Policia e Tiranës ka arrestuar natën e djeshme një person të akuzuar se ka dërguar letra kërcënuese në Ambasadën e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. I arrestuari quhet Bledar Pojana dhe është rreth 26-27 vjeç. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga burimet e Komisariatit të policisë numër 2 në Tiranë, efektivët e të cilit kanë bërë edhe arrestimin.
Sipas burimeve të policisë, disa ditë më parë Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë ka bërë një denoncim zyrtar në zyrën e anti-terrorit duke thënë se një person ishte paraqitur në derën e saj dhe kishte hedhur disa letra kërcënuese. Së bashku me denoncimin, përfaqësuesit e Ambasadës kanë dorëzuar në polici edhe kopje të letrave si dhe pamjet filmike të personit. Hetuesit nuk kanë pranuar që të bëjnë publik tekstin e letrave kërcënuese duke thënë se kjo është pjesë e sekretit hetimor. Ky është rasti i dytë i një denoncimi të tillë nga ana e Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. Më datë një janar të këtij viti, përfaqësues të kësaj Ambasade janë paraqitur në policinë e Tiranës ku kanë denoncuar hedhjen e një fishekzjarri në oborrin e saj./shekulli
Mos ka pat lidhje edhe ky me ate atentatorin qe dojte me i bo atentet Putinit, shifeni mire ket pun se jan te thella.
Une mendoj se eshte dikush qe do me i bo atentat edhe Sales, kapeni dhe sifeni po se pranoi, modelin e keni, ate te ish sigurimit ja u kallzo sala dhe deshmitaret ja u gje sala se ka eksperience.
kercenim beri,per kete ”demokrati,, e denon,se mos vuri bombe si….qe ”demokrati,, ta dekuroj.
Mendoj se me rastin e pervjetorit te bombes qena i beri te qarte edhe historjana xhozi do kete ndonje lidhje ky rast te hetohet se mos eshte pas ardhsi i atentatorve te para shum viteve e do na i hedhe poshte argumentat e historianes se menderuar
Une mendoj se duhet ngritur komision hetimor per kete rast ku kryetar te jete Halimi,anetar Alibeaj ,Gjana,,Strazimiri dhe ai raketiku i peqinit se nuk po me kujtohet emri.
Ndryshojne koherat, ndryshojne dhe dergesat ne Ambasaden Ruse.
Me pare hidheshin bomba, tani hidhen fishekzjarre ose trakte komuniste.
BASHKA HESAP, BASHKA DAVA ka thene turku.