Familja Hana refuzon të marrë ndihmën e qeverisë. Pas vdekjes së Xhevat Hanës, më 5 janar të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi 1.5 milionë lekë qeverisë, e cila pas zvarritjeve të shumta, akordoi një shumë qesharake prej 80 mijë lekësh. Duket se shteti vijoi të përndjekë edhe pas vdekjes prokurorin, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në një spital në Itali, megjithëse kishte kontribuuar në sistemin e drejtësisë, pasi përfaqësonte akuzën në disa procese të rëndësishme, si “Durrës-Kukës” dhe “Remzi Hoxha”. Madje, më parë punonte si prokuror pranë akuzës qendrore.
Megjithatë, kërkesa e prokurorisë për shpërblimin e familjes së tij si shpenzime për kurimin dhe varrimin, është hedhur në “kosh” nga qeveria. Kjo e fundit akordoi shumën qesharake, duke mos dhënë asnjë informacion për arsyet.
Gazeta “Shqip” ka kontaktuar me familjen Hana për këtë vendim të qeverisë. Ata pohuan se shuma e akorduar nuk është fondi i kërkuar nga prokuroria, dhe kanë refuzuar të marrin këtë shumë, me argumentimin se “veprimi i qeverisë është i turpshëm”.
Ata sqarojnë se Xhevat Hana ka qëndruar në reanimacionin e spitalit civil “Nënë Tereza”, ndërsa në Itali ai ka qëndruar dhe ka mbyllur sytë në Spitalin Riuniti të Bergamos.
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme pohon se do të “luftojë” për të fituar shpërblimin për familjen Hana. Sipas tyre, të gjitha faturat financiare që ka paguar familja për kurimin dhe varrimin të rimbursohen.
Zyrtarë të akuzës saktësojnë se kanë mbledhur disa fatura dhe së shpejti pritet që t’i rikërkojnë Ministrisë së Financave shpërblimin për vdekjen e prokurorit Xhevat Hana. Krahas këtyre faturave, në dosje do të jenë edhe disa vendime të qeverisë për dhënien e shpërblimeve për familjet e zyrtarëve që kanë ndërruar jetë. Të gjithë precedentët do të përdoren nga akuza që familja e prokurorit të ndjerë të marrë shpërblimin e munguar nga qeveria.
Prokuroria Xhevat Hana ndërroi jetë më 5 janar të këtij viti, pas një lëngimi në spitalin “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Riuniti” të Bergamos, në Itali. Gjatë ceremonisë së varrimit, Presidenti Topi, përfaqësues të opozitës dhe të fushës së drejtësisë kanë marrë pjesë në homazhe. Ndërsa, përfaqësues të mazhorancës kanë munguar në këtë ceremoni, duke vijuar që të përndjekin prokurorin edhe pas vdekjes./Shqip
Ju lumte! Thjeshte dinjitoze.
arsyeja eshte se une dua nje benz te ri ne mos 700.000 euro si t’sals te pakten 250.000, me duhen”dieta” te bej edhe nje xhiro tjeter rreth globit te lyp ca kredi te tjera dhe se shpejti dua te shkoj ne japoni por qe t’ju prish menjen japonezeve duhet te ngjyej leshrat te verdha sa m’kan than qe ata impresionohen nga bjondet…
me duhet edhe ca botox per 6 muajt e ardhshem… te tjerat le t’i plotsojne lexuesit e rradhes se u lodha.
hahaha me kenoqe me ate maloken…lol
Me gjithe respektin qe duhet patur per njeriun e larguar nga jeta,nga thellesia e shpirtit,jo si mermerime por si klithme,me del pyetja:-Pse valle duhet sponsorizuar familja e nje prokutori per nje semundjen te ngjashme me semundjet e mijera te tjereve familjaret e te cileve enden spitaleve shpesh here edhe te uritur?Kush eshte ky njeri dhe cfare statusi te vecante ka qe u dashka te kurohet me taksat tona?Jepni o njerez leke,qofte edhe qindarka per shume njerez qe kerkojne ndihme e shume here vdesin per pak para.Shteti le te ndihmoje pacientet e onkologjikut qe bashkejetojne me vdekjen dhe njekosisht percjellin ditet nen makthin e vazhdueshem te mungeses se ilaceve.Ndeshkoni,nese mundeni sa me fort abuzuesit e barnave dhe lereni familjen Hana te shpenzoje ca nga ato para per te cilat jane lodhur hallexhinjte dhe jo vete i ndjeri.
Me sa di une z.Lirim te gjithe punonjesit e shtetit kane siguracion jete dhe kur semuren ne detyre duhet ti paguash faturat ose ti rekomandosh spitalin qe e trajton kete lloj semundje.Dhe kjo shtetit i kushton me pak.Shperblimi nuk jepet per arsye se ka qene prokuror.
Le te paguaje siguracioni atehere por jo qeveria.
Ky veprimi i familjes Hana mua me duket shume i drejte dhe shume i mire per te qene krenar per ate pjese te familjes qe u nda mbas nje semundje te rende. Keto veprime te qeverise me kujtojne shokun Enver qe i persekutonte edhe pas vdekjes armiqte e tij. Turp
z. pseudonim “leon68”, Veprimi i qeverise Berisha ndaj nje prokurori “me duar te pastra” siç ishte Xhevati (po i flas ne emer se do te kisha deshire ta kisha shok te ngushte apo pjestar te familjes sime); pra, veprimi hipokrit i Berishes nuk ka pse te te kujtoje Enver Hoxhen, i cili nuk eshte kursyer per t’i kuruar jashte shtetit me qindra personalitete nga te gjitha fushat e veprimtarise se tyre. (Shiko: AQSH, Fondi: Ministria e Shendetesise 1945-1985)
PARET NA DUHEN PËR TË SHPËRBLYER HERONJTË E GARDËS PËR TË VRARË KUNDËRSHTARËT E SALIUT.
RRNOFTË SALIU I ÇMENDUR I VIÇIDOLIT.
Ngushellimet e mija te perzemerta familjes dhe mos u dekurajoni nga veprimet kriminale te kesaj qeverie vrastare e kriminele. Nuk ka me turp per kete cub malok qe vetem malesor nuk mund te quhet, mbase serb a grek me gjithe kuptimin e fjales. Nje qeveri kriminele me tere pjesmarrjen e familjes dhe oborrtareve pederaste e pjestare ne krim. TURP, TURP , TURP.
qe te marresh ndojne lek nga qeveria duhet te jesh i paprekur dhe aleat i viçidolsit
Personalisht besoj se familjaret kane bere gabim qe nuk e kane pranuar shumen qesharake te ndihmes. Nuk ka dinjitet me monstrat. Cfare eshte per tja mare ketij shteti halabak merjani e mos tju vije keq. Kujtoni se do te preken ne seder keta shurranjoset? Nqs mendoni se do te preken, e keni gabim.
Ngushellime familjes por nuk eshte e drejte qe qeveria me leket e taksave te popullit te paguaj faturat e asnjerit sepse ne kapitalizem sic jemi ne tani cdo person paguan insurance sigurime javore ose mujore dhe siguracioni ia paguan pastaj faturat nqs personi eshte I mbuluar pse meqenese Ky person na qeka prokuror duhet shteti jone hajdut Tia paguj ketij faturat me leket e taksave te popullit nuk I dolen ketij prokurori rroga e mire qe ka pasur nuk I dolen ketij prokurori leket qe ka vjedhur dhe qe ka vjelur nga proceset qe I ka rrjepur njerezit per tiu ulur denimin apo per ti nxjerre nga burgu apo per ti nxjerre pa lagur njerezit hallexhinj pse mer ju mendoni se Ky qe ka qene prokuror ka qene prift apo engjell Ky nuk u vra ne krye te detyres qe shteti ti jape demshperblim Prandaj mos Tia fusim kot si kau peles
+1!Pikerisht kete kam thene ne komentin me lart.Njerezit e drejtesise,sa kohe qe vetem drejtesi nuk japin,nuk meritiojne as respekt dhe jo me demshperblim.Le te perfitoje nga sigurimet sikurse “perfitojne”mijera punonjes te administrates shteterore.Mjaft privilegje kane se gjalle ,por u dashka te sponsorizojme disa te tilla edhe pas vdekjes!!!
Sali Berisha nuk mundi te marre pjese ne ceremonine mortore te prokurorit te nderuar Hana sepse eshte i zene me punet e tije te mbrapshta. Per te vajtur dhe per ti bere elozhe superlative Leka Zogut, pati kohe me bollek. Po ashtu edhe halabaket, qe i qendrojne prane, marrin pjese ne ngjarjet fare pa rendesi, te personave pa kurrfare kontributi dhe merite, duke organizuar hosanara dhe leket tona varda, si mall pa zot.
Zoterija kryeminister nuk pati as lek per ta ndihmuar per kurim apo per ta ndihmuar familjen e tije per shpenzime varrimi. Parate i jane mbaruar nga udhetimet e tije me nje tufe reporteresh, per ti bere hosanara, kur vete tek “vellezerit” azere. I duhen edhe Topallit per te bredhur si kale azat neper bote.
Turpi qofte me ta!
Te gjithe mendojme se Saliu ka ZET Ina Ramen. Ndoshta nuk eshte keshtu. Me lind ky mendim sepse fillimisht u ndersye si i terbuar kunder prokurorit Shtylla, deri sa ja plasi buzen. Ai u thye dhe u largua fare.
Ja shembulli tjeter me Prokuror Hanen, njeriu sherbetor i devotshem i shtetit, por kurre i pushtetit mafjoz te saliut dhe bandes se vet. Fati i qelloi qe te merrej me disa afera pikante te korrupsionit te kesaj bande. E preku ne kallo jo vetem ate, por edhe prodhin dhe pjesetare te asaj strofkulle hijenash. Kaq e madhe eshte merija sa qe nuk i mjaftoi urrejtja sa qe gjalle, por edhe mbas vdekjes se tije.
REZULTON SE AI KA INAT HETIMIN NGA CDO LLOJ PROKURORI QE BEN HETIM SERIOZ TE AFERAVE TE TIJA DHE JO INA RAMEN PERSONALISHT!
Ngushellime familjes! Kurajo! Sa me shume te urrehet nga keta sojseze aq me i nderuar eshte nder qytetaret e ndershem!