Kompjuteri dekodon mendimet dhe i kthen ato në fjalë

1 Shkurt 2012, 11:46Lifestyle TEMA

Duket si një film fantashkencë ose si një makth, por është realitet. Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur rrugën për të lexuar mendjen tonë, duke përdorur një program kompjuterik që mund të dekodojë aktivitetin e trurit tonë dhe ta përkthejë atë në fjalë.

Shkencëtarët thonë se kjo teknikë do ndihmojë për të kuptuar e më pas luftuar disa sëmundje, por ekziston një frikë se programi mund të përdoret edhe për qëllime të tjera.

Neuroshkencëtarët e universitetit Berkeley në Kaliforni kanë vendosur elektroda në kafkat e pacientëve për të monitoruar informacionin në lobin temporal. Kur pacientët dëgjonin dikë duke folur, programi analizonte se si truri procesonte dhe më pas riprodhonte fjalët që dëgjoheshin.

1 komente në “Kompjuteri dekodon mendimet dhe i kthen ato në fjalë”

  1. APOKALYPSIS says:

    Qe te shpetoje njerezimi nga ky aparat, te bejne nje prove te vetme me koken e Sals!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje