Abdiu: Sulmet ndaj kryeprokurores, të dënueshme moralisht, por edhe ligjërisht

6 Shkurt 2012, 11:27Politika TEMA

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, gjatë një interviste tek Shekulli, mbron idenë e ndryshimeve kushtetuese, por komenton edhe akuzat e fundit të mazhorancës ndaj kryeprokurores. Ai thotë se sulmet ndaj saj mund të dënohen edhe me ligj. “Po të vështrosh me kujdes qëndrimin që mbart ndaj institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në mënyrë të veçantë ndaj prokurores, mund të kuptosh qartë dhe mund të bindesh se evidentohen dy qëndrime diametralisht të kundërta ndaj Prokurores së Përgjithshme. Jo vetëm dy qëndrime politike, por shumë më gjerë se kaq. Ka qëndrime që shoqërohen me një mungesë të jashtëzakonshme të kulturës, të edukatës, që evidenton presione të përditshme ndaj veprimtarisë së saj. Për të gjitha këto, nuk e kupton se si mund të mirëkuptohen këto qëndrime dhe sjellje dhe si mund të gjendet një zgjidhje sa më pozitive e problemit. E thënë troç, te gjithë qëndrimet që e fyejnë Prokuroren e Përgjithshme duke qenë denigruese, mua më duken skandaloze dhe të dënueshme, moralisht patjetër, por edhe ligjërisht. Të gjitha qëndrimet që bëhen për të mbajtur apo imponuar një linjë të caktuar për hetimet, më duken ndërhyrje të drejtpërdrejta në veprimtarinë e saj, presione, kërcënime për ti imponuar që të veprojë në kundërshtim me përmbushjen e detyrës së saj. Të gjitha ato janë dëshmi e paqartësisë ose dëshmi e dëshirës, e dashjes së politikbërësve për ta vënë institucionin e prokurorisë në pozita antiligjore dhe antikushtetuse, për ta larguar nga veprimtaria normale e saj. Më duket se janë koncepte që bien ndesh tërësisht jo vetëm me parimin e balancimit të pushteteve, por dhe me pikën 3 të nenit 145 “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykata ose gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”. Kushtetuta thotë për gjyqtarët, por duke qenë kërcënim për prokurorinë të gjitha ato që thuhen janë kërcënim dhe ndërhyrje edhe për gjykatat duke i para çuar edhe asaj mesazhe për të mbajtur një qëndrim ose një tjetër,” thotë Abdiu.

1 komente në “Abdiu: Sulmet ndaj kryeprokurores, të dënueshme moralisht, por edhe ligjërisht”

  1. h says:

    Z Abdiu ti je jurist por prap nuk flet mire, jo mund te denohet , por denohet ligjerisht si ju thenka presidentit dhe kryeprokurores horrdhe lavre bullevardi , muapo te me kishte thene do tja thyeja koken nje dite Sale qenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje