Incidenti me Topin, Protokolli i Shtetit bën përgjegjëse Bashkinë e Lezhës

4 Mars 2012, 15:39Politika TEMA

Protokolli i Shtetit  sqaron se aktiviteti i mbajtur ne Lezhe, me 2 mars, me rastin e 568 vjetorit te Beselidhjes se Lezhes, ka qene ideuar, organizuar dhe menaxhuar  nga Bashkia e qytetit Lezhe.  Lista e pjesemarresve, ftesat dhe lista e folesve jane bere dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka patur te beje aspak me Protokollin e Shtetit.

Protokolli i Shtetit vepron mbi bazen e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise dhe ne zbatim te tij mbikqyr mbarevajtjen, nga ana protokollare, te aktiviteteve ku marrin pjese personalitetet me te larta te shtetit shqiptar, perfaqesues te shteteve te tjera dhe te trupit diplomatik.  Ne kete kuader, Protokolli i Shtetit ishte i pranishem ne aktivitetin e pervjetorit te Beselidhjes se Lezhes. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qene ne kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik ne Tirane, lidhur me vendosjen protokollare te personaliteteve sipas hierarkise shteterore te percaktuar ne ceremonialin zyrtar.

Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen qe ne raste te perseritura, sic ishte edhe rasti i pervjetorit te pavaresise se Kosoves, eshte perfshire ne diskutime mediatike dhe politike per gjera qe jane jashte detyrave te tij te percaktuara me ligj. Edhe ne rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit te Shtetit ka qene  ne perputhje te plote me Ceremonialin zyrtar te Republikes se Shqiperise.

9 komente në “Incidenti me Topin, Protokolli i Shtetit bën përgjegjëse Bashkinë e Lezhës”

  1. Lex Rex says:

    Drejtori i Prokollit Ermal Dredha ka telefonuar Z. Xhaxhiu (kabineti i Presidentit) nje ore perpara fillimit te ceremonise ne Lezhe prandaj kjo deklarate eshte ne e turpshme se ajo e deputetes Hoti.

    1. lojtari says:

      Loje me kungulleshka nga kungulli Sali.

    2. Cfurku says:

      Vetem nje injorant si Saliuuuuuuu mund te emeroje drejtor protokolli nje person me mbiemrin “dredha”. Nje soj si te emerosh kryeguzhinjier te pallatit qeveritar nje person me mbiemrin “kaka” ose “bajga”.

  2. mire beri protokolli i shtetit qe sqaroi e kujt eshte pergjegjsia. nqs kjo esshte e sinqerte tani radhen e ka kryeministri, te shkarkoje kryetarin e bashkise se lezhes ose ky nicident eshte organizue nga kryministri berisha dhe gruaja e tij politike zhgaravina topalli. le te presim te gjithe.

  3. ilir says:

    dmth protokolli i shtetit nuk e mohon faktin qe i eshte heqe fjala Topit, por tja le bythes Bashkise se Lezhes axhenden e ceremonise…hahahah, keshtu eshte kur ia hape gropen tjtrit se gjithmone do biesh brenda vete, edhe kete i bene gjerat aq trashe sa skane as kane sesi ti justifikojne…

  4. alfredi says:

    Kesaj i thone dridhe ta dredhim pa sale e topalle te mos ngelim.

  5. Gjini says:

    Presidenti asht tue luejte lojen e Berishes ,por pa top perpara.Bamiri po qe se asht kunder Berishes i mbledh ato kater-pese qyqare deputet dhe e voton kunder Berishen ne Parlament e jo rrin ne sofa e han qofte Tirane , lloqe Kavaje e tave Elbasani!
    Pse pret perfundimin e mandatit te tij?
    Berisha e din se presidenti i ardhshem duhet me kene konsensual dhe tash me Topin jane tue luejte lojen si kundershtar dhe si te tille ,ai te marre miratimin e opozites se do te perkrahet nga ajo ne votimin per President dhe neser sa ti marre keto vota Berisha ka me kene njeriu ma demokratik ne bote,pra ma konsensuali.
    Presidentin e zgjodhi ai me konsensus!!
    Kjo asht loja dhe opozita nuk duhet me ra ne lojen mashtruese te Topit dhe Berishes.Topi po qe se asht kunder Berishes e rrezon tani dhe jo ma vone.
    Opozita kujdes lojen e mashtrimit!

  6. lola says:

    Institucione qesharake, c’fare te prese Shqiperia, por si cdo gje ne bote ka nje fund, por i pardesyve eshte me i turpshmi!

  7. FATMIR says:

    Protokolli i Shtetit Shqipetare ka kryer punen me se miri dhe ne baze te pergegjesive qe ka,kurse sa i perket drejtorit te protokollit eshte shum nice dhe me pervoj te gjate protokollare keshtu qe nuk dyshoj aspak ne aftesit e tija.

    Suksese Protokollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje