All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Assad, familja e tij dhe miliardat e tyre

6 Shkurt 2012, 12:05Politika TEMA
All - Paragraf - 1

Sa të pasur janë Assad-ët? Këtë pyetje ngre revista gjermane ‘Der Spiegel’ në një artikull të saj. Natyrisht të dhënat nuk janë shumë të qarta. Në vitin 2006 një ekspert izraelit për Sirinë thoshte se ata kanë 3 miliard dollarë pasuri. Agjencia jordaneze Albawaba thotë se ata peshojnë rreth 40 miliard dollarë, që do thotë tre herë më shumë se volumi vjetor i eksporteve në vend. Kurse Canadian Business Online shkon më tej kur thotë se Assad-ët kanë pasuri 122 miliard dollarë.

Për krahasim: themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg vlerësohet me një pasuri prej 18 miliard dollarë.

Por klani i tyre nuk ka qenë kurrë kaq i pasur. Hafis Al Assad, patriarku i klanit, u lind në vitin 1930 si biri i një familje të varfër, që i përkiste minoritetit fetar alavit. Ishte i pari nga familja që bëri një shkollë të lartë. Karriera e tij ishte e shpejtë, 16 vjeç u fut në parti, 22 vjeç në shërbimin ushtarak dhe 12 vite më vonë ishte gjeneral. Në vitin 1971 me puç shteti arriti në krye të Sirisë. Nuk e lëshoi pushtetin deri në vdekjen e tij në vitin 2000 dhe më pas vendosi t’ia linte atë të birit, Basharit.

All - Paragraf - 4

Në total klani i Assad-ëve shkon deri në mijëra. Rrjeti i nepotizmit është shumë i përhapur. Sipas agjencisë Albawaba, vetë presidenti Bashar Al Assad ka një pasuri prej 2 miliard dollarë, të vendosur në Zvicër në llogari bankare. Një sirian fiton mesatarisht 200 dollarë në muaj. Ekspertët mendojnë se Bashar është përfshirë në afera përpara se të vdiste babai i tij. Bëhet fjalë për pastrim parash, për të cilat Bashar merrte një komision prej 25 përqind.

Por më i pasuri i klanit mendohet se është Rami Makhluf, kushëri i Basharit. Nëna e tij ishte motra e Hafizit, patriarkut të klanit. SHBA dhe BE kanë vendosur ndaj tij sanksione për shkak të mënyrës se si e ka bërë pasurinë.

All - Paragraf - 6

Sipas Financial Times, Makhluf kontrollon 60 përqind të ekonomisë së Sirisë. Pseudonimi i tij është ‘zotëria 5 përqind’. Kjo do të thotë se askush nuk bën dot biznes në Siri pa i dhënë atij pjesën. Gazeta franceze Le Monde thotë se pasuria e tij është 6 miliard dollarë.

Ka në pronësi një kompani të telefonisë së lëvizshme, hotele luksozë, restorante, imobiliare, linjën e parë private ajrore në Siri, rrjete supermarketesh, aksione në banka, në kompani sigurimesh, rrjete televizive, shkolla private si dhe monopolin në importin e cigareve në Siri.

All - Paragraf - 8

Nga investimet e huaja nuk përfituan kurrë qytetarët, por vetëm një dorë njerëzish. Problemi që lind tani është se Siria ka nevojë të dëshpëruar për të reformuar ekonominë. Ekspertët vlerësojnë se në vitin 2015 Siria do të duhet të importojë naftë, në vend që të eksportojë. Se me çfarë do jetojë më pas vendi, nuk dihet. Asgjë tjetër nuk prodhohet për eksport.

All - ArticleEnd - 1

6 komente në “Assad, familja e tij dhe miliardat e tyre”

  1. Bekimi says:

    Ndërrroi emrat këtij lajmi me Berisha, Meta, Shkëlzeni, Argita, Luli. Zëvendëso edhe Sirinë me Albanistan…dhe asnjë fjalë a shifër tjetër.

  2. Argita_B says:

    Problemi eshte se ne vendet arabe, kriza siriane shitet si e financuar nga sherbimet sekrete izraelite dhe amerikane!
    Vazhdojne akoma diktatore qe kane vjedhur popujet e tyre te mbreterojne duke shtypur popujt.

  3. Horri i bulevardit says:

    Dikush nje deputet me duket socialist, deklaroi se vetem disa nga deputetet e PS-se, duke futur dhe ata deputete, qe sot nuk jane me deputete te kohes se Nanos, kane mbi 100-miljone euro neper banka te Europes.
    E besoj ne mos me shume.
    Por sa kane dhe krahu tjeter me familjen Berisha?
    Nuk mund ta them, por them me bindje se po te behet nje kontroll i hollesishem ne bashkepunim me grupe specialistesh te huaj, qe kane asete te futen neper banka boterore, them me bindje se shifra qe do te gjendet, do ta kaloje disa here buxhetin vjetor te Shqiperise.
    Them se mund te jene mbi 50-miljarde euro qe flene neper banka boterore, te vjedhura, por qe jane prone e shqiptareve.
    Kush me shume e kush me pak, si te djathte edhe te majte, kane vjedhur ne shuma te medha dhe per kete duhet qe shqiptaret, po te duan ti shofin keto para ti kthehen buxhetit, duhet ti ndeshkojne keta politikane me vote, mos ti zgjedhin dhe kur nuk kane imunitet, atehere do te jete mundesia ti behet nje kontroll financiar i ligjshem.

  4. beso says:

    Ekspertet e perendimit i mesojne keta sesi behet paraja qyl.Psh,marrim rastin e 220 milione eurove te bashes.Iu paguan 1 miliarde kompanise Bechtel-Enka,por Kontrolli i L.shtetit tregoi se 220 milione ishin shperdorime,pra,realisht bechtel e ka pasur hakun e vepres 800 milione.Mirepo shteti yne pagoi 1 miliarde,atehere i bie qe Bechtel te kete dhene 200 milione per llogari te bashes gjekundi ne ndonje banke.Amerikanet kane nje ligj qe ndalon rryshfetin,Anticorrupt act,te viteve’70,por hajde dhe gjeja fillin kesaj pune.Une gjykoj keshtu.Basha/berisha do kene marre vetem nja 50 milione euro ne xhep,se pjesen tjeter e kane dhene bakshish neper lobiste dhe burokrate e politikane amerikane;ndaj keta i mbajne keta te dy si bura shteti;me te miret ne bote.Fatkeqesia eshte se keto para jane vjedhe nga djersa jone,e me to mund te ishin bera shume gjera te mira.Ky eshte sistemi,ky eshte haraçi!

  5. ironike says:

    jo mo c’ne nuk eshte nga ata burra Arviziu qe te marri rryshfete nga saliu.

  6. hidrauliku says:

    Vetem bypass-i i N.Hotit i ndreq gjerat,çdo rruge tjeter eshte mashtrim ,qe delet te rrijne urte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14