Dritan Prifti: Bamir Topi, shansi për të rikthyer në opozitë PD dhe LSI

4 Mars 2012, 23:51Politika TEMA

Deputeti Dritan Prifti në një intervistë  për portalin NOA.al, flet për zhvillimet e fundit politike dhe përballjen e tij meforcat kryesore që bëjnë politikën e vendit tonë. Pohon se Partia Socialiste është e vetmja forcë që ai mund të aderojë, e sheh veten larg LSI dhe thekson se objektiv i vetëm është nxjerrja e mazhorancës aktuale në opozitë.

Dritan Prifti thotë se mundësia që PD-LSI të kalojnë në opozitë është e djathta e re, duke theksuar seBamir Topi është një figurë bindëse për të përfaqësuar të djathtët e vërtetë në Shqipëri dhe shton: “Partitë e reja që po lindin djathtas, janë shpresa më e madhe sot për ndryshim, dhe largimin e Berishës”. Sipas tij, “ka ardhur koha që Berisha të largohet nga pushteti me të njëjtin mekanizëm që erdhi në pushtet”.

Sa i përket presidentit të ri, z.Prifti pranon se disa politikanë “e kanë filluar fushatën për President dhe kanë ardhur deri tek unë me kërkesë për votën time”. Pranon se “ndonjë prej tyre më pëlqen dhe mund ta votoj”. Kurse thekson se Fatos Nano nuk ka shanse në lojën për Presidentin. 

Së fundmi ju shohim të distancuar nga politika dhe nga prezenca në media, cilat janë arsyet?

Jam pak i lodhur me gër vëret e politikës së përditshme dhe kam preferuar të qëndroj i tërhequr pak.

Çdo politikan bën mirë që të gjej momente dhe të vëzhgoj nga larg ç’bëhet, të reflektoj për veten dhe të planifikoj me kujdes të ardhmen. Unë jam politikan që kur flas shkaktoj tronditje, turbullira dhe reagime tek të tjerët. Më shkoi jeta duke luftuar, dhe këtë kohë kam preferuar të bëj pak pushim, për të rimbledhur energji, forca dhe ri-zgjedhur një stratgji për të ardhmen. Do vazhdoj të qëndroj dhe pak kohë larg politikës së përditshme aktive.

Cili do jetë pozicionimi juaj politik, a do ketë një afrim sërish me LSI-në apo me ndonjë faktor tjetër politik?

Unë jam i pozicionuar në opozitë dhe s’kam asnjë plan të flirtoj me asnjë parti të maxhorancës, përfshirë edhe LSI-në. Kontributi im më i madh mund të jepet në Partinë Socialiste, por kjo mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurt që unë jam i majtë dhe do kontriboj vetëm majtas.

Cilat janë raportet tuaja me zotin Edi Rama, a keni pasur ftesë për të qenë në radhët e kësaj partie?

Me Edi Ramën kam raporte normale. Kemi biseduar dhe për kontributin tim të ardhshëm politik, por unë nuk jam i gatshëm të përfshihem në asnjë forcë politike për momentin. Mbas disa muajsh, do të duhet të ulem me Edi Ramën sërish për të folur në detaje. Unë nuk kam pretendime dhe as kushte për të ndihmuar Partinë Socialiste dhe opozitën. E ndiej për detyrë të kontribuoj për të sjellë opozitën në pushtet.

A keni menduar në ndonjë moment të largoheni përfundimisht nga politika, cilat kanë qenë arsyet?

Vitin e fundit kam menduar shpesh të largohem nga politika, sepse jam ndier i lodhur dhe i pakënaqur me lojën. Politika në fakt është shumë e pistë në Shqipëri. Nuk ka rregulla loje të drejta, nuk ka moral dhe nuk ka ndershmëri. Në Shqipëri politikën e kanë monopol 2 partitë e mëdha. Ato bëjnë ligjet që u duhen atyre, dhe jo Shqipërisë. Ato të vjedhin votat nese ti nuk je brenda tyre. Ato diktojnë natyrën e demokracisë dhe panoramën politike në vend. Në këto kushte, pa pasur mbështetjen e njerës apo tjetrës nga dy partitë e mëdha, nuk ke asnjë siguri karriere në politikën shqiptare. Unë nuk jam tip që i servilosem shefave të partive. Në këto kushte, mbetet opsion për mua të largohem nga politika aktive, t’i kushtohem jetës private, familjes dhe biznesit. Kam shumë projekte jashtë politikës, dhe nuk kam aspak frikë nga e ardhmja. Sido që të vijnë punët, unë do jem shumë mirë në çdo aspekt.

Në zgjedhjet e radhës që mbahen pas afro 1 viti, a do ju shohim sërish duke garuar për mandatin e deputetit?

 Nëse unë do vendos të jem përsëri deputet, nuk ka asnjë dyshim që mund të bëhem. Unë kam një rreth mbështetësish personal, kam votues që vijnë dhe votojnë për mua pavarësisht forcës politike që mund të përfaqësoj. Mund të bëhem deputet edhe nëse kandidoj si i pavarur. Për këtë jam i sigurtë. Por çdo gjë varet nga vendimi im.

Si ish kreu i METE si e shikoni situatën ekonomike në vend, a po e përballon krizën me sukses ashtu siç pretendohet nga maxhoranca?

Vendi është në një krizë besimi, që vjen për shkak të krizës politike të tejzgjatur, për shkak të krizës rajonale, por dhe për shkak të keqqeverisjes. Ekonomia sa vjen dhe përkeqësohet, sidomos për familjet me të ardhura të pakta dhe të mesme. Për këto shtresa jetesa po bëhet e papërballueshme. Të ardhurat në buxhet në 2 vitet e fundit janë pakësuar ndjeshëm. Investimet publike janë tkurrur në përmasa të frikshme. Nuk ndërtohen më shkolla, ujësjellësa, rrugë rurale. Nuk investohet në bujqësi. Projektet e infrastrukturës rrugore janë ngadalësuar dhe firmat nuk paguhen për punën e tyre prej vitesh. S’ka besim se kjo qeveri e ka situatën në kontroll, dhe se ka një plan të besueshëm për të ardhmen. Kriza e besimit, frika e investitorëve tek e ardhmja e vendit ka tkurrur ekonominë dhe po shton çdo ditë radhët e ushtrisë së të varfërve dhe të papunëve. Kështu nuk vazhdohet. Ky vit do thelloj krizën më tej.

Cili është komenti juaj për zhvillimet e reja politike, partinë e zotit Topi dhe Aleancën Kuq e Zi?

Për mua këto zhvillime në të djathtën shqiptare janë shumë shpresëdhënëse. Jemi në një situatë si ajo që krijoi dalja e LSI në vitin 2004. LSI ishte faktori i vetëm që bëri Fatos Nanon të humb zgjedhjet në 2005 dhe të kaloj në opozitë. Shqipëria kishte nevojë të largonte disa figura që s’kishin çfarë ofronin më në politikë dhe LSI e realizoi atë në 2005. Sot Shqipëria ka nevojë të largohet Berisha nga politika dhe Aleanca Kuq e Zi dhe partia që pritet të formoj Presidenti Topi, garantojnë humbjen e Berishës. Në këtë kuptim, partitë e reja që po lindin djathtas, janë shpresa më e madhe sot për ndryshim, dhe largimin e Berishës. Ka ardhur koha që Berisha të largohet nga pushteti me të njëjtin mekanizëm që erdhi në pushtet. E djathta shqiptare sot është e papërfaqesuar politikisht. PD-ja u kthye në një parti hermetike që mbron interesa klanore, dhe jo progamore. Bamir Topi është një figurë bindëse për të përfaqësuar të djathtët e vërtetë në Shqipëri. Ai ka treguar ndjeshmëri bindëse për shtresën e persekutuar të komunizmit, për shtresën e ish pronarëve, për shtresën e biznesit të madh dhe të mesëm shqiptar. Ai është një figurë e pakorruptuar, figurë e pastër intelektuale, politikan në eksperiencë të vyer 20 vjeçare, por dhe një njeri energjik dhe aspak konfliktual, që jep shpresë dhe i duhet të djathtës në vend. Kreshnik Spahiu gjithashtu ka bërë një punë të lavdërueshme me AK. Në skenën politike shqiptare ka vend për një forcë politike nacionaliste, që përtej servilizmit bajat politik të partive tradicionale politike, të ngrejë fort zërin për interesin kombëtar. Aleanca Kuq e Zi po e bën shumë mirë këtë dhe duket se është masivizuar ndjeshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale së fundmi është përfolur edhe kandidatura e zotit Nano për President, si e shikoni këtë kandidaturë a mendoni se do gjejë mbështetje? 

Nuk besoj se rikthimi tek figura që janë larguar nga populli me votë, do të ishte zgjidhje për Shqipërinë. Asnjë pazar politik, asnjë politikan nuk duhet të guxojë të riciklojë figura që populli i ka dënuar me votë në zgjedhje të drejtpërdrejta. Nuk besoj se Fatos Nano ka shanse në lojën për Presidentin, por kurrë nuk duhet thënë kurrë. Është shpejt për të folur për Presidentin e ri.

Vota juaj për Presidentin si do jetë, si opozita apo do keni vendim të pavarur?

Nëse do të jem pjesë e PS do votoj sipas vendimit të PS, por nëse do jem i pavarur, do vendos vetë në përshtatje me emrat që konkurojnë. Ka politikanë që kanë filluar fushatën për President dhe kanë ardhur deri tek unë me kërkesë për votën time. Ndonjë prej tyre më pëlqen dhe mund ta votoj

Kohët e fundit ju keni marrë një profil bamirësi, keni ndihmuar shumë familje të varfëra me ndihma, apo familje jetimesh me pensione mujore. Pse e bëni këtë?

Unë kam pothuajse 11 vjet në Parlament dhe votuesit i kam trajtuar gjithmonë si njerëz të afërt. Jam përpjekur të ndihmoj sa mundem në hallet e tyre. Janë me mijëra familjet që kanë marrë ndihmë prej meje në këta 11 vjet. Kam ndihmuar të sëmurë të kurohen brenda dhe jashtë vendit. Kam ndihmuar student të përballojnë koston e studimeve, kur familjet s’kanë mundur ti ndihmojnë. Kam dhënë pensione mujore për familje jetimësh, invalidë dhe persona me aftësi të kufizuara. Kam ndërtuar shtëpi për të pastrehët. Kam futur njerëz në punë. Kam futur njerëz në shkolla. Kam bërë jashtëzakonisht shumë për njerëzit në nevojë. Kjo është arma ime më e mirë në politikë. Po të tregosh dashuri, përkushtim dhe thjeshtësi me votuesit, ata nuk të tradhëtojnë. Une besoj në Zot, dhe e di mirë se çfarë është e rëndësishme për këtë botë, por edhe për botën tjetër. Ndihem mirë kur ndihmoj më të varfrit, më të dobtit, më të pafuqishmit. Bekimet e këtyre njerëzve që ndihmoj dhe besimi në Zot më kanë bërë të kaloj situata tepër të vështira në jetën time, duke filluar nga sëmundje të rënda deri tek beteja politike me kundërshtar shumë të fortë dhe fuqishëm. Nuk mund ta imagjinoni çfarë kënaqësie është kur i çon lopë dy prindërve të papunë në një familje fshatare me 6 fëmijë dhe pa tokë. Gëzimi në syte e këtyre prindërve është i papërshkrueshëm, sepse kanë siguruar qumështin, djathin dhe bukën për fëmijët e tyre. Bekimet dhe urimet e tyre nuk do ti shkëmbeja me asgjë në botë. Sa të kem fuqi, sa të kem mundësi, pavarësisht qënies time në politikë, unë do vazhdoj të ndihmoj të varfrit e këtij vendi të mbushin barkun me bukë, të shkollohen apo të shërohen nga sëmundjet e dhimbshme. Ata që nuk e kanë provuar, s’mund ta besojnë çfarë kënaqësie provoj unë sa herë që bëj mirë.

17 komente në “Dritan Prifti: Bamir Topi, shansi për të rikthyer në opozitë PD dhe LSI”

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Eshte mese e vertete qe, vetem Bamir Topi e shkatrron Berishen dhe PD-ne. Kurse ato socialistat, nuk kane ftyre te kerkojne votat tek populli sepse nuk dijne te mbrojne voten. Me Berishen nuk shkohet ne zgjedhje.

    1. turi says:

      Pjellave te diktatures u ka ardhur fundi dhe bashke me to edhe te gjithe sahanlepirsave te tyre.
      Se shpejti do te shikoni dhe degjoni te vertetat dhe skenaret e ketyre Djajve te politikes shqiptare.
      TE GJITHE NE RRESHT DO TJU VEJME ,OR KRIMINELA POLITIKAN,QE PO MUNDOHENI TE MBANI ME CDO KUSHT PUSHTETIN TUAJ GANGSTER TE KRIM KORRUPSIONIT.
      MJAFT ME,RICIKLIMIT TE PUSHTETIT TUAJ,MJAFT ME XHAKETAVE TE KTHYERA TE KOMUNIZMIT.
      MJAFT ME,MBRETERVE TE VETSHPALLUR SHQIPTAR DHE TRASHEGIMISE SE PUSHTETIT NE DUART E BIJVE TE TYRE.

    2. Petro says:

      Do shohim se si do ti mbroje votat partia e Bamitit! Bamiri dhe gjithe bamiret e tjere per vite me rradhe i kane bere Hosana saliut dhe tani e kuptuan qe saliu na paskesh qene i keq, ndersa sipas zoterote, socialistet qe kane qene perbale monstres gjithe keto vite dhe e kane katandisur ne nje krijese per tu tallur tashme, na qenkan te pa afte dhe te pa mertuar per te qeverisur. Hajde mendje hajde!

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Dritan, ka qene nje kohe qe te kam kundrshtuar edhe te kam urryer. Por, si nje kristian jam lutur Zotit qe te me fale per ofendimet qe kam bere ndaj teje sepse atehere ti ishe ne krah te Berishes. Te falenderoj qe ke ndihmuar te varferit dhe jetimet, ju e meritoni te rivotoheni ne zgjedhjet e arrdhshme sepse jeni shpirt njeriu. Rruge te mbare Z. Dritan ne misionin per te larguar Berishen dhe pislleqet qe e rrethojne Berishen!

    1. bullshit says:

      sa kristian i mbare qe je, ke qene te rrefehesh tek prifti mbreme?

  3. niku says:

    o tani a me duket mua apo ke heshtur ne lidhje me ilir meten
    ahhahhaha
    apo heshtja eshte miratim

    ti e di

    kot ske mbaruar ne haward ti

  4. Nora says:

    Respekte,Z.Dritan Prifti! I lexoj gjithmone komentet tueja ne lidhje me situaten ne Shqiperi.Jeni i mrekullueshem ,ne çdo rast gjej vetveten tek fjalet dhe mendimet tuaja.Nderim te veçante persa keni bere per vendin.Shembullin tuaj duhet ta ndjekin dhe deputete te tjere ,çfare presin ,çdo dite qe kalon eshte me e zymte per shqiptaret.

    FALEMINDERIT SHUME,JENI I MREKULLUESHEM,BETE SA MUNDET ,NUK JA DEL DOT VETEM, MAFIES SE SALIUT ,SIDOQOFTE JU FITUAT NE MENDJEN DHE ZEMREN E ÇDO SHQIPTARI ,JU KESHILLOJ TE RUHENI.MBARESI NE PUNEN TUAJ DO ME VINTE KEQ N.Q.S LARGOHENI NGA POLITIKA NE I LUSIM NJEREZ SI JU.

  5. Elsa Pema says:

    Tema pse nuk jep komentin tim,apo se nuk te pelqen qe Prifti eshte njeri pa vlera????

  6. geri says:

    Z Prifti kur i pish vete rregullat e lojes,mos prit ti rrespektojne te tjeret.

  7. Te gjithe jane pushta dhe te papergjegjshem.Boll tu preken interesat personale,kthehen ne bisha.Pse o zotni….. nuk ishe ti qe mbajte ne shtet VRASESIN BERISHA?????????????????

  8. agbi says:

    Tema ,me respektin me te madhe per ju , ku eshte komenti i djeshem i mesnates ? Nuk dua te besoj se ka filluar seleksionimi.

    1. Dean says:

      Faktikisht Ka Filluar.
      Te gjitha komentet kunder Dritan Priftit nuk jane lejuar.
      Edhe ne qe kemi iluzione.

  9. piperi says:

    nuk ja vlen te jepni intervista te ketij personi se i ulni vlerat gazetes tuaj. Kush na flet per moral ai qe na tregoi se si mund te beheshe i pamoralshem brenda ores ne ate qershor te 2009.

  10. Populli says:

    Me kete Dritan Prifti e vulos perfundimisht hipotezen, qe eshte vegla e Sali Berishes, kuptohet per ata qe kuptoje se cfare do te thote kjo!! Hahahahahaha, sa tallen keta!

  11. anticensurë says:

    o hajdut i penduar!
    e vetmja rrugë për rrëzimin e berishës kalon nëpërmjet tytës së pushkës!e vetmja është rrevolta,të tjera rrugë nuk kupton i çmënduri!
    ti përpiqu të gjesh ndonjë vënd tek topet e topit që të vazhdosh vjedhjet e tua!
    kur marrin mendime nga ty?!? vaj medet merret mënd nga xhepisti i penduar!ti duhet të ishe në burg o legen e jo të flisje nëpër gazeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje