INTERVISTA E PLOTE/ Bojaxhi: Qeverisja e PD? Tetë vjet të humbura për shqiptarët

3 Mars 2012, 21:09Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi, i përfolur së fundmi si pjesë e Aleancës Kuq e Zi, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për revistën Java. Në këtë intervistë, Bojaxhi ka sulmuar ashpër qeverisjen e PD duke thënë se ishin tetë vite të humbura për shqiptarët. Ai thotë se ajo që u quajt fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës. Bojaxhi thotë se LSI është një parti e përbuzur nga gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, PD është kthyer në një parti rurale, një lloj agjencie punësimi. Sipas tij, edhe të ardhurit e KOP-it nuk kanë futur një frymë të re brenda, por kanë mësuar melodinë e vjetër.

 

Zoti Bojaxhi, jeni shprehur së fundi në media në lidhje me disa vërejtje e kritika ndaj mënyrës sesi po qeveriset vendi nga maxhoranca aktuale. Keni deklaruar se është shkelur kontrata që PD lidhi me zgjedhësit në vitin 2005. A mund ta zhvilloni më në detaje këtë ide? Cilat janë devijimet kryesore në kursin qeverisës?

Nuk mendoj se ja vlen te flasesh per disa devijime per te qene kritike ndaj koalicionit qeveritar. Mjafton te marresh elementin e korrupsionit, aktiv apo pasiv, i cili eshte futur pothuajse ne cdo qelize te struktures shteterore per te kuptuar devijimin nga premtimet e vitit 2005. Sigurisht qe elementi i korrupsionit eshte fija, e cila i lidh te gjithe sektoret e ndryshem dhe pavaresisht faktit se sa reforma sektoriale pretendojme te bejme keto nuk mbeten vecse zgjidhje te perkohshme teknike te cilat eventualisht deshtojne pasi mesazhet qe merret nga veprimet e elites politike jane te kunderta nga fjalet e bukura qe kane mesuar kaq mire t’i thone. Shkurtimisht fryma e duarve te pastra dhe e nje morali te ri ne politike ka deshtuar ne menyre marramendese. Sidoqofte te mos genjejme veten, duhet ta themi qe kjo eshte edhe nje deshtim per shoqerine shqiptare, jo vetem per nje parti, dhe 8 vjet te humbura kot per sa i perket thelbit te problematikes me te cilen eshte perballur shoqeria shqiptare ne keto vite tranzicioni pa fund. Fshehja pas vendimit te gjykates per ceshtjen e pergjimit Meta-Prifti eshte shembulli me kuptimplote i deshtimit te frymes se duarve te pastra dhe vendosjes se nje morali te ri ne politike.

 

Emri juaj është lidhur së fundi me dy formacione të pritshme politike që po lindin, nga njëra anë partia e re e presidentit Topi dhe ajo e zotit Spahiu. Përtej faktit nëse do të aderoni në njërin prej këtyre siglave të reja, si e shihni ju këtë fermetim që po ndodh në radhët e maxhorancës në javët e fundit?

E shoh si nje fenomen normal ne kushtet e mungeses se nje kulture diskutimi te brendshem institucional brenda partise, e cila nqs do te ekzitonte do te conte rrjedhimisht drejt nje reflektimi. Per ta pare si nje fenomen me te gjere ne politiken shqiptare per aq kohe sa sistemi politik mbetet ne formen e nje duopoli dhe dy partite qe e perbejne kete duopol nuk kane kulturen institucionale per te debatuar dhe reflektuar ne kohe reale rrjedhimisht fermentime te tilla cojne ne krijimin e formacioneve te reja. Fakti qe kjo po riperseritet ne fund te mandatit te dyte te PD, sic i ndodhi edhe PS ne mandatin e dyte, perforcon ate qe thashe me siper: kemi humbur 8 vjet kot qe asnje nga keto parti nuk ja kthen dot qytetareve te ketij vendi.

 

Sa e mundshme është që PD të pësojë një frakturë të ngjashme me atë të PS në vitin 2004, kur u formua LSI?

Nuk mendoj se ja vlen te diskutojme akoma nese do te kete frakture apo jo pasi fakti qe nje deputet tashme e ka deklaruar shkeputjen dhe nismen per krijimin e nje formacioni te ri politik e verteton kete gje. Thellesia apo madhesia e fraktures eshte pikpyetja qe mbetet pa nje pergjigje per momentin. Sidoqofte shoh edhe nje element tjeter te rendesishem nga krahasimi i bere ne pyetjen tuaj. A ka nevoje shqiperia per nje LSI nga e djathta?  Nje parti shpk e perbuzur pothuajse nga te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare, madje edhe nga shumica derrmuese e militanteve demokrate, eshte nje model i gabuar dhe tashme i faktuar si i tille te cilin votuesit jo vetem qe nuk duhet ta perserisin, por edhe ta fshijne perfundimisht nga skena politike.

 

Një deputet i maxhorancës, Selami Xhepa, por edhe Mark Marku, kanë nënvizuar se ka mungesë lirie dhe demokracie te brendshme në Partinë Demokratike. Sa e keni ndjerë ju personalisht, si përfaqësues politik e anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, këtë fenomen?

Sigurisht qe ka nje mungese te tille, por kjo nuk vjen per faktin se ne rregulloren/statutin e partise ka pengesa per te pasur diskutime te hapura, por per faktin se historia e partise qartazi te meson se kush ka mendime apo deshira per parime te tilla spostohet menjane pasi ne mos sot, neser do na hape probleme. Pas nje seleksionimi rigoroz per me shume se 20 vjet eshte normale qe gjithmone e me shume mbeten dhe forcohen ata te cilet keto parime i konsiderojne te “bezdisshme”.

 

Ka një vërejtje, e cila duket se përmbledh jo pak zëra brenda forumeve drejtuese të PD, në lidhje me ndryshimet ne qeveri. Ju keni qenë një funksionar me përvojë i kabineteve qeveritare pas vitit 2005. Si e gjykoni performancën e qeverisë aktuale?

Mendoj se ne kete pike ku ndodhemi shumica e atyre te cilet brenda PD-se shprehen ne kete menyre nuk jane te interesuar per permirësuar imazhin e PDse por per te zene vete nje karrige. Sic e permenda me siper e kemi kaluar fazen ku ndryshimi i nje ministri me nje tjeter do te sillte permiresime ne qeverisje. Nje demokrat i vertete eshte dikush qe pas berjes publike te aferes Prifti-Meta te kerkonte largimin e LSI nga koalicioni pavaresisht pasojave qe mund te sillte.

 

Një tjetër ide mjaft e debatuar këto ditë është ajo e ndryshimit të elitave politike djathtas dhe majtas. A i bashkoheni ju me tezën se pas dy dekadash, pjesa dërrmuese e klasës politike ndodhet e ezauruar dhe e konsumuar përballë shqiptarëve?

Une kam vite qe e kam te kristalizuar mendimin se kjo elite politike ka deshtuar ne menyre spektakulare ne drejtimin e Shqiperise dhe sigurisht do e mbeshtesja nje ndryshim edhe rrenjesor po te linde nevoja. Por te jemi te kujdesshem dhe te mos e marrim te mireqene qe nje ndryshim i kesaj elite me figura te reja do te sjelle automatikisht nje ndryshim cilesor real ne manaxhimin e vendit. Mund ta themi me plot gojen se shume prej figurave te reja te prezantuara nga PD kryesisht ndermjet KOP-it ne vend qe te fusnin nje fryme progresive ne parti, e kane mesuar melodine e vjeter me mire se te vjetrit. Thjesht dua te them se nqs votuesit shqiptare nuk imponojne nje tjeter sistem seleksionimi mbi eliten politike nuk do shohim politike te re, por vetem fytyra te reja.

 

A do të qëndroni më në Partinë Demokratike?

Kam qene ne vitin e 3 tek gjimnazi Petro Nini Luarasi kur filluar demonstratat e studenteve ne vitin 90te. Mbas demostrates se pare kam qene pothuajse cdo dite ne Qytetin Studenti ku ndiqja mbledhjet ne Sheshin Studenti dhe fjalimet qe mbanin pjesemarresit. Kam qene ne Sheshin Studenti kur drejtuesit e levizjes per demokraci u kthyen nga takimi me presidentin e asaj kohe Ramiz Alia dhe deklaruan se do te shpallej pluralizmi politik. Nuk mund ta harroj kurre ndjesine e asaj mbremje kur mund te therrisje “liri, demokraci” dhe ndjeje nje clirim ne kraharor. Ne menyre fare naïve e them se per mua mbetet e paharrueshme ndjesia e asaj nate. E dhashe kete pershkrim pasi emocionalisht eshte e veshtire te shkeputesh nga PD per shkak te emocioneve te perjetuara ne ate dimer dhe te simbolikes qe ka me levizjen e Dhjetorit. Megjithate, gjithmone e me shume PD eshte larguar nga parimet dhe nga grupimi social i cili e mbeshteti dhe e mundesoi te dilte me sukses ne skenen politike shqiptare. Nga nje parti urbane eshte shnderruar ne nje parti rurale, nga nje parti per te rrezuar luften e klasave, ka perfunduar si partia e vetme, e cila vazhdon te flase me gjuhen e luftes se klasave, nga nje parti per tu dhene mundesi dhe oportunitet te barabarte te gjithe shqiptareve eshte kthyer ne agjenci punesimi per militantet dhe mbledhesit e votave.  Mbas me shume se 20 vjet mendoj se qofte une si individ qofte shoqeria shqiptare jemi pjekur mjaftueshem politikisht per ta kuptuar se nuk mund te lejojme me askend qe duke perdorur emocionet e atij dimri qe ne nje menyre apo nje tjeter inicioi ndergjegjesimin tone politik te neperkembi bindjet tona per nje shoqeri me te drejte.

 

Tek ju duket i ndërthurur prej vitesh sporti dhe politika. Si do të qëndrojë në të ardhmen e afërt, sfida e ngjitjes në Everest, me atë të vijimit të karrierës politike? A do të kthehet sërish me kohë të plotë Gjergj Bojaxhi në politikën aktive?

Sporti sigurisht ka qene dhe mbetet nje shplodhje nga politika.  Megjithate synimim per te tentuar ngjitjen ne majen e Everestit e kam menduar si nje perpjekje per t’i bashkuar shqiptaret ne kete vit jubile, per te respektuar ato burra e gra qe ne shekuj kane sakrifikuar nga vetja e tyre per te cuar perpara kete vend dhe per t’i dhene nje shembull rinise shqiptare se nuk ka maja qe nuk merren kur vullneti eshte i forte dhe aspiratat e pastra. Uroj qe keto bindje te na mundesojne mua dhe anetaret e tjere te ekipit vendosjen e flamurin e shqipetareve ne majen me te larte te botes.

Persa i takon rifutjes me kohe te plote ne politike do te me duhet akoma kohe te gjykoj veshtiresite midis ngjitjes se nje mali te madh si Everesti me realitet e politikes shqiptare.

 

Çfarë presidenti i duhet sipas jush Shqipërisë? Një president i zgjedhur nga një parti apo koalicion i vetëm, apo një figurë e negociuar mes palëve?

Pyetjen dhe ceshtjen do doja ta diskutoja ne forme dhe ne substance.  Ndryshimet e propozuara nga PS ne 2008 ne thelb e kane shnderruar zgjedhjen e presidentit nga nje shumice e cilesuar ne nje shumice te thjeshte. I gjithe thelbi i zgjedhjes me nje shumice te cilesuar ishte qe ne minimum t’i conte palet ne nje zgjidhje konsensuale. Nga momenti qe PS propozoi zgjedhje me shumice te thjeshte, une nuk arrij te kuptoj se si PS mund te pretendoje per nje president konsensual apo president te zgjedhur nga opozita. Nqs i qendrojme lojes politike te iniciuar ne 2008 nga dy partite kryesore, PS nuk ka asnje te drejte morale te kerkoje konsensus dhe PD e ka te drejten ligjore dhe morale perpara opozites ta zgjedhe vete presidentin.

Personalisht mendoj se asnje nga format e propozuara per te zgjedhur presidentin ne vetvete nuk garantojne zgjedhjen e nje individi te pershtatshem per kete post. E them kete pasi shpesh here kur degjoj fjalen president konsensual ne kontekstin shqiptar fare mire mund te kuptohet si nje individ i tredhshem lehtesisht nga te dy palet. E c’fare fituam nga kjo lloj zgjidhje? Ngerc politik kur ne fakt ne kemi nevoje per zgjidhje politike. Per kete arsye gjykoj se eshte me e rendesishme te diskutojme se c’fare duam nga presidenti i ardhshem.  Kerkojme te qendroje mbi palet, te kete jo vetem vullnetin por edhe aftesine te egzekutoje nje reforme te mirefillte te gjyqesorit si kollonen e trete te demokracise shqiptare. Kjo do te thote se pavaresisht nga filozofia partiake qe ka individi ai apo ajo te kene treguar qartazi gjate karrieres politike aftesine per tu motivuar nga interesat publike mbi ato partiake. Nqs PD propozon nje kandidature te tille nuk kemi pse te mos e mbeshtesim.

37 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Bojaxhi: Qeverisja e PD? Tetë vjet të humbura për shqiptarët”

  1. iliri says:

    shiko bojaxhi kam 20 vjet qe jam jashte shqiperie dhe asnjehere me gjithe problemet qe ka shqiperia nuk me ka shkuar ne mendje qe te kem nje pasaporte te huaj sic eke marre ti. dhe e merr po ti te drejten te gjykosh po tani me nje pasaporte amerikane ne xhep qe ke kaluar edhe ne postet me te rendesishme te qeverise se pd per pd.un jam nje qytetar shqipetare ,jo amerikan por dua te them se ne rast se te shof ne ndonje vend sigurishte qe do me vije te vjelle……ik ne amerike sic kane bere te tjere nuk kane nevoje shqipetaret per trurin tend dhe te tjere si ti….shko ik bej muratorin mos u trego cinik ik ose rri ne shqiperi dhe flej gjume …..

    1. ed says:

      o ilir perse e tore tere kete histori te gjate ? vetem qe te na tregosh sa patriot i madh qe je sa nuk mer dhe pasaporte te huaj ? se gje tjeter nuk del nga komenti yt….. Bojaxhi paveresisht se ka nje passaporte te huaj ,,, prek ne thelb problemet qe perball sot shqiperia ne 100 vjetorin e krijimit te shtetit shqipetar ,,,,

    2. sa says:

      Zoti Ilir duke se jeShpellar e PD dhe Sali Serbit duhet te mesojne shume nga kjo interviste…Shqiperia do te ishte nje vend shume me i mire nqs e djathta do drejtohej nga figura te tilla! Bojaxhiu eshte e ardhshmja e Shqiperis

      1. aida kaziaj says:

        Nese te rinjte Shqiptar qe jane ne Shqiperi dhe jashte saj, do ishin si Bojaxhi, atehere Shqiperia do ishte si gjithe Europa dhe si gjithe bota. Po Shqiperine e kane rrembyer vetem dy duar dhe nuk e leshojne per ta qeverisur te rinjte. Prandaj dhe Shqiperia nuk ecen perpara por vetem mbrapa. Rrofte ALEANCA KUQ E ZI.

    3. anton says:

      Ilir,

      ti ke qene nja 2 here jashte Shqiperise, por shumicen e dites e ke kaluar keto 20 vjet aty tek blloku duke pire ndonje kafe.

      Ju do te hidhni balte mbi kedo qe thote dicka qe juve s’ju vjen mire. Ti nuk je me shqiptar nga ata shqiptare qe jane jashte. Ne te kundert, ti je nje njeri pa dinjitet qe perpiqesh me cdo kusht te mbrosh ato privilegje qe te ka krijuar kjo qeveri. Turp ty dhe gjithe atyre si ty qe beheni nje me nje te cmendur si Berisha qe e katandisi Shqiperine ne kete pike. Ju s’keni asgje ndryshe nga ata qe para 90 mbeshtesnin rregjimin e enver hoxhes.

    4. haki says:

      Z.Bojaxhi

      A mund te mohoni se nuk keni qene ne sektoret strategjike te qeverisjes se PD per 6 vite me rradhe,
      Menaxhuat Keshin deri ne privatizim me pinca ne dore duke kujtuar sew po ti presesh dritat nje qytetari ku nuk ka dhe buken e gojes te garantuar vendose ligjin Valle ?????

      Harrove Blegtorine ne Krrabe duke shfrytezuar jetimet.
      Harrove se bere nje ligj te Policia e ndertimit ta miratoi ajo PD me Jozefina Topallin pa rradhe(te pelqeu e) ku sekuestrove betonjere dhe pompa betoni e i liroje vetem kur merrje gjoba marramendese,
      Harrove punet qe beje per shtepine tende akoma nuk ke lekujduar asnje nga ato te cilet kane punua te ti etj,etj
      Largohu o qyrravec,nga PD se po nuk u largove do te te largojme ne po perpgatitu me pare te na kthesh rryshfetet se Leskajn e ke nga Mbrapa?????

    5. Adriatik says:

      Nuk kisha ndermend te thoja ndonje gje te pakten deri sot (kam 1 jave qe e lexoj Temen), por kur shoh te shahet Bojaxhiiu vetem per tu share, atehere vendosa te te cokelis ty Ilir nja dy llafe. Ti Ilir ndihesh inferior ne te gjitha cilesite aq pozitive te Gjergj Bojaxhiut, ndaj personaliteti yt i keqformuar (mundet edhe i shkaterruar) rrjedh gjera qe organizmi i njeriut I nxjerr nepermjet rrugeve natyrore dhe jo nepermjet trurit.

  2. ToniTR says:

    Shpellaret e PD duhet te mesojne shume nga kjo interviste…Shqiperia do te ishte nje vend shume me i mire nqs e djathta do drejtohej nga figura te tilla!

  3. rajmonda kotoni says:

    Me prejardhen familjare, kulturen,edukaten, pervojen e punes ne Amerike, tek ky njeri kam pare Kryeministrin e ardhshem te Shqiperise.Uroj te vije kjo dite. Sa keq qe jane te paket njerez si Bojaxhi.

  4. doda says:

    bojajagjiu do pergjigjet deri ne nje e do i paguaj lek per lek demet qe ka shkaktu njerzve fukarej kur bente fadromen e berishes – le te nderroj lekur se kurr nuk do ti shmanget borgjeve qe i ka popullit — mos te harroj se zoti shikon edhe gjikon , mekatet e berishes do i paguajn ato qe jane futur ne borgje edhe ne amerik po te veje bojajagjiu ku ka sorollopin do ti paguje qindark per qindark demet e bera , se puplat po i bien e tash po na behet kuq e zi . une e adhuroj aleancen kuq e zi por nuk duhet te futen hangjart e diktatures berishjane ne kete levizje

    1. Xha Jaho says:

      O Doda,

      pse jeni mesuar ju qe gjeni vend bosh dhe shkoni e ndertoni. MIre ka bere qe i ka prishur.

      As ne kalane e dodes nuk duhet te ndertohet pa leje jo me ne qytetet e shqiperise.

      1. mirco says:

        hallegjijn te tjer an e mban shqiperis ndertuan me djers e mundime per te pasur nje jete me te mire ndryshe nga jeta e mbundimshe e primitive te sistemi komunist e sot te sistemit monarkiste bolshevike berishjane por fadromat e dala boje te bojagjive nuk duhet te perzihen ne levizjet e reja qe duken ne prespektiv e per gja jahon le te gezoje pencionin e te shkruaj kujtimet kur ishte spiun i komunizmit

  5. Palla says:

    Intervista jep gjendjen reale ne Partine D(ruvareve).Persa i perket shtetesise se tij te dyte, duhet me ligj ti ndalohet kujdo qe eshte ne administraten publike te mbaje shtetesi te dyte aq me teper depudete apo ministra.

  6. Interpoli says:

    perse Tema nuk e ka publikuar komentintim?

  7. Bashkim says:

    Vetem tre fjale kam Sali Berisha Katovica.

  8. Psikologu says:

    TE AFTET NE KRYE.
    *********************************************
    Burra shqiptare si dhe gra shqiptare ne nivelin dhe karakterin e Gjergj Bojaxhiut,jane te afte te ndryshojne Shqiperine nga pozicioni me koke poshte qe eshte tani,ne pozicion me koken lart apo normal.
    Sa ju takon xhelozeve per kete shprehje,s’eshte faji i tyre qe s’kane KI-ne e Z.Bojaxhi.
    Keta shqiptare jane per pune me te thjeshta,sa me pare ta kuptojne kete fakt me mire per ta,per atdheun dhe per mbare popullin shqiptar.
    Me politikane te afte ne krye te shtetit,edhe begatija,harmonia e shqiptareve do jete shume me e mire se tani.

  9. gjini says:

    Po mire more Gjergji,po si ka mundesi qe intelektual si ti arrin ta marre kte gja vesh mbas 7 vjetesh!!???
    Kjo tregon dy gjana: Se pari shfrytezuet pushtetin per 7 vjet dhe tash qi po e shihni se ngrehina e Berishes asht tue u shembe po delni prej saj!!
    Nji shprehje detaresh thote:” Mijte ikin te paret kur anija asht tue u mbyte.
    Se dyti tregon qe ti dhe shoket e tjere jeni te paafte ne analizen e fenomeneve dhe dukunive politike,prandej per keto dy faktor bashke ju te gjithe si,Topi i Toptaneve,Oketa i durresakeve ,Kreshniku i spahijeve te Drejtesise, Bojaxhiu i shkatrrimeve dhe Bashkurti i Rinise Komuniste Enveriste nuk duhet me kene ma ne politike!

    1. dymi says:

      Or Gjin, nuk mbetet tjeter vec te thuhet qe mbasi te ikin te gjithe ata qe permend ti, te ngelet e pacenuar vetem nje figure;ajo qe po ja nxjerr ujin e zi Shqiperise: Sal-iu i Vicidolit.

    2. emer says:

      Gjini provokatori, tipa si puna jote qe thone fjale pa kuptim si Oketa i Durrsakeve, na e keni ca trapin per 20 vjet..

  10. erind says:

    Kam vetem nje pyetje per z. Bojaxhiu ???

    Cfare kontributi ke dhene ti per PD para se ajo te vinte ne pushtet ????

    1. Xha Jaho says:

      Perse duhet te japi “kontribute”. Te qenit minister apo ne qeveri nuk duhet te jete shperblim per “kontributet” por gjetja e nje njeriu te afte qe te beje punen.

      Ti flet si mijra alabake te PD-se qe kane marre diploma universitetesh pa marre shkollat e mesme.

  11. Delli USa says:

    Statura e Bojaxhiut ishte mish i huaj ne pd,keshtu qe atij nuk ka pse ti vij keq qe te largohet nga kopja e PPSH-es.PD-eja e sotme nuk ka ndonje ndryshim nga PPSH-eja e djeshme,vetem se kohet jan te ndryshme.Po qe se PD-eja e Saliut do vendosej ne kohen dhe kontekstin e PPSH-es te jeni te sigurt se Enveri do dukej demokrat perpare tij.

  12. Ulliri says:

    Bukur fole o dajak ne doren e Berishes, por mos harro se tullat qe ti shembe, ende pikojne gjake nga zemra e atyre qe u prishe me te shtrenjten qe eshte ne Amerike,shtepite. Por tani ti je dhe nje boje dale.

  13. Edi says:

    Po mire o m.. ster m… tani u kujtove ti pasi e mole mire lopen yt legen i pamoralshem te dalshin nga hundet ato qe te dha pd.Cfare mund te presin shqiptaret nga ky bukeshkale

  14. popull says:

    Ju theme te gjithe lexuesve te gazetes tema se me morale ka nje qe largohet nga pushteti se nje qe vjen nga opozita tek pushteti, Bojaxhi eshte larguar. Gjini kisha nje gje per te thene mire se i largove te gjithe te kohes se Enverit por Salihi i ciles kohe eshte…….

  15. BERISHA LARGOHU. says:

    Nuk i besoj denglave te Gjergj Bojaxhiut.

  16. Danieli says:

    Nuk kena per tu bo shtet asihere me njerezes si keta ne qeveri.

    1. iljaz says:

      bojagjiu-bojxhiu, borgje-borxhe, gjikon-gjykon, meso per te shkruash, pastaj kritiko te tjeret

  17. gjini says:

    Ju komentuesve qi m’permendni emnin ,kjo asht fatkeqesia e jone se ju merreni vetem me anen e dukeshme te deklaratave apo shkrimit dhe nuk i hyni ne mbrendesi.
    E tash po ju pyes :Cka kane ba keto tash 20 vjet?
    Topi ka kene n/kryetar i PD dhe kater vjet kryetar i grupit parlamentar dhe kater vjet po i ban si President dhe tash arriti ta njohe se Berisha asht nji komunist i pandreqeshem??
    Oketa kater vjet zv/kryeminister dhe po i bahen 4 si deputet,po keshtu Gjergj Bojaxhiu.
    Kreshniku i spahijeve te drejtesise qi neper duer te tij kane kalue te gjithe emnimet ne Drejtesine shqiptare dhe ka pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueme te saj.
    Ky me Topin jane bashkefajtoret e kesaj gjendje te mjerueme te Drejtesise.
    Dhe sot me flamuj kuq e zi ,ai po ngjall ekstremizem nder te rijte shqiptare i cili neser edhe mund te devijoje!
    Kete e merrni per patriotin ma te madh shqiptar sot!!!!
    Pse ky spahiu i drejtesise nuk ka ba nji meting ne kerkim te te drejtave te shqiptareve qe jetojne ne Turqi,ku jane mbi 6 miljon e qe nuk kane asnji te drejte?As edhe nji shkolle te vetme ne gjuhen shqipe!
    Kjo tregon te verteten se ky person edhe sot e kesaj dite dhe me pasaporten shqiptare ne xhep,me mashtrime dhe spekullime vazhdon me kene nji kalores besnik i aradhave te spahijeve te dikurshem!!? Ky nuk asht patriot por nji mashtrues i rrezikshem dhe i pa bese .
    Oketa dhe Bojaxhiu jane vertete njerz te mire ,por e treguen vehten te paafte kur nuk mbrriten te konsatatojne,sic e konstatoi qe ne fillim te mandatit Paulin Sterkaj dhe u largue tue kerkue edhe falje, se e keqja e ketij vendi asht Berisha.
    Po Bashkurti a e dini kush asht?A e njihni???Ish Sekretari i Rinise Komuniste ,i cili po te ishte i ndershem do te largohej me vullnet nga politika dhe jo te qendroje ne stolin rezerve te lojes se ndyte politike.
    Ju pyes pse keto njerz me kaq vonese e pane te keqen te Berisha,kur populli shqiptar kte te keqe e ka konstatue qysh me 1997 ?
    Pra ishin keto politikane qe i sherbyen atij dhe po e mbajne konkretisht ende ne pushtet.Keto njerz nuk ka pse i duhen gja demokracise vec i vonojne ardhjen se jane njerz sa ne nji dege fiku sa ne nji tjeter,mbasi kane hanger fiqt e pjekun.
    Kjo asht e rrezikshme per ne me shikue fjalet dhe llafet dhe jo punen.
    Ne Shqipnine tone asht vetem nji qi ka punue ,e ai asht EDI RAMA.
    Ato njerz si Topi,Oketa,Bojaxhiu e Spahiu do te bajshin vetem nji te mire te krijonin mundesine per te rrezue Berishen me vote ne Parlament ,kjo per t’i ba te miren e veteme ketij vendi dhe te largohen se nuk kane pse rrine ne politike si te paafte kur nuk mbrriten me marre vesh lojet dhe mashtrimet e Berishes tash 20 vjet.
    E pse nuk e bajne kte pune,por rrine tue cfrytezue deri ne fund mandatin tue hanger kokrrat qi pjell ai?
    Berisha mund te rrezohet vetem ne Parlament me ikje nga votebesimi tue krijue nji qeveri teknike se ,ndryshe me shkue ne zgjedhje me Berishen kryeminister asht zor dhe e pamujtun me e rrezue ate, se ai i VJEDH sic i ka vjedh perhere votat.
    Kur lexoni shkrimet apo komentet duhet me i analizue dhe jo me i marre kallep ashtu sic asht se mund te ndodhe qe ndonji kallep sapuni keni me e gelltite per djathe?
    E tash ju uroj lexim te kandshem,por jo vetem lexim por edhe kuptim te drejte!

  18. F.Tare says:

    LESHKO GJINIT.
    Or gjini koqja e kandarit,or kungull pa fara,derisa anija e saliut tent po mbytet,verteton gafat,pa aftesite e saliut qe ri ne fron nga meta tradhetari, mete jagoja.Ky lloj deri mori votat me parullen do luftojme Saliun, me tej keto vota ja dha saliut,ka me kodosh se mete dosa,njeri pa karakter,kleptokrat.
    Po te kish saliu sundim me drejtesi,trasparence,ndershmeri, s’ka pse mbytej anijeja dhe antaret e PD s’ka pse te largohenshin.Pikerisht gafat me thase te saliut po largojne antaret e PD.Mos u bej leshko.

  19. gjini says:

    O Tare ,je gdhe o tare je krejt gdhe lexoje me mendje te kthjellte ate qi kam shkrue dhe jo vetem me vegla,due me thane vetem me sy?
    Ai rrin ne fron jo vetem prej Metes ,por edhe prej Topit,Oketes, Bojaxhiut,Spahiut e te tjereve qi tash ne fund po bajne kinse e kundershtojne ate!Pse nuk e rrezuan Berishen por edhe pse nuk e rrezojne tash,por deklarojne se do te votojne qeverine deri ne fund?
    Pse nuk e ndjekin pas Paulin Sterkajn,jo me shkue majtas jo,por me dale ne moh (opozite) te Berishes tue tentue me e rrezue ate nga stoli me voten e mosbesimit ne Parlament dhe me krijue nji qeveri teknike per me e cue vendin ne zgjedhje te reja pa Berishen kryeminister.
    A nuk po vazhdojne bashkepunimin me Berishen derisa edhe sot ato i perjargiten atij tue i thane se voten do ta japim per ate qeveri.
    Ne kjofte se ato nuk e rrezojne sot Berishen me vote ne Parlament dhe e lene per zgjedhjet me 2013 tregojne se jane ende bashkepunetore te Berishes,por me nji persy (maske) antiberishe. Dhe njerzit me persy apo sic shpesh e thona njerz me dy fytyra ketij populli nuk i duhen ma!
    Keto kundershti kur nuk jane te sakta dhe frytdhanese, bahen “telenove” e radhes ne politiken shqiptare.

    P.S:
    Tash nuk po due me te fye si ti mue,mbasi burrat te na nuk e kena pase zakon me i fye ,por vetem me i ba vrejtje edhe kur nuk jena te njimendshem(dakord me te).Lexoje mire se jam mundue mos me shkrue asnji fjale te huej ,por te gjitha t’arta shqipe’
    A e din tash se c’ka don me thane P.S., o Tare ?
    Na ne Mirdite e perkufizojme me tog fjaleshin:” plasi syte” e lexoje qi ma shqip d.m.th. lexo,hulumto dhe kupto!

  20. Ilir says:

    Bravo Gazeta TEMA arrite te marresh vemendjen e Berishes. E shikoj qe edhe Gazeta Shqiptare ne diskutimet ne inernet, perpara se te blehej nga bisnesmenet e Berishes, ishte e mbushur me provokatore te tij. Sigurisht qe Berisha ka krijuar nje grup njerezish qe perpiqen te ndikojne opinionin publik me zagare qe i paguan vetem qe te ulen perballe nje kompjuteri dhe te shikojne cfare thuhet ne internet ne gazetat kundershtare e te ndikojne ne opinionin publik shqiptar. Shpresoj qe TEMA nuk do te shitet si Gazeta Shqiptare. Sa per Bojaxhi, duket nje djale intelektual dhe te gjitha sa thote i ka te mencura. Atyre qe e kritikojne pse eshte amerikan dhe nuk duhet te lejohet ne politiken shqiptare une i kujtoj PD-se qe keta njerez qe jane edukuar ne vendet perendimore duhet te udheheqin Shqiperine dhe jo gangsteret qe vijne nga zonat rurale shqiptare. Bravo Bojaxhi per pershkrimet dhe karakterizimet mjaft te sakta lidhur me partine e fshatareve dhe agjensine e punesimit, te njohur si PD. Kjo parti eshte historia se si shqiptaret u terhoqen per hunde drejt nje rruge te gabuar qe beri te pasur vetem familjet qe i bekoj Berisha dhe shkaterroj te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret.

  21. iliri says:

    pershendetje djema. i lexova kunderpergjigjet ne emrin tim,por nuk keni kupetuar asnje gje.une nuk jam dakord me bojaxhine,topin,e te tjere shqipetare qe mbase 20 vjetesh na tregojne qe sali vicidoli ka gabuar.e dime te gjithe qe saliu duhet te varet ne litar.por te degjojme tani qe bojaxhiu na ben lexion kur ka 7 vjet qe ka qene ne postet e larta te pd dhe ka lepire sahanin e saliut e te amerikaneve dhe na shitet sikur nuk ka asnje lidhje me saliun gabon rende.ose topi presedenti qe gjithmone ka pranuar heshtjen perballe problemeve me te medha te shtetit eshte nje turp djema.KETA E SHUME TE TJERE KANE NGRENE NE SUPEN E FLLIQUR TE SALIUT DHE DO TA VJELLIN GJITHE JETEN. lexova sot nje shkrim te edi rames dhe ka te drejte kur thote.SE TE GJITHE JANE BASHKEFAJTORE ME SALIUN.me vjen keq qe me keni quajtur shpellare por turp per gjithe ata qe shiten

  22. F.Bregu says:

    z.Gjini shqiptaret jane tejvelur me komunistet ne PS dhe ne PD,ky eshte fakt,partite e reja nuk bejne aleance me keto mbeturina te enver satrapit dhe ramiz kodoshit.

  23. Renaldo says:

    E ke goditur ne shenje!

    8 vjet qe na jane hedhur ne plehra nga nje idiot!

    Une mendoj qe per nje njeri ne pushtet ka mundesi qe te beje para sa te thaje detin Adriatik, por ne fund te fundit, detyra e liderit eshte te zhvilloje vendin, se po qe per kete mut politike qe ben Liu te tipit Komunist, atehere del qarte qe Liu eshte njeriu me frikanac qe ekziaton ne Shqiperi!!

  24. lazer says:

    Me mire nuk behet, lum si ne qe jetojme ne Shqiperi….

  25. emigranti says:

    Ju te mjere militante, ju injorante militante. Ju po merrni ne qafe shumicen e popullit qe nuk don te dije nga politika por vetem don te kete QETESI PUNE DHE LIRI.
    KENI MBETUR AKOMA SERVILE E LAVIRE TE DIKUJT QE JU JEP NDONJE LEMOZHE SA HERE TE KETE NEVOJ PER JU: TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje