Apple ka prezantuar iPad-in e ri me një ekran me rezolucion të lartë 2048 me 1536 pixel. Tableti ka një çip të ri A5X që do përmirësojë ndjeshëm performancën grafike. Një çip i tillë do e vendosë Apple përpara konkurrentëve të saj si Samsung. Aparati do jetë në treg më 16 mars dhe do kushtojë nga 499 deri në 829 dollarë.
Gjithashtu tableti do të ofrojë edhe lidhje të shpejtësisë së lartë 4G. Bateria do të zgjasë 10 orë dhe tableti është 9.4mm i trashë, diçka më shumë se paraardhësi.
Tableti po ashtu ofron një kamera iSight 5 megapixel që mund të regjistrojë video në full HD. Por është ekrani me të cilin duket se Apple krenohet më shumë. Kompania thotë se modeli i ri do jetë 4 herë më i shpejtë. Ekspertët thonë se Apple zotëron 62 përqind të tregut të tabletave në vitin 2011. Analistët thonë se Apple do të shesë 69 milion iPad përpara se të mbyllet ky vit.