PS: Taksa e pastrimit në faturën e ujit, e paligjshme

25 Shkurt 2012, 19:00Sociale TEMA

Taksa e pastrimit është faturuar bashkë me ujin para se Bashkia e Tiranës të lidhte marrëveshje me ujësjellësin. Kreu i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, zbulon skandalin që vërtetohet dhe me anë të dokumenteve, ndërkohë që i kërkon Bashkisë të sqarojë se si dhe kur do të kompensohen familjet në nevojë që nuk e përballojnë dot këtë taksë. Fatura e ujit që ka mbërritur në familjet e kryeqytetit këtë muaj mban datën 30 janar, ndërsa në një letër që nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, i çon njësive bashkiake thuhet se në 31 janar ka bërë kontratën me Ujësjellësin, pra një ditë pasi faturat janë printuar për qytetaret. Sipas Dalipit kjo është komplet e paligjshme. “Si mundet që qytetarët të paguajnë për një kontratë, e cila është lidhur një ditë pasi faturat janë nisur në drejtim të tyre, edhe me taksën e pastrimit? Këtë përgjigje le ta japë Lulzim Basha sepse asnjë qytetar nuk ja ka borxh askujt që me taksat e tyre të tallet kushdo qoftë”, deklaroi Dalipi.

Grupi i këshilltarëve të PS-së ka zhvilluar takime me qytetarë, të cilët kanë shprehën shqetësimin e tyre, në lidhje me taksën e pastrimit, e cila tashmë i është bashkangjitur faturës së Ujësjellësit. Sipas Dalipit “bëhet fjalë për kategoritë në nevojë, sikurse janë pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës, familjet që marrin ndihmë ekonomike, të verbrit dhe të sëmurët paraplegjikë e tetraplegjikë, kategori kjo qe përfitonte deri në 2011 një pagesë minimale, e cila nuk është marrë parasysh në faturimin  e ujit të muajit janar, për taksën që bashkia mban përgjegjësi. Kështu, kjo pjesë e qytetarëve, të cilët i përkasin shtresave në nevojë, kanë paguar të plotë faturën pa iu marrë parasysh statusi i tyre”. Sipas tij, ky veprim është tërësisht pasojë e një keqmenaxhimi të hapur të administratës dhe kryetarit të bashkisë dhe përgjegjësia përpara qytetarit është direkt vetëm e tyre. PS kërkon që të merren masat e kompensimit të shtresave sociale në nevojë.

9 komente në “PS: Taksa e pastrimit në faturën e ujit, e paligjshme”

  1. rritet uji, rritet energjia, rritet, nafta, rriten taksat e makines, rritet cdo cmim jetese …….. po ku shkojne gjithe keto lek qe dalin nga xhepat dhe lekura jone ???????!!!!!!!

    1. xhoni says:

      Po mire,morezoteri i nderuar,A E KE DEGJUAR KRYEMISRIN TONE SE CFARE KA THENE PER MIRE-QENI-en???Jo,po ta thom une:Ne jemi nje vend i zhvilluar,sa per ritmet e rritjes i kemi me te lartat ne Europe!!!Ta spjegoj me sakte:Pensioni im ne 2005-sen ka qene 12 mije leke te reja!!!Me rritjen e madhe,te perviteshme,qe ka bere bac Saliu,mua me ka arritur ,pas 7 vjetesh,13 mije leke te reja!!!Pra shtesa per vdo vit ka qene sa per NJE KAFE FSHATI!!!Keto jane perqindjet e ketij kryeministri DEMAGOG:Per veten e tij,rritja vjetore prej 4% i bie,qe i eshte rritur 8 mije leke te reja,se rroga e ketij fakiri eshte e vogel:200 MIJE LEKE TE REJA!!!Po te raportohej rritja e pensioneve dhe rrogave me leke e jo me perqindje,do te dilte MASHTRIMI!!!Kjo behet edhe per propagande nderkombetare:Te huajt,qe mesatarisht marrin rreth 5000-6000 euro ne muaj,nje rritje eventuale 4 %,AS QE U SHKON NDERMEN,SE ESHTE KOLOSALE!!!ANDEJ RROGAT DHE PENSIONET RRITEN ME 0.5 apo 1%!!!Kemi 21 vjet,qe hame me luge zbrazur!!!BARK NGOPURI NUK E KUJTON BARK PANGOPURIN!!!

  2. loni says:

    futja taksat atje ku i dhemb ketij populli,,edhe ndonje taks per shpite futjani tek fatura e ujit,,qe te paguajne shqiptaret te gjitha gabimet e qeverise dhe te bashkise,,po pse cfare kujtuan tiransit se luli i vogel do ndertonte tiranet me leket e veta,,ashtu jepi luli,,bjeri te gjithve kokes,,a ta dhane voten,,mos drejt per drejt te afruan me rivalin tend edi ramen,,dihesh ai muhabet qe po te levizte per pak vota ato do vidheshin,,une do te isha dakort o luli i vogel qe te fusje edhe nje taks tjeter per ajrin qe thithin tiransit,,se e ke pastruar kohet e fundit nga zhuli i edit,,keshtu qe duhet paguar nga tiransit,,kete taks fute tek fatura e dritave,,ashtu te lumte luli i vogel,,KURSE JU POPULL BAGTI VAZHDONI DHE FOTONI NJEREZIT E DESHTUAR SE KESHTU DO TE BENI PERPARA,,MOS HARRONI MBAS NJE VITI SALI BERISHEN TA VOTONI MARREZISHT,,SE EDHE KETO VOTA DO AI PASTAJ DO TJA FUSI THELLE NE BY…se po te votoni 80% kundra,,askush nuk mund ti vjedhi votat,,por po qe per disa vota te gjithe ata qe qeverisin do te bejne nje ndryshim sa per te thene fituam,,mbajeni lulin e vogel tirana….

    1. liri says:

      Sakte. Nuk leviz as edhe nje pike.

  3. sala says:

    nuk e marre vesh se cfare takse pastrimi marrin pushtetaret kur gjithe Shqiperia eshte e qelbur me plehra gjithandej, turpe per keta qe drejtojne kete shtet, por keshtu e qelbur i cofte zoti ne boten tjeter

  4. Beni says:

    Per cfare pastrimi behet fjale? A mund te konkretizohet ky lloj pastrimi?Nuk po shohim ndonje pasterti.

  5. ivani i madh says:

    MOS U QANI CKINI KUR JA U VODHI BASHKINE SREAGUAT FARE PO NDENJET SI MINJ TE LAGUR TANI BERTISNI PO CPRISNIT JU ZONJA E ZOTRINJ TE NDERUAR TJU FALTE DICKA KUR JO VETEM BASHKIA E LULKES PO VETE QEVERIA SKA LEK PO JETON VETEM ME BORXHE E SDIHET REALISHT SE SA ESHTE BORXHI YNE DHE PSE E MORI AI UJSJELLSIN QE T JA U FUTETE DALNGA DALE TAKSAT E JUVE TJU VINTE DHIMJA NGADALE

  6. skenderi says:

    po ajo pjese elektorati qe mbeshteti lul bashen,a eshte e afte menderisht te shqetesohet per nje problem mbare shoqeror,apo mbase ata kane nje kontrate per te mos paguar as ujin,eh…..komedi e nje shoqerie te pa ndergjegjeshme, tipike shqipetare

  7. kapo says:

    E deshet lulken ne bashki, tani eshte bere bashke me ate idiotin malok te ujesjelsit qe po e le tiranen pa uje e vetem te marri leke di e ja cpo na bejne. Ore njerez kuptoni 1 gje. ne shqiperi ka mare fund cdo gje. kjo bande qeverie po na merr dhe shpirtin e nuk po ngopet. keta po nuk levizem ne do te na nxjerrin dhe nga shtepite tona. Ketu jo vetem demokraci qe nuk ka me, po ketu saliu eshte bere haptas kapo mafia dhe shqiperia eshte bere vendi ku ai i merr leket njerezve si do ai. doni durojeni, ose hajt te cohemi e tja shkerdhejm ate maloken ku e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje