Rama: Diplomat e universiteteve private, si letra me vlerë

7 Mars 2012, 19:11Sociale TEMA
Rama: Diplomat e universiteteve private, si letra me vlerë

“Arsimi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë ditë më të këqija se këto të politizimit e të barbarizmit të jetës në shkollë”, tha kryetari i PS-së Edi Rama në tryezën e organizuar nga socialistët për arsimin. Në ditën e festës së mësuesve, kreu socialist Edi Rama akuzoi qeverinë se po degradon sistemin arsimor në Shqipëri dhe premtoi se me ardhjen e PS në pushtet do të ketë një politikë tërësisht të kundërt për arsimin, me atë që Rama e quajti qeverisje injorante të Sali Berishës. Rama tha se sistemi arsimor shqiptar ka arritur pikën fundore të degradimit me zhdukjen e konkurrencës e të meritës në emërime. “Duke e përqeshur mendimin e botës universitare, duke e shkatërruar “de facto” autonominë e saj, duke i shqyer dyert e universiteteve dhe duke hapur çdo muaj universitete e fakultete publike e private ku mundet nëpër Shqipëri, pa asnjë vizion afatgjatë për shoqërinë e për ekonominë shqiptare, asnjë konstrukt konceptual të gjeografisë së shpërndarjes së fushave të studimit në zona të ndryshme të vendit, pa asnjë objektiv tjetër përveç shmangies medoemos së përballjes me papunësinë rinore në rritje, kjo qeveri ka vulosur kapitullin më të zymtë të politikës arsimore dy dekada tranzicion. Të kuptohemi qartë, ne nuk kemi asgjë kundër universiteteve private e as kundër çfarëdo nisme e aktiviteti privat. Madje i shohim me admirim shembujt që kanë sjellë risi e zhvillim në këtë drejtim dhe do të jemi promotorë të një politike stimuluese e mbështetëse të këtyre shembujve, ndryshe nga ç’bën qeveria e sotme, e cila rrit numrin e tyre pa asnjë standard e kriter duke krijuar gropa që vetëm thithin para nga familjet shqiptare, konkurrojnë krejt pandershmërisht me të tjerët duke pranuar studentë e dhënë diploma jo mbi meritën, po mbi lekun, institucionalizojnë rënien e shtetit dhe boshllëkun pa asnjë rregull në hapësirën më delikate të përgjegjësive të vetë shtetit që është arsimi”, tha Rama.

I bindur se vitin e ardhshëm do të jetë PS në pushtet, Rama u shpreh se socialistët do të marrin përsipër një barrë të rëndë, atë të kthesës historike nga ky drejtim i paditur, që sipas tij po e çon arsimin qeverisja aktuale. “Liberalizmi pa asnjë rregull dhe thellësisht i korruptuat në arsim është një thikë në shpinën e prindërve shqiptarë që investojnë kohë, energji dhe kursime të nxjerra mënjanë, duke hequr shpeshherë edhe nga buka e gojës, për t’u dhënë një diplomë fëmijëve të tyre. Diplomat e marra në universitetet dyershqyera të kësaj qeverie që po lë tokë të djegur në çdo sektor, janë rëndom si ato letrat e dikurshme me “vlerë” që nuk u hynë asnjëherë në punë shqiptarëve, ndërsa studentët e studentet e kësaj kohe injorantësh në pushtet, nesër do të shtojnë frikshëm numrin e të papunëve me diplomë e për pasojë, edhe kontingjentin e të rejave dhe të rinjve që do të duan ta braktisin atdheun. Ky liberalizim pa asnjë princip, standard e rregull, jo vetëm ka krijuar iluzionin e rremë të arsimimit të lartë 100% të të rinjve, po edhe ka rrafshuar dy vlera themelore për një jetë universitare që zhvillohet në kuadrin e një shoqërie të tregut të lirë: Konkurrencën si mekanizëm i patjetërsueshëm i zhvillimit e përparimit dhe meritën si një vlerë e patjetërsueshme e krijuar nga konkurrenca. Mëson s’mëson, shkon nuk shkon në leksion, thua gjë a s’thua gjë kur pyetesh, nuk ka asnjë dallim të përgjithshëm për të nesërmen. Dallimin e përgjithshëm e bëjnë në fund tarafllëku, bakshishi dhe fijet e klientelave politike”, tha Rama.

16 komente në “Rama: Diplomat e universiteteve private, si letra me vlerë”

  1. Aqifi says:

    Nuk e kuptoj cfare mendon se fiton me kete deklarate Edi Rama???!!! Rreth Rames jane grumbulluar nje tufe njerezish pa fantazi dhe pa kellqe sikunder edhe vete Edi.

    Edvin largohu dhe leri vendin nje opozitari te vertete sa nuk eshte vone! Perndryshme edhe ne 2013 perseri maloket e Vucidolit dhe Skraparit do te kemi mbi krye…

    1. Une po boj nji universitet privat. Kom mesu shume gjona, psh. viti asht i ndam me sezone. Me ka thone baba qe po te keme diplome dhe si anetar i forumit Blu, do ja shi nanen kamunistave ne pune shteti.

    2. Vila says:

      Ky ja fut pordhes kot. Po universitetet publike zene 800000 studente dhe privatet me kuc e mac 150000. Shih a derezi publikun se ai po leshon diploma pa bere mesim fare.

    3. elio says:

      Nuk flitet per te mbyllur privatin por per te ngritur nivelin, nuk ka mundesi me keshtu. Studentet e privatit te provojne te gjejne pune me ate diplome, skartohen te paret. Tani kur i thua dikujt qe ke mbaruar tek UFO apo tek Barleti apo tek Americani e keshtu me rradhe te qeshin ne surrat dhe kalojne tek kandidati tjeter…

  2. feriti says:

    c’do gje eshte degraduar,ok
    POR DHE ESHTE VJEDHUR SHTETI,VOTAT
    ESHTE BLERE GJYKATA,AMBASADA..
    KA AKTE TRADHETIE DHE AKTE FASHIZMI NGA BERISHA..
    ATEHERE LIND PYETJE:
    pse nuk kerkon doreheqjen e berishes?
    c’fare marreveshje te fshehte ke bere me arvizune per protesta?
    pse e tradhetove 21 janarin..
    eshte degraduar aresimi ke te drejte POR ME SHUME ESHTE DEGRADUAR
    DHE PORDHOSUR OPOZITA…

  3. Qerimi says:

    Shih si thote gazetari. Ka leshuar deklarata te forta Rama. Ehehehe. Po or po. Shume te forta…Na rane perdhe nga deklaratat e forta. O Rama je i mbaruar. Je i marre fund.

    1. Horri i bulevardit says:

      O Qerimi prej maqdonie, kena bo ulje sezoni ne diploma, ulje deri ne 70%, per juridik dhe ekonomi, per mjeksi ulja esht pak me e vogel, por studentat jan te knoq, e merr nji diplom me nji bakshish ne Dubai, per profesorin, Sala ti ka dhon te gjitha mundsit, hajde merre dhe ti se me mrapa, kur ti kthej komet nga dielli, ka per tu myll ky muhabet, si firmat piramidale. merre se e fito, ska rendsi se sfillo pune, se mund te bohesh deputet atje ne maqedoni, me mbrojt shqiptaret.

  4. BARDI says:

    UNIVERSITETET ,NUMRI I TYRE PER POPULLSI JA KALOJME CDO SHTETI ,MADJE DHE AMERIKA DUHET TE MARRI SHEMBULL NGA NE.KA NGELUR POR QE SE SHPEJTI DHE NE VERMOSH DHE KONISPOL TE HAPIM DHE ATJE UNIVERSITET,DHE SHQIPRIA E KA ZGJIDHUR PRODHIMIN SE NE CDO FUSHE MADJE PUNTOR ME KARROCE DOREDO ET JETE ME UNIVERSITET,MENDONI CFARE ARRITJESH DO TE KEMI,QE DHE KARROCEN E DORES DUHET TE BEJME MBROJTJE DOKTORANTURRASH,PER PROFESOR TE ASIOCIUAR DALNGADAL VJENE BEHARI DHE PROFESOR.
    DIKUR KUR E BISEDOJA ME NJE PROFESOR TAMAM KETE PUNEN E HAPJES SE UNIVERSITETEVESI KEPURDHAT MBAS SHIUT,AI U PERGJEGJ:NE SE NUK DO HAPEN KETO UNIVERSITETE KU DO SHKOJ KJO RINI,MENDOJNE PER BYTHEN E TYRESE PER RININ?
    BARDI

  5. Edi says:

    Z. Rama!

    Ju duhet te prononcoheni ne lidhje me akuzat e Z. Brace drejtuar Kryeministrit.
    Ndryshe jeni oportunist dhe tradhtar.

  6. Edi Ramovici says:

    OO Qerimooo , po keta jane nga ana ime , duhet te mi qendisin deklaratat se jam lodhur duke shpifure per Saliun por nuk del gje, ne jemi popull qe nuk i dojem socialistet, duhet nderruar partine

  7. askushi says:

    n.q.s ke mbaruar uneversitetin privat nuk te ndalon njeri te punosh se paku ne nje ambasade shqiptare?
    Te behesh minister?
    Diploma e universiteteve private funksionon,por duhen mekanizma per te kontrolluar cilesine e kesaj diplome.Deri tani ky mekanizem eshte ne favor te privatve,mund te nxjerin “sallata” sa te duan,duke mos i shqetsuar per cilesine,mjafton te marrin leket.Deri ketu mbaron detyra e privatit,ti gezoni “kungujt’e diplomuar.

  8. I liri says:

    Se mos vetem ne Un. Private nuk behet mesim.Kam djalin tek shkencat e natyres,informatike dhe e pyes perdite.Bete mesim sot?Here pergjigjet,beme dy ore,me shume,nuk beme asnje ore.Pse? Nuk vjen profesori,mè thote.Rrine studentet dhe presin qe ne oren 8 deri ne 17 dhe nuk bejne asnje ore mesim.Petagoget jane te dy e tre punesuar,ne universitete private apo neper banca.Kam frike se edhe vete ministri i arsimit jet mesim ne universitet privat.
    Si e gjithe jeta,eshte degjeneruar dhe arsimi.

  9. tironci says:

    se mos ka lene gje tjeter pa i vene kazmes sali berisha ..
    O SALI O ZAGAR..
    DO TE VARIM NE LITAR

  10. Limi says:

    Se mos posedon ndonje diplome serioze vete Edvin Rama,po ata qe diplomonte PPSH-ja ne shkollen e partise cfare palo dplomash ishin?Ike,o Edvin, na ben ndonje zhgarravine me kartona dhe me ngjyra te ndezura se vetem per keto eshte diploma jote se as piktor nuk je.

  11. rrufeja says:

    Horri i …, përgjithsisht kam konsideratë për komentet e tua, por nganjëherë po më duket se ja fut kot.Nga e zbulove se qerim-ja na qenka nga maqedonia. Apo të duket vetja si një fallxhore.

    1. Horri i bulevardit says:

      Nga emri them se jane te basardu si kurd pranej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje