Nuk dua të përputh këtu të vërtetat që kemi shprehur e mbrojtur tash dy vjet përgjatë shtegut të ngushtuar dhunshëm të veprimit opozitar, me të vërtetat e hidhura që ambasadori i Danimarkës në cilësinë e përfaqësuesit të presidencës së BE-së për këta gjashtë muaj, rreshtoi dje me gjuhën e Europës troç si mbase asnjëherë në këto vite të trazuara për Shqipërinë. Nuk dua të rimarr pjesë të tëra të intervistës së tij befasuese për të thënë sot ja, lexojeni, se sa shumë u ngjajnë pikëpamjet e hapura të presidencës daneze pikëpamjeve tona për shumëçka ka ndodhur apo është bërë si mos më keq në këto vite të rrënimit të moralit qeverisës e të institucioneve të brishta të shtetit tonë. Nuk dua aq më pak të bëj atë që fort mirë ambasadori Karsten Ankjaer Jensen e përcakton si “lojë të fajit mes palëve”, sepse vendit nuk i duhet assesi kjo lojë fundi i së cilës ka gjithnjë si rezultat përbaltjen e të gjitha palëve dhe si fitues vetëm dëshpërimin popullor bashkë me zhgënjimin ndërkombëtar.
Sot ky shans është i plotë. Modeli bjellorus i demokracisë së kontrolluar nga pushteti është diskredituar edhe pse vazhdon të mbetet projekti i pandërprerë politik i pushtetit të sotëm të Shqipërisë. Ky projekt s’ka asnjë të ardhme europiane, sepse Europa s’ka vend për një Shqipëri ku zgjedhjet s’përmbushin standartet e BE-së, ku vjedhjet qeveritare të pasurisë e të parasë publike janë rutinë dhe ku proceset gjyqësore për qeveritarët e kapur me presh në duar janë komedi, ku qeveria vret me pushkë protestuesit dhe ku gjykatësit vrasin drejtësinë njësoj siç vret Garda e Republikës qytetarët.
Shansit të plotë që është krijuar për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura e faktit të kryer ne, Partia Socialiste, duhet, duam dhe do t’i japim mundësinë të bëhet realitet përmes një projekti politik europian, diametralisht të kundërt me projektin politik të qeverisë. Përmes një projekti politik që është në embrionin e programit tonë të ri “Për një Rilindje Shqiptare”. Përmes një projekti politik që synon ndërtimin e shtetit modern europian që Shqipëria nuk e ka ende pas 100 vjetësh pavarësi. Përmes një projekti politik që ka në thelbin e vet interesat kombëtare dhe një vizion të ri për Shqipërinë e shekullit XXI. Përmes një projekti politik që kërkon një politikë të re sot më shumë se kurrë më parë. Në fjalë, sjellje e vepra.
Kështu e dëgjoj unë alarmin e presidencës daneze të BE-së për gjendjen e sotme të Shqipërisë dhe për çka duhet të bëjmë për sa na takon ne, opozitës shqiptare, Partisë Socialiste në radhë të parë, që e nesërmja të mos i ngjajë të sotmes e që më herët se vonë, Shqipëria të ndahet nga rruga e stërmundimshme e të shkuarës ku ka mbetur peng. Edhe njëherë respekt të thellë e mirënjohje për këtë alarm që i vjen në ndihmë bujarisht Shqipërisë e shqiptarëve në fillimin e këtij viti sa simbolik sepse përkon me 100 vjetorin e pavarësisë aq edhe dramatik për ecurinë e vendit, qoftë për shkak të krizës shumëplanëshe që thellohet qoftë për arsye të kalendarit të vet politik ku projektet e kundërta do të ballafaqohen detyrimisht, në më shumë se një udhëkryq kritik.
Ky eshte alarmi i pare ne dy dekada qe po sjell nje ere te shendetshme per shqiptaret e Shqiperine. TUNG!
Shoku Edi , kembana e alarmit ka rene edhe per ty, ashtu sikurse per te gjithe politiken dhe politikanet shqiptare.
Partija jote me ne krye Ty gjoja ne opozite si dhe Pd e Saliut, keni 20 vjet qe e keni kthyer ne skllav kete popull dhe e keni shkaterruar Shqiperine.Ju jeni pergjegjesit kryesor te te gjithe kesaj katrahure.Mos bej te mirin dhe po na sillesh si ai miku P..DH ne dasem.
Ti kujton se do vazhdosh tja hedhesh akoma shqiptareve me metodat djallezore sic kreu i mafies tende te ka mesuar.
Ai zoti ambasador thote qe vihuni ne rresht te gjithe si mafie shqiptare dhe lerjani vendin ta drejtojne ato bij dhe bija shqiptare qe e meritojne.ZBRAZI THASET ME PARA QE KE FITUAR PADREJTESISHT NGA GJAKU I KETIJ POPULLI DHE ZHDUKU SHURRE E THARTUME E MAFIES POLITIKE SHQIPTARE.
O shoko turo,
A i bazon gjekundi keto qe thua? Apo keshtu te tha Sala. Djali, per sharrje s’kemi nevoje. Ke ndonje fakt apo reference te na i besh te ditur?
Referenca apo fakte ka me dhjetra, me qindra, mjafton vetem pak memorje.
Sali Berisha eshte me te vertete nje personazh qe ka shkaktuar shume dhimbje e mundim ne jeten e shqiptareve, faji kryesor i bije vet popullit shqiptar qe vazhdon ta zgjedhi, por Edi Rama ka pergjegjesine e tij, dhe ne rastin me te mire eshte mediokriteti i tij si lider i partise me te madhe opozitare ne vend.
Populli nuk ka perse te bombardohet dita dites me shprehje populiste “te shkojme drejt Evropes”.
Kete shprehje e perdornim kur ne krye ishte akoma Ramiz Alia, mjaft me shprehje, duhen fakte, jemi akoma jashte Evropes, ky eshte fakt dhe per kete nuk e ka fajin vetem Berisha, qofte ai dhe me i degjeneruari politikan shqiptar aktual.
Ti zqk ,qe zoteri jo e jo qe sje , por as shok nuk te takon me te thirr, sepse jam shume me largpames dhe me i thelle ne komentet e mija se sa Ti , sepse nuk i kam sherbyer asnjehere te keqes dhe skam qene asnjeher sahanlepires te politikes shqiptare.
Sa per Edin tat e njoh me rrenje e me rremballe dhe te gjithe politikanet shqiptare, keto varrmihes te kombit.
Edi jot eshte pjese e klanit gangster mafioz te politikes korruptive kriminale shqiptare, sepse si pjelle e tyre ,u zgjodh prej tyre dhe si pjelle e tyre, ka mbajt dhe vazhdon te mbaje ne kembe kriminelin Sali berisha dhe te gjithe sistemin e kalburpolitik kriminal shqiptar.
Dhe sa per dijeni nje OPOZITE QE MBAN NE KEMBE NJE TE LIG APO LIGESI, ESHTE ME I LIG SE VETE I LIGU.Prandaj nese sala eshte i LIG , ai eshte me i LIG se i LIGU.
Nga ana tjeter PS jote eshte timonieri i PD se saliut dhe ato bejne vetem lojra fjalesh, vetem per t`i zgjatur jeten pushtetit te tyre gangster te krim korrupsionit.
Nga ana tjeter PS jote dhe politikanet e saj e kane arritur stadin e majmerise dhe qellimi i PPSH qe zgjodhi Saline ne krye te PD , ishte vetem per te shkaterruar imazhin e te djathtes shqiptare, qe nuk iu dha asnjehere e drejta e marjes pjese ne politike si dhe per te ngritur ne piedestal te majten shqiptare ,pra PS qe s´eshte gje tjeter vecse nje djall i kamufluar, qe duke belbezuar kerkon te mbaje ne kembe pushtetin e krimit.
Ajo Zonja e nderuar siper , ta ka dhene perseri pergjigjen e sakte.
Ne fund po te them se ME NJE OPOZITE TE SHENDOSHE ,NUK MUND TE QENDRONTE SALIU NE KEMBE 20 VJET.
Prandaj them se PS e PD jane simotra dhe ato ngjajne si dy pika uji dhe skane asnje ndryshim nga njera tjetra dhe ato te dyja , pa llogaritur satelitet e tjere, jane pergjegjeset kryesore qe shkaterruan nje komb, nje shtet dhe nje vend te mrekullueshem si Shqiperia.
Une qe flas ne kete forme nuk me intereson as PS , as PD dhe asnje force politike tjeter shqiptare ,pervecse vetes time, popullit tim dhe vendit tim ,Shqiperise ,ku me ka bere koka bam dhe aty dua te vdes i lumtur.Nese do te shprehnin te gjithe te drejten ashtu sic e shpreh une ne komentet e mija , nuk do te ishim ne kete rruge kryq ,por do ti kishim veme me shpatulla pas murit te gjithe DJAJT E POLITIKES TONE SHQIPTARE.
Shqiperise nuk i mungojne njerezit e paster dhe te ndreshem, per te drejtuar. Ajo ka nje rini te mrekullueshme.
Une e di qe fjalet e mija jane te idhta dhe te tharta per vete mafien gangstere politike shqiptare ,po keshtu edhe per sahanlepiresit e saj, por as me rruhet fare se po i prek ato ne kallo.Per mua ka rendesi te them te verteten , ashtu lakuriq sic eshte ,ne sherbim te se mires , te vetes time , te familjes time dhe te popullit tim, pa asnje lloj interesi sepse une e kam siguruar te armen time dhe te familjes time ashtu si cdo shqiptar i ndershem, qe e ka fitu me pune ,me djersen e ballit.
Une , Ti ,zqp, e njoh dhe e kam provuar mbi kurrizin tim dhe te familjes time , me shume se cdo shqiptar tjeter dhe i njoh me rrenje dhe me dhemballe te gjithe politikanet shqiptare dhe e di se cfare vemjesh jane.
Plako… qeke rond!!!
O Turo jam dakorte me ty o byrazer me te gjitha ato qe shkruan,por propozo ti ca politkan te tjere te mire dhe hajde ti votojme,se per filozofi ne Shqiptaret jemi te gjithe profesora.
Gjiriz politiken shqiptare per 2o vjet, a kane dirigjuar dy personalitete ogurzeza: Sali Berisha e Fatos Nano nga krahu tjeter.
Te dy derdhnin lume sharjesh dhe faji i deshtimeve kercente nga njeri krah ne tjetrin si majmuni ne tel.
Kur u doli boja dhe nuk mund te benin me te ndershmin dolen ne te njejtin krah, siç e di dhe zotrote o pjelle e Saliut.
Sa per Edi Ramen po te jap nje fakt: NUK KA QENE KOMUNIST SI ATA.
Fakti tjeter eshte se erdhi vone ne politike. Kjo jo per fajin e vet, ishte Dhjetorist, por nga DRURI I SALIUT, qe e syrgjynisi jashte vendit.
Edhe po te donte te perlyhej ne ate batak politik nuk ishte.
GJITHMONE KA QENE PA IMUNITET. I JANE BERE NJE MORI KONTROLLESH DHE GJE PREJ GJEJE NUK ZBULUAN. A te pelqen ky fakt?
Nuk i ka miliardat e dy te pareve, bere si me magji. Do me per Belulin? Ti i di keto me mire se une, por je ne mengene.
Gjynah per ty!
shefqet,edi rama ka oas mund të ketë merita të mëdha!të djeshme!!
sot ai është pengesa kryesore për rrëzimin e sali berishës!ky fakt nuk do vërtetim!koha që nga zgjedhejt e ’09ës e kanë vërtetuar katërqind cipërisht!ne duhet të mësohemi që njerëzit që na drejtojnë të mos i vlersojmë për meritat e shkuara,por për rrezultatet e dhëna në momentin e dhënë!
sot për sot edi rama është,në më të mirin e rasteve,një frikacak mediokër!asgjë më tepër!ai nuk ka një njohje të ngjarjeve të momentit,për një largpamje,asqë mund të bëhet fjalë!
maksimuni i guximit të edi ramës është ngrysja e vetullave dhe drejtimi i gishtit tregues drejt saliut!tjetër nuk ka!
atij i mungon guximi dhe dëshira për të rrëzuar sali berishën!atij i mungon dëshira për ti mësuar popullit,sakrifikimin për liritë e tij!ai është një rob i “gandizmit”rugovjan,ku duhen fituar liritë por nuk duhet luftuar për to!ti shefqet e di mirë se askush nuk të fal asgjë!duhet të punosh për të ngrënë!duhet të derdhësh gjak për të qënë i lirë!
flasim për europën çdo ditë,sikur ajo të ishte një vënd i bekuar që liritë i ka dhuratë nga zoti o natyra!jo shefqet popujt europianë kanë luftuar për ato të drejta gjatë gjithë kohërave!rasti i parë për të mbrojtur demokracinë, ka qënë vrasja e çezarit!kanë qënë luftërat e pastershme CIVILE,që ne i quajmë si një turp,për të mbrojtur idera dhe parime!këto kanë sjellë liritë dhe demokracinë që kanë europianët!ata nuk flënë mbi dafina,rrinë syhapur çdo ditë dhe ngrihen për gjënë më të vogël!politikanë europianë nuk kanë bërë vaksinat kundër urisë për pushtet!e vetmja vaksinë për ta,janë popujt e tyre!janë ata popuj që sakrifikohen për liritë e tyre!
edi rama jo vetëm që dogji veten si politikan por po na djeg dhe ne si popull në flakët e ferrit berishjan!
edi rama dhe mund të mos ketë miliardat e kriminelëve të politikës,por ai nuk ka dhe mundësinë mendore dhe guximin për të ngritur popullin shqiptar deri në kryengritje të armatosur!
NDERSHMËRIA NUK MJAFTON PËR POZICIONIN QË AI KA SI KRYETAR I OPOZITËS!!!
Fatkeqsia jone si popull eshte se na mungon nje personalitet i kalibrit te Ambasadorit te nderuar danez.Per mendimin tim personal shpresa jone eshte tek intelektualet si Lisien Bashkurti qe duhet ti bashkohen partise se Bamir Topit.Shqiperia jone nuk e meriton te drejtohet nga njerez te pa-afte dhe te pa-pergjegjshem.
Z. Fred, kete mendim ka nje pjese e madhe e albanistanit, qe meqenese nuk kemi njerez si danezi (qe nuk mendoj se do ti kemi ndonjehere, jane tjeter popull, tjeter histori, tjeter mentalitet), atehere me mire rrime me salen & co (edi nuk na ben as edhe per nje 4-vjecar qeverrisjeje)!!!! Jemi aty ku na takon te jemi (si dhe pothuajse te gjithe popujt e tjere aty ku jane).
Mire e ke ti Edi qe e kupton thelle ambasadorin danez dhe per kete te besoj,por mos valle te kuptojne shqiptaret qe jane te kenaqur me nga nje kafe me raki cdo dite.Ti vertet ke deshire te rregullosh Shqiperine por a te kuptojne shqiptaret.Besoj se jo. Ata u mesuan me vrasje ,me vjedhje dhe kjo eshte motoja e perditeshme Ambasadori danez po te kete bo… meqe ka dhe presidencen e radhes ti tregoje vendin qe meriton sali shpelles dhe ilir koklopes
Alarmi i presidences Daneze looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
—- Opozita e PS-se eshte kthyer ne identitetin qe kishte kur ishte Nano ne krye te saj ….
–dmth nje opozite ……..Karagjoze
Europianët i kanë thënë gjithmonë të vërtetat,edhe pse ndonjëherë edhe të fshehura me kujdes..(mbase për të mos u gjetur kurrë…nga shqiptarët).Prëblemi është se po investohen shumë para,jo në projekte për shqipërinë por në shqipërinë e piketuar për mafjen…!Dhe kjo do ta ngadalësonte aksionin e kujtdo force politike për të dobësuar dhe rrëzuar një qeverisje të korruptuar,mafjoze dhe antishqiptare…!E vetme edhe partia socialiste do gabonte njësoj…do të kthehej në një çerdhe militantësh..dhe farefisnie…Një koalicion partish..ndoshta edhe të djathta dhe të majta do të sillte një qeverisje më të mirë…për shqiptarët…!
Danezi ngelet danez, dhe pavaresisht se eshte burre i shkelqyer, ai nuk ka per ta hedhur Salen tek person. Ti ke ndonje mendje o Edvin, se u lodhem duke te pritur?
O Tan, mendja e te gjitheve jane zgjedhjet e ardhshme. S’ka rruge tjeter.
o Edi Rama ti dhe Sala duhet varrur me koke posht…,Edi sepse ti je ne gjume cfare pret Sala shiti detin dhe vravi ne mezin e dites ne 21 janar.Nje ambasador se puna e ambasadorit Danimarkes, ai te thote ty dhe jo Sale, spret ky kopili i socjalistev qe nuk ngrihet per te vraret e 21 janarit dhe per shitjen e detit…..Aaaaaa o kopilet e Enverit juve duhet prere (mishi me gersher te ndryshkura)…..
e drejt . ky po zhgenjen te gjall e te vdekur.
Ajo qe pritej po ndodh: legjenda sipas te ciles Perendimi do Berishen dhe jo Ramen, po bie, sic bien puplat e nje pule te zgjebosur!!!
Por serisht eshte gabim te shpejtojme ne krahun tjeter e te themi Perendimi tani do Ramen dhe jo Berishen!
Perendimi eshte me i ekuilibruar dhe sado qe ne shqiptareve na eshte dukur gjithmone vetja te rendesishem dhe shume te mire, Perendim sheh tek ne nje te keqe qe i ka zene dren, si te thuash me ne Perendimit i ka zene rrota bishtin. Po i bie shkurt: ne jemi gjeografikisht ne Europe, keshtu qe duan apo s’duan Europianet do te merren me ne, per shume arsye, qofte edhe per te na pasur ne kontroll!
Jam i djathte dhe te them te drejten do te thosha nuk kam gje me ty por e urrej tmerresisht Sali Berishen per gjithcka i ka “mbjell” demokracise sone te brishte! Per ty kam nje “merak” te madhe, si ka mundesi qe je kaq “i varfer” kur deklaron nje pasuri 3000 dollar e pa shtepi??!!..Je i zoti te na japesh ndonje pergjigje. Ti dhe Saliu nuk na i “shkisni” dot ne ish te perndjekurve politik qe kemi lindur mocalishteve te Shqiperise neper internime dhe sot jemi “degdisur e riinternuar” rugeve te Europes!!.. Milano.
pse eshte kaq e veshtire te besosh edi ramen? ju e besuat sali komunistin dhe u bete qesharak kur e votuat nga 92 e ketej. tani ju erdhi mendja?
Nuk shoh asgje te vecante qofte te ambasadori danez apo ky koment i rames.Ajo qe dihet eshte se ne shqiperi pas votimeve te 2009 dhe me ngjarjet makabre te 21 janarit dhe 8 majit kemi nje junte tribale qe mbeshtetet tek malsoret e berishes dhe qeveria megahajdute e tij.
Ambasadorin danez duhet ta falenderojme se shume here ka folur sakte
por kjo eshte nje gje minimale ne nje situate “horror”qe eshte ne shqiperi.E pa shprese eshte dhe pozicjonimi i rames mbrapa fjaleve
te z.K.A.Jensen.
Poshtrimi biblik i opozites,presidentit,prokurorise,shikut etj nuk mund te luftohet me votime, dialog,reforma etj.etj.Nqs i ka ngelur pak gjak shqiptari
EDI RAMES
BAMIR TOPIT
INA RAMES
BAHRI SHAQIRIT
keto xhentelmene duhet te bejne nje doreheqje ne bllok se bashku.Perndryshe ujku berishe eshte teper i sofistikuar teper i fuqishem finaciarisht deri dhe ne blerje apo emerime ambasadoresh.
SHREH KEQARDHJEN DHE PER ZOTIN BAZE QE DY JAVE PARA 21 JANARIT
ESHTE FUTUR NE FJALEKRYQIN E PRESIDENTIT APO VOTIMEVE TE 2013.
Po sala eshte i semure psiqik dhe nuk i ve ne refene danez e amerikan,vetem populli e rezon kete te luajtur mendsh.
..i Nderuar z.Edi Rama, e lexova Shkrimin tuaj, dhe me Vjene “Keqe” per cilesin e tije te Dobet, dhe pse ? do te thoni ju
1-e para ju prisni percaktimet dhe Formulat e te tjereve, per tu thene Shqipetareve se c´po ndodhe ne vendin tone..
2-e dyta dhe pa keqkuptime, familja ime ka Votuar gjithmone PS-ne , si “Zgjidhja” me e mire midis te Kqijave, por a e meritoni ju pereseri kete Vote??
3-po sikure Presidenca Daneze, do te “ledhatoj” berishen sikurese bene Ambasadori Amerikan, ju vete si do tu drejtoheni Shqipetareve??
Pastaj i Nderuar Edi Rama, personalishte mendoj se te dy Partite e mdha PS-ja dhe PD-ja, jane “Konsumuar” kaq shume, saqe mbeshtetes te tyre kane vetem ata Rrogetare qe marrin rrogen..
4-Nuk shikojme qe te jeni Inicjator , po te flasim Shqipe , nuk jeni me “Koqe” qe ti “thyeni” Hundet bandes se berishes, por me shume dukeni, si Ilustrues i veprimit te tije..p.sh…Nuk Shikojme qe te ngriheni si opozite, kunder Marrveshjes se importit te Plehrave-Mbetjet Toksike ..dhe pse???
5-lere Ambasadoret z.Edi Rama, dhe na thuani me vepra konkrete ju c´po beni??
mire do ishte te merrnim masa e te dilnim ne protesta ne 1 vjetorin e 21 janarit. nuk duhen harruar ata qe dhane jeten per liri!
Opozita ka nevoje per mbeshtetje dhe jo fjale. U fut ne greve deri sa ishin ne prag rreziku per jeten. Beri 21 janarin. Ngriti zerin brenda dhe jashte per padrejtesi, zbuloi te keqiat e medha qe jane prezent. Shkoi para KQZ dhe protestoi. Po a duhet nje mbeshtetje ku njerzit te mos kene frike te dalin ne proteste qe ti tregojne Berishes dhe botes sa mbeshtetje ka? Kemi te gjithe ne qe shkruajme nje mundesi te mebshtetsim opoziten ne aktivitetin e 21 janarit. te shohim cdo propozojne, por ama pjesmarrja ne to tregon sa fjalet tona ketu jane te lidhura me veprimet tona. Ndryshe do vazhdojme historite e para 70 vjeteve kur vendi ishte i pushtuar dhe “intelektualet” dridhnin duhan e pinin wiski ne kafenete e Parisit.
Kam patur respekt per zotin Rama deri ne 21 janar 2011.Me futjen ne votimet e 8 majit pa kerkuar doreheqjen e berishes qe do ishte nje kerkese minimale PS shkeli mbi gjakun e 21 janarit duke i dhene “pafajesi
duetit vrases B&B.Berisha ka bere aq krime dhe tradheti kombetare qe do ishte lluks per cdo opozite per te marre pushtetin.Ju zoti Rama keni dy mundesi:
1- Te rrini prapa kompjutrit duke gjuajtur “me llastiqe” mbi ujkun berishe sipas skenarit te arvizuse qe ja u ka ndaluar “ME MIREKUPTIM” qe te mos beni proteste.
2- Te dilni ne shesh te drejtoni mbi 80% shqiptareve duke kerkuar largimin pa kushte te vrasesit berishe.
Mos u merr me gramoz rucet qe jane me te keqinj se kac islamet
Cdo rruge tjeter do jete si nje dyluftim midis nje xhirafe dymetroshe
me nje ujk qe ka trajner ambasador dhe qe eshte dhe albiter i ketij dyluftimi.
WAKE UP EDI RAMA !!!!!!!!!
Ju lutemi shume nqs e ndjeni veten te friksuar ose te kercenuar do te jemi shume mirenjohes te largoheni me deshire nga politika dhe ndoshta nje ikje e perkoheshme jashte shtetit..
Populli shqiptar eshte teper i lodhur ne nje beteje rraskapitese 3 vjecare.Nqs ke takat te hedhesh berishen vazhdo ose hap krahun se
me impotencen tende politike vecse ndihmon berishen..21 janari 2012
le te jete dita e fitores mbi berishen ose kapitullimi perfundimtar
i EDI RAMES..28 NENDORI 2012 ESHTE TEPER LARG AQ ME TEPER 2013 KUR JU PRETENDONI TE BEHENI K/M..zoti qofte me ju zoti rama…
Z RAMA mos harro se kjo kembane eshte edhe per ju.Ishte pa aftesia e nje politikani ose me troc nje korrupsjoni politikanesh si djathtas e majtas qe mbajten SALIUN ne krye me cfare ndodhi ne GERDEC e mrapa.Mos harro se masakra qe i bete KUSHTETUTES SHQIPERISE e vendosja e gjykatave ishte vetem qe ju te korruptuarit, te kishit mrojtjen e tyre.Eshte e hidhur qe kjo qeveri VRASESE eshte ne maje te shqiperis akoma,por kjo vetem sepse edhe juve vete si opozite kerkoni vetem pushtet,dhe jo drejtesi,ndryshe te gjithe do ishit ne burg.Mjere ky popull qe vuan prej politikanesh qe luftojne per post,jo per ideal. Te gjithe juve,SALIU E TI BASHKE ME ILIRIN E KOMPANI MERITONI BURGUN.ME POLITIKANE SI TY e SHOKU JOT SALI SHQIPERIA ESHTE DREJT GROPES JO EUROPES.
NGRIHUNI ME 21 JANAR TE GJITH NE SHESH E TU TRGOJM KETYRE KRIMINELAVE QE KY POPULL NUK KA VDEKUR POR ESHT ME I FORT SE KURR
sa mjerana jeni bere edhe ju socialistet,mjafton te jap nji delklarate nji ambasador danez qe njihet qe eshte kritik e ndaj qeverise dhe kerceni perpjet sikur perfaqeson europen,por skeni faj se lideri juaj kaq posht ju ka ulur sa krenoheni me kete ambasador dhe me ate rumunin ne PE sepse mbeshtetje tjeter skeni,dhe harroni se eshte SHBA,dhe shtete e fuqishme te europes qe luajne rrolin kryesor……
Ky z. Rama ben “letra” si ato te sh.Ten pas revolucionit kulturor ne Kine. Eshte kthyer ne nje njeri te rendomte e zakonshem qe kap ndonje thashethem e shkon me vrap e hedh ne tweeter. Ne presim nga ky te prodhoje politika opozitare. Ky jo vetem qe spo e ben por tani ne edhe fajesohemi per gjendjen e tmerrshme qe po kalon shqiperia. Fajesohemi se na kane hequr nga puna pa asnje shkak,qe spo shkollojme dot femijet,qe skemi asnje akses ne asnje dikaster Qeveritar ne Shqiperi pasi flitet me dialekt dhe ne nuk preferohemi kursesi.Tmerri yne eshte pa fund.Ky “udheheqesi” i opozites po do te jape sinjalin qe e ka seriozisht ta filloje ne 21 Janar. Atje ku i berri sh…. Atje ku i la njerezit ne balte. Po se beri ta harroje se nje dite duke ndejt ne breg te lumit do ti sjelle rrjedha kufomen e kundershtarit te vet. MOS HA FARA EDI RAMA!!!
Shume piktora ktu i drejtojne kritka Edi Rames nga kolltoku i shpise. Edi Rama kur bente thirrje per protesta te perditshme per te rrezuar qeverine shqiptaret kishin pune me te rendesishme per te kryer. Une kam marre pjese ne shumicen e protestave te organizuara nga Opozita .|Ne cdo vend te botes rrezimi i nje diktatori eshte detyre e popullit dhe jo e nje grushti presonash. Bejne shume gabim ata qe mbajne shprese te Edi Rama, Bamir Topi apo noi tjeter. Edhe zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhejt e 2013 do jene nje farse sepse nuk ka zgjedhje te lira ne diktature.
PERENDIMI SHITI,DHE NDAU TOKAT SHQIPETARE,POR EDHE TANI DO JU TREGTOI PRAPE ,SIQ TREGTOHEN KAFSHET,SEPSE VETEDIJA SHQIPETARE PER TE BERE SHTETIN ESHTE ENDE E NIVELIT TE ULET ,SHIF JEVGJIT A KAN SHTETE ,SHTETI SBEHETME AKUZA DHE VELLA VRASJE ,AS ME MATRAPAZE ,POR ME NJERZE TE DESHMUAR GJATE ,DHE QE KANE LENE GJURME TE MIRA NE TE KALUAREN E TYRE,DHE SA I PERKET RAMES ,KURRE SE BESOJE QE ESHTE NJERIU I CILI JU DUHET SHQIPETAREVE DHE SHQIPERISE .KEMI ENDE KUJTIMET E FRESKETA NGA KETA NJERZE ,POR EDHE EVROPA SESHTE PARAJSE QE NA PRET ME DUAR HAPUR,KEMI ATJE NE ANTI SHQIPETARET,DHE AI ME I MADHI JE TI RAMA I CILI NDALOVE REFORMEN E SHQIPERISE ,JE TI RAMA I CILI VAJTE SHUM HERE NE BRUKSEL ME GREKUN DHE ME SERBIN PER TE PENGUAR INTEGRIMIN E SHQIPERISE ,KET E DINE SHQIPETARET,TI Z.RAMA E DON PUSHTETIN DHE PARATE ,E SE DON FARE SHQIPERINE DHE SHQIPETARET ,KET E KEM TANI ME TE KJARTE .
Z. Rama, ky editorial eshte nje shprehje banale e, jo inteligjente dhe duke gjykuar nga historia juaj e karrieres e pasinqerte, per nje thirrje te madhe dhe shume domethenese per shqipetaret. Fjaleformimi yt eshte i qullet dhe nenvleresues i inteligjences se shqipetareve. Ti e paske shume te veshtire per te dale tej lidhjeve te tua dhe te jesh nje oferte politike ezauruese per te gjithe.
bukur shume
Po. Sot me teper se kurre ndonjehere ka ardhe koha e se vertetes, e asaj te vertete qe dihet nga te gjith,nga pjesa me e madhe e popullsise.Eshte ajo e vertete qe ju z.Edi Rama e keni thene dhe e thoni se sot ka ardhe koha e nje ndryshimi rrenjesor te kesaj politike te felliqur nga keta qeveritare hajdute.
Sot me teper se kurre bien kembanat europiane te se vertetes, per veshet me dylle te Sali fashistit dhe fares se tij te perhapur kudo.
Pra, tani e me pas, do shohim fishkellimat e albitrave per nje loje te paster e pa gabime.
Ju vazhdoni Z.Rama! Ne popullin europian na keni me vete, ashtu sic ju kemi qendruar gjate gjithe kesaj kohe ashtu do jemi me ju deri ne fitore perfundimtare, qe eshte e afert dhe teper e sigurt.
Frika e ndeshkimit duket qarte ne surratin e tyre te nxire.
Pra koha per ndyshim ka filluar.
Fitore!
e ca protesta doni ju?
te gjiht flini po kur vjen puna me dal ne rruge,asnje s del.Edi po ben revolucion modern. kjo eshte fryma e te ardhmes.
Mire ke shkruar o Edi Rama. Por duhet ta shkurtoje pak ligjeraten per ALARMIN e Presidences daneze. Qe te ka dhene kuraje dhe guxim per te dale nga strofulla e depresionit paszgjedhor. Per Bashkine e Tiranes. Por perkrahja e ambasadorit danez nuk duhet te perdoret per te shkruar carcafe letersie. Prandaj degjoje nastradinin o Edi Reformatori kete here. Dhe mos fillo avazin me heqjen e TVSH-se, taksave dhe tatimeve. Mos e hap fare llapen per taksen famoze progresive per te pasurit barkderra albaneze. Dhe per hapje 300 mije vende pune. Se ALARMIN e Presidences daneze do ta jape me pare FMN-ja dhe Banka Boterore per Socialistet Shqiptare. Qe duan te kthejne kohen e tollonave te Enverit dhe te socializmit ne fazen e tij me te larte. Qe do te thote automatikisht se ambasadori famoz i Danimarkes t’ju kthje menjehere kurrizin dhe te filloje te gjeje nje tjeter Parti kontakti ne vendin tone. Sepse o Edi-Djali meso nga nastradini, qe pas Greqise dhe Italise, edhe Hungaria e Orbanit, mikut te Jozit tone ka rritur TVSH-ne nga 25 % ne 27 % per hungarezet. Nga zori dhe sikleti. Dhe eshte para falimentimit. Prandaj Gezuar 2012-n! Me mend ne koke!
tamam Nastradin qenke!
leja editorialet Meros. ti bej opozite.
Faleminderit Z. Ambasador danez.
Do zoti qe europianet te merren seriozisht me Shqiperine. Keshtu te paketen shqiptaret mund te kene te ardhme, se e shkuara dhe e tashmja ishin dhe jane mizerje.
Sa per PS dhe PD, e pame se cfare i bene gjate 20 vjeteve Shqiperise.
Se fundi, uroj te realizohet endra europiane edhe per femijet shqiptare.
Te lumte Edi!
Te nderuar anetar te ketij forumi eshte shume e lehte te hedhim akuza duke u ngrohur ne shtepite tone dhe duke nxjerre zjarr nga goja kunder Kryetarit te Opozites. Ambasadori i jep te drejte te gjith qendrimeve te Edi Rames ne keto dy vjet, dhe per kete ne e kemi kritikuar. Mendoj qe per punet e mbrapshta qe po behen ne kete vend nuk eshte faji i Edi Rames, nderyshimi me Edin behet vetem me zgjedhje, me vota. Perndryshe mos e tregoni trimerine ne ilegalitet por ngrihuni dhe protestoni jo per PS por per hallet e medha qe keemi, nese gjithkush e ben kete atehere do sjellim me shpejt zgjedhjet e kerkuara. Jo ndasive dhe inateve! Cfar thote Edi Rama i kemi tek faqe e tije ndersa ai shpellari flet papushim dhe asgje spo i analizon njeri, te gjithe e degjojne duke rrejt ne mengjes, ne dreke, ne darke.
O Akili i Trojes, qe munde Hektorin ne dyluftim burrash. Po na thuaj ti si ta mundim ne shqiptaret ne dyluftim te ndershem Sali Dinakun tone? Se Edi Rama nuk po na i thote ne shkrimet e tij te gjata. Se ne, gjunahqaret e SHEKULLIT me vertete jemi te te ngrohur ne shtepite tona dhe duke nxjerre ZJARR e FLAKE nga goja e kompjuterave tone. Si KULCEDRA filmash. Kunder Edi Opozitarit. Qe eshte futur ne brimen e miut nga Depresioni Paszgjedhor dhe shkruan per KURBANE e FLIJIME artistikeo-biblike. Dhe here pas here kujtohet te shkruaje ne TEMA ndonje artikull ekonomiko-shkencor. dhe te propozoje heqjen e TVSH-se, taksave dhe tatimeve si ne rrummpallen socialiste. Te TOLLONAVE te Enverit. Me pas mbledh kokat ekonomike te PS-se dhe premton hapje 300 mije vende te reja pune ne kohe krize Boterore. Duke e kushtezuar me “prerje kokash” per pasaniket me taksa famoze progresive. Prandaj qe te dalim nga ilegaliteti dhe te ngrihemi kunder Satrapit na duhet MOTIVIM. Qe nuk po e gjejme kerkund. As majtas, as djathtas, as ne qender dhe as ne perfiferi apo orbite. Sepse o Akil-Miku kriza Boterore po zgjerohet dhe Edi me Saline s’po vene mend. Sepse pas Greqise dhe Italise po i vjen radha edhe Hungarise ne rrugen drejt falimentit ekonomik. Dhe po ngre TVSH-ne nga 25 % ne 27 %. Per te shpetuar miletin. Prandaj o Akil-Trimi me mire se protestat dallkauke tani eshte qe Edi t’i therrase trunit. Per te pare drejt realitetin ne Bote. Qe te beje drejt Opozitarin ne Shqiperi..
Nastradino nuk ta ka njeri borxh motivimin ty,po se gjete vete do te thote qe nuk mund ta kesh.Hajt pra ju zhgani,ne pc-te e pushtetit, mjaft u lodhet duke konsumuar te njejtin argument pa nje fije lezeti autentik.Keshtu vetem deshmoni se ju ka hyre data nga uragani popullor qe do ju marre zgupthi e t’ju shpjere ne vendin qe meritoni.Pirdhuni megjithe shefin tuaj dhjeraman e kerme historie.
O Lora si SORRA, po nuk te vjen turp per fjalet e rrugacit qe perdor ne kete forum te nderuar te TEMES? Apo je ndonje magjype pa shkolle? Koha e URAGANEVE popullore ka ikur me kohe. Se edhe KOMUNIZMI ka vdekur me kohe. Shefin dhjeraman qe permend ti e ke nga Partia Jote e Punes, si nje pjelle besnike e Enver Hoxhes. per te vazhduar KAUZEN e partise tende te URAGANEVE. Ndryshe sot, ne Boten e civilizuar mileti i zgjedh Partite sipas MOTIVIMIT, qe nastradini akoma nuk po e sheh tek Edi Rama. Sidomos me PROGRAMIN e ri. Per heqjen e TVSH-se, taksave dhe tatimeve. Per te kthyer kohen e TOLLONAVE te Partise se Punes. Ne kohe Krize dhe me nje borxh te frikshem ne buxhetin e shtetit. Sepse meso na nastradini o SORRE qe kakarris mbi tel: Jo rastesisht Hungaria e Industrializuar po rrit TVSH-ne nga 25 % ne 27 %, ne nje kohe qe Edi Rama do ta heqe fare.
o nastradin efendi
Vetem per keto 5-6 dite te ketij viti emrin tat e kami lexuar mbi 500 here.
Dhe po te besh llogari per nje vit dalin miliona komente.Po deshe me bo ndonje lek mblidhi te gjitha dhe coj te zyrat e record “giness” se e ke te sigurte per vend te pare se per enverin nuk po ta fershellen mo njeri.
Po more tere ato lek mund te ikesh nga azili ku te ka lene sala dhe na le rehat dhe ne te tjereve.
O veronika PIKA-PIKA, ne dallim nga VERONIKA pa PIKA, por me germa te medha te shtypit, po pse te kryhet me nastradinin dhe kush te detyron t’i lexosh komentet e tij? Keshtu ju meson rushfetciu Ilir Meta bashke me mafiozin Spartak Braho? Ne LSI-ne tuaj te shpifur si shalqini. Laro-laro nga kashte, por te kuq flake permbrenda. Ju doni qe nastradini te mos shkruaj fare. Qe Ilir Meta-Kryeshalqini te zhvilloje i qete biznesin e tij mafioz ne terrin e nates. Dhe te mos ta mare vesh kush si vjedh, mashtron dhe grabit shqiptaret? Kete kerkon ti o veronika PIKA-PIKA? Saliu eshte miku yt dhe i Ilir Metes tend te LSI-se mafioze. Te dy pjella te Partise se Punes te Enver Sadistit dhe Enver katilit te popullit shqiptar. Qe kane kapur karriken e pushtetit dhe nuk po e leshojne. Qe kane pervehtesuar Pronat Private dhe tokat e Pronareve dhe po ja falin talebaneve per vota. Qe po falimentojne ekonomine dhe renojne vatanin me gomarlleqet e trunit te tyre dallkauk. Prandaj shkruan me shume zell nastradini. Jo nga azili i Saliut o veronika, qe te rente PIKA!
cfare lloj viagre perdor o nastradin se i bone te gjithe cop-cope ja kalove
enverit qe e cau rrugen e historise me nastradin ne dore …
Bravo Z.Rama…
Nuk kane çfare t’i bejne gomarit dhe i bien samarit. Qe do te thote nuk ua mban te ngrihen kunder Berishes dhe i sulen Rames. Madje ka disa qe vene shenjen e barazimit midis Rames dhe Berishes. Kam lexuar nje komentues qe shkruante: “Largohu Rame se e shkaterrove Shqiperine”?! Se çfare i shkaterroi Rama Shqiperise nuk e kuptoj, se nuk e di qe te kete pasur mundesine te beje diçka, qofte per mire, qofte per keq. Rama beri gjithçka mundi per te luftuar regjimin e Berishes, por mbeshtetja popullore ishte e pamjaftueshme. Njerezit e kane frike Berishen dhe mujsharet e tij tropojane. Behen trima nga interneti. Ju qe e kritikoni pa pushim dilni nje here ne shesh te burrave, siç dolen tunizianet, egjiptianet, apo tani sirianet. Jo ju prisni qe e mira, bolleku dhe demokracia te ju vije ne nje tepsi te argjendte duke pare televizor. Prit gomar te mbij bar.
O Edi kryetari i opozites se sotme ambasadori i nderuar DANES si petagog i politikes ta dha leksionin e duhur qe duhet te ndjeke opozita shqiptare ju si kryetar [ps] e student i ketij leksioni tani te mbetet te maresh ne dore fatet e popullit e te atheut ne dore per te rezuar kete qeveri te koruptuar koke e kembe e tradhetare te idealeve e ceshtjes kombetare.Pra dil ne balle te popullit e drejtoi me guxim e trimeri kete kerkohet sot nga ju ne je i zoti ne te kunder hapi krahun tjeter lideri te mare kete hap historik per popullin tone qe dhe ne te jemi te barabarte midis te barabartve dhe jo te injoruar nga nje klase politike e koruptuar dhe e pa moralshme dhe tradhetare e ceshtjes dhe identitetit kombetar. RROFTE KOMBI SHQIPTAR POSHTE TRADHETARET E BASHKEPUNTORET E ARMIQVE TE KOMBIT TONE ,LART E ME LART FLAMURI YNE KUQ E ZI ME SHQIPONJEN TONE DY KRENARE.
VETMJA RRUGE PER OPOZITEN SHQIPTARE!
-Nga Alban Dega, Nju Jork
Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
Padi ne Gjykaten e Strasburgut, Hamburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit si i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
Po nuk u ndeshkua ashper e deri ne hapin e fundit ligjor vjedhja e votave te Tiranes, po nuk u mbrojt me cdo cmim e me cdo rruge vota e Tiranes, po nuk u vendos ne karriken e kryebashkiakut fituesi real Edi Rama e te cohen ne pranga kusaret e Shqiperise dhe kusaret e votave dhe qeverisjes tani qendrore dhe kryeqytetase, ne Shqiperi nuk e nuk do te kete kurre demokraci.
Ka e do te kete qeve- Mafi me kryekusarin dhe Kadafin bolshevik shqiptar Sali Berisha.
E vetmja rruge e opozites eshte te udheheqe popullin ne rrugen e ligjit dhe demokracise. Jo te prese se cfare do te bejne minatoret e Bulqizes apo shqiptaret kudo jane.
E vetmja rruge e opozites dhe lidershipit te saj eshte ti beje opozite dhe jo freskozite ketij rregjimi te kalbur, te korruptuar nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut, ketij regjimi despotik anti- shqiptar e atdheshites qe ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te Mafias shqiptare dhe nderkombetare.
Ketij rregjimi i duhet dhene shqelmi e jo futur krahu sic u veprua me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese, me katrahuren Gerdeci, me vjedhjen masive te votave “te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” me 28 qershor 2009,sipas ODHIR-it, me vrasjet e ekzekutimet tipike ala Pinocet ne qeneder te Tiranes me 21 janar 2011, me plackitjen me transparente te votave te qytetatareve te Tiranes pas 18 majit 2011, me sjelljen prej humbesi te fituesit teper transparent te Tiranes e mbare Shqiperise Edi Rames, me heshtjen mortore te opozites dhe lidershipit te saj para masdkarades dhe masakres elektorale te
“skuadroneve te Kusarise berishiane te votave” dhe diten kur nje megahajn si Lulezim Basha betohej mbi Kurbanin e barbarise dhe kusarive, te ekzekutimeve dhe mbrapshtimeve te pafund te bosit te tij Berisha.
E vetmja rruge e opozites eshte te jete opozite e te udheheqe popullin qe e ka me vete ne opozite me keta kusare deri diten qe ata te vihen ne bankon e te akuzuarit per malin gjigand te krimeve te tyre pa fund qe po shtohen perdite… Deri diten qe te jete dhene drejtesia per secilin e gjithe kete bande gangsteresh, kusaresh e vrastaresh, per kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sipas “The New york Times”.
Kjo eshte rruga e Tahririt… Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
Kjo eshte rruga e popullit dhe rruga e Zotit… Cdo rruge tjeter eshte rrahje uji ne havan, eshte kohe e humbur .
Vox Populli Voz Deus…. Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!
Mos ti shkoje mendja kerkujt qe fenomeni Berisha duhet te largohet nga politika ne 2013!Ky do te jete nje iluzion i krijuar nga miqte pasi ai se bashku me mikun e tij(shefin)merr nje detyre tjeter nga pertej atlantikut e per pasoje ti rruajme bishtin per te gjitha krimet e bera ne kete vend pasi paskesaj ai do te kete imunitet pasi do te punoje per tjeter flamure!Ndaj me ç’do kusht ai duhet te largohet nga skena politike kete vit,ndryshe Shqiperia,shqipetaret do te lengojne shume gjate e do ti kujtojne shume vite dhimbjet qe u ka krijuar kjo politike ufosh ne kurizin e nje populli.Ai ka shume hesape te hapura e po nuk iu kerkua llogari kete vit ,harrojeni ai do te vdesi “hero” si 007!Te gjitha levizjet parapergatitjet qe behen per 2013,jane skema qe jane hedhur nga ata qe ate e quajne “Burre shteti” e qe po gjejne vend me se miri ,duke krijuar pershtypjen se fenomeni do te lere karriken ne 2013!Ironi apo fatkeqesi?Gjejeni.
Z.Rama.!!!Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane nevoje per nje kallauz qe tregon me gisht tek personi qe po flet, sepse kane vete sy per te pare dhe veshe per te degjuar cfare thote ambasadori danez.Qytetaret shqiptare dijne te vleresojne angazhimin e perseritur te ambasadorit ne keto kohe te veshtira per vendin tone.Qartesia e politikes qe perfaqeson ai, nuk ka nevoje per perkthim.Ajo qe ne kemi nevoje te kuptojme, eshte se cfare strategjie ka opozita qe Ju drejtoni??Sa kohe do vazhdoje kjo agoni e kesaj force politike, ne dukje pa plan dhe vizion??Te pretendosh se zevendesimi i nje kryeqesharaku si kryeministri yne me “kandidatet” tuaj Ruci apo Dokle, qenka politike europiane dhe ne thelb krejt ndryshe nga kjo qe kemi, nuk ben gje tjeter vecse i jep qytetareve te ketij vendi, pershtypjen se kjo opozite nuk mund te jete me cilesore se banda e hajduteve qe na drejton sot.Eshte nje tragjedi kombetare per qytetarin shqiptar,,,,qe politiken progresiste dhe alternativen qeverisese europiane, mund ta gjeje ne faqet e gazetes TEMA ne formen e shkrimeve te guximshme kritike, por jo atje ku duhet te ishte program pune, tek opozita.
sali bisha eshte djali politik i dulles dhe nuk di demokraci. Malokun vetem plumbi e zbret nga kali.
Shume komente si te “i troplinit” apo “lorit” jane shume te goditur .I lexoj me kenaqesi se flasin realitetin dhe sugjerojne me kembe ne toke
ku duhet te ece edi rama.Dhe nuk jane vetem keto te dy por shumica e komentuesve te temes..
Me falni Z Edi po ky projekti i ri politik i PS mos valle nenkupton qe PD do ta realizoje ciklin e saj 8 vjecar te qeverisjes?. Nese PS eshte kaq e ngeshme te prese une si individ dhe njekoheshist popull nuk kam me force e nerva per te pritur.Mendoj se jane arritur dhe tejkaluar te gjitha kushtet e premisat qe kjo qeveri te largohet nje ore e me pare.Nuk kam ndermend te rreshtoj ketu fakte e prova per cka thashe me lart por dua te theksoj nje fakt se kur populli eshte nje hap perpara qeverise qe e drejton antagonizmi eshte i pa shmangshem.Kete duhet te keni parasysh z,Edi kur hartoni strategji dhe projekte te reja politike, ato se pari duhet te synojne largimin e kesaj bande qeverisese e me pas drejtimin politik dhe e konomik te qeverise dhe shtetit.
@Teta; mos kerko te falur hic se ke folur shume qarte dhe bukur!
Te dashurit e mi .
O Rama po ti ke pritur ambasadorin danez per te bere keto konstatime, nuk na paske lexuar neve ketu, apo neve nuk na merr ne konsiderate se jemi gjoja “pa vizion” siç mund te mendosh ti. Ambasadori nuk ka bere gje tjeter veçse ka perseritur ate te vertete te madhe qe ne e kemi thene e sterthene ketu kur thote “nuk e kuptoj se si populli shqiptar zgjedh njerez qe se kane per prioritet” dhe kjo e perkthyer shqip do te thote “ky qenka popull idiot” po ai nuk mund ta thote troç po perdor gjuhe diplomatike. Te takon ty ti besh te ndryshojne ata njerez, nqs nuk je i zoti ik pirdhu edhe leji broçkullat te gazeta Tema se se fshi Saliu per keto.
@Teta, Rani dhe te gjithe te tjeret qe mbajne nje qendrim kritik ndaj Rames; mos harroni qe keto komentet e ketushme t’ia postoni Rames edhe tek blogu i tij edirama.al/blog (nqs do te mund t’i shpetoni censurimit te atjeshem, fjala eshte). Vetem komplimenmte dhe levdata lexohen andej nga ajo faqe. Une i skruajta para pak kohe komentin e meposhtem – te shohim se a do ta lejoje te postohet ne faqe:
“Urime zoti kryetar”; “urime zoti kryeminister i ardhshem”….baaaaaaahh, gati e nxora dreken qe sapo hengra nga neveria qe me dhane keto lloj levdatash! Me shume ka mundesi qe keta njerez jane te futur nga pala tjeter qe t’i rrisin veshet Rames me komplimentet e tyre.
Ja se po te bej edhe une nje urim: “Urime zoti Kryeopozitwitter” per luften epike dixhitale kunder saliut!
Nuk eshte hera e pare qe ambasadori danez konstaton te verteten e Shqiperise – ndoshta kete here e ka thene ate disi me fort dhe me qarte. Por nuk jane ambasadoret e huaj ata qe perfundimisht e rrezojne bajlozin tone nga kali, por jemi ne, populli opozitar i drejtuar nga opozita. Dhe cilido nga ju qe mendon se saliu e dorezon pushtetin ne nje rruge demokratike, pra nepermjet nje votimi te lire dhe demokratik, ka nevoje imediate te keshillohet me ndonje psikolog.
Prandaj, para se t’i leshoni levdatat lume per kryetarin tone ‘thume te dathur’, shikoni njehere se mos ka ndonje vend edhe per kritike ndaj tij; se Twitter nuk duhet kurrsesi te zeje vendin e pare si nje forme lufte kunder mafies ne pushtet, jo me qe te jete e vetmja menyre opozimi!
S’ke ça te besh o elinor, perderisa keta njerez dhe ky popull nuk do ta kene te zhvilluar ndenjen e te kerkuarit llogari dhe te kritikes ai vend keshtu do te vazhdoje. Deri dje thonim se gjoja kur te vje Rama do te beje keshtu e ashtu, po e them ketu qe perveç ngjyres se partise ne pushtet asgje tjeter s’do te ndryshoje. Me duket se ai Sali Berisha paska qene trim me flete o vlla, te beje zap nje popull te tere me 100 police se ushtri s’ka, kjo vetem ne vendin e shqipeve pa sqep ben vaki. E shkaterroi ate vend, po ka nje merite te madhe, bravo i qofte se per veten e tij paska qene i zoti. Jemi bere ( nuk jemi bere po kemi qene) aq popull kot sa edhe te huajt na e thone ne mes te Tiranes nepermjet ambasadorit danez vetem se kete mendim qe ka ky ambasador e kane te gjithe te huajt qe kane krijuar bindjen e patundur se jemi populli me kafshe i Evropes prandaj se çajne bythen per ne.
Fatkeqsia jone o Rani!!
Sali Berisha paska qene trim me flete …KUR KA RAJERSONE,TOM RIDGE DHE
ARVIZU PRAPA BYTHE ESHTE KOLLAJ ME U BO TRIM ME FLETE..
Po perse e verteta u gjendka vetem nepermjet ambasadoreve. U dashka te thone ata dicka qe te jete alarm. Te verteten dhe alarmin ne e shikojme ne cdo dite dhe minute sepse e ndiejme ne kurrizin tone.