Raporti i SHKB për 21 janarin: Policia u urdhërua që të mos përdorte armë në asnjë rrethanë

6 Shkurt 2012, 17:00Politika TEMA
Raporti i SHKB për 21 janarin: Policia u urdhërua që të mos

(E PERDITESUAR)- Një raport i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme zbardh faktin se ishte drejtori i Policisë së Tiranës që dha urdhër të ndalohej zjarri i Gardës, pasi ishte drejtues i operacionit, por nuk thotë se kush tha urdhër të qëllohej. Policia kërkoi atë ditë një helikopter me lëndë lotsjellëse ndaj protestuesve

Gjatë një raport inspektimi, Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka konstatuar fakte tronditëse në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës më 21 janar 2011, ku humbën jetën katër shtetas.

Raporti fillon me një pasqyrë të të dhënave, të thëna edhe më parë nga policia dhe qeveria, dhe që sipas policisë ishin mbledhur në datën 19 janar e në vazhdim, se nga ana e organizatorëve të protestës godina e Kryeministrisë do të goditet me gurë, mjete të forta dhe vezë.

Të dhënat e tyre referonin për pjesëmarrje të elementëve të dhunshëm në protestë, si dhe të atyre që mbajnë armë zjarri për shkak të punës së tyre si policë bashkiakë në rrethe të ndryshme të vendit.

Drejtoritë e policisë së Durrësit, Fierit dhe Shkodrës kanë informuar sipas asaj që shkruhet në raport se, elementët kriminalë që do të udhëtonin për në Tiranë në datën 21 janar u ishte kërkuar të kishin me vete shkopinj dhe shishe me benzinë.

Sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, nga ana e ish-drejtorit te policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, në cilësinë e drejtuesit të operacionit, i është kërkuar në komunikim me radio Gardës së Republikës që të ndalojë sulmin me armë.

Raporti evidenton faktin se një ditë më parë ishin urdhëruar të gjitha forcat që do të ishin në shërbim më datë 21, se askush, në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorte armë, madje as që duhet ta vinin dorën në armë.

Ndër faktet që publikohen për herë të parë në këtë raport është komunikimi në radio i policisë atë ditë. Nga Drejtoria e koordinimit dhe kontrollit të territorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është kërkuar kontakti me sallën e emergjencave për të përdorur një helikopter me lëndë lotsjellëse ndaj protestuesve.

Urdhri për këtë helikopter u dha pas një tentative të parë të hedhjes së gazit lotsjellës ndaj protestuesve, ku rezulton se, për shkak të mosllogaritjes së drejtimit të erës, gazi i hedhur në drejtim të demonstruesve kthehej në vendin e dislokimit të forcave të policisë që ranë nën efektin e këtij gazi.

Efektivat e policisë, sipas raportit, ishin të papajisur me mjete mbrojtëse, duke bërë që të binin në efektin e gazit më shumë ata sesa protestuesit.

Zinxhiri i gabimeve të policisë u pasua nga fakti që automjetet ujëhedhëse, që ishin veprimi i dytë për ndarjen e protestuesve, nuk u shoqëruan me punonjës policie të cilët ishin nën efektin e gazit, dhe për pasojë edhe ky veprim i dytë nuk realizoi shpërndarjen e protestuesve.

Por as policia rrugore nuk ngel jashtë fokusit të hetimit, i cili shpjegon se, nëse do të respektonte urdhrat e dhëna, nuk do ta rëndonte situatën kur një automjet dëmtoi një nga portat e Kryeministrisë.

Urdhrat ishin të prerë për boshatisjen e bulevardit dhe rrethinave të Kryeministrisë nga automjetet e parkuara dhe po ashtu që asnjë prej makinave nuk duhet të lëvizte në drejtim të Kryeministrisë.

Mosveprim ky që kushtoi djegien e disa automjeteve. Në këtë raport thuhet se gjatë hetimeve nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ushtrim dhune nga ana e policisë, edhe pse, në selinë e Partisë Socialiste ka pasur një numër të madh protestuesish, të cilët dëshmuan për akte të rënda dhune.

Përveç kësaj, lideri i opozitës, po ato ditë, do të vizitonte në Spitalin Ushtarak të Tiranës, disa prej tyre që kishin hematoma të rënda nga dhuna e ushtruar.

Sipas këtij raporti, rezulton se nuk ka asnjë ankesë në formë verbale apo shkresore në Policinë e Shtetit për ushtrim dhune. Hetuesit e SHKB-së, në raportin prej 46 faqesh, kanë evidentuar edhe të tjera mangësi në punë nga ana policisë ditën e 21 janarit.

Hetimi i SHKB-së evidenton faktin se krerëve të policisë u mungoi komunikimi i vazhdueshëm me organizatorët e tubimit, i cili duhej të kryhej në respekt me ligjin përkatës.

Ndërhyrja e policëve për shpërndarjen e protestuesve është bërë me vonesë, sipas raportit. Ata nuk kishin kaska mbrojtëse dhe kundragaz.

Fakti që mungon trajnimi për përballimin e situatave të tilla, si edhe rreshtimi i policëve përpara Kryeministrisë tre orë përpara fillimit të protestës, çfarë i dha atyre lodhje.

Në ndryshim nga sa ishte thënë përgjatë 12 muajve, nga 21 janari 2011 deri në 21 janarin e këtij viti, ku u lavdërua puna e policisë me planin e masave dhe zbatimin e tij, raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm zbulon anën e dobët të veprimtarisë së forcave të ruajtjes së rendit dhe të atyre që ishin ngarkuar për garantimin e protestës dhe të rendit publik në 21 janar.

Një raport që kritikon drejtuesit dhe oficerët e lartë të policisë, por edhe vetë policinë shqiptare, si të papërgatitur për të përballuar situatat.

Një raport që gjithsesi të lë të dyshosh në më shumë se një aspekt për kohën kur iu shpërnda drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe policisë dhe për atë çka mund të ndodhë në ditët dhe javët në vijim.

Raporti e ndal zinxhirin e komandës deri tek ish-drejtori i policisë së Tiranës. Raporti nuk prek apo zbardh misterin e madh, kush urdhëroi hapjen e zjarrit. Raporti përmend komandantin e operacionit që kërkoi ndalimin e zjarrit, por jo atë që urdhëroi fillimin e tij./TCH

10 komente në “Raporti i SHKB për 21 janarin: Policia u urdhërua që të mos përdorte armë në asnjë rrethanë”

  1. LORA says:

    Rrumpalle e pushtet-shtetit te dr.brekedhjerit.Pasi u dogjen gjithe skenaret e vrasjeve nga afer,e pistoletave-stilolaps e thikave me helm,pucit te shtetit nga gazetare e politikane,vrasjeve te ligjeruara brenda murit rrethues te KM-se,etj etj,tani i ngelet te beje fajtore policine!!!Nga kush?????Nga SHKB-ja,mbasi i qethen paraprakisht drejtuesit e policise se Tiranes.E gjithe qeverisja e dr.brekedhjerit eshte gatim gjirizi.Tu beje mire atyre qe e kane pranuar!

    1. Ramy says:

      A shikon mire ti partizone? Ajo plaka te kjo foto duket haptazi qe eshte puciste. Sapo ka dhunar oborrin e Kryeministrise, ndoshta ka pase mision te fsheh armet e sofistikuara te pucit, me kete mision e kishit ngarkuar.

  2. mucobregu says:

    o popull i vrau saliu njerzit akome se keni mare vesh,policat e shkrete e hengren per faj te zagareve te saliut qe provokuan kastile turmen me shqelma ne radhen e pare.

  3. Ledi says:

    Corganizim i organizuar = Sali Berisha

  4. tomori i beratit says:

    O RAM.Sa nuk kupton .Kjo plaka ne foto qe eshte “bere si plake” ne fakt eshte koka e puçit.Kjo duhet te arestohet urgjent nga bujar nishani sepse ne pelevreket e saja ka te fshehura,dinamit,bomba,tritol, te gjitha keto per te eleminuar udheheqesin tone te dashur shokun sal ram berisha.

  5. tironci says:

    qeveri me DIKTATORIALE ska pasur ndonjehere SHQIPERIA ..
    poshte tradhetari i kombit sali berisha

  6. inf says:

    SHKB e ministrise Brendeshme eshte Tropjane Drejtori Tropojan ai i Burimeve njerzore Tropjon ai i Trafikut Tropojan ai i Policise ai Kuliçaj Tropojan policer e shofera Tropjan llumi i Kombit Tropojan te Gjithe Hajduter dhe dallkauker te gjithe horra dhe maskarenj te gjithe me kontrabande dhe me spiunlliqe .
    Kjo eshte SHKB e saliut qe jep spiunlliqet e saj te Liria xeni e Argjija e berishit,kjo eshte loja basha berisha per te shpetu lul Hollandezin
    Yllin qe po ngrihet lart e me larte tuj vra njerz dhe tuj vjedh Paret e popullit ,ky eshte vleresimi personal i Zhulsit te ambasades se USA.
    Turpi e mbulofte SHKB arvizune dhe sojin e shkerrdhatave qe po pine gjak Shqiptari non Stop .Mallkimi raft mbi ju o mishrat e dhise jeni, ju
    Mashtruser dallkaukerr delenxhikerr matrapazet e ALBANISE JENI JU pis milet ,fare barbari fare sllavi e fare serbi jeni ju o zorraxhinjt e mutit o qenefer qe nuk po leni gazetar e shtyp pa terrorizu mor hajduter te pa ngopur qe erdhet me nga nji kemish nailonit ne TIRANE .

  7. Mark Gjonaj says:

    Bo Bo Bo cfare behet atje! Po kush eshte SHKB-ja?!!!!! Po kjo drejtori e famshme, eshte pjese perberse e policise se shtetit…, kujt ja nxjerre te metat e sherbimit te 21 Janarit? Apo eshte dora e Berishes per te permbysur situaten e krijuar tash e ma teper se nje vite?! Une nuk shof asnje detyre te saje funksionale qe u ka vene emrin “zbulime” ne radhet e policise se shtetit. Te gjitha keto mangesi nese do t’i quajme, jane detyra funksionale te Drejtorise se Policise se Shtetit, per te nxjerre konkluzionet perfundimtare, per te metat e konstatuara gjate permbushjes se detyres me 21 Janar. Dhe nuk mund te di cfare eshte bere, por prosupozohet qe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, mbasi te merrte konkluzionet e sherbimeve te policise se Tiranes; te bente raportin e pergjithshem konkludiv dhe sipas instancave te njoftonte, Qeverine, Parlamentin, Presidentin. Keta e kane humbur fare, mos degjoni cfare thote Kryeministri, por ligjin, se kryeministri, do t’ju beje koke turku. SHKB-ja, eshte nje organ special i posacem, qe ka zevendesuar SHIR-in(atehere kemi pase kryetare nje te burgosur politik, Ferit Taja) dhe ma perpara ka qene nje seksion ne degen e trete te Drejtorise se Pare te Sigurimit te Shtetit, qe merrej me kunderzbulimin e kufirit dhe ruajtjen e pastertise ne radhet policise dhe vete sigurimit. Kjo, eshte taman pordhe mbi pordhe, SHKB-ja te rruan bythen ne praktike dhe per ze, te duket sikur eshte drejtoria gjakatare e kunderzbulimit gjerman “SS”, qe tmerronte ushtrine gjermane, duke e vrare ushtarakun ne vend pa gjyqe. Por te dashur komentues, mos te habitemi, se perderisa po lulzon fashizmi ne te gjitha fushat e jetes, edhe ne ministrine e Policise se Rendit, po shikohet e njejta gje. Ndoshta jam gabim, por duke lexuar raportin e SHKB-se, nuk ka asnje element zbulimi qe e kerkon ligja per detyren e saje funksionale. Ato shkelje e mangesi sherbimi i ka pare tere bota shqiptare, i kane konstatuar dhe kritikuar vete shefat e rajoneve, komandantet e reparteve te policise dhe seksionet e sherbimeve te ndryshme, si dhe pergjegjesat e trupave mbeshtetes te FNSH. Cfare zbulimi kemi ketu?! Nathing…, Berisha eshte hedhe ne dete dhe po bene not qeni…, dhe valet e perplasjes se putrave te tij malagsin keto struktura kotit, qe ne vend qe te mbledhin mendjen dhe te shikojne ndonje akt normativ e rregullore per te plotsuar, kethehen tani dhe bejne “sex” me njeri tjetrin, o burra kush t’ja fuse me thelle tjetrit! A ishte Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Burgaj qe rraportoj ne komisionin mafioz parlamentare ngritur enkas per kete pune dhe raportimet e gjeneral Majorit u muaren te mirqena dhe ta themi drejt se policia e sigurimit te rendit gjate gjithe kohes zgjedhoi folje kalimtare dhe pronominale, e kam fjalen qe u ndesh dhe u demtua edhe vete se u plagosen me dhjetra police. A ishte vete ministri ne konference shtypi qe ka raportuar se policia me 21 Janar ka permbushur detyren e saje fuksionale. Po nuk po i drejtohem ministrit se ai ushqehet nga PD, por po i them gjeneralit ushtarakut, kush i nxit dhe ka dhene urdher te na behen keto lloje zbulimesh mbas pilafit? Perse e lejon kete situate qe te fusin hundet kush te doje e si te doje?! Kjo SHKB-ja, perse lejohet te dale si mulla, mish i huaje dhe jo pjese perberse dhe te jape llogari, ishte ne detyre ate dite rrjeti i saje strukturore, dhe cfare konkretizoi nga marrja e informacioneve?! Apo ato qe doli Berisha dhe njoftoi per “zbulimet” e medha qe kishte bere ne momentet e para…! Me vjene shume keq, por profesionalisti i guximshem e ule ne bythe politiken. Me duket se asnjehere nuk do ti keni thene kryeministrit kur ka folur para jush, vjene si kryetare partie apo qeverie? Konstatoj me keqardhje se ju si dikaster, me shume e degjoni se cfare llomatit politikisht, prandaj e keni harruar ate dite profesionin tuaj te nderuar dhe populli per kete ka nevoje zoteri, jo per politike, se politikisht prodhimet e Berishes si ne Janar dhe Korrik i ka te njejta! Dua te kujtoj vetem nje moment se si komunikoj ish shefi i policise se Tiranes Bajram Izeiri; kur ne radio ministri9 i asaje kohe, i tha qe bjerjuni me shkop demonstruesve qe ishin me shume te rinje. Shefi i kerkoj edhe nje here Hekuran Koktulit, duke i thene perserite perserite urdherin z. minister?! Ai, e nderroi mendimin me nje here, duke i thene qe bjeruni, por bythve…, se nuk tingellon mire se e kemi pase edhe nga Peqini! Une kam nje pyetje z. gjeneral, ku do ta dergosh raportimin perfundimtare qe ke bere ne komisionin parlamentare? A ke pase dhe konkluzionet e SHKB-se brenda? Po konkluzionet e mbledhjes se grupit parlamentare i ke marre me shkrim ose i ke mbajtur vete? Se une shikoi dallge dhe perseri perseri kete kacamak do ta keni nga Berisha dhe sinqerisht me vjene keq per intelektualet e mire te asaje ministrie. Dhe te fundit nuk ju drejtohem ju, por kam mendimin se Berisha don te krijoje qellimisht kete zhurme, per ta ndrruar drejtuesin e dikasterit. Faleminderit!

  8. xhavit kallushi says:

    ka vetem dy vraseses ne kete mes..maloku i vucidolit dhe ai puftja Lulzime Basha ..ata jane shkaktaret e gjakderdhjes

  9. ALBAN DEGA says:

    In a message dated 2/18/2011 2:36:17 P.M. Eastern Standard Time, [email protected] writes:

    ACHTUNG! QEVEZI RREZIK VDEKJE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Padrinoja e tij Sali Berisha, zevendes Padrinot e tij Ilir Meta, Jozefina Topalli, peshkaqenet e kusarise Lulezim Hajn Komb Basha, Fatmir Medi Gerdeci, Majlinda Tender Bregu, Sokol Pijanec Mamaqi… kane vjedhe Shqiperine!
    Jo vetem e kane vjedhur e plackisin perdite. Edhe po e vrasin publikisht. Jo vetem e kane vjedhe por edhe e kane ekzekutuar publikisht ne syte e shqiptareve e te Botes me 21 janar 2011.
    Jo vetem kater deshmoret e 21 janarit 2011. Sipas hetuesve e prokurorve profesioniste vendas e te amerikane, 131 plumba jane zbrazur drejt e ne organet jetike te protestuesve te pafajshem te armatosur me armet me te sofistikuara te mendjeve paranojake enveriste te Shqiperise, cadra dhe pllaka bulevardi!
    Fale “profesionalizmit” dhe mungeses se shenjes se ” heronjve”- zbatuesve te urdherit te kryekzekutorit vetem kater prej qindra prej tyre moren jete shqiptaresh te pafajshem. Vetem 24 mjaftuan me gjakosjen e plagosjen …
    Plot 103 te tjere shkuan per kangjella kryeministrie, trungje pemesh e mure ndertesash perreth se do te ishte bere hataja.
    Zoti ka qene me 103 shqiptare te tjere ate dite se do te ishte bere vete Shen Bartolomeu! Edhe mbi 2500 te tjere plumba 9 mm ose 7,65 mm mbetenm pa u perdorur pasi objektivat ishin zhdukur para se te shkrepeshin! Shqyqyr qe nuk i zuri gjaku se do te kishin bere kerdine edhe kunder njeri- tjetrit!
    Edhe ata nuk po shkojne kot. Po perdoren nga ekzekutoret per stervitje e masakra te reja. “Pantera e Zeze” Jozefina Topllai dhe tellali me faqezi i ekzekutimit publik Sokol Olldashi e co. kane filluar zborin ne Zall Herr.
    Si duket me udhezimin e ish- Komisarit te Batalionit enverist te Mjekesise qe sheron semundjen duke vrare pacientet, qe vjedh votat per te plackitur Shqiperine, qe vret shqiptaret per te mbuluar pamjet e gjalla te kusarise se Shqiperise ne veprim e te kapura ne kamera.
    I komandon dora vete “Koloneli i Asfalise me tre gishta” Arben Imami, zbatuesi i urdherit politik atdheshites per shitjen a dhurimin e Otrantos!
    I kane debulese armet MP5, te perdorura nga ekzekutoret per te vrare shqiptaret e pafajshem. Eshte Moda e fundit qe paralajmeron fundin e modes kusare dhe vrastare te politikes shqiptare.
    A e dini cfare do te thote nje MP5 ne duart e nje pijaneci si Sokol Olldash Mamaqi!?
    A e dini cafre do te thote nje MP5 ne duart e nje vrastarje verbale si Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, qe e ka kthyer altarin e tempullin e demokracise shqiptare ne nje ciflig personal te klanit te saj, ku mbi 75 per qind e personelit jane sherbetore personal te saj!
    A nuk eshte nepotizmi shfaqja me e shemtuar e me makaber e denimit me vdekje te demokracise, e pushtetit te demosit, e qeverisjes se popullit, me popullin e per popullin!
    A nuk eshte dhuna verbale deshmia me vulgare e futjes se plumbave te fjaleve, e futjes se vdekjes ne politike!
    E vetmja rruge per te larguar vdekjen nga politika , thote Nobelisti i famshem kolombian, Gabriel Garcia Markez, eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes !
    Behet fjale jo per vdekjen fizike… Eshte fjala per vdekjen politike te politikes se vdekjes!
    Politika e vdekjes verbale, dhe mbas 21 janarit 2011 edhe fizike ka filluar zborin dhe stervitjen me MP5 dhe plumba luftarake… Shenje makaber paniku! Panik makaber i qevezise makaber!
    Achtung! Kujdes! Vigjilence! Syceltesi shqiptare!
    Behet fjale per nje qevezi qe vret jo vetem me plumbat e fjaleve.
    Behet fjale per nje qevezi qe, sic e pame te gjithe, jo vetem ne shqiptaret, por edhe e gjithe Bota me 21 janar 2011, vret publikisht e ne driten e Diellit edhe me plumba.
    A nuk e tha troc vete Padrinoja i saj ” jo tre por edhe treqint…. ” Edhe…
    Achtung!… Behet fjale per nje Qevezi Rrezik Vdekje!!! Beware! Kujdes! Vigjilence! Syceltesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje