Frankfurter Allgemeiner Zeitung
Përpara një viti katër demonstrues u vranë përpara selisë së kryeministrit shqiptar. Prokurori që po heton është nën presion nga qeveria dhe opozita
Të premten, më 21 janar 2011, përpara selisë së kryeministrit Sali Berisha, në Tiranë, u qëllua mbi demonstruesit, që ishin thirrur nga lideri i opozitës, Edi Rama. Pati katër të vdekur. Në tubim kishte edhe rreth 300 protestues të armatosur me shkopinj, gurë dhe kokteje molotov, të cilët luftuan për orë të tëra kundër kordonëve të policisë dhe rrethuan godinën.
Hetimet e kryeprokurores Ina Rama (mos e ngatërroni me kryetarin e PS), të drejtuara ndaj atyre që qëlluan, por edhe ndaj atyre që organizuan trazirat, u penguan që në fillim. Kur një televizion transmetoi një video, në të cilën shihej se si forcat e sigurisë nga oborri i ndërtesës qeveritare qëllonin mbi demonstruesit, kryeprokurorja lëshoi urdhër- arresti për gjashtë komandantë të Gardës, përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit. Por me urdhër të ministrit të Brendshëm këto urdhër- arreste nuk u zbatuan. Me këtë kërkesë, tha Berisha, Ina Rama rrezikon mbrojtjen e rendit kushtetues. Ajo vetë është e përfshirë në një komplot të nxitur nga Edi Rama për rrëzimin e qeverisë. Kur presidenti Bamir Topi bëri thirrje për një hetim të pavarur të ngjarjeve nën drejtimin e Prokurores së Përgjithshme, Berisha e akuzoi edhe atë për puç.
Me presionin e Uashingtonit dhe Brukselit, Berisha më në fund u pajtua për hetimin e gjashtë oficerëve. Ina Rama kërkoi ndihmë nga FBI, ekspertët amerikanë mbërritën në Tiranë. Kryeprokurorja ishte e shqetësuar se rezultatet e hetimit të tyre mund të kundërshtoheshin nëse nuk konfirmoheshin nga ekspertë neutralë ndërkombëtarë.
Javën e shkuar zonja Rama bëri të ditura rezultatet paraprake të hetimit. Testet balistike të FBI tregonin se një nga demonstruesit ishte qëlluar nga arma e Ndrea Prendit, komandantit të Gardës Republikane. Për të mbrojtur veten, Prendi kishte ndërruar tytën e armës së tij me atë të shoferit. Përveç kësaj, prokurorja kërkoi të ndalohet edhe Armando Kasaj, shef i departamentit të IT në kryeministri. Hetimet e FBI kishin treguar qartë se Kasaj kishte fshirë nga serveri pamjet e kamerave të sigurisë natën e 22 janarit 2011. Në bazë të një kërkese të prokurorisë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishte deklaruar se nuk ka pasur asnjë pamje pasi kamerat kishin ndaluar së punuari prej kohësh. Tani ekziston dyshimi se provat për një krim shtetëror janë shkatërruar nga qeveria me qëllim.
Kodi i procedurës penale në Shqipëri parashikon dërgimin në paraburgim për ata që akuzohen për krime të rënda. Por Prendi, shoferi i tij dhe Kasaj u lanë në arrest shtëpie nga një gjykatës. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur një ankesë përkundrejt kësaj. Megjithatë Berisha vazhdon të pretendojë fort tek grushti i shtetit. Ai ka njoftuar se do e rihetojë ngjarjen kur Ina Rama të zëvendësohet me një prokuror të përgjithshëm të ri. Më pas Berisha do arrestojë presidentin Topi dhe të gjithë puçistët e tjerë.
Për shkak të hetimeve për organizatorët e dhunës në demonstratë, zonja Rama është edhe nën presionin e shefit të Partisë Socialiste dhe ish- kryebashkiak i Tiranës për një kohë të gjatë, Edi Rama. Kryeprokurorja tha se policia ka ndihmuar shumë pak për të hetuar personat pas trazirave. Mbështetur në hetimet e zyrës së saj, ajo ka kërkuar heqjen e imunitetit për tre deputetë të PS, që dyshohet se kanë nxitur trazirat. Edi Rama i dërgoi asaj një letër të hapur ku i thoshte se në vend që të ndjekë anëtarët e opozitës, të hetojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, kryebashkiak i Tiranës dhe ish- ministër i Brendshëm, që janë përgjegjës për gjakderdhjen.
Tubimi që përfundoi në gjakderdhje ishte kulmi i një fushate që kishte nisur Partia Socialiste ndaj mashtrimeve të supozuara zgjedhore, që dyshohet se janë kryer nga PD e Berishës në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009.
Përveç korrupsionit, ndikimi politik mbi gjyqësorin dhe pengimi i drejtësisë janë disa nga problemet më të mëdha që kanë penguar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Shqipëria është parakaluar edhe nga Mali i Zi fqinj.
Edi Rama do hyje ne historine e ketij vendi fale kembenguljes se tij per t’i shkuar gjerave deri ne fund qe i corri masken nje mashtruesi ordiner,nje krimineli,dhe nje percaresi si Sali Berisha qe ky popull nuk ka njohur ndonjehere.Personalisht e falenderoj per kete qe e nxorri fytyren e Saliut ashtu sic eshte ne te vertete MOSTER para nderkombetareve dhe popullit tone.
O Qomunista, kush tha qe FBI eshte neutrale? Ne qoft se konfirmom rezultatet e Prokurorise, per mua eshte thjesht nje tjeter zgjatim i PUCIT te Janarit. Pike.
Cfare je ti mor i marre
HAHAHAHAHHAA keta kane rrjedhur te gjithe…hahahahahahahahaha….
@Denisi ,
E ke shume gabim. Edi Rama do hyje ne historine e ketij vendi per mos cuarjen ne fund te gjerave dhe per marreveshje me tradhtarin e kombit…
do fakte per kete gje ?
1. marreveshje me Salen ne ndryshim kushtetuese me 2008
2. greve perballe kryeministrise dhe e la pergjysem.
3. iu vodh mandati i Bashkise dhe e la pergjysem u dorezua.
4. beri qendren tek sheshi dhe e la pergjysem.
5. beri mbikalimin tek Zogu i Zi …e la pergjysem.
Do thuash qe ja prishi Saliu…ok …po ky ca beri..??
asgje…
mohoji po deshe…
@Test jam plotesisht dakord me ty, Edi Rama nuk ka vijimsi ne qendrimin politik.
Mbani mend parrullen “Sali o hap kutite o largohu”? Dy alternativa i dha Edi Sales, po Sala i tha (me veprimet e tij) as kutite s’i hap e as nuk largohem. Mbani mend slloganin e dia zgjedhjeve me pare “pertej te majtes dhe te djathtes”? nuk perputhet fare me qendrimet qe ai ka tani per te ngulmuar ne nje program qartesisht te majte ekonomik si dhe me sulmin qe i ben Metes qe i coi votat djathtas (pasi na doli qe qenka Meta [per arsyet e tij qe te gjithe i dime] ai qe eshte pertej te majtes dhe te djathtes).
Harrove Gerdecin qe jo vetem nuk e la pergjysem,por as e nisi fare.
Keshtu e kishin lene muhabetin me Berishen….
Ajo ska len as Gerdec e as afera te tjera ne heshtje, por besoj se dhe ti e di, qe ne fund jep verdiktin gjykata dhe kur kjo gjykat e pushon nje ceshtje, prokuroria mbyll gojen.
Se sa per dijeni Sali Berisha ne fillim te ardhjes ne pushtet, beri ceshte e mundur qe te shnderroje Gjykaten e Larte ne nje instrument te qeverise, se te gjitha aferat korruptive te politikaneve, vetem kjo gjykate ka te drejte ti zgjidhe dhe si perfundim kemi kete histori gjykate te Shpres Becaj, qe mbron me vendosmeri pd-istet e Saliut.
prishi marrveshjen me greqin per detin ne gjykaten kushtetuse e vogel te duket kjo ty? flm
kete skandal nuk e nxori fare opozita por dikush tjeter sepse pati konflikt interesi…
dhe kete te mos bente opozita qe ishte ashiqare fare biles mu duk
sikur shkoi me zor me e bo ..se nuk e ka permend me kete fakt…
opozita jone shkone lepihet tek greku…
kurse pozita tek serbi..
ja cfare qeverisje kemi…
test-
Duhet te kuptosh qe Saliu nuk eshte cdo kush. Saliu eshte mafja e ballkanit dhe nuk e leshon pa lufte, keto ishin dhe keshillat e BE e USA, Saliu nuk e leshon pa lufte dhe kur vret, vjedh ne sy te botes te trajton sikur ti je kriminel. Edi Rama nuk mund te behet Saliu per te hequr Saliun, eshte problem i vertete jo vetem per Shqiperine por dhe per Evropen gjithashtu per USA
ore test pse ca do ti, te bej duel fizik Rama me barbrain? Barbari i thote kembes dore e dores kembe, e ne te gjithe duhet ta pranojme kete. Kur i dolen ta rrezonin me protesta paqesore si qeveri hajdute qe ne fakt e dime si Dielii qe ekziston, ai na vrau e si palaco cirku me kafshe te egra qe trajnon, ben vete hetuesin, vete prokurorin e vete gjykatesin… me thuaj ti cmund ti besh ketij Barbari.. Ci bene Musolinit e Hitlerit, Sadamit. Ben Alise e Gadafit e sa e sa te tjereve.. Keta Koqe vetem nje Koqe i rrezon ne Fund… PLUMBI…
atehere kur sben gje ..te iki ..te vi dikush qe ka kellqe per ate pune…
ca kujton se ti te jesh kryetar opozite eshte te shkruash ne twitter?
do angazhim ajo pune dhe jo fjale…fjalet jane te teperta…
mos u beni opozitare te verber…
une jam perhere me kedo opozite te jete…dua me te miren e popullit tim…
mos u beni ushtare te lojes se shahut midis PS e PD.
behuni loje e fatit te popullit tuaj dhe jo thjesht ushtare partiak…
Eshte e qarte per te gjithe shqipetaret qe nuk jane te lidhur me pushtetin se Sali Berishe eshte organizatori i vrasjeve,
prandai bllokone hetimet qe diten e pare. Organizatori i demostrates eshte Edi Rame dhe vrasi eshte Berisha . Prralla te tjera thuani sa te doni. Opozita kerkon pushtet ne tere boten dhe pozita mundohet ta mbaje, kure eshte e ndershme me pune dhe ne te kundert me force.Hetuesia duhet te lehet te hetoje.Te akuzoshe hetuesine, prokurorine eshte e pa moraleshme, vendimet e gjykatave diskutohen dhe apelohen ne te gjithe boten, pra nuk apelohen hetimet por vendimet.Berisha don te largoje hetimin……
PS+PD=PKSH
Tung Sofo, mire kjo qe thu ti, Mbase edhe me keq: PD + PS = PKSh+ Mafia
Per “TEST”.Ty vetet duhet te behet nje test nese je ne rregul nga ana mendore apo jo.Une mendoje se Edi Rama ka bere me shume se cduhet per rrezimin e regjimit diktatorial te Berishes.Por dihet se ai nuk rrezohet aq kollaj aq me teper kur disa njerez si ti i shkojne pas dhe votojne per te.
mos u bej si Sala qe atyre qe si pelqen iu thote jeni te lojtur mendsh…
me llogjiken tende po vepron si ai…
nqs nuk te pelqen arsyetimi im qe jane fakte te fresketa fare atehere me vjen keq por je thjesht militant partie..me ata nuk merrem fare…
une jam per popullin kjo me intereson…
populli i ka pare se ca ka bere Edi Rama ne keto vite…
qe Sala eshte akoma ne pushtet me gjithe ato skandale i bie qe dhe opozita ka qene e dobet ose me sakte ..nuk ka ekzistuar…
ju pershendes…
Rroft Shqiperia …
RAMU edhe ti kriminel e hajdut do te jesh si sali vicidoli pranaj na hanksh K……. tanve qe ju thu komunista
vetem nje revolucion si 1997 e gremis sali berishen njehere e pergjithmone ..
nuk ishte edi rama ne 1997 ..por sali krimineli shkoi per lesh ..
sali diktatori ,vetem populli e rrezon ..
,,POSHTE FASIZHMI berishian ..
POSHTE KJO KUCEDER ME EMRIN sali berisha
o Injoranti MADHESHTOR Ramy AHMADINEXHAD
Ramy.Per nje kohe qe nuk more pjese ne shkrime,midis nesh frynte nje fllad i paster i cili ndikonte ne shkrime te pastera,me ide te qarta e kulture te larte. Qe je nje shpellar,seshte zor te kuptohesh.Te lutem ik mer pjese tek 55,ose tek RD,se atyre stallave ju bejne nder bajga si ty. FTU….. fare e keqe!
REZULTAT I PAKENDSHEM Lajm i ri djali i zotit Sali Berisha Ledi Ruci kapet me droge o çfar jane bere keta femijet e qeveritareve,vetem per droge e korrupsion jane keta femijet e zotit Sali Berisha………….
Te dashur komentus na flasim dhe komentojme dhe eshte gja e mire por une mendoj qe kam 22vjet qe kam ilir nga shqiperia qe jam ba cope per partine demokratike dhe per salen duke bertitur sot une nuk jam me asnje parti po jam me popullin shqiptar dhe do te vdes shqiptar asnje nga ata poplitikan qofshin demokrat apo socialist nuk Kane per te bere asgje per popullin shqipta ne qofte te gjithe nuk jam llogari per krimet dhe vjedhjet qe I Kane ba atij popull keshtu qe vetem pulli I vend perpara pergjegjesise ata dhe ata Kane frike nga populli Jo indivite keshtu qe shqiperia shkon drejt gremines ejo drejte europes dhe demokracise hapni dosjet dhe do te gjeni qe te gjithe I Kane sherbuer n.hoxhes dhe ENVER hoxhes qaprisni jozefina topalli legenja e shurre e shkodres kushedi sa vete e Kane hanger burgun prej saj e shume te tjere prandaj ju popull ngrijuni vete ne qofte se e Doni democracine dhe shqiperine ne Europe or ju rrofte prasi qe ju fut saliu meta basha Rama nano etj ne bythe