Ministria e Jashtme reagon për vrasjet në Gostivar: Të hetohet ngjarja

2 Mars 2012, 12:34Kronika TEMA

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve disa ditë më parë në Gostivar të Maqedonisë.

Në një deklaratë për shtyp, MPJ-ja, duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve të dy shqiptarëve, ka dënuar vrasjen e tyre duke shtuar se ngjarje të tilla nuk konbtribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit”, përfundon deklarata.

Dy të rinjtë shqiptarë nga Gostivari, Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç u qëlluar për vdekje disa ditë më parë nga punonjësi i policisë Jakim Trifunovski, pas një zënke për një parkim në lagjen ku po jetonin.

Prej tre ditësh në Gostivar janë zhvilluar protesta kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë ndërsa është kërkuar që autori i vrasjes të vihet përpara drejtësisë.

10 komente në “Ministria e Jashtme reagon për vrasjet në Gostivar: Të hetohet ngjarja”

  1. Kopenhagen says:

    Uauuuu,
    Paskemi edhe Ministri te Jashtme ne?
    Po minister kush eshte?
    Ah po, eshte ai Hasan…. pordha

    1. Ylli says:

      kete kopenhagenin censurojeni, qenka kafshe fare dhe idiot me brire. Turp kur lejohen komente te tilla, ndersa flitet per ceshtje kombetare. rrugeçër

      1. Kopenhagen says:

        O yll i fikur,
        E kupton ironine ti, apo edhe klasen e dyte e more me veze.
        Ngaqe kemi yje si ti, kemi edhe egersiren si kryeminister.
        Fillo te lexosh o illi…

  2. Descartes says:

    Ishte koha e fundit qe SHqipria te jet shtet serioz.Ky reagim eshte fillim ne drejtim te duhur.

    1. elio says:

      Per cfare reagimi eshte fjala se mua me duket se eshte vetem shprehje bindje se maqedonet do veprojne drejt????

  3. Semani dhe Vjosa says:

    Ky Haxhinasto (Ministri jone i jashtem) eshte shume i vonuar per mbrojtjen e jetes dhe te drejtat e shqiptarve ne Maqedoni.
    Ky minister te ngreje edhe me shume zerin per vrasjet e 21 janarit. Vrasesit te dalin para gjyqit dhe jo te fshihen pas veprimeve te kunerligjshme te gjykatave.
    Te ngreje zerin per keto gjykata, qe me vendimet e tyre dhe Saliun jane bere pengese per integrimin e Shqiperise ne BE.

  4. Albani says:

    te gjithe qe kane mbaruar gjuhet e huaja ne ne kohen kur ky fare ministri nuk e harrojne se kush ka qene. Atehere ai mund te konsiderohej pa frike ne grupin e atyre individeve qe shoqeria ne fakultet i trajtonte si vemje me te meta medore. shume shume e perdornin per te mbajtur librat dhe sendet e tyre bashkemeoshataret e tij. Ne kuptimin e plote vemje dhe inferior i patjetersueshem. Epo nje njeri i trajtuar ne kete forme dmth si fundi i shoqerise, na del e na behet minister i jashtem. Imagjinoni sa i afte eshte te mbroje fatet e shqiperise ky sherbetor i Metes. Mier qe bota nuk shpall ndonje tender per te shitur shqiperine se kushedi per sa do e shisnin keta mostra.

  5. Shqiptar says:

    Deklarata e Ministrise se Jashtme eshte shume e vaket. Nder te tjera aty thuhet se dy shqiptaret “…u vrane me arme zjarri…” pa theksuar se ata u vrane nga nje polic maqedonas.

    Po “bindjen se ngjarja do hetohet me shpejtesi dhe transparence” ku e gjeti Ministria? Me sa kemi pare deri me sot, maqedonasit nuk nxitojne te hetojne me shpejtesi dhe transparence ne kesi rastesh.

  6. analisti says:

    Jo morr vllacko me pseudonimim Shqiptare,nuk mund ta thote fjalen polici maqedonas se pastaj prishen punet me bullgaret e maqedonizuar,qe me nje komshi si kan punet mire.Ministri kur vjen ne Shkup thote se ne me Maqedonine i kemi punet e shkelqyeshme,edhe ne presim se punet jane ne nivel.Shqiperia para pret te ndodhin ngjarjet e pastaj te iu kundervihet,e pastaj ne celular te iu thote:Shih ishte si shaka duhet te me kuptosh.

  7. enes says:

    zoti ne xhenet kta djemt iqoft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje