Statusi për në BE, evropianët duan të na mbushin mendjen se ka ende shpresë..

5 Mars 2012, 20:44Politika TEMA

Shqipëria dështoi për të dytën herë radhazi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Atë e mori sëfundmi edhe Serbia. Qeveria duket se e ka hedhur pas krahëve edhe këtë dështim, ndërsa Kryeministri Berisha vijon akuzat ndaj opozitës me arsyetimin se ishin politikat bllokuese të saj që ndaluan Shqipërinë në rrugën e saj drejtë BE-së. Por në këtë shkëmbim akuzash hyjnë përsëri në lojë ambasadorët. Ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi kumtoi sot në drekë se vendi ka ende shpresë për të marrë statusin në vjeshtën e këtij viti. Por si? “Nuk e di nëse Shqipëria do të marrë statusin kandidat ose jo. Por në tetor do të publikohet progres raporti dhe ky raport do të rekomandojë ose jo dhënien e statusit kandidat për vendin. Nga tani deri në tetor ka ende shumë kohë, ka shumë gjëra që duhen bërë. Por, ajo ç’ka është shumë e rëndësishme është se ka një progres në implementimin e prioriteteve kyçe duke nisur nga prioritetet politikë”, – thotë ai.

Duket se deklarata e Sequit vjen thjesht për të mbajtur lartë moralin e tyre që besojnë ende në marrjen e statusit për në BE në një periudhë të afërt, duke parë edhe se si po shkojnë gjërat në këtë vend. Madje edhe vetë Kryeministri Berisha është i bindur se ne nuk e meritonim statusin. “Problemi i statusit të Shqipërisë, ku unë gjithnjë shpreh qëndrimin tim dhe të mazhorancës që ky proces të jetë i merituar, ky është interesi i shqiptarëve dhe nuk kërkoj një rrugë tjetër”, – do të shprehej ai sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/5/statusi-per-ne-be-evropianet-duan-te-na-mbushin-mendjen-se-ka-ende-shprese

7 komente në “Statusi për në BE, evropianët duan të na mbushin mendjen se ka ende shpresë..”

  1. tirona ime says:

    mire na e bojne neve,me kto palaco politikane,majtas e dfathtas.

  2. arsen says:

    “Eshte ekonomia! Budalla!”
    Vetem athere do hyjme ne Europe.
    Vetem kur te shkoje prona tek i zoti!
    Vetem kur shqipot te mesojne se cfare eshte SHTETI
    Vetem kur te paguajne taksat dhe t’u kerkojne hesap pushtetareve, se cfare i bejne (taksat). athere PO…
    Sa kohe qe te udheheqe “njishi”??? Gishtin ne bythe…dhe e kemi teper…

    1. Voica says:

      pse lodhesh o Arsen qe rendit gjithe keto gjera. Mjafton te pyesesh:”CILI SHTET KA NGEL AKOMA PA HYRE?” – Kur te te pergjigjen:ASNJE, VEC JUVE, SHQIPERIA” atehere lajmero LEDY GAGA-ne per te filluar festimet. I FUNDIT, PRA, AKOMA KE DYSHIME, SI PER CDO GJE!

  3. elinor says:

    Njerezit tu vra veten nga bam-bumi ekonomik i saliut, kurse keta na prrallisin per status!! Ikni mor ju dhjefsha ne status se nuk po na hyn ne xhep hic; nje e dy e na japin morfine me kete bullshitin e statusit sa per t’na e largu pak dhimbjen nga brejtja e mishit qe po na ben kanceri!
    Te rregullojme statusin tone si qenie njerezore njehere, se po na trajton si kafshe klasa politike ne fuqi, mandej te shqetesohemi per te “ly” floket me boje!!

  4. Genti says:

    Shqiperia nuk ka shanse qe ta marre statusin e vendit kandidat ne tetor, gjithsesi me duhet te shprehem edhe nje here per nje dezinformim qe vjen nga shume drejtim. Media (kere radhe ResPublica) bie kelltuq brenda pa ditur se po dezinformon edhe vete. Me duhet te saktesoj se ne fillim te marsit nuk kishte ndonje mundesi qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat. Zakonisht ceshtjet qe kane te bejne me zgjerimin merren ne shqyrtim nga Keshilli Evropian ne baze te raporteve vjetore te Komisionit, te cilat njihen ndryshe edhe si raport progrese. Ne kete kontekst Shqiperia vertet ka deshtuar dy here, por keto deshtime ishin ne vjeshten e 2010 dhe 2011. Ne fillim te marsit u mor ne shqyrtim vetem Serbia pasi keshtu ishte rene dakord ne fund te vitit te kaluar.

    1. M says:

      Kur ta marri Turqia do ta marrim edhe ne
      Ciao

  5. nn says:

    Kaloi 21 JANARI ,dhe akoma vrasesi rri ne shtepi,po afron 15 MARSI dhe po flitet akoma per Gerdecin vetem keto dite kur Ministrin e kishim dhe e kemi serish minister , dhe jep dhe konferenca ,e mbron imuniteti te ishte e kunderta dakort ,ta marrim statusin, por po behet me keq dhe tallet me ne Evropa,ben sikur qeverisja eshte ne rregull kur vidhet sheshit dhe del pa faj fajtori ,kur eshte ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje