Banka Botërore: Qeveria shqiptare ka dështuar me kthimin e pronave

18 Shkurt 2012, 18:05Sociale TEMA

Banka Botërore parashikon që moskthimi ende i pronës tek pronarët e ligjshëm dhe mungesa e titujve të pronësisë të kthehet në një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Marrja e pronës në Shqipëri mbetet ende një ëndërr. Kështu e përshkruan situatën lidhur me pronat Banka Botëerore në raportin e saj. Ajo shkon më tej kur thekson se shkak për këtë situatë është “kaosi proceduarial, ligjor dhe korrrupsioni”.

Numri i pronarëve, për të cilët marrja e pronës dhe e titujve të pronësisë mbetet një ëndërr është jo i vogël. Njëri prej tyre, Drini Kurti thotë për programin shqip të DW: “Nuk i kam marrë ende pronat në Krujë, që i trashëgoj nga prindërit e mi, të shpronësuar nga regjimi komunist. Janë bërë shumë padrejtësi: janë fallsifikuar dokumenta, janë marrë pronat e të tjerëve. Ku nuk kam shkuar për të marrë pronat e mia.. në qeveri, në Parlament, në gjykatë por asgjë nuk kam arritur. Të gjithë më kanë sorollatur dhe të drejtën time nuk e kam gjetur.”

Qeveria dhe gjykatat kanë dështuar në çështjen e pronave

Kjo situatë është në bazë të konstatimit të Bankës Botërore se “qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës.” Raporti i BB vë në dukje se një dështim i tillë ka filluar që me regjistrimin e paplotë fillestar të titujve të pronësisë, mungesën e kartelave të sakta kadastore dhe informacioni të paplotë për pronësinë. Dhe më pas është rënduar nga zbatimi i paplotë ose moszbatimi i legjislacionit, të hartuar enkas për kthimin ose kompernsimin e ish pronarëve, pronat e të cilëve u konfiskuan nga regjimi i kaluar.

Dështimi i shtetit dhe i gjykatave për të zgjidhur çështjen e pronës ka sjellë ndërkohë vetëgjyqësi, konflikte dhe përçarje sociale, vëren BB. Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se janë shtuar së tepërmi konfliktet dhe vrasjet për pronën.

“Rastet e konflikteve për tokën dhe pronën janë 4979 në fshat dhe 3163 në qytet. Të dyja bashkë e kalojnë shifrën e 8 mijë vetëve. Është fjala për raste kur ka gjak të derdhur, kur ka të vrarë ”thotë Z. Toro.

Ndërtime të paligjshme dhe prona të papërdorshme.

Banka Botërore në raportin e saj e sheh edhe ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri pikërisht me moszgjidhjen e çështjes së pronës. 1/3 e gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve, thekson raporti, janë të paligjshme. Sipas raportit përgjegjësia “për këtë situatë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë penguar zënien e paligjshme të tokës”.

Krahas numrit të madh të ndërtimeve të paligjshme mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër: pronat e papërdorshme. Pronarët që nuk i kanë marrë këto tituj nga Kadastra nuk mund t’i përdorimn për ndërtime apo investime pronat e tyre. Kjo sjell edhe frenimin e investimeve të huaja, aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut -shpresë që ëndrra të bëhet realitet

Banka Botërore në raportin e saj konstaton se një numër në rritje i pronarëve i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg për të marrë pronat e tyre.

“Deri tani ka 530 ankimime të pranuara për t’u shqyrtuar nga kjo Gjykatë. Gjatë vitit të kaluur janë dhënë 26 vendime pro pronarëve. Gjithsesi Strasburgu ka tërhequr vëmendjen se çështja e pronave duhet zgjidhur brenda Shqipërisë përndryshe shteti shqiptar do të ndëshkohet.” thotë Agim Toro nga shoqata “ Pronësi me Drejtësi.”

Fitimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët, Banka Botërore, në raportin e saj e konsideron “ një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e BE për shqetësimet që lidhen me të drejtën e pronës në Shqipëri.”

Zgjidhja e problemit të pronës, kthimi i saj tek pronarët e ligjshëm është një nga 12 prioritetet që BE pret të zbatohet nga Shqipëria, për të merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Shqipërisë ky status i është refuzuar nga BE dy vjet rradhazi për shkak të krizës politike dhe mungesës së dialogut politik mes palëve./DW

16 komente në “Banka Botërore: Qeveria shqiptare ka dështuar me kthimin e pronave”

  1. armand says:

    Vetem me pronat?

  2. Jo,jo . Qeveritaret nuk kan deshtuar me pronat pasi i kan vjedhur per vete ! ish pronaret kan deshtuar, te gjejn te drejten ne nje shtet te tille ! shtet hajdut ! cfar tu kthesh pronareve ? tokat e privatizuara, apo ato te ndara me 7501, apo ato te dhena gjoja per turizem e te kthyera ne pallate, apo ato te zena nga nderimet informale, apo ato qe qeveria do ti jap me qera per 99 vjet ????? pronaret i vodhen komunistat, dhe die dhe sot !!! (e kam fjalen per hajdutet jo komunistet me ideale)

  3. Realist says:

    Kush eshte ai bir putane qe ka bythe per te Shkelur KATOVICEN ???

  4. Denis says:

    Keta te BB nuk jane vecse ndyresira, te korruptuar qe hane ne nje sahan me ndyresirat qe kane qeverisur kete vend per 20 vjet rresht. Cilat prona te na ktheje? Pronat ku erdhi kokrra e malokut me morrin per ta vrare me cifte e qe ja dha qeveria token time per 4 milione lek pse ndertoi pa leje? Qelbesirat e ndyresirat qe nuk kane per ta lene kete vend te behet kurre per sa kohe nuk kane per t’i kthyer tokat tek pronaret e ligjshem e jo te ca maloke bythpalare qe ndertojne vila 3-4 kateshe ne token e tjetrit dhe per nje vije uji atje tek arusha nga kane ardhur vrasin edhe vellane.

    1. tirona,,,zjerm says:

      jam me ty denis,pike edhe presje

    2. Argita_B says:

      Qe prej vitit 1995 eshte bere nje studim per energjitiken shqiptare prej kompanise se njohut Lamayher, i financuar nga BB me qellim qe te percaktoheshin prioritetet e investimeve ne Shqiperi.
      17 Vjet me vone, dhe pse jane ndertuar dhjetra apo qindra miliona euro ne bashkepunim me BB ne sekrotin e energjitikes shqiptare, nuk eshte ndertuar asnje burim u ri prodhimi energjie, dhe pse ne studimin e Lamahyer thuet qarte se eshte nje domosdoshemri.
      Pra Banka Boterore, qe jeton me parate e taksapagueseve popujve perendimore, jo vetem qe duhet te mbylli gojen, po te uli koken prej turpit pasi eshte bashkefajtore per gjendjet e krijuara ne vendet emergjente si Shqiperia.
      Ka me dhjetra raste ku Banka Boterore eshte pjese e korrupsionit pasif apo aktif ne vendet ne zhvillim, keshtu qe raportet e ketyre ndyresirave gjakpires nuk vlejne as per ne koshin e pleherave, pasi jane akoma me te piset.

      Ps. Kjo qe shkruaj me siper nuk ka lidhje me faktin se te gjithe kokelopat qe kemi pas per kryeministra nuk jane te korruptuar.
      Per pronat, pa perjashtim, te gjithe kryeministrat shqiptare te pas 1990 kane gisht e minimalisht duhet te vihen perpara drejtesise per dhjetra mijera plage te hapura ne familjet shqiptare duke i lene te vetvriten per zgjidhjen e pronave.

    3. fatmir says:

      Po Denis, jam plotesisht dakord me ty. Ku ka qene BB deri tani?, pse i nderpriste kontraten e punes asistenteve me integritet si Gisela gjermania etj?

  5. kuq e zi says:

    bb te hapi mire syte se ne shqiperi pronat jane ndare por si jane kthyher pronareve te ligjshem ato jane legalizuar me pronare te rinje politikane te dyja kraheve e me fare e fis nga mbrapa gjykatat asgje smund te bejne se mesa duket ekziston nje gadaster paralele e pashpallur ku figurojne emra politikanesh… duke pasur parasysh peshen e gjykatave para politikaneve jemi ktu ku ndodhemi sot mos harrojme dhe pronat shteterore qe i perkasin te gjitheve akoma me keq . prandaj hyrja ne euro si intereson fare kesaj klase politike

  6. arben says:

    Shqiperi ka deshtuar me kthimin edhe nen 8 vjet qeveri Socialiste dhe nen ate Demokrate. Te ket turp Banka Boterore, sepse ne qofte se ky raport thote kete – atehere ku vajten 218$ Milion Dollare qe Banka dha si kredi te buta per kthimin e pronave qenga 1990? Banka ka raportuar qe projektet e saj “per te rritur kapacitetet shteterore” per kthimin e tokave kane qene “te suksesshme” !! Si ka mundesi qe Banka tashti del me nji raport ku i faturon Qeverise Shqiptare nji faj – qe ne fakt duhet te ishte faji i Bankes Boterore perndryshe.

    Ku jane ato 372 konsulente te huaj te Bankes boterore te cilet u punesuan ne keto 22 vjet dhe u paguan me gati $1000 dollare dita – per tu “ardhur ne ndihme sistemin ligjor te kthimit te tokave ne Shqiperi”?

    Si ka mundesi qe tashti eshte faji i qeverise – por kur vjen puna per $$$$ ato shkojne tek konsulencat e huaja te Bankes Boterore ?

    Apo hajde ti bim JamArber Maltezi-t dhe Sale Berishe-s?

    Sala dhe Ministri i Financave duhet te cojne menjihere nji Auditim mbi perdorimin e fondeve te Bankes Boterore dhe kerkojne qe te kthehen parate taksapaguesve shqiptar. Boll me flliqesirat e huaja qe na tregojne demokracine ne shqiptareve.

  7. hajriu says:

    Ne vakt te shurres kujtoheni ju te BB-se. Pas 20 vjetesh kujtoheni te flisni per pronat dhe pas 7 vjetesh te flisni per legalizimet. Perfundimisht kane deshtuar qe te dyja.

  8. Drejtesi says:

    Pronat i grabiti Sali Berisha, ai menjehere sapo mori pushtetin me 1992. si nje komunist i regjur ekstremist, zbatoi pike per pike porosite e diktatorit paraardhes, Ramiz Alia. Qe Shqiperia te vihet ne rruge te mbare, dhe te orientohet drejt demokracise dhe Evropes, ne krye te PD dhe te qeverise ne Shqiperi duhet te vine demokrate, jo me komuniste

  9. Treviso says:

    Banka Boterore ka mesuar me keq se qeveria jone.
    Ka caktuar nje fond ne para dhe specialista per shperndarjen e pronave
    tek pronari i vertete. Ne edime kush eshte qeveria jone. JU si B.B.gjeni ku keni çuar fondet se pronat nuk jane ndare as 10% sipas rregullit?
    Banka Boterore nuk eshte e falimentume vetem me problemin e Shiprise
    por ne shume probleme te tjera.
    Krizen qe po kalojne popuj te ndryshem te Botes vjen nga mos respektimi inormave te duhura i Bankes Boterore.
    .Leku kur jepet, kontrollohet se si menaxhohen dhe po su menaxhu mire nderpriten. B.B. pse nuk i nderpreu? Sot pas 20 vjetesh e quan falimentim qeverine e vrasesit Berisha. Nuk eshte per te qeshur me te madhe per ato qe thote B.B.?

  10. Vasil Vata says:

    Komunistet me pushkatuan gjyshin 40 vjec dhe me grabiten pronat e gjith cka patem .Por persa i perket problemit te pronave diktatura komuniste i mori dhe i mbajti per vete dhe nuk ja dhuroi e nuk ja shiti askujt. Ndersa sistemi [hajdut] demokratic per ti ber per vete nuk me jep edhe ato toka qe vete me ligjin qe kane bere kullotat dhe mocalet tu kthehen ish pronarve sic i quajn ata grabitqare . Pra edhe ato zona ku duhet te me ktheheshin i ka ndare me ligjin famekeq 7501 qe do te thote edhe kullotat qe nuk kane qene kurre toka te frutshme i ndau per pltikanet si te majte e te djathte. Dhe ka 20 vjet qe me sorullasin NEPER GJYKATAT TONA ME TE KORRUPTUARA QE MUND TE KET EUROPA.

    1. tourkofagos says:

      file mou Vasili,ti je i pafat qe jeton ne ate vend te mallkuar,por po te ishe korrak dhe emrin ta kishe Zigur apo Hajri,normalisht qe gjerat do te kishin fat tjeter…..pune korrakesh!
      Nena ime trashegoi nga prinderit autoktone,me tapi origjinale, 38ha toke buke dhe mbi 5ha toke/truall te mbushur sot me shtepija e ndertime pa leje,fatkeqsisht nuk ka marre asgje ne pronesi,vec disa letra bythe….!!!!!!!
      Ka qysh ne ’93 qe lufton me gjykatat dhe perseri asnje rrezultat…ne nje kohe kur ne sheshet bosh ne token/truall te grabitur totalisht nga korrake shqipfoles simpatizante te PD,jane ngritur ndertime pa leje, te perhershme te hipotekuara e te ligjeruara nga qeverria turkoshake….

  11. shqiptar says:

    Si nuk kane aspak turp keta zyrtare te B.B. .Po edhe keta hadute te BB ku e kane marre rrogen gjite keto vite qe jane ne Shqiperi.Apo i kenaqin rryshfetet.Pse e hapin gojen me kaq vonese .Tani e morren vesh Strasburgun keta derra.Pse nuk e shikojne ata se cbehet ketu ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje