Vendet më të rëndësishme të BE bashkohen kundër... kandidatit socialist në Francë

3 Mars 2012, 19:32Politika TEMA

Vendet më të rëndësishme të Bashkimit Europian kanë vendosur që të bëjnë aleancë kundër kandidatit socialist në Francë. Sipas informacioneve të Der Spiegel, Angela Merkel ka arritur të bashkojë me një mendje kryeministrin italian, atë spanjoll dhe atë britanik. Asnjëri prej tyre nuk do e presë Francois Hollande në zyrën e tij. Dhe arsyeja nuk është se këta të katër kanë simpati për Sarkozy, por më shumë i druhen premtimit të Hollande se do të rishikojë paktin fiskal të nënshkruar mes 25 vendeve të BE-së.

Edhe kryeministri britanik, David Cameron, që nuk e ka nënshkruar këtë pakt, sërish dëshiron që Sarkozy të jetë në pushtet.

Në sondazhe, Hollande udhëheq qartë ndaj Sarkozy.

32 komente në “Vendet më të rëndësishme të BE bashkohen kundër… kandidatit socialist në Francë”

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Populli do te votoje kunder Sarkozyt anyway!

    1. Tani97 says:

      ke ndonje te dhene qe ne s’e dime? apo thjesht proletariati s’ka kufinj?

      1. Adi says:

        Po lexoje artikullin mor shqiptar, ne sondazhe Hollande eshte shume perpara. Pastaj a vure re se ci bene francezet Sarkozid para pak ditesh? E zune me veze dhe e bene te ikte me vrap…Ka popull Franca jo bageti ripertypese si ne Salistan

        1. EdiRuci says:

          Holland eshte shume (pak) perpara.Kjo i mjafton te humbase…
          Sallaket e Shqiperise nuk e ndihmojne dot. Sa keq !

          1. Adi says:

            Ti qenke me psikozen e Vucdolit mor njeri.Je nga ata qe ju jane thare dy gishat perpjete si kercunj, nderkohe qe skeni buke te hani.Eshte po ajo psikoze qe e ka katandisur vendin ne koshin e plehrave te Evropes dhe Ballkanit.Popullariteti i Sarkozit eshte pertoke(popullarititei me i ulet i nje presidenti ne historine e Frances)

            http://illyria.proboards.com/index.cgi?board=shqiperiaalbania&action=display&thread=33400

      2. Kalorsi i zi says:

        Tani97,
        Kam vene re komentet e tua dhe jane objektive. Por eksperienca e popujve ka njohur dy diktatura, ate te komunizmit ku ”atdheu” mbi te gjitha, qe krijon nje bashkejetese mbase te varfer por solidere reth nje ideali ideologjik ku shteti vendos per te ardhemen e cdo qytetari.
        Diktatura e kapitalizmit liberal ku ”leku” eshte mbi te gjitha dhe individi multimiljarder shikon femijet e popullit tij te vdesin por gjeja e pare qe ben eshte te shpetoje lekun. Ku eshte e verteta ?
        Socializmi Francez ka treguar se qendra e dy ideologjive eshte ajo qe i sherben te dy sistemeve.
        Cfare thote F Hollande ? Te gjithe ata qe marin me shume se 1 milljon E ne vit te taksohen 75 perqind . Dmth, ne kete krize, roli i cdo qytetari eshte te tregoje civilizem. Nje futbollist qe mer 4 miljon E ne vit i ngelin mbas taksave 1 miljon E.
        Te mos harojme se ne USA ishin te Taksuar 80 perqind lojtaret e futb amerikan.

    2. Argita_B says:

      Pikerisht, ketu qendron problemi, se populli do te votoje kundra Sarkozy e jo pro Hollande, te njeten gje qe beri dhe populli dele shqitar, kur votoi kunder Nanos, e jo pro Berishes, rezultatin e dime te gjithe.

      1. Edi Detroit says:

        Ose sic mund te ndodh me 2013, kur shqiptaret te votojne kundra Berishes, por jo pro Rames.

    3. EdiRuci says:

      Holland nuk fiton dot kunder europes. Edhe sallaket shqiptare nuk e ndihmojne dot. Sa keq !

    4. une jetoj ne france qe kur ika me ambasadat nga tirana me 1990, dhe sinqerisht nuk kuptoj se cfare duan merkel apo kamerun apo edhe ndonje tjeter pas tyre me francen dhe me zgjedhjen e popullit francez qe jeton me mire se cdo popull tjeter ne europe. dikush do me thote me mburrje se gjermania eshte numri nje i ekonomise europiane dhe franca numer dy, e si jetokan francezet me mire se gjermanet dhe pale te tjeret. po gjermanet kane ekonomine numer nje, por nuk dine te jetojne sic jetojne francezet dhe kete e kam pare e provuar vete gjate ketyre afro 22-viteve qe jetoje ne perendim, ne france kryesisht, por kam punuar e jetuar me periudha edhe ne disa vende te tjera perfshi edhe gjermanine se me eshte dashur te ndjek projektet e kompanise ku punoj. sa per ate qe sakozy do shkoje ne te semes dhe pas tij dhe lidere te tjere te europes qe e cuan europen ne kete prag katastrofe ekonomike. e kjo siper inatin tone qe ikem nga shqiperia si kundervenie ndaj te majtes se asaj kohe, tregon se si e majta dhe e djathta europiane jane nje mut i ndare pergjysem, por qe eren me te rende e mban e djathta edhe pse e mban veten per me te pasur dhe me demokratike (nje fallsitet i jashtezakonshem i demokracise nga nje pjese jo e vogel e te djathteve europian qe jane kthyer ne mafia, po po ne mafia, mjafton si po reagon me rregjimet neo-diktatoriale mafioze vrastare dhe hajdute aktualisht ne tirane dhe prishtine, duke i toleruar keto rregjime tashme anti-demokratike totalitare sa ska me ku te veje, sepse jane te djathtet ne pushtet ne shumicen e vendeve te europes qe jane te lidhura me mafien ne pushtet ne keto dy vende te pakten). sa per te majtin francois hollande ai eshte qe tani disa here me i mire se sarkozy qe eshte presidenti me karagjoz i frances ne histori deri me tani dhe puthadori i peshtire i angela merkelit, e cila nuk ka asnje vlere lideri, sepse eshte vete gjermania me potencialin e saj vete qe eshte ne krye te ekonomise europiane dhe jo kjo ish-zysha e fizikes e gjermanise-lindore qe mban gjermanine. kete e thone te gjithe gjermanet haptazi dhe pandrojtje, se kushdo te ishte kancelar i gjermanisegjermania do ishte kjo qe eshte super-potence ekonomike ne europe, sepse vete gjermanet jane te rregullt e serioz me gjithcka e nuk bejne vetevjedhje te vendit te tyre si politikanet e pushtetaret e shumices se europes, ku greqia dhe italia zene vendin e pare dhe kete smundje ja futen dhe shqiperise dhe kosoves. keto te dyja shqipefoleset e ballkanit i pret per pak muaj nje krize e jashtezakonshme ekonomike dhe europa nuk do ndihmoje si deri me sot me, sepse ska me tolerim. brandaj o bashkeatdhetare ne shqiperi se pari me intereson me shume, mos prisni me por largojeni me cdo mjet e sakrifice pushtetin aktual mafioz (mos pyesni me per asnje nderkombetare europian apo edhe amerikan se vetem ju mshtrojne nen parrullat e leksionet demode te tyre per tju mbajtur nen-diktature) dhe sekuestroni gjithe pronat dhe parat e politikaneve dhe pushtetareve aktual te cilat jane disa miliard dollare apo euro, ndryshe do perfundoni me keq e me keq se greqia.

    5. PARAK says:

      Eshte vertet e cuditeshme te veresh se edhe pas 20 vjetesh te renies se nje rendi superideologjik ne Shqiperi, perseri shumica e komentuesve ne forumet shqiptare, pra shumica e shqiptareve te interesuar dhe te ndjeshem ndaj zhvillime politike e shoqerore ne vend dhe ne bote, jane te prirur te rreshtohen ne menyre ideologjke. Kjo verehet edhe ne rastin e zgjedhjeve ne France, ne prote dhe kundrat me Sarkozine. Nderkaq, me ndonje perjashtim te rralle, nuk shihet se cfare ndikimi do kete per interesat e kombit shqiptar humbja e Sarkozise dhe fitorje e Holland.
      Po, eshte e vertet se Sarkozi perfaqson te djathteh franceze dhe boterore, perfaqson kapitalin e madh, korporatat, bankat dhe oligarkine farnceze dhe boterore. Por, shqiptaret duhet te mos harrojne se Sarkozi eshte vendosmerisht ne nje linje me USA-n ne Ballkan dhe Kosove, qe do te thote ne kete kohe, ne nje linje me interesat jetike te shqiptareve.
      Mos prisni qe Holland te jete egzaktesisht keshtu dhe, kam droje, do filloje te peshoje me shume nga Serbia.
      Vini re se hapat mbrapa te Kosoves 2 vitet e fundit po behen se Administrata e Obames nuk eshte edhe aq agresive ne Ballkan, duke i hapur rruge lobimit serb ne rrethet europiane pro serbe. Nje administrate republikane ne USA do te kishte me ne prioritet Ballkanin dhe Kosoven, pra me pro interesave shqiptare ne kete zone.
      Duke thene keto, nuk do te thote se parapelqej te djathten ne bote, aq me pak ne Shqiperi. Personalisht mendoj se nje shtet me fytyre sociale duhet te jete e ardhmja e qeverisjeve kudo ne bote. Por kjo nuk me pengon te shoh se kush eshte interesi imediat i shqiptareve dhe nje “Sarkozi” i djathte, sot me intereson me shume se nje “Holland” i majte dhe tamam per kete, po te kisha te drejte vote ne France, do te votoja per kete “Sarkozi”. Te njejten gje do te beja ne USA.
      Kritikeve te mi do tu thoja se nese Hollandi socialist do te ishte si Bleir-i laburist apo si Klinton-i demokrat do te votoja per Holland.
      Pra,thelbi, do te votoja per interesin kombetar shqiptar. Tamam per kete, sikur asgje tjeter monstruoze te mos kishte bere Berisha, do votoja per Aleancen Kuq e Zi dhe do ta flakja ne plehra Berishen dhe PD e tij koloboracioniste me interesat greko serbe ne Shqiperi.

  2. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Kjo situate me kujton kualicionin e mbreterve te Europes kunder Frances revolucionare ne kohen e pas revolucionit te 1789.
    Ky kandidat ka shpalosur, ne emer te partise se tij, mjafte ide konkrete e te argumentuara qe ne nje menyre apo ne nje tjeter vene ne pikpyetje mjafte nga parimet baze tradicionale te sistemit ekonomiko financiar ne perendim. Eshte kjo arsyeja qe qeverite tradiconale europjane( por edhe ato amerikane), me ne krye qarqet financiare(mund te lexohet bandat financiare) kane formuar nje koalicion te pashpallur kunder ketij “aventurieri”. Ne fakt, e majta franceze kerkon ta zgjidh situaten e krizes duke shkateruar tabute dhe duke i dhene me shume frymemarrje aktivitetit politiko ekonomik qe fuqizon prodhimin ne te dy anet e tij, ne gjallerimine krahut te punes dhe nje zhdervjelltesine e shtrirjes se bisnesit prodhues atje ku nevojat jane akute( pavaresisht normes se ulet te fitimit ?!!i). Natyrish , ne kete projekt program jane parashikuar edhe mjafte masa sociale qe prekin buxhetin e shtresave te pasura. Vet Sarkozi parashikon taksimin e te pasurve por pa e shoqeruar kete me masa te tjera qe favorizojne fuqine prodhuese, njerzore dhe strukturore.
    Une besoj se zgjedhesit revolucionar francez do fitojne kunder ketij koalicioni te ftohte. Bota kerkon zgjidhje dhe projekt programi i te majtes franceze, ne kete rast eshte nje perpjekje serjoze per zgjidhjen e problemeve te mprehta qe kercenojne njerzimin sot.

  3. Tironci Lugano says:

    Kur te kalohet ne raundin e dyte te votimit Zonja Le Pen do ju beje thirrje simpatizanteve te saj te votojne per kanditatin e djathte,E ketu mbyllet.

    1. aline says:

      “Zonja” Le Pen e kaa deklaruar tashme se per ke do bej thirrje per te votuar ne raundin e dyte : PER ASNJE NGA KANDIDATËT !

      Por edhe sikur fashistet (le pen) te votojne me se shumti per Sarkozy ne raundin e dyte, TE GJITHE SONDAZHET e konfirmojne fitoren e Hollande ne kuotat 58% me 42% (ne rastin me te mire per Hollande), dhe 54% me 46% (ne rastin me te keq, per Hollande).

      Filmi ka mbaruar. Sarkozy do te hidhet ne plehrat e Historise !

  4. katarakti says:

    Nga nje ane ndodhen perfaqesuesit e bankierve te Uoll Stritit, te shumekombesheve dhe korporatave nderkombetare, te FMN-se, Bankes Boterore, te kapitalit te madh nga ana tjeter ata qe ende besojne te demokracia, pra te e drejta e popujve per te vendosur vete per fatet e veta. Lufta e ardhshme, siç thone Xhorxh Soros dhe Zhak Attali, do te jete ajo ndermjet kapitalit dhe demokracise! Me poshte po ju kopjoj nje pasazh te marre nga nje artikull i djeshem i Perparim Kabos (e drejta e autorit): “Globalimi Imperial i Tregut” nuk pyet fort për mbarëvajtjen e Demokracisë! Largimi mes tyre të lë përshtypjen e një divorci të pashpallur prej kohësh. Siç shkruan Xhorxh Soros në librin e tij “Kriza e Kapitalizmit Global”, e citoj: “Që të themi të vërtetën, lidhja e kapitalizmit me demokracinë, në rastin më të mirë është e brishtë. Kapitalizmi dhe demokracia u nënshtrohen parimeve të ndryshme. Pikësynimet janë të ndryshme: në kapitalizëm, objektiv është pasuria, në demokraci është autoriteti politik. Kriteret, me të cilat maten pikësynimet, janë të ndryshme: në kapitalizëm njësia matëse është paraja, në demokraci është interesi publik…”
    Bashkimi i Fuqive te Medha kunder socialistit francez shpreh thjesht deshiren e kapitalit per te vene poshte demokracine, pra interesin e popullit.

  5. inf says:

    Jane bashku hajdutet e BE me Kryetarin e Hajduterve te BE N.sarkozi nji ish emigrant i ardhur nga hungaria baba i vet, njeri palaço i perzjere ne te gjitha hajdutlliqet qe ka pa ndonjiher Franca njeri pa moral merr nji kurve e ler nji karakurve nji delenxhi dhe inatçorr qe i vuri flaken Frances para kater viteve njeri qe ka vjedh dhe ben kerrdine ne Parate e pista nji mashtrus qe ginjen dhe grune e vet per kolltuk.
    Ky hajdut me Damke qe kur i dha Greqise nji borxh bashke me merkelin dashnoren e tij, per 10 Miliard EURO e detyrun te bleje arme te Fracezet dhe Gjermanet dhe 10 Miliard u bene rrush e kumbulla per te mbush bythen e ketyre dy hajduterve me Damke.
    Nuk fiton sarkozi nuk eshte e mundur i ka dale kallai na te kater anet
    Franca nuk eshte Albani Francezet shofin jeten dhe bashkohen per nji jete me te mire ,kto jane Patrite Popullore qe e derguan BE ne ket Derrexhe qe BE ka Falimentu njiher e pergjthmon.

  6. danaos says:

    Per te gjithe ithtaret e se majtes franceze dhe shqiptare, mos harroni se presidenti Sarkozi ishte i pari qe e perkrahu dhe e njohu Kosoven shtet te pavarur,ishja e kanditatit socialist ish kandidatja e majte perball Sarkozi para pese vjetesh i beri bisht pyetjes per pavaresine e Kosoves, socialisti Zapatero deklaroi hapur se Spanja nuk do e njoh kurr nje shtet si Kosova, ne fakt atdheu i internacionalisteve majtist eshte Rusi vellai i madh i Serbise,

  7. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Danaos
    Ketu behet fjale per parime themelore te shoqeris njerzore dhe jo per interesa nacionaliste.Ketu luftohet ne nje terren teper fondamental per njeriun, perfshi ketu edhe shqiptaret pa perjashtuar kosovaret.Ne se parimet mbi te cilat e majta franceze ka ngritur projektin e saj zgjidhin krizen qe ka mberthyer sistemin dhe kesisoj jane te verteta dhe te sinqerta, nuk mund te thuhet se ato nuk jane te tilla sepse e majta fraceze ka abstenuar ne çeshtjen e Kosoves.çeshtja per te cilen behet fjale ketu e perfshine ne menyre te pashmangshme edhe interesin e popullit te kosoves por çeshtja e Kosoves nuk mund te jete nje gur prove per interesa kapitale qe lidhen me mbare njerzimin.Natyrisht qe kjo nuk do te thote qe per interesat te tilla mund te falen padrejtesite historike ndaj nje populli.Pra keto nuk jane dy probleme qe ballafaqohen por brenda me te madhit integrohet ne menyre indirekte edhe tjetri.
    Nderkohe ju keni bere nje lidhje te gjysmuar, sepse po ta vazhdoje arsyetimin sipas se cilit ju dilni ne perfundimin qe te majtet jane ruse”te kuq” pra po ta vazhdoje do te dilje ne perfundimin me te larget qe edhe ruset na qenkan francez(ne pikpamje) sepse dihet qe idete socialiste dhe komuniste kane lindur dhe jane provuar per here te pare ne France.

  8. Ne cdo vend Socialistet jane dembel , pasurohen duke fjeture , kete e kemi provuar nga socialistet ne Shqiperi qe ju fryheshin llogarit Bankare brenda nate

  9. plaku says:

    Djema, me lejoni te them keto gjera :
    – Ne librin e tij te fundit profesor Tremonti thote se, dalja e sigurte nga kriza e tanishme eshte qe te behet ajo qe beri Ruzvelti ne vitin 1929 me planin e tij te famshem New Deal. Pra Tremaonti propozon :
    a.- Te ndahen bankat e investimeve nga bankat klasike qe japin kredi per ekonomine reale. Ligji Glass-Steigl.
    b.- Te vendosen rregulla te forta per reduktimin maksimal ose ndalimin e spekulimeve financjare.
    c.- Te futet paketa e rregullave te forta per bankat.
    d.- Mbi te gjitha te behet nje program i fuqishem i investimesh konjukturale per sektore te ndryshem publike si rruge, ura, shkolla etj. Kete sugjeron sidomos Tremonti per Greqine. Ndarja e 130miljardeve te paketes se dyte per Greqine do jete :
    – 35,5 miljarde Euro per bankat gjermane dhe franceze kthim borxhi plus interesi.
    – 23 miljarde Euro per bankat greke te cilat kane nevoje per rikapitalizim.
    – 30 miljarde Euro per FMN, kthim borxhi.
    – 6 miljarde Euro per qeverine greke qe te mbylli faturat e hapura.
    – 30 miljarde Euro per normat e interesit per borxhet e mbetura.
    Pra per popullin grek asgje.
    Tremonti thote se keto pika te tija jane futur ne programin e zgjedhjeve te socjalistit Hollande. Une i lutem zotit qe ai te fitoje se keshte i hapen shanset e zgjidhjes demoktratike te krizes. Kujtoj se partia komuniste greke ka vota ne shkallen 13%, gje qe nuk eshte e mire per investimet ne Greqi.

    1. eleftheriskepsi says:

      Lereni Greqin, me parashikimet tuaja teper qesharake,sepse nuk e keni iden per zhvillimet politike ketu.
      Na thoni (jo mua personalisht), perse Zvicren e quajn LAVATRICE te EVROPES?

  10. çimi says:

    Normale që nuk e kanë qejf; janë të gjithë pjestarë të grupit të partive popullore të Europës, bashkë me Sarkozinë (dhe me Orbanin meqë ra fjala).

    Kur të bëhet president pastaj, nuk kanë nga t’ja mbajnë, do ta presin me të gjitha nderimet.

    Thjesht që të kuptojmë se si është politika europiane. Sa të munden të fundosin, kur nuk kanë nga t’ia mbajnë të nderojnë.

    Gjithsesi, flitet se një takim Merkel-Hollandë është në program për në Maj. Prapë se prapë, kushdo të fitojë në Francë, vizita e parë që bën është në Gjermani, sepse është partneri më i madh i Francës kushdo qoftë partia në pushtet (Miterrand-Kohl, Chirac-Schröder, Sarkozi-Merkel).

    Politika evropiane është e kadifenjtë, nuk mbajnë inat hapur me njëri-tjetrin.

  11. Prizrenasi says:

    Danaos,akoma me keto ide bajate ?!!! Nese i thuhet sot Rusise si shtet i majt ateher edhe SHBA-t duhet te jene te majte.
    Sa i ta kon Spanjes qe nuk e njeh Kosoven,nuk ka lidhje fare me te majten,por sepse spanjollet vet e kane nje problem te ngjashem brenda vetes. Prandaj mos u hidh dege me dege. Demi duhet kapur per briresh. E verteta eshte nje dhe e pandare. Kapitali nuk njef ngopje. Ai mbijeton duke pire djerse e gjak deri sa te pelcas. Kur vie ne kete pike te ngopjes dhe kur fillon ti rreshqas dheu nen kembe dalin pasuesit e tij per te njollosur dhe perrallisur per te majte e stermajte.

  12. aline says:

    Per te qene te sinqerte, ne zgjedhjet elektorale franceze, pozicionimi i shefave te shteteve te tjera te BE nuk ka ASNJE NDIKIM ! Asnje !

    Perkundrazi : me te gjitha gjasat, mund te ndikoje EDHE me negativisht ne rezultatin e SarkoZIUT, edhe pse ky e ka te humbur.

    Filmi ka mbaruar tashme : HOLLANDE FITON ZGJEDHJET presidenciale te 22 prillit dhe 6 majit; ne qershor, e majta fiton edhe legjislativet !

    Ta heqim qelbesiren ! (sarkoziun)

  13. daku says:

    POSHTE KOMUNISTET QE SOT QUHEN SOCIALISTE…

    1. Landi- Sverige says:

      Shprehjet e tua fshataresko-proletare me “poshte” e “rrofte” vertetojne mentalitetin tend (dhe shume te tjereve), duke qene shekuj larg shoqerise europiano-perendimore.

    2. Horri i bulevardit says:

      GJITHASHTU POSHTE SPIUNET E KOMUNIZMIT ENVERIAN QE SOT JANE ME PARTINE DEMOKRATIKE BERISHIANE.

  14. Tropojani says:

    Ne qofte se Merkel e Co qenka pro Sarkozis, atehere votuesi francez, qe njihet si votuesi me i emancipuar ne Europe, do te votoje kundershtarin e Merkelit, pra per Holland.
    Populli francez, populli i tre revolucioneve te fuqishme, qe i dhane rrjedhe historise shekullore te popujve te te gjithe botes, edhe kete here do te tregoje se mbetet popull lider i kontinentit plak.

  15. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Daku
    Sado poshte ta kerkosh vendin e KOMUNISTEVE ata nuk mund te harrijne deri na batakun ku zhgryheni ju qelbesirat e çdo kombi, haleja qe ka filluar te kundermoje dhe qe e zhyti boten rishtaz ne krize per tja lene pushtetin nje Hitleri te ri.Dhe fundi i epopes tuaj satiro tragjike eshte parashikuar si gjithmon, vendin e keni te rezervuar ne vrimen nga ku ti mi gjirizesh nxjerr koken dhe leshon vrerin tend. Aty e ke vendin ti dhe soji jot.Boten e kane levizur perpara te majtet.
    Ytttttt qelbesire gjirizesh qe na sollet kete moster ne pushtet si dikur baballaret tuaj sollen bashkepunetoret e nazifashisteve.

  16. LILOLABJA says:

    Vullkani qe do plase ne Europe kraterin do e kete ne France .
    Nuk ka aleance (Djathtistesh)qe te rrezikoje kete here kanditaturen e
    Holandit. E majta franceze ka nxjerre mesime dhe kete here Sarkozy do e marre pergjigjen e popullit francez ne maj .

  17. habitem me komentet qe diskutojne akoma e majte apo e djathte.djema per mua nuk egzistojne,deri ne 1900 jetuam ne besimiet fetare,nga 1900 -2000 jetuam vitet e tecno te teknollogjise.nga 2000 po jetojme nihilizmin qe do te thote bosh.

  18. SHANNON ELIZABETH DESNUDA Because by Hayek nude, but there with serving you fellows, do last week but probably weren’t that woman. Now could look a goodbye has … fleshlight BESLIST.nl | Nieuw erotisch speeltje bestellen? Bekijk het assortiment van 1 erotische artikelen bij BESLIST.nl en bestel direct voor de beste prijs! fleshlight make your own pocket pussy free nude photos & amateur movies. Watch, upload, rate & share. #1 adult community – SexForums.com! http://fleshlight.pocket-pussy.org/ fleshlight GAYLE TOPLIST –> reinklicken!!! Hier findest DU ausgesuchte Links zu gaylen Schweizer Jungen Seiten!! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje