Milionat e eurove italiane të zhdukura në Shqipëri

28 Shkurt 2012, 20:25Sociale TEMA
Milionat e eurove italiane të zhdukura në Shqipëri

Gazeta e njohur italiane “La Repubblica”, ka botuar në numrin e datës 27 shkurt një investigim të gjerë mbi abuzimet, vjedhjet, evazionin dhe humbjen e miliona eurove në projekte që nuk u realizuan kurrë. Autorët e kësaj dosjeje janë mbështetur në të dhënat e Gjykatës së Llogarive të Italisë dhe në një pjesë të kësaj dosjeje përmendet edhe spitali që do të ndërtonte Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, si një amanet i Nënë Terezës, por që për fat të keq nuk u ndërtua kurrë. Në këtë dosje thuhet se Farnezina italiane ka akorduar 20 milion euro. 10 milionë janë lëvruar dhe ato janë tretur. Pra, janë marrë nga Fondacioni për të ndërtuar spitalin, por ai spital nuk u ndërtua kurrë. Ja paragrafi për Shqipërinë:

 

Dhjetë milionë në Shqipëri për spitalin që nuk mbaroi kurrë

Një tjetër shpërdorim me përmasa kolosale, përmendur nga Gjykata e Llogarive të Lacios është ajo e 20 milionë eurove të ndara prej Ministrisë së Jashtme për ndërtimin e spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Shqipëri. Spitali nuk përfundoi kurrë: prej 20 milionëve të dhëna nga Farnezina, 10 u zhdukën para se projekti të revokohej si i pamundur që të përfundonte.

Këtë aferë të rëndë e ka denoncuar edhe programi Hapur e përkatësisht gazetari Ilir Yzeiri që ka realizuar dy reportazhe investigative me titullin “Përse nuk u mbajt amaneti i Nënë Terezës”. Në ato reportazhe është treguar me dokumente se qeveria shqiptare vuri në dispozicion të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” 100.000 metra katrorë tokë prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, aty ku do të ndërtohej dikur spitali nga Konti Ferra. Qeveria shqiptare duke shfrytëzuar një VKM që lejon shitjen apo dhënien në përdorim të tokës për nevoja të interesit publik në fushën e shëndetësisë e të arsimit, ia shiti këtij Fondacioni këtë sipërfaqe toke me 0.01 lekë m2. Pra 100.000 katrorë tokë janë shitur me 1000 euro. Këtë ngjarje e ka denoncuar gazetari Ilir Yzeiri që në vitin 2010. Mirëpo asgjë nuk ka ndodhur. Në vend të saj Fondacioni «Zoja e Këshillit të Mirë» ka paditur në gjykatë dhe kërkon dëmshpërblim deri në 100 milion lekë sepse sipas tyre ky investigim u ka prishur imazhin. Përveç gazetarit Ilir Yzeiri është paditur edhe drejtori i programit ‘Hapur’, gazetari Andrea Stefani.”

 

Publikimi i këtij lajmi në gazetën “La Repubblica” nuk lë më asnjë lloj dyshimi për abuzimin kolosal dhe shpërdorimin gjithashtu me fondet publike italiane nga ana e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ky fondacion jo vetëm që nuk e ndërtoi spitalin dhe nuk e mbajti amanetin e Nënë Terezës, por nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim se ku i çoi këto fonde, por edhe shumë fonde të tjera që iu dhanë për ndërtimin e spitalit. Dhe e fundit, përse qeveria shqiptare nuk ia merr tokën që ia dha me një çmim qesharak për të ndërtuar spitalin. Mbi atë tokë është ndërtuar një universitet privat që ka veç të tjerash qëllim fitimi dhe jo bamirësie.

24 komente në “Milionat e eurove italiane të zhdukura në Shqipëri”

  1. tourkofagos says:

    nje bordhelo e vertete,nga njera dere hyjne nga tjetra dalin…..fatale!

    1. geno27 says:

      The reason why “Greex” did not show a close relatedness with all the other Mediterraneans analyzed was their genetic relationship with sub-Saharan ethnic groups now residing in Ethiopia, Sudan and West Africa (Burkina-Fasso). (Tissue Antigens.Volume 57, Issue 2, pages 118–127, February 2001) Tissue Antigens is a peer-reviewed academic journal founded in 1971. It is the official journal of the European Federation for Immunogenetics, a scientific society.

  2. olti says:

    Thjesht dokumentim i metejshem se si ka fituar hajnia ne shpirtin tone.

  3. england says:

    Njeriu qe e gelltiti prasin nga bytha!grabiti parate e spitalit,me te njejtin stil.Gugacin e genjen mendja se do jete gjithmone I pushteteshem!pas Berishes rradha per pas hekurave eshte e gjate,kesaj rradhe nuk do I mungoje dhe hajduti Tritan Shehu

  4. inf says:

    Ne ket histori te ndyre eshte perzjere burri i Aida Shehut nji ish sekretatre e sali berishes kur ishte president Tritani gllaberoi Paret dhe prifti agjenti i sllavo Malazezeve Dom rrok Mirdita rrin ne heshtje te plote PSEEEEEEEEEE?????????????????????? Pse dom rroku ti?? dhe nji prift dhe nji hajn kjo nuk shkon o rri prift dhe o rri hajn te dyja nuk shkojne ti prifti i saliut je breke e byth me saliun qysh kur erdhe ne Shqiperi per viziten tuj te pare nga USA dhe u bashkove me Kriminelin sali qenin.
    Ti e di ku jane Paret ti i din te gjitha Fol o hajn fol o mashtrus i kishes fol ku i ke Paret e Spitalit Nane Tereza fol o klyshi i sllavo malazezeve je ti .
    Per Dijeni ktu ka dore dhe Kazini dhe Butiljone e shume te tjere qe kane Gllaberu PARET berisha e di mire ket pune se ka marre bashke me Tritan Gagaxhin hisen e vet.
    kjo eshte e verteta e ketij pislliku ,bravo Gazetari YZEIRI BRAVO .

  5. dritani says:

    I di ku jane Tritani, filozofi i manaxhimit te “sistemit” shendetesor shqiptar dhe
    Dekan i Universitetit te DESHTUAR privat “Zonja e Keshillit te Mire”.

    Ai spital u nis qe ne fund te viteve ’80 per Urgjencen e Tiranes.
    Dhe sot e kesaj dite Tirana nuk ka nje spital urgjence.

    Besoj se e kuptoni c’te mire i beri ky impotent kryeqytetit dhe pacienteve.
    Kemi humbur 20 vjet. Asgje me shume…

    1. sa per info says:

      mendoj se ky paragjykim per universitetin eshte i imponuar nga mendimi yt personal per Tritanin apo jo ? Nese do ishit sadopak familjar me ambjentin universitar me siguri sdo mendonit keshtu !
      p.s sa per info Tritan Shehu eshte zv/Dekan

      1. dritani says:

        Sa c’nuk eshte Saliu Kryetar Bashkie!

        Bej palle me mendje, bej!

        Pyetja eshte cili ishte destinacioni fillestar i spitalit, cfare u investua dhe ku eshte tani?

        sa per info:
        Tritan Shehu ka qene Minister Shendetesie, Minister i Jashtem, zv-Kryeminister, Kryetar i PD, Kryetar i Komisionit Parlamentar te shendetesise.

        Kam harruar gje?
        Beji llogarite vete tani por nese do ndihme mos hezito!

        1. sa per info says:

          eshte nje e vertete e hidhur sic kam shkruajtur edhe me poshte, dhe patjeter qe fajtoret duhen ndeshkuar sepse spitali nuk eshte funksional. Por sidoqofte nuk duhet te paragjykojme nje institucion sic eshte universiteti sepse ne rradhe te pare ofendon nje staf te tere si dhe studentet. ajo qe dua te theksoj eshte se nuk duhet ta lidhesh patjeter me emrin e dikujt qe sipas jush paska deshtuar ne jeten politike shqiptare.

    2. elio says:

      Edhe une mendoj qe Universiteti Zoja e Keshillit te Mire, eshte cdo gje tjeter pervecse i deshtuar…Sa i perket parave te Nene Terezes, edhe mua me kujtohet qe ne ’98 ne itali u be fushate e madhe(edhe ne Canale 5) per te mbledhur fonde..Parate kane shkuar ne dore te Kishes dhe me specifikisht ne dore te Jezuiteve te cilet sot ne vend te nje qendre spitalore ne ndihme te banoreve, kane ndertuar nje Universitet nga i cili mjelin miliona…

  6. LILI says:

    Sa cudi keta italianet:japin milliona edhe aspak nuk duan me dite se ku shkuan keto???Sa zemergjan jane bre! Apo mos eshte se vete keta kane organizuar avullosjen e ketyre millionave,duke zgedhur njereze qe korruptohen kollaj edhe ojq qe nuk kane asnje veper te kryer??Sigurisht se po edhe paret vete i kane marr ,shqiptaret kane mrr disa kikirika,po shuma e madhe prape eshte kthyer tek italianet

    1. armand says:

      JU keni shume te drejte por ne duhet te gjykojme ate qe behet ne shtepine tone.Ne Itali kur me prova vertetohet qe nje politikan ka vjedhur ai perfundon ne burg si gjithe te tjeret.Historia e “la seconda repubblica” ne Itali ka shume raste te tilla.Pyetja qe vjen natyrshem eshte se a do behet e mundur qe edhe ne Shqiperi te ndodhe kjo? A do tja arrijme dites qe edhe ne Shqiperi te denohet dhe te perfundoj ne burg çdo politikan qe ka vjedhur edhe kur partia ku ai militon ndodhet ne pushtet?

  7. Aleksander says:

    Ne Itali kur me prova vertetohet qe nje politikan ka vjedhur ai perfundon ne burg !!!!!-E ke fjalen per Craxi-n qe iku me miliardat e vjedhura ne Tunizi dhe si hyri gjemb ne kembe ? Na trego te lutem ndonje emer se kemi 21 vjet ne Itali dhe spo na vjen ne mend asnje politikan i denuar siç po thua.Sa per “shtepine tone”,eshte bere nje han me shume porta,dhe per rrjedhoje se mer vesh i pari te dytin se ç’ndodh.Dhe ato qe ndodhin ne “shtepine tone” ne pjesen me te madhe model dhe frymezim kane pikerisht Italine Greqine dhe “rastesisht”…..serbine.Sepse vizioni fshataresk i katundareve ambicioze qe na kane udhehequr ,KAQ ARRIN ,KAQ E KANE KAPACITETIN E TRURIT DHE SHPIRTIT.

    1. armand says:

      Lere Craxi-n menjane se s’ka lidhje me korrupsionin per te cilin po flasim.Sa per dijeni ai u akuzua se “vodhi” aty te 50 miliard lireta.Pra i bie diku te 25-26 milion euro.Ironia e ketij rasti qendron ne faktin se akuzatori kryesor i tij ka “pervetesuar” diku tek 60 milion euro nga fondi publik per financimin e partive.
      Sa per emrat e politikaneve te arrestuar e denuar per korrupsion mjafton te klikosh ne internet “politikan italian te denuar per korrupsion”.S’duhet te jete problem per JU gjuha pasi keni 21 vjet ne Itali.

  8. Ambasadoret italiane ne Shqiperi jane Superhajdutet, BAshke me Rrok Mirditen qe fodhi qe nga financimet per katedralen e Shen Palit deri ke Zoja e mire. BAshke me Tritani preshin dhe Aiden

  9. brazili says:

    Pyesni ate deputetin qe hengri prasin ne Lushnje,Tritan Shehun,se ai i di mire ku jane parate.

  10. sa per info says:

    pavaresisht ksaj te vertete te hidhur duhet ti japim merita universitetit sepse ka krijuar nje standart te ri te universiteve private dhe gjithashtu eshte nje ure lidhese midis Shqiperise dhe vendeve perendimore. Duke ju mundesuar studenteve shqiptare dhe te huaj (normalisht kundrejt nje pagese te kripur) mundesine per te ndjekur leksione 100% me profesore te Universitet Tor Vergata Rome dhe 1 diplome 100% te njohur ne BE.

    1. Vila says:

      Po, por keto jane gjera te ndryshme. Nese kane vjedhur parate e spitalit, duhet te denohen! nese kane ngritur nje shkolle te mire, shume mire dhe per kete kane merite. Por, prevalon vjedhja ajo qe percakton se keta duhet te ndeshkohen rende.

    2. dritani says:

      “Info”

      Qenke fantastik ti! Ti dhe standarti i krijuar!

      Po praktikat ku i bejne ata mjeket e ardhshem?

      Njeh ndonje universitet ne bote ku mjekesia mesohet vetem me libra dhe leksione?

      1. sa per info says:

        praktika zhvillohet ne spitalin e durresit.

  11. Horri i bulevardit says:

    Ene kto italjont qekan tarallak fare, si kerkohen leket, ne ket krize, qeveria ska pare me pagujt puntort e vet, ata dun me gjet ku shkun paret, shkoni shifni iher anej ka ishujt Kajman, Zvicer e ku di un tjeter.
    Atyre pareve ja kena gjet venin.
    I thash iher njonit qe mkishte ca pare borxh dhe po i vonojte, shiko po smi dhe ket muj ste fol me goj.
    E dini ca mtha, batalli modh se spo mfol, skom pare, meta si i dhim.
    Pranej jeni kujtu von, pare ska miqsi ju japim sa te doni, por vetem pare mos kerkoni, ecni ktu investoni se e kena bo Shqiperia 1-euro, badjahave fal fare.

  12. Shqiptari says:

    Keta te ZKM jane Mashtruesa te gjithe. Kam pasur te bej me njerez qe punojne aty dhe pervec se te paafte jane te gjithe matrapaze nga pjesa me e keqe e shoqerise Italiane

  13. Iliri says:

    Kush ka jetuar ne itali dhe i ka ka pas syte ne balle ka mesuar se kur plas nje skandal me 5 milionr gjithmone fsheh nje tjeter me 10-15.
    E vetmja gje qe kemi importuar mjeshterisht nga italia eshte menyra e te berit mafie. ketu te ne ska familie tipike mafioze, por strukture me njgjashmeri bajraku me filozofi mafioze.
    S’eshte hera e pare qe hapet kjo afere e Spitalit dhe ja ku po ju them se ska per tu zgjidhur kurre. Kjo, jo thjeshte ske ska mundur askush te kriminalizoje mafien ne aferat e saje me vatikanistet, por se ne si shtet jemi shume vjet drite larg maksi-proceseve.

  14. Koli says:

    Lexova disa komente ku ne si populle ende vazhdojme te flasime per uniersitete private. Askush nuk e ka kuptuar se jane te gjitha lavatrice nga njera ane dhe firma piramidale nga ana tjeter. Eshte logjike e thjeshte kjo e dyta. Paguan mijra euro per nje diplome qe nuk e njeh askush. Smjafton kjo por ashtu si me Piramidat Berisha i pare, vazhdon ti lavderoje publikisht dhe ti shpalle si arritje e tije keto fole te paaftesh. Si te mos mjaftonte, kanenisur serine e dyte te vjedhjes qe quhet “master”. O Tempora…. po a e dini si behet masteri ne perendim o te mjere? ketu te ne japine mesim tpedagoge qe sapo kane mbaruar fakultetet dhe skane asnje dite pune eksperience. Universitetet jane isiciativa dhe projekte te medha, me kosto te larte dhe qe duhen subvencionuar per shume e shume vjet. E pse te mos hapte tritani fakuktet kur ka bere A. Veliaj universsitet (ky i fundit ka punuar ne SMT).
    Meqe ra fjala sa universitete private jane ne Albania?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje