Shndërrimi i garës për audiencë televizive në një “luftë” spotesh publicitare me tekste të fryra dhe të pajustifikuara. “Ezeli”, “Forca e fatit”, “Triumfi i dashurisë”… Në mungesë të programeve origjinale, ekranet shqiptare hahen me “premierat absolute” të … telenovelave
Nga Alida Cenaj*
“Ezel, seriali turk më i ndjekur i momentit në të gjithë botën, premierë ekskluzive vetëm në Klan. Tani dy seri të reja, ekstra, çdo të shtunë, premierë absolute, ora 20.55. Plot 120 minuta me fenomenin që po thyen të gjitha rekordet edhe në Shqipëri. “Ezel” një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq, fitues i dhjetra çmimeve ndërkombëtare. Takimi juaj me Ezel edhe të shtunën. Kujdes! Seritë e të shtunës janë premierë absolute dhe nuk mund t’i shikoni për herë të dytë. Ato nuk ritransmetohen. Sepse gjërat e bukura shijohen vetëm një herë”!
Ky tekst, paksa i gjatë dhe me fjalën “absolute” të stërpërsitur nëpër të, – pa i hyrë diskutimit të budallallëkut të tipit “gjërat e bukura që shijohen vetëm një herë”!!! – vështirë t’i ketë kaluar kujt pa e parë e dëgjuar. Transmetohet me qindra herë në ekranin e televizionit Klan, nga mëngjesi në mëngjes, dhe si një kumt paralajmëron që “Ezeli i të shtunës nuk ritransmetohet”. Të jetë vallë vërtetë humbje kaq e madhe, sikur të mos e ndiqnim “Ezelin” e së shtunës?! Vështirë…
Nëse telenovelat nuk janë të preferuarat tuaja, ndryshojmë kanal. Këtë javë në Vizion Plus në një nga edicionet informative, në rubrikën e kulturës, u transmetua një lajm me këtë titull: Telenovelat e Vizionit, më të vlerësuarat. Lajmi në vijim thoshte sesi në të njëjtën ditë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Akapulko të Meksikës ishte zhvilluar eventi i vlerësimit të produksioneve më të mira televizive meksinane, i cili ka nxjerrë si fitues këtë vit, telenovelat që vijnë si premiera absolute në “Vizion Plus”.
Përsëri premiera absolute! Për t’u siguruar që lajmi ishte ndjekur nga të gjitha moshat, teksti i ngjashëm me atë të lajmeve, por më i zgjeruar dhe me gafa të panumërta në përkthim, u lexua edhe në rubrikën “Gossip”, në emisionin e përditshëm të mbasdites, “Next”. Në studion e tij, prezantuesit, të cilët as vetë nuk e dinë se ç’do të thotë të jesh i tillë e aq më pak se ç’lidhje kanë me atë studio ku drejtuesit e televizionit i kanë vënë për të prezantuar lajme dhe këngë, paralajmëruan kronikën e thashethemeve, e cila u hap me lajmin e ceremonisë “madhështore të Meksikës, të njëjtën ditë me të atë Oscar-it”. Doni të dini më shumë? Në edicioni e 30-të të produksioneve më të mira meksikane, “Forca e fatit” ishte shpallur produksioni më i mirë për vitin 2011. Po kjo telenovelë u vlerësua për skenarin dhe përshtatjen më të mirë; “Gruaja që nuk donte të dashuronte” – aktualisht në transmetim në Vizion – i kishte dhënë trofeun e aktorit më të mirë, personazhit kryesor, të interpretuar nga njëri që quhej Horge Salinas; Livia Briti ishte shpallur aktorja më e mirë në kategorinë e të rinjve tek “Triumfi i dashurisë”, Delia Kazanova gjithashtu, për rolin e saj te “Forca e fatit” dhe “shumë të tjerë protagonistë të këtyre dy produksioneve të suksesshme në ekranin e “Vizion Plus” – përfundonte kronika. Me pak më shumë elegancë, por në të njëjtin kontekst, edhe Vizion Plus i qëndron të njëjtës linjë me atë të Klanit dhe “Ezelit” të famshëm. Telenovelat e tyre janë më të mirat, premiera absolute, pra o njerëz mos i humbisni.
Çfarë ju kujton kjo? Një modë të shpikur jo shumë vite më parë nga Top Channel, i cili ishte i pari që nisi lojën e publicitetit me fryrjet e tipit “madhështor”, “i jashtëzakonshëm”, “absolut” etj., etj. Nuk do shumë mundim të ktheheni pak vite pas në kohë për të kujtuar “Palomën” e pastaj “Zhaden”, telenovelën po aq “të famshme” latine, që, siç përkthehej në ekran, ktheu përmbys një Shqipëri të tërë. Kolona zanore e filmit dhe sidomos unazat “alla Zhade”, pushtuan tregjet. Vajza të vogla në moshë dhe të reja, stoliseshin si ajo. Gratë lotonin me muzikën e Zhades në sfond, për atë histori “të paharrueshme” dashurie. Pas një reklamimi, si ai që bëri Top-i, si mund të ndodhte ndryshe! Për diçka më të freskët kujtoni “India – Një histori dashurie”. Top Channel e reklamoi për muaj e muaj të tërë përgjatë 2010-ës, e bëri pjesë të “Portokalli”-së dhe i injektoi aq shumë publicitet sa me hir a me pahir, të ngeshmit dhe të apasionuarit pas ekranit, e ndoqën deri në minutën e fundit.
Dhe ja ku jemi: Ekranet shqiptare po hahen kokë më kokë për… telenovelat. Dhe mund ta quanim deri diku normale, sikur “lufta” të fillonte dhe të mbaronte me kaq. Njerëzit duan telenovela dhe ekranet i ofrojnë më shumicë (vlen po aq, në mos më shumë në fakt, edhe e kundërta: ekranet shqiptare, të zhytur në varfërinë e produksioneve origjinale, transmetojnë aq shumë telenovela sa njerëzit nuk kanë nga t’ia mbajnë dhe i ndjekin). Por ajo që po merr përmasa të frikshme është lloji monstruoz i publicitetit që po këta ekrane u bëjnë këtyre lloj produksionesh a thua se suksesi i prodhimeve televizive fillon dhe mbaron me telenovelat. Dhe sidomos, sikur “Ezeli”, “Forca e fatit”, “Gruaja që nuk donte të dashuronte” dhe të tjerat që vijnë më pas të ishin prodhime të vetë ekraneve që i reklamojnë. Çfarë do të thoshte më shumë në spotin publicitar, të lexuar me emocion mbresëlënës nga drejtori i programacionit i Tv Klan, Arbert Dumani, për “Ezelin”, sikur ky të ishte produksion i Klanit? Me siguri asgjë. “Ezeli i së shtunës nuk ritransmetohet”!!! A do të krenohej më shumë se kaq Vizion Plus, nëse titujt e përmendur në edicionin e lajmeve të ishin produksione të tij? Përsëri jo!
Pa i hyrë fare në hak suksesit të telenovelave turke nëpër botë dhe Shqipëri përfshirë –sipas lajmeve të publikuara, Turqia ka përfituar të ardhura me vlerë 60 milionë dollarë nga eksporti i telenovelave, të cilat ndiqen në mbi 20 vende të ndryshme. Çmimi i një episodi për telenovela të cilësuara të famshme varion nga 500 në 1500 dollarë, pat deklaruar Ferat Gjylgen, drejtues i “Kalinos Holding”, i cili realizon rreth 80 për qind të eksportit të telenovelave turke në vende të huaja. Revista “Time” e përkufizoi këtë eksport si “sekretin e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan” – por a justifikohet ky lumë reklamash, tekset e të cilave shpesh i kalojnë kufijtë e arsyes? Dhe mbi të gjitha ato që vijnë pas tyre, për të përforcuar suksesin, siç është fjala vjen, titulli i llojit: “Ezel mposht Big Brother”? Për të bindur, në fillim veten, dhe pastaj shikuesit, pas transmetimit të të shtunës së parë të atij 120 minutëshit që nuk mund të ritransmetohej, të “Ezelit”, në Klan u dha edhe kronika tjetër mbi një sondazh të kryer në “monitorim të vazhdueshëm që i bëhet programeve më të ndjekura në dy televizionet kombëtare në Shqipëri”, sipas të cilit seriali i famshëm turk kishte një avantazh të fortë, krahasuar me reality show-n, “Big Brother Albania”. Edhe në qoftë kështu, tek e fundit Big Brother Albania, është një produksion i Top Channel, pra sado më të vogël ta ketë shikueshmërinë, e ka të merituar dhe mund t’i gëzohet pa frikë. “Edhe në Shqipëri, blerja e radhës e rëndësishme e Tv Klan, “Ezel”, ka kapur shifra maksimale të audiencës televizive”, shkruhej në gazetën “Koha Jonë” një ditë më pas. “Duke bërë kështu që të mposhtë programe që pëlqehen nga një pjesë e konsiderueshme e audiencës shqiptare, siç është “Big Brother”. Pra Klani e paska inatin me Top-in, prandaj e transmeton atë publicitetin me “gjërat e mira që shijohen vetëm një herë”!
Dhe nuk mbaron me kaq. Sëmundja “publicitet i shfrenuar” duket se ka filluar të përhapet duke i tejkaluar kufijtë e telenovelave. Për t’u bindur mjafton t’i vini veshin spotit që shoqëron talent show-n “X Factor Albania”. Fjalët që do të dëgjoni aq dendur sa bëhen të bezdisshme janë: absolutisht formati më i ndjekur i momentit; prodhon yje në muzikë; talent show më i suksesshëm në botë; shifra rekord; harrojini programet e mëparshme të talenteve muzikore që janë bërë në Shqipëri dhe prisni “X Factor Albania”; ekskluzivisht për publikun shqiptar etj., etj., etj. Ky ishte lloji i publicitetit që ndoqi një tjetër për “X Factor”, i kohës kur prezantonte producentët dhe protagonistët e tjerë të spektaklit – regjisorja Vera Grabocka, i pari njeri që zbriti në planetin e show-t shqiptar ishte femër; producentja e pashtershme, këmbëngulëse, intuitive, kreative deri në fantazi etj., etj., etj. Çudia është se Klani për shembull nuk ia ka dhënë këtë vend nderi në spotet e veta publicitare formateve origjinale që ka transmetuar dhe që do të meritonin – sigurisht jo këto lloj spotesh – një reklamë të mirë siç ishte “Histori me zhurmues” dhe që sidomos të rinjve shqiptarë do t’u shërbente për të mësuar një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, e rrëfyer nga protagonistë që marrin frymë sot e gjithë ditën. Jo! Lufta është me telenovelat e eksportuara nga Turqia, Meksika, Argjentina e Brazili. Për t’i ndjekur ato, ekranet shqiptare nuk i japin kohë askujt t’i zgjedhë dhe t’i shijojë vetë, nëse vlejnë. Në fillim të mbysin me të tilla reklama duke të hequr çdo dëshirë për t’i parë. Sepse janë premierë absolute dhe ndodh edhe që të mos e keni mundësinë t’i shikoni dy herë!
Në fund, sa për t’i dhënë një “mendje” tekstshkruesve të këtyre spoteve ose mbase një këshillë jo të drejtpërdrejtë: Kjo revistë del në treg të shtunën në mëngjes. Keni kohë ta shfletoni deri në 20.55. Pastaj fillon “Ezeli”…
*Revista Klan
nje nga shkrimet me idiote qe kam lexuar ndonje here…..sepse nuk mund ta quaj kurre analize…….autore nuk eshte kjo menyra e duhur per tu bere e njohur ti, se kete kerkon duke cituar nje serial qe vertet vlen te shihet shume me shume se maskaralliqet “big brother” albania. shikoje dhe ti e zelin se te siguroj do ta gjesh veten patjeter aty, tek ndonje personazh qe vuan nga mania per tu bere i njohur me patjeter:))))
Shkrimi eshte objektiv. Tregon dicka qe ndodh vertet. Nese shikon telenovela pune per ty. Por sa keq qe njerezit shohin telenovela ne vend qe te bejne nodnje pune per veten e tyre. Qefi i shqiptarit te shohe jeten e te tjereve. Telenovelat jane ne mode ne Indi, se kuptoj pse jane kaq te perhapura edhe ne shqiperi. Ne shqiptaret jemi popull dembel (fut edhe veten ketu)
P.s nuk ka nevoje te komentoni komentin tim ?
haha, c fare turpi, ik shih ezelin, c merresh me internetin akoma?
Besoj se nuk eshte nje telenovele qe mund te shifet dy here, se para KLAN-it te Sandrit me pronar familjen Berisha, e ka dhene TV-21 e Kosoves.
Ne qofte se KLAN-i, do qe ti japim dhe perfundimin, dakort, ne fund Ezel e vret ate Kenanin.
Klan premiere keni vetem Blendi Fevziun se aty shofim dylbera dhe sharlatane, ndoshta jo per here te pare, por per publikun jane si nje premiere.
bravo gazetares
hera e pare qe lexoj nje profil te sakte per MEGALLOMANINE , DELIRIN DHE BOMBARDIMIN qe na ben televizioni ne
do thoja qe vizion plus eshte me i kujdesshmi dhe pse gazetarja e sheh ndryshe, por gjithsesi bravo
Urime Alida….
Shkrim i bukur, i guximshem (prit ndonje sulm me domatet e asaj spikeres se ABC-se)….
Mania e telenovelave tregon varferine shpirterore qe mbizoteron ne Shqiperi…..
shqiperia nuk ka nevoje per telenovela orientale.nje vend qe kerkon bashkimin europian duhet te mbaj ose qendrim neutral ose te shkoj drejt kristianizmit. te dy versionet me duken te pranuseshme, duke marre edhe rrenjet e popullit tone qe kane qene kristiane.
Shndërrimi i garës për audiencë televizive në një “luftë” spotesh publicitare me tekste të fryra dhe të pajustifikuara. “Tema.
Manipulimi i teleshikuesve,pa kuptuar sjell si pasoje edhe manipulimin e shijeve.Duke pasur parasysh se Ezel eshte shitur ne Boten perendimore vetem kanalit televiziv grek ANT1(nese Greqia mund te llogaritet vertet vend perendimor)tregon qe filmat turq megjithese jan akoma te lire nuk e pushtojn dot ekranin perendimor.Greket nuk e kan blere filmin vetem nga cmimi i lir por edhe prej afersise kulturore dhe fisnore.Pa dashur te fyej regjizorin turk qe nuk ka menduar aq shume per anen artistike te filmit se sa per sygjestionimin emocional te teleshikuesit per qellimin tregtar te tij,artistikisht esht i dobet.
Nje shikues i vemendeshem e i kulturuar e shikon qe ne fillim qe fabula e filmit eshte e huazuar dhe jo origjinale.Historia e filmit Ezel eshte nje kopje e pershtatur per kohet moderne mbeshtetur tek rromani Konte Monte Kristo e shkrimtarit francez Aleksander Dyma.
Problemi eshte se serialet shihen nga masa dhe ndikimi i tij ne jeten e perditshme eshte hiptonizues ne sensin negativ te mesazhit qe percjell filmi ne nje teme te superkonsumuar.
Shqiptaret nuk kan nevoje per retrospektive kulturore,por per nje kultur origjinale e progresiste te qytetrimit perendimor qe njerezeve te mos u myken trute si debilave greke qe ecin vetem indjetro.
Zigur! Me cudit disi arsyetimi jot per kulturen e “vellezerve”. Ne thellesi te vetvetes edhe ti e kupton se kultura dhe niveli i tyre eshte shume larg atij europian, megjithese me ato telenovela perpiqen te fusin jeten moderne dhe europiane te personazheve. Megjithate ti shkon ku shkon dhe prap ben krahasime me Greqine dhe greket. Ne momente te veshtira nga kriza, ku kanalet televizive veshtiresohen shume per shitje reklamash, detyrohen te ulin shpenzimet e tyre me blerjen e ketyre telenovelave. Po flas per kanalet greke ku shumica e tyre e kan blere dhe vazhdojne te blejne kete produkt te lire. Ne kohe te tjera as qe mund te flitej per nje gje te tille, por ato kanale private jan dhe duan te mbijetojne. Megjithate Athina me rreth 5 milion banore eshte ndoshta nga qytetet me te gjalla te Europes ku jeta dhe gjalleria e njerezve nuk ndalon gjat gjith 24 oreve. Te jep aq mundesira si qytet sa nuk do te ngelet kohe as te ndezesh qofte edhe per nje moment aparatin televiziv. Nga ana tjeter telenovelat turke u futen ne tregun boteror, ashtu si ato meksikane apo indiane, duke paraqitur me nje egzagjerim bolivudian jeten luks te familjeve turke duke e shkeputur ate nga realiteti i perditshem dhe fanatizmi fetar. E vetmja gje qe bie ne sy eshte dashuria, tradhetia, paraja, intriga. Pra pak a shume nje ngjashmeri e telenovelave amerikane, por ne shoqerine turke. Per mua eshte nje sukses i regjizoreve turq qe ariten te dalin ne arenen nderkombetare edhe pse me telenovela bajate qe nuk mund ti shohesh dot per here te dyte. Kam pershtypjen se eshte nje mode pa vazhdimesi qe do te kaloj shume shpejt. Megjithate kushdo ka telekontrolin ne dore dhe zgjedh ate qe deshiron.
Po po, jam i sigurt qe gjithcka e ka nje shpjegim, pavarsisht se ca ere kuderbon.
Pra pak a shume nje ngjashmeri e telenovelave amerikane, por ne shoqerine turke. Landi- Sverige.
“Vellezirit” mbaj se ti kam fal.
Jo jo jo,telenovelat amerikane jan origjinale,jan kryevepra qe percjellin nje qytetrim tjeter.Le qe nga ana artistike jan aq kryevepra sa ngjasojn me shume me nje melodi qe ke deshire ta degjosh disa here.Filmat e Bollivudit pasqyrojne nje Bote irreale,perralla per femijet.Kurse filmat latin dhe turq
i meshojn efekteve dhe sugjestionimit emocional qe eshte nje forme e vjeteruar per europen dhe ameriken.
Po te permend vetem disa seriale amerikane qe turqit nuk munden ti arrijne edhe pas 100-ind vjetesh dhe qe do kishin vlere per kultivin e shijeve perendimore tek teleshikuesit shtepiak femeror qe fatkeqsisht jan viktimat e ketyre paçavureve qe vetem art nuk jan.
The O.C. According to Jim.Two and a Half Men.The King of Queens.The Big Bang Theory,etj.
E kuptoj qe te pelqen komedia. Humori i komedive amerikane eshte i paaritshem dhe nuk kan asgje te perbashket me telenovelat “sentimentale” anatolike apo meksikane. Jan komedi seriale qe mberthejne para ekranit miliona e miliona teleshikues nga e gjith bota dhe ku shprehin jeten e familjes se thjeshte amerikane me nje humor fantastik. Jan me te vertete kryevepra. Me pelqejne shume.
kultura turke nuk me duket me arsye te promovohet ne nji vend qe turqit pushtuan dhe shtypen 500vjet.ku vete identiteti shqiptar me heroin tone kombetar GJERGJ KASTRIOTI nuk e deshen dhe e luftuan deri sa vdiqen.per disa qe dojne turqine ti hypin avionit dhe te shkojne nga i pruni sulltani gjakpires.shteti shqiptar dhe kombi boll e kan damken e deles se zeze islamike te evropes.ne dona evropen dhe kulturen e saj jo hoxhallaret me xhami e qynef turk.Thuj STOP TURKUT TE ZI TE ANADOLLIT STOP ISLAMIZIMIT TE KOMBIT.vend evropian jo azaerbaixhan.shqipni per shqiptar jo per turq anadolli!
mos shkruaj me moj shoqe se as shkrime te porositura .nuk i beke si duhet.Turp edhe per redaktorin qe pranon shkrime te tilla.Elexoj Temen gjithnje por keshtu nuk e ka mire.
I lumte gazetares , analize e bukur per shemtine e tv tona
Programet televizive shqiptare jane me te vertete per tu vajtuar dhe gazetarja ka kapur nje teme shume realiste dhe i them bravo.
Une kam shume vite qe jetoj jashte Shqiperise dhe kur e vizitoj vendin tim nganjehere e them me sinqeritet se kur hap televizorin te ndjek ndonje program,habitem me ate perzierje programesh dhe gazetare e spikera fallco dhe te peshtire qe hiqen sikur jane te afte e jane ne ate nivel kalamanlleqesh sa nuk di si tua ve emrin.Them shyqyr qe kam disa video te regjistruara te humorit dhe te filmave te kohes se shkuar qe jane shume me larte nga ana artistike dhe me to kaloj kohen.
Nuk mund te duroj keta te shpifur kur ne njeren ane hiqen si modern dhe ne anen tjeter asaj te reales jane injorante dhe te pakualifikuar.
Hahahahahaaa, opiumi i shqiptareve, telenovelat !
Trendin nuk e filloi Top Channel me Palomerat apo Zhaderat, i pari qe filloi ka qene TVSH me serialin “Skllavja Izaura”
hahahahahahahahahahahahahaaa, mos harroni dhe “Sandokanin” !
Ne Shqiperi serialet turq shkojne mire sepse shumica e shqiptareve jane kolone otomane, te ardhur ketu nga te gjitha viset e perandorise.
Sa per konkurrencen ndermejt televizioneve, ketu po luan nje rol edhe TVSH qe pjesen me te mire te programit te vet sportiv ja jep edhe supersportit. Pa tender, pa hiç, thjesht magazinieri i RTSH e kalon tek nje nga pronaret e Supersport qe qellon qe eshte Sandri i Klan. Ky ia ka premtuar qe tani qe i mbaroi mandati do ta marre prape ne magazinat e tij qe i ka bere edhe HD.
Kjo eshte Shqiperia jone, kur vidhet nafta pa pike turpi, po ashtu edhe kufijte, vjedhjet ne televizione duken si shakara dhe hajdutet e llojit Beci rrupasin sa te munden parate e mbledhura nga taksat e pensionisteve dhe shqiptareve te tjere te varfer!
Po se ku e mat audiencen Clani,nje zot e di. Le qe telenovelat,i shohin vetem grate e papuna,po nuk e di c’fiton televizioni,ne se e shoh une ate program apo jo.Ndryshe,me ato stacione qe japin emisione,me carta dixhitale.Por sot kur ka me dhjetra televizione kabllor,kur te kujohet Clani,njerezit i thone “Hajde Sandri te tregoj arat”.Mer ato parate nga reklamat qe te jep qeveria,si dhe me “pune” te tjera,po e dime ne sa fitim ke ti nga teleshat…
Telenovela me te mira se jeta e vertete shqiptare nuk ka.Cdo dite nje ndodhi e cuditeshme ndodh ketu tek ne,Cidoni telenovelat me artiste kur keni te verteta?
)- Ushqimi kulturor i publikut sikur të ishte në moshën e adoleshencës
Në fillim të viteve 2000 kanalet televizive transmetonin shumë telenovelat latine sa që njerëzit u sëmurën pas tyre, ka patur raste edhe të rrahjeve midis bashkëshortëve se cilën telenovele do të ndiqnin. Me tej kemi fillimin që çdo kanal televizivë shqiptar të jepeshin telenovelat turke. Fal kulturës së afërt fetare të shqiptarëve me turqit ka bërë që një pjesë e mirë e shqiptarëve të dashurohen si fëmijë me këto telenovela klasike. Tashmë ne të gjithë jemi kthyer në adoleshentë përpara ekraneve televizive kur shfaqen telenovelat turke me dashuri tragjike. Jemi dashuruar me aktorët, zërin dhe lëvizjet e tyre në këto serialë. Kthimi i publikut të gjerë në moshën e adoleshencës u vërtetua kur disa aktorë turq vizituan Maqedoninë dhe Kosovën. Gjatë vizitës ata u respektuan dhe u pritën nga mijëra fansa të cilët i përkisnin më shumë moshës së pjekurisë se sa adoleshentëve.
Cohu SKENDERBE nga varri po na pushtojne turqit serisht, me telenovela anadollakesh.
Artur, pusho o cjap
Le te shikojne njerezit nga te gjitha llojet e telenovelave, mire apo keq ato do japin edhe pak nga realiteti i vendit tjeter, keshtu qe njerezit do mesojne edhe nuk do ti genjeje njeri.
Akoma këto kanalet shqiptare që transmetojnë vetëm politikë,telenovela e “talente scout”????Për mua e familjen time të rrojnë kanalet e italianit se na kënaqën me filma të rinj (që digitalb e tring i japin me pagesë)….Sapo pamë “Quel mostro di suocera”..
Ata të Top Kanalit të shtojnë ndonjë antenë se e kanë sinjalin aq të dobët sa s’ka më keq…
mire e ka gjetur. ne televizionet tona degjon cudira nga me te ndryshmet. edhe sikur ky ezeli te ishte filmi me i mire ne bote kur e sheh 25 milione herete reklama ne ekran ta shpif. pak rendesi ka a eshte turke apo amerikane, shqiperi hesapi. nuk e kuptoj pse nuk kopjojne televizionet italiane edhe per reklamat. ke qejf ti shohesh mor vella
Cjane keto idotesira…Ja keto i ngulin shqiptaret si idote perpara televizoriit ne nje kohe kur duhet te dilnin ne rruge dhe protestonin per fatekeqesine qe i ka rene vendit!
ezeli eshte nje kopje jo vetem e montekristots por edhe “kthim ne eden” versioni mashkull ? shkrimi ishte i drejtperdrejte, i sakte dhe i bukur. gjerat e verteta dhe te ashpra jo gjithmone pelqehen. Artikull shume i bukur, e shijova cdo fjali.
Shkrim me fantastik nuk kisha lexuar. Te lumte dora dhe mendja.
Hello admin great article a lot thanks beloved this blog actually much
Ok keta jane shkrime te menqura
jane shkrime te menqura