Kjo është historia e Don Roberto Dichiera, jeta e të cilit ka pësuar një ndryshim radikal. Duke folur për revistën OK, ai ka treguar se ka bërë një jetë që kalon nga ekstremi në ekstrem. Duke nisur që nga mosha 12-vjeçare, ai ka qenë konsumues i alkoolit, drogës dhe më pas edhe shpërndarës i kësaj të fundit. U bë aq i varur ndaj përdorimit të drogës, sa për pak humbi jetën.
Gjithçka ndryshoi kur ishte 21 vjeç. Gjatë një udhëtimi në tren njohu Manuelën, e cila ishte një besimtare e devotshme. Për rreth një vit ai shkonte në kishë për të, ndërsa më pas vendosi që t’i hapte zemrën Zotit dhe të lutej. Tashmë droga dhe alkooli janë një histori e shkuar, pasi Roberto është bërë një prift, që në shumë raste ndihmon njerëzit që ndodhen në të njëtën situatë kur ai ka qenë i ri.
pamvaresisht ideve te mia personale te nje kendveshtrimi tjeter fetar un e pergezoj kete njeri i cili kerkon te afrohet ne rrugen e drejte dhe ne rrugen e vepermirit…
—
por un kisha nje teme tjeter ne lidhje me kete.
kemi shum raste te ngjashme ku shum njerez pa dallim kombesie apo race nga njerez kriminele pranojn te behen musliman dhe askush nuk e pranon kthesen e tyre te sinqerte nga nje jete e keqe ne nje jete serioze dhe i shajne duke thene se kan veshur vetem petkun fetar…
kurse kur nese nje person behet prift apo moter jan hyjnore…
Nuk ka ndryshim midis profesioneve qe ka zgjedhur . Eshte e njejta gje. Profesioni i pare shet drog fizike. i dyti droge shpirterore dhe mendore. Rezultati eshte i njejte Njerez te droguar dhe pa tru