Zgjedhjet në Universitete, shpallen fituesit. Dhori Kule rizgjidhet sërish

21 Shkurt 2012, 17:31Sociale TEMA

Numërimi i votave në universitete ka përfunduar duke certifikuar fituesit. Në shumë fakultete të Tiranës ka patur vetëm një kandidat, çka ka bërë që fituesi të ishte i shpallur që në fillim. 

Nga të dhënat zyrtare mësohet se profesor Dhori Kule është fitues në Universitetin e Tiranës; në Akademinë e Arteve ka fituar profesor Petrit Malaj; në Universitetin Politeknik profesor Kacani.

Zgjedhjet kanë qenë më të forta në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë. Në Fakultetin Ekonomik rezulton fitues profesor Sulo Haderi me një rezultat të ngushtë karshi profesor Andri Koxhajt.

Në Fakultetin e Mjekësisë ku kandidonin katër profesorë dhe konkurrenca më e ashpër ishte mes dy profesorëve Pipero dhe Hysa, fitues rezulton profesor Bajram Hysa.

Në fakultetin e Filologjisë rezulton fitues profesor Shezai Rrokaj; në fakultetin e Shkencave Sociale profesor Theodhori Karaj dhe në fakultetin e Gjuhëve të Huaja Klodeta Dibra.

Incident te Fakulteti i Muzikës

Në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, procesi i numërimit është bllokuar në orën 19 të ditës së hënë deri në orën dhjetë të së martës pasi anëtarët e komisionit nuk pranonin të firmosnin procesverbalet.

Kryetari i komisionit të Fakultetit, Altin Buli, sqaron se procesverbali nuk firmoset nga dy anëtarët pasi ata nuk pranojnë formulën matematikore të zbatuar për zgjedhjen e tyre: “Problemi është shuma që del në fund. Është një shumë me presje dhjetore dhe kurrë nuk mund të dalë i plotë.”

Pasi është depozituar një ankesë në KQZI, mësohet se procesi është zhbllokuar, duke i shtuar përqindjen e mbetur prej 0.1% tre anëtarëve, çka nuk ka ndryshuar rezultatin.

Sokol Shupo është kandidati fitues me 50.14%. Ai tregon se ky proces, në ndryshim nga katër vite më parë, ka qenë I mbushur me presione.

“Gabimet proceduriale që janë bërë më bëjnë të mendoj se kanë qenë të qëllimshme. Komisioni e ka gdhirë duke ruajtur votat me gjithë presionin e zëvendësrektorit dhe vetëm sot që erdhën mediat u gjet zgjidhja që duhej gjetur që dje sepse ishte mbi tavolinë”, u shpreh Shupo.

Me profesor Shupon kandidonte edhe Fatmir Hysi që ka fituar 49.14% dhe profesoresha Ina Kosturi. /TCH

13 komente në “Zgjedhjet në Universitete, shpallen fituesit. Dhori Kule rizgjidhet sërish”

  1. Kkoli says:

    Asgje për tu çuditur Dihej përfundimi,
    Nje gjë skuptoj Unë përse votohet akoma ne Shqipëri.???????????

    1. dritani says:

      Ky votim pati nje vlere te madhe.

      Konfirmoi dyshimet qe na mundonin prej vitesh:
      korrupsionin e shpirtit te atyre tek te cilet mbanim ndonje shprese – intelektualet.

      Ky ishte indikatori me i mire per te pare se sa perqind e tyre jane te lire.

      E trishte …

    2. Tropojan Vicidoli says:

      Maloku modh gjithanej. Ky ke fotografia eshte nga Shtiqeni i Kuksit: Myrdaim Axhami. Gjith studentat e ekonomikut e njohin. Nji trap e gjysem.
      Hajde intelektual hajde!

  2. ardianet says:

    po profesor mirdaimi cne ne foto ? mire qe na ka fituar zyshe klodeta te gjuhet e huaja. dhori kule ka bere aq lek sa me ble votat. pastaj kto ishin zgjedhje politike. dmth pedagoget e nderuar vs. politika

  3. lelo says:

    Po tek Fakulteti i Drejtesise?

    1. ek says:

      altin shegani te juridiku, kandidat i vetem pasi skender kacupi u terhoq ne menyre “misterioze” per tu bere shef i departamentit penal.

      1. lelo says:

        A ok.Urime prof.Altinit.Good luck!

  4. tomori i beratit says:

    I degjon keto kembana.Bien per ty o EDI RAMA.Nuk ka zgjedhje te regullta me pd ne pushtet.FALLSIFIKOHEN e kete e di dhe bufi.Mblidh mendjen o PS dhe mos fli gjum sot qe te mos qash mot.

  5. Besmiri nga Luari says:

    Urime Profesor Bajram HYSA. Te urojme suksese ne detyren e re. E meriton. Hallall. Besoj se ne kete fakultet te huanizmit, mjekesise, ka fituar e drejta. Shpresojme qe dhe ne fakultetet e tjera dhe ne gjithe Shqiperine te fitojne njerez te mire si Profesor Bajram HYSA. E njohe kete profesor qe ne vitet 1980, i thjeshte, tolerant, gojeembel dhe i dashur. Nje intelektual me integritet dhe zemer te madhe. Hallall. Nga nje ish studenti JUAJ.

  6. brazili says:

    Sa e tmerrshme eshte te behen votime ne Shqiperi.

  7. Kujtim muzikanti says:

    nuk ka ndonje njeri me te ulet, me ngaterrestar, me hileqar dhe shpirtlig sesa Sokol Shupo! Mjere fakulteti i Muzikes ne Universitetin e Arteve nga kush do te drejtohet per 4 vitet e ardhshme! Nga ai qe vetem ka fallsifikuar e kopjuar ne gjithe jeten e tij!

    R.I.P. Fakulteti i Muzikes ne UA!!!

  8. ben says:

    Ne Shqiperi votimet duhet te dalin jashte ligjit per 30 vitet e ardheshme.Eshte e kote te votosh,ka vetem probleme, si vjedhje, konflikte etj

  9. qytetar says:

    Ku ka me te pershtatshem se “kule”, per universitetet tone te cilat po prodhojne “kule”, per administraten “kule”, te partise “kule”, rrofsh o “kule”, se e bere shtetin “kule”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje