Kunati i Lulit, i terrorizuar nga kontrolli i e-maileve

28 Shkurt 2012, 20:30Antena TEMA

Lajmi se hakersat kanë hyrë në serverin e Bashkisë dhe kanë marrë andej gjithë e-mailet me të cilat Kunati i Lulit komunikon me vajzën e tezes, arkitektin e babit, etj, për emërimet e reja, e futi në panik. Thirri urgjent në fillim vajzën e tezes për ta pyetur rreth situatës.

-Nuk e di, i tha ajo në panik. I fshiva sot gjithë e-mailet pasi i printova t’i ruajmë në letër. Albana e ka tepru. Na ka çu nga 80 vetë për çdo seksion. As qeveria e gjitha s’ka aq vende pune.

-Ça thu ti mi, si i dashka ajo, pa lek të gjithë? Futi nja dy- tri aty dhe ik pirdhu i thuj. Kena punët tona, na plasi për PD.

-Po pra, qenka parti e çuditshme kjo. Qyqja, s’i kena njoftë. Në kohë të PS kur kam punu s’bonte njeri kështu gjërash.

-Ik o pirdhu i thuj, as më duhet fare se ç’i ka ajo. Le që shoqe i ka të gjitha, kot bën sikur i ka militante. Ja, shikoi, një nga ato është nga Shënavlashi, një nga Devolli, kushedi ia ka dhënë një motra, një vetë, ca lagjja aty. Ik o pirdhu i thuj. Rri larg i thuaj, s’kena punë me PD. Mu më dha Ilir Meta 20 vetë nga LSI dhe 3 i mora, jo t’ia marr kësaj.

-Nuk e di, e kemi shumë problem që na vjedhin e-mailet?

-Po si e kena pasë pasuordin?

-Kurban e kishim. Ia vumë për gallatë atë ditë që therëm dashin.

-Mos, ç’a keni bë. Po ti e di që gjithë socialistët kurban ia vënë pasuordin Facebook-ut tani. Ku e gjete këtë pasuord?

-Ja e ndërruam tani, e bëmë Prendi-Llupo se i mbajmë mend nga 21 Janari ata dy heronjtë tanë.

-Jo, jo, ndërroji dhe këta se i kanë shumë inat socialistët dhe i provojnë.

-Po si t’ia vëmë, tha goca e tezes…

-Yllnëngjitje, tek kjo s’u shkon mendja dhe e kemi dhe si fiksim se e ka pranu dhe Arvizuja që është yll në ngjitje.

-Ua sa mirë të shkoi në mendje. U bë.

-Tani duhet të nxjerrim një njeri të përgënjeshtrojë këto e-mailet. Po nxjerr një nga këta të qeverisë një herë.

-Po thuaj atij Ennos se ai del për çdo gjë, i tha gocë e tezes.

-Shumë mirë të shkoi mendja, i tha Kunati i Lulit. Mori Ennon në telefon t’ia tregonte hallin.

-Dëgjo, kemi një problem, i tha. Na kanë vjedhë gjithë e-mailet dhe duan të publikojnë këto negociatat tona me PD për punësimet. Dil në ndonjë TV dhe bjeri fort këtyre gazetave.

-Patjetër, tha Enno me dy n. Kjo është gjë shumë e dënueshme. Mos ki merak, do t’i bie fort. Do t’i them të fundit fare. Do t’i them që e-maili po u botua. nuk është më privat, por bëhet publik.

-Dakord, thuaje dhe këtë, por këtë e dinë njerëzit, thuaj ndonjë gjë kundër atyre që i botojnë, i tha Kunati.

-Patjetër që do them. Ke për ta parë. Do ta bëj copë. Do t’i them: “Po u botua në gazetë, e-mailin e lexojnë të gjithë”.

-Dakord, dakord, se këtë e dinë të gjithë, po thuaj ndonjë gjë që t’i godasësh.

-Aha, po mirë, po e bëj copë fare, tha Enno. E di ç’do t’i them, do t’i them “derisa hiqen njerëz nga puna, do futen të tjerë në punë”, kështu ua zëmë gojën, s’kanë çfarë thonë. Dhe ia jap direkt live tre televizioneve.

Kunati mori frymë thellë dhe mbylli telefonin pa pasur fuqi të vazhdojë më tej.

2 komente në “Kunati i Lulit, i terrorizuar nga kontrolli i e-maileve”

  1. gjoka says:

    pike e zeze, ne dore te kujt jemi katandisur !

  2. Erisa says:

    Po i shperblen mire Luli militanetet. Keshtu dhe vajzen e Prendit e beri shefe ne bashki, nje cope mishi me dy sy dhe pa asnje procedure konkurrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje