Tiranë, shpërthen gjeneratori, plagosen katër persona

18 Shkurt 2012, 14:43Kronika TEMA

Shpërthimi i një gjeneratori ka vënë në alarm serioz Lundrën. Aksidenti i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë ku shpërthimi i gjeneratorit ka lënë të plagosur katër persona. Menjëherë të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Shpërthimi ka plagosur rëndë shtetasit Shkëlzen Domi dhe Xhevdet Pojani të cilët aktualisht po mjekohen në spitalin ushtarak.

Megjithatë ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi shpërthimi ka ndodhur pranë një cisterne nafte duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë, të cilat po përpiqen të vënë në kontroll situatën./ora-news

2 komente në “Tiranë, shpërthen gjeneratori, plagosen katër persona”

  1. Yeti says:

    Pse nuk e thote njeri qe ngjarja ndodhi tek BLURIIIIIIIIIIIIII, BLURI, BLURI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje