Kavajë, Rama: Mos rrini indiferentë, angazhohuni!

3 Mars 2012, 18:58Politika TEMA

300 të rinj u bënë pjesë e familjes së madhe socialiste përmes një atmosfere ngjitëse rinore, e cila përfshiu çdokënd që u bë pjesë e këtij takimi madhështor të Partisë Socialiste në këtë qytet. 300 të rinj kanë marrë kartën e anëtarësisë në PS në takimin e zhvilluar në Kavajë në një sallë që po derdhej nga lumi i të rinjve dhe ku flamuri kombëtar u shpalos gjigand.

Kryetari i PS, Edi Rama, nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë takim si dhe për shtimin e përditshëm të të rinjve në radhët e rinisë socialiste. Për Edi Ramën shtimi i radhëve të familjes socialiste me rini vjen pasi ata e shohin këtë forcë politike si mundësinë e madhe të ndryshimit për të ardhmen e tyre: “Plot të reja e të rinj po dhe të tjerë po na bashkohen përditë. Partia Socialiste është mundësia e madhe e ndryshimit për një Shqipëri të drejtë që punon”.

As në Kavajë nuk mungoi premtimi i secilit prej atyre që morën kartën sot. Por ndryshe nga çdo qytet tjetër ku janë zhvilluar anëtarësime të reja, në Kavajë Edi Rama ka marrë premtimin se secili prej të rinjve do sjellë jo dy, por tre të rinj në PS pas një muaji: “Më përcollën me premtimin se do të trefishohen brenda 30 ditësh duke sjellë në PS secili nga dy të tjerë dhe kam bindjen se do ndodhë.”

Në fjalën e tij që shumë shpesh është ndërprerë nga brohorimat e të rinjve Edi Rama ka vënë fort theksin te nevoja e përfshirjes në politikë: “Në rast se ata, dhe shumë ndër ata janë edhe këtu në sallë, janë mes jush, të cilët e bën të mundur ndryshimin që askush nuk e besonte në 8 maj në bashkinë e Kavajës do kishin thënë nuk dua të merrem me politikë, s’dua t’ja shoh bojën politikës, nuk dua t’ja dëgjoj zërin politikës dhe do kishin ndenjur në qoshen e tyre, ndryshimi nuk do kishte ardhur dhe bashkia e Kavajës do të vazhdonte të ishte në dorën e injorantëve dhe dallkaukëve që e lanë Kavajën 20 vjet të prapambetur, të varfër, të papunë dhe të pashpresë. Unë ju siguroj se e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Në rast se ju që sot bëheni pjesë e Partisë Socialiste do të sillni me vete edhe shumë të tjerë si ju, duke i ftuar të bëhen pjesë e betejës sonë për ndryshimin dhe duke i thënë të mos rrinë në qoshen e tyre, por të merren me politikë për të ndryshuar jetën e tyre, ne do të fitojmë për Shqipërinë, siç fituam për Kavajën.

Shumë kush nga ju mund dhe të thotë, dakord, ne e bëmë betejën tonë me Elvisin dhe ne e fituam Bashkinë e Kavajës. Ne jemi të gatshëm të flasim me miqtë tanë, me shokët tanë, me shoqet tona dhe t’i ftojmë dhe ata për të luftuar dhe për të fituar të drejtën për Partinë Socialiste që të qeverisë Shqipërinë. Por, mund të pyesni, pas kaq shumë dështimesh dhe kaq shumë zhgënjimesh, a është e mundur një Shqipëri ku secili të marrë atë që i takon dhe ku secili të paguajë as më shumë e as më pak por aq sa i takon në krahasim me atë që fiton. Unë ju them: Po! Është e mundur, sepse nuk është e mundur më një Shqipëri me 1 milion të papunë, nuk është e mundur më një Shqipëri e zhytur në krim dhe korrupsion. Nuk është e mundur më një Shqipëri e gjunjëzuar nga dhuna e injorancës. Nuk është e mundur më një Shqipëri e trembur nga pasiguria  e të nesërmes.

Edi Rama ka përçuar fort te të rinjtë mesazhin se një Shqipëri më e mirë dhe më e drejtë për të gjithë është e mundur duke u angazhuar të gjithë bashkë.

1 komente në “Kavajë, Rama: Mos rrini indiferentë, angazhohuni!”

  1. feniks says:

    Ju lumte KAVAJASVE!!!Po e tregojne me vepra se jane per DEMOKRACINE E VERTETE e jo per ate FASHISTE,qe instaloi Sali Berisha kleto 21 vjet!!E genjeu popullin e Kavajes duke u marre votat per deputet,por asgje nuk beri!!!Kavaja eshte po aq e varfer sa ka qene 21 vjet me pare!!!LE TE BASHKOHEN ME PS-ne se eshte nje parti,qe po e prezanton veten me QEVERISJEN E NDERSHME TE ELVIS ROSHIT SI KRYETAR BASHKIJE!!!TE SHPORRET BANDA KRIMINALE E SALI BERISHES NGA PUSHT-ETI,SE NA E KA BERE SHPIRTIN HELM DHE SOFRAT TONA BOSH!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje