Rama: Kjo qeveri nuk ka prodhuar kulturë, por aheng

5 Mars 2012, 22:05Politika TEMA

Në vijim të prezantimit të shtyllave të programit të ri të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, është mbledhur sot tryeza e Grupit të Punës për Kulturën. Duke folur në këtë tryezë, Rama tha se vendit nuk i mungojnë burimet njerëzore dhe eksperiencat, por deri më tani kjo qeveri ka prodhuar më shumë aheng se kulturë.

“Nuk na mungojnë burimet njerëzore, nuk na mungojnë eksperiencat pozitive, nuk na mungojnë as mundësitë për të qenë të lidhur me një botë që është shumë më e madhe sesa bota jonë e vogël, ku fatkeqësisht nga të gjitha aspektet e tjera, aspekti i kulturës është aspekti që ka vuajtur dhe që vuan më shumë. Është mishërimi i mediokritetit dhe i dritëshkurtësisë së qeverisjes dhe i paaftësisë së plotë të një sistemi të ndërtuar së prapthi, për të prodhuar më shumë sesa aheng dhe argëtim sa për të kaluar kohën apo ditën,” tha Rama.

Kryetari i PS deklaroi se Shqipëria nga pikëpamja e kulturës mbetet një fshat i izoluar. “Në rast se shohim bilancin e këtyre viteve, është e qartë që në pikëpamje të aktivitetit kulturor Shqipëria mbetet një fshat i izoluar, ku ajo çka mund të numërohet si veprimtari kulturore në një kontekst më të gjerë sesa kufijtë e vet gjeografikë, është tejet e pakët për mos të thënë plotësisht e mangët. E nga ana tjetër politikat tona kulturore janë aq shumë të izoluara brenda këtij fshati kulturor sa që zor se mund të shohësh qoftë edhe një përpjekje në tentativë për të pasur kooperimin kulturor në një nivel europian në axhendën e qeverisjes së kulturës,” tha Rama.

Kreu i PS u kërkoi pjesëtarëve të grupit të punës që të hartojnë politikat e nevojshme për ta bërë kulturën shqiptarë pjesë të një kulture më të gjerë, pjesë të kulturës evropiane.

Mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndryshojmë qasjen duke u vendosur edhe në politikat kulturore në kontekstin europian. Duke u vendosur edhe në politikat kulturore në kontekstin e një vendi që është në mes të Europës dhe që nëpërmjet kulturës, aktiviteteve kulturore, aktiviteteve me qasje krijimtarinë artistike, si edhe kujdesit për gjithë trashëgiminë kulturore, duhet të ndërrojë me patjetër edhe politikën ndaj kulturës. Duke qenë një vend që është në rrugën e integrimit europian, është përballë derës së Europës në përpjekjen për të marrë statusin e kandidatit në BE, Shqipëria nuk mund të jetë më një vend ku qeveria e shikon kulturën si aheng apo si thjesht argëtim në kohën e lirë. Por, duhet të bëhet një vend ku qeveria e shikon kulturën si shprehjen më kuptimplotë të shpirtit europian të shoqërisë, të vizionit europian për shoqërinë dhe të një misioni që në rast se shkon përpara me një vetëdije europiane dhe përmes jetësimit të një qasje europiane ndaj kulturës, padyshim mund të kthehet në një instrument shumë të fuqishëm për integrimin shpirtëror, për integrimin kulturor, për integrimin e bashkësisë sonë në Bashkimin Europian, si një bashkësi që e jeton kulturën europiane dhe këtu brenda kufijve të Shqipërisë,” tha Rama.

14 komente në “Rama: Kjo qeveri nuk ka prodhuar kulturë, por aheng”

  1. kontrapedali says:

    Lene rame , lene…

    Tani qe do te licencojme kurvat dhe do t’i pajisim edhe me NIPT , kam frike se do dalesh pa pune dhe mundet te akuzojne pastaj per evazion fiskal ! Prandaj nxito dhe ti dhe merr licencen !

    1. Aqifi says:

      Me qe na kujtove kurvat, mua me vajti mendja tek shprehja “fshati digjet, kurva krihet”. Shume e pershtatshme per punen qe eshte duke bere Edvini ne kete bicim opozite…

  2. Qerimi says:

    Po ti ca do PORDHOSH or Rame? Futi nje te humbur edhe ne 2013-ten ti ate bej se per pune tjeter sje.

  3. mali says:

    Aman Edi rama, parole,parole,parole, mjaft se na lodhe. Ty te ka humbur guximi dhe popullit durimi…………………..

  4. aliko says:

    O rama po ku rri me shtepi more kodosh. Kur thuhet qe kjo qeveri eshte kriminele dhe vret njerez perdite nuk ka vend te flitet per ahenge dhe per mungese kulture.

    Kur e kemi thene dhe sterthene qe eshte kriminele qeveri duket sikur akuzat e tua per mungese kulture tregojne qe ti se ke trurin ne rregull.

    Po ti more Rama po na hedh ca idera diskutimi per sporte dhe per kulture. Me sa duket te paska vene edhe ty Serbi ne levizje se po e shikon qe po deshton me Saliun.

    1. Lleshi says:

      Po me vjen keq per ju me thene te drejten qe keni ne krye at hajvan si Edi Rama.Vetem nje burrë do ta mbante te bashkuar PS dhe ky eshte Prof,Servet Pllumi.Por, legenat e nxorren ne pension dhe kaq.

  5. luis says:

    Ah na mbyten budallenjte.Keta komentet e Qerimit e te disa te tjereve me kujtojne ate shprehjen e famshme te Robert Ndrenikes ne filmin koncert 36 kur thote ‘deri kur do jetoj mes ketyre injoranteve’.
    Po a nuk e kuptoni se pa kulturen dhe artin modern ne nuk mund te behemi vend europian.Nuk vazhdohet me more njerez primitiv me muzike turko-arabe,greko-serbe e gjthfare rrymash idiote e as me folklor athua se jemi ne mesjete.Ne duhet ti pershtatemi artit modern europian pa e humbur idenditetin kombetar.
    Ja kjo eshte arsyeja pse duhet mbeshtetur Edi Rama sepse ai eshte i afte ta tjetersoje kete Shqiperi anakronike.

    1. kontrapedali says:

      Po me , mire e ke ti ! Si nuk na vajti ne menie neve ? Me tund b.ythen si zezak na duhet , ku Edi na ferko dhe Sale serbo-greku na pallo !

      Ohhh sa kam bothen e mir , shume me e dridh plako , shume me e dridh …!

      Kete lloj kulture ta mbaj per vete Ed Rama dhe Sala !

      Po para se te kercesh dhe kendosh , sdo buke stomaku dhe gezim shpirti …! Ku i kerkon keto Ed Rama , ne ferrin qe e ka emrin Shqiperi ?

    2. i verteti. says:

      Perse nuk i beri keto ndryshime z.rama kur ishte ne ministrine e kultures??????por u ”tall’me ligjin e autorit, dhe me ngritjen e teatrit te ri popullor…..’me beni edhe njehere NUSE,pa do ta shihni si nuseroje -thote fukarai, qe ka vetem 3000euro dhe banon me qera…'[me qesharak nuk ka]

  6. artibr says:

    bjeri defit ti se dasmen ta han te tjeret mere me leng se mishi mbarroj.

  7. alban says:

    Z. Edi Rama!

    Mjaft me thirrje te pazeshme. Udhehiqe opoziten, aty ne shesh, jo mbrapa dritares se zyres.

  8. Elsa Pema says:

    Vetem fjale ,fjale…..Mjaft Edi, populli e di c’fare po heq….

  9. APOKALYPSIS says:

    Gazeta perse me censuron?:
    Dhe nga te gjitha kommentet e mesiperme, allvanet nuk vonuan fare te vertetojne ne menyre absolute fjalet e Edit qe kot e ka i shkreti ….

    Sapo shpalosen nje nivel te vjen rende t’ua quash dhe nivel kulture, po nje nivel qe eshte per te qare e per te qeshur me te madhe me ta …

    Eh more Edi, me 1990-ti kishe endrra te medha, dhe po te kishe pak me shume shoke te ndershem, do kishe arritur shume se atehere kishe dhe nje bazament, nje popull shume me te ngritur e me te etur per Perendim..

    Po sot, pas turkoshakezimit dhe arabizimit e challmazimit sistematik qe i ka bere Sala me soj e sorrollope, me duket se e ke te kote … eshte shume e veshtire tashme te ndryshosh mendjet e mjekrosheve dhe challmave qe per ta kultura eshte ngritja e b..thes perpjete dhe te ngrenurit si derrat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje