Ina Rama: Policia po fsheh korrupsionin shtetëror. Prokuroria: Në vend është ulur siguria publike

6 Mars 2012, 10:57Politika TEMA

Kryeprokurorja dorëzon raportin në Kuvend duke theksuar se ulja e procedimeve penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion nuk i korrespondon realitetit, por policia nuk po po referon më çështje të tilla. Po ashtu ndikim kanë pasur edhe vendimet e gjykatave për të mos ndëshkuar askënd

 

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvend raportin e saj të përvitshëm. Gazeta Shqip publikon pjesë nga ky raport, ku theksohet shqetësimi për rritjen e kriminalitetit në Shqipëri. Sipas prokurorisë, në vend është ulur siguria publike.

“Rritja e veprave penale kundër jetës lidhet me uljen e sigurisë publike në konsekuencë të ndikimit të faktorëve socialë dhe ekonomikë, të brendshëm dhe të jashtëm,” thuhet në raportin e prokurorisë.

Një nga veprat penale që ka pësuar rritje drastike është vjedhja. Po ashtu për tu pasur në konsideratë është rritja e ndjeshme e procedimeve penale për mashtrim. “Vlerësojmë se është një tendencë që lidhet me orientimin e një kategorie personash për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të kundërligjshme. Ndoshta do ishte e nevojshme të bëhet një lloj sensibilizimi i opinionit publik për të mos rënë pre e këtyre formave,” thekson raporti.

Ndërkohë, kryeprokurorja Ina Rama thekson se policia nuk po referon çështjet e korrupsionit shtetëror. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve nga Policia e Shtetit, si dhe e uljes së kallëzimeve nga organet e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm financiar,” thuhet në raport. Në lidhje me veprën penale të korrupsionit, sërish pohohet se ka një ulje drastike të referimeve kryesisht nga policia, por ndikim ka pasur edhe gjykata me vendimet që jep. “Në lidhje me tendencën në ulje të procedimeve penale të regjistruara për këto vepra, konstatojmë se nuk i përgjigjet realitetit. Ky tregues vjen si rrjedhojë e uljes së referimeve kryesisht nga Policia e Shtetit si dhe mosndëshkueshmëria në mënyrën e duhur nga sistemi gjyqësor për raste të cilave iu është ngritur akuza dhe janë dërguar në gjykatë,” thuhet në raport.

8 komente në “Ina Rama: Policia po fsheh korrupsionin shtetëror. Prokuroria: Në vend është ulur siguria publike”

  1. Kalciani. says:

    Shume e vertete,s’merre kush mundimin te beje nje pune kolosale,pergjime,verifikime dokumentesh,ore nate,dite,leke deme,etj etj,per te vertetuar nje veper penale korruptive,te cilen gjykata e hedhe ne plehra per dy minuta.Ky eshte tregues se sistemi ka rene me kohe dhe rrethi vicioz i korrupsionit,nuk nderpritet gjekundi nga institucionet perkatese.Kjo eshte produkt i politikes se Sali Berishes dhe Ilir Metes ne qeverisje!Pergjegjesit e pushtetit duhet te merren ne pergjegjesi penale per shperdorim te pozites zyrtare,ndersa gjyqtaret per vendimet e tyre qesharake ne denim te kesaj vepre penale,duhet te shkarkohen e me pas te gjykohen per shperdorim detyre.Vetem atehere ,munde te rifilloje nje ere e re ne ringritjen e sistemit demokratik ne Shqiperi!

  2. Horri i bulevardit says:

    Ne nje shtet policor, spritet drejtesi, ate e vendos shefi partise, a se patem ne partine e punes te njejte me partine demokratike te Saliut?.
    Vetem ne Shqiperi ulet papunesia, duke rekrutuar police dhe gardiste, qe ne fakt, jo qe nuk prodhojne, por harxhojne shuma marramendese dhe mbajne nen zap, pjesen tjeter te popullsise.
    Shqiptaret, gjysma jetojne ne varferi ekstreme, pjesa tjeter jane police, qe vetem duke marre bakshishe, nga pjesa e varfer, arrijne te kene nje jete normale, por me koke ne traste.

  3. Arjoni says:

    Ore popull kam lexuar dicka to cuditshme ; presidenti I malawi-t pretendon se perendimi donte ti bente puc regjimit te tij. Hhhhheeeemmmm si thoni , te jete edhe nga vucidoli apo my joni te kete ndonje prejardhje nga Malawi . Hhhheeeemmmm kjo pyetje do te me mundoje .

  4. viktori says:

    zonja kryeprekurore korrupsioni ne prekurori eshte ne nivelin me te larte. jam nje qytetar qe po tmerrohem me kete prekurori ne durres . u kap grupi me i madh me droge me 16.5 gr hashash u arrestuan 3 persona . ai qe u kap doli dhe te tjeret jane akoma pa me te voglin argument mbahen . me mire kontrollojeni vete dhe shihni nje tmerr te vertete .

  5. tomori i beratit says:

    INA RAMA eshte nje trimeresh ,ajo thot nje te vertet te madhe kur thot qe policia fsheh dhe nuk tregon te verteten.Kjo eshte nje gje e madhe per shtetin tone.Do te thote dikush qe ka bere detyren prokurorja.Vertet ka bere detyren por ne kushtet e nje bllokimi total qe sali berisha i ka bere institucionit te prokuroris eshte veshtir ta besosh lere pastaj te punosh.Ne kushtet e provokacioneve e shantazheve,kercenimeve qe saliu e klani i tij vrases i bejne Ina Rames personalisht dhe institucionit te prokuroris çdo minut,ore dit e muaj eshte veshtire te rosh e jo me te punosh.PROKURORIS SE PERGJITHESHME i eshte pergjysmuar buxheti,i jane hequr makinat e sherbimit u eshte mohuar çdogje .Prokuroris se pergjitheshme i eshte bere nje bllokim i llahtarshem ne te gjitha drejtimet.Per qeverin prokuroria e pergjithshme duhet te bllokohet ,te sabotohet,te kercenohet,te injorohet e mbi te gjitha ti ulet ne maksimum buxheti.Me te gjitha keto qeveria e sali vrasesit kerkon qe INA RAMA E PROKURORIA E PERGJITHESHME te dorezohet.Por kjo nuk do te ndodh sepse Ina Rama eshte e bija e te madhit HAXHI RAMA nje qytetar i nderuar ku shpellari nuk mundet ta arij kurre

  6. tristjani says:

    Duame te dime se sa police ka sote shqiperia.Kjo sigurishte ka nje koefiçient por edhe ne raporte me popullsine. Eshte e drejte kur thuhet se pjesa me e madhe popullsise eshte e varfer kurse pjesa tjeter eshte polic qe ruajne per te mose bere trazira keta te varfer qe jeta ju eshte bere sketerre nga Sali Berisha dhe banda e tije veriore e thekesoj veriore te me kuptojne mire shqiptaret si ne juge dhe ne veri ku kam jetuare dhe punuare me ndershmeri ne mes te atyre njerzeve te mrekullushem qe nje pjese sote jane kthyere ne kreminele ne drejtimin e Sali Berishes mbasi jane paguare me djersen e ketij populli nga Saliu per te formuare banda ne favor te tije.Dua te di sa police paguan sote populli shqiptr me taksat e tija.Ju lutem kush e di te na i tregoje se ne shqiperi nuk behet fjale me per sekrete si dikur.

  7. BURRERSHES.
    Ina Rama mos ki frike
    Te mbron ndershmeria,
    Ligji,faktet
    Drejtesia.
    Sali-Meta po perpeliten
    E kane mekatin ne bark
    Deri sa te pergjigjen
    Sa ligji tu mare hak
    Mbreteresha drejtesi
    S’e ha mikun as parane
    Ajo do ti sjelle liri
    Shqiptareve ne c’do ane
    Ina Rama je burrereshe
    Mbare kombi te nderon
    Gjithe populli anembane
    Te do dhe respekton.

  8. albaniahello says:

    e pa afte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje