Zbardhet dëshmia e 24 vjeçarit Arbër Shyqerukaj, i cili disa ditë më parë arriti të hyjë në banesën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke grabitur prej andej një “IPAD”, një orë dore si dhe një shumë të konsiderueshme që mendohet se kap shifrën e disa mijëra eurove. Shyqerukaj i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë të cilët momentalisht janë shpallur në kërkim policor, ka arritur të hyjë në banesën e ministrit Ksera që ndodhet në rrugën “Him Kolli”, mes rrugës së “Kavajës” dhe asajt të “Myslym Shyrit”, duke arritur ta hapë derën e blinduar të apartamentit në një formë spektakolare. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë komisariatit nr. 3, 24 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar me detaje rreth mekanizmit se si kanë hyrë në banesën e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë që për sa i përket lekëve të mara nga banesa, 24 vjeçari Arbër Shyqerukaj ka pohuar në polici se ato i ka harxhuar me shoqërinë e tij në klubet e natës të Tiranës. Kamerat e vendosura në hyrje ta pallatit ku banon ministri Ksera kanë zbuluar 24-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërkohë që nga kqyrja e telefonit ka rezultuar se ai ka pasur komunikime të vazhdueshme me dy persona të tjerë që për momentin janë shpallur në kërkim. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon një pjesë të rrëfimit të Arbër Shyqerukaj, të dhënë para policëve ku dhe ka treguar mënyrën e grabitjes së banesës së ministrit.
Ku keni qenë në datën 31 janar të këtij viti dhe nën shoqërinë e kujt personi keni qëndruar?
Atë ditë kam qenë në Tiranë. Jam zgjuar vonë dhe pasi kam dalë nga shtëpia kam shkuar në një lokal të lagjes dhe aty jam ulur për të pirë kafe. Gjatë qëndrimit në kafe, jam takuar me disa çuna të lagjes. Kemi bërë muhabete të përgjithshme.
Po më pas ku keni shkuar, pas kafes?
Jam takuar me dy shokë të mi.(Emrat nuk bëhet të ditur nga policia). Me ta kam pirë kafe dhe më pas jemi larguar. Kafen e kemi pirë në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”. S’më kujtohet emri i lokalit.
Në çfarë ore jeni takuar dhe pas kafes ku keni shkuar me dy shokët e tuaj?
Nuk e mbaj mënd orën, por ka qenë pasdite. Kemi dalë nga kafja dhe jemi drejtuar në drejtim të rrugës “Him Kolli”.
Çfarë keni biseduar me shokët gjatë qëndrimit në kafe?
Kemi bërë biseda të përgjithshme si dhe kemi diskutuar se si do hynim në një apartament që ndodhet në një bllok pallatesh në rrugën “Him Kolli”.
E dinit ju se i kujt ishte apartamenti që do hynit për të grabitur?
E dimin pasi, disa ditë kemi qëndruar në atë zonë për të parë se kush person hynte dhe dilte. Kemi shkuar deri tek dera e apartamentit. E pamë dhe menduam që do hapej me karta elektronike.
Vetë ju keni hyrë në banesën, kush tjetër ju shoqëronte?
Unë kam hyrë në shtëpi. Derën e blinduar e kam hapur me kartë. Dera hapet pasi materiali i çelësit ka një fushë magnetike, e cila pasi i fut kartën, çelësi tërhiqet menjëherë duke u hapur.
Pasi hytë çfarë morët nga shtëpia?
Kam marrë një kompjuter që ndodhej në tavolinë, një orë dhe disa euro që i gjeta në një sirtar.
Sa euro kanë qenë dhe ku i keni fshehur ato?
Nuk e di sa euro, pasi s’i kam parë. Jam larguar me shpejtësi se kisha frikë mos zbulohesha. Lekët i kemi harxhuar në klube nate me shoqërinë.
I paç hallall leket or çun,dhe qe i ke prish te lumte bytha se lek te vjedhura i ka pas ene ministri ksera,kta shtetar xhvasin popullin pa meshir,por edhe ju kusur mos i leni,se tek e fundit po i merrni leket qe i kan vjedh popullit pa piken e meshires,nuk jam dakort me vjedh nji pencionist, ose nji njeri qe e fiton lekun me djers,por ktyne politikanve fen luini se i nyni duret qe i nyni por tek politikanet nuk ju shkon edhe mundimi kot,kur ti vidhni kontrolloni kllufet e jastikut dhe dysheket,ky osht i vetmi hajdut qe per menimin tim duet lon i lir,jo per gjo por tek e funit ka vjedh hajduti hajdutin,jan te dy te nji profesioni.
Do te ishte mire qe policia ti kerkonte ministrit burimin dhe destinacionin e 24 mije eurove. Ne kete vend pislleku eshte pale pale.
Me fal por behet fjale per nje djale 24-vjec dhe jo 24 mije euro
Arsen,je ngaterruar me moshen e 24 vjecarit…
Thuhet disa mijra euro por se sa…nuk e dime.
Mbase jane edhe me shume se 24,mbase me pak…
Sidoqofte me habit ndershmeria e autorit te marrjes se ketyre vlerave…
Sic e shikon,Arsen,nuk po e quaj hajdut…
Se po te ishte hajdut si p.sh.Ilir Meta,do thoshte qe “Nuk jam une ne kamerat e sigurise se shtepise se Ministrit” dhe…mund te shperblehej…
Sidoqofte jam dakord me mendimin tend,Arsen,qe pislleku eshte pale – pale…
O njerez te mjere spiro I ben leket perseri. Ka te bijen ee nje spiuni shqiptar ne ceki drejtoreshe te inspektoriatit te punes Vikrita Cuto qe I ka rrjepur biznesen e vendit vetem shtepia nuk I dihet sa ka as vete nuk I mban mend
Uuu cne kjo ne qeverine e PD! Kjo ka qene sekretare e Blendi Klosit, ne kohen e PS, shume e devotshme.Berisha e paska te keqen brenda!!!
Hahahha po jo moj po cne sekretare ajo. Ajo vec kembet perpjete I ka m$bajtur por tani po ja mban dhe spiros me duket
Hahahha paska qene njeri I tmerrshem. Po ajo zuri dashnor dhe A Patozin shokun e burrit vetem e vetem per nje cope karrige e nga ana tjeter I mbante shoqe gruan.aktore e lindur
para se te behej minister ksera ka bere leke me viza greke ne gjirokaster, tani qe u be minister ben leke me fondet e evropes.
ilace i beft ato leke
I pac hallall robo,se kur i vidhet hajdutit,eshte sevap…
Vjedhia eshte vesi me ikeq, e aq me teper kur vjedh shtepit e kujtedo.Ky krim duhet te ndeshkohet e te mos i jepet krah.Per eleminimin e ketij fenomeni shteti duhet te marre masa per te rregulluar gjendjen ekonomike e punesimin ndryshe perpara uris fenomenido te rritet.
aq shum leke kane sa qe nuk ua nxe me dhe kasaforta dhe banka por i mbajne ne sirtar per leke xhepi per kafe,kur ky tropojani merr leket serisht mbrapsht nga hajduti ksera quhet hallall sepse jane leket e popullit jo te kseres
o ndrea mos je gje ai prendi ti se e mbroke kete kseren,mir ja ka ban mo vlla
Kur vjen e keqja tek keta kserat me shoke,shkon policia e i gjen hajdutet,po kur hajdutet vjedhin popullin e gjore,policia bashkepunon me hajdutet duke ndare fitimin.Nuk po lene gje pa i vjedhur popullit fukara,kane arritur deri sa i vjedhin edhe kablot telefonike apo ato te energjise elektrike,dihet qe fukarai nuk ka para si Ksera.
Shume çudira ka vendi yne.Ne shtepine e nje ministri te qeverrise gjenden kamera regjistruese ne efiçence te plote.Ne Kryeministrine e Rumpalles keto kamera nuk funksionojne qe nga 2009-a sipas Gjergji Sekretarit.
Kane qene fitimet ditore dhe nuk ka pas kohe me i cu n’banke.
hajdutit nuk i thuhet kurr i pac hallall, jo per gjo po ato nuk jan lek hallalli(mendojeni vete po tju ndodhte ne kurriz se sa hallall do ja kishit bo)!!!!
hajduti ka vjedhur hajdutin
spiro ksera eshte dajua i turkofagut
Shkrimi mund te titullohej.”Hajduti me pakice,vjedh hajdutin me shumice”
Hakun tent ke marr,ku i gjeti erot ministri,pervecse te popullit,leket qe rrjepin kur ju bejne nder,MOS I HENGSHIN,DHE MOS JU RRAFSHIN KURR NE BARK,DHE BLEFSHIN VETEM ILACE ME TO…..
Hallall.Paske gjetur ku te hyshe.Hallall edhe nje here.
Po ne shtepine e Berishes e te Metes nuk hyn dot,por per ti derguar ndoj dhurate qe e meritojne. Ato kan bere shum per ju dhe po bejne.