURIAR NGA FASHIZMI BERISHJANE ….NUK DO TE DENOHET ILIR HAJDUTI…..M e vjedhje floriri e tendara e korrupsionere,po ndonje bir nene i thjeshte edhe per 200 leke denohet ,jo,jo ky me floririn ,Euron e pislliqet e pafund…shikoni para deres se Bashkise te Tiranes sot,sot…sa njerez qe protestoje se -si i heq nga puna-AI,AI i ikuri i drejtesise,ai qe vodhi votat 8 majit,ai qe sot denon Hajredinaj ne Hage,me dosjet e perpiluara e te ideura nga dora kriminale e Lul -Argites…ai krimineli Lul bash-berisha end co.oh sa ka,jane shume….aferim o popull,ke frike,e pse nuk flet sepse edhe Edin OPOZITARE-e kane urdheruar te hesht qe te presi drejtesine…cilen ATE TE FASHIZMIT BERISHJANE.po..po berishen ne burg…..presim………..

  21. saimiri says:

    Z.Mero me pelqen editoriali per nga ana e sensibilizimit te shoqerira shqipetare qe ndoshta ka nje fije shprese per tu ringjallur drejtesia.Por nga ana tjeter me pezmaton fakti se si ka mundesi qe nje gangster(province),nje halabak,nje hjdut ordineri i shumave maramendese ti jepet pretenca per nje denim simbolik!Apo me rendesi ka qe te na tregohet se se fundi prokuroria po leviz?Do te isha plotesisht dakort pas 14 shkurtit,pasi te jete marre vendimi qe u hedhe edhe nje here hi syve te nje populli qe edhe po te vjedhesh nje vend,edhe po te sheses nje vend edhe po te tradhetosh nje vend,mund te marresh nje denim simbolik,paçka se ky mund te jete kompromis i te dy paleve ,akuzues-pale.Koha qo ta vertetoje si tetille.Nuk dua te flas per “punen e shkelqyer te prekuroreve”,pa permendur punen e shkelqyer te avokateve te tij.Kjo histori i dashur Mero do te mbyllet si gjithe historite e tjera e ky bum gazetaresk hidhet ne prag te 21 Janarit per tua shitur te gjithe atyre qe jane te pakenaqur me kete kodosh drejtesie qe vetem te drejten nuk mbron.Uroj qe kero rreshta i nderuar ti lexosh e kuptosh siç duhet e kam bindjen se do te bindesh qe ke rene ne nje gracke qe jenat e kane ndertuar me mjeshteri per te shkruajtur Ju kete editorial e per tu kenaqur ne qe e lexojme!T’ja leme kohes jo per pesimizem por per te kuptuar edhe me shume se ç’fare ndodh ne te vertete.

  22. VLADIMIR MEZINI says:

    PERSHENDETJE Z.BAZE NJE ANALIZE E SAKTE DHE SKE SEC I SHTON ME SHUME ESHTE E VERTET QE NE DT 16 GJYKATA E LARTE NUK TERHIQET PER TE MARRE VENDIMIN PER ILIR METEN POR TE DENUAR VETVETEN POR EDHE 2 VJET SA E KA LENE PROKURORIA MIRE ESHTE PER SHPRESA BECIN POR ATE TE LEKEVE PER 1 MILION KU DO TI GJEJE SHPRESA SE AJO NUK KA GJYKATESIT TONE JANE SHUME TE VARFER UROJ QE TE DENOHEN SA ME PARE RESPEKTE

  23. alim says:

    Z. BAZE TE LUTEM NJE PYETJE KAM.. TE GJITH MINISTRAT KUR MARRIN POSTET BETOHEN ,TANI PYETJA ESHTE KUR SHKELET BETIMI A DENOHESH ME KUSHTETUT,

  24. nd-ih-ma says:

    Komentues te temes-Lereni Meron qka thene e qka nuk ka thene.E ka qare dhe seshte hera e pare.Nese diqka ska thene ju a them une,1 000 000 Shqipetar diten e gjyqit ne Tirane[nuk na nxe para gjykates]dhe ua tregoj vendimin.Nuk eshte vone,mos presim as nga Mero as nga Edi-Ne qmund e si do bejme.Shqiperine e ka mare sala e po i ve zjarr Shqipetar mos rri po jepja ne balle,.BASHKOHEMI

  25. andoni says:

    Jam dakort me shkrimin ,por dihet qe mega hajduti Ilir Meta do te dale i palaguer nga Gjykata e Sh.Becaj

  26. Koz Dynjaja says:

    Eh,si u be kjo pune,shty te shtyjme,shty populli-vidh ata,ngrihu popull-ha dru dhe plumba,pa buk e pune populli-me shume pasurohen ata,drejtesi kerkone mileti-maliqi vendos e vulos.A ka rruge te vertet ligjore qe te besojme!?Une personalisht besoje vetem t;i tjekim nje koqe plumbi atij te paudhit te madhe,dhe nga nje hu bytheve ketyre rrondolopeve plehraxhinje qe i ferkojne koqet Atij trushkulurit.

  27. Argita 1 euro says:

    Besoj se vetem ne Shqiperi ndodhin cudira te ketilla sa hajduti me cizme do dali i pafajshem dhe avokati i hajdutit derri i kuq Spartak Braho e mbron me vetemohim se do te mbroje edhe sarajet e tij ne Tushemisht te Pogradecit ( per kete do flasim nje here tjeter )dhe Shqiptarit te uritur dhe te varfer nuk i mbetet gje tjeter por te thote : leket qe kane vjedhur ju ngecshin ne gryke atyre dhe pjellave te tyre dhe per gjykatat u QIFT DERRI NENEN ,

  28. Irena says:

    Edhe une dua te mendoj pozitivisht se ka ndryshim nga ngjarjet e meparshme te lidhura me aftesine per te ndare drejtesi, sikurse me vlen mjaft dhe krijimi i nje qendrimi te pajisur me edukate juridike nga opinioni publik, qe ceshtja te fitoje vleren e vertete ne marredhenie me moralin e shoqerise dhe politikes si pjese e saj. Mjetet e informimit, posacerisht gazeta Tema ndihmon ne krijimin e kesaj klime kundershtuese ndaj korrupsionit duke e shkruar qarte dhe paster, pa u munduar te justifikoje dike, duke menduar se neser dikush do kete te njejtat probleme, dhe ne te heshtim se mund te na vije radha, qe te na akuzojne apo keqtrajtojne. Drejtesia funksionon kur ndan drejtesi dhe shendosh shoqerine, i kthen asaj guximin per te kerkuar vlerat pozitive morale dhe shoqerore tek anetaret e vet

  29. GJONI says:

    Z.Mero gezuar vitin e ri 2012 ,vazhdo keshtu se je i vetmi gazetar ne shqiperi qe i thua gjerat troq ashtu siq jane dhe une te pergezoj per guzimin qe tregon se nuk eshte e lehte te dalesh kundra bandave mafioze qe qeverisin por ti ke bere nje zgjidhje te mire u ke dale keture bandave balle per balle u thua ja ku jam ne mes te dites dhe ata nuk munden te te eleminojne se po tu kishe qendruar anash do kishe vajtur edhe si shume te tjere ose per gjah ose ne drejtim te paditur ndoshta edhe aksident me makine benzina mer zjarr shpejt por kujdes nga ndonje semundje e pasherueshme,sa per meten nuk besoj se do te denohet gjykatat nuk kane guzim tea denojne se edhe po nuk eci paraja u frun nje here berisha dhe mbullet ajo pune.

  30. SADIKU says:

    Analize shembullore.Une nuk besoj se ILIR META te denohet , por ka rendesi se PRETENCA qe i beri prokuroria eshte e argumentuar me fakte qe nuk mund te ndryshohen ku ILIR HAJDUTI del hajdut dhe KRIMINEL.PAK KA RENDESI DENIMI.
    TANI DO TE SHIKOJME MORALIN E DREJTESISE ME NE KRYE TE KORRUPTUAREN E SAJ
    SHPRESA BECAJ. I FALENDEROJ NGA ZEMRA 2 PROKURORET QE HARTUAN ATE PRETENCE DHE JU UROJ BEGATI DHE C’DO TE MIRE NE FAMILJET E TYRE.QOFTE KY NJI FILLIM I MIRE PER KETE VIT JUBILAR NE DREJTESINE SHQIPTARE !!!

  31. si gjithmone i zhgenjyer says:

    @Albann, keni me se te drejte!

  32. homeri says:

    Mero ka te drejte –Erendesishme eshte qe prekuroria vertetoi vjedhjet e Metes , faktori nderkombetar eshte shprehur ne mbeshtetje te gjyqesorit edhe ne se gjykata e larte jep nje vendim vetem me gjobe do te thote se vertetohen korrupsioni i tij—Por un dyshoj shume ne veprimin e DRITAN PRIFTIT dhe mendoj se ai eshte ne nje linje me Berishen per ta mbajtur LSI te lidhur perfundimisht me PD

  33. KASOLLE says:

    Deri ne nje far mase me analizen qe ke bere zoti Mero jam dakort me ate qe ke shkruar per Prokuroret e ceshtjes.Por mua personalisht me bene pershtypje se perse keta prokuror kur jane te bindur per fajsin e ketij hajduti ,qe ska shqipetar qe beson te kunderten,nuk vazhduan me tej hetimet per pasurit e tundeshme dhe te pa tundeshme te ketij hajduti,si dhe qysh i ka vene, dhe ne emer te kujt,dhe po ta kishin bere do te nxirnin shume “xhevaire” per te dhe do kishin me shume prova per kete legen.Ishte rasti me i mire ne qofte se prokuroria e kishte seriozishte kete ceshtje ti bllokonte llogarit bankare kudo qe ti ket dhe pasurit e patundeshme ne emer te tij dhe familjes se tij dhe ti kerkonte shpjegime se si dhe ku i gjeti te ardhurat per kete pasuri.Keto veprime qe duhet te bente prokuroria mbeshteten ne ligj.Sa per gjykaten ky legeni do dal i pafajshem,sepse gjykatat ne shqiperi jane kasolle te pjerdhura…..

  34. InterPoli says:

    mafia ordinere metiane meriton denimin maksimal … pas 20 vjetesh nga renia e sistemit komunist (nuk mund te them 20 vjet demokraci) nuk mund te pajtohem me gjykimin “se paku e shpallin fajtor”! JO! ai, ashtu si cdo hajdut tjeter ordinere, duhet denuar maksimalisht! Pretenca me la te zgjenjyer, ashtu sic me la denimi i Ramiz Alise dhe e gruas se Hoxhes jo per genocid, por per kafete qe kishin pire

  35. MEMEDHETARI says:

    Qeveritaret tane jane ne “gare” dhe po vjedhin qe te gjithe:”Kali”,”Pela”,”Gomari”,”Mushka”,”Kau”,”Lopa”…
    A do denohet Ilir Meta???
    Nisur nga fjala e urte popullore “Kali qe kapet – shin lemin”,une dyshoj…
    Jo vetem per faktin alegorik qe Iliri eshte nje kokeLOPE dhe jo Kale…
    Te mos harrojme qe Saliu e Iliri jane ne “simbioze” dhe… “operime” kaq te dhembeshme,nuk i “toleron” Sali Berisha…
    Nga ana tjeter kemi dhe “Gjyqin” e Gjykimit te Gjykatesve te zj.Shpresa,sic thote me te drejte z.Mero…
    Gjithe Shqiperia e Kosova,por edhe Amerika dhe Evropa do te “mbajne frymen” deri ne perfundim te ketij gjykimi…
    Por…A do te jepet Vendimi i Gjykates me daten 16 Janar???
    Ne qofte se do ta denojne – PO!!!
    Ne qofte se kane “projekte” te tjera…Mos u cudisni kur te degjojme per gjyqtare te semure ,avokat me temperature 40 grade,apo,mos o Zot…te akuzuar te shtruar ne spital me …Urgjence…
    Sigurisht ne kete rast gjyqi do te shtyhet…
    PAS 21 JANARIT…

  36. BARO CORROGJAFI says:

    NDERI SHPERBLEHET ME NDER DHE SHPRESA BECAJ KETE DO TE BEJE NDAJ ILIR METES: ME NDER DO T’JA SHPERBLEJE AJO DHE NUK DO TA HEQE NGA VETJA PERDEN E TURPIT NE DRITAREN EDREJTESISE: ILIR META DO TE DALE PA U LAGUR DHE DO TE VAZHDOJE TE KAKARISE SIC BERI SOT NE SHKODER ! SA TURP ! HAJDUTI HEDH BALTE MBI DREJTESINE !

  37. Vlora says:

    per mua seshte puna te iliri thjesht si individ…………

    iliri ka nje karvan te madh pas vetes,,,,,,,,,,,dhe pikerisht per kete duhet te denohet qe te priten ato fije qe e kan kthyer shqiperine ne rrjet merimange…………

    dhe mundesisht edhe ajo organizate mafojoze qe quhet lsi duhet zhduket….nga lista e partive shqiptare…

    vetem keshtu mund te shpresojme dicka me ndryshe ne kete katrahure qe e katandisen shqiperine nanao-berisha-meta.

    edhe njehere faleminderit mero baze.

  38. Flm ndihma says:

    Se pari perseris Thirrjen e Ndihmes qe ne 16 Jan. Ora 13, te jemi para Gjyk.Larte, Nese do jemi 1miljon a 100, kjo do tregoje Nese e meritojme Lirine a Jo!! (Po te jemi 1 million edhe Governatori na nderon dot/ Nuk tall leshte me. ) Te shohim sa meritojme! Sa per koment, 1. MeroBaze po thote se ‘llLiria’ ka bere nje hap para ( nga dosja te ‘shkallet’ ne 2011, ne dosjen ne Pretence. ) SOT kemi nje hap jashte Vorrit, (edhe se personalisht kam bindjen qe burri monkes dhe ai miku kryetarlesh-fullaneshave do e ngrejne steken ne denim me 20miljon po themi, e shumta nje kondicionel optimal, optimal per te TERE !!!.) …….A do behet Hapi I dyte jashte Vorrit, eshte ceshtje. Apo …Tttttttango do kemi, si gjithnje. Prandaj, le ta tundim po duam Lire burra! VvETJA na shpeton!!! Zgjidhni e merr! ja shrank ja K
    Mejdani, ja liridashes e ja kermij!!!
    lLiria do mend & ‘Bythe’ ( o trimat liridadhes te xhaJahos!). 2. Sa per sikletin qe peshkaqenet e korrupsionit denohen kaq pak, duhet te kemi parasysh qe, kjo pretence Nuk ka marre persiper te filloje te pastroje ‘Gropen e Hales’, POR ka bere KAQ sa duhet: ka levizur pakes nga vendi Rrasen e Gropes, dhe …Grafma e helmet po rrjedh… Me tej do duket, Liria e Morali vjen a Tango e rradhes!!! Po, flijeni Mendjen se vjen nga Dashuria e pakufi e profetRamHicit, per Lirine ai s’ mundet ….(s’eshte vendi te zgjatem pse) harrojeni njeheremire ju lutem!!! VETJA na shpeton!!! Te ndihim pra Veten burra, erdhi Dita! guxim& ju pres atje me 16, Shqiptari I hidhet

    1. LORA says:

      Ky apel duhet te behet nga te gjithe qe duan lirine e drejtesine ne keto 9 dite qe kane mbetur,duhet sepse jo te gjithe kane akses ne internet dhe gazeta Tema nuk shperndahet ne gjithe Shqiperine.16 janari duhet te behet dite historike per shqiptaret e rimekembjen e sovranitetit te tyre;kjo dite duhet te paraprije perkujtimin e demostrates se 21 janarit dhe gjakun e derdhur rreke ne te.

  39. shoku i monikes says:

    sa denohet nje qe vjedh banken ose tenton ta vjedh????sa denohet nje qe vjedh nje dyqan apo nje shtepi??me gjithese ketyre mir ja bejne se i bien ne qafe indivitit….po ky qafderri(luani me cizme)vetem ne pak minuta ca na pane syte sa donte te fuste ne xhep, pale ca ka bere ne gjith jeten e tij politike…mire thote jam luan i fuqishem….ahhh moj gjykate !!!!coje tek ajo biruca qe i premtoj vetes vitin e kaluar…

  40. Antikorrupsioni says:

    Drejtesia Shqiptare ndodhet ne nje sfide te madhe per te kryer detyrimin kushtetues ndaj qytetarve te vete, duke vene para drejtesise politikanet te cilet abuzojne me pushtetin qofshin ata Ministra , Deputet apo drejues te larte te strukturave qeverisese. Pse ariti Meta deri te shkallet e burgut dhe a do futet brenda tek qelia me e ftohte sic ka deklaruar dhe vet?. Kjo eshte dilema me e madhe e Berishes se po u fut Meta brenda do kete percarje brenda grupit te vet, dhe mund te behet precedent per rigjykimet e dhjetra dosjeve te tjera,nese ai nderhyn sic pritet ka friken dhe ankthin e madh te videos tjeter (?) qe eshte me e rende! Perfundimisht kjo Qeverisje i ka dale prej duarsh. Besoj se e la Ilirin ne vetmine e madhe duke i dale zot vetes,prandaj ndihet i lodhur me ankthin e pritjes .(te nderhyje apo te mos nderhyje sic ka futur hundet gjithmon?!) Per nje gje ai tani eshte i sigurt erdhi ne pushtet nga keq’qeverisja e Nanos dhe Metes me shpaten ne dore kundra korrupsionit dhe po e le vendin tre here me keq me Indeksin me te larte te korrupsionit. Tani ai kerkon nje komardare shpetimi, le te presim a do tja japin te shpetoje…!

  41. deni says:

    Nese do te kishim nje sistem drejtesie te pavarur, shumica e politikaneve qe kane qeverisur kete vend gjete ketyre 20 viteve do te ishin pas hekurave, dhe bashke me ta edhe nje pjese e mire e gazetareve
    qe kane qene gjithmone mbeshtetes te ketyre politikaneve, duke arritur ne menyre perfekte te manipulojne opinionin nepermjet medias vizive dhe asaj te shkruar. Per sa kohe jemi nje parcele; ku bejne eksperimentet e veta si BE dhe USA, qe do te thote; se asnjehere nuk mund te besh nje parashikim te perafert se cdo te ndodhe , qofte edhe per rastin konkret.Mendimi im eshte se, Meta do te dale palagur.

  42. BENI says:

    Pershendetje i dashur Mero

    Shkrimet e tua perhere kane qene te pelqyeshme per gjithe publikun shqiptar brenda dhe jashte trojeve tona.Ato trajtojne tema shume te nxehta qe shqetesojne mbare shoqerine tone.Trajtimi me seriozitet ne shkrimet tuaja i korupsionit qeveritar perngjajne me shkrimet e te madhit SAVIANO ne ITALI .Po nese del nji SAVIANO ne medien e shkruar a do te dali ndonj DI PIETRO ne sistemin e drejtesise.Shpresat jane te pakta,por ajo vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje