Miliona shqiptarë kanë përpirë intervistën tuaj zoti ambasador tek Zëri i Amerikës, e cila i bënte autopsinë trupit të vdekur të demokracisë shqiptare. Pak më shumë se një vit që kur ju jeni larguar nga ky vend, të gjithë sëmundjet që ishin shfaqur në trupin e demokracisë, kanë evoluar.
Ju ishit ambasadori që inkurajuat prokurorinë të hetonte tragjedinë e Gërdecit. Ju ikët duke thënë se ky do të jetë test për shtetin ligjor në Shqipëri pasi bashkon korrupsionin politik me tragjedinë njerëzore. Ju thatë se ky do të jetë testi që do të provojë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. E kemi humbur këtë test. Asnjë hetim për lidhjet politike me korrupsionin në Gërdec nuk u bë, edhe pse në zyrën tuaj gjeneralët e ushtrisë janë rrëfyer për përfshirjen e djalit të kryeministrit në atë histori dhe rolin diktues antiligjor të ministrit Mehdiu.
Ju ishit ambasadori që bëtë betejë publike për pavarësinë e gjyqësorit dhe mosndikimin e pushtetit politik në të. Ju bëtë betejë me kryeparlamentaren dhe kryeministrin Berisha kur ata hezitonin t’i hiqnin imunitetin Lulëzim Bashës apo Fatmir Mediut dhe kur kërkonin t’i diktonin prokurorisë akuzat. Duke ikur ju thatë se ky do të jetë testi për të ardhmen e demokracisë shqiptare. E kemi humbur. Sot gjykatat shqiptare, që nga shkallët e para e deri tek Gjykata e Lartë, janë kthyer në një paçavure që pastron fytyrën e pistë të pushtetit, dhe gjyqtarët e Shqipërisë, që nga më i thjeshti deri tek kryegjyqtarja e Gjykatës së Lartë, ngjajnë si shërbëtorë pa dinjitet të pushtetit.
Ju ishit ambasadori që përshkruanit aq bukur në letrat tuaja panoramën e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Kishit më shumë fantazi seç duhet. Pasi ikët ju, në Shqipëri zgjedhjet nuk u vodhën më me ato marifete. Ato u bënë të gjitha, por pushteti nuk fitoi. Dhe u detyrua ta rrëmbejë mandatin në sytë e të gjithëve, edhe pse dhjetë votat e fundit i numëroi pasardhësi juaj në Tiranë. E kemi humbur dhe këtë test.
Ruaj një respekt të thellë për ju, për angazhimin personal që bëtë në Tiranë për lirinë e shtypit. Jeni i vetmi ambasador i SHBA që keni dalë nga shtëpia juaj në mëngjes apo mbasdite për të denoncuar dhunën mbi gazetarët apo presionet e shtetit mbi ta. Më keni ofruar mbështetje si ambasador i SHBA kur një gangster i pushtetit më sulmoi mua dhe dy kolegët e mi në një klub të Tiranës, për shkak të raporteve denoncuese për një histori korrupsioni që lidhte kryeministrin me privatizimin e ARMO-s. Keni dalë krah meje përballë gazetarëve dhe keni bërë thirrje për gjykim të ndershëm. Dhe atëherë theksuat se dënimi i fajtorit do të ishte nj test për lirinë e shtypit në Shqipëri dhe rrugën ku do të shkonte Shqipëria. E kam humbur dhe atë gjyq zoti ambasador nga një gjykatës që nuk ka besuar as dëshminë time, as dëshminë e policisë, as dëshmitë e gazetarëve, por vetëm agresorin milioner. Më tej një piramidë e tërë gjyqësori është turrur ndaj meje dhe kolegëve të mi kritikë me qeverinë me gjyqe që përfundojnë me gjoba marramendëse, me gjyqe që bëhen fshehur, në mungesë, pa na vënë në dijeni, me gjyqe të cilat Gjykata e Lartë i miraton duke mos përfillur ankesën tonë. Edhe kur socialistët kanë qenë në pushtet vite më parë, ne gazetarët kemi pasur gjyqe, por Gjykata e Apelit, dhe sidomos Gjykata e Lartë, nuk lejonte kurrë dënime drakoniane për të ashtuquajturën fyerje dhe shpifje me shifra që shkojnë në një gjyq 300 mijë dollarë. Shpresa Becaj dhe gjykata e saj tani i lejojnë dënimet vetëm për gazetarët. Hajdutët, trafikantët e drogës dhe pushtetarët që denoncohen nga media, dalin të pafajshëm.
Sot zoti ambasador unë jam i dënuar me shuma që shkojnë deri në 500 mijë dollarë po t’i mbledhësh kërkesat e paditësve, vetëm pse kam denoncuar korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin, ndërsa e njëjta gjykatë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë, ka konsideruar të pafajshëm një zëvendëskryeministër, i shfaqur nga kolegët e mi me zë dhe fytyrë duke bërë pazare të pista, një njeri, i cili ka punuar gjithë jetën vetëm deputet, ministër dhe kryeministër, dhe është sot miliarder i Shqipërisë. E kemi humbur dhe këtë test.
Ajo që po mendoja ndërsa dëgjoja intervistën tuaj është nëse ne do të kishim fatin që ju të ishit ende ambasador në Shqipëri, a do të kishim dështuar?
Besoj se po. Kjo është dhe arsyeja që më bind të jem mospajtues ndaj gjithë atyre që mendojnë se Sali Berisha ka vrarë, ka vjedhur dhe ka dërrmuar shtetin shqiptar, për shkak se ambasadori Arvizu nuk ka qenë kritik apo ambasadorët e tjerë kanë qenë luajalë ose hipokritë me të.
Është e vërtetë se ju e njihni mirë Sali Berishën dhe nuk do t’i thoshit burrë shteti pas 21 janarit, por kjo s’do ta pengonte atë të bënte ato që bëri. Thjesht ne do ishim të zemëruar vetëm me Berishën. Ju me siguri që nuk do ta miratonit rezistencën e tij fatale antikushtetuese për të mos dorëzuar gardistët e dyshuar për vrasje, por kjo nuk do ta pengonte atë të mos i dorëzonte. Ju natyrisht do na kishit dhënë më shumë shpresë dhe do na kishit fokusuar vetëm tek një fajtor, tek Sali Berisha, por nuk do të na kishit shpëtuar dot. Edhe sot që je kaq larg dhe kaq i kthjellët, nuk e ndalon dot Sali Berishën dhe pushtetin e tij të ndalë deformimin e madh të demokracisë dhe rrugës perëndimore të vendit.
E vetmja gjë që ka ndodhur është se ambasadori Arvizu ka shpëtuar nga akuzat për politikë personale, apo për “diplomaci altoparlanti” siç jeni akuzuar ju. Por rezultati është i njëjtë. Sali Berisha është dakord me SHBA, dakord me Brukselin, dakord me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, dakord me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, me kushtin e vetëm që të gjithë rregullat dhe standardet e tyre të mos i rrezikojnë pushtetin. Por standardet e Perëndimit dhe standardet e Berishës janë të dënuara të përplasen me njëri- tjetrin dhe ndaj ne jemi të dënuar t’i largohemi Perëndimit, jo për faj të tij, jo për faj të ambasadorëve, por për fajin tonë që pranojmë të qeverisemi prej tij. Ashtu sikur ju e kishit thënë aq thjesht, ne po i ngjajmë përditë e më shumë Rusisë së Putinit, Ukrainës së Janukoviçit dhe Hungarisë së Orbanit.
Dy ditë para 21 Janarit, intervista juaj na e bëri më të prekshme boshllëkun që keni lënë në betejën shqiptare për një vend normal, të lirë dhe demokratik, dhe më tragjik bilancin e degradimit të demokracisë. Sali Berisha është i vetmi udhëheqës evropian që ka vrarë demonstrues pas rënies së komunizmit në vitin 1990. Ka vrarë dhe po tenton të vrasë dhe dëshmitarët që kanë vrarë. Kam frikë se do t’i vriste dhe nëse ju do të ishit këtu. Por ne nuk do ndjeheshim dhe aq vetëm.
21 JANARI NUK DO TE NDRYSHOJE ASGJE.KJO SEPSE NE JEMI SAHAN LEPIRES.MBAS KRIMINELIT DHE HAJDUTIT KE DO TE VINI NE KRYE HAJDUTET DHE KRIMINELET E TJERE.NA DUHET SHUME PAK QE TE SHAJME EDHE NENEN DHE BABEN TONE.JETOJME NE KOHEN E MATERIALIT DHE JO TE IDEALIT,TE GJITHE E KAN NJE CMIM TE MADH APO TE VOGEL,PERFSHIRE EDHE MERON.E KEQJA ESHTE SE CMIMI ESHTE NE EURO DHE JO NE GJAK.MBIJETESE, MBIJETESE,MBIJETESE.
Po shikoj “American Histori X” dhe nje paragraf e thote gjithcka: Njerezit po grabiten perdite me dhune nga idiotet qe punojne per qeverine ne 500 menyra,, po tallen nga qeveria,, po vriten neper rruge,, po helmohen me plehra importi e me fabrika cimentoje e me karburante te prishura, po hane ushqime te skaduara,, po vdesin neper spitale te felliqura me sistem shendetsie te rrenuar,,, po marrin diploma per te qene te papune etj…..
Dhe keto s´po ndodhin ne ndonje vend 10,000 km larg ne Afganistan apo Rwanda,,, ku ne s´mund te bejme asgje… po ndodhin mu ketu,, po na ndodhin ne,, po na i bejne njerezit me idiote dhe te poshter qe shesin dhe grate e nenat e tyre per nje grusht me lek,,, dhe po mbrohen nga nje shtet i kalbur,, qe ja u marrin komisariatin e policise dhe bejne terror 20 fshatare nga lazarati sa here qe duan,,,
keshtu qe… do bejme ne ndonje gje per kete genocid ??? meqe po na ndodhin ne,, dhe meqe po ndodhin ketu,,, dhe meqe ky shtet eshte kaq i kalbur,, dhe meqe keta qe na sundojne dhe hiqen si trima jane kaq frikacake …..
Mr. Withers is the best Ambassador , United States has ever had, in Albania
Absolutely ,all albanians love him for his honesty and integrity in his respectuful work, and above all, for his civic courage
speaking out in favor of freedom, while freedom was stompped under foot by our Government
Mr.Withers was really representing in Albania the true moral values
Unites States stands for .
We wish him all the best !
Shkrim kuptimplote per ata qe kane vesh te degjojne.
– PAS 21 JANARIT POPULLI SHQIPTAR NGA NJE POPULL ME PROAMERIKAN NE BOTE
ESHTE POPULLI ME I ZHGENJYER NE BOTE NGA DIPLLOMACIA AMERIKANE DHE JO PER FAJ TE TIJ POR PER FAJ TE DIPLLOMATEVE TIP ARVIZU &TOM RIDGE…ECT ECT..
-SHTETI AMERIKAN I KA BORXH SHQIPERISE LARGIMIN E BERISHES SOT (JO NESER)
NGA SKENA POLITIKE DHE MOSLEJIMIN E RUCAVE E DOKLEVE NE CDO PUSHTET TE ARDHESHEM.
-NJE QEVERI TEKNIKE ESHTE IDEALE PA BERISHEN DHE RAMEN.
GOD BLESS ALBANIA & AMERICA
Respekt dude!! Tamam e ke thene si shqiptar i vertete!!! Borxh t’a ka Amerika qe te rrezoje Saliun!! Edhe 100 vjet e ke Salen ne pushtet!
Amerika ben politiken e vendit te vet jo te Shqiperise. Saliun t’a rrezojne shqiptaret qe e rehabilituan mbas krimeve te 97-98…
Ja kane borxh vetes, nuk ju’a ka KUSH!
I NDERUAR TONI NE VITIN 1991-1992 U SHAKTERRUA SHTETI SHQIPTAR:
-U prishen votimet e 31 marsit
-u shkaterruan 3 qeveri shqiptare brenda vitit
-nuk u hapen dosjet e sigurimit per pardesyte e bardha
-udb organizon me shqipfoles masakren 2 prillit
-rajerson merr pjese ne fushate elektorale
-burgoset fatos nano per kapake kavanozesh
-farsa gjyqsore per byrone politike
-inkurajohen fashiste,zogiste,proserbe & progreke
-kosova mbahet ne qetesi te kontrolluar nga tirana
-ekonomia u rrafshua ne niveli zero (teoria pashko)
AMERIKA “E EMEROI” BERISHEN.PIKE.
BILES AMERIKA DUHET T’I KERKOJE NDJESE SHQIPTAREVE QE PROJEKTI
I TYRE BERISHA SHKATERROI NJE KOMB.
TI OR ZOTI TONI MOS U TREMB.. AMERIKA ESHTE ALEATE ME SHQIPERINE
POR GJERAT DUHET TE THUHEN HAPUR SI MIDIS DY MIQEVE TE MIRE..TUNG
Ambasadori i NDERUAR i SHBA-ve,XHON WITHERS,ka qene dhe mbetet i vetmi nder ambasadoret amerikane te pas 90-tes,qe ka luftuar per DEMOKRACINE E POPULLIT SHQIPTAR!!!Ndersa te gjithe te tjeret,perfshi edhe kete te tanishmin ARVIZU,kane punuar per te ruajtur karrigen e tyre dhe te BERISHES!!!NUK E KUPTOJ SE KUSH ESHTE POLIOTIKA E VERTETE E SHBA-ve NDAJ SHQIPERISE:AJO,QE NDOQET JU APO KJO QE PO NDJEK ARVIZU-i!!!SEPSE JANE DY QENDRIME TE KUNDERTA SI NATA ME DITEN!!!CFARE PRESIN DEMOKRACITE PERENDIMORE TE BEJE SALI BERISHA NE SHQIPERI,ME TEPER SE CFARE KA BERE???KA VRARE POPULL,KA GRABITUR VOTAT DHE PUSHTETIN,KA GRABITUR PASURINE KOMBETARE E PRIVATE TE SHQIPTAREVE,KA VENE NEN KEMBE DREJTESINE DHE MEDIEN,KA POSHTERUAR OPOZITEN DHE DEPUTETET E SAJ,KA SHKELUR MBI 26 HERE KUSHTETUTEN E SHQIPERISE,KA SHPERDORUAR BUXHETIN E SHGTETIT NE TENDERA DHE OBJEKTE PA TENDER etj!!!sIKUR VETEM NJE NGA KETO krime TE RENDA TE BENIN presidentet amerikane,DO TE shkarkoheshin nga detyra dhe do te perballeshin me tajfunin popullor!!!nJE ZEZAK RRAHEN POLICET E sAN fRANCISKOS PARA DISA VJETEVE DHE populli amerikan u* terbua nga zemerimi dhe e vune qeverine tuaj me shpatulla per muri!!!!!!nE SE E FUTET sHQIPERINE NE nato VETEM PER T’I MARRE CA USHTARE PER aFGANISTAN APO IRAK,KJO ESHTE fyerja me e madhe per popullin tim fatkeq!!!
E vetmja gje qe Mero Baze nuk duhet te beje eshte ajo qe po bejne te gjithe shqiptaret,duke filluar nga opozita e deri tek shqiptari me i thjeshte ne ate vend te HESHTE,heshtja do ishte dramatike per ne qe jemi familjarizuar me shkrimet e tij,por nga ana tjeter do ishte lumturi per banden qeverisese,nese Sali Berisha diagnoztikohet(ndoshta e ka bere por e mban sekret)dhe del me kancer,nje pjese te kancerit ja kane shkaktuar pikerisht shkrimet e Bazes,eshte e pafalshme per nje popull te tere ti lutet zotit ti marre jeten nje te semuri psiqik
kur ne mbare boten njerzit ngrihen per te drejtat e tyre,ne shqiperi
nuk ndodh keshtu,ndoshta njerzit jane te lumtur!!!
SA KEQ qe kemi vetem nje MERO BAZE.Sa keq.
Mendoj se eshte e vertete ajo qe thote z. Baze, se z. Withers nuk do t’ia mbante dot doren Sali Berishes te bente zullumet qe beri ne 21 Janar e ketej.
Kjo pasi z. Withers, kur ishte ne detyren e ambasadorit ne Tirane, nuk ndaloi dot Saliun te bente ato qe beri ne Gerdec e pas tij.
Dhe z. Baze aresyen e ka kapur drejt. Nuk eshte as ne tagrin e as fuqine e ambasadorit amerikan a kujt do vendi te frenoje Sali Berishen. Madje shume faleminderit per aq sa beri. Ishte me te vertete maksimumi i mundshem i tij.
Por nese ambasadori nuk ka fuqine e duhur, SHBA vete kane fuqi dhe mund te bejne madje gjithcka nese do te impenjoheshin seriozisht ne Shqiperi. Materiale kompromentuese kunder Saliut ata me siguri kane plot. Nje fjale a urdher i vetem i tyre dhe Berisha as gek nuk mund te bente dot (sic nuk ben kunder grekut). As vrasje ne shesh, as vjedhje e votes ne Tirane, etj.
Dhe SHBA duhet t’a benin kete hap, per hir te popullit tone te vuajtur. Ne vend te ketij hapi, ata sic duket ia kane lene ne dore fatin e Shqiperise ores biologjike te Berishes, e cila duan apo nuk duan njerezia dikur do te ngelet. Ashtu sic ia lane ne dore dikur fatin e Shqiperise ores biologjike te Enverit.
Vertet shume zhgenjyese per nje vend kaq potent dhe te adhuruar nga ne shqiptaret.
Tung,
Blendi
perfekte si gjithmone MERO BAZE
Besoj se dhe ligji do e kete lexuar artikullin e Meres.
Ligji, dhe s’po te pelqeu ky artikull eshte realitet jo vetem per mua, por per te gjithe.
Jam ligji qe mos qofsha.
pershendetje
po cfar ju paska gjetur sot juve, te gjitha komentet njeri me i mir se tjetri, komplimenti
lexova komentet e intervistes tek zeri i amerikes te z.withers
deri tani jane 15 komente dhe ne menyre sportive rezultati i ketyre komenteve ishin 13 me 2 ne “favor” te zotit withers.
ndoqa ne gusht 2011 intervisten e pare te lulzim bashes kur mori bashkine e vjedhur dhe pati rreth 100 komente nga te cilat 95 e tyre e akuzonin si hajdut votash …nuk e di por komentet u fshine brenda 2 oresh per arysye etike apo aresye censurimi nuk dihet..
kjo tregon se ka nje pakenaqsi te madhe dhe do te shpertheje njehere e mire te shtunen..BERISHA PO IKEN SI QEN…
Ah sa bukur qe shkruan more Mero. I lexoj shkrimet e tuaja cdo dite, dhe te falenderoj per kthjellsine e mendimeve, guximin qe ke si pak gazetare te tjere per te denoncuar padrejtesite e perditshme ne kete vend. Shpresoj te te ruaje Zoti nga kjo mafie qe me siguri I vriten veshet e syte kur lexon shkrimet e tuaja.
Z.Baze! Nuk kam ndonje koment rreth shkrimit tuaj(Gjithnje je i mrekullushem),por,do ju tregoj dicka qe me tha sote nje miku im ketu(ish mesues ne maqedoni)dhe eshte ne Amerike sot e 50.te. vjete. Miku im lexon xhdo dite shtypin tone dhe ndjek vazhdimishte lajmet. E pyeta, A e lexove Meron sote?(Per kete shkrim) Po, me tha dhe eshte here e pare qe shoh Meron paksa te zemeruar me z.Arivzu!Doemos,i them une,n’a e ka plasur shpirtin ky ambasador,biles ne komentuesit e fyejme,e shajme,cfare si themi…Miku im qeshi dhe vazhdoi,Neqoftese e lexove me vemendje ish Ambasadorin kur ai tha,te gjithe ambasadoret e Amerikes kane vetem nje qellim,demokracin e mirefillte(Pamvarsishte nga menyra e te shprehurit…)jane gjuha dhe mendja e shtepis se bardhe.Por,vazhdoi miku im,po te them dhe nje sekret!Arivzu eshte talent ne profesion(Si te tjeret),Ai,kur ka mare detyren e di mire kuesh eshte jo vetem berisha…Amerikanet, kur shohen nje person qe duket i pa ndreqshem,perpiqen shume te te ndreqin,por kur binden se je apsolutishte i pandreqshem,te joshin(!)Kete te fundit,ithem une,ne ne Shqiperi e perkethejme,Te hyfte vetja me qejf,dhe keshtu te merr perrupia… Je i sakt,m’a ketheu miku im. Do Zoti e miku im ka te drejte…
Nje pyetje kisha per Arvizun, Ne shetetin shqiptar kush e ka forcen ligjore te arrestoj nje burr shteti i cili mund te jete edhe kryeminister.
UNE MENDOJ QE PROKURORIA.
Por si do tu zbatonte ai urdher i prokuroris qe te arrestohet kryeministri, kur ai gjen fuqi ligjore te ndal urdher arresti per njerez te tjere e jo ma per vete.
UNE MENDOJ SE KETE BURR SHTETI SE PREK DOT KUSH, AS LIGJI SHQIPTAR.
Mbase nga perfundimi i mandatit tuaj zoti Arvizu mund te nderroni mendje dhe te mbani nje qendrim tjeter, Nga burr shteti ne burr muti
I dashur Withers,
ne e kemi humbur betejen me perbindeshin Salih Ram Berisha dhe 40 hajdutete e tij kriminele e te pashpirt. Me vjen keq qe Barack Obama eshte i zene me terroristet afgane e iraniane, se do t’i kisha kerkuar te nderhynte ushtarakisht ne Shqiperi, per te shpetuar demokracine, lirine, njerezit e varfer, rinine grate femijet qe rrine neper rruge e kerkojne lemoshe me duar e shtrime…
Gjithsesi, po me ra rruga nga Washingtoni do qendroj, do t’ju kerkoj dhe do te vij t’ju puth duart e tua qe paten guximin dhe ndershemrine te shkruajne te verteten per gangsterin hitlerian Salih Ram Berisha.
We trust in America!
Bashkohem me komentuesin e pare, 21 janari nuk do te ndryshoje as edhe nje gje, nuk kemi opozite. Opozita duhet ti kishte kerkua vetem dorheqjen me protesta masive, por qe nuk e beri kete, ky eshte nje turp shume i madh per opoziten e Rames qe injoroj vrasjet politike dhe nuk e largoj Berishen me protesta masive, por edhe populli shqiptar duhet te mbaje pergjegjsi dhe te kene turp qe jane kaq frikacake. Gazeta Tema duhet qe ti botoje komentet qe bej sepse vete na keni ftuar te komentojme ne kete gazete. Kam vendosur te anulloj ulltimin per ne Shqiperi sepse 21 janari nuk e largon Berishen.
intervista e ambasadorit amerikan duhet te jete ne kembane alarmi per te gjithe shqiptaret. mero, analize e shkelqyer. Njerez banale si Zegjineja e sollakut eksistojne se kemi akoma mbeturinat e kohes se enverit ne drejtesi
Nga ambasadoret e amerikes ne shqiperi kam ndjekur imtesisht rajersonin
dhe arvizune,kurse withersin e kam ndjekur me pak por mund te jap mendim i cili eshte inkurajues por jo i mjaftueshem.
Pa shkuar te rajersoni mund te them per arvizune se nderkohe qe amerika zyrtare nuk paraqit interes per situaten paranojake ne shqiperi e ka lene de fakto kete aleksandrin tone te mbaje “ne qetesi” ate popull duke u ndihmuar dhe nga ca lobista te fuqishem qe ne menyre “zyrtare” marrin parate nga qeveria shqiptare .pra nje rreth vicioz i mbyllur qe mban ne piedestal nje new enver hoxhe nga tropoja shume me te shemtuar dhe me te pabese me popullin e tij.
Gjithe kjo situate perverse ne shqiperi e ka zanafillen ne vitet 1991-1992 kur ndodhen gjera extreme:
Kur w.rajersoni shkeli token shqiptare sistemi i ramiz alise kishte ngritur flamurin e kapitullimit dhe kishte aprovuar 6-7 ndryshimet
kryesore qe i hapej rruge ekonomise tregut dhe zhvillimit te demokracise.
PIKERISHT KETU FILLON NJE KRYQZATE HAKMARRESE E PANEVOJESHME NGA DYSHJA BERISHE RAJERSON.
-U prishen votimet e 31 marsit
-u shkaterruan 3 qeveri shqiptare brenda vitit
-nuk u hapen dosjet e sigurimit per pardesyte e bardha
-udb organizon me shqipfoles masakren 2 prillit
-rajerson merr pjese ne fushate elektorale
-burgoset fatos nano per kapake kavanozesh
-farsa gjyqsore per byrone politike
-inkurajohen fashiste,zogiste,proserbe & progreke
-kosova mbahet ne qetesi te kontrolluar nga tirana
AJO QE ISHTE ME E TRISHTUESHME DHE SOT ESHTE SE AMBASADA AMERIKANE
NE TIRANE MERR ATRIBUTET E NJE STRUKTURE PARALELE ME QEVERINE ,PARLAMENTIN,DHE DREJTESINE.
PIKERISHT KY ESHTE DIFEKTI I KESAJ QE NDODH SOT NE SHQIPERI
QE AMBASADORET JANE ZOTER TE SHTEPISE .
E DUA AMERIKEN SI SHTET I FORTE DHE ME DEMOKRACI TE KONSOLIDUR
POR NUK ME PELQEN MUNGESA E SINQERITETIT TE SAJ ME POPULLIN
ME PROAMERIKAN NE BOTE.
ME TROC:ME PERKRAHJEN QE AMERIKA I KA DHENE HAPUR FARE BERISHES
I KA BERE DEM SHUME TE MADH KOMBIT SHQIPTAR QE NUK E KANE BERE AS 500 VJET PUSHTIM OSMAN.. KETO 20 VJET QUHEN POSHTRIM NGA DEVILI BERISHE.
I LOVE USA WITHOUT BERISHE,ARVIZU,DAMIR FAZLIC&NIKOLLA GEIXH. THANKS!
Mero ky eshte shkrimi qe prisja nga ty prej shume kohesh.Burrat ne kete vend kane vdekur kur vdiq Avni Rustemi , dhe ketu perfshij dhe veten time. Tani le te shpresojme qe ky komb do nxjerre nje grua qe te na shpetoje nga frika jone. Per kedo qe e sheh shpetimin tek amerikanet e te huajt e tjere ta dije mire qe cmimi qe do paguajme eshte “ekskluziviteti I shpetimtarit” ne zgjedhjen e nje Saliu tjeter.
Zoti Mero mendoj se gazeta e juaj eshte ne lartsin e duhur pershendetje.
shume vone po vin keto deklarata!
edhe gjithe kjo tryesni per 21 januarin po me duket shume e dyshimet:ok,le te themi tash se provat do pranohen nga zoja ina rama,edhe gardistat do te arrestohen.A eshte kjo prape drejtesi? Jo sepse gardistat nuk kane vepruar krye ne veti po kane marr urdhera,e pa u denuar ai qe ka dhane urdherin,kot eshte burgosja e gardistave!
ai qe ka dhane urdherin eshte Berisha,ambasadoret e din kete,sidomos ambasadori amerikan,pra le te kerkojne denimin e tij,jo te gardistave qe per fat te keq te tyre kane zbatuar urdherat e marr
STRUKTURAT PARALELE TE BERISHES APO
SHTET ILEGAL BRENDA SHTETIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
… Te gjithe vartesit, te gjithe fanatiket, te gjithe sherbetoret e tij informojne Padrinon Sali berisha per gjithcka. Jo vetem brenda por edhe jashte Shqiperise, edhe ne diaspore!
Pra, spiunimin, hafijllekun Sali Berisha e ka kthyer ne nje strukture paralele strategjike ne sherbim te karrikes dhe pushtetit. Aq i fuqishem eshte ky rrjet ilegal ne Shqiperi e jashte saj sa ai veprion si cdo hallke te shtetin shqiptar. Kjo eshte gjysma e se keqes!
Gjysmen tjeter e zbulon konkluzioni trondites i regjizorit. Eshte jo vetem trondites, por edhe shume me vetdemaskues per krejt skenarin e sajuar te grushtit te shtetit. Sali Berisha , dora vete i deklaroi Komisionit te tij Hetimor as me pak e as me shume se “ Nuk mund të bëhej fjalë që dikush të merrte ndërtesën ( e kryeministrise) . Madje, punonjësit aty brenda ishin të detyruar të mbronin institucionin dhe të shndërroheshin në gardistë”.
Tamam teoria dhe praktika e popullit ushtar e ish- diktatorit Hoxha kur Berisha ishte komisari i batalionit te Fakultetit te Mjekesise dhe spitaleve te Tiranes. Mjafton qe ai te jepte urdher e ata do te hidheshin ne zjarr tamam si dikur per babain idelogjik e shpirteror te tij!
Atehere , pse dha urdher per ekzekutimin e kater shqiptareve krejt te pafajshem, krejt te paarmatosur dhe se paku dhjete meter larg gardhit te jashtem rrethues te nderteses se qeverise Zoti Kryeminister i Shqieprise!? Pse? Pse? Pse?
Nje akt makaber qe futi vdekjen ne politiken Berisha!?
Pse u lejua dhe nxit dhune nga provokatoret dhe te infiltruarit e tyre, nga “ skuadronet e vdekjes” dhe “Ton- Ton- Makutet” e e Gazidedes, Agim Shehut dhe Prendit duke ekzekutuar publikisht ne nje shesh publik si Bulevardi “Deshmoret e Kombit” kater shqiptare te pafajshem e duke plagosur dhjetra te tjere!?
Kujt i interesonte me shume ky demonstrim tragjik force dhe rrenimi i imazhit te Shqiperise ne syte e Botes!?
Vetem e vetem per te justifikuar per ti dhene dramaticet tragjik dhunes se panevojeshme, te paaresyeshme dhe te sajuar keq qe qeveria e tij i kishte dizinformuar diplomacine euro- amerikane!!! Skenari i dhunes duhej cuar deri ne fund e me cdo cmim nga regjizoret e tij!
Cfare fshihej pas tij pervec auto grushtit te shtetit, ose ta themi troc nje puc pallati i organizuar nga Sali Berisha dhe Mafia qeveritare e korrupsionit dhe hajnave te dale krejt jahste kontrollit per te uzurpuar edhe kater institucionet e fundit te pavarura ose gjysem te pavarura si opozita, Presidenti, Prokurorja e Pergjitheshme, SHISH-i, qe ne fakt jane shpirti dhe thelbi, themeli dhe shtyllat i cdo demokracie pluraliste ne Bote !?
Cfare tjeter pervec pucit te pallatit per te heshtur per te vendosur nen terr informativ dhe terror mediatik perfaqesojne akuzat e Berishes dhe te Komisionit te tij Hetimor per te kontrolluar tabulatat telefonike jo vetem te kater institucioneve te mesiperme, por edhe te kater gazetareve me te shquar krejt te pavarur ne Shqiperi per denocnimin dhe demaskimin e aferave korruptive dhe kapjen flagrante ne kamera te kryehajnave te qeverise se kusareve te Shqiperise!?
Cirren maskat qe kerkonin te mbulonin hajnine e kapur ne flagrance
Ata qe i sulmojne me se shumti e me se egri keto institucione jetike per cdo shtet demokratik jane pikerisht mafiozet me te korruptuar ne qeverine e hajnave ose telallet e tyre qe ishin dhe jane me te interesuarit per te terhequr vemendjen nga kapja e saj ne flagrance me video duke vjedhur hapur djersen e mundin e shqiptareve, pasurite e shqiptareve si Ilir Meta, Lulzim Basha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, Majlinda Bregu dhe “Il Capo dei Capi” Sali Berisha.
Me brutalitetin , me egersine, me cmendurine, me barbarine qe perdorin kunder ketye institucuoneve jetike ne emer te “mbrojtjes se institucioneve” te korrupsionit, te krimit te organizuar, te hajnise se kapur ne flagrance, qeveria e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” shkoi aq larg sa nuk beri gje tjeter vecse corri edhe maskat e fundit te pucit te saj te pallatit.
Ajo nxorri fare qarte ne syte e shqiptareve dhe te Botes se qeveria e saj me vota te vjedhura u kap ne flagrance e ne kamera jo vetem ne korrupsion e imoralitet, ne kusari e afera tipike per Mafian e krimin e organizuar shteteror, por mbi te gjitha duke vjedhur edhe vete Shqiperine, lirine e demokracine e saj.
U kap ne flagrance duke ekzekutuar publikisht e ne sheshe publike qytetaret e saj te pafajshem. Pra, paniku per humbjen e karrikes i hoqi edhe masken e fundit demokratike dhe futi ne politiken shqiptare vdekjen, cka ne fakt eshte denimi me vdekje i lirise dhe demorkcise, i jetes se popullit te vet!…
SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 3 SHKURT 2011
MESAZHI I CMUAR I “PAFAJESISE” SE KUSARIT ILIR META
– Rruga e vetme e shqiptareve per drejtesi …
Brukseli… Strasburgu… Haga !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Pafajesia e paravendosur dhe e parashpallur e kusarit Ilir Meta nga Sali Berisha, telallet dhe Gjykata e tij e Larte ( e Kusarise ) , percjell jo vetem nje mesazh te cmuar, por edhe nje kushtrim te madh per te gjithe shqiptaret….
Sa te jete Sali Berisha ne krye te shtetit, ne krye te qeverise, ne krye te cdo hallke reale pushteti, ne krye te kusarise dhe vrastarise ne Shqiperi mos prisni drejtesi!
Mos humbisni kohe, para e mund!
Drejtesia ne Shqiperi sot edhte antidrejtesi.
Ligji sot ne Shqiperi eshte “Ligji jam une ” i Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha.
Atehere cfare rruge u mbetet shqiptareve per te kerkuar e vendosur drejtesi!?
Te brakisin gjykatat e sterkorruptuara shqiptare qe komandohen nga Berisha derisa te rivendoset drejtesia, ligji dhe shteti ligjor ne Shqiperi !
Ti drejtohen Gjykates Evropiane per Drejtesi dhe asaj te Strasburgut…
Ti drejtohen me prova , me fakte, me deshmi te sakta e kopsitura mire Gjykates Nderkombetare per Drejtesi ne Hage per plagosjen, vrasjen, torturimin dhe zhdukjen pa nam e pa nishan te njerezve te vet. Kjo eshte rruga e vetme per ligj dhe drejtesi !
NEQOFTESE DO ISHTE WITHERS AMBASADOR NE 21 JANAR PUCI I RAMES DO KISHTE DAL ME SUKSES HAHAHA TE GGJIDH PER INTERES VETEM PER POPULLIN ASGJE!
Me 21 Janar Sali Berisha është i vetmi udhëheqës komunist evropianolindor që ka vrarë demonstrues pas viti 1990. Deshmia e dedës tregon kjarte se tenton të vrasë dhe dëshmitarët që kanë vrarë. Por une kam pershtypjen se ky mentalitet vrases, injorues, vjedhes po ben kopje ne te gjitha nivelet e shoqerise shqiptare. Europa qe ka eksperjencen e Sanaderit, nuk duhet te prese deri sa te shkatrohet ky vend. Pasi ky nuk do te jap asnjehere dorheqje asnjehere, dhe serish do ti vjedhe zgjedjet.
Te drejte keni te gjithe. Por nje pyetje kam: Pasneser, te shtunen me 21 janar 2012, do te kete me shume demonstrues ne bulevard apo police?! Kur dihet qe numri i policeve do s’do eshte i kufizuar. E pasnesermja do te vertetoje proverbin se çdo popull ka qeverine qe meriton. Dhe shqiptaret, perfshire edhe mua, meritojne veçse Saline dhe kopuket e tij.
Vetem deshiroj te shpreh solidaritetin e plote me te gjitha sa shkruani i Nderuar z.Mero!!
O Mero shqipetaret jane kombi me budallenje ne bote, lufta e brendeshme per larje hsapesh po vazhdone te pakte 100 vjete. Morali zero, me vjen keqe per ty, mua dhe pak te tjere . Jemi ne vitet e tragjedise ….faleminderit
O PAL O NJERI I ZOTIT
NUK KE PSE BEN BUDALLA NJE POPULL TE TERE..
ESHTE E VERTETE QE KA NJE NUMER TE KOSIDERUESHEM ME NIVEL
TE ULET OSE HAJDUTE ME KOLLARE QE VRASIN DHE PRESIN
POR NUK DUHET ME OFENDIME..NQS KENI RENE NE DESHPERIM
ESHTE “BIZNESI” I JUAJ POR NUK KE TE DREJTE OFENDIMI
DHE TE DEMORALIZOSH NJERZIT.
Z.Mero jeni shumë i vërtetë në gjthçka që thoni.
Nuk di si mund te quhet Withers ambasador pozitiv kur ai ishte pjese e mafijas se Gerdecit( Trebicka sa tha kete u ekzekutua). Mero, eshte disa gjera ti themi sic jane e jo te genjejme veten
ore njerez une ketu ku jetoj megjithese e ndjek shtypin vendas,nuk ja kam pare bojen ambasadorit amerikan e as atyre evropiane jo me tu di dhe emrin dhe as ky popull ku jetoj une nuk i njeh,ndersa ne shqiperi i njihni me liber shtepie,kjo tregon se shpresat i keni tek ata,gabim e keni,ata jane aty per te marre nje rroge te majme ne rradhe te pare te shohin interesat e vendit te tyre dhe te japin ndonje keshill.U rezua saliu ne 97 e votoi perseri populli vucidolas ta mbajme me shendet,qeveria eshte pasqyra e popullit.
Gum. As with most other out of doors Christmas decorations,.
Utilize great tiongkok along with cups instead of disposable discs, cups, and also plastic material utensils.