Berisha: Ne na vdiq një person, në Europë pati mbi 560 viktima

22 Shkurt 2012, 13:08Sociale TEMA
Berisha: Ne na vdiq një person, në Europë pati mbi 560 viktima

Berisha ne Bulqize

Dalim të parët në Europë edhe për menaxhimin e krizës që erdhi nga i ftohti. Fati i banorëve të atyre zonave ishte se dëbora ra në prag të pranverës. Megjithatë kryeministri vijon të krenohet. Berisha premton se vendi nuk do ngelet asnjë sekondë pa energji.

Në garë më Europën vazhdojmë të jemi në çdo moment, edhe kur bie fjala tek viktimat nga vala e të ftohtit. Kryeministri Sali Berisha nuk e fshehu kënaqësinë në mbledhjen e qeverisë që në Shqipëri ka vdekur vetëm një person nga i ftohti, kurse në Europë janë shënuar me qindra viktima. “Dy javët e fundit vendi i përfshi nga një mot i madh, reshje të mëdha dëbore, që në disa rrethe, në disa qendra si qyteti i Pukës arritën në 2.7 metër trashësi, mbi 2.5 metra në Bajram Curri dhe kështu me radhë një sasi borë e reshjesh e paparë prej së paku 27 vite. Këto reshje u shoqëruan me temperatura vende- vende polare. Qeveria vendosi më datë 7 shkurt të krijojë Komitetin e Emergjencës dhe në harkun 1-javor në situatën e krijuar qeveria vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës civile, fatkeqësi natyrore në qarkun e vendlindjes dhe juglindjes së vendit. Me një shpejtësi të rrufeshme u gjendën të bllokuara 106 komuna e bashki. Plan veprimi synonte para së gjithash të shpëtonte jetët njerëzore duke garantuar ndihmën e përshtashme mjekësore për çdo rast emergjence, por edhe duke marrë masa për të parandaluar humbjet e jetës. Autoritetet vendore, komunitetet lokale, të gjithë agjencitë e pushtetit qendror në rrethe së bashku me Komitetin e Emergjencës, u angazhuan, ndërmorën operacionin më të gjerë në historinë e vendit. Ky operacion bëri të mundur që të ndihmohet çdo qytetar shqiptar në gjendje emergjence në çdo pikë të vendit. U organizuan me dhjetëra e dhjetëra fluturime helikopterësh në rrethana moti pothuajse të papërballueshme. U bë transport edhe me mjete të tjera aty ku ishte e pamundur që urgjencat të merreshin me helikopter. Asnjë njeri i vetëm nuk mbeti pa u transportuar drejt qendrave shëndetësore. Është rasti për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj gjithë atyre që u përkushtuan në urgjencat mjekësore, pilotë, qytetarë, ekipe shëndetësore. Patëm një viktimë, kurse në Europë pati mbi 560 viktima. Ajo që është më e jashtëzakonshmja është lëvizja në një kohë rekord e miliona- miliona metërkub dëborë nga një rrjet rrugor. Sot ka vetëm një numër shumë të kufizuar komunash të izoluara, por dy-tre prej tyre e kanë të përvitshëm izolimin për shkak se sasitë e dëborës janë disa metra në segmente të caktuara. Mbi 95 përqind e këtij territori janë jashtë emergjencës. Gjendja do vazhdojë, qeveria do e mbajë duke vëzhguar çdo orë e çdo ditë hapjen e rrugëve të fshatrave kryesisht. Janë shpërndarë qindra e qindra ton ndihma,” tha Berisha.

Kryeministri tha se situata energjetike ka qenë dhe është e vështirë, por kjo nuk do pengojë qeverinë që ta blejë energjinë me çfarëdolloj çmimi. “E vërteta është se këto muaj janë më të vështirët në historinë e vendit në sistemin energjetik. Por nuk është ndërprerë energjia për mungesë të saj qoftë edhe një minutë. Është ndërprerë për defekte teknike. Në tërësi funksionimi i furnizimit me energji ka qenë një rrethanë lehtësuese për kapërcimin e kësaj situate. Qytetarët duhet ta dinë se thatësira e tejzgjatur ka imponuar qeverisë të shtojë fondin, të marrë fonde nga buxheti, nga kontigjenca dhe të ndihmojë entin e energjisë për të siguruar energjinë e nevojshme. Parimi është një dhe i pandryshueshëm: çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj. Kjo do thotë se nuk do pranojmë të lëmë vendin kurrë pa energji. Pati javën e shkuar një moment kritik në Shqipëri e rajon kur vende shumë të rëndësishme për tregun energjetik vendosën të bllokojnë në interesin e tyre kombëtar të bllokojnë linjat e transmetimit dhe importin, gjë e cila mund të krijonte një problem të madh, por e vërteta është se KESH dhe CEZ. Nuk është situatë e ndryshuar në kaskadën e Drinit, por ne do vazhdojmë të blejmë. Ne mund të dërgojmë ndryshimet në buxhet në parlament për këtë, por energjia nuk do mungojë. Kanë parashikuar katastrofë nga dëbora, katastrofë nga energjia, katastrofë nga përmbytja. Nuk është mirë të rrahësh gjoksin me fatkeqësi. Qeveria ka pasur plane dhe ka qenë gjithmonë e përgatitur për emergjenca. Qeveria ka përballuar emergjenca nga më seriozet. Ne mbetemi të përgatitur për një reagim maksimalisht të shpejtë ndaj tyre. Emergjencë do të thotë të shpëtosh njerëzit. Ushtria ka arritur në nivelin e përballimit të emergjencave në kohë paqeje,” tha Berisha.

Kryeministri komentoi edhe vendimin e marrë në Azxerbajxhan për të përjashtuar një projekt gazsjellësi grek e për të favorizuar gazsjellësin që vjen nga Shqipëria. Berisha tha se gara nuk ka mbaruar ende, por ai u shpreh se qëllimi i qeverisë së tij është gazifikimi i Shqipërisë. “Këto ditë konsorciumi Shah Deniz ka marrë një vendim që rrit shanset e gazsjellësit TransAdriatik si fitues i gazit të njërës prej fushave më të madhe në Europë. Nuk është se është bërë përzgjedhja, ne mbetemi të vendosur dhe të përgatitur për të bërë gjithçka për suksesin e këtij projekti,” tha Berisha.

 

23 komente në “Berisha: Ne na vdiq një person, në Europë pati mbi 560 viktima”

    1. Aqifi says:

      Nuk di perse me erdhi nder mend strofa e fundit e kesaj poezie te Arben Dukes. Ben Duka e ka bere per Fevziun, por shkon edhe per Saliun…

      Rri aty tek “Opinioni”
      rri aty ku pate fatin,
      se Enveri, o Fevzi,
      sa ç’je ti, kishte Hallatin!

      Rri aty ne Qeveri
      rri aty ku pate fatin,
      se Enveri, o Sali,
      sa ç’je ti, kishte Hallatin!

    2. Po nuk i vret natyra shqiptaret o cjap i vidicollit, po natyra jote po i shpartallon o kafshe e eger.

    3. xhoni says:

      Nuk ngopet me te VRARET E TE VDEKURIT KY BARBAR I VICIDOLIT!!!KOT NUK I THONE QEVERI E FUNERALEVE!!!!PALE,SOT DEKLAROI SE SITUATA ENERGJITIKE ESHTE KATASTROFALE,LIQENET JANE NE PIKEN E VDEKJES ,POR NE DO TA BLEJME ENERGJINE ME CDO CMIM!!!Haaaa!!!KRIMINEL DHE HAJDUT NJEHERESH!!!NJE HERE I MBUSH LIQENET PLOT,PER TE FITUAR SA ME SHUME NGA SHITJA E ENERGJISE,POR ME QE NUK I MENAXHON DOT,PERMBYT POPULLIN 3-4 HERE DUKE SHKAKTUAR MILIONA EURO DEME!!!TANI,PRAP NGA PA AFTESIA,I BOSHATIS LIQENET AQ SA DEKLARON SE DO BLEJE ENERGJI ME CDO CMIM!!!PRA,PRAP DO TE VJEDHE,SE KJO SHPREHJE “ME CDO CMIM”,DO TE THOTE SE DO BEJE PAZARE ME FAZLLICIN DHE DO NXJERRE FITIME KOLOSALE PER VETE!!!NE SHQIPERI NUK KA KUSH T’I KERKOJE KETIJ BANDITI,SE KA SHPERDORUAR DETYREN SI KRYEMINISTER,QE TALLET ME PASURITE E POPULLIT!!!OPOZITA PO MERRET ME KODIN ZGJEDHOR,NDERSA BERISHA PO MBULON KRIMET E TIJ NE GJYKATA!!!!

    4. çimi says:

      Shqiperia me 3 milion banore pati vetem nje rast,, ne ukraine pati 135 po me nje popullsi prej 46 milion dhe ku temraturat kishin arritur -30.
      Po e ben si puna e Enverit ku jepej ne televizor vetem filmat me mafia dhe me skllever per te nenkuptuar qe ne shqiperi esht e me mire..na mbyten komunistat…u bene dhe 20-vjet o ” O Sali o tungjatjeta””

  1. dritani says:

    Ec o Sali se rregullin e treshit e kena msu nga komandanti ne (ai qi urojshe marrt’ nga ditet e mia), se t’qe per ty na kishe lon me 4 klase si n’katunin tat:

    560 vdekje ne 738,200,000 banore te Europs (sipas wikipedia)
    qi dmth: 0,75 per 1 milion ose
    2.16 per 2.850.000 (sa banore ka Shqipnia simas asaj maqines tate llogaritse qi quhet INSTAT)

    Hajt shyqyr qe ke rreth vetes katunare qi kujtojne se Europa osht sa Shqipnia ne e hedhin voten me fis se ndryshe s’ti nigjo njeri kto gjona.

    1. N.VJOSA says:

      Shto dh te ftotin polar te Europs qe nuk krahasohet me Shqiperine dhe bregdetin e saj!
      Po ketij Euforiku i eshte pjerdhur mendja dhe genjen pa dogane…

  2. sonja says:

    ky sharlatan i vucidolit ta lerofte te teme Taqkua

    1. Jo bre Sonja se Taqkua nuk leron leshatoret e malit, ja ka lene kete pune Ariut. ahaha
      Taqkua leron toka inteligjente se e ka Traktorin te ri ahaha

  3. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Nuk i vej faj Berishes, por fajin e ka Edi Rama qe pret 2013 per ta larguar Berishen gjoja me vote.

    1. mucobregu says:

      e ka fajin POPULLI jo rama rama eshte plesht e ka ne terezi si mungon gje,populli vuan dhe prape nuk ben gje

  4. england says:

    Krahasim mbi dhimbjen,te mburresh me te vdekurit!E kush tjeter pervec nje diktatori mund ta beje,ndoshta me kete krahasim ka dashur te na thote se ne lindjen e mesme koleget e mi vrane nga 2000-3000,ndersa une vetem 4 protestues vrava!Plakushi I rrjedhur mendsh e ka brenda tij ligesine,nuk e di numrin e sakte te shqiptareve qe kane vdekur per faj te tij,por ajo qe di mire eshte fakti se ky njrei do vazhdoje te vrase,po qe se i rrezikohet pushteti.

  5. Horri i bulevardit says:

    O koqe kanari, ti vetem me 97-ten e ke kalu planin per 150-vjet, kjo per kohen e atij xhaxhit, se per Europen e ke kalu planin per 1000 vjet.

    1. sofra says:

      hahhahah- e bukur kjo!

  6. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Tipike justifikime te ketij bastardi. Me kujtohet kur plasi kolera ne vendin tone ketu e 20 vjet me pare( ishte si nje parathenje e asaj qe do ndodhte ne vendin tone nen dhunen e bandes se doktorit) Ne ate kohe kjo ngjarje ishte shokuese sepse nuk kish ngjare ndonjehere gjate kohes se Diktatures se Proletariatit. Doktor Saliu e gjeti vegjen , spjegoj se fenomene te tilla ndodhin edhe ne vendet e zhvilluara dhe permendi disa prej tyre. Keshtu ai mendoj se e qetesoj popullin e tromaksur nga kjo parathenje e “Demokracise”.
    Tani vriten djemt e shqipes , mish per top , mercenar ne dhe te huaj dhe ai perseri sloganin e kukuvajkes: jane vrare me qindra nga mercenaret e vendeve te tjera. Pra qetesohuni, te tjere mund te vriten (nenkupto edhe pse per te shkuar atje me kete “mision paqeje” duhen paguar nene dore burokratet e ministrise se mbrojtjes-trimat e zgjedhur te banditit Sali Serbi.

  7. tomori i beratit says:

    Tamam e komenton England.Ky bandit i ben llogarit keshtu.Ne Siri vellai i im Bashar Asad ka vrare deri tani mbi 5000 demostrues.E çfare duan keta qytetaret e mi.Nuk u prish dynjaja se u vrane 26 ne Gerdec dhe 4 ne bulevard.Shoket e mi Salehu,Kadafi,Hosniu kane vrare qindra e mijra e keta shikojne keto pak vrasje qe kam bere une,komunistat,bllokmenet,punistat.Ja mendesia e saliut dhe e vet pd.

  8. Analisti says:

    Utopia e Saliut.
    Realisht si mendje alla saliniane ky dimer saliun e gjeti ne gjume te thelle,kur ai si parashikues i mjerimeve te popullit te tij,si lider i tyre,duhej me kohe te pyeste mercenaret qe ka pas,po keshtu veten e tij aq te “afte”:Kam dhe kini ndonje ide per dimrin e ketij viti? Saliu kur shpethejne lumenjte,kur shperthen debora,Gerdeci,21 janari,kur shperthejne te semuret,atehere mbleth trute qe shkurton shpenzimet fantastike per kuved prallor,per godina madheshtore te drejtesise,etj,etj,sikur fajet per 12 prioritetet e stervonuara na i ka Kuvendi ose per drejtesine kanceroze na i kane godinat.
    Si perfundim koha ka nxjere ne dukje edhe pa aftesite e saliut krahas aftesive qe ka.S’po i numuroj ketu,por ai po te jete burre,sikunder e heq veten duhet tu thote shqiptareve disa nga te meteat qe ka, jo te gjitha.Kurse ai s’thote asnje te mete,kjo eshte utopi.Ndryshe le te pranoje Saliu se eshte i persosur.

  9. fat says:

    Ta bejme evropen si vete Shqiperia … hahahahaa…

  10. derti says:

    saliu,ky bandit,ky vrases,ky kriminel,ky shpellar–diktator,e meriton denimin ne LITAR. POSHTE QELBESIRA E SHQIPERISE ME EMRIN sali. Kadafi shqiptar-ne litar.

  11. ALBAN DEGA says:

    SALI KADAFI KA GJITHMONE TE DREJTE
    Operacioni me i madh ne histori per perballimin e situates nga bora… Cfare mashtruesi i ndyre!? Cfare rrenci i pafytyre!
    300 milione leke te vjetra…. Rreth 200 mije euro per krejt Shqiperine Verioiore, verilindore dhe Juglindore!
    400 000 Euro i dha Sali Milloshi per komunen me shumice serbe te Gracanices ne Kosove!
    Dyfishin!
    Mjere Shqiperi ne duart e kujt ka rene!… Ne duart e Sali Kadafit!

  12. Devolliu says:

    Pirdh o shpellari i Viçidolit, pirdh.

  13. tironci says:

    diktatoret nje fytere kane ..
    POSHTE KY JASHTEQITJE E SHQIPERISE ..
    POSHTE KY DIKTATOR I FUNDIT I EUROPES ..
    vdekje e tradhetarit SALI BERISHA

  14. shkodrani says:

    europa mor sale dalin ne pune,temperaturat shkuan deri dhe -30 grade,masandaj ti sdi hala ja se e ke hala 3 m bore dhe ske kurrefare informacioni,vec bafti i zotit o njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje