I ka provuar të gjitha stadet e spektaklit por në “A-show”. Showman-i më i njohur shqiptar, tregoi kualitetin e tij të lartë dhe angazhimin e madh social dhe politik me mesazhet direkte në sallën e Pallatit të Kongreseve
Nga Ben Andoni
Revista Java
I kanë mjaftuar vetëm dy orë natyrale showman-it më të njohur shqiptar, Adi Krasta, për të kumtuar të gjithë atë që kish ‘ndrydhur’ në vetvete për muaj më radhë. Në fakt, këto muaj të vështirë të tij, kanë përkuar me vite të tëra tensioni për qytetarët shqiptarë që ndjehen gjithnjë e më të pafuqishëm përballë autoriteteve të papërgjegjshme të shtetit shqiptar. Që në momentin e hyrjes së tij në skenën kryesore të Pallatit të Kongreseve, publikut i është mëtuar se nuk do të ketë kompromis. Krasta ka folur hapur artistikisht për nevojën e ndryshimit; ka stigmatizuar hapur, ato që ai në një scroll gjigand i ka identifikuar si atributet negative të shqiptarit të sotëm; ambasadorët dhe kështu me radhë. Ndërthurjen e show-t të tij të madh artistiko-politik e ka ndihmuar shumë prezenca e tre të ftuarve të nderit, të cilët, më shumë se opinionet e tyre për shqiptarët dhe lidhjen e tyre, kanë shtendosur monologun që mori shpesh nota të larta deklamative të Krastës. Megjithatë, falë njohjes së mirë të anglishtes dhe italishtes, ai ka arritur që dy të ftuarve anglishtfolës, respektivisht përkthyesit londinez të Ismail Kadaresë, Xhon Hoxhson, dhe shkrimtarit amerikan Carls Kipps dhe tjetrit/ës personalitetit televiziv italian Mario Corruzi, me emrin artistik Platineti, ky (kjo) t’u sigurojë jo vetëm komfortin dhe padobinë e përkthimit.
Krasta arriti që patetizmin e tekstit të tij ta shkrinte me batutat. Qysh në fillim, ai bëri një batutë të këndshme për lakuriqësinë, e cila kish në fokus z. Rama, vetë pjesë e publikut. E thënë me shumë këndshmëri dhe pa notat e shëmtuara që e përdori dikur media, ai i dha publikut një moment vërtetë besimi dhe kohën kur spektakli u shkri me publikun. Kjo afri e tij u bë ngadalë, duke përdorur të gjithë truket artistike dhe elementët e spektaklit që kishte në dispozicion, por mbi të gjitha me sensin e pamëshirë të stigmës edhe për veten e tij. Krasta kuptoi që çelësi i suksesit gjendet, kur nuk e kursen dhe veten. Në ditët e fundit, pritshmëria e publikut ishte në identifikimin e spektaklit të Adi Krastës me një të tillë të ngjashëm në ide, por me një infrastrukturë tejet shumë më të madhe të Çelentanos. Krasta duhet ta ketë ndjerë këtë, sepse në kohët e fundit mati mirë peshën e një përfytyrimi të tillë, që duhet thënë se nuk kish lidhje me spektaklin e tij. Ai u realizua me Vizion plus, një televizion kombëtar që po përpiqet seriozisht për imazhin e tij, por edhe për performancën dhe pak aksesorëve të tjerë, që duket se punuan me limitet e mundësive. Ndërkaq, i parë si i tëri në vetvete, spektakli i Adit tregoi stadin e ri të autorit. E filluar që kohë më parë si ide, me intervistat e tij dhe me ndërthurjen e kujdesshme të problemeve të ndryshme sociale dhe forcën për të thënë mendimin e tij. Pritja e publikut të pranishëm e justifikoi këtë. Publiku e ndoqi me interes dhe koha që Krasta zgjodhi për kumtin e tij u duk e mjaftueshme. Stepja që duhet të ketë pasur natyrshëm Krasta në fillim të shfaqjes ka qenë e kotë, sepse në mënyrën sesi u realizua shfaqja tregoi se publikun do ta kishte gjithnjë me vete. Për fat, ai jo vetëm u argëtua, por dhe përcolli mesazhe të mëdha: Qytetarinë dhe, më kryesoren, nevojën e domosdoshme për ndryshim. Më hapur fare: Rotacionin e pushtetit në Shqipëri. Këtë të fundit, Adi Krasta e deklaroi fuqishëm disa herë, madje fare direkt. Ashtu si humori i tij dhe aftësia e jashtëzakonshme për të kaluar nga një monotoni disa minutëshe interviste, menjëherë në diçka me shumë ritëm. Banda “Gaspër Çuçia” që realizoi shoqërimin e tij, si edhe një grup dansimi modern vajzash, i kanë veshur petkun e ditë-jetës së një qyteti spektaklit. E vetmja këngëtare ka qenë kosovarja Flaka Krelani, këngët e interpretuara të së cilës kanë dhënë një mjedis shumë të ndjerë në spektakël. Pa pasur mundësi të shkërbehet me askënd, sepse në Shqipëri kjo s’është bërë më parë, Krasta, arriti t’i harmonizojë këndshëm këto elementë me tre panele gjigandë, të cilët, për hir të së vërtetës, jo në mënyrë të plotë, e kryen misionin e tyre.
Një pjesë jo pak e rëndësishme ka qenë pa asnjë mëdyshje përballja e tij më të huajt. Ata kanë pasur peshën specifike të madhe, jo thjesht prej tre të huajve të pranishëm, por edhe në atë që Krasta ka mundur të ndajë me të tjerët në sallë. Ai ka shakatuar ambasadorin amerikan në Tiranë shpesh, ndërsa i është kthyer në një batutë miqësore të gjithë komunitetit diplomatik: se nuk kemi nevojë për Ju. E ndërthurur bukur me batutat e tjera shumë humoristike, ajo ka treguar respektin e tij (mund të përkthehet edhe e gjithë shqiptarëve) për ata që kanë punuar vërtetë mirë. Kjo ka qenë arsyeja që i është duartrokitur më së shumti edhe prej diplomatëve të pranishëm, Arvizu, Mcllwham, Sequi etj. Zëri i regjistruar i dikujt, emëtuar në fillim që kërkonte kujdesin e publikut për telefonat celularë dhe që kërkonte se z. Krasta kish nevojë që kur të afroheshin perdet (s’u tha kur të ulet sipari), do rrinte për të përshëndetur, doli krejt i panevojshëm dhe Krasta, edhe vetë, me sa duket e harroi. Nderimi për të u dha nga duartrokitja e gjatë e fundit. Krasta e ngriti dhe pak më lart cilësinë e atributit të tij, kurse publiku u largua i kënaqur nga një spektakël që e largoi për pak çaste nga përditshmëria e tij e ngarkuar me tollovinë kombëtare, me ndjenjën e kënaqësisë, jo vetëm estetike, por edhe qytetare. Shqiptari i Krastës, dalë nga Krastashow, ishte realisht evropiani më i ri i kontinentit plak.
-“Unë, kundërshtari i të gjitha qeverive”
Z. Krasta, a mund të cilësohet “A show”, një spektakël me konotacion politik? Kam parasysh këtu precedentin Celentano me “Rockpolitik”!
Jo, “A” është një spektakël me ngarkesë gazetareske dhe artistike. Ka disa ndërhyrje të forta reagimi politik, mund ta quani edhe kumt të thatë politik, nëse ju shkon. Celentano (pa dashur dhe guxuar të bëj krahasime) bëri gjithashtu një shfaqje artistike e dha, sipas personalitetit të tij, disa mesazhe politike. Sidoqoftë, konotacioni politik në “A shou” ishte i qartë, të paktën në dy raste, në fillim dhe në fund të shfaqjes.
Çfarë të reje sjell sipas jush ky spektakël në ambientin shqiptar?
Siç e kam shpjeguar edhe gjatë shfaqjes, gjetja e një raporti fitues mes një shfaqjeje skenike dhe asaj të folur, sidomos përpara një publiku të madh në një sallë të madhe, ishte një detyrë tejet e vështirë dhe një rrezik i vazhdueshëm për balancën. Kjo mendoj se është e re për logjikën e spektakleve në vend. Por nuk shqetësohesha edhe nëse shfaqja nuk do kishte asgjë të re, sidoqoftë.
Keni rezervuar një qasje të fortë ndaj audiencës në sallë, me monologje kritike dhe me një fjalor të pazakontë për formatet e spektaklit shqiptar. Sa ka qenë i kërkuar ky “trasgresion”, nëse mund ta quajmë kështu, dhe cili qe rezultati i tij, pas shfaqjes së parë?
Është një shfaqje në Pallatin e Kongreseve, një nga ato që nuk bëhen shpesh, për shkak të insfrastrukturës dhe financave. Ndaj e kisha vendosur që do flisja troç (jo se nuk flas normalisht) dhe mundësisht në mënyrë dramatikisht të kuptueshme. E ndërgjegjëshme, nëse po pyesni për motivet, e menduar me shumë kujdes. Fjalori i pazakontë i referohet një fjale të vetme, që në Shqipëri e përdorim nga mëngjesi në darkë, dhe kishte ardhur momenti që, në kontekstin e gjetur dhe me qëllimin e duhur, të përdorej në televizion. Publiku në sallë kuptoi plotësisht. Reagoi si rrallë ndonjëherë dhe them se ia kemi dalë.
Krasta politik, a ekziston vërtet? Nëse po, përse mendon ai se vendit i duhet një rotacion?
Jo domosdoshmërisht politik, por kam qenë dhe jam një natyrë kundërshtuese. Kush më njeh nga afër e ka shumë të qartë këtë. Pa asnjë dallim, ndaj të gjithë qeverive dhe çdo qeverie të mundshme. Asgjë personale dhe të lidhur me emra të përveçëm. Jam i ndjeshëm dhe kritik ndaj establishment-it. Edhe pse nuk kam qenë kurrë militant dhe asnjëherë në shërbim, ka pasur gjithnjë momente kur e kam ndjerë se mjaft është mjaft.
Për rotacionin politik dhe jo vetëm, ngacmimin në shfaqje e mora nga reagimi dhe deklarata e tre ambasadorëve që ishin përballë meje. Por e quaj rotacionin të shëndetshëm. Nëse rotacioni do të konsiderohej një çudi, ose diçka për të cilën të na vijë turp nëse e kërkojmë, atëherë, si shoqëri, kemi një problem të madh, ende të pazgjidhur. Kam mbështetur rotacionin në 2005-n. E mbështes edhe tani. Do e mbështes përsëri.
Ka një sens revolte të lexueshëm në një pjesë të shou-t tuaj. Ku e gjen burimin kjo revoltë?
U bë kohë që pres të gjej një të folur politike, gazetareske, njerëzore, në mos të çiltër, të paktën realiste. Ka gjithkund dhe në çdo sekondë një falsitet dhe demagogji që shitet si mënyrë të mënduari dhe gjendje e natyrshme e gjërave. Kjo më ka revoltuar gjithnjë, dhe natyrshëm është dalluar edhe gjatë shfaqjes.
Çfarë do të duhet të presim në puntatat e tjera?
Nuk doja që të pritej shumë nga shfaqja e Pallatit të Kongreseve. Të merrej aq sa jepej, me forcën e komunikimit publik dhe gazetarisë dhe ndjeshmërisë njerëzore të prezentatorit. Shfaqja do transmetohet dhe pastaj do i kthehemi studios për të vazhduar serialin “A”, një shfaqje tipike e folur, ku do vijnë të ftuar, përveç atyre që kanë diçka për të thënë, sidomos njerëz të rinj, të panjohur ose pak të njohur, që shpresoj do pasurojnë galerinë tashmë të vjetëruar të të njëjtave fytyra të lodhura dhe të konsumuara nga trysnia e programacionit televiziv.
Ca ke bo tani o Krasta, mos je dhe ti horr bulevardi dhe ke mor titullin puqist, (pucist)
Adi eshte artist, gazetar e mbi te gjitha shume realist.
Me pelqen qe nuk lepin bole si Gjebrea, etj dhe ben opozitarin.
Gjynah qe la TCH se dhe topi ben gjithmone opoziten.
Mbase dy pole te njejta shtyhen?!!!
Sa per Italishten,nuk e di,a e pati nga emocioni apo nga ndonje gje tjeter,por ne intervisten me Coronen u trash ca,saqe morri dhe kritika nga vete ai.
Adi eshte nga te vetmit njerez, qe edhe ne publik, i pranon hapur gabimet e gafat qe ben. E ka deklaruar edhe ne intervista qe eshte “gafaxhi”. Keshtu i kuptoj gabimet ne gjuhen italiane. Adi ka pas komunikuar rrjedhshem italisht qe ne fillim vitet 80′, kur e kam njohur une nga afer.
Show ishte Adi, anikonformist qe nuk ka perse te ndreqet! Po u be dhe Adi konformist…aha, zorr se mbetet ndonje i tille ne xhiro! I uroj nga zemra suksese!
bravo adi bravo bravo bravo….
Adi eshte vertete i vecante,kapacitet intelektual e artistik.E meriton duartrokitjen tone.Dua te ti bej nje pyetje si doli me financat apo jek e jek.
eshte perfaqsusi legal i mediokritetit te artit shqiptar ky trangull
Asgje me shume se Aleks nuk do shtoja…
Urime Krasta.Te lutem mos ndrysho..