Loja e rrezikshme e Merkelit

6 Shkurt 2012, 13:51Politika TEMA

Angela Merkel mbështet presidentin e Francës, Sarkozy, me një dalje të përbashkët në TV. Ajo refuzon të presë sfidantin socialist, Hollande. Një manovër e rrezikshme e kancelares- kaq qartë nuk është përzier kurrë Republika Federale në politikën e brendshme të Francës

Diçka do jetë ndryshe nga sa ka qenë tani kur Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy do të dalin sot pasdite në të parën intervistë të tyre të përbashkët në pallatin Elysee.

Si gjithmonë do të flitet për euro- krizën, veçanërisht për pyetjen nëse Greqia do shpëtohet brenda këtyre ditëve, apo do shkojë në falimentim, dhe për të gjitha temat e mëdha, për zgjidhjen e të cilave po mundohen këto dy vite Sarkozy dhe Merkel. Do të jetë një shfaqje e madhe në sallonin Murat, një sallë luksi e veshur me ar dhe pasqyra.

Por mbi të gjitha do të jetë edhe dalja e parë në fushatë, që bën Merkel për Sarkozy, e në këtë mënyrë është preludi i ndërhyrjes më të qartë që ka bërë një kancelar i historisë së Republikës Federale në politiken e brendshme të një vendi fqinj.

Kancelaria ka vendosur që të mbështesë me gjithë pushtetin e saj rizgjedhjen e Sarkozy, njeriut me të cilin në fillim nuk merrej vesh fare, por me të cilin u mësua dhe tani i beson për të zgjidhur krizën sipas një linje të përbashkët.

Kancelaria po merr përsipër një rrezik të madh. Mbi të gjitha dalja e saj ofendon kandidatin kundërshtar të Sarkozy, Francois Hollande, që sipas sondazheve është përpara dhe ndoshta Merkelit do i duhet të bashkëpunojë me të.

Po ashtu rrezikon të zgjohen ndjenjat e vjetra për një dominim të Gjermanisë mbi Francën, duke e ndarë vendin në një të djathtë pro- gjermane dhe një të majtë anti- gjermane. Po ashtu ekziston rreziku se mbështetja e saj ndaj Sarkozy mund ta dëmtojë këtë të fundit.

Kancelaria do të dalë minimumi dy herë në fushatë për Sarkozy. Ajo do jetë në skenë edhe kur të bëhet shpallja e madhe, kur presidenti të deklarojë zyrtarisht kandidaturën e tij, në fund të shkurtit ose fillim të marsit.

Nga ana tjetër, kandidati rival i Sarkozy, po kërkon prej javësh që të takojë kancelaren. Një zyrtar i të majtëve tha se nuk është e domosdoshme të jetë një takim i gjatë. Ka pasur një traditë që kancelari i priste kandidatët më të rëndësishëm pavarësisht nga prejardhja politike.

Por njerëzit e Merkel po gjejnë një argument diplomatik për të refuzuar këtë kërkesë. Cilido të jetë argumenti, ai do jetë fyes për Hollande. Socialistët nuk kanë reaguar deri më tani për lajmin.

 

*Marrë me shkurtime nga Spiegel

17 komente në “Loja e rrezikshme e Merkelit”

  1. Kalorsi i zi says:

    Kjo revolton popullin francez qe nuk pranon qe poltika fqinje te nderhyje ne jeten franceze, tradicionalisht francezet jane te majte dhe krenar te sistemit tyre te mbrojtjes sociale. Sarkozi humb me shume sesa fiton me kete nderhyrje.

    1. hasan says:

      Revolucionet e medha kene lindur ne France.Mbase nevoja per ndryshim therret francezet para historise.

      1. Kalorsi i zi says:

        Hasan, kjo eshte me se e vertete dhe te siguroj qe ne France revolucioni ka filluar,. Sarkozy eshte etapa e fundit e te djathtes liberale ne France po ashtu dhe ne bote. Te kujtoj qe para 5-vitesh na e shpifi me arritjet spektakolare te sistemit liberal ne Angli, tani thote gjermania eshte me mire. Nuk korrespondon me karrakterin mbase ”Arrogant” francez si leadership politik ne bote dhe krijues te nje ideologjie te drejte LIBERTE, EGALITE, FRATERNITE, me shume se kurre e domosdoshme . pershendetje

    2. Tironci Lugano says:

      Kaloresi i zi
      Kam mbi 20 vjet qe shoh qe ne France Kryeministri eshte i kualicionit te djathte pa nderprerje.Po ashtu ka mbi 12 vjet qe Presidenti eshte i djathte.Nuk e shoh korrekte qe Franca tradicionalisht qenka e majte.
      pershendetje

      1. Kalorsi i zi says:

        Per cilin kryeminister po flet, per Lionel Jospin ne qeverine e Chirakut, apo per per ministrat socjalist ne qeverine e Sakozise ? Interesohu pak me shume TL, pastaj partia e Sarkozise nuk eshte ajo e djathta klasike e partise se Chirakut dhe per kete ka shume konflikte me kete ideologji. Sarkozy eshte me afer extremit djathte dhe neoliberal gje qe Chirak e ka luftuar, mos harro luften ne Irak po ashtu futjen e Frances ne NATO, Francezet dhe ne te djathe jane Republikan dhe qender djathte.

  2. Argita_B says:

    Keto jane pseudo analiza te ashtuquajturve pseudo analiste!
    Sarkozy sot eshte President i Frances, dhe Merkel Kancelare e Gjermanise, pra jane ne rroli e tyre kur japin konferenca te perbashketa.
    Hollande eshte thjesht nje kandidat, pra asnje funksion zyrtar ne France qe te pretendoje te takoje Merkel.
    Nese do te niseshim me kete llogjike, ne France ka 16 kandidate, dhe deri para zgjedhjeve, askush nuk e di se kush do fitoje, per ndryshe ça kuptimi ka te vbehen zgjedhje!
    Pra, nese do ndjekim llogjiken e mesiperme, Merkel nese nuk takohet me te 16 kandidatet, do te akuzohet per nderhyrje ne politiken e brendeshme franceze!!
    Keto jane artikuj te shkruar nga gazetare medioker, qe kerkojne te mbushin faqet e gazetave me shkrime sensacionale.
    Nuk do te thote se gazetari eshte gjerman e kjo na siguron cilesi analizash.

    1. Kalorsi i zi says:

      Argita,
      Eshte e vertete qe Merkel eshte shprehur per nderhyrjen pro Sarkozi ne fushaten elektorale, ashtu sic e beri Sarkozi per fushaten elektorale te Merkel ne gjermani. ne te njejten kohe qe po shkruaj , gazetarja po i ben kete pyetje Merkelit. Pergjigjia eshte ; Normale sepse ne jemi nje parti me te njejtat vlera. ahaha u dogj,,, Sarkozi thote qe ky eshte nje projekt per te gjithe francezet pa dallim partiak . live

      1. Argita_B says:

        Nuk mohoj faktin se Merkel po ben fushate te tille, Sarkozy eshte furbo dhe qe kur ka ardhur ne pushtet reformat qe beri ishin per te mbrojtur klanin e tij, e dihet qe rreth tij jane sipermaresit me te pasur francez.
        Ajo qe them me siper eshte se ne menyre jokoshiente, gazeta gjermane shkruan sikur ne demokraci ka vetem dy alternativa, ose Sarkozy, ose Hollande, dhe gjithe kandidatet e tjere nuk llogariten!

  3. Horri i bulevardit says:

    Anxhela Merkel, eshte nje zonje e hekurt dhe me politiken qe ajo ben, nuk eshte e vetme, se mbrapa saj qendrojne specialistet me te mire te politikes dhe ekonomise boterore, ajo nuk ben asgje, pa u konsultuar me stafin e vet, qe eshte nje staf shume i pergatitur, per cdo sfide.
    Nje nga keta kam arritur vete ta njoh nga afer, qe ka qene qysh nga koha e Helmut Kohl. Nje person me titullin Von qe rrjedh nga nje familje princash, djali i tij ish shef i policise se Berlinit, me 6-universitete, bente nje pune te jashtezakonshme per ekonomine dhe politiken gjermane.
    Gjermani sot ka nje ekspansion te gjithanshem gati ne te gjithe boten, kjo fale politikes, paqsore dhe industrise teper moderne dhe me kete begraund, i takon qe te jete lidere dhe te diktoje politiken e saj.
    Ska pse zonja Merkel te prese dike, ajo e ka te qarte se si nje e djathte e moderuar, ka te drejten e saj dhe te shtetit qe perfaqson, qe te beje me te miren ne interes te shtetit gjerman, panvaresisht se kjo mund te mos i pelqeje dikujt, qe mendon se Gjermania, duhet te jete e barabarte me ca shtete, qe jane bishti i kavallit europian.
    Te majtet le te presin, mendoj ne Europe, jo ne Shqiperi, se ne Shqiperi kemi akoma komuzmin ortodoks.

  4. Adi says:

    Kjo do ti kthehet me te vertete si bumerang Sarkozit.

  5. beni says:

    Merkeli sot ne gjermani eshte hitleri i ekonomise gjermane e cila po kerkon qe te pushtoje e gjith evropen tashme me pushtet ekonomik, ndryshe nga hitleri i cili e pushtoi me ushtri fizikisht prandaj duhet patur kujdes se europa ka shume mundesi qe te nenshtrohet gjermanise ne forma te reja pushtimi tashme qe po duket haptazi nga politika e merkelit.

    1. triona ime says:

      e ca pastaj qe do na pushtoje gjermania,,,,,me mire se kto kllufat majtas djathtas

    2. AC says:

      Ndryshe nga hegjemonia ushtarake, ajo e parase eshte e pranuar ne shkalle boterore.

  6. albani says:

    une besoj se francezet nuk do e mirepresin ket pune

    do te votojne per ate tjetrin se ai esht shume pike para sarkos

  7. Al... says:

    Kto te dy jan Padronet e Krizes qe shpifen vet Firma MerKozi

  8. arjani says:

    Merkel ka arritur qe ta ktheje Sarkozine ne nje mbeshtetes te politikes ekonomike Gjermane. Deri sa te behen zgjedhjet ne France gjithshka do jete vendosur,ashtu sic do Gjermania. Eshte piku i veprimeve politike dhe ekonomike.Mbas kesaj per Merkelin nuk ka asnje rendesi fati i Sarkozise.
    Sarkozia eshte vetem nje Preident ekstremist,cinik,mistrec qe vetem per tu rizgjedhur ka pranuar gjithshke te politikes gjermane.

  9. Sem Luma says:

    Siq po ndryshojne koherat. Deri para 10-15 vjetesh ishte Gjermania dhe qeveritaret e saj qe kishin kujdes qe cdo sjellje e saj (Gjermanise) te kishte ne mos aprovimin publik te pakten nje perkrahje te heshtur nga Franca dhe presidentet e saj. Edhe kjo si “bakshish” i hubjes se luftes nga Gjermania naziste. Ndersa sot faktikisht po ndodh dicka e kundert. Presidenti francez publikisht (ne TV) permend dhe merr si shembull Gjermanine se si do te duhej te sillej Franca, te pakten ne politiken ekonomike dhe ate sociale. Vitet e fundit ekonomia gjermane u forcua dhe u be edhe me konkurrente ne saje te reformave ekonomike qe beri ky vend ne fillim te dekades se kaluar (2002-2005), dhe (per ironi!!!) reforma qe u bene nga Socialdemokratet gjerman dhe qe u kushtuan atyre humbjen e pushtetit ne Berlin. E tani frytet e ketyre reformave te SPD-se po i ndihmojne jo vetem shtetit dhe ekonomise gjermane por ne te njejten kohe po i rrisin reputacionin dhe fuqine vepruese politike te kancelares Merkel. Per shqiptaret (kjo vlen per Kosoven me shume se sa per Shqiperine) nje vazhdim i tandemit Merkel-Sarkozy do te ishte me i mireseardhur, nder te tjera edhe afersine e tyre me SHBA-ne ne politiken e jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje