Ilir Zela jep një leksion për humbësit në politikë

4 Mars 2012, 15:49Politika TEMA

Në Shqipëri humbësit reagojnë prore në mënyrë idhnake. Ndërsa Ilir Zela, që garoi përballë Saimir Tahirit për postin e kreut të PS-së së Tiranës, kërkon t’i ikë këtij tabiati. Në profilin e tij në facebook ka shkruar diçka, që në rrethanat shqiptare nuk do ish keq të mbahej si një Manifest i Humbësit. Nuk mbahet mend dikush tjetër këtyre anëve që të ketë reaguar në mënyrë kaq të të fisme e kalorësiake pas humbjes në një garë politike.

“Falenderoj 153 anëtarët e Asamblesë Socialiste të PS-së së Tiranës, të cilët votuan platformën time! Falenderoj 390 motrat dhe vëllezërit e tjerë, të cilët votuan atë të Saimirit!”, thotë ai qysh në fillim plot mirëkuptim edhe për ata që s’e kanë votuar. E pastaj ka falenderime për emra të veçantë. Falenderoj Edi Ramën, Presidentin Meidani, Profesor Pellumbin, Arben Malajn, dhe Musa Ulqinin”, thotë ai, duke e karakterizuar këtë të fundit me fjalët “legjenda e të gjitha fitoreve të PS-së në kryeqytet”. Falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur publikisht, madhe dhe tre gazetarë për interesin e treguar (Alban Dudushin, Anila Bashën dhe Lorenc Vangjelin). Dhe në fund thotë: “Uroj Saimirin për fitoren dhe e ftoj ti bashkojë të dy platformat…. Ju dua të gjithëve, Iliri”.Askush nuk ka ide se ç’ka ndodhur realisht brenda PS-së së Tiranës në këtë rast (shqiptarja.com bënte aluzion për një rezultat të kurdisur), por gjesti i Zelës është i bukur. Edhe sikur të jetë i sforcuar.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/4/ilir-zela-jep-nje-leksion-per-humbesit-ne-politike

33 komente në “Ilir Zela jep një leksion për humbësit në politikë”

  1. daku says:

    Ilir Zela jep leksion per humsit kujt?????????????????????Edi Rames????
    por cfare loksioni mor genjeshtar kjo gje u dinte nga dita qe Edi rama komandoi komunistin Tahir sajmirin..ahahahahahahahahsa qesharake qe jeni..

    1. fule says:

      Lol shume kollaj e perdorni ku “demokarat” kete fjalen “komunist”. Te talleshe athere me kete, Doktori te mbyste. Ta bente gjyqin, sic ja beri atij Shoshorit ?

    2. Lomi pri Baldushku says:

      Urt , urt ,urt, Daku nigjo Lomin. Mos e mer me vrap.

    3. Taku says:

      Daku eshte nje nofke qytetare tironse e fillimviteve 90′. Gjej ndonje nofke qe te pershtatet e hajde komuniko lirshem, nuk na e harxhon dhe neve kohen kot. p.sh. Sa te lexojme nofken “maloku” e anashkalojme shkrimin.He te lutem, se do i them ndonje fjale te mire Sales per ty.

    4. Ilir Gruda says:

      Ne zonen tone,kure dikujt i shkon per shtat ,perdoret shprehja;Zog-gomari…………Per ndryshe si ka mundesi qe keka te rinj te quhen’komuniste’ nga byth-lepires te sekretarit te partise punes,spiun me hyrje-dalje me diktatorin dhe gjithe byrone politike,,,,,,Por keta zagare nuk u ‘besojne’as foto-ve as vidio-ve as vehtes tyre……………

  2. beni says:

    kur e ben zela kete gjest ti e quan te bukur; po ta beje pernaska per salen tek pd-ja do ta quaje bythe lepirje; goxha diference per analizat.

  3. Atehere Edi Rama duhet te mesoje nga Ilir Zela se si pranohet humbja, e jo te na kakarise sikur sorre

    1. Vetem kamunistat bojn votime. Te ne e din Doktorri kush duhet me fitu.

  4. fkpartizoni says:

    komedi!

    1. Aldo says:

      Pse komedi apo pse nuk vriten mes vedi??!!!

      1. fkpartizoni says:

        Komedi, se dihej rezultati. Delegatet i kishte zgjedh vete Tahiri, kurse ky tjetri hyri kot ne gare. Plus, eshte komedi, nje tepelenas ne krye te PS ne Tirane, manebare te kishte lind ne TR.

  5. Miri says:

    Dhe Edi Rama falenderon gjestin civil te pranimit te humbjes nga Zela, ndersa vete mbyllet ne zyre dhe e ngjit mire me vinovil prapanicen ne kolltuk.

  6. ed says:

    haha do bjere shi se po kendojne laraskat ne kete faqe ….

  7. joni says:

    Eshte per te qeshur qe ne keto komente nuk gjen nje fjale pergezuese, jane mesuar vetem te urrejne prandaj.

    1. reformer says:

      Dhe sa kompetente qe jane! Keta e dine me mire se sa Tahiri se c’ka bere Tahiri! Mos valle kane aftesine te shndrohen ne cimka dhe ti ngjiten kujdo ne prapanice?

      Keta e dine me mire se Edi cfare mendon Edi! Sa te zote qe jane!

      Ne fakt nuk eshte nje gje edhe aq e veshtire te perfaqsosh te tjeret: mjafton te shpifesh, te shpifesh, te shpifesh pafund dhe per kete nuk ka nevoje te levizesh as b… nga karrikja..

  8. populli says:

    me ne fund qe qytetar qe jep shembull qyteterimi.

    Shpresoj qe sal- psikopati, te mesoje dhe te marre kurajo te terhiqet perpara se ta terheqin zvarre.

  9. Nexhip says:

    Bravo Ilir se ke ngritur më lart vlerat e tua. Në një garë dinjitoze ka një fitues, por nuk ka humbës. U ke dhënë një mësim shëmbullor gjithë politikanve tanë. Kjo garë nuk do thotë se është fundi. Për moshën që ke politika shqiptare ka nevojë për ty dhe ti nuk duhet të shkëputesh.
    Të uroj suksese në të ardhmen!

  10. Qerimi says:

    Ehehehhe. Ja paska dhi keq Rames me kete qe ka thene.

  11. Ilir says:

    Me vjen keq kur shikoj qe perkrahesit e PD-se kane ardhur ketu te komentojne per kete lajm. Une do te thoja bravo Ilir Zela. Duhet nje zemer shume e madhe dhe nje civilizim i larte i nje personi qe te besh nje reagim te tille. Te ishte nje tjeter do te helmohej dhe do te fillonte te mbante meri dhe te reagonte kunder partise se tij. Per fat te keq qendrime te tilla kane cuar ne pafundesi numrin e partive ne Shqiperi. Sa per kritikat per Edin, keta te PD shkruajne sikur vine nga hena dhe ne kemi qene ne Mars kur u bene zgjedhjet vendore ne Toke, ne Shqiperi. Ne lidhje me zgjedhjet ne PS nuk behet fjale per vjedhje te zgjedhjeve. Ndersa ne lidhje me zgjedhjet e pergjithshme apo lokale ne Shqiperi te gjithe e pame se si Ristani ja dha fitoren Bashes me manipulimet e hapura ne TV. Rama fitoj dhe nuk kishte aresye te pranonte nje humbje te vjedhur. Veprimet e Berishes dhe Bashes do te ngelen ne histori si vjedhjet e medha. Berisha si gangsteri Arturo Ui qe vjedh dhe te nxjerr shkopin per te thene une jam fituesi, cfare do te me besh. Pastaj te vret dhe genjen dhe i del geneshtra ne shesh nga FBI. Prandaj nuk ka krahasim midis Edi Rames dhe cfare ka bere PD. Une nuk jam as PD-ist e as PS-ist. Une jam thjesht nje shqiptar pa parti dhe qe jeojt jashte vendit. Edhe pse fitorja e njerit apo tjetrit nuk me ndikon desheroj qe Shqiperia te behet nje vend i civilizuar dhe te hyje ne radhet e vendeve te civilizuara jo te qendroje si nje shtet osman, me rrugace qe vendosin me forcen e krimit se kush do te drejtoje vendin. Ne do te shkruajme derisa ta shohim Shqiperine ne vendin e duhur. Edhe nje here urime Ilir Zela per qytetarine e larte qe ke treguar dhe urojme qe shembulli yt te ndiqet me zgjedhje korrekte dhe reagime te njejta te humbesve.

    1. Qerimi says:

      O Ilir mos qaj mor burre. Aty e ke Edin. Sta lu njeri. Aty do ta kesh prape edhe mbasi te humbi zgjedhjet ne 2013-ten pa merak.

      1. Lomi pri Baldushku says:

        O Qerimo,mos qaj hallin e kalorsit se i varen komët por shif bythën tate se je zon kaps. Kpslliku t’bo dom për shnetin. hajt tyrqeta pri Lomit.

        1. Ilir says:

          Bravo Lomi pri Baldushku. M’ke bo me qesh me kapsllikun e Qerim beut. Tu boft dita i mij mer Lom vllai! Qerimi me shoke kon met me turqinine e nuk morin vesh ka ajo pune. Se kur Qerimi t’kuptoj si me dal prej kapsllikut Berisha i ka kthy komet peprjete tu numru yjet si gamori i Nastradinit. Zaten kta turqinite na kan lon kshtu kur thrnet qameti. Cte thote mo lala per Qerimna me shoke. Ti e ke kopsit mer Lom. Hajt turqeta prej Ilirit.

    2. arsen says:

      Nga atje larg ku je ti nuk shikon dot mire … qe ky eshte teater.

  12. Horri i bulevardit says:

    Kemi dy standarte, qe ne fillim vitin 90-te, gati sa nuk u barazuan, kjo per shkak se shume intelektuale te shquar, realisht kaluan ne opozite.
    Por tani kemi nje ambient krejt te ndryshem: Nje PS me figura te fuqishme politike dhe nje PD me antiintelektuale dhe robote te shefit te partise.
    Rasti i zgjedhjeve ne Tirane i PS-se, tregon se sa larg ne mentalitet, jane keto dy forca politike.
    Rasti i kandidatit per kryetar te PS-se ne Tirane, Ilir Zela, tregon madheshtine dhe prosperitetin, ku kerkon te shkoje kjo parti.
    Me beri pershtypje, jo vetem falenderimi, por dhe arsyeja e ketij njeriu, kur thote: Qe ti bashkojme te dy alternativat dhe te shkojme ne nje fitore te sigurte ne zgjedhje.
    Bravo Ilir Zela, ti nuk je humbes, por je gjithashtu nje fitues.
    Je fitues se tregove qytetarine dhe urtesine qe duhet te kete nje politikan edhe atehere kur nuk merr votat e mjaftueshme.
    Ky standart ne partine e Sali Berishes, eshte standart akoma i panjohur.

  13. tana says:

    Anila Basha ka qejf te merret me trillime.

  14. arsen says:

    Nga na doli ky njeri kaq interesant, kaq altruist, kaq ne perputhje me premtimin e Edi Rames qe tha ; Keto zgjedhje do te jene model per gjithe Shqiperine. Cudi ! Rreth e rrotull ka vetem plehra … ja ku paska celur nje zymbyl. Ne pritje te ” fitores spektakel ” ne 2013 pranojme edhe publicitete.

  15. artibr says:

    ps savjen i ngjan me shum pd jan ber si binjak esheai i gjati qe u fshe mes turmes si struci ne shkretetir fut koken e bythen lart qe mos te duket te pa turp duhan te vin ne pushtet klientelistet po nuk na u ndan keta te gjatet ne po na marin frymen i kan ber partit monopol ikni se nuk kemi nevoj per ju.

  16. Asim says:

    Tani duhet patjeter ta zgjedhin Saimirin edhe kryetar te forumit te gruas.
    Patjeter qe Anila Rrumbullaku do jete ne gjendje te percaktoje rezultatin bile edhe sa vota duhen qe gara
    te mos duket qesharake.

  17. bujar hoti says:

    Vini re :’demokratet ‘ nuk duan votime –vetem emerime ;keshtu thote e vepron i vetmi komunist ne pushtet ne EUROPE–udheheqesi tyre,keshtu bejne edhe morrbythet e tij;;;;

  18. tironci says:

    sa ndryshim ka nga pd = partia diktatoriale e berishes

  19. eda says:

    Po pse mor shqiptare, beni komente qe nuk kane asnje vlere edhe per nje gjest qe i mungon politikes shqiptare.
    Akoma nuk e kuptoni qe tek PS-ja eshte kultura demokratike e te shprehurit dh te punuarit, ndersa te kampi tjeter ehste reparti ushtarak Nr. PD, me ne krye komunistin e pandreqshem?.
    Si ka mundesi xhanem te mos e kuptoni. A e pate se ci beri presidentit ai birbo, vetem per te mos shkuar ne Lezhe Ai e te fliste? E sa e sa te tilla.

  20. paridi says:

    Kjo eshte kronike shqiptare, Kadri Hazbiu iku te pushkatohej me foton e Enver Hoxhes me vete… Edhe gjesti formaloimoral i nje mjerani i cili e dinte qe ne 2003 qe nuk do behet ndonjehere kryetar partie por zhgaravitet qe te beje sa me mire corben e Rames, do ta quajme gjest te bukur!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje