FRESSH: Po manipulohen zgjedhjet në fakultete

19 Shkurt 2012, 18:00Sociale TEMA

Forumi Euro Socialist i Partisë Socialiste ka reaguar sot për atë që e quan si fushatë manipulimi të zgjedhjeve në universitete për dekanë dhe rektorë. Në një reagim për mediat dega e forumit rinor të PS për Tiranën, FRESSH-Tirana “denoncon situatën e krijuar ditët e fundit në mbyllje të fushatës së zgjedhjeve në Fakultete/Universitete për Dekan/Rektor. Kjo fushatë po karakterizohet nga acarime dhe provokime me qëllimin manipulimin e rezultatit”.

FRESSH denoncon presionin ndaj studentëve për manipulimin e zgjedhjeve dhe marrjen e votës në këmbim të notave. “Presioni i ushtruar haptazi mbi studentët me mënyra dhe instrumente manipulative, siç është shtyrja e sezonit të provimeve në shumë prej Fakulteteve të UT-së, oferta për rritje note në shkëmbim të votës së studentit, kërcënime për ngelje në klase në shkëmbim të votës e shumë të tjera si këto, përfaqësojnë modelin më të keq në përdhosje të vet sistemit akademik universitar në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e FRESSH Tirana.

Sipas forumit, “sot, ushtria e pedagogëve militante me mbështetjen e drejtpërdrejt të strukturave të partisë në pushtet po skalisin dhe në brezat e studentëve kulturën e blerjes, vjedhjes dhe manipulimit të votës”.

Të rinjtë e PS-së kanë theksuar se modeli që po u jepet studentëve nga pedagogët është abuziv dhe i kundraligjshëm. ““FRESSH-Tirana” denoncon dhunën, kërcënimin dhe ofertat për të blerë votën e studentëve. Sistemi i antivlerave që promovohet sot në bankat e fakulteteve nga pseudo-pedagogët që karrierën e tyre akademike e profesionale e kanë të mbështetur nga klientelizmi dhe servilizmi ndaj pushtetit politik është i papranueshëm nga ne dhe shumicën dërrmuese të studentëve shqiptarë”, thuhet në deklaratën e FRESH.

12 komente në “FRESSH: Po manipulohen zgjedhjet në fakultete”

  1. antikorrupsioni says:

    Kandidatja Hafizi duhet te kete vezhguesit e vet qe te mos ju ndahen kutive edhe kur te vendosen ne rektorat ne pritje per te filluar numerimi pasi cdo gje mund te ndodhe,te nderrohen,te zbrazen,apo te mbushen ne dhomat e pritjes para numerimit.Kandidatet rivale me shtabet e tyre duhet ti ruajne votat se pedagoget e thjeshte vetem votojne.

  2. Studenti says:

    Ku ka zgjedhje ne Universitet. Eshte “toke e xanun”. Nuk ka turp me te madh per te gjithe ata qe e quajne veten pedagoge dhe bien ne pozitat e manipulatorit e puthadorit. Shpresojme qe vete studentet do e marrin sistuaten ne dore, se po mbeti puna per keta far pedagogesh te paafte e frikacake qe kemi, asgje s’ka per t’u rregulluar.

  3. peci luku says:

    PARTIA NE PUSHTET ME ZOR PO THITH OKSIGJENIN E FUNDIT ESHT DREJT VDEKJES E PATE NE 21 VJETORIN SI U KEPUT SALI BERISHA SI KERCELLI I MISRIT KUR PRITET E ME MJEKIME PO MBAHET KA VENE TE MESOJNE NXENESIT MESUS PA ARSIM QE SDINE TE SHPJEGOJNE MESIMET QE NUK DINE GJEMETRINE KUSH QUET TTEKENDESH DREJTKENDES PARALELPIPED E TE TJERA METEVERTET PASOJA ME E RENDE NE 20 VITET E FUNDIT E NGA NJE ANE SKA FAJ BAGETIA E ZBRITUR NGA VICIDOLI PA BREK NE BY… AQ TRU PATI AKOMA SOI I TIJ SDINE TE SHKRUAJNE E LEXOJNE.PASTE VDEKJEN E KADAFIT SE ASHTU IKUPON CESHTE FORCA E POPULLIT

  4. pedagogu says:

    Pse e shikoni cdo gje me dyshim o njerez?Valle cdo gje eshte e manipuluar ne kete vend?

    1. Bato says:

      Po si thua zoterote, si mund te ndryshoje ligji sa here u mbaron mandati ca zoterinjve dekane/ rektore te perjetshem.

    2. iluzionet e humbura says:

      na shkrive o njeri, i thenke dhe vetes pedagog. Ne kete vend cdo gje eshte thare ne rrenje

  5. mister x says:

    pazaret jane bere me perpara, ne cdo shkolle ka ngelur nga nje kandidat i vetem.

  6. rexha10 says:

    Edhe ju pedagoge jeni te te manipuluar ,sepse po te ishte ndryshe do te shkruaje emrin tende dhe jo profesionin

  7. kirurg says:

    jo ka mbetur nga nje kandidat i vetem, por qe ne fillim nuk ka pasur vecse 1 kandidat. kjo ka ndodhur ne shume fakultete, psh. te filologjiku, per dekan dhe shefa departamentesh, jane ricikluar ata qe ishin, pa asnje ndryshim dhe pa kandidatura rivale. mund te quhen zgjedhje keto?kete vend e ka marre lumi me gjithcka.

  8. urim says:

    Tamam si ne politike qe po ata qe jane vazhdojne dhe akoma me keq liderat e partive qe si rektoret e dekanet nuk levizin nga karrigja

  9. Tersi Pojanit says:

    E bete pazar shkolleen.Turp te keni.PO ju drejtohem juve qe predikoni dije.Nxirni nje nga studentet qe ju keni mesuar ne matmatike dhe te me shkruaj 7 rastet e barazimit te trekendeshave, un ju sfidoj ne nje debat qoft gazetaresk qoft publik.Po mar nji qytetar ose qytetare qe ka mbaruar gjimnazin para trazicionit.Aty perballemi me nje nga studentet tuaj. ME pazaret qe po beni ne kuriz te brezave jeni te poshter dhe me karakter te dobet ATDHETAR.

  10. bora says:

    Kjo eshte gjeja me normale qe mund te ndollin ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje