Si “i pret në besë” Berisha killer-at e vet!

17 Janar 2012, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vëllai i Hekuran Dedës ka dhënë deri më sot dëshminë më tronditëse për përfshirjen e Sali Berishës në krim. Ai ka shpjeguar me qetësi para kamerave të Artan Hoxhës, gazetarit që filmoi vrasjet e 21 Janarit, se në shtëpinë e tij ka shkuar Fatos Skeja, një gardist që është në dispozicion të Familjes Berisha (de facto shofer i Shkëlzenit dhe shoku i Rrahmanit), dhe u ka ofruar një valixhe me lek dhe identitetin e vrasësit të Hekuran Dedës, në shkëmbim të pritjes së Sali Berishës në shtëpinë e tyre. Për ata që janë të paqartë kush është Fatos Skeja, kujtoni disa kohë më parë një gardist që qëlloi me armë një kamerier tek Nëna Mbretëreshë. U ndalua nga policia pas presioneve të shtypit, por ndërkohë njerëzit e tij mbërritën në spital tek viktima dhe ai u detyrua të ndryshonte dëshminë që kish dhënë para policisë duke shpëtuar gardistin. Në atë kohë zbuluam se zotëria kishte marrë pasaportë diplomatike me afat 20 vjeçar, për t’i shërbyer kryeministrit, dhe se ishte joformalisht më i rëndësishëm se komandanti i rojeve të Berishës për familjen Berisha. Unë e njoh më mirë, pasi tri ditë rresht para se të shpërthente mes flakëve makina ime, ka qëndruar pa u lodhur para pallatit tim. Pasi u dogj makina, s’e pashë më.

Pra, ky person, siç denoncon vëllai i Hekuran Dedës, ka shkuar në shtëpi të tij, u ka premtuar para, ka premtuar tu gjejë vrasësin dhe biles ka bërë dhe një premtim më makabër, ta vrasë dhe ai vetë vrasësin nëse nuk e vrasin këta!!!

Kjo dëshmi e tejkalon gjithë fantazinë tonë për spiralen e krimit në të cilën është zhytur familja Berisha. Ai vetë është sofistikuar aq shumë si shef i krimit, sa tashmë ka dy palë killer-a, një palë që i përdor për të vrarë demonstrues në bulevard dhe një palë tjetër që i përdorka për të vrarë vrasësit e 21 Janarit. Kjo do të thotë se Agim Llupo, Sadik Çela, Arjan Adhami, Ndre Prendi, apo kushdo që është përfshirë në gjuajtjen me armë zjarri më 21 Janar duke shkaktuar viktima, mund të jetë tashmë objekt i zhdukjes nga “killer-at” e besuar të Familjes, të cilët duan ta mbyllin gjakun me gjak, duke prerë në pabesi njerëzit që kanë përdorur për të mbrojtur pushtetin e tyre. Dëshmia është rrëqethëse dhe njëkohësisht shumë e rëndë për tu lënë në heshtje nga prokuroria. Dhe nuk është vetëm vëllai i Hekuran Dedës që e dëshmon këtë. Para tij dhe babai i tij foli për të njëjtin rast, pa emër. Në emisionin ‘Xhungël’ të Artan Hoxhës, vëllai përmendi emrin me qetësi dhe bindje. Biles foli dhe për një lloj njohje të viktimës me të.

Ky është një shteg i ri që na çon drejt errësirës në të cilën ka gatuar krimin e 21 Janarit Sali Berisha. Pasi ai dështoi ta paraqiste atë si një krim të bërë nga vetë opozita, tentoi të përçajë familjet e viktimave, duke u paraqitur si në anën e tyre. Ai ka zgjedhur pikërisht familjen e Hekuran Dedës, një familje jo politike, që ndoshta ka votuar më parë dhe PD. Ka ofruar gjithçka për ta blerë gjakun, me shpresë se do të gjente personazhe të dobët, siç gjeti jo pak ne Gërdec, kur para topave me lek cash që u vendoste mbi tavolinën e zisë, ata nuk shikonin kodrat me kufoma që kishte shkaktuar biznesi i djalit të tij. Ky është një shteg që na çon para faktit të kryer se Berisha ka qenë i ndërgjegjshëm për krimin që ka bërë dhe ka shitur dhe jetën e gardistëve të tij, mjafton të përçante familjet e viktimave. Njësoj si në çdo pushtet mafioz, ai po provon se shteti formal i tij, Garda e Republikës, nuk është realisht ajo që ai i beson. Ai po dëshmon se ka një strukturë informale besnikësh, njerëz që të trokasin natën në derë, të ofrojnë para ose tytë revolveri, të djegin makinën apo të çojnë për gjah, mjafton që të zhdukesh si dëshmitar. Të tilla struktura kanë pasur gjithë diktatorët. Milosheviçi kishte Gardën, por kish dhe Legien që e drejtonte i biri, Sadami, Mubaraku, Ben Alia po ashtu. Më në fund kemi një fakt që kryeministri keqpërdor Gardën për nevoja politike dhe pastaj nxjerr në treg kokën e gardistëve të pafajshëm që kanë zbatuar urdhrat e tij. Nuk besoj se ky vend mund të ketë faktuar një njeri më të pabesë, më gjakatar dhe më të lig me bashkëpunëtorët e vet. Përfytyroni njeriun që bënte sikur mbronte gjashtë gardistët nga Ina Rama dhe i shiste ata si kokë turku për t’i hequr qafe në zemërim e sipër tek familjet e viktimave. Përfytyroni si mund të marrë prapë armën dhe të “shtjerë pushkë” për këtë të pabesë një gardist. Përfytyroni sikur vëllai i Hekuran Dedës t’i kishte thënë dakord të dërguarit të tij dhe në fund të pazarit ai t’i kishte treguar fotografinë e Arjan Adhamit, Ndre Prendit, Agim Llupos apo Sadik Çelës. Përfytyroni si do qante Sali Berisha mbi arkivolin e atij që do të nxirrte në pritë dhe do thoshte e vrau Edi Rama. Siç tha “e vrau Fatos Nano” për Azemin…

Është mirë për një moment ta përfytyrojnë këtë dhe gardistët që do të jenë këtë 21 Janar para kryeministrisë. Duhet ta dinë se në kat të dytë, pas xhamit të blinduar është një njeri që u përgjon dhe u shet foton tek “armiku” përballë për të shpëtuar lëkurën e vet. Quhet Sali Berisha.

82 komente në “Si “i pret në besë” Berisha killer-at e vet!”

  1. Vlora says:

    nuk gjenden fjalet per te treguar gjendjen qe ka krijuar ne shqiperi ky maskara…………….

    te gjith i tremben,,,,,,,,,te gjith i hapin rruge dhe te gjithe e mallkojne,,,, dhe nga qe jane te pafuqishem i drejtohen zotit….

    OOOOO ZOT MERI HAKEN KETIJ POPULLI.

    1. Xha Braho (i riu) says:

      O Vlora!
      A e ke degjuar ate thenien e urte qe thote: “Po nuk u perpoqe vete as zoti nuk te ndihmon?”
      Haka te veje tek i zoti dhe nuk kerkohet nga zoti. Zoti na i ka dhene naken qe kur na beri njerez me duar dhe mencuri, qysh kur na vendosi mbi shpatulla atre qe quhet koke, per ta mbrojtur me ati duar e mencuri.

      1. elinor bahiti says:

        He, Xha Braho, me drejte se ke fole nuk ka si behet. Zoti na i dha mendet dhe na tha “tani jepini drejtim vete, mos prisni gjithcka nga une”. Dhe une them qe vetem qullacat i bien ne qafe Zotit per gjithcka, edhe per ato gjera per te cilat ata duhet t’i luajne kembet vete.

    2. Anti-Indirefenti says:

      Vlora, nuk jemi te pafuqishem. Thjesht duhet te besojme me shume tek vetja, dhe mbi te gjitha duhet te perpiqemi me fort per veten. Te gjithe ne shesh me 21 Janar ti tregojme kupoles se sa shume jemi. Por mbi te gjitha te gjithe Shqiptaret nga jane e nga s’jane ne 2013 duhet te perdorin voten per burgosjen e kupoles. Sali Toto Riina dhe Ilir Provencano do luajne yc ne burg me njeri-tjetrin.

  2. h says:

    Z Baze artikujve te tua nuk ka njei qe tu beje koment
    Jane super artikuj

    1. martin says:

      Eshte e vertete qe artikujt e Mero Bazes jane SUPER ARTIKUJ. Por ato jane SUPER ARTIKUJ sepse jane artikuj te VERTETE. E di qe shumica jane me ju o Mero por akoma ndruhen. Ju jeni trim i mire me shume shoke shume.

  3. i pashpresi says:

    saliu po ja kalon edhe enverit

  4. fox says:

    faleminderit zoti mero per kete artikull blid-shpues.
    me kot mban jelek antiplumbi ‘godfadheri,me kot ka blere
    makine tejet te sofistikuar e super te shtrenjte..me kot
    ka te pakten 100 roje zyrtare dhe po kaq civile private.
    Ju jeni nje snajper i nderuar mero dhe me artikujt e tuaj
    e keni egzekutuar.
    take care your self!

  5. los indignados says:

    ….malok muti,…..qen i pabes……vetem mos haro se ne kete toke qe e ke mbushur me kufoma do lesh pas faren dhe fisin kur te qerohesh nga kjo bote,………mjer ata ……kush mbjell eren korr FURTUNEN……..We Will Never Forget

    1. reformer says:

      Plaku do te kalbet ne burg vitet e fundit te jetes se tij, ashtu si miku i tij egjiptian Hosni Mubarak, drejtesia vonon, por nuk harron…

  6. wallas says:

    Ka ofruar gjithçka për ta blerë gjakun, me shpresë se do të gjente personazhe të dobët, siç gjeti jo pak ne Gërdec, kur para topave me lek cash që u vendoste mbi tavolinën e zisë, ata nuk shikonin kodrat me kufoma që kishte shkaktuar biznesi i djalit të tij. (rrenqethese) as hollywood si gjen dot keto skenare nderkohe qe ketu syte tane cfar nuk kane pare e zemra jone cfar nuk ka ndjere dhe shpirti yne cfar nuk ka provvuar)

  7. Qitesi says:

    Si gjithnje kryeartikuj, te thelle ne analizen e vete dhe me vertetesi qe trondisin ne shpirt dhe lene pa gjume DANKIN sali,po afron ora e fitores populli po zgjohet nga gjumi letargjik erdhi 21 Janari gjithshka eshte ne dore te opozites kjo klike ka koha qe ka rene,thjeshte nje bryle do dhe bie si shkembi ne humner.

  8. NYC says:

    VETEM ME KETE ARTIKULL I KE SHTUAR DHE NJA 30 MIJE TE TJERE OQEANIT NJEREZVE QE DO TE PROTESTOJNE NE 21 JANAR.
    ESHTE PAMBARIMISHT REVOLTUESE..
    CANTEN ME PARA NUK E MOREN KETA NJEREZ TE VARFER DHE FISNIKE POR
    NJE TJETER FATOS SKEJA ME EMRIN BAHRI BALLIU KA ARDHUR KENDEJ NGA
    USA QE KA SHPERNDARE DHE CANTAT KESH ..POR I KA DHENE DHE ATO PARA
    QE NUK U MOREN NE PESHKOPI E LEZHE..
    KETO PARA TE BALLIUT PO MBAJNE GJALLE BERISHEN SI MUBARAKU AKOMA NE KOHEN E VET..KETE E DI DHE FRANK WISNER JR …PARATE U MOREN DHE BERISHA DO SHKOJE NE FIK ..E TRISHTUESHME

  9. Argita says:

    Te gjithe para kryeministrise te shporrim flliqesiren, vetem populli i bashkuar mund ta sekterisin shpellarin, mos prisni me koha eshte tani.

  10. tironci says:

    maskarai sdo e kete te gjate do i kete ditet te nmeruara

  11. LORA says:

    Ky fatos skeja eshte analogu i lal(abdurrahman)krosit te ahmet zogut.
    Nese do te lexoni librin e Catin Saracit,-Zogu,mbreti i shqiptareve-do ta gjeni te vertete kete ngjashmeri.Prandaj e ka merak monumentin e zogut,dr.krimi,sepse ecen ne cdo hap me modelin e tij.
    Skenaret A,B,C,,,,,,,,te dr.krimit per 21 janarin,qe nisen nga ekzekutimet nga afer(kujtoni doktor Kocekun ne spitalin ushtarak qe e beri ne sekonde ekspertizen e vrasjeve) e nuk kane te sosur edhe me familjen Deda;keto jane puci i vertete i shtetit,nga ai qe ka ekskluzivitetin per grushte shteti.Aq shpesh sa e perdor kete term ,po aq here e urren shtetin e se drejtes qe shqiptaret aspirojne e meritojne ta kene.

  12. Taro Nina says:

    Shkrim i jashtèzakonshèm. Apsolutisht s’mund tè marrèsh guximin ta komentosh dot. Vetèm me vehte thua dhe tè vjen tè sokèllasèsh : Ka apo s’ka Prokurori ky vènd… Vallè ç’mund tè pritet tjetèr…

  13. Ami says:

    Ngelesh pa fjale!…

    1. Njeri nga ne says:

      Te ndalet fryma…!

  14. InterPoli says:

    ky popull eshte i degraduar moralisht nga varferia, i trembur dhe i ndrydhur nga diktatura 70 vjecare….asgje nuk mund te zgjoje zemerimin e tij, pasi ai ka prekur fundin …vetem kur te arrije masen kritike pjesa e ndergjegjesuar e shoqerise, mund te shpresojme per ndryshime.. me nje lule nuk vjen pranvera… z. mero eshte nga te paktat pena ‘vrasese’ dhe sot e respektoj per trimerine, mencurine dhe talentin e tij …

  15. Mondi says:

    Taro: po cfar te bej prokuroria, ate e kane vene ne shenjester ne cdo moment, ai institucion ka gjith shtetin kundra policine kundra, kryeministrin dhe gjith administraten kundra, tani ilir koklopa me gjith arsenalin kundra. Cte bej prokuroria. Kush i ka derguar 4 ministra ne gjykate deri me sot pervec kesaj prokurorie megjithse nen gjith kete presion.

  16. aleksandri i madh says:

    Parafytyroni qe pasi ketij Fatosit i ka dale emri si i “forte” kur Vucidolovici ti gjej nje informal tjeter dhe deri me 21 janar Fatos trimi te gjendet me ndonje kanal si i vdekur nga ndonje aksident automobilistik i “rastesishem”.

  17. d says:

    e cuditshme ku i mesoi ky antikrisht te gjithe keto skenare kaq te sofistikuara, por nje gje harron ky i lig se koha ja zbulon ngadale por te gjitha krimet e tij, nga programi i bushatit qe pashe mbreme ky njeri e ka vendin ne burg

  18. Artan says:

    Faleminderit Mero per zberthimin ne detaje te sjelljes kriminale prej gangsteri mafioz te kryeministrit.Bashke me kete pershkrim na jepet edhe nje argument tjeter se Edi Rama eshte aq shume i padeshiruar per nderkombetaret saqe neve si popull kane vendosur te na lene nen kete far soj qeverie ne gjendje te ngrire derisa te dale nje tjeter alternative qeverisje per kete vend pervec Rames.

  19. PERSE PREKURORJA E PERGJITHSHME NUK JEP DORHEQEN.se nuk ka se çi duhet popuillit nje e tille si kjo.

    PRESIDENTI PERSE NUK JEP DORHEQEN SE KETU KANE MARRE FUND TE GJITHA.
    çFAR BEJNE !== PARTITE POLITIKE PERSE VAJTOJNE DHE KE:

    DUAME TE DIME KA APO NUK KA GARDE TE MIRFILLTE ,APO ESHTE KTHYERE NE NJE REPART PER TE BERE REPREZALJE NE POPULL

    ZOT NA NDIHMO KETE E THEMI ME SHPIRTE SE SNA KA MBETUR GJE TJETER.

  20. shkodrani says:

    I pabese,Kriminel,Hajdut,Sharlatan Politik,Pise,Handrak,Mut,Nevojtore,Diktator i shkalles ma te nalte,Gjakpires nuk me bjen ndermend ma ndonji epitet tjeter me te vu u Komunist i shkerdhyer.Mos harr se te gjitha ke per ti lare o jashtqitja e Kombit

  21. england says:

    Ky 21 janar duhet te kthehet ne nje revolte masive!
    shqiptaret e njohin mire se kush eshte Saliu(edhe pa lexuar
    shkrimet brilante te Meros)koha eshte tani ai njeri ka treguar
    se pushtetin e ka te lidhur me shpirtin,duke ja hequr nga duart pushtetin,e kemi lene pa fryme,thjesht i kemi marre shpirtin…

  22. fatmiri says:

    Po mire, kete deshmi direkte nuk e heton prokuroria? Nuk e kuptoj çfare po behet ne Shqiperi. Pu-pu-pu, vetem lufta i ndan.

  23. leonardi angli says:

    Ky kriminel vec malsor nuk mund te quhet dhe dita po i vjen. kush mund te dije se si do i veje fati atij dhe oborrtareve , femijeve e farefisit te ketyre hajduteve e krimineleve qe vodhen e vrane ne terr e ne mes te dites. Populli e mbajti per 50 vjet ne krye Enverin dhe pastaj pame se si vajti, por ketij krimineli do ti vij dita ta terheqin te gjalle ne bulevard me gjithe oborrtaret e tije. Te lumte o Z.Mero qe na jep shprese me keto fakte te qarta si drita e diellit.

    1. Eagle says:

      Enverit dhe familjes se tij nuk I ka ndodhur asgje tragjike qe mund te quhet larje hesapesh per krimet e regjimit te tij. Prandaj Shqiperia nuk mund te merret si shembull ku revolta e popullit triumfon. Edhe Libia,Iraku,Egjipti,Tunizia jane aty ku jane pasi USA vendosi te nderhyje ne nderrimin e pushtetit. Shqiptaret po ashtu jane popull skllav ,dhe pa ndihme nga jashte nuk e clirojne dot veten nga vetvetja.

  24. Zani Burimi says:

    Mero, sinqerisht me vjen keq per ate kohe qe ishe me Berishen, por me vjen mire qe i bere dhe autopsine ne librin pwr 1997-n (Prapaskenat Pas perdes…)Gjithashtu me vjen mire qe ka dibrane krenare qe nu kshiten. Pershendetje, Mero, per analizen!

  25. tomori says:

    TI- Sikur te isha djal-e paske te bukur pseudonimin por me duket se nuk mbushke mire nga trut e kokes duke kerkuar gjurmet te topi,rama,garda,prokuroria.SHIKO KRIMINELIN e ke para syve dhe diten me diell,ke sy a jo,por me duket se je nga ata-ato QORRA ME SY HAPUR.NJE kriminel me emrin rumpall dhe nje band qe e ka emrin pd ka vendi yne por ti -sikur te isha djal- ben mire qe ta besh emrin-sikur te isha vajz-

  26. ALBAN DEGA says:

    STRUKTURAT PARALELE TE BERISHES APO

    SHTET ILEGAL BRENDA SHTETIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Te gjithe vartesit, te gjithe fanatiket, te gjithe sherbetoret e tij informojne Padrinon Sali berisha per gjithcka. Jo vetem brenda por edhe jashte Shqiperise, edhe ne diaspore!

    Pra, spiunimin, hafijllekun Sali Berisha e ka kthyer ne nje strukture paralele strategjike ne sherbim te karrikes dhe pushtetit. Aq i fuqishem eshte ky rrjet ilegal ne Shqiperi e jashte saj sa ai veprion si cdo hallke te shtetin shqiptar. Kjo eshte gjysma e se keqes!

    Gjysmen tjeter e zbulon konkluzioni trondites i regjizorit. Eshte jo vetem trondites, por edhe shume me vetdemaskues per krejt skenarin e sajuar te grushtit te shtetit. Sali Berisha , dora vete i deklaroi Komisionit te tij Hetimor as me pak e as me shume se “ Nuk mund të bëhej fjalë që dikush të merrte ndërtesën ( e kryeministrise) . Madje, punonjësit aty brenda ishin të detyruar të mbronin institucionin dhe të shndërroheshin në gardistë”.

    Tamam teoria dhe praktika e popullit ushtar e ish- diktatorit Hoxha kur Berisha ishte komisari i batalionit te Fakultetit te Mjekesise dhe spitaleve te Tiranes. Mjafton qe ai te jepte urdher e ata do te hidheshin ne zjarr tamam si dikur per babain idelogjik e shpirteror te tij!

    Atehere , pse dha urdher per ekzekutimin e kater shqiptareve krejt te pafajshem, krejt te paarmatosur dhe se paku dhjete meter larg gardhit te jashtem rrethues te nderteses se qeverise Zoti Kryeminister i Shqieprise!? Pse? Pse? Pse?

    Nje akt makaber qe futi vdekjen ne politiken Berisha!?

    Pse u lejua dhe nxit dhune nga provokatoret dhe te infiltruarit e tyre, nga “ skuadronet e vdekjes” dhe “Ton- Ton- Makutet” e e Gazidedes, Agim Shehut dhe Prendit duke ekzekutuar publikisht ne nje shesh publik si Bulevardi “Deshmoret e Kombit” kater shqiptare te pafajshem e duke plagosur dhjetra te tjere!?

    Kujt i interesonte me shume ky demonstrim tragjik force dhe rrenimi i imazhit te Shqiperise ne syte e Botes!?

    Vetem e vetem per te justifikuar per ti dhene dramaticet tragjik dhunes se panevojeshme, te paaresyeshme dhe te sajuar keq qe qeveria e tij i kishte dizinformuar diplomacine euro- amerikane!!! Skenari i dhunes duhej cuar deri ne fund e me cdo cmim nga regjizoret e tij!

    Cfare fshihej pas tij pervec auto grushtit te shtetit, ose ta themi troc nje puc pallati i organizuar nga Sali Berisha dhe Mafia qeveritare e korrupsionit dhe hajnave te dale krejt jahste kontrollit per te uzurpuar edhe kater institucionet e fundit te pavarura ose gjysem te pavarura si opozita, Presidenti, Prokurorja e Pergjitheshme, SHISH-i, qe ne fakt jane shpirti dhe thelbi, themeli dhe shtyllat i cdo demokracie pluraliste ne Bote !?

    Cfare tjeter pervec pucit te pallatit per te heshtur per te vendosur nen terr informativ dhe terror mediatik perfaqesojne akuzat e Berishes dhe te Komisionit te tij Hetimor per te kontrolluar tabulatat telefonike jo vetem te kater institucioneve te mesiperme, por edhe te kater gazetareve me te shquar krejt te pavarur ne Shqiperi per denocnimin dhe demaskimin e aferave korruptive dhe kapjen flagrante ne kamera te kryehajnave te qeverise se kusareve te Shqiperise!?

    Cirren maskat qe kerkonin te mbulonin hajnine e kapur ne flagrance

    Ata qe i sulmojne me se shumti e me se egri keto institucione jetike per cdo shtet demokratik jane pikerisht mafiozet me te korruptuar ne qeverine e hajnave ose telallet e tyre qe ishin dhe jane me te interesuarit per te terhequr vemendjen nga kapja e saj ne flagrance me video duke vjedhur hapur djersen e mundin e shqiptareve, pasurite e shqiptareve si Ilir Meta, Lulzim Basha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, Majlinda Bregu dhe “Il Capo dei Capi” Sali Berisha.

    Me brutalitetin , me egersine, me cmendurine, me barbarine qe perdorin kunder ketye institucuoneve jetike ne emer te “mbrojtjes se institucioneve” te korrupsionit, te krimit te organizuar, te hajnise se kapur ne flagrance, qeveria e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” shkoi aq larg sa nuk beri gje tjeter vecse corri edhe maskat e fundit te pucit te saj te pallatit.

    Ajo nxorri fare qarte ne syte e shqiptareve dhe te Botes se qeveria e saj me vota te vjedhura u kap ne flagrance e ne kamera jo vetem ne korrupsion e imoralitet, ne kusari e afera tipike per Mafian e krimin e organizuar shteteror, por mbi te gjitha duke vjedhur edhe vete Shqiperine, lirine e demokracine e saj.

    U kap ne flagrance duke ekzekutuar publikisht e ne sheshe publike qytetaret e saj te pafajshem. Pra, paniku per humbjen e karrikes i hoqi edhe masken e fundit demokratike dhe futi ne politiken shqiptare vdekjen, cka ne fakt eshte denimi me vdekje i lirise dhe demorkcise, i jetes se popullit te vet!…

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 3 SHKURT 2011

  27. Argita e vertete says:

    Bab Argita jam,si je ti, mir argit po ti qysh je, qysh te jem mor bab, po me Qiiiiin aq fort Mero sa sdo tja haroj deri sa te vdes . Po çna bere mor bab qe u prishe me te ?!!!! A nuk qe mire prane nesh…?!!! Sa i trash qe je mer bur …kure sdo behesh njeri

  28. Oni says:

    O Mero trimi ,i papare je. Si ishte ai titulli ‘ i dhjere por krenar” po ndiqja Fiksin sot ,skishin bythe te lexonin as titullin gazetaret ,e jo me te shkruajne kunder ketyre qe drejtojne..

  29. Bardhi says:

    Kemi vite qe i degjojme, kemi vite qe i jetojme, kemi vite qe po i vuajme perdite! Te vrasin dhe nuk pyesin as per ligj as per hakmarrje kanunore sepse jane bere shume e fuqishem MAFIE MAFIE……… Cfare do te bejme??? Nuk e dime, jemi te pashprese!? Saliu mezi iku ne 97 kur ishte i corganizuar he jo me tani qe intersa te medha mafiozo ekonomike! Pu pu pu po te behet jozefina ose nano president..pu pu pu… Regjime diktaoriale duhen rrezuar me revolucion. Jnae te paket ata qe e duan ne veri dhe shume te paket ata ne jug. ohuni o vellezer na jepni kurajo qe te bashkohemi me ju, boll me fjale se na ka vajtur thika ne kocke……

    E fundit qe dua te ve ne djeni Meron dhe te gjithe ju; Ju ftoj te hetoni per financimet qe vijne nga Kosova per fondacionin e Lirise! Kush jane keta njerez qe vendsen Isa Mustafen ne krye te komunes se prishtnes???!!!

  30. Landi says:

    S’ka koment per gjeniun Mero! I vetmi koment qe dua te beja eshte, mos ja vini fajin popullit. Mos harroni fjalen e ” urte” komet e shpejta dhe faqja e bardhe. Ose tjetren. Le ta gjeje nga te tjeret. Mua mos me vini faj sepse jam mijera milje larg, megjithate per cdo zgjedhje kam ardh ne Tirone dhe kam votu kunder malokut, dhe bileta kushton minimalisht mbi 1000$

  31. xhuxhi says:

    Kush po pyet per kete Fatos duhet te ngrihet i gjithe populli qe Saliu me keta alabake mos te di ku te fshihet,do ta pesojne si Kadafi me shoke qe do ti terheqi populli zvarre ne bulevard.Familja Deda duhet ti kishe futur nje plumb ne balle ketij mercenari te Sales qe ta merrte mesazhin dhe Saliu.

  32. aline says:

    Mero, kam nje pyetje :
    Kur shkruan : “Siç tha “e vrau Fatos Nano” për Azemin…”, edhe pse më pelqejne jashte mase editorialet e tu, nuk mund te mos më linde vetvetiu pyetja : po ju vete, asokohe, pse shkruanit ne gazeten tuaj te njejten gje qe thosh Berisha, pra qe Azemin e vrau Nano ?? Nga padija ? Nga mashtrimi ?

    Faleminderit

  33. genti 85 says:

    kam lexuar se nje gje te tille e ka praktikuar stalini kunder gjermanve ,kishte vene ne linjen e pare kriminela te burgosur e gjithe llumin e rusise qe te thyenin linjen gjermane nga mbrapa ketyre rrinte ushtria e kuqe dhe skishte bythe njeri te linte frontin se kishte bajoneten mbrapa i detyruar te cante para,jam i bindur qe edhe gardistet e policet qe hengren dajke jane me popullin po mbrojne nje serbkurve..ky ka arritur fantazit e kriminelve te udb me na fut ne vlla vrasje shqiptarve.nje gje eshte per tu bere …thjesht si rumunet me cauceskun nje proces 3 oresh tek bulevardi dhe plumbin

  34. Gjergji says:

    Duhet shkaterruar berishizmi!

  35. Z.Mero!Shpesh degjoj komente per kohen qe i sherbenje”me nder”Sales.Filimi rembeu shume vete te ndershem e te ndergjegjshem se po ndodhete nje mbrekulli.Po kjo mbrekulli meti vetem nje iluzion.Prandaj te gjith presionet,kercenimet,gjobat e deri tek sulmet e gansterave te tipit Rezart, tregojne se ju jeni njeri me kurajo te ralle,me dinjitet,realist si drita e djellit,i sakte, i kuptueshem per cilin do nivel dhe i pa kundershtueshem. Por nje keshille dua te te kujtoj.Mos u terhiq dhe ruaj vehte e familjen, se ne keto plane ogurzeze mund te perfshihesh edhi ti me shoket e tjere qe pa reshtur e pa dorashka godisni korupsinin,anti shqiptarizmin dhe kriminelet e cdo ngjyre.Ju e shume pena te arta te tjere jeni shpresa e clirimit nga tirania dhe e lirise se vertete.Shendet ju dhe familjes suaj. Me shume respekt pena tu befte flori dhe top.

  36. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Z. Mero Baze te lumte per opoziten e vertete qe ben, ky nuk eshte vetem nje shkrim, por eshte opozite kunder Berishes dhe kunder kafshes te pabese Berishjane. Populli duhet te ngritet kunder Berishes.

  37. mergim tari says:

    I DASHUR MERO,
    TE LUTEM, SHUME, SHUME DHE NDOSHTA JO VETEM UNE.
    PARA 2-3 VJETESH KE BERE NJE PROGRAM “FAKTORI PLUS”
    TA HOQEN SE VIZION PLUS U KERCENUA.TE LUTEM NISE PERSERI.
    SI UNE DO TE TE LUTESHIN SHUME TE TJERE NDOSHTA DERI NE PERGJERIM.
    NDOSHTA KA NDONJE KANAL SI TOP CHANNEL QE NUK KA AQ FRIKE NGA GOGOLI.
    MUNDET TA BESH ATE PROGRAM CDO DITE NE TOP CHANNEL MERO.
    PERPIQU, BEJE, PASI GAZETEN NUK E LEXOJNE DOT TE GJITHE.
    FAKTORI PLUS ESHTE NGA SHPRESAT E VETME PER SHQIPTARET TE SHOHIN
    TE KOMENTUAR TE VERTETEN E BARBAREVE DHE KRIMINELEVE SHQIPTARE.

    Per shkrimin mund te them se eshte nje pershkrim i vertete deri ne perfeksion i tipareve me karakteristike te nje personi publik shqiptar, me rrezikshmeri teper te larte shoqerore, kamorrist tipik i shekullit te 21.

    1. Lutesi says:

      Edhe une mendoj si ti “mergim tar”. Te lutem z. Mero beje kete,do te keshe edhe ndihmen tone te cdo llojshme.

  38. Ne Shqiperi nuk mbreteron me autoriteti i ligjit demokratik, por autoriteti i krimit te organizuar qe arrin deri atje sa te shkele me kembe edhe ate me te shenjten, jeten e shtetasve. Nese qeveria shqiptare nuk denoncon kete akt sa me pare, dhe nuk ve ne levizje gjithe strukturat e saj per kapjen e autoreve, atehere te gjitha akuzat e koheve te fundit mbi kryeministrin BERISHA dhe njerezve rreth tij per implikim ne krim, jane te verteta. Nese qeveria nuk eshte ne gjendje te vere ne vend autoritetin e ligjit, maksimumi qe ajo mund te beje eshte dhenia e doreheqjes. Ne te kundert, vazhdimesia e nje qeverisje e pafuqishme per te luftuar krimin, vetem sa do te vertetoje akuzat nga te gjitha krahet per nje partneritet te krimit me pushtetaret. Te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise duhet te ushtrojne presionin e tyre ndaj administrates aktuale per marrjen e masave te garantimit te jetes se shtetasve ne menyre qe akte te tilla te mos perseriten ne te ardhmen. Askujt nuk i hyn ne pune nje qeveri qe nuk garanton dot as ate me te rendesishmen, sigurine e jetes.opininisti adrian hajdinaj

  39. Sali Baxhella says:

    Tema e Meros e ka bere detyren e saj …eshte koha te bejme detyren tone ne 21 janar..Maloku sheqeres do ti mbushi breket serisht..ne ja dime burrerine dhe trimerine kelyshit serb..bashke me te do zhduken dhe kurvat e tjera qe kane hedhur rrenje ne qeverine shqiptare… qe nuk eshte asgje pervec nje corganizim i organizuar

  40. Prel Dedaj says:

    Z Mero te pershendes.pas vendimit te gjykates per ilir m te gjitha instucjonet duhet te paralizon pune duke mos njohur me kete qeveri si te ligjshme.si Presidenti,Prokororj,kryetari intelegjents,pushteti lokal,dhe medja duke mos transmetu as nje aktivitet te kesa bande, shtete prendimore te terheqin ambasadat.

  41. lura says:

    Kur vdiq Enveri me koke ne jastek dhe u percoll me nderime dhe me lot,thosha me vehte si ka mundesi nje njeri diktator te kete nje fund te tille te lavdishem.Sot po e kuptoj se ne krahasim me kete maskara ai ka qene shume me pozitiv,sepse pavaresisht se ka vrare,ai ka vrare brenda kornizes ligjore,dhe nuk ka kursyer askend kur i jane cenuar ligjet e egra te asj kohe,deri dhe burrin e motres se vet,ndersa ky maskara ka grumbulluar rreth vehtes se tij njerezit me te felliqur,me hajdutet,me kriminelat ku nuk njohin ligje por vetem punojne tamam me organizim mafioz,qe kush te guxoje tu prish rehatllekun ne poshtersite e tyre vriten ne menyre misterioze.
    Ja pra ky eshte ushqimi qe vete ky popull e gatoj,kur menduan se berisha i 97 ka ndryshuar.
    Mbajeni me shendet deri sa ti lani gjynahet per kete zgjedhje qe keni bere.

  42. vladimiri shkoder says:

    AI I PA BESE KA QENE TASH VJEN KOHA QE TE VARET NE MES TE SHESHIT BASHKE ZHOZEFINEN TONE QE KA PRIVATIZU TANE SHKODREN DHE TANE BANDITET E SALI BERISHES PER LESH KANE SHKU TANE

  43. Antena West-FBI says:

    Kupola AliBaba dhe 40 Hajdutet me urgjence vendosi heqjen e deshmimtareve – gardisteve. Unanimisht ne kete liste u perfshi dhe Fatos Skeja si i paafte dhe qe ka deshtuar disa here duke rrezikuar drejtperdrejt Shkel-qenin

  44. liri says:

    Vetem te bashkuar mund t’i ndryshojme gjerat. Rrofsh miku yn Mero Baze. Lavdi yjeve te 21 janarit. Nder dhe respekt familjes Deda. Jam krenar per ju.Ka Shqiperia burra me bese.

  45. analist says:

    Asgje me teper se nje analize e ftohte dhe e sakte.
    Ky eshte killeri kelysh i Viçidolit qe me tropojanet drupreres ka marre peng Shqiperine.

  46. tania says:

    Faleminderit Mero per ndihmen e madhe qe po i jep Shqiperise me shkrimet e tua si te asnje tjetri. Je nje diamant per zemren dhe shpirtin tim dhe te shume te tjereve si une. Shqiperia duhet shpetuar sa me pare.Te pershendes

  47. DEBATIKU says:

    DUKE VLERSUAR E FALENDERUAR SHUME SI Z.MERO,QE NA LARTESON ME SHUME ME KETO SHKRIME SI DHE TE GJITHE KOMENTUESIT,ME SHTOHET ME SHUME URRETJA PER NAZO-FASHISTIN,VRASESIN,HAJDUTIN,ANTISHQIPTARIN -SALI RAM BERISHEN-…EDHE PSE GJYKATAT NUK I DENOJNE..POPULLI JUA KA DHENE DENIMIN…E DITA E GJYKIMIT PO I AFROHET …DHE THIRRJE PER GJITHE POPULLIN,URTE,PATRIOT,PUNETOR E TE NDERSHEM SHQIPTARE…
    -TE GJITHE NE SHESH PARA SELISE SE K/MINISTRIT NE PROTESTE KUNDER SALI RAM BERISHES……DERI SA TE IKIN….ME KUJTON FJALET TEK I MADHI EMISJON-FIKS FARE….TA HEDHIM,TA DJEGIM QELBESIREN….
    JU PRESIM,TE GJITHVE.TA MARRE VESH GJITHE BOTA MBARE SE SA SHUME E DENON ATE FASHISTE E KRIMINEL E ANTISHQIPTARE…
    POR NJOFTONI OREN….

  48. I.Troplini says:

    “Gardiste” qe vrasin qytetare te pafajshem me urdher nga lart, vrases te pushtetit qe kercenojne jeten e gardisteve per te shmangur deshmitare, familjare te viktimave te Gerdecit qe harrojne kufomen ne mes te dhomes dhe perqendrohen tek mesi i tavolines ku dikush ka hedhur leket.!!!!
    Histori shtrigash pa fund. Te besh pergjegjes vetem nje kryeminister mendjesemure per gjendjen e vlerave morale te nje shoqerije te tere, do ishte jo shume frutdhenese. Vendi yne eshte kthyer ne nje mocal, nje pellg i felliqur ku mund te gjesh sherbetore te devotshem per cdo herezi qe mund ti pjelle mendja atij qe vjen ne pushtet. Nese dikush mendon se do te jete ndryshe sikur te ndryshonte qeverija, do gaboheshe rende sepse sahanlepiresit do “afronin” sherbimet e tyre tek punedhenesi i ri. Nese Shqiperia do te kishte vetem nje sistem te semure politik por nje shoqeri civile qe njeh dhe mbron vlerat e qyteterimit, shpresa e permiresimit do te ishte e justifikuar. Nese kjo shoqerija jone nuk gjen forcen ti tregoje vendin te keqes duke sakrifikuar edhe ate qe eshte me e cmueshmja, atehere ata qe japin porosi per vrasje dhe qe drejtojne gjykatat per dhenie pafajshmerish edhe pse e gjithe bota po sheh hajdutin me presh ne duar, do fillojne te besojne se ky popull nuk meriton asgje me mire se kerbacin. Pa nje debat konstruktiv per vlerat morale te nje shoqerije, ne gjithmone do kemi te bejme me nje Sali Berishe ne krye qe e kemi prodhuar vete. Ne nje vend te tille nuk ja vlen dhe nuk dua te jetoj.

  49. ladi says:

    o mero ti shkrun mir e plak per kto te deghenerum kto kurva kto kriminela kto sperma te politikes.po kush ta marr fatin e keti poplli te shkret se edhe kto te anes tjeter i kemi par.me respekte ladi durres

  50. luksenburg says:

    PA FJALE…………..DESHMI SHOKUESE.SHQIPERIA MODEL DIKTATURE NE EUROPE.

  51. brace says:

    Ca te thuash me shume per kyte qenije te gjadhe e te ndyre,kurre mose renshin ne qetsi eshtrat e kriminelit,ramiz mutit,ai na e la kyte flliqesire,qe te garantoje koken e tije e pjedhen e kriminelve komuniste.

  52. Tropojani says:

    Sa mire shkruan, o Mero! Por, siç keshillon te tjeret qe te ruhen, me pare ruaju vet. Se Berisha eshte shume i pabese. Kete mos e harro per asnje çast. Ne, shqiptaret, jemi prej natyre njerez te nenshtruar. Berisha ka bere dhe do te vazhdoje te beje çfare t’i doje b… O zot, e vrafte Perendia! O zot, e pikofte, atje ku i dhemb me shume! O zot i madh, beje kete, qe te shpetojne shqiptaret.

  53. beni says:

    ja ka len baba karigen teokraci puro….mire tju ua bej e mritoni e shisni voten per nje kafe njrez lipizhare qe per nje drek apo darke qyl shisni dhe gruan tuaj servila drite shkurte shiteni voten prapepe :-)KU E KONCEPTON INJORANTI RENDESINE E VOTES…PO BIG BROTHERIN KUSH DO TA SHOH????? E SHUME ESHUME EMISIONE SKADENTE QE KRIJONE MITE FALLSO NE SHQIPERI MODELE ITALIANE BOSHE E PA KUPTIM…TE KA LEZET NE GJERMANI NUK KA NGA KETO SHKERDHATAZIONE MEDIATIKE…..normale qe klasa polikike ju perdore si leter higjenike…injorantet nuk dine te lidhin 2 fjale ejo me te analizojne prapaskenat politike….VETEM NE VENDE ME NIVELE TE ULET QYTETARI DHE ME NIVEL TE LARTE RURAL (JO TE CIVILIZUAR) BLIHET DIPLOMA ME LEK….po autoshkatroheni me duart tuaja e deri me sot jeni mekanizma te kesaj klase politike SHKURT DHE SAKT TEORIA E MAKIAVELI TE GJITHA KETO DEFORMIME SHE DEGRADIME ISTITUZIONALE ETJ ETJ JANE ARSYEJA PER TE HARIT NE NJE QELLIM…TE QEVERIS PA PROBLEM SHKOLLAT JU UA PRISHA I LE DUAN DHE BEJ CTE DUA…..

  54. A.A says:

    Kanunet shqiptare janë hartuar mbi bazën e urtësisë popullore për mbrojtjen e jetës njerëzore e jo për të vrarë njeriun. Në kushtet kur nuk kishte shtet e qeverisje, si kusht domethënës, për mbrojtjen e jetës u vu: “Mos vra njeri, se do të vritesh vetë”, “Familja e të vrarit ka të drejtë të marrë gjakun për të vrarë gjakësorin e tyre”. Praktika logjike historike e juridike për vrasjet, ka fiksuar mendimin se “Kush vret tjetrin, humb lirinë e vet, me bindjen se do të vritet apo ndëshkohet rëndë për jetë të jetës”. Në këtë kuptim, para se t’ia drejtosh gishtin tjetrit, duhet t’ia drejtosh vetes, e ky paralajmërim që vjen brenda vetëdijes njerëzore e është bërë i qartë dhe nga legjioni fetar e ai juridiko-dokësor, i ka frenuar vrasjet. Ky përcaktim nuk e ka nxitur vrasjen por e ka frenuar e ndaluar atë. Kjo u kthye në një normë morale të pranueshme nga komuniteti njerëzor shqiptar për gjithë periudhën parashtetërore shqiptare.
    NDERSA VAMPIRI BERISHE VRET SI NJE PARAHISTORIK NE KETE SHEKULL TE INTERNETIT DHE NJE AMBASADOR I NDERUAR NA SHPERNDAN NEPER MEDIA ZGERDHIMJE QE VRASIN ME SHUME SE PLUMBAT

  55. e urrej salen says:

    dinak Berisha, po s’ka rane akoma ne hundelesh,shpresoj ta thueje koken nje dite kjo zgjebe e mortaje e te shpetoje e gjora Shqiperi qe lengon nen diktaturen e ketij super hajduti

  56. centauri says:

    pashe dje disa emisione tek ‘XHUNGEL’ qe bente fjale per luften 15 vjecare qe beri berisha me fisin e haklajve dhe dola ne kete konkluzion:
    ISHTE NJE BETEJE E NJE FISI TE HAKLAJVE TE TROPOJES ME NJEREZ SHQIPFOLES TE INFILTRUAR NE TROPOJE NGA UDB JUGOSLLAVE QE MBRON BERISHEN..
    LUFTA VAZHDON ..VRASJA E MIKUT PERSONAL TE S.R.B LUMNESHI E TMERRON ATE…

  57. brigada 8s says:

    Mos harroni se zoti ka per ta vrare..POR e DO DHE NJE TE SHTYME

  58. lina says:

    I lumte ,sales,koke lopes ilir,dhe injorantes xhozefin,kur i gjithe populli fle gjume dhe duron vrasjet,dhunen,varferin qe ushtrohet mbi te.Ne qofte se jemi te pakenaqur te gjithe duhet te ngrihemi tek sheshi ne 21 janar.te na frymezoj guximi i meros, kreshnikut,levizjes vetvendosja ne kosove,i emisionit fiks fare etj.qe te mos ulim koken perpara ketyre vrasesve mafioz.

  59. anticensurë says:

    pas kaq kohësh shkruajte diçka të mënçur o mero!kot nuk u zhduk regjistrimi në server!gardistët,jo të pafajshëm,e dinë shumë mirë se kush ka qëlluar dhe mbi kë kanë qëlluar!gjithnjë kanë shpresën se sali berisha është në krahë të tyre,por ata harrojnë “puthjen siçiliane” të “kozanostrës”!berisha jo vetëm e di dhe thotë,por ka dhe fotot e atyre që kanë shtirë kundër popullit!jo vetëm ata që kanë vrarë,por dhe ata që kanë plagosur!ata harrojnë se berisha i mbron nga gjyqi publik por i shet për të bërë “një rrugë e dy punë”!në gjyq publik gardistët “e pafajshëm” do të tregojnë se kush i urdhëroi!kurse duke u shitur saliu zgjidh tre probleme njëherësh!
    -zhduk dëshmimtarin,urdhërmarrësin!
    -lan gjakun e viktimës,që ai urdhëroi të vritet!
    -akuzon kundërshtarët e tij,opozitën, për vrasjen e “mbrojtësit të ligjit”!

  60. pr.dr.aqif kareco mixhigan says:

    keto vrasje makabre te pakten u filmuan dhe dihen kush jane vrasesit
    por keto hijet e nates te Fatos Skileve me urdher te padrinos berishe
    dhe ca blendfejzira qe ka rrotull nuk eshte cudi te PAGUAJNE NJEREZ PROFESIONISTA MAFIOZE QE MUND TE VRASIN:
    -GJYQTARE ME MINA TE SOFISTIKUARA
    -OFICERE SHIKU DUKE I DJEGUR NEPER MAKINA
    -DEPUTETE TE PRAGU I SHTEPISE.
    dhe filmi “godfather” nuk eshte gje fare para atyreve qe shohim sot
    “live” ne shqiperi.

  61. ismet says:

    ne napoli te italise ne cdo dite ka nje te vdekur dhe te gjithe ne e dime pse ,kush dhe pse i vret , ne tirane nqs te piketojne per te te hequr qafesh menyrat jan te njejetat keto qe perdoren ket,prandaj eshte shume e thjeshte ta kuptojme qe mafia ne shqiperi ka gjetur fushe zhvillimi
    mafia eshte ne qeveri drejtohet nga berisha e compani

  62. camorra says:

    Skënder Gode është një nga të plagosurit me armë zjarri në demonstratën e 21 janarit. Një vjetori i atij tubimi e gjen atë me një krah të paralizuar plotësisht dhe tregon kete skene horror:
    *******Një gardist në kënd të kuadratit të majtë të kryeministrisë. Ishte i futur në një frëngji. Kujtova se plumbi ishte nga ato paralizues. Sepse nuk e besoj që qeveria të qëllonte me plumb në mish protestuesit. Duke kujtuar gjithmonë se plumbi ka qenë paralizues kam ecur në drejtim të Dajtit. Kam bërë gati 500 metra në këmbë. Kur një moment ndjeva një gjende të fikti dhe pashë se nga krahu im i djathtë po më dilte shumë gjak. Mbaj mend që jam rrëzuar në tokë. ***A duhet te falet te shtunen vrasesi berishe???

  63. bushi says:

    Po “Silvia Konti” ku eshte qe nuk po ndihet? Sigurisht, edhe ajo e njeh ligjin per punen e saj, qe e lejon te filloje hetimet edhe me iniciative. Apo nuk i mjaftojne deshmite reale te vellait te nje viktime te kriminelit ne pushtet…
    Edhe sa kohe do te presim?

  64. linda says:

    Z.Mero! Si gjithnje jeni nje analist ekselent. Nese ka mbetur pak shprese tek shqiptaret eshte pena jote dhe guximi yt. Te gjithe e fillojne diten duke shfletura on-line lajmet e gazetes Tema. Stafi juaj duhet te dekorohet per 100 vjetorin e Pavaresise. Ajo qe pame ne emisionin Xhungel eshte e frikshme dhe makabre. A do kete nje fund ky kriminel me emrin Sali Berisha? A ka Zot ne qiell qe ta marre e ta shpetoje kete komb te perulur, te mjere e te sakatuar? Beje Zot nje te mire per te gjithe ne.

  65. mergim tari says:

    TE ME FALNI TE GJIHTE QE DO TE MERRNI PJESE NE PROTESTE. NE 21 JANAR NUK DO TE JEM NE SHQIPERI. UROJ QE AJO PROTESTE TE JETE EDHE ME MASIVE SE AJO E NJE VITI ME PARE.

    PO TE ISHA NE SHQIPERI DO TE DILJA SIC KAM BERE NE TE GJIHTA TE TJERAT KUNDER SALI BERISHES, KUR KAM QENE NE SHQIPERI.

    THUHET SE SALI (B)MUNDET TE QELLOJE PERSERI MBI TURMEN, KJO DUKE PATUR PARASYSH NATYREN E TIJ KRIMINALE, MAFIOZE, BARBARE POR EDHE FRIKACAKE.

    PER MENDIMIN TIM NJE GJE E TILLE NUK MUND TE PERSERITET, PASI ASNJE GARDIST OSE OFICER GARDE ( QOFTE EDHE KAFSHE), NE KETE MOMENT NUK MUND TE JAPE URDHER OSE TE QELLOJE ME PLUMBA TE VERTETE….

    NESE DO TE KETE TE SHTENA MENDOJ SE DO TE JENE VETEM PLUMBA MESIMORE (MANOVRE) SI DHE ARMET E TJERA QE LEJOHEN NE DEMONSTRATA (GAZ, UJE… SHASHKA ETJ…).

    SALI BERISHA MUND TE JAPE URDHER PASI ESHTE SHTAZE KRIMINALE, ESHTE ANTINJERI, POR KESAJ RADHE CDO GARDIST E KA TE QARTE SE MUNDET TE PERFUNDOJE SI GARDISTI LLUPO (UJKUT), I FILMUAR DHE I DHIER PERJETE. KUPTOHET QE LLUPO ESHTE VETEM NJE ZAR, DORA E ZEZE ESHTE MORTJA SALI (B).

  66. ari says:

    Cfare kishte me shume Al Kapone? Kupola e mafias shqipetare keshtu ka vendosur per te dale nga ky qorresokak ku e futi Al Kaponja shqipetar”Sali Berisha”. Tani nuk i duhen me gardistet, e bene punen dhe duhet te zhduken se jane deshmitare te rrezikeshem. Keshtu ulim edhe gjakrat, akuzojme edhe Ramen sepse organizoji vrasjen, kete e vendose edhe gjykata jone e fameshme dhe me fame boterore per dhenjen e vendimeve te saja te drejta sipas urdherave te Sales.Zgjithe te gjitha problemet. Tamam pune mafiozesh.

  67. orizioti vlore says:

    21 JANARI NUK DO TE NDRYSHOJE ASGJE.KJO SEPSE NE JEMI SAHAN LEPIRES.MBAS KRIMINELIT DHE HAJDUTIT KE DO TE VINI NE KRYE HAJDUTET DHE KRIMINELET E TJERE.NA DUHET SHUME PAK QE TE SHAJME EDHE NENEN DHE BABEN TONE.JETOJME NE KOHEN E MATERIALIT DHE JO TE IDEALIT,TE GJITHE E KAN NJE CMIM TE MADH APO TE VOGEL,PERFSHIRE EDHE MERON.E KEQJA ESHTE SE CMIMI ESHTE NE EURO DHE JO NE GJAK.MBIJETESE, MBIJETESE,MBIJETESE.

  68. Pisha Flamur says:

    Nuk duhet të shajmë veten, se kështu po bëjmë jo vetëm vetvrasje, por po bëjmë propagandën e Serbit dhe të kurvave të evrobës, të cilët na kanë quajtur të pa aftë si popull të mbajmë shte. Jo populli është i aftë si gjithë popujt, por ne mbajmë mbi supe rreth 3500 vjet diktaturë, sepse jemë dënuar nga fqinjët e liq, dhe evropa rruspi. Prandaj te sheshi më 21 janar dhe të mos e lirojmë atë deri sa të çlirohemi nga goxilla.

  69. parajsa says:

    nuk prisja dicka me te mire nga zoti kryeminister qe mendon se te gjitha blihen me para. por populli shqipetar e ka zene dimin nga briret .ne historine e vet,por ky person vetem dem nuk eshte dhe seshte as gje tjeter pervec se nje mi i ngordhur por helmus.i cili fshihet pas nje karrikje dhe parave te popullit shqipetar.i mbrojtur nga klane ndyresirash si volfat dhe ahume te tjere.por kater persona qe vrau ne 21 janar nuk harrohen kollaj .gjithmone do jetojne ne zemrat tona si heroj te vertet.kurse zotin sali de kiujtojne si mbeturinen e jashtqitjeve te ketij populli

  70. Populli says:

    si do ia bejm vllezer? ka ardh koha..

  71. Ani says:

    I nderuar zoti Baze,

    Nuk kam lexuar asnjehere nje artikull me demaskues ndaj mafjes se organizuar. Ruani veten! Jeni teper guximtar ne perdorim emrash, faktesh, TE VERTETASH. Ju falenderoj per guximin, kurajon, pasionin per median e lire, per informimin e masave. Zoti ju ruajt ne rrugen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje