IKEA paguante policinë për të marrë dosje sekrete

29 Shkurt 2012, 19:52Lifestyle TEMA

Një gazetë franceze pretendon se kompania suedeze IKEA paguante për akses ilegal në dosjet e policisë.

Sipas BBC, menaxherët e IKEA-s merrnin informacione për stafin, por edhe për klientët. Sa herë futeshin për të parë këto dosje, ata paguanin nga 80 euro. Thuhet se informacioni përdorej për të vendosur nëse do pushohej nga puna një pjesëtar i stafit ose për të zgjidhur konfliktet që kishin me klientë të ndryshëm.

Kështu ata morën informacion për një klient që i kishte paditur ata për 4 mijë euro. Në një rast panë dosjen e një personi që kishte në pronësi një makinë që i afrohej shpesh vendit ku do ndërtonin një dyqan të ri.

4 komente në “IKEA paguante policinë për të marrë dosje sekrete”

  1. hasko duka says:

    Ku është lajmi?

  2. kola says:

    bbc e ka inat IKEA ,an sepse eshte nje kompani shum e zgjuar dhe e sukseshme , IKEA , produktet e saj i prodhon ne indi dhe i shet shumicen ne angli keshtu qe anglezet se duan sepse ju u ka futur dy here , india si koloni angleze , anglezet sken ne gjendje qe te krijonin nje rrjet te tille ,suedeset per veq qe e krijuan nen hunden e anglezeve ne indi arriten dhe tjua shitnin ne angli , per qmimet qe kane IKEA ja vlen te besh pazar tek ajo si dhe ka gjera te lezetshme (mobilje )

  3. katarakti says:

    IKEA eshte e njohur ne te gjithe boten edhe per restorantet e saj low cost. Atje hahet mire dhe me pak para. Shume njerez shkojne atje te pakten nje here ne jave. Ne kete menyre Ikea i ben reklame vetes dhe shton klientelen e saj.

  4. Hans says:

    Nuk ka lidhje fare me Anglezet ceshtja!! Shiko per me shume informacion rreth origjines se parave qe themeluan Ikean dhe do te shohesh se cdo te dale!!!Vetem pasi ta kesh bere kete gje do te kuptosh pse Ikea e ka ne gjak ceshtjen e dosjeve!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje