Kreu i PS-së, Edi Rama, duke folur në tryezën për programin e PS-së për politikat rinore, është shprehur se rinia shqiptare sot është e çoroditur dhe papunësia e tyre është pika më e thellë e papunësisë në vend. Sipas Ramës, gjendja e të rinjve është kritike, sidomos prej faktit se qeveria, për të zbutur papunësinë e tyre, ka nxitur futjen e tyre nëpër universitete, gjë që për Ramën është një minë që pritet të shpërthejë. Sipas Ramës, universitetet janë kthyer në streha vorfnore të mjerimit akademik.
“Kjo politike, e shqyerjes së dyerve të Universiteteve dhe shtyrjes së të rinjve thuajse forcërisht brenda në Universitet, është një minë me sahat që shpërthen në duart e çdo të riu me të dalë nga Universiteti. Kjo minë sakaton qindra të rinj të cilët e mbarojnë formalisht universitetin”, ka theksuar Rama.
Ai ka theksuar më tej se në universitete mungojë kushtet, financimet, motivimi i trupës akademike dhe sipas tij universiteti është katandisur në një zgafellë të errët ku luhet falsa e rritjes së numrit të studentëve dhe rënies së cilësisë.
“Zgjedhjet në Universitete s`kanë të bëjnë as me autonominë dhe as me çuarjen përpara, por me mbajtjen me pahir të një statukouje në funksion të një politike rrënuese”, shtoi Rama. Kreu i PS-së Rama theksoi se po favorizohen universitetet private dhe kjo sipas tij është heqja e gurit të fundit të themelit që do të sjellë më pas edhe shthurjen e sistemit universitar.
“Sistemi parauniversitar është në sistem punësimi dhe promovimi për shërbëtorët e qeverisë në rolin e mësuesve. Shpëlarja e trurit përmes tekstesh me skarcitet të lartë dhe propagandë ndaj nxënësve, është objektiv i shpallur i qeverisë” shtoi më tej Rama.
Sipas liderit të opozitës ka ardhur koha e një politikë e re për rininë e cila duhet t`i ketë rrënjët te shkolla dhe se qeveria, mësuesit dhe prindërit duhet të bëhen bashkë për të përmirësuar sistemin arsimor.
STREHA VARFNORE nuk jan vetem universitetet por PD&PS
qe jan kthyer ne fatkeqesi KOMBETARE….
Shkolla me metoda moderne, kjo duhej te ishte “Ruga e Kombit”. Sa keq, kur cdo vit degjojme lloj lloj mbrockullash e ndryshimesh ne sistemin arsimor. Ndryshimet behen njehere e te mirstudiuara, jo duke arnuar vit pas viti.
Per te ardhur keq eshte mungesa e plote e integritetit dhe e pesonalitetit te intelektualeve shqiptare. Ku jane profesoret, pedagoget, docentet, shkrimtaret, perkthyesit, doktoret e shkencave, rektoret, dekanet, shkencetaret, akademia dhe akademiket ? I shplafte panuklla te gjithe. Ata jane turpi i vertete i kombit. Per keta nuk u ve faj politikes. Jane ata qe duhet te tutelonin e te udhehiqnin politiken. Jane ata qe duhet te kishin ze te vecante ne kapitull, te pavarur, te paperkulur ndaj “ofertave” boshe te qeverise. Ku eshte Migjeni i viteve 2000. Ku eshte Ndre Mjeda ? Fan Noli ? Faik Konca ? Ku jane ata burra te zgjuar qe pritet te thone fjalen e tyre ? Po vrapojne pas 5 lekeshit. Turp .
Ja pse ku popull do te vazhdoje te vuaje gjate.
RESPEKT zoti Arsen.Cdo fjale e ke te sakte.
Lora dhe Arsen
Po ju rikujtoj historine e intelektualeve shqiptare e cila fatkeqesisht perseritet ende dhe sot e kesaj dite:
Ndre Mjeda – Pas Revolucionit Borgjez u vetinternua ne fshatin Kukël
Migjeni – Botoi “Vargje të lira” te cilat u censuruan; vdiq nga tuberkulozi neper bote.
Fan Noli – u semur dhe shpenzimet ia hoqen Zogu me Konicen me kusht qe te mos shkruante me per tema politike.
Konica – Pasi u largua Mbreti ai beri marreveshje me qeverine fashiste per te shlyer borxhet e ambasades shqiptare ne Washington dhe per te punuar per qeverine italiane ne emer te Shqiperise se Madhe.
Depersonalizimi ose ne rastin me te mire largimi ka qene fati i intelektualeve shqiptare dhe nje nga fajtoret e shekullit te 21-te eshte edhe Rama.
Kujtoj pjesemarrjen me detyrim te edukatoreve te cerdheve dhe mesuesve te shkollave ne mitingjet e PS-se…
I nderuar Dritan, per saktësim : Ahmet Zogu ka paguar , pas disa muajësh sorrollatje, por qe mbulonte vetëm një pjesë të shpenzimeve), vetëm shumën prej 700 usd per kurimin e Fan Nolit (lexo: Fan Noli te N.Jorgaqit).
Kontributi per çështjen kombetare qe kane dhënë Faik Konica dhe Fan Noli eshte kaq i jashtëzakonshem sa ithëtaret e tij , luftojnë me kurajo edhe ne ditet e sotme, ku pa dyshim përfshiheni edhe ju.
Harrova te shtoj qe une dalloj vetem nje figure qe e nderon kombin dhe gjuhen shqipe. REXHEP QOSJA.
Arsen,
Duket se me te drejte je acaruar me inteligjencen shiptare. Mos harro se barku vjen perpara. Ku do vene te punojne keta profesore dhe docente? Ku do ti cosh gjithe te rinjte vecse ti lesh te bredhin neper kafene. Kam mendimin se per te kritikuar eshte kollaj por gjeja me e veshtire eshte qe te gjindet alternativa. Cila eshte alternativa kur asnjeri nuk vjen dhe ben investime, asnjeri nuk te jep kredi? Une kam mendimin se cdo e keqe ka te miren e vet. Ndoshta e mira eshte se rinia e papune dhe e shkolluar shqiptare mbeshtet partine Kuq e Zi dhe ndoshta kjo parti do organizoje pranveren shqipare sic organizuan tunisjanet dhe egjyptianet pranveren arabe. Pra edhe nje here kush eshte sipas teje dhe Rames ALTERNATIVA ? Me fal se, padashje toni i shkrimit tim ka dale pak si i ashper. Ky nuk eshte qellimi im, perkundrazi ti shkruan se te dhemb vendi yne. Pershendetje
Une falenderoj te gjithe ata qe kane nderhyre ne komentin tim. Perte evituar cdo keqkuptim, dua te sqaroj dicka; Nuk po kritikoj aspak pse keta intelektuale nuk prodhojne secili “lenden e pare” te tyren. Pra nuk kritikoj nivelin e formimit. Kjo eshte teme tjeter. Une e kam fjalen per ndergjegjen kombetare. Do te mjaftonte pak drite… per te ndricuar rrugen, per te ndricuar mendje, per te pare njeri tjetrin. Per kete “pak” e kam fjalen. Kjo eshte dhe thirrja ime per mendimtaret e ketij vendi. Ndizni nje qiri kur te jete e mundur; bejeni me sinqeritet.
KE HARRUAR ATA 30-40INTELEKTUALET PER TIRANEN!
Mese e vertete kjo qe deklaron Rama…por disa vite keto “Universitete” i japin mundesi te rinjve te thone me se po merren, kur i pyet c’fare bejne…Jane kthyer ne “parking” pa kurrfare cilesie e per te rrjepur parate e prinderve fatkeqe qe harxhojne para per bijte e tyre…
Arsen djali, shume vone erdhe ne afjalet e mia o euforiku i xhaxhait qe nuk le qoshe bosh ne “shekulli” perdite me parashikimet e tua qe mbeten atje… Tani e ke thene tamam ate qe une derdellisja perdite se pa aktivizimin patriotik te inteligjences ky popull do vazhdoj te vuaj edhe me shekuj… Te pershendes miku im.
Arsen.
Une do te bashkohesha me mallkimin tend, por te siguroj se ka sot plot akademike, qe punojne me pasion e integritet mes pengesash te paimagjinueshme artificiale te dyfishta, si nga politika ashtu edhe nga ‘shoket e biruces’, sepse kolege as qe mund te quhen. Arsen e gjithe medja so eshte çensuruese, prandaj duhet te falenderojme “Tema” dhe “Respublica”, sepse intelektualet jane fshehur pas kompiuterit (ketu je edhe Ti), pasi kudo qe te shprehen per nje gje vetem jane te sigurt: VIDHEN IDETE PA PIKEN E TURPIT
Ciao
Edi duhet te marresh Shembull nga Sala qe vetem genjen! Nuk Kane nge Shqipet te mesojne te verteten sepse i ben pesimist dhe u ndrydh shpirtin krijues!
Respekt!
Perse duhet te reagojne “intelektualet”? Perse duhet te nxjerrin qafen qe t’ja u kepuse shpata e pushtetit.
Ku jane ata qe kane folur? A i shihni me rrotull?
Perse nuk flasin studentet, prinderit? Ku jane studentet qe pagojne para per cdo provim dhe prinderit qe i dergojne ne shkolle? Intelektualet e sotem mbajne familjet me nga 100 000 leke ne muaj. Ne krye kane dale vetem te perkedhelurit e qeverise dhe ata as kane ndermend te flasin ndonjehere per realitetin.
QE I KE RENE NE KOKE PROBLEMIT, I KE RENE TAMAM. MEGJITHESE ME FJALE, PO KJO ESHTE SHUME E VERTETE DHE E PREKSHME. SHPRESA, PAS FJALEVE, ESHTE QE MEQE E THUA TI, TE KETE ZGJIDHJE!PO,PO, SE TE GJITHE KONSTATOJNE DHE KETE MENDIM KANE,POR,DUKE E THENE TI, ZGJOHET SHPRESA,NDAJ MOS HARRO TE VESH DORE PO ERDHE NE KRYE. MOS HARRO DHE KETO QE THOTE SALIU TANI,QE DMTH,MOS SHPIKESH NDONJE “MODEL TONIN ARSIMOR” VEC “MODELIT YYYNE EKONOMIK”.
po ky se kupton se eshte bere si profet,duket sikur do zgjidhi gjith hallet,nga paraqitja duket si njeri qe eshte pentuar qe ka dale nga burgu, Erdhi ne GR dhe nuk tha 1 fjale per660mije refujgat qe jane ketu .KY njeri ku me kalimin e kohes vertetohen fjalet e FATOS NANOS qe nga 1 hic na eshte sot udheheqes 1 refugjat nga rruget e FR…..TURP TURP