“A jeni të martuar? Më tregoni certifikatën?”

30 Janar 2012, 13:56Lifestyle TEMA
“A jeni të martuar? Më tregoni certifikatën?”

Një prezantuese televizive në Pakistan është pushuar nga puna pasi gjatë emisionit të mëngjesit, ajo i kërkoi një çifti të dinte patjetër nëse ishin të martuar po jo.

Maya Khan ishte duke filmuar në një park në Lahore, kur i pyeti të rinjtë që ishin në një stol nëse ishin të martuar apo jo. Në një skenë të turpshme, 31 vjeçarja i kërkoi çiftit të tregonte një certifikatë martesore për të vërtetuar atë që thanë. Qëllimi ishte të tregohej se ata nuk ishin të përfshirë në ndonjë aferë.

Por pas transmetimit të emisionit, një seri peticionesh u nisën drejt televizionit, duke e akuzuar gazetaren për gjueti shtrigash. Ajo e mbrojti veten duke thënë fillimisht se e kritikonte një klasë elitare, që nuk ia shihte emisionin. Më pas tha se nuk kishte ndërmend të lëndonte ndonjë njeri.

Për shkak se refuzuan të kërkojnë falje, gazetarja dhe ekipi i saj u pushuan nga puna.

Gazetarja Maya Khan

7 komente në ““A jeni të martuar? Më tregoni certifikatën?””

  1. net says:

    shum mir ja kan bere…
    jan bere gazetaret me keq se policia duke futur hundet ne privatesin e njerezve qofshin keta edhe te ndershmit…

    ca behet keshtu?

    ne emer te “liris” duan te dijn edhe pozicionin e sexit gjate nates keta ore!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. gallata says:

      Pakistan hesapi !-Indianet bene mire qe u ndane nga keta islamaxhinjte.

      1. net says:

        dukesh qe je shum i varfer nga trute,

        “Maya Khan” muslimane te duket ty kjo nga emeri?
        pastaj clidhje ka feja ketu ore Derrkuci Cufo?

        Po flasim per gazetarine!

        1. X says:

          emri nuk tregon gjithmon fene pse enver hoxha me qe e kishte mbiemrin hoxha mbiemer tipik mysliman ishte mysliman.

  2. Kanina says:

    Cfare debileje kjo gazetarja !

  3. Argita_B says:

    Media eshte pushteti i katert apo i peste, ndryshe nga politika qe mund te kete pseudo zgjedhje, median nuk e zgjedh kush, pra jane nje pushtet qe mund te jete i rrezikshem per shoqerine kur nuk ushtron profesionin ne menyre etike.

  4. Shefqeti says:

    Në Pakistan çeftikata e marteses ësht
    Dokument indetifikimi
    Po se kuptoni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje