Keto foto e terrorizojne
Pas nëntë ditësh Berisha kujtohet për 26 shkurtin e ekzekutimit të intelektualëve. Përdhos një tjetër ditë të rëndësishme për interesat e tij të çastit. Sulmon presidentin në ceremoni
Ky njeri është mësuar të përdhosë për interesat e tij personale çdo përkujtim a datë të shënuar në këtë vend. 61 vjet më parë, një grup intelektualësh shqiptarë u ekzekutuan pa gjyq pas një shpërthimi në dyert e ambasadës së Bashkimit Sovjetik. Më 26 shkurt 1951 u ekzekutuan 22 intelektualë. Por sot, nëntë ditë pas, Berisha është kujtuar të organizojë një përkujtimore për këtë ngjarje. Pse e bën me kaq vonesë? Sepse duket qartë se e ka tërbuar tryeza e opozitës me të përndjekurit, duket se e ka terrorizuar faktin se presidenti dekoroi disa të përndjekur në atë, e ka bërë sepse po sheh se të përndjekurit kanë ngritur një ‘grup të dhunës’ për të goditur zyrtarët e tij ish-komunistë dhe mbi të gjitha e bën këtë duke kujtuar se do të mbajë në këmbë akoma mitin e tij si antikomunist, që është shembur e thërrmuar. Dhe në këtë takim nuk la pa sulmuar presidentin Bamir Topi. “Ne vumë në krye të presidencës një përfaqësues që menduam se i përket të djathtës shqiptare, por ai sot nuk firmos ligjin për lustracionin. Madje thotë se nuk e ktheva se do më gjuanin me gurë,” tha Berisha. Dhe e kreu misionin e tij të dhunimit të përkujtimores.
Kështu veproi edhe në ditën e Besëlidhjes së Lezhës. Kështu veproi edhe me Kongresin e Lushnjes. Po përdhunon çdo kujtim e datë të shqiptarëve për të mbajtur gjallë diçka që ka vdekur.
Berishes mer la ika ngordhur kali por tani ene mizat nuk e lene rahat cfare nuk po bene por logarija nuk po i dele meduket se po shkone bashke me kalin ne hale te gamoreve.
– Me quajne Sali RAM Berisha i Vicidolit, dhe per pushtetet jam me i vendosur se Mubaraku.
Si quhet Berisha qe eshte ne krye te varkes? Varkar?
Në ’75-ën Berisha më tha: “të varet në litar”:
http://img28.imageshack.us/img28/1003/saliberishadhehysenshos.jpg
Me sa duket ,ka marre udhezime te reja nga Beogradi,qe te shkatrroi c’do ure lidhese mes shqiptareve me rastin e 100-te vjetorit te pavarsise.Keshtu po duken ne horizont,Mitrovica Republike serbe,dhe ne Jug,Himara Republike greke!Po shete edhe pasurite mbi dhe nentoksore,per te mbyllur ciklin e shkatrrrimit te shqiptareve.Nuk munde te lexojme gazeta dhe shohim tv-in,se na kap makthi i urrejtjes per ta zhdukur nga syte tane kete burrac te ndyre qe po c’nderon kombin.
Porosite dhe sjelljen nga Beogradi e beni Ahmet Zogu,eshe sjelljen dhe porosite nga Beogradi po i realizon me vendosmeri shoku i ngushte i Ahmet Zogollit,pra Sali Berisha,mire ben mbasi gjen nje popull te vdekur e siellet keshtu,se duhet terheq svarre rrugve te Tiranes.
kesaj i thone rite bucen te te haj koken.
pu ca zhurme do bej berisha kur te rezohet.
Si ka mudesi qe kjo parti demokratike,nuk ka me intelektuale,nuk te shkolluar,nuk Atdhetare,nuk ka njerez me dinjitete? Si mundet qe keta deputete te jene kaq te naive? frikacake,tradhetare te kombit te tyre?
A u ka mbetur ketyre njerezve qe terhiqen zvare si gjarperi nga nje njeri qe ka misionin e tij,perdhosjen e historise pak fare dinjitet?
Historia do ju quaje njerezit me te ulet e te uryer.Brezat do tregojne me gisht,si deputetet me alabake qe ka patur historia e kombit.Edhe ne diktature nuk ndiqej Enveri me kete bindje te verber.
Te persekutuarit e ketij kombi fatkeq jane sot njerezit me te pazote te nje bote moderne.Po si ka mundesi o ish te perndjekur qe besoni akoma sot e kesaj dite te nje njeri qe iu ka vrave,iu ka spiunuar,iu ka pushkatuar,iu ka perdhunuar dhe sot kerkon te jete pale ne kauzen tuaj (mendoni pak cfare favoresh iu ka bere ne keto 20 vjet).Shikojini keto foto te ketij sumqimit te vicidolit qe iu ka bere dhe po na ben lolon ne mes te botes.TURP T’IU VIJE VETEM PER GJAKUN E DERDHUR TE ATYRE QE PERFAQESONI.BUDALLEJTE E MEDHENJ TE KESAJ SHQIPERIE TE VOGEL.
mire sala ne ate kohe(ju te rijte nuk e njihnit)po mero e shum te tjere servile qe e bejne me vetedije sot servilllekun ne cfare kategorie ti fusim.per sa kohe te vazhdoje te ketete tille mostra keshtu do ju shkoje jeta
PO te pyes o ty komentues me emrin rini.fr -Ne italisht me te tille simbol theresin froshot,e kupton çdo te thote frosho o plako se e thuaj edhe vet ne koment qe nuk je i ri.Sa per servilizmat e MERO BAZES laj gojen o bajg.MERO BAZE e ka sulmuar balle per balle si EDI RAMEN(Ndoshta pa te drejte.Ky eshte mendimi im )ashtu si po ben sot kunder sali vrasesit.Dua te them se po te ishte MERUA servil sipas teoris suaj sot do te ishte me e pakta minister ne kete qeveri por:MERO BAZE eshte vene ne krye te luftes per demaskimin e vrasjeve,vjedhjeve dhe te shkaterimit te llahtarshem qe po i behet vendit tone.Por pse ti dhe te tjere si ti JENI QORRA ose beni finta si te tille,atehere eshte e drejta dhe detyra e gjith njerezve te ndershem t’ju tregoj per kete qe po ndodh ne Shqiperi,ndersa me komentin tend te mesiperm te me falni por SHqipetaret nuk fshijne as bythen.
Tunde koken tende fort,dhe pasi te kuptosh se nuk ke asgje brenda
shko dhe ze nje rradhe te blesh ca tru!sic beri nje shoku yt,por i pafat i ziu,pasi mbaruan trute shitesi vendosi te shese kunguj(ngaqe
rradha ishte teper e gjate,dhe nuk donte ti merziteshin klientet)dhe
nese ty te ndodh e njejta gje o rini.fr kenaqu me kungujt,fundja ke
dicka ne koken tende,kur ta tundesh nuk do jete me bosh…
ku i dihet,mbase e ka daten e sakt ai sepse ka qen vet ne pushtet ne ate kohe,,dhe ka qen ne brendesi te pushkatimeve….per kto gjera qe kane lidhje me pushkatimet dhe burgosjet ne kohen e tij kam mendimin se duhet ta besojme..
NUK DI NESE,SALI-BREKE-SKISHA,KY BUNKJERIST E KOOPERATIVIST,QE SOT DREJTON KOOPERATIVEN SHQIPTARE,PRETENDON TE JETE DHE NJE KOOPERATIVISTE I DJATHTE,FOTOGRAFIA TREGON,SE CILI,KA QENE E ESHTE,E NE SHQIPETARET E NDERSHEM,VAZHDOJME TE DEGJOJME PALLAVRAT,E KETIJ BAZHIBOZUKU E BIRBO.A MUNDE TE MARRIM KURAJON,NE POPULLI I NDERSHEM PER TE BERE NJE REVOLUCION DEMOKRATIK,E TE LARGOJME KETE BYNKJERIST E KOOPERATIVSTE BASHKE MEKELYSHET E TIJE.
shqiperia ka rene ne duart e barbarve dhe tradhetarve per 20 vjet..po nuk u zhduk nga politika ky sharaltan Vucidoli me kompni Shqiperia me keq do behet dhe 97 eshte e pashmangeshme ,vetem se kesaj radhe do derdhet me shume gjak nga ceta mercenareve serbe,kosovare dhe veriore qe presin urdherin e Sali Ram Berishes
ZHURMEMADHI BERISHA KA NISUR TE ZHURMOJE E TE PERDHOSE CILINDO QE AI E QUAN KUNDERSHTAR TE TIJ.KETE E TREGOI HAPTAZI NE PERKUJTIMIN E 568 VJETORIT TE BESLIDHJES SE LEZHES,KETE E TREGOI QARTAZI EDHE SOT QE PAS 9 DITESH ,U ZGJUA NGA GJUMI DHE “PERKUJTOI ” TE PUSHKATUARIT PA GJYGJ ME1951.BASTARDI BERISHA ESHTE MESUAR ME KETO ZHURMA DHE KERKON ME CDO KUSHT QE TE TERHEQ VEMENDJEN NGA GJENDJA AKTUALE NE SHQIPERI,DUKE E SPOSTUAR FAJIN TEK TE TJERET.VAJMEDET SE CFARE PO NA SHOHIN SYTE DHE PO NA DEGJOJNE VESHET !!!
Po i ofron fundi, mizat kan per ta ngrene, te gjith jemi te sigurt per fundin e tmerrshem te ketij te lajthituri.
Shko tek varri i Hysen Shoshorit e kerko falje pse lype litarin per te ne gjyq.Ik ore i pa moral dhe prit hakmarrjen e merituar te atyre qe i persekutove dhe vrave .Femijet jetime te Haklajve qe i vrave me duarte e UDB-se,po rriten dhe kerkojne hakmarrje.Familjaret e 4 deshmoreve te 21 janarit po mbushin armet per hakmarrje.Gjithmone nuk do jeshe ne kryeministri.Neser do endesh rrugeve si lypes idiot duke pritur hakmarrjen per krimet qe ke kryer.Poshte Krimineli idiot….Poshte Diktatura e injorances.
Ramiz Alia, para se te vdiste, ka lene nje shprehje te vertete se kush eshte Sali Berisha. Ai tha se jo vetem Saliun nuk e degjoi, por ai eshte nje zhurmues dhe kur i kercenohet pushteti, nuk lene gure pa leviz, qe te krijoje situata te paqena, dhe don te kapet mbas tyre, per te fituar ne kohe. Edhe kete gure te “forte”, por te shkremoqur, per te sensibilizuar vendin, nuk e perdor ne kohe, por vetem kur ia thote mendja. Se ka ndonje te persekutuar qe e dogjojne perseri, ndonse po ti kercenojne pushtetin dhe te dalin ne demonstrate, Saliu i djeg me benzine edhe ato qe kane mbetur dhe i dhimbsen si Hysen Shoshorit ne Sallen e gjyqit kur i tunde traktin qe kete ta varni ne litare. Nuk ja vlene te flitet me per kete monster,perderisa eshte dy here me vota te vjedhura. Ku e ka grupin parlamentare te Melises, per te pushkatuarit pa gjyqe te 3000 vetve te Gostivarit? Ka rrezik qe Sala ne tru, berthamat e qeliave nervore i ka aktive e pasive; ndoshta pasivja e sinjalizon qe te Gostivarit nuk jane ekzekutuar, por jane dekoruar. Nuk ka njohur kurr historia shqiptare te tallen me nje drejtues qeverie si ky dhe t’ja bejne pat pat nga mbrapa. Prandaj dhe Topi, kur krijoi bindje, e leshoi ne livadh, duke i thene qe me vjen keq, por eshte per te meshiruar! Faleminderit!
Sot jemi me 5 mars. Cfare na kujton kjo date pervec faktit, qe Saliu yne perkujton te pushkatuarit e 26 shkurtit 1951? Me 5 mars te vitit 1953 vdiq Stalini, ose me emer tjeter SATANAI i njerezimit. Qe vrau dhe likuidoi mbi 100 milione njerez gjate sundimit te tij gjakatar. Si vdiq Stalini? Degjoni o milet shqyptar i paditur nastradinin per nje histori te vertete dhe hapni veshet mire. Se keto gjera kane ndodhur edhe ne vendin tone. Dhe mund te ndodhin edhe sot ne kohen e demokracise anapolle te Saliut:
5 mars I VITIT 1953
Ne vilen e tij ne afersi te Moskes hyn sherbetori i besimit dhe e sheh BOSI-n komuniste te shtrire per toke duke gulcuar dhe duke nxjerre shkume nga goja. Therret me urgjence rojet dhe vjen mjeku i fundit i besimit, kopje toidhjo e Stalinit, por bashke me te vjen edhe Berja, ministri i tij i Brendeshem, me pas Molotovi, Hrushcovi dhe koka te tjera te Partise Bolshevike. Mjeku i besimit i jep Stalinit ndihmen e pare, por veren, se gjysma e trupit te Stalinit ishte e paralizuar. Dhe shenjat e jetes po shuheshin me minuta qe kalonin me veshtiresi. Pa vdekur akoma Stalini perfundimisht mblidhet me urgjenze Byroja Politike e Partise Bolshevike ku edhe fillon sulmi i ndersjellet. Stalinin e kane HELMUAR cirret Berja. Stalinin e ka HELMUAR Berja se do t’i zeje vendin ja kthen Hrushcovi. Molotovi perpiqet t’i ndaje dhe t’i urtesoje, per te mare vesh se cfare po behet. Nderkohe ne hetuesi gjendeshin gadi per pushkatim grupi ARMIQESOR i DOKTOREVE te Stalinit. Berja urdheroi prere per mjekun e besimit: “Raseni brenda kete armik dhe sillni doktorin e pare qe e mjekonte!” Doktori i lutej dhe i pergjerohej se nuk ishte armik dhe shkaktar i paralizes se Stalinit apo i helmimit te tij duke qare me denese. Dhe qan kaqe shume saqe acarron Berjen, qe nxjerr patllaken dhe e qellon direkt ne koke duke e lene ne vend. Vjen doktori i pare dhe konstaton edhe ai paralizen e rende te Stalinit dhe shton se keto simptoma jane edhe kur helmimi eshte kryer me bar miu. Pas disa oresh Stalini vdes. Te gjithe prisnin qe grupi armiqesor i DIKTOREVE te lirohej, por ndodhi e kunderta. Te gjithe doktoret e Stalinit u pushkatuan dhe u hodhen ne nje grope te perbashket, bashke me doktorin e tij te pare, qe konstatoi vdekjen e tij. Me kaq u mbyll edhe misteri i vdjekjes se tiranit me te madh te te gjitha koherave Josif Stalinit, por enigma e helmimit te tij akoma sot ne Bote hulumtohet dhe eshte objekt studimi i shkencetareve kureshtare.
Si ju duke historia e VERTETE e nastradinit per sonte o milet i pasitur prej Shqypnie? Se ajo ngjan si dy pika uji me 26 shkurtin e vitit 1951 ne tirane. Kur Enveri me urdher te sovjetikeve vrau eliten intelektuale te popullit tone. Prandaj edhe i ngaterron datat BOSI yne komunist Sali Berisha. Se i kujtohet si qau per baba Stalinin me 5 mars te vitit te larget 1953.
Sali, do te marresh nje detyre te vecante, do te hysh ne histori
Gati jam zoti Smith, vetem me thoni
Agjentet tane kane futur ne byrone politike, njerez te besueshem
Po pastaj zoti Smith
Ata kane pergatitur nje evidence me emrat me te besueshem per byrone
po pastaj zoti Smith
Aty eshte dhe emri jot si me i besueshmi
Falemnderit, po pastaj zoti Smith
Ti do te ngarkohesh me detyren me te veshtire
Faleminderit, po pastaj zoti Smith
Udheheqja keto dite ka ndermend te beje nje vizite ne Poradec
Po pastaj zoti Smith
Aty do te shkosh edhe ti, jo me pushime, por me pune
Faleminderit po pastaj Zoti Smith
Ti Sali, do te jesh motorri i misionit tone, se detyra jote do te jete shume e veshtire, por dhe e lavdishme, aleatet jane mrekulluar nga performanca jote, ne shkaterrimin e komunizmit.
Shume faleminderit, po pastaj
Sic te thashe, udheheqja do te dali per shetitje ne liqen, ti do ti sjellesh ne bregun tjeter, ku do te jemi ne.
Po si keshtu, zoti Smith, pastaj do te mendoje partija se u aratis shoku Enver.
Po kjo do te jete fitorja jone shoku Sali, nje aratisje e Enver Hoxhes me gjithe familje, nga Shqiperia komuniste, do ti jape nje goditje te papare partise se punes dhe komunisteve ne mbare boten.
Mire u be kjo, po pastaj zoti Smith
Me aratisjen e Enver Hoxhes nga Shqiperija komuniste, ti do te kthehesh perseri atje, per te zene vendin si nje kryetar i pazevendushueshem i partise.
Jooo zoti Smith, ata do te me bejne mua tradhetar, do te me varin, se keshtu ja u bejme ne armiqve, i cojme ne litar.
Jo Sali, degjo pak nga ne qe kemi pak me teper tru se ju shqiptaret. ti kur te kthehesh, do te deklarosh ne te gjitha gazetat dhe TV-te, se ai Enveri, ju kindnapuan dhe ju nxorren me pahir ne bregun tjeter, kujto ketu ate filmin me ate Ljarjen qe e detyruan te largohej me kater silirus, por ai me guxim, u kthye, keshtu qe dhe ti do te kthehesh ballelart dhe partija do te japi meritat qe te takojne, biles do te jesh me i besuari i tyre, kur ata te jene ne fund te ekzistences se tyre, ti do te jesh pastaj shpetimtari, se duke u bere ti nje udheheqes i larte, ti do tja shperblesh partise dhe njekohesisht, do te kesh cdo te drejte te demoskosh familjen e atij diktatori, qe ne historine tuaj tashme ai do te jete nje tradhetar i aratisur.
Shume mire tka shku mendja zoti Smith, po pastaj
Pastaj Sali ruju se do ta hash edhe ti si Enveri.
Thone (dhe eshte e vertete) se Historia perseritet ne shkalle spirale. 100-vjet me pare Plaku i urte i Vlores Ismail Qemali shkriu pasurine e tij (ishte bej) dhe perdori zotesine e tij diplomatike per te bere Shqiperine. Amen i qofte shpirti i Tij! Por kur pa se ky vend nuk mund te qeverisej dot ne menyre demokratike sic e mendonin Rilindasit tane, por vetem me ligjet e ashpra te kanuneve, tarafeve, vrasjeve, etj. sic vepruan Zogu, Enveri -prandaj paten edhe sukses- edhe sot Sala, u pendua, u menjanua, hoqi dore nga pushteti duke pohuar me mencurine e tij se ky vend, kjo Shqiperi qe u be nuk mund te qeveriset dot nga fshataret, opingaret… Atehere sot, mbas 100-vjetesh, si mund te drejtohet dhe perparoje nga maloket dhe shpellaret?
I mjere ky vend dhe te mjere ju!
Nuk quhet “varkar” po “karvar”
POSHTE TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE sali berisha ..
poshte diktatura berishiane ..
pranvera po vjen dhe bashke me te do marri me vete te gjithe tradhetaret e kombit SHQIPTARE ..
POSHTE DIKTATURA berishiane
TE KALLXOJME DHE DEMASKOJME GENOCIDIN ANTISHQIPTAR
– Te perkrahim propozimin e drejte te kryeministrit Sali Berisha… deri
ne instancen e fundit !
– Katranhura e 97-es, tragjedia e Otrantos, Gerdeci dhe
21 janari 2011 pjese e pandare dhe me e fresket e ketij
genocidi antishqiptar
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Propozimi dhe kerkesa e kryeministrit shqiptar Sali Berisha me 5 mars ne Tirane per ngritjen e nje muzeumi per genocidin shqiptar jane shume te drejta. Ato meriton jo vetem respekt dhe perkrahje, por edhe kontributin e te gjithe shqiptareve per kallximin dhe demaskimin e genocidit antishqiptar.
“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas” deklaroi Berisha ne fjalen e tij.
Eshte nje citim fjale per fjale i nje komenti tim te botuar para gati plot njezet vjetesh ne shtypin shqiptar dhe ate nderkombetar…
Vetem se deklarata e Berishes eshte teper e sakatuar dhe gjysmake.
Pse !? Ai ndalet deri tek fillimi i ketij shekulli, cka nuk eshte e mjaftueshme dhe as e vertete historike…
Pse!? Sepse gencodi eshte genocid pavaresisht nga kush dhe kur e kryen, pavaresisht nga ideologjia apo sistemi, pavaresisht nga koha dhe hapesira ne te cilin eshte zhvilluar.
A nuk eshte akt genocidi edhe vrasja e 26 dhe sakatimi i qindra shqiptareve te pafajshem ne Gerdec me 15 mars 2008!?
Se kush eshte autori dhe regjizori i ketij akti genocidi te mirefillte e ka shpjeguar me mire se kushdo gazeta me prestigjioze ne Bote ” The New York Times”, cka e di cdo shqiptar kudo qe ndodhet. Ata jane “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” duke folur hapur per Mafian qeveritare te vete Berishes.
A nuk jane akte genocidi dhe krime kunder njerezimit ekzekutimi, plagosja edhe torturimi i protestuesve paqesore kudo ne Bote per te drejtat e tyre themelore njerezore per nje jete me te mire e kunder korrupsionit te nje qeveria te sterkorruptuar!?
Se cila eshte aresyeja e ketyre akteve genocidi te mirefillte e dine jo vetem shqiptare, por edhe mbare Bota… Eshte pikerisht pangopesia e qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise, qe e kryeson vete Sali Berisha tash e gati 15 vjet.
A nuk eshte akt genocidi i mirefillte edhe urdheri per ekzekutimin e kater, per plagosjen e 27 dhe per torturimin pa vendim gjykate ligjore i mbi 131 protestuesve te pafajshem me e pas 21 janarit 2011!?
Pa eksponatet e deshmite e ketyre akteve genocidi te qeverise Berisha, pa harruar katrahuren berishiane te 1997-es qe shkermoqi shtetin shqiptar , pa harruar tragejdine e Otrantos ne te cilen i coi dhjetra fakira shqiptare politika e Sali Berishes cdo muzem kunder genocidit do te ishte i manget, i sakatuar dhe jo i vertete.
Historia eshte histori! Ate mund ta falsifikojne, mund ta shtremberojne perkohesisht, por kurre nuk mund ta ribeje asnje diktator, asnje tiran, asnje despot kushdo e kudo qofte ai!
Historine e ben vetem historia… Askush tjeter !