Ajo është një ngjarje që po komentohet shumë. Më në fund shkencëtarët rusë kanë arritur të shpojnë 4 kilometra akull të Antarktidës për të arritur në një liqen që ka qenë i vulosur prej 20 milion vitesh.
Një nga shkencëtarët veteranë, John Priscu, thotë se pret të shohë organizma unikë në këtë liqen.
Ndërkohë mendohet se pranë liqenit Vostok, të varrosur në akull prej miliona vitesh, ekziston edhe një bunker që nga koha e nazistëve. Agjencia shtetërore ruse Ria Novosti thotë se aty mund të ketë dosje sekrete të kohës së nazizmit. Një teori është se aty është sjellë me një nëndetëse trupi i Hitlerit dhe ai i Eva Braunit me shpresë për tu klonuar nga ADN-ja e tyre.
Por mikrobiologët e kanë mendjen tek organizmat që do gjenden aty. Projekti po vëzhgohet nga afër nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Ruse.
Një shpresë është për të kuptuar se si mund të jenë kushtet në hënën e Jupiterit, Europa, ku uji është i varrosur nën një shtresë të madhe akulli.
Tani pritet të testohet uji që është nxjerrë nga liqeni. Vjet ekspedita u ndal për shkak të kushteve atmosferike. Pak ditë më parë u fol se shkencëtarët që po shponin akullin ishin zhdukur në mënyrë misterioze. Fakti që liqeni nuk ka pasur asnjë kontakt me ndotësit e prodhuar nga njerëzit ka nxitur interesin e shkencëtarëve se aty mund të jenë ruajtur format më të hershme të jetës në tokë.
Keta qe flasin jane fantazonjesit,shkencetaret pa faktet s’e hapin gojen.
te cojme Saliun per ekspedite mbase zhduket atje :p
Ka shume fantazi dhe shume te pavertete ka ne kete shkrim. Pse? E para, Antarktida eshte poli i jugut dhe jo i veriut; e dyta, Cne bunkeri ne kete liqen te varrosur prej 20 milion vjetesh? E treta, si u supozoka se mund te jete varrosur trupi i Hitlerit dhe Eva Braunit aty, kur liqeni ende nuk ishte zbuluar prej 20 milion vjetesh? E shume e shume te tjera.
haha..me vjen per te qeshur me kte shkrim te perkthyer kaq keq! Nevend qe te duket artikull shkencor duket si frut i fantazis se gazetarit. Gjithsesi e lexova artikullin ne nje gazet te huaj, dhe permbajta eshte jo vetem interesante, por me siguri rivolucionare per njerzimin.
Eshte nje roman i Clive Cussler mbi ekzistencen e nje qyteti ne akull dhe vajtjen atje te gjermaneve naziste.Sipas nje teorie tjeter,Antarktida duhet te jete Atlantis,kontinenti i mbytur,kjo e shpjeguar nga nje gjeolog8charles hapgoog),qe i ka shkruar dhe anshtajnit dhe ky nuk e hodhi poshte,te ashtuquakturen teori te lavatriçes,te spostimit te kores se Tokes.