Në mendjen e Berishës ishte 11 janari

10 Janar 2012, 22:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më 11 janar mbushet një vit nga dita kur emisioni ‘Fiks Fare’, dhe më pas thuajse gjithë media shqiptare, publikuan video-përgjimin e Ilir Metës në zyrën e Ministrit të Ekonomisë, duke bërë pazare, duke ofruar ryshfete, duke bërë presion dhe mbi të gjitha duke mos folur asnjë sekondë brenda ligjit dhe në respekt të shtetit ligjor, të cilin duhet të përfaqësojë zëvendëskryeministri i një qeverie.

Në asnjë vend të botës kjo ngjarje nuk do të kishte përvjetor. Nëse ajo video do të ishte shfaqur në Austri, Gjermani, Itali, Angli, SHBA apo kudo gjetkë në Perëndim, personazhi i asaj videoje do të ishte në burg pa u errur dita. Ka qindra raste nga historitë e këtyre vendeve, që për gjeste shumë herë më pak fyese për shtetin, personalitete të mëdha kanë ikur nga politika dhe janë përballë me drejtësinë.

Tek ne ka ndodhur vetëm një mrekulli e vogël. Prokuroria ka hetuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ka gjetur Ilir Metën fajtor duke kërkuar dy vjet burg. Vendimi pritet gjerësisht të hidhet poshtë në mënyrë të pacipë nga katër gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët janë rreshtuar gjatë gjithë procesit sikur të ishin bodigardë të Ilir Metës dhe jo gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Por pse po detyrohem të shkruaj për këtë “përvjetor”?

Arsyeja në të vërtetë është makthi që prodhoi tek Sali Berisha publikimi i kasetës. Pas dy protestave modeste nga organizata ‘Mjaft’ para Ministrisë së Ekonomisë, Ilir Meta dha dorëheqje dhe në vend u rrit vala e zemërimit popullor kundër qeverisë. Beteja e nervave gati dy vjeçare me opozitën për zgjedhjet e qershorit 2009, shpërtheu në zemërim popullor kur u pa arsyeja e vërtetë përse pushteti prek zgjedhjet. Revolta e 21 janarit ishte jo vetëm demonstrata më e natyrshme që ka pasur Shqipëria këto 20 vjet, por dhe më legjitimja në fuqinë dhe agresivitetin e saj ndaj simboleve të pushtetit.

Pasi vrau katër burra në mes të bulevardit dhe plagosi rreth 30 të tjerë, Sali Berisha iu përvesh punës të mbulojë gjurmët e krimit. Në mesnatën e 21 janarit ka kopjuar dhe më pas ka fshirë gjithë serverin e kryeministrisë, ku janë të regjistruara jo vetëm pamjet filmike, por dhe urdhrat e radiove të policisë që komandoheshin prej kryeministrisë, kur është hapur zjarr. Të nesërmen dhe pasnesërmen ai filloi sulmin mbi institucionet për të relativizuar hetimin dhe për të frenuar hetimin gjyqësor ndaj tij. Brenda tri ditëve ngriti një komision qesharak parlamentar që ta përdorte si mekanizëm presioni mbi drejtësinë… Dhe pikërisht aty kam parë makthin real të tij. Një deputet që po rropatet t’i hyjë në zemrën e thyer Sali Berishës, shqiptoi si puçistë dhe emrat e katër gazetarëve dhe kërkoi tabulatet e tyre. Dy prej gazetarëve ishin dhe janë dy gazetarët kryesorë të Top Channel, Filip Çakuli dhe Sokol Balla, dy të tjerët- unë dhe Andi Bushati, ishim thjesht një sfond ilustrues për ta bërë listën më të gjatë dhe për ta etiketuar. Edhe pse e morëm me mjaft humor atë kërkesë, në kontrast me shqetësimin me të cilën e mori Perëndimi, unë shikoja se makthi i Berishës nuk ishte çfarë kishim bërë ne më 21 janar, pasi atë ditë thuajse s’kemi bërë asgjë vetëm sa jemi ruajtur mos na zinte ndonjë plumb. Kërkesa e tij ishte që tabulatet tona të merreshin nga data 1 janar…!!! Në mendjen e sëmurë të Sali Berishës vërtitej paranoja e puçit që media i kishte bërë me publikimin e kasetës së Ilir Metës. Ky i fundit ofroi qindra mijëra euro për mospublikimin e saj, më pas presione e kërcënime, herë- herë miqësira dhe oferta, por nuk ia doli dot. Sali Berisha vazhdon të ketë një kuriozitet në mendjen e tij, si funksionoi publikimi i asaj videoje, me kë ka folur Filip Çakuli apo Sokol Balla, a ua ka dhënë Dritan Prifti apo Edi Rama, sa herë kanë folur në telefon, etj. Ishte e qartë se Berisha realisht është tronditur më 11 janar dhe më 21 janar thjesht ka shpërthyer skizofreninë e tij kriminale dhe ka vrarë njerëz. Tronditjen e rëndë që ndaj tij po përgatitej një puç, ai e ka pësuar më 11 janar, kur ka parë videon shokuese të zëvendësit të tij në ekranin më të madh shqiptar.

Kjo është arsyeja përse ai në mes të tensionit për të mbuluar krimin e vrasjes së katër qytetarëve, nuk kishte në mendje opozitarët, por gazetarët. Në një skutë të errët të koshiencës së tij ishte ngulitur se duhej dhënë një shembull ndëshkimi për ata që i bënë gjëmën.

Ndoqa një intervistë në audio të tij, dhënë një gazetari perëndimor dy ditë pas 21 janarit. Do ta ribotoj së afërmi në gazetën Tema. Është një përrua psikik që rrjedh pa asnjë farë kuptimi, dhe ndërsa gazetari e pyet për të vrarët, ai flet për Filip Çakulin, gazetarët që montuan videon, sekondat e videos që implikojnë atë… pastaj kthehet prapë tek videoja, prapë tek gazetarët, prapë tek videoja… aq sa po të ishte ndonjë gazetar i paqartë, do mendonte se katër gazetarë kanë vrarë katër demonstrues. Fiksimi i tij se 21 janarin e solli pikërisht 11 janari, është gjëja më e vërtetë që ai beson. Por ajo që ai nuk pranon dot është se Ilir Meta përveçse i përbalti publikisht qeverisjen, e ka futur atë në spiralen e një krimi shtetëror, nga i cili Ilir Meta del i larë, por Sali Berisha dhe Lulëzim Basha do të ndiqen gjithë jetën deri në varr si vrasës. Ky është çmimi më i rëndë që Sali Berisha po paguan ndonjë herë në jetën e tij si politikan në emër të një bashkëpunëtori që i siguroi një mandat katër vjeçar në pushtet dhe një mandat arresti të përjetshëm. I qartë për këtë fat të tij, ai vazhdon të ketë në mendje të tij si një ditë fatkeqe pikërisht 11 janarin, ditën për të cilën gazetarët që i publikuan videon nuk kanë asnjë meritë të veçantë përveç guximit dhe asnjë plan për t’i varrosur atij të ardhmen politike, pasi asnjë herë nuk na shkoi në mendje se ai do rivriste për të qëndruar në pushtet.

Një vit më pas jam i qartë se data që ai urren është data që nisi rrënimin e tij, dita që në ekranet e shqiptarëve u shfaq babëzia, makutëria dhe fyerja që pushteti u bënte shqiptarëve duke bërë pazar me paret e tyre. Është dita kur Berisha ka filluar të mendojë për herë të parë në jetën e tij si do të mbrohet nga ajo çfarë ka bërë. Të vështirë do ta ketë, por nuk është për t’i qarë hallin. Dënimi me vdekje është hequr.

 

33 komente në “Në mendjen e Berishës ishte 11 janari”

  1. MEN says:

    Nqs i madhi zot do me vendoste te plotfuqishem ne shqiperi hapi i pare qe do beja do ishte:
    -egzekutim berishes,bashes,metes
    -debim nga shqiperia,edi rama gramoz ruci,arvizu,eugen wolfarth.,f.nano
    -dekorim mehmet elezit pishtar i demokracise “mandela e shqiperise”

    1. indrit says:

      rreth ores 11:45 te mbremjes me kapi syri te siti i top-chanell lajmin “vdes Berisha nga nje atak ne zemer”, klikova por lajmi nuk u hapte, dhe tani (ora 12:00) faqja top-channel s’hapet me.
      A me bene syte apo çfare? neper sitet e tjera s’permendet asgje

    2. 333 says:

      Mero, te lutem, mos e shfajeso as Berishen, as Fatosin e as Meten. Basha eshte ekzekutor vrasjesh e vjedhjesh me pagese. Deri me sot kemi njohur termin “vrases me pagese”, tani ne Shqiperi kemi edhe termin “hajdut me pagese”. Shume nga ata qe vjedhin, vjedhin me porosine e familjes, te partise, te mafies, te bosit, te Saliut, te Argites, te Ridvanit, te Ilirit, te Gencit, te Zamirit, te Fatoskes, etj. Se paku keshtu thone e keshtu justifikohen.

      Te gjithe jane fajtore, te gjithe duhet te shkojne ne burg. Por, ata kane nje dallim rrenjesor nga urdheruesit e vjedhjeve, por edhe te krimeve: qe ne Shqiperi jane tre: Saliu, Fatosi dhe Iliri.

      Te tre keta jane fajtore per privatizimet qe e cuan pasurine kombetare ne duart e mafies dhe popullit i lane ne dore letrat me vlere.

      Te tre keta jane nder kryesoret pergjegjes per skemat piramidale dhe ngjarjet e vitit 97, ku pasuria e djersa e shqiptareve perfundoi nuk dihet se ku pas zhdukjes se skemave piramidale, dhe popullit i mbeti te varrose kufomat e mbi 3 mije te vrareve.

      Te tre keta jane fajtore per shperdorimin e parave ne rrugen e kombit, duke e lene popullin pa spitale, pa shkolla, pa infrastrukture rrugore, pa pensione dinjitoze, pa asgje.

      Te tre keta jane fajtore qe Shqiperia trajtohet nga fqinjet, por edhe nga perendimi, si me qene vend afrikan, i humbur madje mes tere popujve zezake, specie e bardhe e popujve te shtypur.

      Te tre jane pergjegjes per tere sa jane vrare keto 20 vjet, ne krime gjakmarrjeje, viktima ne rruge, shperthime si Gerdeci, nga pakujdesia mjekesore, nga ndotja e ajrit neper qytete, nga ushqimet e skaduara te prodhuara enkas per shqiptaret, e me radhe.

      Keta jane fajtoret qe udheheqin nje zinxhir fajtoresh, keta jane ata qe e cuan vendin nga komunizmi feudal i Hoxhes ne komunizmin skllavopronar te treshes SALI-Fatos-Meta.

      Popull ndergjegjesohu. Shpetoje vehten nga kthetrat e kesaj mafie, zoti do e beje punen e vet, por edhe nje ndihme me sa duket po na e kerkon, perdite. I duhet thene AMIN.

    3. Vlora says:

      -dekorim mehmet elezit pishtar i demokracise “mandela e shqiperise”

      me kete fjali e ke dhjere o MEN

  2. Fatmir says:

    Pas 1 viti, Opozita është akoma në gjumë. Krijimi i partisë së re, nga Presidenti Bamir Topi e Aleanca Kuq e Zi, janë e vetmja shpresë për ne. Opozita do katandiset në vendë të 5-6, e le t’ia lëmë kohës. Shqiptarët do ti japin përgjigjen e duhur Saliut e liderit të opozitës, që merret me Editoriale e mesazhe në Twitter.

    1. zqk says:

      E vetmja shprese? A e ka denuar Aleanca KZ vrasesit e 21 Janarit, po president Bamka a ka thene gje per vrasesit? Apo mos u ka shkuar per ngushellim “kokepalareve”? Po ndonje dekorate a te tjera si keto a ka dhene? Dhe ty te ka mbetur e vetmja shprese Bamka e shoket e tij? Edi te pakten i tregon me gisht vrasesit.

      1. Fatmir says:

        Fjalët e Ramës, i merrë era. Në 2013 humbja e PD – PS – LSI do të jetë e sigurtë. Në 21 vitet e fundit, partitë kryesore e shkatërruan Shqipërinë. Pse mos të provojmë, partinë e re të Bamirit e Aleanca Kuq e Zi!?

  3. Mark says:

    Është dita kur Berisha ka filluar të mendojë për herë të parë në jetën e tij si do të mbrohet nga ajo çfarë ka bërë. Të vështirë do ta ketë, por nuk është për t’i qarë hallin. Dënimi me vdekje është hequr.

    Sali Berisha do te jetoje ditet qe i ka dhene zoti ashtu si Enveri dhe Ramizi. Ne shqiptaret jemi popull pa shtylle kurrizore.Na pelqen te qelbemi ne shtypje e skllaveri. Shkrimet e Meros jane me teper revolte ndaj vetes sone se ndaj diktatorit te radhes.

  4. tomi says:

    O zoterinj parafoles.Sipas mendimit tuaj armet do rok edi rama?Ai pa bere asgje dhe u quajt kriminel puçist atentator e te tjera .Po sikur vertet te ishte siç e do dhe e thot sala a e mendoni se çfare do kish ndodhur? Pra meruni me ujkun qe udheheq shtetin jo me gjurmen qe eshte z rama.

  5. Bledari says:

    Cfare ndodhe nese Ilir Meta denohet qofte edhe 2 dite, a mund te kandidoje ai me per deputete?

    1. Dean says:

      Ne 1 vend si Shqiperia s’ka problem,ai mund te kandidoje pasi konsiderohet i ”rehabilituar” dhe me pak ”shkathtesi”,nga ana e tij(blerje,vjedhje votash…etj.) mund t’a kesh prap deputet te kuvendit te burrave te dhim shqiptar.
      Shqiperi hesapi.Histori plehrash.

      1. Bledari says:

        falm, medhithense me duket pak e pabesueshme

        faleminderit, si gjithmon ne Shqiperi kemi rrugezgjidhje. Ne Greqi slejohet nje person me histori penale te kandidoj per deputet

      2. Vila says:

        Po ke Fatosin more, qe kandidoi dhe vodhi ne menyre te perseritur. Por, nuk e denoi me njeri, tani jeton ne Vjene me parate e vjedhura, dhe kerkon te behet president i tere shqiptareve. Hajdutet e Shqiperise duan per president kryehajdutin, dhe me te do i imponohen tere qytetareve te ndershem te kombit.

  6. tironci says:

    Kur do marri fund ky mallkim per vendin tone ..
    kur do vije ajo dite qe te thuej qafen kjo Diktature e vendosur ne vendin tone …….nje fund me te keq se kadafit i uroj sali berishes e kompani ….

  7. joni says:

    Une kam mendimin se ne vetvete kerkon nje vdekje me te shpejte per te shpetuar nga qorsokaku ku eshte futur.

  8. drini says:

    I nderuar z.Baze!Nuk ma merr mendja qe nuk di te vertetat e asaj ngjarrje tragjike ,e per pasoje nuk ma merr mendja ti ngaterosh gjerat ne rradhitjen e tyre e tek objektivi i “Fenomenit” qe me nje gure te vriste dy zogj!E them kete pasi siç dihet plani i ndihmuar edhe nga “miqte” ishte qe me ane te vrasjeve “fenomeni” te akuzonte z.Rama(siç edhe e akuzoi)per te zhdukur nje here e mire opoziten shqipetare ,duke thirrur lakenjt nga jashte shqiperise(pasi ka plot)e te merrnin frenat e kesaj opozite!Kercenimi per Ju i nderuar z.Baze,Filipin,Ballen,e Bushatin ishte sepse ky monstruoz e dinte fare mire qe Ju i nderuar ishit pengesa me e madhe per te fshehur nje te vertete e me eleminimin e kr/opozitarit dhe me akuzat e ngritura per Ju ai do te zhdukte njehere e mire si “figuren edhe zerin e se vertetes”.kush me thote nga Ju meqenese kane kaluar shume kohe ,por besoj se nuk harrohet 2 Prilli!Kush i vrau 4 viktimat e qe me pas i vetquajti deshmore?Ne ate kohe i dashur Baze Ju,mungonit pasi ishit pale me te, perjashto ndoshta vetem Filipin!Keto jane te verteta qe flene ne mendjet e njerezve.Nje merite te veçante ka edhe gazetari A.Hoxha qe zbardhi nje te vertete ,pasi per kryeopozitarin ishte pergatitur ndoshta perse jo zhdukja si e te ndjerit R.Hoxha.Rreshqitja qe i beri atij momenti si specialist ne ate fushe e beri dhe pseudodiplomatin e ardhur nga pertej detit ta quante “Burre shteti” e policine e cila dhunoi nje popull opozitar(arrestime qe as ne kohen e gestapos,e as ne kohen e Q.Mulletit qe ndalohej kalimi me xhepa te fryre nuk jane bere).Kjo ngjarrje do te mbahet mend per shume kohe ne mendjet e shqipetareve sepse aty njohen “live” fenomenin Berisha dhe dallimin e diplomateve qe kush eshte per demokraci te mirfillte ne Shqiperi e kush eshte per Salixhi.

  9. Vebby says:

    Nga nje atak ne zemer vdes S.B. keshtu shkruan Top channel ne websiten e saj ne versionin mobil. I kam be edhe nje foto sa per te pas nje fakt. Po a eshte i bertet ky lajm? Presim gazeten Tema ta vertetoje.
    Nese eshte e vertet, e paste dheun e lehte dhe turp shqiptareve qe nuk e rrezuan nga pushteti.

  10. Tap topi says:

    Lexova tek faqja e topit qe Sali Berisha u be i ndjeri Sali Berisha pas nje arresti kardiak.

    1. mergim tari says:

      SALI BERISHA DUHET TE BEHET I NDJERE JO PAS NJE
      ARRESTI KARDIAK, POR PAS NJE ARRESTI TE GJATE ME BURG

    2. shkembi says:

      Z. MERO Koncepti i nje qytetari american mbi nje jete te lumtur eshte : To be Calm – Te jem (jesh) i qete.
      Keta Genjeshtar,hajdut , vrases nuk ka mundesi te jene te qete. Kete e dallon shume mire te buzeqeshja (me falni -ngerdheshja e Saliut). Ai te jep pershtypjen e nje skizofreni. Me gjithe ato qe ka bere paska qene specie unike mbi kete toke. Edhe vet djalli s’do ta kishte denuar dhe urryer kaq shume Shqiperine dhe shqipetaret. Nuk dua te ndodh ashtu sic njoftonte Top Channel.Saliu duhet te jape llogari para drejtesise te cilen e urreu me shume se edhe Enveri.
      Po te shikosh dhe te vetquajturin “Luan” kur flet duket qe nuk ndjehet i sigurt per te ardhmen me gjithe “blerjet” qe ka bere . Edhe ai, ne fund te fundit, e ka te kjarte qe vetem placka blihet, jo qenja njerezore e qet. Skurt: Mjer ai qe i kundervihet popullit. Hakmarrja vonon por nuk mungon.

  11. luis says:

    Kush i dha zemer Berishes per te vrare njerezit ne bulevard me 21 janar te vitit te kaluar shtroj pyetjen une por njekohesisht dhe pergjigjen.Jozefina Topalli.
    Ajo ia diktoj shume vite me pare kur tha per 97 se Berisha duhet tua kishte dhene plumbin ballit.
    Biles nje politikan i pd qe tani nuk jeton me me ka treguar per 97 se Berishes i kane bere verejtje se kur u ngriten vlonjatet ne protesta ne fillimet e saj eshte dashur te vriten disa veta dhe gjendja do ishte normalizuar.
    Sic duket ky skenar qe nuk u arrit atehere e realizuan vitin qe shkoj dhe vertet cdo gje u shua.
    Pra ne vend qe populli te revoltohej dhe ti bente te iknin si zagaret maskarenjte u terhoq per te fjetur pergjithmone.
    Une habitem vertet me disa komentues kur kerkojne radikalizim nga Edi Rama.
    Po ua them une troc se nuk ka burre qe ti leviz me shqiptaret me nga vendi ku kane ulur prapanicat.
    Nder shqiptar e bejne ligjin vetem grate.Po u dhane urdher ato per te dale nga shtepia atehere dalin.
    Hajt tung e pafshi endrra me buk lepurushi.

    1. LORA says:

      1-Kam ngrene dreke me nje diplomat te rendesishem,sot- tha dr.krimi ne mesditen e 21 janarit 2011.E dhane te gjitha televizionet.E kishte fjalen per Arvizun,per arixhiun e rruges se Elbasanit.
      2-edhe ne SHBA jane vrare njerez ne revolta-tha pas masakres kryeministror kumbari i “burrit te shtetit”.
      Ja pra Luis,kush i dha zemer dr.brekedhjerit te vriste njerzit me duar ne xhep pas ores 16 te 21 janarit,kur demostruesit kishin nisur te largoheshin.Populli nuk i ka asnje faj Opozites,ne te kunderten ajo eshte me faj sepse nuk eshte e zonja as te ruaje voten qe njerzit i japin.TUNG!

    2. Rani says:

      Luis, shqiptaret jane shuar si njerez, vetem hane buke dhe marrin fryme kot pa qellim vetem per inerci. Jemi popull legen servil dhe frikacak. Te gjitha keto veti qe po dalin pak nga pak po hedhin poshte ato idete e “gjoja popullit shqiptar liridashes dhe luftet(k)ar”. Te kishim qene te tille nuk do te kishim qendruar 500 vjet nen Turqi. Zor se behet me ai vend qe ka marre udhen e mutit pa ndalim. Nuk eshte vetem politika qe ka degraduar po populli komplet qe ka humbur pikat e referimit. Shqiperia eshte bere nje vend ku njerezit kane interesa te ndryshme dhe e vetmja gje e perbashket qe kemi eshte nje gjuhe qe flitet nga te gjithe ne bile edhe kete disa kane filluar ta harrojne me apo pa deshire me apo pa te drejte.

  12. arvanites says:

    Z. Mero ke ngelur nder te vetmit qe ben Opozite te verete dhe pa kompromis. Kam mbetur shume i zhgenjyer keto dy dite duke pare emsionin pas kamerave te TV Klan. Deputete dhe analiste te majte qeshnin dhe talleshin me koleget e tyre te djashte menjhere pas vrasjeve te 21 janarit.
    Per mos permendur Lorenc Vangjelin qe i pastronte pallton Aleksander Frangajt.

  13. brigada8s says:

    Thelbi i cdo gjeje eshte Sistemi Gjygjesor per nje shtet normal Demokratik. Ne nuk kemi Drejtesi!Duhet te protestojme fuqishem kunder saj.Ajo ka ezauruar veten e vet me skandalet pa fund. Doni ta vertetoni kete. Dergoni pronat e dukshme qe dini per gjykates te njohur e te panjohur. Llogaria pastaj eshte e thjeshte.

  14. Xhozi Plehra says:

    Doktor Mortja doli e i ra gjoksit me grusht se Lule Basha nuk e mori vetem vendimin per rrugen “e kombit”, por vendimi u mor ne menyre kolegjiale nga i gjithe keshilli i ministrave.
    Dhe sipas kesaj logjike nuk mund te denohet.

    Ne fakt sipas koncepteve klasike te drejtesise nje krim i kryer ne bashkepunim denohet me shume se sa kur vepra penale kryehet individualisht.

    Keshtu qe keta horra duhen denuar te gjithe bashke – nga i pari tek i fundit.

    Por sigurisht nje gje te tille nuk do ta beje Erjon Velia, Gramoz Ruci apo Arben Malaj – ujku ujkut nuk i nxjerr syte

  15. qytetar says:

    Z.Mero strategjia jote eshte brilante dhe 500
    vjeçare.

    Kurr sulltani mori Kostandinopojen
    te gjitha topat i drejtoje ne nje pike,
    deri sa i rrezoj ne toke muret, qe dukeshin te pathyeshem.

    Kjo strategji eshte efikase

    Edhe Sala e perdor mire.

  16. gjon says:

    SALI BERSHA DUHET TE JETOJE PER TE LARE GJYNAHET QE I KA SHKAKTUAR BASHKEKOMBESEVEVA TE VET,PER TE MOS JUA LENE BARREN FEMIJEVE.ATO KANE KOSURET E VETA DHE KANE KOHE PER TI LARE.

  17. SKENDER BEU I VJETER says:

    ME 11 JANAR KUVENDI I PARE POPULLOR I SHQIPERISE QE KISHTE TE MAJTE DHE TE DJADHTE SHPALLI REPUBLIKEN POPULLORE TE SHQIPERISE.DHE VIDJOJA E TOP CANALIT NE 11 JANAR ISHTE NE MENDJEN E SALIUT NJE PUC, SEPSE KUJTONTE POPULLIT PUSHTETIN E TIJ TE RREMBYER, NGA MAFJA E INTELEKTUALVE BASTARDE TE PPSH ME SALI BERISHEN NE KRYE.

  18. drita bashaj says:

    Interesant, po mehmet Elez Plehren nga e gjete. Cudi si shqiptaret gjithnje priren te zevendesojne gjarperinjte me zhaba. Mehmet Elezi eshte per nga karakteri dhe maskaralleqet vellai i vogel i Sal Kriminel-Hajdut Berishes.

    1. m says:

      znj. drita
      mehmet elezi eshte per tu neveritur..duhet te dallosh sarkazmen..ai eshte
      pjese e kryqzates se tropojaneve kunder shtetit shqiptar te nxitur direkt
      nga udb jugosllave qe fatkeqesisht u perdor nga dipllomacia amerikane
      ne vitet 90′ .Duke shfytezur bash ato qe lepinin hallatet e diktatorit
      dhe sot ferkojne sumen e ambasadorit(me falni shume per fjalorin) .
      Ka ardhur koha qe krahas krimeve te diktatures “dash” duhet te denoje
      dhe kete kryqzate te viteve 90′ dhe te nderroje shenjestren ne politikanet
      e zgjedhur prej saj..i kane kaluar limitet njerzore.

  19. COUNTDOWN ..TEN DAYS says:

    DHE DHJETE DITE MBUSHET I VJETORI I MASAKRES SE 21 JANARIT.
    DO KISHA MBESHTETUR FUQIMISHT ME CDO LLOJ FORME NJE GREVE SENSIBILIZIMI PA AFAT NGA FAMILJARET E VIKTIMAVE TE 4 HERONJEVE DERI NE DOREHEQJEN E BERISHES SI FAJTORI KRYESOR I KESAJ KASAPHANE.
    MENDOJ SE DUHET TE KERKOHET DHE ZEVENDESIMI I ARVIZUSE DHE
    MOS LEJIMI I OPOZITES PER TA SHFRYTEZUAR KETE CESHTJE.
    VENDET E NGUJIMIT DUHET TE JETE K/M OSE AMBASADA AMERIKANE.
    SHPRESOJ SE XHAXHAI I ALEKS NIKES QE ESHTE DHE AVOKAT DO JETE PERSONI I DUHUR PER ORGANIZIMIN DHE MARRJEN E LEJES SIPAS RREGULLAVE.
    KETE KERKON GJAKU I DERDHUR………

  20. dymi says:

    Bravo Valbona Sulce tek Shqipi! Pa shtypin dhe opinionin publik prokuroria jane te carmatosur. Me ta jane gjigande. Prokurore behuni te zgjuar! Shembullin e keni tek Di Pietro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje